VOAL

VOAL

Ja emrat e 21 deputetëve të PDK-së

PDK për herë të parë pasluftës do të ketë numrin më të vogël në Parlamentin e Kosovës. Në koalicionin PAN ka fituar vetëm 21 deputetë. Vota nuk kanë fituar figurat kryesore të partisë siç janë: Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, Nait Hasani, Fadil Beka.

Bazuar në listën e hartuar nga vëzhguesit e koalicionit PAN, ku nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat e diasporës, PDK mbetet me vetëm 21 deputetë. 16 më pak se në zgjedhjet e fundit, ku kishte pasur 37 deputetë. Tash, krejt koalicioni PAN ka arritur të fitojë vetëm  39 deputetë, prej të cilëve 10 të AAK’së e 8 të NISMA’s për Kosovën.

Kësaj radhe deputetë s’kanë arritur të bëhen dy Nënkryetarët e PDK’së, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami. As zyrtarët tjerë të kësaj partia si Nait Hasani, Fadil Beka e Naim Fetahu.

Mirëpo, kësaj radhe, në listën për deputetë kanë hyrë Mergim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut si dhe djali i Ukshin Hotit, Andini.

Veç kësaj, ligjvënëse në këtë legjislaturë do të jetë edhe mbesa e Presidentit Thaçi, Evgjenia.

Kjo është lista e deputetëve të PDK:

·       Kadri Veseli,

·       Sala Berisha Shala

·       Enver Hoxhaj

·       Mergim Lushtaku

·       Elmi Recica

·       Memli Krasniqi

·       Ganimete Musliu

·       Agim Aliu

·       Evgjeni Thaci-Dragusha

·       Andin Hoti

·       Fatmir Xhelili

·       Blerta Deliu

·       Xhevahire Izmaku

·       Bekim Haxhiu

·       Flora Brovina

·       Abdyl Saliu

·       Mexhide Mjaku-Topalli

·       Xhavit Haliti

·       Safete Hadwrgjonaj

·       Zenun Pajaziti

·       Nezir Cocaj

Libër i ri i Jusuf Buxhovit me fakte historike: “KONGRESI I BERLINIT DHE LIDHJA SHQIPTARE 1878”

Libër i ri i Jusuf Buxhovit: “KONGRESI I BERLINIT DHE LIDHJA SHQIPTARE 1878”

Studim voluminoz, me727 faqe.

I pari i llojit të tillë në historiografinë shqiptare.

Fryt i punës shumëvjeçare hulumtuese në arkivat gjermane me ç’rast thyhen shumë nga paragjykimet dhe gënjeshtrat e historiografisë së Beogradit dhe asaj të kufizuar ideologjike rreth raporteve të shqiptarët me fuqitë evropiane veçmas me gjermanët.

Në libër përfshihen edhe protokollet origjinale të Kongresit të Berlinit (në frengjisht dhe gjermanisht) bashkë me vendimet e Kongresit të përkthyer në gjuhën shqipe të shoqëruara edhe me dokumente të tjera autentik të kohës (letrat dhe peticionet shqiptare drejtuar Kongresit) të përmbledhura për herë të parë në një studim historik.

E botoi “Faik Konica” – Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston.

Gjendet në Panairin e Librit në shatandin e botuesit “Faik Koncia”.

Këta janë kandidatët e LDK që nuk arritën të rizgjidhen deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 11 qershor, ka arritur t’i sigurojë 24 ulëse në Kuvend.

LDK në këto zgjedhje ka gjashtë deputetë më pak se në legjislaturën e kaluar.

Prej 30 deputetëve sa kishte partia e Isa Mustafës në legjislaturën e kaluar,  tashmë ky subjekt politik do t’i ketë 26 ulëse në Kuvend.

Deputetët e legjislaturës së kaluar që nuk do të jenë më deputet janë: Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini dhe Melihate Tërmkolli.

Por që listat të jenë zyrtare duhet të pritet certifikimi i rezultateve nga KQZ’ja

PAN: NISMA 8, AAK 10 dhe PDK 21 deputetë

Të paktën tetë deputetë nga koalicioni PAN janë të NISMA’s për Kosovën. Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e Partisë së Fatmir Limajt. Ndërkohë, burime të Express kanë konfirmuar se AAK i ka të konfirmuar dhjetë deputetë. E, PDK’së i kanë mbetur vetëm 21 deputetë apo 16 me pak se në zgjedhjet e kaluara. Në mesin e atyre që pritet të mbesin jashtë Parlamentit janë edhe dy Nënkryetarët e PDK’së, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami.

Sipas një komunikate nga Nisma, aty është bërë e ditur se Nisma për Kosovën ka pasur një rritje të madhe, dhe do të ketë në Kuvend së paku tetë deputetë, transmeton lajmi.net

“Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në këtë mbledhje ka thënë se po pritet certifikimi i rezultateve, dhe do të formohet qeveria sipas tij me Ramush Haradinajn kryeministër.

“Kryetari Limaj, theksoi se po punohet që sa më shpejte pas certifikimit të rezultateve të formohet qeveria me kryeministër z.Ramush Haradinaj, ku NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe do të merr përgjegjësitë e veta në ndërtimin e kësaj qeverie dhe bashkëpërgjegjësinë në qeverisje si partner i koalicionit”, bëhet e ditur në njoftimin e Nismës.

Stërvitje virtuale e trupave amerikane në Kosovë

Mijëra kilometra larg fushëbetejave në Afganistan e Irak, ushtarët amerikanë stërviten me pajisje të veçanta për të ruajtur shkathtësitë dhe gatishmërinë e veprimit në ato mjedise por edhe zona tjera ku mund të jenë të angazhuar në të ardhmen.

Për herë të parë ushtarët amerikanë po kryejnë stërvitje të tilla edhe në kampin Bondsteel në pjesën lindore të Kosovës, që është baza e paqeruajtësve amerikanë e ngritur në vitin 1999.

Haradinaj: Në kohë rekord do të formohen Kuvendi dhe Qeveria

Punë të kryer e sheh krijimin e institucioneve të reja kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Votat e nevojshme sipas tij tashmë ekzistojnë dhe se ai do të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj thotë se mezi po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nga na e KQZ’së duke premtuar se në afat rekord do të formohen Kuvendi dhe Qeveria.

“Vota për Qeverinë ekziston. Pra kemi votën për Qeverinë. Ndoshta ajo që mund të bëjmë më tutje është që të sigurojmë një përkrahje më të gjerë, një koalicion sa më solid se për votë për me fillu me Qeverinë këtë e kemi”, tha Haradinaj për televizionin publik.

