VOAL

VOAL

A manipuluan publikisht, Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare, me simbolikën dykrenarësh? – Nga FADIL MALOKU

(E di që atyre që kanë rënë në folklorizëm patriotik, ky mendim i imi nuk do u pelqej. Por, e vërteta… këtu diku fshihet😉)

1. Per mendimin tim, simbolika e dykraheve nga ana e politikanëve, përveç tjera mesazheve (që mund të jenë të natyrës; elektorale, patriotike, kombëtare e shtetërore)shpalos, edhe një lloj mediokriteti social.
2. Që thënë me gjuhēn dhe gjykimin sociologjik, është edhe një lloj “rikolonizimi” e mendjes së turmes, e cila për bindjen e kesaj elite aktuale politike, ende ka nevojë për “infuzione” të tilla manipulative, që imperativ të vetëm e kanë “mirëmbajtjen” e deliriumit të pushtetit të tyre, mbi turmen amorfe (lexo; kopenë e pavetëdijshme sociale), dhe zgjatjen e jetës së tyre hedoniste, që u mundëson mu vota e kësaj turme apo kopeje (sipas tyre, gjithnjë ende fëmijërore, dhe e paemancipuar politikisht!) ushtrimin e profesionit të lidershipit…
3. Kjo i bie, që manifestimi publik i simbolikës në fjalë, nga ana e dy qeverive shqiptare, është një manipulim shumë i sofistikuar social…Sepse, në një Projekt serioz shtetërorë, të bashkimit kombëtar, nuk ndëgjuam as pamë, as edhe një të dhënë konkrete… për të arriturat e kësaj ideje! Andaj, rrjedhimisht, kjo ikonografi i bie një manipulim i llojit të vetë që për qëllim të vetëm kishte; ate tē “mirëmbajtjes” se pushtetit

Qeveria e vendosur të mbajë tarifën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Luljeta Krasniqi – Veseli

Qeveria e Kosovës është shprehur e vendosur të mbajë në fuqi taksën prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për të hequr tarifat.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.

Increased tariffs on #CEFTA members = increased pain for #Kosovo citizens, increased tensions, and increased damage to Kosovo’s reputation. Strategic leadership, not emotional reaction, is needed to secure Kosovo’s European future and a normalized relationship w/ #Serbia.

— Chargé d’Affaires Colleen Hyland (@USAmbKosovo) November 26, 2018

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se i respektojnë vlerësimet e miqve ndërkombëtarë, por që vendimi për taksën nuk mund të largohet në këto rrethana që po dominojnë.

“Ne kur e kemi vendosur taksën kemi pasur parasysh që do të kemi vërejtje dhe sugjerim nga miqtë tanë ndërkombëtarë, por ne mendojmë që tani për tani jemi të vendosur që taksa të mbetet në fuqi derisa të mos ndërrojnë sjelljet e palës tjetër, në këtë rast të Serbisë. Këto janë vendime që i kemi bërë për të mbrojtur vendin tonë nga veprimet e dëmshme që ka bërë Serbia karshi shtetit tonë”, thotë Shatri.

Qeveria e Kosovës më 21 nëntor vendosi që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky vendim ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë.

Serbia, e cila eksporton në Kosovë mallra në vlerë prej mbi 400 milionë euro në vit kërkoi heqjen e taksës si kusht për vazhdim e dialogut ndërmjet dy shteteve.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës të tërheqë vendimin duke e cilësuar atë si shkelje të Marrëveshjes për Tregti të Lirë CEFTA-s, anëtare e së cilës Kosova është që nga viti 2007.

Edhe pas kërkesës nga mekanizmat ndërkombëtarë për heqjen e taksës doganore prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, shumica e bizneseve në Kosovë, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, janë deklaruar për të mbajtur taksën në fuqi.

“Janë tre kategori të bizneseve: bizneset që importojnë, bizneset që prodhojnë dhe një pjesë e bizneseve që importojnë edhe prodhojnë. Në këto tri kategori ka çështje të caktuara që lidhen me taksën të cilat duhet të adresohen në mënyrë që zbatimi të jetë më i lehtë, por në përgjithësi disponimi është pozitiv, ka solidaritet më këtë vendim ka një përkrahje popullore çka nënkupton se bizneset, pjesa më e madhe e bizneseve e përkrah këtë taksë, por ajo që mbetet me rëndësi për bizneset është parashikushmëria se deri kur mund të zgjat taksa”, thekson Rukiqi.

Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se taksa ka një objektiv të caktuar dhe se Serbia duhet të reflektojë.

“Kemi një varg marrëveshjesh që lidhen me qarkullimin e lirë të mallrave, por edhe një marrëveshje që lidhet me shërbimet në këtë rast është çështja e energjisë elektrike të cilat besoj që Serbia duhet t’i respektojë dhe të tregojë që po i respektin dhe nuk po i saboton për të arritur efektin për çka ka vendosur masa, ndërsa sa i përket aspektit politik nuk dua t’i komentojë”, thekson ai.

Rukiqi, po ashtu bën të ditur se bizneset prodhuese, por edhe tregtare në Kosovë, kanë filluar që të gjejnë alternativa për zëvendësimin e produkteve apo lëndës së parë në shtetet tjera.

“Unë kam qenë në Turqi dhe sot do t’ja përcjelli një listë kryetarit të Odës Ekonomike në Turqi për disa mallra- lëndë të parë që nuk prodhohet në Kosovë, në mënyrë që të bëhen furnizimet më të shpejta që mos të ketë mungesa në treg. Edhe bizneset tregtare tani më kanë filluar që të gjejnë alternativa për zëvendësim të produkteve”, thotë Rukiqi.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e taksës doganore në vlerën 100 për qind ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimorë në Kosovë. Nga produktet e domosdoshme ushqimore të shtrenjtuara, janë, mielli, buka, sheqeri dhe vaji.

Mustafa: Shteti nuk drejtohet me folklorizëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, duhet të mbledhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se “shteti nuk drejtohet me folklorizëm”.

“Veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me ‘Prishtinën’, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi. Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për tu kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë”, ka deklaruar ai.

Duke përmendur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosje të taksës prej 100 për qind në importet e mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Dorëheqjet i kanë dhënë, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, ai i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq dhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Rakiq përndryshe është edhe kryetar i Listës Serbe, njëherësh subjektit më të madh politik që përfaqëson komunitetin serb në institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është kundërshtuar edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka bërë thirrje për tërheqje të masës së vënë nga autoritetet e Kosovës.

Ndahet nga jeta ish deputeti Bujar Gjurgjeala, udhëheqësi i mbledhjes që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 (video)

Ka ndërruar jetë Bujar Gjurgjeala, i përbërjes që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut

Mbrëmë, në Prizren, në moshën 72 vjeçare ka ndërruar jetë Bujar Gjurgjeala, ish-delegati i Kuvendit të Kosovës, i asaj përbërje që 28 vjet më parë shpalli Deklaratën Kushtetuese, që në histori tash më njihet si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, me të cilën institucionalisht iu vunë themelet shtetit të pavarur të Kosovës.

Vdekja e tij ishte e papritur. Ai vdiq nga një atak kardiak.

Inxhenieri Bujar Gjurgjeala, bashkë me delegatët (kështu quheshin atëherë deputetët) e Kuvendit të Kosovës, 111 sish, manifestoi guximin njerëzor, intelektual e politik dhe në rrethana të një okupimi klasik nga regjimi i Beogradit, në ambientet para ndërtesës së Kuvendit institucionalisht shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, një akt që do të ndiqej pas disa muajsh, më 7 shtator të atij viti (1990), me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të njohur me emrin Kushtetuta e Kaçanikut.

Pas këtij akti historik, ai dhe delegatët e tjerë, të përndjekur nga regjimi i Beogradit, vazhduan aktivitetin jashtë Kosovës, në Slloveni e gjetkë, ndërsa Gjurgjeala një kohë qëndroi edhe në Çeki e Sllovaki, që të kthehej menjëherë pas çlirimit në vendlindjen e tij, Prizren.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (28 nëntor), në varrezat e Prizrenit, në orën 12:00.

Japin dorëheqjen të gjithë kryetarët e komunave në veri të Kosovës

Konferenca për media e zyrtarëve në veri të Mitrovicës.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Dejan Gureshiq, njoftoi se të gjithë kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje.

“Organet e administratës shqiptare, të Prishtinës, në veri të Kosovës nga sot nuk ekzistojnë. Funksionimi i mëtejmë i qeverisjes lokale përmes sistemit të Prishtinës është pezulluar. Autoritetet dhe shërbimet komunale nuk do të funksionojnë dhe kuvendet komunale nuk do të mbajnë më takime. Ky vendim është përfundimtar dhe do të mbetet në fuqi derisa Prishtinë nuk i tërheq të gjitha masat diskriminuese“, tha Gureshiq.

Vendimi vjen pasi autoritetet në Kosovë, javën e kaluar, kanë rritur nga 10% në 100% taksën mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i ka bërë thirrje Kosovës që të heqë këtë detyrim doganor.

Jep dorëheqje kryetari i Mitrovicës Veriore për shkak të taksës

Udhëheqësi i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiq, dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Njoftimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Rakiq tha se jep dorëheqje për shkak të “shtypjes së vazhdueshme institucionale”, përkatësisht vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i ka bërë thirrje Kosovës që të heqë këtë detyrim doganor.

Edi Rama – Bashkimi kombëtar më 2025 – Haradinaj i kërkon Edi Ramës: Përmbylle Rrugën e Kombit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që ta përfundojë Rrugën e Kombit.

Ai ka thënë se pagesa do të bëhet aq sa duhet, por se Rruga e Kombit duhet të përfundohet dhe se kjo është detyrë e kryeministrit Rama.

“Rruga nuk është kry, dhe i takon Kryeministrit Rama që ta përmbyllë këtë rrugë. Është kërkesë legjitime. Ne jemi në gjendje me pagu aq sa duhet vetëm rruga duhet të përfundohet se pasandaj kostoja rritet”, tha Haradinaj.

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka prezantuar idenë e një projekti për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy Ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025.

Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave.

Duke u ndalur te marrëveshjet mes dy vendeve, Rama tha se brenda 6-mujorit të vitit të ardhshëm do të ketë 0 taksa në doganat mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa 100% taksa në veri, pra në kufirin Kosovë-Serbi.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës se “qenësia e normalizuar e Kosovës është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”.

“Për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, me regjim demokratik, garancia dhe qenësia e normalizuar e të cilit është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”, theksoi Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare shtoi se “e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë-shtete dhe nuk njeh gjysmë-njerëz”, duke nënvizuar se “prandaj jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj”.

“INTERPOL-i ishte shfaqje dekurajuese për shfaqjen e partnerëve potencialë në rajon”, shtoi Rama.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/rama-bashkimi-kombetar-deri-ne-vitin-2025-599143/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Taksa për produktet serbe, 100 % maskaradë mashtruese për faljen e veriut! – Nga Florim Zeqa

Nuk është hera e parë, që pas çdo “patriotizmi” të liderëve shtetëror dhe partiak fshihen prapaskenat e akteve antishtetërore dhe antikombëtare. Taksa nga 10 në 100 % ndaj produkteve serbe dhe arrestimet e 4 personave, si të dyshuar për vrasjen e ish liderit të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviç, janë një skenar i sofistikuar serbo-shqiptar, respektivisht i treshes Vuçiq-Thaçi-Rama për ta tensionuar situatën, më qëllim të realizimit më të shpejtë të planit serb për ndarjen e Kosovës.
Futja në këtë lojë e kryeministrit Haradinaj, është ide pragmatike e Hashim Thaçit, i cili, sikurse në rastin e Demarkacionit me Malin e Zi, ku fillimisht e dërgoi për “pushime” në Colmar të Francës, edhe tani e shpiku taksën si mundësi e mirë për zhvendosjen e vëmëndjes së opinionit vendor nga dështimet dhe skandalet e tij në politikën e jashtme.
Truku i “shkëlqyeshëm” i taksës për produktet serbe, ishte ushqimi më i mirë për “Qeverinë Haradinaj” me imazh të humbur dhe një pjesë të konsiderueshme të popullatës shqiptare që vërbërisht u besojnë liderëve të korruptuar në ballë të institucioneve më të larta të shtetit.
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur brenda natës aktualizohet një çështje e cila është prezente që nga paslufta, por që është heshtur qëllimshëm nga po këta liderë shtetëror, në veqanti nga “shpëtimtari” Haradinaj.
Aq shumë dhe aq mirë u shit “loja e letrave” me produktet serbe, thuajse të gjithë paskan qënë të verbër në Kosovë!

Hipërbolizimi i taksës, skenarë i përgatitur në kuzhinat e Beogradit

Mallrat serbe në Kosovë nuk është që kanë hyrë nga dje në Kosovë, por që 19 vite rresht. Nuk është që mallrat serbe e kanë rrezikuar shëndetin e qytetarëve nga dje, por që 19 vite rresht, nuk është që nga dje janë ngufatur prodhimet vendore nga importet serbe!
Nuk është Ramush Haradinaj nga dje kryeministër. Ka rreth një vit e gjysmë që e rrahë këmbanën e kryeministrit, dhe asnjëherë nuk i ka ra ndërmend për dëmin që shkaktojnë produktet serbe në Kosovë!
Sikur ta kishte me gjithë mendje kryeministri prioritet interesin e qyetarëve, paraprakisht rritjes së pagës 100 % për vetën dhe kabinetin e tij, gjykatat dhe prokurorët që mbrojnë krimin e organizuar, do të aplikonte këtë masë ndëshkuese ndaj shtetit serb dhe do të rriste pagat më të ulëta në Kosovë.
Siq duket numri 100, iu ka bërë fiksim kryeministrit Haradinaj nga numri i 100 zv. ministrave dhe nga rritja e pagave 100 %, apo pas vënjes simbolike të takses prej 10 %, ka marrë udhëzime nga dikush tjetër për të shkuar lartë në 100 %, si nxitje për alarm kombëtar dhe ndërkombëtar!?
Hipërbolizimi i taksës për produktet serbe nga 10 në 100 %, tregon se vërtetë ky është skenar i sofistikuar dhe maskaradë mashtruese për qytetarët e Kosovës. Kjo u dëshmua me ngazëllimin e popullatës shqiptare dhe viktimizimin e popullatës serbe në anën tjetër.
Mbase vetëm në këtë mënyrë u arrit nxitja e dy poleve të kundërta, e cila mund ta përshpejtojë realizimin e skenarëve serb për ndarjen e Kosovës.
Ndryshe, as që do të mendohej një reagim kaq i fuqishëm i shqiptarëve dhe serbëve njëkohësisht.
Në këtë lojë, e vetmja gjë që nuk u shkoj mirë pushtetarëve në Prishtinë ishte arrestimi i katër serbëve në veri, i cili në masë të madhe ua zhveshi maskat pushtetarëve aktualë.
Si ka mundësi që Policia e Kosovës, për vite të tëra nuk mundi të zbardhë asnjë nga shumë vrasjet e shqiptarëve në Kosovën e pasluftës, dhe për një kohë relativisht të shkurtër të identifikoj dhe arrestoj katër persona në një territor që nuk e menaxhon në plotëni!
Nga i vjen i gjithë ky përkushtim i Policisë së Kosovës për zbardhjen e vrasësve të një antishqiptari në veri të vendit, kur të njëjtën gjë nuk po arrinë dot ta bëjnë për vrasjen me mjet eksplodues në banesën e tij të Selver Haradinajt, të “Tre rrokaqiejt” në Mitrovicë, në orët e para pas mesnatës së ditës së dielë 8 prill 2012!

Vendim i drejt, por i vonuar dhe i dyshimtë

Asnjëherë deri më sot, institucionet e Republikës së Kosovës, gjegjësisht pushtetarët e pasluftës nuk u kujdesën për interesin e qytetarëve dhe as të krijojnë mjedis të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë, gjegjësisht prodhuesve dhe bizneseve vendore.
Të gjithë iu gëzuam taksës (së vonuar) qeveritare prej 10 %, i pasuar në 100 % ndaj produkteve serbe që hyjnë në Kosovë, vendim ky i drejtë, por shumë vështirë i implementueshëm për shkak të shumë faktorëve; të varësisë së skajshme të “Qeverisë Haradinaj” nga Lista “Srpska”, të dominimit 100 % të tregut vendor nga produktet serbe, të operimit legal dhe ilegal të kompanive serbe dhe Rezolutës 1244 të KS të OKB-së e cila ia mundëson Serbisë çasjen e lirë në Kosovë!
Sikur Haradinaj ta kishte me gjithë mendje aplikimin e masave ndëshkuese kundër Serbisë, njëkohësisht do duhej pasuar me masat paralele ndëshkuese ndaj korporatave serbo-ruse që veprojnë në Kosovë, si; ETC (Ekonomski Trgovinski Centar), ELKOS, Devolli Group, Mabeteks Group, etj.
Drejtuesit e kompanive të sipërpërmendura në Kosovë, janë mafio-oligarkët ekonomik që ushqyen dhe vazhdojnë të ushqejnë mafio-politikanët në pushtet dhe opozitë.
Njëri prej tyre, ka financuar AAK-në dhe ushqyer Ramush Haradinajn, ka financuar PDK-në dhe ushqyer Hashim Thaçin dhe së fundmi financon LDK-në dhe ushqen Isa Mustafën me klanin e tij.
Një tjetër oligark i fuqishëm kishte financuar VV-në, sot e financon PSD-në dhe ushqen “mohikanin” e fundit, oligarkun e pangopshëm Shpend Ahmeti,…e kështu më radhë të gjitha partitë politike kosovare janë të lidhura me mafio-oligarkët ekonomik, përkatësisht me kompanitë pro-serbe e pro-ruse në Kosovë, që ushqejnë dhe vrajnë njëkohësiht qyetarët e vendit tonë.
Papritmas, në një momentum të papërshtatshëm politikë, pas 19 viteve vrasje e helmim të shqiptarëve, i bie ndërmend dikujt të ndërmerr masa ndëshkimore kundër produkteve serbe, dhe atë në emër mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve, në stilin e një patriotizmi të skajshëm primitivë.
Për të ardhur deri tek ky vendim i Qeverisë, ishte dashur një strategji e gjatë (2-3 vjeçare) vetëdijësimi dhe e krijimit të kushteve ekonomike për t’u përballuar me pasojat, e jo t’iu thuhet qytetarëve të varfër “hani edhe bar” e mos bleni produktet serbe.
Për shkak se Kosovës aktualisht i mungojnë pothuajse të gjitha kapacitetet dhe produktet vendore, filluar nga gruri, mishi, qumshti, etj
Vërtetë, nëse qytetarët e vendit, duan të bojkotojnë produktet serbe, paraprakisht duhet t’i kthehen punimit të tokave, bujqësisë dhe ekonomive familjare, për të ndjkeur më pas edhe shëmbullin e Sylejman Nezirit, pronar i “Plus Center” nga Ferizaji, i cili është shëmbulli dhe përgjigja më e mirë ndaj invazionit të mallrave dhe produkteve (të dyshimta) serbe, e jo të dëgjojnë maskaradat e pushtetarëve, që deri sot kanë favorizuar kompanitë dhe produktet serbe në Kosovë.
Në asnjë rrethanë, taksa ndëshkimore për produktet serbe nuk guxon të ndërlidhet me politikat ditore, për shkak se, për më tepër se kaq, kjo është çështje ekzistenciale dhe çështje fondamentale për shëndetin e qytetarëve.
Ngase, jeta e qytetarëve nuk është demarkacion për t’u “rishikuar”, e as përqindje për t’u vlerësuar, në është e ulët apo e lartë, për shkak se jetët e qytetarëve të vendit duhet të trajtohen njësoj, si për të pasurit, ashtu edhe për të varfërit.

Të dëshmohet prezenca e shtetit 100 % me veprime e jo më fjalë

Na mbetët të besojmë, se taksës së aplikuar ndaj produkteve serbe, t’i ketë paraprirë një strategji e mirëfilltë ekonomike shtetërore për t’u përballur me pasojat, në të kundërtën, imazhi i shtetit të Kosovës do të bie për tokë, ndërsa çmimin si gjithnjë do ta paguajnë qytetarët e varfër të këtij vendi, me rritje dhe ngritje të vazhdueshme të çmimeve, ndërsa politikanët do të vazhdojnë me avazin e vjetër të pasurimit të tyre nga kompanitë serbo-ruse të mafio-oligarkëve ekonomik.
Nëse vërtetë taksa 100 % është produkt i kryeministrit Haradinaj siq pretendon se është e tij, atëherë paralelisht taksës 100 %, do duhet të shpërbëjë shtetin paralel serb në brendi të Kosovës, përkatësisht në të gjitha komunat dhe fshatrat serbe, ku valojnë flamujt dhe mbisundojnë mbishkrimet në çirilicë të Republikës së Serbisë,…e jo të detyrohen ministrat e Kosovës të tërhiqen nga vizitat në ato komuna për “motive patriotike”!
Në kohën kur mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare në Pejë, më pak se 10 km nga aty, ndodhet prezenca e shtetit serb në fshatin Gorozhdec me të gjitha elementet e shtetit të Serbisë.
Të lutem zoti kryeministër, përmbaju logos tuaj “Jam 100 % shtet”, në të kundërtën, masat e pjesshme janë shumë pak dhe të pamajftueshme për të bindur qytetarët e vendit për veprimet gjysmake të qeverisë që ju drejtoni.
Nga e gjithë kjo lojë e pistë politike, rezultati i taksës, 100 % mund të jetë maskaradë mashtruese për faljen e veriut e asgjë më shumë!

Zëri i Amerikës: Kosovë, sfidat e procesit gjyqësor “Pronto”

Në Kosovë, ka filluar procesi gjyqësor ndaj 11 personave të përfshirë në skandalin e përgjimeve telefonike, që u bë i njohur si rasti “pronto”, për shkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë komunikimeve. Pjesë e këtij rasti ka ministra aktualë, deputetë dhe ish deputetë, si dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës. Fillimi i gjykimit ka ngjallur shumë debate për mënyrën e trajtimit dhe ndërhyrjet e mundshme politike, ndërsa vëzhguesit thonë se ky rast është një mesazh ndaj zyrtarëve të lartë që mund të përfshihen në raste korrupsioni apo të krimit të organizuar.

Thaçi niset drejt SHBA-së, pritet të takohet me Pompeon dhe Boltonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të Shtetit, Kongresit, Senatit, si dhe me personalitete që kanë mbështetur Kosovën.

“Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim me John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Presidenti Thaçi, po ashtu, do të takohet edhe me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

Në këto takime, presidenti Thaçi pritet të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe, për perspektivën euroatlantike të Kosovës si dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese me Serbinë, e cila siç thuhet, “i siguron njohje nga Serbia dhe i hap rrugë për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Thaçi po ashtu pritet të ketë një takim në Dallas me ish-presidentin George W.Bush si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikanë atje.

Rada Trajkoviq: Aleksandar Vuçiqi ngre tensione, po vë në rrezik serbët në Kosovë dhe po i manipulon

Rada Trajkoviq, në një bisedë për gazetën e Beogradit “danas” ka thënë se kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiqi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës po e do kthimin e viteve të nëntëdhjeta.

Ajo ka shtuar se kryetari i Serbisë po sjell panik te serbët në Kosovë, po i sjell në rrezik ata dhe po i manipulon në mënyrë të tmerrshme.

“Këto janë vite e nëntëdhjeta. E gjithë kjo atmosferë është e viteve të nëntëdhjeta”, thekson Trajkoviq.

Ajo shfaq shumë habi në pse Vuçiqi ngre tensione dhe po vë në rrezik serbët në Kosovë.

“Ky dramatizim, ky hidhërim, vajtim, këto janë të tmerrshme… Nuk e di, nëse ai vërtet ndihet kështu, atëherë ai njëmend ka probleme serioze, ka përfunduar Rada Trajkoviq.

Ajo ka shfaqur habinë madhe kur, siç ka thënë, e ka parë se kush rri ulur në rreshtin parë, gjatë transmetimit drejtpërdrejt të adresimit të kryetari të Serbisë dhe bisedës së tij me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe përfaqësuesve të tjerë të serbëve nga Kosova.

“Po, në rreshtin e parë qëndron Milan Radoiçiq, është ai për të cilin thuhej se nuk e njohin, ju kujtohet? Ai i cili si biznesmen, e përfaqësues dhe udhëheqës i mafisë serbe në veri, ka komentuar sot për gazetën ish – politikania Rada Trajkoviq , transmeton Koha.net.

Radoiçiq në opinion përmendet shumë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ai përmendet edhe për rolin që ka pasur në futjen e Listës Serbe në koalicionin e PAN-it për të krijuar r Qeverinë e Kosovës. Për t’u arritur ky koalicion, ai ka pasur takime me kryeministrin aktual Ramush Haradinaj .

Milan Radoiçiq sot në Mitrovicë nuk është gjetur nga Policia e Kosovës që kërkohej si i dyshimtë i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Shoqëria Civile në Kosovë letër të hapur Mogherinit

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, e sidomos me Unionin Evropian, për dekada të tëra janë angazhuar me sinqeritet për të ndihmuar përpjekjet për shtetëndërtim në Kosovë.

Të gjithë bashkë, kanë shkruar një letë të hapur për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin.

“Ne jemi angazhuar me përkushtim në kultivimin e parimeve të qeverisjes së mirë, transparencës, dhe llogaridhënies për një shoqëri multientike dhe multikulturore”, thuhet më fillim të letrës së tyre.

Duke parë BE-në si një aleat kyç në reformat e rëndësishme që duhen ndodhur në vendin tonë, thonë ata, organizatat e poshtë-nënshkruara të shoqërisë civile në Kosovë, “me mirësjellje ju kërkojmë të rishikoni përpjekjet dhe politikat tuaja ndaj “normalizimit” të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Më poshtë gjeni letrën e plotë drejtuar Mogherinit:

Letër e hapur për Federica Mogherinin,

Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë

E dashura Znj. Mogherini,

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, e sidomos me Unionin Evropian, për dekada të tëra janë angazhuar me sinqeritet për të ndihmuar përpjekjet për shtetëndërtim në Kosovë. Ne jemi angazhuar me përkushtim në kultivimin e parimeve të qeversijes së mirë, transparencës, dhe llogaridhënies për një shoqëri multientike dhe multikulturore. Ne e dimë se e vetmja mënyrë për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon mbështetet në pranimin dhe kultivimin e multietnicitetit.

Ne vazhdimisht kemi kritikuar liderët tanë politik, të cilët kanë dështuar të menaxhojnë procesin e anëtarësimit në BE dhe dialogun me Serbinë në interes të qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë ata përgjegjës për dështimet e tyre.