Kosovë: 6 raste të përfshira në lojën “Balena Blu”

Policia e Kosovës ka lajmëruar se gjatë ditës se premte janë raportuar gjashtë raste të përfshira në lojën “ Balena Blu”.

Në një komunikatë për media, të Policisë se Kosovës, thuhet se “sipas informacioneve dhe verifikimeve të para, njëri nga rastet ka të bëjë edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë, që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë.”

Policia e Kosovës, thuhet në vazhdim të komunikatës, në kuadër të saj ka angazhuar me kohë njësitet e saja relevante duke përfshirë edhe njësitin e krimeve kibernetike për trajtim dhe hetim të rasteve të kësaj natyre.

“Me qëllim të trajtimit dhe parandalimit të rasteve të tilla apo të ndonjë fatkeqësie, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë prindërit dhe personat përgjegjës që të kenë një kujdes dhe kontroll më të shtuar ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të internetit apo rrjeteve sociale”, thuhet në komunikatë .

Mbi 352 mijë euro gjoba për partitë politike që shkelën kodin zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, ndonëse u vlerësuan se kaluan pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, u përcollën me ankesa e gjoba të shumta.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur se kanë pranuar 354 ankesa, derisa, për shkelje të kodit të mirësjelljes kanë gjobitur partitë politike në vlerën prej mbi 352 mijë euro.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në PZAP, tha se gjatë këtij procesi zgjedhor për shkak të shkeljeve nga ana e subjekteve politike gjatë bërjes së fushatës, thyerjes së kodit të mirësjelljes, ka shqiptuar gjoba të mëdha për subjektet politike dhe kandidatët.

“Gjobat e shqiptuara arrijnë në 352 mijë e 400 euro. Koalicioni Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma është gjobitur me 157 mijë e 700 euro. Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosovare e re dhe Alternativa janë gjobitur me 71 mijë e 700 euro, kurse Lëvizja “Vetëvendosje me 66 mijë euro“, thekson Desku.

Sipas tij, gjoba u janë shqiptuar edhe disa partive tjera.

PZAP ka bërë të ditur se asnjë nga subjektet politike nuk do të mund të certifikohen në zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në këtë vit pa i paguar këto gjoba.

Po ashtu, PZAP ka publikuar edhe ankesat për shkelje të rregullave të procesit zgjedhor të cilat janë pranuar nga subjektet politike si dhe nga organizatat vendore që janë marrë me vëzhgimin e këtij procesi.

“Natyra e ankesave kryesisht kishte të bënte me vendosjen e posterëve në hapësirat publike, mospërputhja e votave, gabim në të numëruarit e votave, asistim për votim, tentim për blerje të votës, dëmtim të posterëve, fotografim i votave dhe parregullsi të tjera”, ka bërë të ditur Desku.

Ndërkohë, Adnan Konushevci, anëtar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka theksuar se në zgjedhjet e 11 qershorit, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014, është shënuar përkeqësim i thyerjes së kodit të mirësjelljes nga subjektet politike.

“Përderisa në vitin 2014 janë shqiptuar 86 mijë euro derisa në vitin 2017 kemi mbi 300 mijë euro gjoba e të gjitha janë për thyerje të kodit të mirësjelljes dhe të gjitha janë për vendosjen e posterëve në vendin ku nuk janë të dedikuar për vendosjen e tyre, tregon se kemi përkeqësim të thyerjes së kodit të mirësjelljes”, thekson Konushevci.

Numrin e ankesave e konsiderojnë mjaft të lartë përfaqësues të organizatës joqeveritare “Demokraci plus”.

Isuf Zejna nga kjo organizatë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky numër i madh i ankesave dëshmon se procesi zgjedhor është përcjellë me parregullsi sa i përket respektimit të kodit të mirësjelljes.

“Është numër jashtëzakonisht i madh i ankesave edhe vlerës së dënimeve. Ankesat mund të jenë edhe më të larta. Ne si organizatë kemi ankesa për PZAP në trajtimin e ankesave sa i përket trajtimit të rrjeteve sociale. PZAP nuk kanë kapacitetin e duhur që të trajtojnë ankesat për këtë formë të fushatës. Si organizatë i kemi dërguar rreth 40 ankesa për thyerje të heshtjes elektorale përmes rrjeteve sociale, por që të gjitha janë refuzuar nga PZAP”.

Ndryshe, procesi zgjedhor i 11 qershorit ishte vlerësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, se ka shkuar pa ndonjë parregullsi, që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Kosovë ishin vëzhguar nga më shumë se 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë.

Në shtator votohet kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, lidhur me aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Jam i lumtur të ju njoftoj se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit në Lyon të Francës nga 31 maj – 2 qershor 2017 ka vendosur ta përfshijë aplikimin për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator 2017”, thuhet midis tjerash në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Jurgen Stock, drejtuar ministrit Hyseni.

Po ashtu, në këtë letër, ministri Hyseni njoftohet se këshilltari ndërkombëtar z. Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv.

Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit. Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve pritet votimi i aplikacioneve për anëtarësim, përfshi këtu edhe atë të Kosovës.

Ministri Hyseni, në kuadër të intensifikimit të aktiviteteve rreth anëtarësimit, sot ka kërkuar nga Grupi Punues ndërministror që të takohet rregullisht për të bërë çfarëdo që kërkohet në mënyrë që votimi në shtator të jetë i suksesshëm.

Kosovë, KQZ vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit

Ky propozim erdhi nga Sekretariati i KQZ-së, i cili edhe ka publikuar raportin e Qendrave të Numërimit dhe të rezultateve

PRISHTINË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës mori vendimi për rinumërimin e 30 kutive të votimit për “parregullsi të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”.

KQZ sot mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, ku u mor vendimi për rinumërimin e 30 kutive të votimit. Ky propozim erdhi nga Sekretariati i KQZ-së, i cili edhe ka publikuar raportin e Qendrave të Numërimit dhe të rezultateve.

Nga Sekretariati i KQZ-së po ashtu u bë e ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është 5.246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Gjatë këtij takimi Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se edhe pse këto zgjedhje janë vlerësuar si zgjedhje të qeta, në ditët e ardhshme duhet të analizohen të gjitha mungesat gjatë procesit të zgjedhjes, si dhe rekomandimet e BE-së lidhur me procesin. Sipas tij po ashtu duhet të analizohet çështja e numrit të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, ku sipas numërimeve të deritanishme është 52.500.