Për më tepër, ne organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kemi qenë shumë aktive në denoncimin e çdo përpjekjeje për të nxitur përçarje etnike dhe kemi kundërshtuar fuqishëm çdo propozim për ndarjen e Balkanit Perëndimor në baza etnike, për ç’gjë historia ka dëshmuar se mund të ketë pasoja katastrofale për stabilitetin në rajon. Ne gjithashtu jemi angazhuar aktivisht, e nganjëherë edhe në dëmin tonë, në krijimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve, serbëve dhe grupeve tjera etnike brenda dhe jashtë Kosovës. Ne kemi punuar në partneritet me komunitetin ndërkombëtar, edhe kur ishte tejet e dhimbshme për ne, në procesin e domosdoshëm të pajtimit. Ne besojmë se ky ishte proces bazë për sigurimin dhe rikthimin e besimit të ndërsjellë, i cili do të na sillte liri të lëvizjes, bashkëpunim mes biznesesh dhe kushteve të favorshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë.

Duke parë BE-në si një aleat kyç në reformat e rëndësishme që duhen ndodhur në vendin tonë, organizata e poshtë-nënshkruara të shoqërisë civile në Kosovë, me mirësjellje ju kërkojmë të rishikoni përpjekjet dhe politikat tuaja ndaj “normalizimit” të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar që qasja e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, përfshirë këtu disa deklarata tuaja të fundit, , sado të paqëllimshme të janë ato, mund të prodhojnë efekte tejet të rrezikshme dhe të dëmshme jo vetëm për paqen në rajon por edhe mund të rrezikojnë gjithë ndikimin e angazhimit 20 vjeçar ndërkombëtar drejt paqeruajtjes dhe shtet-ndërtimit. Pavarësisht dialogut në proces mes dy vendeve, Serbia ka shpërfillur haptazi dhe në vazhdimësi shtetësinë e Kosovës në nivele të ndryshme, për veprime të cila nuk ka pasur çfarëdo dënimi të qartë nga ana juaj. Prandaj:

Ju bëjmë thirrje që të përmbaheni nga deklaratat e njëanshme në mënyrë që të ruani kredibilitetin e rolit tuaj si ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë;

Ju kërkojmë që të përmbaheni nga ndjekja e mëtejshme e shkëmbimit etnik të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që është kundër të gjitha vlerave mbi të cilat BE është themeluar dhe i promovon në vazhdimësi;

Ju kërkojmë të rishikoni fuqishëm qasjen e BE-së ndaj Kosovës, duke marrë parasysh se të gjitha politikat të miratuara nga BE së fundmi, duke përfshirë këtu Strategjinë e Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, kanë dështuar të krijojnë një rrugë të qartë për anëtarësim e Kosovës në BE; kjo rrezikon që BE të humbasë mbështetjen e fortë për procesin e integrimeve që ka ekzistuar në Kosovë deri më sot, pasi qytetarët janë të lodhur nga mungesa e progresit dhe premtimet e thyera në të cilat kanë besuar deri më tani;

Ne ju bëjmë thirrje që të siguroheni se të gjitha veprimet tuaja kontribuojnë në një trajtim të barabartë të Kosovës me vendet e tjera të rajonit, në mënyrë që të shmanget rreziku i uljes së mbështetjes popullore për integrimin e Kosovës në BE, si një qëllim nacional i Kosovës.

Deri tani, ne besojmë se Kosova është detyruar të bëjë kompromise shumë të dhimbshme, përderisa premtimet e bëra nga BE nuk janë mbajtur.

Ju falënderojmë për vëmendjen tuaj dhe shpresojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me BE-në si një partner thelbësor në avancimin e reformave të rëndësishme për vendin tonë.

Organizatat e shoqërisë civile që e mbështesin këtë letër:

7 Arte

Anibar

ARTPOLIS Center

Asociacioni për Shoqëri Civile Mitrovicë

ATTA

Avoko

Centre for Research Documentation and Publication – CRDP

Center for Education and Training – CET Prizren

Civil Rights Program Kosovo – CRP/K

Community Development Fund – CDF

Çohu

Dam Festival

Ekovizioni

ETEA OJQ

Fondacioni Lumbardhi

GERMIN

Handikos

Hëna e Kuqe e Kosovës

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS

Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

Institue for Development Policy – INDEP

Instituti Demokraci për Zhvillim – D4D

Instituti Columbus

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI

Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD

Institute for Accounting, Auditing and Finance – KAF

Integra

Initiative for Progress – INPO

INJECT

IPKO Foundation

KADC

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ

Kosovar Institute for Policy Research and Development – KIPRED

Kosovo Civil Society Foundation – KCSF

Kosovo Foundation of Cultural Heritage without Borders – CHwB Kosovo

Kosovo Education Center – KEC

Kosovar Youth Council – KYC

Kosova Population Foundation – KOPF

Leadership and Growth Council – LGC

Let’s Do It Kosova

Let’s Do It Peja

Levizja FOL

NOPM

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA

Organizata e Personave me Distrofi Muskulare ne Ferizaj – OPDMF

OJQ KOHA

OJQ TOKA

Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS

Qendra për Avokim dhe Politika – QPA

Qendra Kosovare per hulumtime urbane PRO-Planning

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës – RRGK

Rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatar – PEN

STIKK – The Kosovo ICT Association

Syri i Vizionit

Shoqata Down Syndrome Kosova

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan

Today Towards Future

Vision 02

Taksa imponon fuqizimin e prodhimeve ‘Made in Kosova’

Luljeta Krasniqi – Veseli

Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përfaqësues të biznesit kërkojnë nga autoritetet e Kosovës që t’i subvencionojnë prodhuesit vendorë në mënyrë që këta të fundit ta rrisin prodhimin.

Që Kosova të arrijë të ketë një sektor më të qëndrueshëm dhe më të fuqizuar të prodhimit, ata kërkojnë politika fiskale më të favorshme për bizneset.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç subvencioneve për sektorin e prodhimit, duhet edhe një strategji afatgjate që trajton politikat ekonomike – prodhuese.

“Kosovës i duhen politika që trajtojnë se çka mund të zëvendësohet nga importi dhe në anën tjetër, cilat produkte mund t’i zhvillojmë si produkte konkurruese në tregun tonë, por edhe në tregjet e tjera. Kjo ka munguar sepse nuk ka pasur një qasje konsistente në raport të përkrahjes së konkurrueshmërisë së prodhimeve vendore. Kemi pasur shumë herë masa ad- hoc që kanë pasur efekte pozitive, por edhe negative, por nuk ka pasur një politikë të harmonizuar”, thekson Rukiqi.

Kosovës, shton Rukiqi, i duhet një industri prodhuese. Sipas tij, sektorin e prodhimit në Kosovë do ta fuqizonte eliminimi i konkurrencës së padrejtë, fuqia punëtore e kualifikuar dhe përkrahja financiare në forma të ndryshme.

“Shumë biznese prodhuese kanë potencial, por ka edhe kompani tjera që ka në mundësi të zhvillohen, mirëpo këtu prodhuesit duhet të mbrohen jo në kuptimin ndoshta që të kemi vetëm kontrollin e importit, por edhe brenda tregut të brendshëm që të mos ketë praktika të padrejta tregtare, mos të ketë konkurrencë jo fer dhe të ketë një qasje reciproke me vendet të cilat tregtojnë me vendin tonë”, thotë Rukiqi.

Tregtia vazhdon të mbetet aktiviteti ekonomik më i preferuar në Kosovë duke lënë anash prodhimin. Prodhuesit në Kosovë, vazhdimisht u kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që të krijojnë politika të favorshme fiskale për të fuqizuar sektorin e prodhimit

​Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë janë duke krijuar politika fiskale që ndihmojnë sektorin e prodhimit.

“Ne kemi aplikuar nga janari dhe kemi forcuar gjatë vitit disa politika fiskale që favorizojnë prodhimin. Kemi liruar lëndën e parë nga të gjitha ngarkesat fiskale. Ne e dimë që shteti duhet të jetë edhe në shërbim të prodhuesve, edhe të qytetarëve. Do t’i evidentojmë në mënyrë permanente problemet që paraqiten pas kësaj mase dhe do të marrim masa dhe do t’i lehtësojmë bizneset që të zhvillojnë afarizimin në veçanti ato prodhuese’’, thotë Shatri.

Ai shton se taksa doganore për 100 për qind për importet e produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, do t’i fuqizojë prodhuesit vendorë.

“Konkurrenca e padrejtë që ka bërë Serbia, duke i subvencionuar mallrat serbe që i shet në Kosovë, tani ajo konkurrencë nuk do të jetë në tregun e brendshëm dhe prodhuesit tanë do të jenë në pozitë të favorshme”, thotë Shatri.

Ndërkohë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovona, ka kërkuar nga prodhuesit që të fokusohen në ngritjen e cilësisë.

“Të nderuar prodhues, kërkoj nga ju të fokusoheni në cilësi. Produktet duhet të arrijnë cilësinë e standardit më të lartë, në mënyrë që konsumatori-qytetari i Republikës të Kosovës, mos të ketë asnjë mëdyshje në përzgjedhjen e konsumit të tyre ditor. Të nderuar tregtarë, le të bashkohemi dhe të bëjmë zgjidhje kreative. Ta hulumtojmë tregun së bashku dhe të gjejmë vende tjera për të bashkëpunuar. Rritja e eksportit të produkteve dhe jo të mirave materiale, duhet të bëhet prioritet”, ka theksuar ministri Shala.

Kosova, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave vazhdon të përballet me deficit të lartë tregtar.

Për shkak të industrisë së dobët të prodhimit në Kosovë, eksporti i produkteve “Made in Kosova” në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, kap vlerën e mbi 300 milionë eurove në vit, kurse importi i produkteve të huaja në vend arrin rreth 3 miliardë euro në vit.

KFOR: Nuk kishte asnjë veprim të paligjshëm në arrestimet në veri të Mitrovicës

PRISHTINË – Për arrestimet e mëngjesit të sotëm në veri të Mitrovicës në lidhje me vrasjen e liderit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, ka reaguar KFOR-i në Kosovë, duke theksuar se nuk kishte asnjë “veprim të paligjshëm” në operacionin e policisë kosovare.

Përmes një njoftimi, KFOR-i thekson se situata në veri të Mitrovicës është e qëndrueshme dhe nën kontroll, por bën të ditur se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të ruajë prezencën e saj në terren, me shpresë që mos të ketë nevojë për ndërhyrje.

“Nuk kishte asnjë veprim të paligjshëm ose veprim ushtarak dhe nuk ka pasur ndonjë kërcënim për sigurinë e qytetarëve. KFOR-i konfirmon se ajo që ndodhi ishte vetëm një operacion policor dhe asnjë forcë e sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk u dërgua në veri të Kosovës”, thotë KFOR-i.

Duke theksuar se “KFOR-i është i vetëdijshëm se ka tensione në rritje në nivel politik për shkak të disa zhvillimeve ndërkombëtare dhe ekonomike”, ky mision u bën thirrje të gjitha palëve të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa përdorimin e forcës apo dhunës.

Mëngjesin e sotëm, njësia policore kosovare ka zhvilluar një operacion në veri të Mitrovicës, në lidhje me vrasjen e liderit të nismës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi, Oliver Ivanoviç, me ç’rast ka arrestuar katër persona, dy prej të cilëve zyrtarë policorë në veri të Mitrovicës.

Ivanoviç humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri më 16 janar të këtij viti, para selisë së SDP-së në pjesën e Mitrovicës me shumicë serbe, ndërsa kohë më pas ishin arrestuar dy policë për manipulimin e provave nga terreni. aa

Forca të shumta të KFOR-it në veri

Serbët e Kosovës kanë filluar protestën kundër taksës 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia. Protesta e tyre është zhvendosur nga qendra e veriut, për në Rudarë të Zveqanit. Në po këtë fshat, në gjendje gatishmërie po qëndron edhe KFOR-, raporton Express.

Kjo protestë ka filluar rreth orës 12:00, dhe vjen si reagim pas rritjes së taksës së importit në 100 %, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, për mallrat e Serbisë.

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë pas një takimi që serbët e Kosovës kanë pasur me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, se përfaqësuesit serbë e kanë informuar Vuçiqin se ata nuk do të jenë “vëzhgues të heshtur” ndaj masave të vëna nga Prishtina zyrtare.

Katër të arrestuar në veriun e Kosovës, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Inavoviçit

Në orët e mëngjesit të së premtes, policia e Kosovës arrestoi katër veta në veriun e Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe në kuadër të hetimeve për vrasjen e politikanit lokal serb Oliver Inavoviç.

Policia tha se ka kryer kontrolle në katër vende dhe ka arrestuar tre persona që lidhen me hetimet dhe një tjetër për pengim të punës së zyrtarëve policorë.

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është vrarë me armë zjarri më 16 janar të këtij viti në veriun e Mitrovicës.

Katër të arrestuarit janë pjesëtarë të komunitetit serb dhe sipas medieve lokale serbe, njëri prej tyre është pjesëtar i policisë së Kosovës .

Grupe qytetarësh serbë janë mbledhur në sheshin qendror në Mitrovicë.

Operacioni i policisë së Kosovës u krye në një periudhë tensionesh të larta politike pas vendimit të qeverisë së Kosovës për një taksë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia, që nxiti reagimin e Beogradit por edhe të Bashkimit Evropian, i cili kërkoi heqjen e saj.

Qeveria e Kosovës, tha se operacioni nuk ka të bëjë me zhvillimet politike.

“Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhrit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Qeveria e Kosovës siguron të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik”.

Qeveria e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, subjekteve politike, kryetarëve të komunave, posaçërisht atyre në veri dhe organeve të tjera, që “të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë”.

“Është më rëndësi që askush të mos bie pre e dezinformatave të ndryshme. Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë”,theksohet në deklaratën e qeverisë. za

Më 23 nëntor 2000 u nda nga jeta Xhemail Mustafa, gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar

Xhemail Mustafa (ka lindur më 23 gusht 1953 – vdiq me 23 nëntor 2000). Ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova dhe antar i LDK-së. U vra mizorisht në Prishtinë në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan. Vrasja e tij tronditi Kosovën e pas luftës dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë.[1]

Jetëshkrimi

Xhemail Mustafa lindi në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës. Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa diplomoi për gazetari në Universitetin e Prishtinës. Nga fundi i viteve 70-ta punoi në gazetën Rilindja si redaktor i kulturës  dhe më pas në vitin 1992, punoi në Qendrën e Informimit të Kosovës (QIK) deri në fund të jetës se tij ku dha kontribut të jashtzakonshëm.[2].

Kolegët e kujtojnë Xhemailin si njeri me vlera të larta intelektuale dhe guximin e tij në vitet e luftës në Kosovë. Gjatë viteve të 90-ta ishte një nga antarët e parë të Lidhjës Demokratike të Kosovës, ndërsa,  nga viti 1997 e deri ne vitin 2000 kur u vra, shërbeu si këshilltar i lartë politik i presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova dhe zëdhënës për media. Xhemail Mustafa ishte i përndjekur politikisht nga UDBA që më vonë ky shërbim famëkeq u njohë me emrin BIA. Në vitin 1999 si gazetar kishte denoncuar pushtetin serb për krimet çnjerzore, ai morri pjesë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2000 duke marrur shumë vota. I shpëtoi luftës dhe përndjekjes policore dhe ushtarake dhe aktivitetet i vazhdoi duke u bërë edhe antar i kryesisë LDK-së ku u dallua si intelektual i shquar dhe një nga figurat më të spikatura të kësaj partie. Po ashtu Xhemaili është i njohur edhe si autor në vitin 1999 botoi edhe vepërn e tij me titull Një lutje për Prishtinën.

Vrasja

Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor 2000 në Prishtinë. Deri sa po hynte në banesën e tij ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona ku si pasojë të plagëve të marra vdiç në kliniken spitalore. Ai ndërroi jetë në moshën 47 vjeçare, la pas gruan dhe fëmijët e tij. Në rastin e vrasjes së tij u mbajt ditë zije dhe shumë njerëz e politkanë,  familjes së tij i shprehen ngushllime.[3] Vrasja e Mustafes ishte vrasja e tretë politike e pas luftës së Kosovës dhe trondi skenën politike e cila si shumë vrasje të pas luftes së Kosovës mbeti e pa zgjidhur. Kjo ishte vrasja e tretë e intlektualeve të shquar që shumica ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, autorët e të cilëve ende nuk janë kapur. Në vitin 2014 familjarë të Xhemail Mustafes kërkuan me ngulm zbardhjen e rastit dhe kapjen e kësaj vepre makabër e cila trondi vendin i cili sa po kishte dalur nga lufta.

Referencat

  1. ^ http://www.forumishqiptar.com/threads/27292-Xhemail-
  2. ^ http://www.forumishqiptar.com/threads/27292-Xhemail-Mustafa
  3. ^ http://www.yllpress.com/20773/dhjete-vjet-nga-vrasja-e-xhemajl-mustafes.html

Kthehen kamionë me produkte të Serbisë dhe Bosnjës

Dogana e Kosovës ka filluar me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi është duke u aplikuar në të gjitha pikat kufitare.

Sipas tij, disa kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnja e e Hercegovina janë kthyer në momentin kur kanë kuptuar se taksa prej 100 për qind është duke u aplikuar.

“Kemi pasur deri tani 11 maune, të cilat janë kthyer, pjesa më e madhe e këtyre mauneve që janë kthyer kanë qenë për arsye se sipas deklaratave të tyre, nuk e kanë ditur që ka filluar aplikimi i kësaj takse. Ata, kur kanë arritur janë njoftuar dhe janë kthyer. Kemi pasur edhe raste kur disa kamionë janë kthyer për shkak se mallrat që kanë pasur, nuk i janë referuar Kosovës si shtet”, thekson Stavileci.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Rritja e taksës, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Vendosja e kësaj takse ka nxitur reagimin e Bashkimit Evropian, përkatësisht përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, e cila ka kërkuar nga Kosova ta shfuqizojë menjëherë këtë vendim.

Opozita i fajëson Thaçin e Pacollin për gjendjen në politikën e jashtme

Arton Konushevci

Në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, Kuvendi i Kosovës ka hapur për debat çështjen e politikës së jashtme. Sipas dy partive opozitare që iniciuan këtë debat, Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës nuk kanë të ndalur.

Kurse dy përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje, sipas opozitës, janë presidenti Hashim Thaçi me lansimin e idesë për korrigjim e ndryshim të kufijve dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, i cili sipas opozitarëve, është duke shkaktuar më shumë dëme sesa dobi me politikën e tij në planin e jashtëm.

Deputetja Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se qeveria dhe presidenti i Kosovës kanë arritur që brenda një viti ta shkatërrojnë orientimin gjeostrategjik që ka mbajtur për vite me radhë Kosova. Sipas saj, ideja e ndryshimit të kufirit, ka sjellë si rezultat rikthimin e debateve për statusin e Kosovës.

Ajo ka akuzuar presidentin Thaçi për aleanca me Rusinë, çka sipas saj e dëshmon ideja e tij për ndryshim të kufirit dhe prishje të partneritetit të Kosovës me botën perëndimore.

“Nga presidenti i vendit kur kërkohet të mos nënshkruaj asgjë në raport me shtetet e tjera pa bekimin e Gjermanisë, ai mburret se përkundër bekimit të Gjermanisë e ka atë të Rusisë. Kosova ka shënuar vetëm një njohje ndërkombëtare dhe atë nga Barbadosi gjatë këtij viti dhe asnjë anëtarësim përmbajtjesor në ndonjë organizatë të rëndësishme. Ka dështuar të kapitalizojë ndonjë sukses të vetëm në politikë të jashtme dhe dështimi më eklatant ishte ky i INTERPOL-it ”, tha Osmani.

Nisur nga këto qëndrime, Osmani tha se LDK dhe Vetëvendosje kërkojnë që Kuvendi të miratojë një rezolutë me të cilën kërkohet tërheqja e Qeverisë së Kosovës, që në fakt nënkupton dorëheqjen e saj.

“Qeveria e Kosovës të jap dorëheqje për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja të cilat duhet ta konsolidojnë dhe ta forcojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në përputhje me orientimet e saj gjeopolitike për integrime euro-atlantike”, tha Osmani.

Ndërkaq, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti tha se përfaqësuesit e politikës së jashtme nuk kanë kredibilitet që të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare.

“Sa më shumë lobojnë këta, aq më keq bëhet. Qysh moti na kanë premtuar njohje nga Serbia dhe anëtarësim e askund s’jemi. Kjo nuk ka ndodhur, sepse politika e jashtme është edhe politikë e brendshme. Miliona janë dhënë për lobim e për anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare, ndërkaq që pagat janë shumë të ulëta. Përfaqësuesit e politikës së jashtëme janë pa dije. Ata lobojnë si t’ua dojë mendja. Nuk mund të lobosh me qasje biznesmeni për INTERPOL”, është shprehur Kurti.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se politika e jashtme i ka mangësitë e veta, mirëpo sipas tij, Kuvendi duhet të nxjerrë temat më me rëndësi në të cilat duhet të fokusohet diplomacia.

“Politika e jashtme i ka të metat e veta dhe ka vend për kritikë. Besoj që kjo është e drejtë të thuhet. Dëshira do të ishte që nga kjo seancë të nxjerrim detyrat dhe obligimet që janë me më shumë rëndësi, dhe të japim rekomandime sa më të qarta”, u shpreh Haradinaj.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr dy ditë pasi Kosova dështoi të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të policisë, INTERPOL.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nuk po merr pjese në këtë seancë dhe ka kërkuar nga Kuvendi që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër për shkak të agjendës së tij.

Në seancë nuk po marrin pjesë as deputetët e Listës Serbe, të cilët sipas paralajmërimeve po qëndrojnë në Beograd, ku do të priten nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar në lidhje me taksën doganore ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja të vendosur nga autoritetet e Kosovës.

Haradinaj u shkruan ambasadorëve të BE-së: Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk shfuqizohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se masa ndaj importit të mallrave serbe nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për politikën e Jashtme të vendit.

“Unë mendoj se masat që kemi vendosur ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përheshme deri në njohje, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet ta heqim” tha Haradinaj.

Ai më tutje bëri thirrje të mos ketë tërheqje ndaj këtij vendimi edhe përkundër faktit se mund të ketë siç tha “ lutje, përkrahje apo këshilla si kundërvlerë për këto masa”.

Pasi doli nga seanca e Kuvendit, Haradinaj u tha gazetarëve se u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësueses së BE-së, Nataliya Apostolova, përmes së cilës i ka njoftuar me arsyet e vendosjes së taksës.

“U kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka jemi bazuar. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë, kryesisht ndërlidhet me mosrespektimin e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi, nga ana e Serbisë duke vënë bllokadë tarifore për produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”, tha Haradinaj.

Deklarata e kryeministrit Haradinaj bëhet një ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi të rrisë taksën doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 përqind sa ishte deri tani, në 100 përqind.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që kjo taksë të hiqet menjëherë pasi përbën shkelje të marrëveshjes së tregëtisë së lirë, e njohur si CEFTA.

IBRAHIM KELMENDI, ARGAT I SERBISË, DIZINFORMON SHQIPTARËT – Opinion nga Xhafer LECI

 

Me shumë pritesë shkruaj për argatin e Serbisë, Ibrahim Kelmendin, sepse ai vjellë fjalë e rrenë. Në shkrimet e tij ai ka përgojuar e shpifë për shumë figura publike. Gënjeshtrat e tij janë aq trashanike, sa nuk besohen dhe vetëdemantohen. Si i tillë njerëzit nuk humbin kohë për t`u marrë me atë dhe heshtin. Prandaj Ibrahimi i përsëritë gënjeshtrat e tij.
– As kësaj radhe unë nuk do të hesht për këtë spiun të regjur. Ibrahim Kelmendi, i zbuluar me nofkën serbe “Sijalica”, prej më shumë se 40 vjetësh vazhdon të jetë argat i Serbisë. Ka filluar me përçarjen ndërshqiptare në Mërgatë, për të vazhduar me intrigimet deri në vrasje në Kosovë.
– Ibrahim Kelmendi vazhdon të jetë i akuzuari i parë për implikime në vrasjen e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, më 1982. Në katër pyetjet që Vëllezërit Hysen dhe Avdyl Gërvalla i bëjnë Ibrahimit dhe që ende nuk ka pranuar të përgjigjet, dyshimi është mjaft i bazuar.
>Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:
– Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.“Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. 
Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.
Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.

-Dua të ndalem tek kërkesa e I.Kelmendit dhe bashkëmendimtarëve të tij, për pajtim me popullin serb në vitin 2006 dhe 2007. Për lexuesit e vëmendshëm, mendoj se kërkesa pa kurrfarë kushtesh, e I.Kelmendit, i cili gjithmonë është shitur si kundështar dhe njeriu që ka luftuar pushtuesin serb. Kërkesa e tij për pajtim me Beogradin nuk është asgjë tjetër vetëm se një çmenduri. Sikur mos të ishte kështu, I.K. dhe emrat e apstrofuar më poshtë, do të duhet në radhë të parë të kërkonin pajtim në mes shqiptarëve.

– Ibrahim Kelmendi, në librin përrallë: “ Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin me Autor Bedri Islami “,thotë se e ka kërkuar Ibrahim Rugovën në një hotel të Brukselit, për ta vrarë … Dhe kjo ka ndoshur kur Dr. Rugova ishte në vlugun e madh, për ta siguruar mbështetjen për Kosovën të Qendrave të Vendosjes Ndërkombëtare. Serbia aktivizoi agjentin e vet, I. Kelmendin, në momentin e duhur.
– Për këtë ka dëshmi të mjaftueshme, të cilat janë të njohura për shumicën e opinionit.Këtu po sjell orgjinalin nga libri në fjalë F.177.

– Ibrahim Kelmendi, siç e dinë shumë mërgimtarë të hershëm, është përsoni më i dyshuar i implikuar në vrasjen e heronjëve Gërvalla e Zeka si dhe përçarësi më i madh i Mërgatës dhe popullit tonë në përgjithësi!