Kurse Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje foli për çështjen e fletëvotimeve jashtë vendit, ku si të regjistruar kishte rreth 15 mijë votues, por që numri i votave të arritura është vetëm 5 mijë. Ai theksoi se duhet të analizohet arsyeja se pse ky numër është i vogël.

Anëtarët e KQZ-së gjatë mbledhjes po ashtu theksuan nevojën e shpalljes së sa më shpejt të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor.

Ndryshe më 11 qershor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, ku deri më tani Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës (KQZ) ka publikuar rezultatet paraprake nga 99,88 për qind të votave të numëruara. Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PDK-AAK-NISMA ka 33,92 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje 27,16 për qind të votave, kurse koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25,79 për qind të votave dhe Lista Serbe 5,88 për qind të votave.

Haradinaj: Kryeministër bëhem unë, Kurti po i mashtron qytetarët

Ndonëse jo me një fitore të pritur, koalicioni PAN është fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, gjatë nje interviste në Rubikon të KTV’së, është zotuar se në javën e parë pas certifikimit të rezultateve do të krijojnë qeverinë e re.

Numrin e 61 deputetëve, ai ka thënë se do ta plotësojnë si me komunitete, ashtu edhe me vota shqiptare.

Kreu i AAK-së përjashton mundësitë për një partneritet të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ish-liderin e këtij subjekti nuk e konsideron mjaftueshëm serioz.

Sipas Haradinajt, fakti që Kurti po mohon disa të vërteta, tregon se sa larg mund të shkojë për të arritur qëllimet e veta “Kurti po mashtron qytetarët, duke thënë se është fitues”, e që, sipas Haradinajt, e vetmja fitore e LVV-së mund të jetë ajo morale.

Ndërsa, për dialogun me Serbinë ka ritheksuar se prezenca vetëm e BE-së nuk do të mjaftojë, duke shtuar se prezenca e SHBA-së është e domosdoshme.

Për dialogun, Haradinaj ka thënë se nuk do ta vazhdojë aty ku ka mbetur, por fillimisht tha se do të kërkojë hetime për atë çka është arritur.

Këta janë deputetët më të votuar në Kosovë

Në zgjedhjet e 11 qershorit nëKosvë shumë kandidatë për deputetë nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme për ta siguruar edhe një mandat në Kuvend. Ndërsa disa nga “prurjet” e reja të partive politike kanë arritur maksimumin e votave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, duke mos qenë i sigurt se ka arritur t’i marrë votat e nevojshme më 11 qershor.

Për dallim nga Mustafa, Vjosa Osmani, e cila ishte lënë poshtë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së, përkatësisht duke ia rezervuar numrin 81, ka arritur të marrë rekord votash. Jozyrtarisht mësohet se Osmani ka marrë më shumë se 50 mijë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

Vota maksimale nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mësohet se kanë marrë edhe ish-drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Antoni Quni, Ilir Deda, Mimoza Kusari-Lila, Behgjet Pacolli etj.

Nga lista e PDK-së, përpos kryetarit Kadri Veseli, vota për t’u bërë deputet ka arritur të sigurojë edhe Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Zafir Berisha etj.

Ndërsa nga lista e deputetëve të “Vetëvendosjes”, përpos Albin Kurtit, besimin e elektoratit e ka fituar edhe sekretari Dardan Molliqaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënkryetari Dardan Sejdiu etj.

Arbana Xharra: Si bashkepartiake e Hajdar Beqes, distancohem nga gjuha e tij fyese kundër Mimoza Kusarit

Si bashkepartiake e Hajdar Beqes,

distancohem nga gjuha fyese qe ai ka perdorur ndaj Mimoza Kusarit duke e quajtur “prostitute politike”.

Ne jemi ne gare politike dhe jo ne armiqesi dhe kjo gjuhe na fyen te gjtha grave.

Ka ardhe koha te emancipohemi politikisht dhe te denojme gjuhen denigruese nga kushdo qe vjen.

Mund te pajtohemi ose jo me kundershtaret politik, por ne asnje moment nuk guxojme te fyejm dhe linqojme.

Ne muajin e fundit kam qene nje nga personat me te linquar nga militantet politik te Vetevendosjes, andaj une ngris zerin ne mbrotjen e te gjitha grave ne politike qe fyhen dhe nencmohen!

SHERADIN BERISHA: HASHIM, XHAVIT, KADRI, RAMUSH, FATMIR – HAPNI RRUGË NDRYSHIMIT NË KOSOVË!

Tashmë dihet mirëfilli se, në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 fitoi ndryshimi! Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ju në saje të luftës së UҪK-së u faktorizuat politikisht! Rrjedhimisht paslufta në politikë ju konsumoj pa masë! Për 18 vjet rresht e feudalizuat Kosovën, duke krijuar mirëqenje dhe pasuri përrallore vetëm për feudet tuaja.

Ju, duke e shfrytëzuar pushtetin, e shndërruat shtetin në palçkë!

Dhe kështu e mbushët  kupën!

Kupa e mbushur me plotë durim, paknaqësi, zhgënjim e indinjatë, u derdhë me 11 qershor! 

Ju, tashmë nuk mund ta ndryshoni të shkuarën tuaj, ama mund ta ndimoni të ardhmen e këtij vendi!

Si mund ta ndihmoni të ardhmen?!

Keni vetëm një rrugë!

T’i hapni rrugë ndryshimit, i cili ka një emër: Albin Kurti!

Prandaj merrni guximin, thoni PO ndryshimit! 

Shëndet!

Sheradin Berisha

Kosovë, nëntë të akuzuar për terrorizëm

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave, nën dyshimet për planifikim të sulmeve terroriste në nëntor të vitit të kaluar gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, arrestoi 19 persona nën dyshimet për lidhje me grupin militant Shteti islamik dhe planifikim sulmi në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Policia tha se arrestimet parandaluan sulmet terroriste në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit që duhej të zhvillohej në Shkodër e më pas u zhvendos në qytetin e Elbasanit.

Sipas aktakuzës së publikuar të mërkurën, katër nga të akuzuarit “me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste, ashtu që pasi që i njëjti përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se dy të pandehur, “gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes me të njëjtin, kanë planifikuar ta bëjnë sulmin terrorist – atentat në ndërkombëtarët ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë“.

Javën e kaluar familjarët dhe autoritetet e policisë thanë se Lavdrim Muhaxheri është vrarë në Siri.

Dy nga të akuzuarit ngarkohen për furnizim dhe mbajtje të mjeteve shpërthyese që janë konfiskuar gjatë kontrolleve.

Njëri akuzohet se “me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që më 1 nëntor 2013 është nisur nga Aeroporti i Prishtinës dhe ka ateruar në Aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll të Turqisë, e pastaj prej Turqisë në mënyrë ilegale ka kaluar në Siri ku i është bashkangjitur grupit të shqiptarëve që luftojnë në radhët e organizatës terroriste Al Nusra, duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizate për dy javë, kurse më 17 nëntor 2013 nga Siria përsëri ka kaluar në Turqi dhe përmes Stambollit me aeroplan ka ardhur në Prishtinë“.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Rreth 120 syresh janë kthyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur.

Rreth 200 veta janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Shifrat e përafërta zyrtare flasin se në Lindjen e mesme edhe më tej ndodhen 140 veta nga Kosova nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë. Rreth 60 veta kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme.

Zyrtari i Vetëvendosjes: Nëse LDK hyn në koalicion me PAN-in duhet djegur gjallë me benzinë

Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një kërcënim publik drejtuar koalicionit LDK-AKR-AL.

Mentor Merovci nga Vushtrria, aktivist i Vetëvendosjes, në një shkrim në rrjetin social Facebook ka kërcënuar haptazi LDK-në nëse këta të fundit bëjnë koalicion me PAN-in.

Madje në postimin e tij ai shkon shumë më thellë. Përmend djegien me benzinë e kalljen për së gjalli të të gjithë atyre që janë pjesë e LDK-së e të cilët mund të bëhen pjesë e PAN-it.

“Nëse LAA, apo dikush nga ta, i bashkëngjitet PAN-it duhet me i bo gati shishet me nga 0.5 l benzinë e me i kall për së gjalli”, shkruan zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo nuk është hera e parë që aktivistë të këtij subjekti bëjnë kërcënime të tilla. Ata vazhdimisht në deklaratat e tyre bëjnë thirrje të ngjashme.

Kujtojmë se ky subjekt në Kuvendin e Kosovës filloi përdorimin e gazit lotsjellës e gjësendeve të tjera për ta parandaluar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Dardan Molliqaj kohë më parë kishte thënë se pushtetarët do të tërhiqen zvarrë rrugëve.

Ndryshe, kjo Lëvizje pas garimit në zgjedhjet e 11 qershorit ka ndryshuar ideologjinë e tyre rreth pranimit të shtetit të Kosovës dhe simboleve të saj.

Qeveria LDK-VV: Albin Kurti zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosjes për postin e kryeministrit, Albin Kurti, ka ftuar subjektet politike të koalicioni LDK-AKR-Alternativa, dhe të gjithë ata deputetë të koalicionit PDK-AAK-Nisma që janë “kundër vazhdimit të regjimit të vjetër”, t’ju bashkohen atyre në tryezë për të diskutuar për Qeverisjen e re.

Ai ka thënë se një subjekt tjetër që mund t’i bashkohet këtij koalicioni është edhe Nisma për Kosovën. Këtë ftesë e komentuar kandidati për deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha. Në një prononcim për Indeksonline, ai thotë se mundësinë për ta krijuar Qeverinë së pari e ka koalicioni PAN.

“Qëndrimi im individual dhe si qytetar është se Vetëvendosje duhet të jetë pjesë e Qeverisë. Albin Kurti duhet të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Vetëvendosje ta ketë Ministrinë e Drejtësisë, të Zhvillimit Ekonomik dhe do Ministri tjera të përafërta me programin e tyre. Pra, duhet të kemi një Qeveri të qëndrueshme. Ose pas 45 ditëve të shkojmë në zgjedhje, se nuk bëhet nami”, ka thënë ai.

AAK e Nisma: Nëse s’plotësohen kërkesat dalim nga koalicioni PAN

Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, thotë se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma). Edhe Anton Berisha, nga AAK-ja, thotë se do të ishte i qëlluar një koalicion paszgjedhor mes “Vetëvendosjes” dhe AAK-së ndonëse me PDK-në kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk pritet ta nxjerrin Kosovën nga kriza institucionale. Përkundrazi, pas rezultateve të ngushta midis tri blloqeve kryesore pritet të ketë një ngërç politik, i cili do ta pamundësojë krijimin e institucioneve të reja.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët madje nuk përjashtojnë mundësinë për prishje të ndonjë koalicioni parazgjedhor.

Nga ana tjetër, analistët konsiderojnë se zhvillimet e mëtutjeshme varen shumë nëse LDK-ja e partnerët e saj do ta mbajnë fjalën që të mos bëjnë koalicion me PAN-in (koalicioni PDK-AAK-Nisma).

Kjo sipas tyre mund të sjellë mundësinë e krijimit të një koalicioni tjetër, ku nuk do të jetë fare prezent PAN-i.

Dy partnerët e koalicionit parazgjedhor të PDK-së, përkatësisht nga AAK-ja dhe nga Nisma, thonë për “Zërin” se nëse nuk u përmbushen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni.

Madje për më tepër e shohin si të mundur një koalicion paszgjedhor edhe me lëvizjen “Vetëvendosje”

Qeveri teknike, zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtë! – Nga Florim Zeqa