Ibrahim Kelmendi:
“PAJTIM I POPULLIT SHQIPTAR ME POPULLIN SERB – SFIDË MADHORE E RADHËS”:

INICIATIVA SHQIPTARE PËR PAJTIM ME POPULLIN SERB
(Adem Gashi / shkrimtar, Prof. Dr. Martin Berishaj / politolog, Daut Demaku / shkrimtar, Vlora Nikçi / aktore, Prof. Dr. Hamit Boriçi, Prof. Dr. Lekë Sokoli, Berat Luzha / parlamentar, Dr.med. Elizabeta Biblekaj, c/dr pol Dritan Lajçi, Reshat Sahitaj / shkrimtar, Mehmet Prishtina / politolog, Prof.
Dr. Safet Merovci / ekonomist, Mr. Hajdin Abazi/Lum Haxhia /politolog, Sylë Zhitia / politolog, Mr. Xhafer Syla / informatikë, Kadri Ipek / stomatolog,
Dr.med. Shaip Muja, Bexhet Mehmeti / biznismen, Ibrahim Kelmendi, e të tjerë bashkëkombës.
Iniciativën tonë e kanë përkrahur edhe disa personalitete botërore.)
Ata që dëshirojnë të angazhohen konkretisht në Iniciativën tonë, i lusim të na shkruajnë në mail-adresat kontaktuese:”

[email protected]
[email protected]
[email protected]
-Përpjekja për t`u bërë udhëheqës në Lëvizjen e Mërgatës, e çoi në krime, njësoj si disa nga shokët e tij “komandantë të UÇK-së”, gjatë dhe mbas luftës në Kosovë. Shumë i diskridituar, për një kohë heshti. Por, përkundër dëshirës të Mërgimtarëve, Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa e aktivizojnë fshehtaz në dofarë komisionesh, të cilët dështuan, sepse askush nuk pranoi të bashkëpunojë me të dyshimtin Ibrahim Kelmendin.
-Zhvillimet brenda LPK-së, puçi i organizuar nga grupi i Zvicrës, shkarkuan Ibrahim Kelmendin me gardën e vjetër, me pak përjashtime. Por në fillim të luftës u bashkuan dhe hartuan plane e lista të zeza të likuidimit të kundërshtarëve politikë dhe ushtarakë.
-Ibrahim Kelmendi edhe pse i akuzuar për implikike në vrasje, nga bashkëpinëtorët e tij në krime, ai vazhdon me shpifje e gënjeshtra, me qëllim të dizinformimit të opinionit shqiptar dhe më shumë. Është metodë e tij të shpifë, të rrejë, të mburret për trimëri, por është frikacak. Shkrimet e botimet e tij, që kanë financim të dyshimtë, janë plot shpfje dhe gënjeshtra.

-Ibrahim Kelmendi më 1997 iu bashkua bandave greke dhe enveriste, për t`ia vënë flakën Shqipërisë. Këtë e donte edhe Serbia. Ai keqpërdori edhe gazetën e LPK-së “Zëri i Kosovës” dhe kërcënonte me revoluvcion shqiptarët e përcaktuar për demokraci, Profesor Sali Berishën dhe partinë e tij.
-Në shkrimin “Zhurmuesit e vrasjeve politike”, botuar në “Bota sot”, Ibrahim Kelmendi kritikon LDK-në pse akuzon “krahun e luftës”, për vrasjen e bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës: Ahmet Krasniqin, Envr Malokun, Xhemajl Mustafën dhe Smajl Hajdaraj me bashkëmendimtarë.
-Ky “analist” përfiton nga një debat i bërë në TV T7, veçanërisht në mes të Gani Gecit dhe Nasim Haradinaj. Me cinizëm e quan “debat i zhurmshëm”.
-Sipas Ibrahim Kelmendit, “Ahmet Krasniqin e kanë vrarë strukturat e Serbisë, përshkak rolit dhe të funksionit që kishte”. Dakord. Por urdhëri për vrasje dhe vrasja është bërë nga shqiptarët, që punojnë për këto struktura të Serbisë. Njëri nga ata llogaritet edhe Ibrahim Kelmendi dhe disa “komandantë të UÇK-së”. Këtu po sjell një koment orgjinal të I.Kelmendit nga Facebook-u në lidhje me vrasjen e Ministrit Kolonel Ahmet Krasniqi.

 

-Ministri i Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi ishte kërcënuar nga banditët e LPK-së dhe priste në çdo kohë të vritej prej tyre. Agjenti i Serbisë Ibrahim
-Kelmendi e ka thënë publikisht se do ta kisha për nder ta vrisja Ahmet Krasniqin. Kjo kuptohet se Koloneli krijoi infrastrukturën e luftës dhe në mënyrë profesionale organizoi formacionet luftarake kundër pushtuesit serb.
-Gjatë vizitës që Kolonel Ahmet Krasniqi bëri në banesën e vëllait të tij Behxhetit, në Gjermani, pak ditë para vrasjes, ky i fundit e këshilloi vëllain Ahmetin, të këtë kujdes së mund të vritet. Ahmeti u përgjigj se “nuk i kam borxh askujt. Nëse më vret dikush, më ka vra vetëm e vetëm për hesap të Serbisë”. Saktësisht Ahmet Krasniqin e vranë agjentët e Serbisë, disa shqipfolës të LPK-së, pjesë e strukturave vrastare të Serbisë.
-Vrasja e Ahmet Krasniqit vulos sabotimin e luftës për liri. Këtë sabotim Ibrahim Kelmendi, me atë pjesën e LPK-së staliniste-enveriste e filloi në vitin 1980, me përçarjen e Mërgatës dhe propagandën kundër financimit për mbijetesë të Kosovës e deri tek Fondi shtetëror, siç ishte 3 %-i.
-Kur Ibrahim Kelmendi bashkëpunonte me Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën, asnjëri prej tyre nuk ishin anëtarë të LDK-së. Kelmendi shkruan se “unë e zgjodha Ministër të Mbrojtjes Halil Bicaj”.

Më 15 nëntor 2018, në një tubim të mërgimtarëve, në lokalet e Konsulatës të Republikës të Kosovës, në Shtutgard, takova Doktorin Specialist në Anesteziologji Genc Kelmendin, kushëri i afërt i Ibrahim Kelmendit, biseda në mes nesh u zhvillue në një lokal, pas mbarimit të një tubimi të LVV. A është e vërtetë se Ibrahimi e ka zgjedhë Halil Bicajn Ministër të Mbrojtjes? Doktor Genci tha: “Jo, nuk është e vërtetë. Ministrin Bicaj e kam sjell unë!” Të pranishëm ishin edhe veprimtarët e Mërgatës Mejdi Laçaj, Denis Bytyqi dhe të tjerë. Nëse kjo është e vërtetë, ja deri ku ka arritë bashkëpunimi i kryeministrit Bujar Bukoshi me LPK-në?!
-Rezulton se kryekrimineli Ibrahim Kelmendi, është mësues i disa “komandantëve” kriminelë, të cilët me fjalë ishin kundër Serbisë, por vepronin në llogari të saj, sepse vrisnin kryeushtarakët e FARK-ut dhe bashkëpinëtorët e Ibrahim Rugovës.
-Sipas agjentit të vjetër të UDB-së, Ibrahim Kelmendi, thotë se “Enver Malokun s`kishte pse ta vriste “krahu i luftës”, sepse si kryeredaktor i QIK-ut, ai përkrahte Luftën Çlirimtare të UÇK-së. Edhe atë e kanë vrarë strukturat serbe”.
-Vërtet, LDK-ja dhe Enver Maloku e kanë përkrahur, e kanë financuar dhe kanë luftuar për çlirimin e Kosovës. Por Enveri ka denoncuar edhe sabotimin e luftës që bënte krahu i LPK-së, argatë të Serbisë, sidomos në Mërgatë dhe të disa intelektualëve, deri edhe akademikë në Kosovë, të cilët, duke e kundërshtuar Ibrahim Rugovën, ishin përkrah Serbisë pushtuese.
-Shpifjet monstruoze Ibrahim Kelmendi i sajon edhe për dy personalitetet më të afërta dhe më të dashura të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafa dhe Smajl Hajdaraj, të vrarë pas luftës nga disa banditë e ashtuquajtur “krahu i luftës”, eksponentë të LPK-së, argatë të Serbisë.
-Kelmendi vrasjen e zëdhënësit të LDK-së, këshilltarit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafa, si motiv sajon “rivalitetin dhe frikën e Rugovës nga personaliteti i tij”. E vërteta është se Xhemajl Mustafa ishte krahu i djathtë i Ibrahim Rugovës, i cili, Ibrahim Kelmendin me shokë i quante “Të mallkuarit e Perëndisë”, sepse vepronin në llogari të Serbisë edhe mbas çlirimit të Kosovës nga Aleanca e NATO-s.
-Fytyrën prej krimineli Ibrahim Kelmendi e tregon, kur mbas krimit të bërë, kërkon ta mjegullojë të vërtetën për vrasjen e Komandantit të UÇK-së të Rugovës dhe deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj. Shpifjen e tij e përsëritë, për të tretën herë, duke sajuar gjoja “një konflikt të kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, me deputetin Hajdaraj, lidhur me mundësinë e bërjes koalicion me “Povratakun” serb. Ky është një provokim i rëndë për Familjen e nderuar Hajdaraj, për LDK-në dhe shqiptarët e kudondodhur.

-Këtë intrigë e shpifje monstruoze e demantojnë Familja Rugova dhe Familja Hajdaraj. Marrëdhënia e Presidentit Rugova me deputetin Smajl Hajdaraj, ka qenë më shumë se partiake, ka qenë familjare. Fëmijtë e Presidentit tregojnë për afrinë e babës së tyre me Smajl Hajdaraj qysh në vitet 1990-a, i cili “ndihmoi familjen tonë edhe materialisht në kohë të vështira”.

-Një fakt tjetër, si dëshmi të vrasjes të Smajl Hajdaraj, është se ai, me inisiativën e tij, nëpërmjet vëllait, Fazli Hajdaraj, kërkoi blerjen e një veture “Mercedes” të blinduar për Dr. Rugovën, “sepse jeta e Presidentit Rugova është në rrezik permanent”, – thoshte Smajl Hajdaraj. Dhe ne, një grup miqësh të Familjes Hajdaraj dhe adhurues të Presidentit Rugova, kemi dhënë nga 1.000 marka gjermane, për ta kryer porosinë e Smajl Hajdaraj. Ishte kjo përkujdesje e veçantë ndaj Presidentit, që përshpejtoi ekzekutimin zyrtar të Smajl Hajdaraj. E potencojmë -vrasje zyrtare-, sepse kur vajza e Smajlit dëgjoi krismën e armës, doli nga banesa, në korridor e pa babain e përgjakur, e lëmërisur bërtiti. Polici, qe ruante vrasësin, i tha vajzës: “Hajt, çka po bërtet, nuk u ba nami pse u vra baba!!!”

-I paguari nga komandantët kriminelë, për ta vrarë Presidentin Rugova, tani i burgosur, Agim Hoti, ka deklaruar se po të mos ishte makina e blinduar, nga tritoli që kisha vënë në kontenën e mbeturinave, të aktivizuar me telekomandë, makina e zakonshme do të bëhej copë-copë.

-E vërteta është se agjenti i Serbisë, i njohur me pseudonimin “Sijalica”, është ndër të akuzuarit e parë, së bashku me vëllain e tij Qerimin, për vrasjen e Smajl Hajdarajt. Kjo është edhe arsyeja, që ai e përsëritë vazhdimisht gënjeshtrën e tij, për t`i dizinformuar shqiptarët.

-Agjenti i SHIK-ut, Bashkim Mehmeti, akuzon, me emër e mbiemër, Ibrahim Kelmendin me vëllain e tij Qerimin, për vrasjen e Smajl Hajdarajt dhe disa vrasje tjera në Dukagjin.

-Një arsye tjetër, pse I. Kelmendi i përsëritë gënjeshtrat e tij, me qëllim dizinformimi, është mosreagimi i njerëzve karshi këtyre shpifjeve, duke e llogaritur si shpifës e rrenacak i përhershëm dhe i neveritshëm. Realisht, atij duhet treguar vendin, duhet zhveshur nga petku i demagogut dhe intrigantit, duke ia thënë troç se vepron për hesap të Serbisë.

-Kritika që Ibrahim Kelmendi i bënë LDK-së “pse ajo nuk akuzon Serbinë për vrasjen e veprimtarëve të saj, por “krahun e luftës”, është kamuflim i tij i zakonshëm. LDK-ja gjithonë ka thënë se vrasjet politike i kanë bërë shqipfolësit e LPK-së, tash të inkuadruar në partitë e ekstremit të majtë, kryesisht, në PAN-in e tanishëm, që bënë punën e Serbisë.
-Nuk janë “krahu i luftës” ekstremi i majtë i LPK-së, sot i përfaqësuar nga koalicioni PAN, sepse “UÇK-ja e LPK-së”, nuk arriti të hyjë në luftë dhe këtë e ka pranuar edhe Ibrahim Kelmendi, me disa shokë të tij. Bile për degradimin dhe tradhtinë ndaj “UÇK-së të LPK-së”, ai i akuzon Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën dhe Kadri Veselin me kompani. Por luftën kundër Serbisë, LPK-ja e kompensoi duke vrarë shqiptarët, duke i qitë në pritë të armikut si Zahir Pajazitin me shokë, i cili nuk pranoi t`i njoh për shefa komandantët e “Hotel Rognerit”, e vunë në pritë Fehmi Lladrovcin, Mujë Krasniqin me 42 ushtarë, Ilir Konushvcin dhe të tjerët.

-Ndërkohë askush nuk mund ta mohojë se Kosova sot krenohet vetëm me betejat e UÇK-së të FARK-ut, sepse vetëm ushtarët e drejtuar nga komandantët FARK-ut, arritën ta bëjnë luftën me formacione të organizuara ushtarake, duke i fituar edhe betejat. Rrjedhimisht, LDK-ja është krahu i paqes me rezistencë aktive dhe krahu i luftës të mirëfilltë në Kosovë. Përkundrazi, LPK-ja, alias koalicioni PAN, nuk është as “krahu i luftës” as i paqes, por faktikisht është krahu i sabotimit të luftës, i dështimit të luftës, krahu i vëllavrasjes shqiptare, me qëllim të marrjes pushtetit me dhunë.

-Po përsëritet miqësia e vjetër, boshti Tiranë-Beograd-Prishtinë, duke shtuar edhe Shkupin. Agjentët e djeshëm aktiv të Serbisë, sot këshillojnë kryeminstra, presidentë dhe zyrtarë të lartë. Edvin Rama dhe Hashim Thaçi këshillohen nga Baton Haxhiu, njeriu i besur nga zyrtarët e lart të Serbisë!