Epilogu i zgjedhjeve të 11 qershorit, për të mos thënë të pamundur, e vështirëson tej mase krijimin e qeverisë së re. Ngase lidhja e koalicioneve paszgjedhore është aq e vështirë dhe e mundimshme, sa që edhe për ndërkombëtarët do të jetë sfidë e madhe bindja e liderëve të koalicioneve parazgjedhore për lidhjen e një “kurore të re” qeverisëse, shkaku i humbjes së besimit të liderëve në njëri-tjetrin!
Andaj zgjidhja më e mirë dhe më optimale për rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të 11 qershorit, do të ishte krijimi i një “qeverie teknike” me kryeministër nga partia më  e madhe politike në vend e dalur nga zgjedhjet, në këtë rast Albin Kurti, ndërsa posti i kryeparlamentarit t’i lihet koalicionit më të madh fitues të zgjedhjeve, kurse ndarja e posteve tjera ministrore të bëhet në përputhje me fuqinë politike të secilit subjekt parlamentar.
Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë kohë për të humbur, derisa të dakordohen ish pushtetarët e deridjeshëm për ndarjen e “tortës” paszgjedhore.
Vendi në asnjë rrethanë nuk guxon të mbetët edhe më tutje peng i orekseve të sëmuara pushtetore të askujtë, e aq më pak të kapësve dhe uzurpatorëve të shtetit, të kusarëve politikë që ua zunë frymën gjeneratave të reja për ndryshime dhe reforma në subjektet e tyre politike në këto 18 vjetët e fundit.
Kosova me 11 qershor votoi për një shtet ndryshe nga ky i sotmi.
Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit janë ndëshkim për të gjitha koalicionet e gjertanishme që ishin në pushtet, e në veqanti për koalicionin e fundit PDK-LDK si dhe të atyre që ju bashkangjiten në koalicionet paszgjedhore, që sollën shtetin e ri të Kosovës buzë greminës.
Për ndëshkimin që i bëri popullata klasës politike që ishte në pushtet, më së miri flasin rreth 50 mijë vota të pavlefshme, të cilat shprehin revoltën qytetare ndaj kapësve dhe uzurpatorëve të shtetit.
Kështu, kësaj radhe në mungesë të një alternative tjetër serioze, populli e zgjodhi VV-në si zgjidhjen më të mirë për ta votuar, duke e shndërruar atë në fituesen më të madhe të këtyre zgjedhjeve, jo vetëm për faktin e nxjerrjes së VV-së, si parti e  parë politike në vend, sa për ndëshkimin që iu dha partive të deritanishme në pushtet, duke u shkaktuar humbjen më të madhe dhe më të idhët në historikun e tyre.
Përderisa tashmë dihet fati i partive PDK-LDK, humbesve më të mëdha të këtyre zgjedhjeve, ende mbetet i paqartë fati i dy partive të koalicionit PAN, AAK-së dhe NISMA-s, të cilat ndoshta numerikisht do të ngelen dy subjekte të papërfillshme të skenës politike kosovare shkaku i shkeljes së parimeve dhe deklarimeve të tyre të mëparshme.
Thonë frikacakët dhe qyqarët çdo herë ndëshkohen siq është më së keqi! Kështu i ndodhi kësaj radhe LDK-së, e cila nga frika e hyrjes e vetme në garën zgjedhore, më shumë humbi se sa fitoi nga koalicioni me dy AA!
Kësaj radhe LDK-ja duhet të pajtohet me vendimin e sovranit, për t’iu kthyer vetvetes e jo të bëhet patericë e partive tjera për pak pushtet.
Është momenti i fundit që të lindin alternativa të reja politike, me njerëz të rinjë, nga patriot të devotshëm dhe të pakonsumuar për t’i sjellë vendit një qeverisje të re, të pastër dhe të pakorruptuar.
Ka ardhur çasti i shumpritur për atdhetarët, për njerëzit që e duan me shpirtë  e zemër atdheun e tyre, që të formojnë parti të reja, për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga  e kaluara e dhimbshme 18 vjeqare, për t’i dhënë kahje tjetër ecjes dhe zhvillimit të vendit. Në mënyrë që Republika  e Kosovës të ecë me hapa të shpejtë në drejtim të zhvillimit ekonomik, sundimit të rendit dhe ligjit ashtu siq funksionojnë shtetet e zhvilluara dhe demokratike të kohës moderne.
Rritja 100 % e votës së VV-së në këto zgjdhje, është treguesi më i mirë se Kosova në këto vitet e paspavarësisë nuk është qeverisur ashtu siq e kanë pritur qytetarët, prandaj kalkulimet për koalicione të reja paszgjedhore janë të kota dhe të dëmshme për vendin.
Vetëm një qeveri teknike do të ishte zgjidhja më fatlume për Kosovën e ditëve të sotme, për ta nxjerrë vendin nga kriza politike, për ta evituar ngërçin e gjatë dhe vazhdimin e errësirës politike në vendin tonë.
Me qeverinë teknike të shkohet deri në vjesht, për t’iu kthyer edhe një herë sovranit në zgjedhje të përgjithshme (lokale dhe parlamentare), për të ndarë përfundimisht “shapin nga sheqeri”.
Përfundimisht duhet të ndalet ky realitet i hidhur i krijuar në Kosovën e pasluftës, ku asnjëherë vota e qytetarëve nuk e përcaktoj qeverisjen e vendit, por ishin  marrëveshjet (pazaret) e natës mes liderëve partiak, duke kontrabanduar votën e lirë dhe vullnetin e qytetarëve, për të qeverisur kundërligjshëm shtetin në kundërshtim me vullnetin e popullit.
Duhet të ndalet me çdo kusht ky mentalitet qeverisës, me politikanë që njohin vetëm paranë e pistë, hilen, mashtrimin dhe gënjeshtrën, shteti nuk do të ecë përpara asnjëherë me maskarada mashtruese dhe mjegulla artificiale për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit.
Në të kundërtën, çdo përpjekje për lidhje të koalicioneve paszgjedhore për vazhdimin e “Status quos”, përveqse do të marrë kohë të gjatë, nuk do të sjellë zgjidhje të qendrushme politike dhe gjë të mirë për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të varfër të  Kosovës. Kur jemi në këtë segment të zgjatjes së afateve kohore, mbetët i pajustifikueshme deklarata e kreut të KQZ-së, zonjës Valdete Daka, se; “Komunikimi i rezultatit përfundimtar i zgjedhjeve të 11 qershorit do të ndodhë pas tre javësh”!
Këtë paradoks të KQZ kosovare do ta ilustroj me një shembull të thjeshtë; “Në Itali, për 42 mililion votues, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve bëhet publik brenda 24 orësh, ndërsa në Kosovë për vetëm 700 mijë votues, KQZ-së i duhen hiq më pak se tre javë”, tendencë kjo për manipulim të procesit zgjedhor, gjegjësisht për mbajtjen në pushtet të klasës së korruptuar politike!

Lutfi Haziri i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit për koalicion

Gjatë ditës së sotme, i nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media, i ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa që t’i bashkohet në krijimin e qeverisë progresive.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo thirrje e Kurtit është e vonuar.

“Mendoj që është e vonuar, është dashur të ndodhë dje”.

“Sot përkundër që është e vonuar është e mirëpritur, i takon të bëjë veprime të tilla, ne jemi unik me partnerët e koalicionit. Ne garantojmë që në raport me PDK-në, historia e partneritet është mbyllur”.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet të diskutohet çështja e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

Por ai nuk ka pranuar që të flasë nëse LDK e pranon Albin Kurtin si kryeministër.

“Nuk mund të flasë se nuk e kemi diskutuar, nuk e ka kërkuar Vetëvendosja këtë”.

Haradinaj: Dialog me Serbinë me një kusht të vetëm

Një tjetër sfidë për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë është edhe dialogu me Serbinë.

TCH gjatë bisedës me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, e pyeti se cili është plani i tij, nëse do të arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar kabinetin?