-Ali Ahmeti, kryetar i partisë në pushtet në Maqedoni, fort i përfolur për një lidhje të vjetër me Serbinë, këshillohet nga agjenti i vjetër i Serbisë, Ibrahim Kelmendi. Një oficër i Sigurimit të Serbisë, shqiptar i Kosovës, mbas çlirimit, ka denoncuar Ibrahim Kelmendin, si i dërguar në Mërgatën shqiptare, për spiunim dhe përçarje. Për këtë deklarim, oficeri në fjalë ka kërkuar ballafaqim publik me Ibrahim Kelmendin. Por ky i fundit ka heshtur. Të paktën, përçarjen ndërshqiptare e ka dëshmuar bindshëm për tri dekada radhazi.

-Ibrahim Kelmendi, i cili pretendon se është i përndjekur nga Serbia, ka kërkuar azil në Gjermani, tani kthehet këshilltar në Maqedoni, duke qenë i dyshuar për vrasje në Gjermani, ngjallë dyshime të mëdha.

Beogradi me argatët e tij të djeshëm dhe të sotëm, po dirigjon politikën në Tiranë dhe Prishtinë. Kjo është fatale për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës diskuton për “dështimet” në politikën e jashtme

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të 42 deputetëve, lidhur me, siç u tha, dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e partive opozitare kritikuan ashpër qeverinë dhe presidencën për, siç thanë, dështime të mëdha në politikë të jashtme dhe diplomaci.

Deputetja Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se sistemi diplomatik i Kosovës është skajshmërisht i politizuar.

Ajo propozoi që në fund të seancës të miratohet një rezolutë me një pikë të vetme: dorëheqjen e qeverisë.

Deputeti Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se përfaqësuesit e politikës së jashtme nuk kanë kredibilitet jashtë Kosovës.

“Sa më shumë që lobojnë këta, aq më keq bëhet. Qysh moti na kanë premtuar njohje nga Serbia dhe anëtarësim (v.j. në organizata ndërkombëtare) dhe askund s’jemi”, tha Kurti.

Seanca mbahet dy ditë pasi Kosova dështoi të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol.

Përfaqësuesit e Kosovës fajësuan, siç thanë, fushatën e egër të Serbisë kundër Kosovës.

Kosova me taksë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia

Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të rrisë në 100 për qind taksën për mallrat e importuara nga Serbia, vetëm dy javë pasi kishte nxitur reagime të ashpra të Beogradit por edhe të Bashkimit Evropian me një takse prej 10 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Vendimi u mor një ditë pasi Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e agjencisë ndërkombëtare të policisë, Interpol dhe për këtë fajësoi siç u tha “politikën agresive të Serbisë”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, shkroi në rrjetin social twitter se vendimi synon mbrojtjen e interesave jetike të shtetit të Kosovës .

“Serbia po vazhdon fushatën e saj agresive kundër Kosovës në fushën ndërkombëtare. Ajo po ashtu është duke penguar procesin e normalizimit. Për të mbrojtur interesin tonë jetik, qeveria e Kosovës ka vendosur të rrisë taksën doganore 100 për qind. Masat e mëtejme do të shpallen së shpejti”, shkroi ai.

Si u shpenzuan paratë e lobimit për INTERPOL?

Bekim Bislimi

Fondet milionëshe për lobim, nuk i kanë sjellë Kosovës anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL, përfshirë këtu edhe fondin shtesë prej më shumë se 1 milion euro, të cilin e ka ndarë Qeveria e Kosovës vetëm një muaj më parë, për siç është thënë, menaxhimit efektiv të aktiviteteve lobuese.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, atëherë nuk pati bërë të ditur se si do të shfrytëzohen mjetet financiare të atij fondi shtesë, por ka theksuar që shpjegimet do të jepen kur të bëhet raportimi.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë që mjetet financiare prej më shumë se 1 milion euro, të ndara rreth një muaj më parë, kanë qenë të destinuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Deri sot, kanë qenë në procedurë të shpenzimeve. Po besoj që ende nuk janë kthyer njerëzit nga rruga (Dubai). Por e di që ato mjete janë hedhur në një konto të veçantë pranë Policisë së Kosovës, sepse ata kanë pasur instruktor që janë për bashkëpunim me policitë e shteteve të tjera, sepse relacionet kanë qenë që të ndikohet te drejtorët e policive të vendeve të tjera. Por deri sot nuk kemi raport se çka është shpenzuar, sepse procedura ka qenë në vazhdim. Sigurisht që ata që kanë qenë kompetentë që ta menaxhojnë këtë fond, duhet të sjellin edhe raport se për çka janë shpenzuar dhe sa janë shpenzuar”, tha Shatri.

Në anën tjetër, deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë paralajmëruar se do të kërkojnë shpjegime lidhur me shpenzimin e mjeteve nga fondi për lobim.

Zafir Berisha, anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se në seancën e radhës së Kuvendit, do të hapë temën e fondit për lobim.

“Shuma mbi 1 milion euro nuk është e vogël dhe natyrisht që bashkë me dështimin në arritjen e synimit (për anëtarësim në INTERPOL) duhet të arsyetohen të gjitha ato mjete që janë shpenzuar. Unë mendoj që këtu ka edhe përgjegjësi institucionale, duke përjashtuar atë që, për fat të keq, përgjegjësia morale në Kosovë ka mbetur në rend të dytë”, thotë Berisha.

Por, Shatri thekson se për shpenzimet e mjeteve nga fondi për lobim, do të ketë transparencë.

“Sipas ligjit, çdo shpenzim i parasë publike duhet të jetë transparent edhe për publikun. Nuk besoj që do të mbetet anonim dhe as i mbyllur”, u shpreh Shatri.

Ndryshe, deputeti Berisha, ka theksuar që shpjegimet mbi shpenzimet e lobimit do të kërkohen në detaje dhe jo vetëm për fondin shtesë të ndarë rreth një muaj më parë nga Qeveria.

“Besoj që këto tema do të ngrihen dhe unë do të jem ai që do të kërkoj edhe detajet rreth lobimit dhe shpenzimit. Dyshoj që shuma mundet me qenë shumë më e madhe rreth lobimit, pavarësisht që mjetet nuk kanë qenë të dedikuara për lobim, por janë shpenzuar në këtë drejtim”, tha Berisha.

Pas dështimit të Kosovës që të anëtarësohet në INTERPOL, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka theksuar që nuk u beson shumë lobimeve, por vendosmërisë së shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe meritës së vetë Kosovës, e cila sipas tij, ka plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e INTERPOL-it. Ai ka theksuar se Kosova nuk ka pasur shumë nevojë për lobim, por duhet të punojë edhe më tepër në të ardhmen.

Lëvizja Vetëvendosje fajëson pushtetin për mosanëtarësim të Kosovës në INTERPOL

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë në një konferencë për media se liderët që udhëheqin Kosovën janë fajtorët më të mëdhenj për mosanëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë.

“Hashim Thaçi pavarësisht situatës në terren vazhdon të vrapojë pas pazareve me Serbinë, e cila si asnjëherë më parë pas shpalljes së pavarësisë po e lufton shtetësinë dhe subjektivitetin e vendit”, ka thënë Sveçla.

Ai po ashtu ka theksuar se hapi i parë që dëshmon se palët janë të interesuara për një marrëveshje finale është pushimi i “luftës” në terren.

“Si është e mundur që shteti i Kosovës të përballet me këso vështirësish në terren a presidenti Thaçi të shkojë e të takohet pa asnjë kusht për Serbinë? Ky president po anashkalon çdo interes të vendit vetëm që personalisht të shpëtojë. Ai e ka zgjedhur rrugën e tij, por nuk duhet dhe nuk guxon ta marrë edhe Kosovën me vete. Ky njeri është zhvendosur kah pala serbe”, është shprehur ai.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, e cila përfaqëson këtë parti, Albulena Haxhiu ka folur për konfuzionin që kanë shkaktuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me siç është shprehur dobësinë e treguar karshi Serbisë ndaj shteteve që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Pazaret territoriale të Thaçit me Vuçiqin që kulmuan te takimi me Putinin, kanë shkaktuar konfuzion te shumë shtete që na e kanë njohur pavarësinë. Në këtë vit ka ndodhur një vetëkontestim i shtetësisë dhe pavarësisë sonë nëpërmjet aventurave absurde të presidentit të Kosovës. Gjithnjë e më pak të tjerët po na marrin seriozisht. Sepse, presidenti i vendit nuk po e merr shtetin tonë seriozisht”, është shprehur ajo.

Sipas këtij subjekti politik, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet që menjëherë t’ia marrin mandatin Thaçit në “aventurën e tij personale me Serbinë pa autorizim, pa legjitimitet dhe pa kompentencë”.

Kosova nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që po mbahet në Dubai.

Lufta ekonomike Kosovë – Serbi (tabela)

Luljeta Krasniqi – Veseli

Vendosja e taksës mbrojtëse prej 10 për qind për produktet e importuara nga Serbia, si dhe ndalimi i shitjes dhe importit të produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet, pritet të mos jenë masat e fundit që Kosova do t’iu vë produkteve të Serbisë.

Një grup i deputetëve kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për një debat parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti.

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova si shtet duhet të përgjigjet ndaj çfarëdo agresioni nga një shteti tjetër, në këtë rast nga Serbia.

Deputeti Korab Sejdiu, iniciues i kësaj nisme, thotë se “Serbia kohëve të fundit ka ndërmarrë një fushatë shumë të egër ndaj Kosovës” dhe kjo e ka nxitur atë që të kërkojë masa reciprociteti.

“Të fillojmë të veprojmë si shtet dhe këtë ide e kanë përkrahur edhe deputetë të tjerë. Synimi ynë është që ne të mos jemi financues të kësaj fushate të ashpër të Serbisë përmes 400 milionë euro në vit që ne ia dhurojmë ekonomisë serbe dhe e cila pastaj i përçohet Qeverisë serbe për të investuar në destabilizim të Kosovës, përfshirë edhe në betejën në mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”, thekson Sejdiu.

Kosova vazhdon të importojë nga Serbia produkte në vlerë prej mbi 400 milionë euro në vit, ndërkohë produktet e Kosovës në shtetin e Serbisë në vazhdimësi hasin në barriera të shumta, ku edhe vlera e eksportit të produkteve të Kosovës në Serbi është jo më shumë se 48 milionë euro në vit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se në rast të një vendimi të Kuvendit të Kosovës për embargo ndaj produkteve të Serbisë, do ta procedonin atë.

Shala shton se Kosova do të mund të zëvendësonte të gjitha produktet të cilat importohen nga Serbia.

“Kosova ka produkte edhe vendore, por edhe bizneset kosovare në mënyrë shumë të lehtë mund që produktet nga Serbia t’i zëvendësojnë me produkte fillimisht vendore, që janë edhe nga kualiteti më të mirë sesa produktet nga Serbia, por edhe nga çmimet. Po ashtu, edhe produktet të cilat Kosova nuk i ka bizneset kosovare, shumë lehtë mund t’i marrin nga vendet tjera”, thotë Shala.

Vendimi i ministrit Shala për vendosjen e taksës 10 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kishte nxituar shqetësime në Bruksel se po shkelet Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA.

Por, një vendim i tillë, është përkrahur në Kosova nga të gjithë përfaqësuesit e bizneseve dhe ekspertë të fushës.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se vendosja e një embargoje për produktet e Serbisë do të kishte efekte jashtëzakonisht të vogla në ekonominë e Kosovës, pasi sipas tij, ekonomia e Kosovës pjesën kryesore të lëndës së parë e ka nga Bashkimi Evropian.

“Përderisa Serbia me gjithë mekanizmat e saj politikë, institucionalë dhe ekonomikë e lufton shtetin e Kosovës edhe shteti i Kosovës duhet të përdorë mekanizmat që i ka në dispozicion për t’iu kundërvënë këtij sulmi të egër që po bën Serbia, e i cili fatkeqësisht po bëhet edhe me heshtjen e Bashkimit Evropian”, thekson Gashi.

Ndërkohë Deputeti Korab Sejdiu shton se në vazhdimësi nga Kosova është kërkuar që të jetë pala më mirëkuptuese karshi Serbisë, por, kjo që është duke ndodhur tani, shton Sejdiu, është që miqësia e Kosovës është duke u trajtuar si dobësi.

“Jemi në një situatë që nuk kemi zgjidhje që të ndërrojmë qasjen tonë ndaj Qeverisë së Serbisë dhe një fillim i mbarë do të ishte që ne mos të furnizojmë me mbi 400 milionë euro në vit ekonominë serbe. Unë besoj fuqishëm që në momentin që do të impononim një embargo të tillë, do të rritej presioni në Qeverinë e Serbisë që të ndalojë sulme dhe agresion të hapur që po bën ndaj Kosovës, jo vetëm në sferën ndërkombëtare, por edhe brenda shtetit tonë, në veçanti në katër komunat veriore”, thekson Sejdiu.

*Video: Hashtag – A do t’i bojkotoni produktet e Serbisë dhe Bosnjës?

Marrëdhëniet tregtare të Kosovës me Serbinë, janë përcjellë në vazhdimësi me probleme të shumta.

Serbia vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, pati ndaluar produktet e Kosovës në tregjet e saj, për shkak të ndërrimit të vulës së doganave nga ato të UNMIK-ut në Doganat e Kosovës.

Festime në Mitrovicën e Veriut pas mospranimit të Kosovës në INTERPOL

Pamja nga Mitrovica e Veriut duke festuar mospranimin e Kosovës në Interpol.

Qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut kanë festuar mospranimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë, INTERPOL.

Disa qytetarë në Mitrovicën e Veriut janë parë të kenë festuar, teksa kanë parakaluar me makinat e tyre, ku kanë vendosur flamujt kombëtarë serbë.

Kosova dështoi të anëtarësohet në INTERPOL, pasi nuk arriti që t’i sigurojë dy të tretat e votave, sa ishin të nevojshme për pranimin në këtë organizatë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që u mbajt të martën në Dubai, në raundin e parë të votimeve, Kosova arriti të marrë 76 vota për, 56 votuan kundër, ndërkaq, 22 abstenuan. Ndërkaq, në raundin e dytë të votimeve, Kosova siguroi 68 vota për, 51 kundër dhe 16 shtete abstenuan.

Zyrtarët në Prishtinë, lidhur me mospranimin e Kosovës në këtë mekanizëm fajësuan “fushatën e egër” të zhvilluar nga Beogradi zyrtar kundër pranimit të Kosovës.

Që nga viti 2010, Kosova ka tentuar që të anëtarësohet në INTERPOL, por atë vit, Komiteti Ekzekutiv nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Ndërkaq më 2015 dhe 2016, kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme.

Vitin e kaluar, më 2017, Kosova tërhoqi vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.

Pacolli: Kosova, të martën, bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare – INTERPOL.

“Vota pro është votë e merituar për Kosovën si shtet që është duke u konsoliduar çdo ditë; të qenët në organizatën e INTERPOL-it është jashtëzakonisht me rëndësi për Kosovën dhe konsideroj se është ndoshta ngjarja më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë”, tha Pacolli.

Ai i bëri këto komente në Dubai, ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjihtshme e INTERPOL-it.

Aty pritet që nesër të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Ne kemi informata se Kosova është në një pozicion shumë të mirë. Shpresoj që të mos ketë surpriza negative. Nesër, Kosova, që nga ora 11:00, sipas kohës lokale, do te jetë anëtare e INTERPOL-it. Shumë shtete e kanë premtuar votën, por votimi është i fshehtë”, tha Pacolli.

Për anëtarësim në INTERPOL, Kosovës i duhen dy të tretat e votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme.

Kërkesën e parë për anëtarësim, Kosova e kishte paraqitur në vitin 2010, kurse të dytën më 2015 dhe në të dyja rastet nuk arriti të hyjë në agjendë për votim.

Më 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për shkak që nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme “për”.

Ndalohet shitja e prodhimeve në vendet që nuk i referohen Kosovës si shtet

Ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala, përmes një urdhërese, kërkoi nga operatorët ekonomikë që menjëherë t’i largojnë nga tregu prodhimet që nuk i referohen Kosovës si shtet.

Shala kërkoi edhe nga Dogana e Kosovës që të mos lejojë hyrjen në Kosovë të prodhimeve të tilla.

“Pas raportimeve të qytetarëve dhe po ashtu pas inspektimeve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut, që kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin ‘Kosovë/o dhe Metohi’, ‘Kosovë/o UNMIK’ apo ‘Kosovo/a Rezoluta 1244’, ministri Shala ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Ministra e Tregtisë dhe Industrisë.

Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 10% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Përjashtim nga kjo masë bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Mbi 60 dosje për krime lufte dorëzon Gjakova në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Prishtinë

Grupi i shoqërisë civile për mbledhjen e dokumenteve të krimeve të luftës në Kosovë dorëzoi të hënën 61 dosje në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Udhëheqësja e këtij grupi, Shkëndije Hoda, tha se ky është kontingjenti i shtatë i dosjeve që janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale.

“Janë 61 dosje me 100 dëshmi. Ne po vazhdojmë ende të marrim dëshmi nga qytetarët e Komunës së Gjakovës. Po e shohim se e kemi edhe përkrahjen e Prokurorisë dhe policisë për krime lufte”, tha Hoda për gazetarët pas dorëzimit të dosjeve në Prokurori.

Sipas saj, në Komunën e Gjakovës policia tashmë ka nisur t’i marrë në pyetje dëshmitarët.

Për 10 vite mbi 45 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

PRISHTINE – Mbi 45 mijë shtetas kanë hedhur dorë nga shtetësia kosovare që nga shpallja e pavarësisë e deri sot. Ky fakt është bërë i ditur nga shifër Ministria e Punëve të Brendshme kosovare.

Udhëheqësi i Divizionit për Shtetësi në MPB, Liridon Neziri tha se nga viti 2009, rreth 5 mijë persona për çdo vit kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Sipas Nezirit, për arsye se disa vende të Bashkimit Evropian ku jetojnë qytetarët e Kosovës nuk lejojnë dy shtetësinë.

“Mbi 45 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, flasim në total, nga viti 2009 deri në këto momente kur po flasim. Kjo nuk ndërlidhet asgjë me trendët e fundit të personave që dëshirojnë të jetojnë në një shtet të Bashkimit Evropian, por lidhet kryesisht me emigracionin që ne kemi pasur ndër vite dhe me personat që tashmë kanë krijuar një bazë në shtetet e BE-së. Janë integruar atje dhe dëshirojnë të jetojnë atje. Kjo nuk ndërlidhet as me procesin e liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë, por thjesht me procesin e shtetit që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh se Kosova ka emigracion jashtëzakonisht të madh në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani, Austri apo edhe në vendet skandinave. Sa i përket humbjes së shtetësisë së Kosovës prijnë kërkesat nga Gjermania. Ky numër mundem me thënë se është relativisht i madh për arsye se këto shtete nuk lejojnë dy shtetësi, atëherë qytetarët tanë që tashmë janë integruar në këto vende të Bashkimit Evropian, zgjedhin që ta mbajnë shtetësinë e këtyre vendeve”, deklaron Neziri.

Kolonel Macaraeg pranon detyrën e komandantit të KFOR-it amerikan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it amerikan, Kolonel Nick Ducich te kolonel Roy J. Macaraeg, në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe e ngarkuara me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland.

Komandanti i kampit “Bondsteel”, kolonel Nick Ducich, tha se ka qenë i nderuar që ka shërbyer në mision në Kosovë.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj ka ritheksuar mirënjohjen ndaj Shtetet e Bashkuara për ndihmën e pakursyer në ofrimin e sigurisë në Kosovë dhe ngritjen e kapaciteteve, thuhet në njoftimin për media.

“Kolonelit Macaraeg, mirëseardhje në vendin tonë, në shtëpinë e tij të dytë! Të bekuar që kishim përkrah ushtrinë amerikane në çdo kohë”, tha Haradinaj.

Aksident afër Prishtinës – tre të vdekur, lëndohet ambasadorja turke

Policia e Kosovës tha se tre veta humbën jetën në një aksident në fshatin Mramor të Prishtinës.

Sipas policisë, tri makina janë përfshirë në aksidentin që ndodhi në rrugën që lidhë Prishtinën me Gjilanin, një komunë në lindje të Kosovës. Një nga makinat ishte me targa diplomatike, në të cilin udhëtonte ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Policia tha se dy veta humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i treti vdiq nga plagët më pas në spital.

Ambasadorja e Turqisë, është trajtuar në spitalin e Prishtinës bashkë me dy të lënduar të tjerë.

Tash për tash policia po kryen hetime dhe ende nuk janë dhënë hollësi për rrethanat e aksidentit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në rrjetet sociale u shpreh “i trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan. Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne. Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadores dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, shkroi ai.

Kryetari i parlamentit Kadri Veseli shprehu keqardhjen me “lajmin për vdekjen e tre personave në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan. Ngushëllime familjarëve dhe miqve të atyre qe humbën jetën, ndërkaq të lënduarve, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç, të cilët edhe i vizitova në Qendrën Emergjente, shërim sa më të shpejtë”, shkroi ai.

Taksa për importet pritet t’i ngrejë çmimet në Kosovë

Kestrin Kumnova

Vendosja e taksës prej 10 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nga ana e Qeverisë së Kosovës, pritet të prekë edhe xhepin e konsumatorëve kosovarë, pasi paralajmërohet shtrenjtim i çmimeve për produktet, të cilat importohen nga këto vende, gjithashtu edhe prodhimeve që sigurojnë lëndën e parë përmes Bosnjës apo Serbisë.

Ngritja e çmimeve, paralajmërohet të jetë krejt minimale. Kurse, nga artikujt që përmenden se mund të shtrenjtohen, janë edhe mielli, buka e vaji. Një lëvizje minimale e çmimeve, paralajmërohet edhe për sektorët e prodhimit dhe ndërtimtarisë.

Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve ngrit shqetësimin se ky veprim i Qeverisë së Kosovës do të ndikojë te konsumatori kosovar në ngritjen e çmimeve. Kryetari i kësaj shoqate, Selatin Kaçaniku, thotë se konsumatorët kosovarë do t’i ndiejnë pasojat e kësaj takse edhe për faktin që bizneset kosovare shfrytëzojnë për përfitim çdo vendim të Qeverisë që ndërlidhet me lëvizjen e taksave.

“Akoma tregu disponon me rezerva të produkteve dhe ushqimeve, mirëpo ne presim një lëvizje të tillë. Gjithmonë ne kemi pasur reflektime të tilla, pasi që çdo vendim i njëanshëm dhe çdo vendim që nuk është mbështetur në ligje dhe Kushtetutë, e ka pasur fatin e dështimit dhe anulimit, siç po i vjen era edhe këtij vendimi ”, thotë Kaçaniku.

Pas vendosjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, sipas Selatin Kaçanikut, konsumatori kosovar është tërësisht i pambrojtur karshi veprimeve të importuesve të këtyre mallrave.

Efektet e taksës ndaj importeve nga Serbia e Bosnja mund të shtrihen edhe te barnat, të cilat në numër jo të vogël importohen nga këto vende.

Shkumbin Jusufi, farmacist, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë po vërehen sinjalet e para të lëvizjes së çmimeve në tregun e barnave.

“E kemi vërejtur një aktivitet nga importuesit që i kanë dhënë disa sinjale, duke thënë, merrni, ngarkohuni me mallra se do të ketë mundësi të ngritjes së çmimit të produkteve farmaceutike për 10 për qind”, tregon Jusufi.

Kosova nuk përmbush në tërësi nevojat e veta për grurë. Sipas një sondazhi që ka përgatitur Fakulteti i Bujqësisë, thuhet se Kosova sivjet i plotëson nevojat e popullatës me prodhimin e grurit, me vetëm rreth 50 për qind.

Ymer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se reshjet e sivjetme atmosferike kanë ndikuar në rendimentet e kulturave bujqësore. Për mbulimin e nevojave, një pjesë e grurit dhe miellit importohet nga Serbia.

Muhamet Farizi nga Shoqata e mullisëve të Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se taksa e vendosur, mund të ndikojë në një ngritje krejt të vogël të çmimeve për produktet nga gruri.

“Kosova ka importuar më së shumti miell dhe grurë nga Serbia, për shkak të shpenzimeve të transportit që ndikojnë në kosto. Megjithatë, edhe nëse ka ndonjë shtrenjtim, ai pritet të jetë shumë i vogël”, thotë Farizi.

Një tjetër sektor që parashihet se mund të preket nga taksa e vendosur, është ndërtimtaria.

Brahim Selimaj nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës thotë se mund të pritet një ngritje e çmimit në fushën e ndërtimtarisë, ndonëse Selimaj parasheh që kjo ngritje të jetë fare e vogël:

“Shumë pak ngritje mund të ketë ose fare, sepse Maqedonia është i njëjti treg dhe mund t’i shfrytëzojmë këto kapacitete prodhuese sa të duash dhe kjo mund të mos reflektohet në ndërtim”.

Sidoqoftë, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se aplikimi i kësaj takse ka edhe efektet tjera, siç është rritja e të hyrave doganore.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur rënie të importit prej 50 për qind nga dy vendet – Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, thotë për Radion Evropa e Lirë se si organizatë e prodhuesve kanë pasur parasysh se kjo taksë mund të ketë pasoja edhe për sektorin e prodhimit. Por, që siç thotë ai, prodhuesit janë njoftuar dhe se janë duke punuar në atë drejtim që të gjejnë alternativa të tjera për importin e lëndës së parë.

Qeveria e Kosovës, më 6 nëntor, mori vendim për vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind ndaj të gjitha importeve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja. Përjashtim nga kjo masë bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Ndryshe, importuesi më i madh në Kosovë, i gati të gjitha produkteve mbetet Serbia. Sipas të dhënave zyrtare, vlera e produkteve të importuara nga ky shtet vetëm brenda një viti, është rreth 400 milionë euro. Ndërkaq, importi i produkteve të Bosnjës në tregun e Kosovës, në vitin e kaluar ka arritur vlerën e 81.5 milionë eurove.

Haradinaj: Po bisedimeve me Serbinë – por me paprekshmëri të asaj që kemi krijuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se taksa për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja, është përgjigje ndaj trysnisë nga Serbia dhe nuk synon të nxisë probleme në rajon.

Ai i bëri këto komente në një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, gjatë së cilës tha se Kosova po përballet me arrogancën e Serbisë që nga rrafshi diplomatik te njohjet e deri tek kërcënimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë.

“Kjo mund të jetë gjatë dhe mundet të rritet dhe mund të kalojë në masa më drastike, pra nuk është një veprim i njëhershëm apo provokim por është prej zorit. Nëse ishte zbatuar marrëveshja e energjisë atëherë pse të mos e shqyrtojmë edhe ne këtë dhjetë përqindëshin. Ne humbim rreth 30 milionë nga mos zbatimi i marrëveshjes së energjisë dhe kemi problem tjera deri te sigurisë për këtë”,tha ai.