Kandidati për kryeministër i koalicionit të PAN-it tha se bisedimet me Serbinë do të bëhen me një kusht të vetëm: njohjen e pavarësisë nga ana e Beogradit.

Ai thotë se deri më tani korniza e këtyre bisedimeve ka qenë e gabuar dhe është folur për çështje të brendshme të Kosovës, që kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit.

“Dialogu me Serbinë është vendosur në korniza të gabuar, pasi diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës. Jam i interesuar për dialog me Serbinë, por për njohje reciproke. Ne nuk pranojmë të bisedojmë për tema të brendshme të Kosovës. Nëse Serbia nuk rishqyrton vendimin e vet për njohjen, ne nuk vrapojmë pas një dialogu që flet për tema të brendshme të Kosovës. Ne jemi vend i pavarur, kemi Kushtetutë dhe nuk kemi të drejtë që të vendosim në pikëpyetje ekzistencën e vendit. Dialog për njohjen reciproke, marrëdhëniet dypalëshe, por jo për çështje të brendshme të Kosovës”, u shpreh Haradinaj.

Kosova ndarë më tresh, ja nga sa deputetë morën forcat e mëdha politike

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë shpërfaqin një vend të ndarë në tri pjesë, mes tri grupeve të mëdha që garuan në zgjedhje, përveç minoriteteve.

Secila palë që garoi me një kandidat për kryeministër, ka marrë një numër të përafërt deputetësh. Dy partitë e mëdha, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat u bashkuan në koalicione parazgjedhore për të mundur më lehtësisht njëra-tjetrën, kanë pësuar humbje, sepse edhe të bashkuara me parti të tjera më të vogla, kanë arritur të marrin të njëjtin numër deputetësh apo edhe më pak nga sa kanë pasur në zgjedhjet e më- parshme.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, koalicioni PAN (PDK-AAKNisma) ka marrë 34.02 për qind të votave, duke u renditur si subjekt i parë me më shumë përqindje.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, ka siguruar 27.07 për qind të votave, duke u renditur si subjekti i dytë.

Ndërsa koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë, duke marrë 25.71 për qind të votave. Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PDK-AAK-Nisma pritet të ketë 39 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, e cila u rendit e dyta, do të ketë 31 deputetë, ndërsa LDKAKR, që pretendonte të ishte forcë e parë në këto zgjedhje, por përfundoi në vendin e tretë, do të ketë një deputet më pak se Vetëvendosje, duke u përfaqësuar kësaj radhe në Kuvend me 30 deputetë. Lista Srpska ka siguruar pothuajse shumicën absolute të ulëseve për serbët në Kuvend.

Lista Srpska ka fituar 8 vende për deputetët serbë, ndërsa SLS dhe partia e Aleksandar Jabllanovicit nga një vend. KDTP nga votuesit e saj ka rezervuar 3 ulëse, VAKAT 2, ndërsa pesë parti të tjera të komuniteteve të tjera që jetojnë në Kosovë, nga vetëm një mandat. Gjatë numërimit të votave, KQZ ka gjetur më shumë se 52.000 vota të pavlefshme nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, është shprehur për mediat lokale se kjo ka ndodhur për shkak të mosinformimit të duhur të votuesve. Ajo e argumentoi këtë edhe me kohën e shkurtër që kishin në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Kjo ndodh gjithmonë kur kemi afate të shkurtra: mosinformimi i duhur, apo edhe siç thuhet edukimi i votuesve të rinj, sepse kemi pasur më shumë se 100 mijë votues të rinj dhe besoj që shumica prej tyre nuk e kanë pasur shumë të qartë se si duhet të votohet dhe kjo është njëra prej arsyeve”, tha ajo. Në përgjithësi, Daka vlerësoi se ky proces zgjedhor ka qenë më i miri i mbajtur ndonjëherë në Kosovë.

“Nuk kemi pasur probleme, ndonjë incident i vogël që është diçka normale, por në përgjithësi unë mund të them që këto zgjedhje kanë qenë zgjedhjet më të mirorganizuara ndonjëherë”, tha ajo. Certifikimi i rezultateve do të ndodhë pas ankesave që do t’i shqyrtojë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Valdete Daka ka konfirmuar se mandati i saj në krye të KQZ-së përfundon pas pak ditësh, më 16 qershor 2017. Por Presidenti i Republikës mund ta emërojë atë përsëri në krye të KQZ-së.

Donika Gërvalla kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës dhe reformimin rrënjësor të LDK-së

Aktivistja e LDKsë në Gjermani Donika Gërvalla ka kërkuar dorëheqjen e Isa Mustafës nga kjo parti.

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, kur LDK në koalicion me AKR’në dhe Alternativën mbetën prapa PAN dhe VV, Gërvalla ka numëruar arsyet pse kryetari i LDK’së Isa Mustafa duhet të dorëhiqet.

Një kërkesë të tillë ajo e kishte bërë edhe më 2014.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gërvalla ka shpërndarë kërkesën e saj për dorëheqje të kreut të LDK’së të bërë pas zgjedhjeve të 14 qershorit të vitit 2014, kur kjo parti dështoi të ishte fituese e zgjedhjeve.

Vitin e kaluar Gërvalla nuk ishte lejuar të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së edhe pse përfaqësonte degën e kësaj partie në Gjermani.

Ajo ishte penguar dhe tërhequr zvarrë nga sigurimi.

Shkrimi i plotë i Gërvallës në Facebook:

Déjà vu. Kush nuk mëson nga e kaluara është i destinuar ta humbasë të ardhmen.

Ky tekst është publikuar më 14 qershor 2014, një javë pas zgjedhjeve të kaluara.

ISA MUSTAFA NUK MUND TË MBETET KRYETAR I LDK-së

LDK ka nevojë për një reformë nga koka deri në këmbë

Tronditja është e rëndë. Askush nuk ka parashikuar që LDK-ja do t’i humbasë kështu këto zgjedhje. As ata që dolën për të votuar, dhe as shumica dërrmuese, e cila vendosi t’i bojkotojë këto zgjedhje. Aq më tepër kur kihet parasysh pakënaqësia e madhe e popullit me qeverinë e Thaçit. Arsyeja kryesore për këtë humbje është mungesa e një linje të qartë, e një muri të pakapërcyeshëm mes LDK-së në njërën anë dhe krimit dhe korrupsionit në anën tjetër. Përgjegjësia për këtë strategji bie mbi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe ekipin e tij të ngushtë.

(…)

Isa Mustafa e ka shitur shpirtin e LDK-së dhe parimet e saj. Në këtë mënyrë ai ka shitur edhe një pjesë të shpirtit të Kosovës. Ai është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve, për një strategji të gabuar dhe për gabime fatale në analizimin e shkaqeve dhe pasojave të humbjes.

Isa Mustafa para zgjedhjeve pati premtuar që në rast humbjeje do të japë dorëheqje. Edhe këtë premtim e ka shkelur.

Isa Mustafa ka mbaruar. Autoriteti i tij edhe ashtu i vogël brenda LDK-së është thyer. Anëtarët e LDK-së dhe votuesit e saj nuk do ta ndjekin në këtë rrugë. Isa Mustafa ka dështuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe duhet të shkojë urgjentisht, së bashku me ekipin e tij të ngushtë, i cili është bashkëpërgjegjës për strategjinë para dhe pas zgjedhjeve.

Lidhjes Demokratike të Kosovës i nevojitet një rimëkëmbje, e cili nuk mund të bëhet nga asnjë person i vetëm. I nevojitet një grup i përgatitur, i fortë dhe i qëndrueshëm, i përbërë nga personalitete të vjetra dhe të respektuara, si dhe nga persona të rinj dhe me njohuri të gjera, nga të cilët Kosova gumëzhon. Kjo rimëkëmbje duhet bërë tani dhe ajo nuk mund të bëhet me një gardë të vjetër dhe të thyer. Një eksperiment i tillë do të dështonte përsëri.

Detyrat që ka LDK-ja para vetes janë të vështira për t’u kryer nga persona të veçantë. LDK-së tani i nevojiten të gjithë: brenda LDK-së, tek mbështetësit e saj dhe madje pjesërisht edhe tek konkurrentët politik. Nëse LDK vazhdon të jetë kaq e dobët, nuk mund të forcohet as Kosova.

Partitë politike kanë kohë që janë braktisur nga populli. Nëse dëshiron të ringrihet LDK-ja si forca qendrore politike në Kosovë, atëherë ajo duhet të fillojë që tani punën. Nevojitet një kryesi e re, dhe për t’i bërë vend asaj, duhet të largohen ata që janë përgjegjës për këtë gjendje.

LDK duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet e reja, të cilat mund

të vijnë shumë më shpejt sesa që i kemi menduar. LDK duhet të dalë në zgjedhje me një kandidat të sajin për Kryeministër të Kosovës. Ky kandidat duhet të gëzojë besimin e LDK-së dhe të qytetarëve. Ai duhet të ndjekë një linjë të qartë kundër krimit dhe korrupsionit dhe duhet të jetë në gjendje të jetë bindës edhe për miqtë e Kosovës në Evropë dhe SHBA.

Isa Mustafa gabon kur thotë se ka punë më të rëndësishme për të bërë, sesa të japë dorëheqje. Nuk është më e rëndësishme bërja e pazareve rreth ndarjes së posteve dhe krijimi i një kabineti gjigant, për nga numri i ministrave, vetëm e vetëm që të marrë secili nga një post.

Më e rëndësishmja është që Kosovës t’i kthehet nderi dhe dinjiteti. Kjo nuk bëhet me një qeveri të drejtuar nga Hashim Thaçi dhe kjo nuk bëhet as me një qeveri të drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Kosova duhet të vendosë se a dëshiron të jetë Afrikë apo Evropë. Evropa është e humbur nëse nuk e ndërrojmë kursin.