Kundër vendosjes së taksës shtesë është shprehur edhe Bashkimi Evropian i cili ka kërkuar heqjen e saj duke e cilësuar atë si veprim në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, e njohur si CEFTA.

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland, tha se Kosova nuk përfiton nga rritja e taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në një postim në rrjetin social twitter, ajo shkroi se “Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve ndaj anëtarëve tjerë të CEFTA-s. Vetëm krijon pasiguri për bizneset dhe jo qëndrueshmëri ekonomike. Më mirë është që të bëhen më shumë përpjekje për të siguruar një të ardhme më të frytshme përmes bisedimeve”, shkroi ajo.

Duke i bërë jehonë këtij qëndrimi, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, shkroi të enjten se “qëndrimi amerikan është i qartë: taksat e importit paraqesin shkelje të marrëveshjes CEFTA dhe rrezikojnë qëndrueshmërinë dhe përparimin e rajonit. Nuk duhet tehequr vëmendjen nga bisedimet”, shkroi ai.

Vendosja e taksës nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit dhe mbizotëroi takimin e fundit ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, javën e kaluar në Bruksel. Presidenti serb tha se nuk do të ketë vazhdim bisedimesh derisa kjo nuk hiqet.

Kosova dhe Serbia kanë hyrë në një periudhë që është cilësuar përfundimtare të bisedimeve, për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, në ligjërimin e tyre politik kanë përfshirë edhe mundësinë e ndryshimit të kufijve.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha të enjten se është koha të zgjidhen çështjet e hapura më Serbinë nëpërmjet bisedimeve, të cilat duhet të kenë një qëllim: njohjen e pavarësisë së Kosovës nga fqinji i saj verior.

“Jam për të negociuar këtë njohje me Serbinë sikurse negociojnë shtetet sovrane por me paprekshmëri të asaj që kemi krijuar. Nëse fillojmë të hapim veten në atë që kemi krijuar është rrezik, jo vetëm për ne po edhe për atë që kemi mbërritur por mund të jetë rrezik edhe më gjerë dhe mund të na nxjerrë një situatë të pavolitshme si vend. Nuk është çështje kush e ka thënë dhe kush nuk e ka thënë por është çështje e racionales. Nëse ne nuk arrijmë të ruajmë atë që kemi mbërritur atëherë është vështirë të krijojmë diçka të re”,tha ai.

Idetë që do të mund të përfshinin edhe ndryshimin e kufijve, nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të Ballkanit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Ja si Labi po e pengon ministrin e Brendshëm, dhe kërcënimet ndaj Pacollit – Nga FATON MEHMETI

 

Pas një kohë të gjatë i erdhi radha Ferizajt me pasë një ministër, dhe hiç më pak se posti i ministrit të Brendshëm. Kjo falë edhe këmbënguljës së Labinot Tahirit, i cili po arrin të kushtezojë Pacollin për afro 20.000 vota që i ka sjellur AKR në nivel vendi. Dëri këtu do ishte një histori e bukur e tregimit në vazhdim. Përveç së fundi ministri aktual Ekrem Mustafa po del të jetë me lëndë në gjykatë për shkak të një aksidenti, por kështu smund të thuhet edhe për imponimet që po i bëhen ministrit të Brendshëm. Kjo për shkak të imponimit të të dy këshilltarëve të tij: Agim Sinani kitarist, i cili është muzikant me profesion, dhe nuk i përket fare lëmisë së politikës, përndryshe  shok i Labit. Për më tepër  edhe rrjedh nga një familje kontrabandistësh, vëllau i tij është i akuzuar për shpërlarje parash fajdexhi, dhe mban burg për drogë. Si dhe tjetri kushëriri afërt i Labit, Jetmir Tahiri. Këta nuk marrin as vesh fare nga puna e këshilltarit në ministri, por Pacolli është i dëtyruar të veprojë pasi Labi në çdo çast e kërcenon se “ t’i kam sjellur 20.000 vota” . I ndikuar nga kërcënimet e Labit, Pacolli nuk guxon të veprojë ndryshe pos që të pranojë çdo gjë që i vjen nga Labi. Edhe vet ministri Mustafa, sipas informacioneve që kam brenda ne ministri, nuk është fare i kënaqur me ardhjen e këtyre dy këshilltarëve, pasi i janë imponuar. Labi po del të jetë ai që bën çfarë të doë me Ministrinë e Brendshme, duke e privatizur kontributin e tij dhe faktin se ministri është nga Ferizaj. Pikërisht kjo s’do të duhej fare të ishte pengesë për minstrin e Brendshëm, duke qenë se Ferizaj duhet të dëshmohet se ka kapacitet për të udhëhequr një minstri kaq të rëndësishme. Labi s’duhet të krekoset se është meritori për faktin se Ferizaj ka për herë të parë një ministër, pasi kjo është meritë e të gjithë qytetarëve të Ferizajt. Përndryshe Ferizaj është qyteti i dytë pas Prishtinës që derdh para në buxhetin e Kosovës, dhe kjo do të ishte e mjaftueshme që kjo komunë të kishte edhe më tepër ministri. Por kjo nuk i jep të drejtë askujt që të shantazhojë ministrin duke i dërguar njerëz  të pandërgjegjshëm, ndërsa duke i detyruar njerëzit e ndershëm të japin dorëheqje.

Ambasada amerikane kundër taksës së Kosovës ndaj mallrave nga Serbia

Në Prishtinë, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Colleen Hyland, tha se Kosova nuk përfiton nga rritja e taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në një postim në rrjetin social twitter, ajo shkroi se “Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve ndaj anëtarëve tjerë të CEFTA-s. Vetëm krijon pasiguri për bizneset dhe jo qëndrueshmëri ekonomike. Më mirë është që të bëhen më shumë përpjekje për të siguruar një të ardhme më të frytshme përmes bisedimeve”, shkroi ajo.

Qeveria e Kosovës miratoi javën e kaluar vendimin për t’u vënë taksa shtesë prodhimeve nga Serbia, si kundërvënie ndaj fushatës së Beogradit për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare por edhe siç thuhet përzierjes së saj në punët e brendshme të Kosovës.

Sipas qeverisë taksa shtesë prej 10 për qind përfshinë mallrat që importohen në Kosovë nga Serbia por edhe nga Bosnja e Hercegovina, e cila nën trysninë e entitetit serb, vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës.

Kosova importon mallra nga Serbia me vlerë prej mbi 400 milionë eurosh dhe zyrtarë të qeverisë thanë se ajo po i përdorë paratë e fituara në Kosovë për të dëmtuar shtetësinë e saj.

Taksa nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit dhe mbizotëroi takimin e fundit ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, të enjten në Bruksel. Presidenti serb tha se nuk do të ketë vazhdim bisedimesh derisa kjo nuk hiqet.

Bashkimi Evropian, e cilësoi veprimin e Kosovës si shkelje të qartë të detyrimeve të Kosovës sipas CEFTA-s, (marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore) dhe kërkoi të tërheqë atë.

Marrëveshja CEFTA është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është anëtare e kësaj marrëveshjeje që nga viti 2007.

Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është kusht për integrimet evropiane, ndonëse kundërshton pavarësinë e saj që u shpall në shkurt të vitit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Kosova në INTERPOL, mision i mundshëm

Bekim Bislimi

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila sivjet do të mbahet në Dubai, prej 18 deri më 21 nëntor, Kosova pret përkrahje të gjerë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, tashmë ekzistojnë sinjale mjaft të qarta se Kosova do ta ketë një përkrahje të tillë.

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se një përkrahje të gjerë për pranim në INTERPOL, Kosova e pret jo vetëm nga partnerët e saj strategjikë dhe nga shtetet që e kanë njohur atë, por edhe të, siç i quan ai, shteteve të treta. Sipas tij, vendet anëtare të INTERPOL-it, tashmë e kanë marrë mesazhin e Kosovës se me pranimin e saj në këtë organizatë, fitojnë të gjithë.

“Humbësi i vetëm do të jetë krimi transnacional. Me këtë fitojnë që të gjithë. Rajoni, por edhe në aspektin global të sigurisë, fiton një partner të besueshëm, sepse strukturat e sigurisë, përkatësisht Policinë e Kosovës e kanë ndërtuar praktikisht policitë më kredibile dhe me praktikat më të mira që sot, aktualisht, ekzistojnë në botë. Prandaj, ne shpresojmë që tashmë Kosova do të jetë anëtare e barabartë e organizatës policore që lufton krimin ndërkombëtar”, tha Matoshi.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar që Kosova tashmë ka arritur të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL. Ai u ka thënë mediave në Beograd që, megjithatë, diplomacia e shtetit serb, do të përpiqet ta pengojë një gjë të tillë, pavarësisht se këtë e sheh si mision të pamundur.

“Na mbetet një mision i rëndë, gati se i pamundur, në INTERPOL, sepse ekzistojnë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe janë nën presion të madh që të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL ose të jenë të rezervuara. Më pas, do të kemi ata që janë për ose kundër, në një raport 2 me 1. Duhet ta zvogëlojmë dhe të mos i kenë dy të tretat e atyre që do të votojnë në atë mënyrë. Do të jetë shumë vështirë për ne. Siç janë gjërat sot, atë shumicë, me dy ose tri vende më shumë, sesa shumica e nevojshme, ata e kanë. Ne do të luftojmë që ata të mos e mbajnë këtë shumicë. Vështirë që do të kemi sukses në këtë”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, njohësit e aspekteve të sigurisë vlerësojnë se Kosova i ka përmbushur kushtet në aspektin teknik për të qenë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.

Mentor Vrajolli, analist në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se lufta kundër krimit të organizuar në shkallë ndërkombëtare, kundër trafikimit të drogave, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, e bëjnë të domosdoshëm që Kosova, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, të jetë pjesë e INTERPOL-it dhe mekanizmave ndërkombëtarë të sundimit të ligjit.

“Ka shumë shtete, të cilat janë më të pazhvilluara se sa Kosova, që janë pjesë e INTERPOL-it. Prandaj, nëse e shohim nga këndvështrimi teknik, Kosova është e gatshme që të jetë pjesë e INTERPOL-it. Përveç kësaj, është në të mirën rajonale dhe më gjerë që Kosova të jetë pjesë e INTERPOL-it, për shumë arsye, për shkak se krimi i organizuar transnacional nuk mund të luftohet në qoftë se kjo luftë nuk ka shtrirje rajonale dhe më gjerë”, theksoi Vrajolli.

Ai ka shtuar që, institucionet e Kosovës kanë qenë mjaft aktive në lobim për anëtarësim në INTERPOL, por, megjithatë, ato duhet të vazhdojë të bëjnë përpjekjet maksimale në këtë drejtim edhe gjatë ditëve që kanë mbetur deri te Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një letër, për të cilën ka thënë se e ka pranuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel. Përmes kësaj letre, siç ka thënë Haradinaj, është shprehur “mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”.

Aplikimin e parë për anëtarësim në INTERPOL, Kosova e kishte bërë në vitin 2010 dhe më pas e kishte përsëritur 5 vjet më vonë. Në vitin 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për pranim në INTERPOL, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për anëtarësim.

Opozita në Kosovë komenton takimin Thaçi – Putin

Partitë opozitare në Kosovë thanë të martën se takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, ishte në kuadër të përgjegjësive të tij kushtetuese ndërsa ngritën shqetësimet për diskutimet që mund të kenë ndodhur.

Komentet pasuan njoftimin e një dite më parë të presidentit Thaçi për një takim të shkurtër në Paris me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në kuadër të zhvillimeve rreth ceremonisë qendrore me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti Thaçi tha se takimi u përqendrua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse dhe se sipas tij presidenti Putin do të mbështesë çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se është në kuadër të detyrave të presidentit që të mbajë takime me përfaqësues të jashtëm, por sipas tij duhet të dihet se çfarë është biseduar.

“Çështja është se çka është diskutuar dhe a është diskutuar çështja e territorit të Kosovës. Nëse është diskutuar çështja e territorit të Kosovës apo ideja e presidentit për korrigjim atëherë është shkelje përndryshe çdo takim i presidentit me personalitete të jashtme është në detyrat e tij kushtetuese dhe mendoj se është brenda kufizimeve kushtetuese”,tha ai.

Ndërsa, deputetja Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje tha se ishte i pritshëm një takim i tillë pasi që, sipas saj, presidenti Thaçi po kërkon aleat të rinj.

“Ai u takua me Putinin dhe ka një tendencë të vazhdueshme të presidentit Thaçi që të zëvendësoj aleatët, në këtë rast të zëvendësoj Gjermaninë me një shtet siç është Rusia, pra ai po pretendon dhe po angazhohet në vazhdimësi që të krijojë një marrëdhënie të re me Serbinë dhe Rusinë. Kjo për neve si Vetëvendosje është e papranueshme dhe natyrisht që e kundërshtojmë”,tha zonja Haxhiu.

Rusia e cila ka shtuar përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan, vazhdon të mbështesë Serbinë, e cila po ecën nëpër vijën e ngushtë ndërmjet synimeve për t’i integruar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Moskën.

Ajo mbështetë qëndrimin serb ndaj çështjes së Kosovës dhe nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve dhe gjatë verës presidenti i Kosovës dhe ai Serbisë, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që do të mund të përfshinte edhe prekjen e kufijve.

Por, këto ide, që janë shmangur në ligjërimin politik të ditëve të fundit nga të dy presidentët, nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të Ballkanit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.


Send this to a friend