14.06.2014

Kosovë urime për ditën e çlirimit – Nga Florim Zeqa

Sot me 12 qershor u bënë 18 vite nga hyrja e forcave paqëruajtëse në Kosovë, që njiherit shënon shpalljen  zyrtare të çlirimit të Kosovës. Pra 18 vite liri dhe mbi 9 pavarësi për shqiptarëte Kosovës në rrethana normale do të ishin tepër shumë, madje do të mjaftonin shumë më pak vite për ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të shtetit!
Megjithatë është kjo liri na solli edhe shtetin, edhe pse ndryshe nga ai që projektuan atdhetarët dhe atë ëndërruan martirët dhe dëshmorët e kombit. Megjithatë, ne kemi shtet me flamur lara-lara dhe himn pa tekst… “mrekulli” që askush nuk e kishte pritur!
Si do që të jetë, liria e Kosovës nuk mund të identifikohet me një emër të përveqëm, grupacion apo parti. Secili nga shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm kaq, rezistoi dhe luftoi në mënyrën e vet, për të hequr nga qafa vargonjët serbosllav dhe robërinë  shekullore.
Njerëzit kanë deshirë ta kujtojnë të kaluarën e tyre. Mirëpo me kalimin e viteve, kjo e kaluar ndryshon trajtën, ku shumë gjëra zmadhohen, apo u përshtaten rrethanave kohore. Njerëzit e gjallë të kohës së kaluar duhet ta thonë të vërtetën pa kamuflime dhe pa shtrëmbërime për t’ua lehtësuar rrugëtimin gjeneratave të reja.
Secili komb në botë që ka zhvilluar një luftë çlirimtare e ka edhe një ditë çlirimi.
Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore.
Për shqiptarët e Kosovës, 12 qershori  i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i ushtrisë se NATO-s rrugëve të Prishtinës dhe Kosovës shënoi gëzimin më të papërshkruar më fjalë të qytetarëve,…të cilin e përshkroj në mënyrën më besnike blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.
Zakonisht në vendet e lira e të pavarura, për nderë të ditës së çlirimit  organizohen parakalime (parada) ushtarake për të përformuar forcën mbrojtëse të shtetit dhe nderuar prezencën e krerëve shtetëror e politik.
Për nderë të ditës së çlirmit bëhen nominime (gradime), avancime në poste të shërbyesve civil dhe ushtarak, e shumë veprimtari tjera më karakter shtetëror.
Ndërsa tek ne nuk ndodhi asnjëra nga këto, për arsyen e thjeshtë së Kosova në kushtetutën e saj nuk ka ditë të çlirimit!,…madje as në vargun e shumë datave e festave nuk gjendet dita e çlirimit të vendit. Pasi ajo është zavendësuar më “ditën e paqës”!
“Dita e paqës” është më tepër se tjetërsim i luftës çlirimtare
Pavarësisht kësaj prapësie politike, krerët e lartë shtetëror dhe partaik më 12 qershor 2017, në 18 vjetorin e çlirimit ishte dashtë të jenë në ballë të organizimeve , për të festuar me popullin e tyre ditën e madhe të çlirimit të Kosovës nga NATO-ja.
Pikërisht në ketë ditë madhështore të vendit tonë, liderët partiak i gjenë të zënë me numërimin e votave dhe kalkulimet për marrjen e pushtetit. Qytetarët e Kosovës në vend që t’i shofin kryeministrin, presidentin e vendit dhe liderët partiak në ditën e çlirimit, duke vënë buqeta lulesh tek varrezat e dëshmorëve të lirisë dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, ata i panë në bastionet partiake duke u kalkuluar mundësitë e koalicioneve paszgjedhore për të marrë pushtetin në gjysëmshtetin e pavarur.
Tradita e mirë e festimit të ditës së çlirimit u ndal pas 17 shkurtit të 2008-së!
Pas “pavarësimit”, në Kosovë po festohet 15 prilli si “dita e Kushtetutës” së ndërkombëtarëve e cila është në kundërshtim më vullnetin e popullatës shumicë shqiptare në vend,…e cila ditën e çlirimit e zavëndësoj më “ditë të paqës”, ndërsa popullin shumicë shtetformues të vendit e barazoj më pakicat minoritare në vend.
Pranimi i termit “ditë e paqës” në vend të ditës së çlirimit paraqet gabimin më fatal të politikës kosovare.
Sipas kësaj logjike i bie, se në Kosovë nuk ka pas luftë çlirimtare, por vetëm një konflikt të vogël ndëretnik…
Më mohimin e ditës së çlirimit, po tentohet të mohohet lufta çlirimtare,…si pasojë kemi Gjykatën Speciale (për hatër të Serbisë e Rusisë) për kriminalizimin e UÇK-së,…me ndjekjën dhe burgosjën e çlirimtarëve  në ëmër të “drejtësisë” ndërkombëtare.
Po ndodhë pikërisht kështu sepse mungon mbrojtja institucionale e vlerave të luftës çlirimtare! Ketë vakum institucional është duke e shfrytëzuar siq është më së keqi për neve Serbia më një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.
Sa ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova vlerat e luftës çlirimtare u mbrojtën më dinjitet të lartë shtetëror. Presidenti pa hezitim u thoshte gjithmonë ndërkombëtarëve: ” Ne kemi mbrojtur pragun e shtëpisë”.
Madje në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kundër satrapit të Ballknit, Rugova si burrështetas i vërtetë kishte dalë në mbrojtje të UÇK-së duke pohuar, po citoj; “UÇK-ja nuk është terroriste,…ajo është formuar nga njerëzit e thjeshtë, nga patriotët që luftuan  për lirinë e vendit të tyre”, për të vazhduar akuzat ndaj Millosheviqit;…”ky është personi që ka kryer krime e gjenocid ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë”.
Mirëpo tani, kur ai na mungon nuk ka kush të del në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare nga akuzat e reja të Serbisë, pasi mungon autoriteti i një lidershipi të përgjegjëshëm siq ishte ai rugovian.
Ditë e paqës mund të quhet dita e arritjes së një marrveshje pajtimi mes dy palëve në konflikt. Madje ditë e paqës nuk mund të quhet as “marrveshja” politike e Brukselit e 19 prillit të këtij viti, ngase kjo nuk është ndonjë marrveshje historike, por vetëm improvizim i saj.
Në çdo përvjetor të çlirimit të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet të kthejnë kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë paqësore dhe përiudhës së lavdishme të luftës çlirimtare, për të kujtuar dhe nderuar gjakun e dëshmorëve të lirisë.
Heqja e një kolonializimi (nga serbia), dhe futja nën një tjetër ( nën tutelën e BE-së), jo vetëm që nuk është pavarësi,…është varësi akoma më e madhe nga e cila vështirë do të dilet !
Mungesa e zhvillimit ekonomik si element i mirëqënjes qytetare, mungesa e ushtrisë si element i mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, kapja e tmerrshme e sistemit të drejtësisë nga mafio-oligarkët ekonomik e bëjnë shtetin të varur dhe ndikuar skajshmërisht nga faktorët ndërkombëtar.
Paradoksalisht, 12 qershori nuk është ditë feste në Kosovën e lirë, përderisa për kosovarët ditë feste (ditë pushimi) është bërë 9 maji dita e Evropës, që na mbajti të izoluar dhe getoizuar për këto 18 vjet rresht.
Kosovë urime 12 qershori, dita e çlirimit,
Zoti e bekoftë gjakun e gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!

A duhet ta mbulojë Albini edhe Ritën – Nga GANI QARRI

Tanimë kur nis hapja e kutive të votimit ku do të zhvillohet beteja përfundimtare elektorale dhe vendoset përfundimisht për fatin e forcës politike që do të vije në pushtet, shqiptarët me padurim presin befasinë e radhës e cila mund ti zhgënjejë ata përsëri.

Kjo edhe për faktin se shumica e kandidatëve për të mos thënë të gjithë ata që ofruan partitë e ndryshme politike për këto zgjedhje, ishin emra të vjetër, të njohur për dështimet e disahershme të tyre edhe në të kaluarën.

Megjithatë,të gjithë të nominuarit e partive për kryeministër të vendit, gjatë tërë fushatës zgjedhore luajtën me të gjitha kartat e mundshme për të ardhë në pushtet në zgjedhjet e 11 qershorit.

E veçanta- ishte fakti befasues, se si kandidati i VV-s, për kryeministër, jo vetëm se kishte hequr fare nga projekti qeverisës idenë e bashkimit kombëtar, por ai pjesë thelbësore të fushatës kishte bërë mbulesën arabe për vajzat shqiptare, sikur ato të ishin robëresha të haremit të tij politik.

Serioziteti i tij si kandidat, ra përtokë që me startimin e fushatës, me propagandën për shamia.

Ai, i bindi të gjithë shqiptarët kudo, se ende është i parritur për udhëheqje e poste shtetërore, dhe aq i pështjelluar në shallvare vahabisto-salafiste arabe, sa që para se të arrij te qeverisja, ai është i dënuar, që në fillim të dështoi.

E nëse vërtetë edhe në të ardhmen nuk heq dorë nga  projektet e tilla të mbrapshta me simbolika të huaja zgjedhore, ku tani e tutje, pjesë vendimtare do të kenë mbulesën arabe, dita e votimit duhet të fillojë me një befasi të pa parë deri më tani, në asnjë nga zgjedhjet e kaluara.

Dhe për të arsyetuar propagandën e zhvilluar gjatë gjithë fushatës paraelektorale, Albin Kurti, tani e ka rastin ideal që të fillojë nga vetvetja dhe jap shembullin personal dhe duke nxjerr i pari, në ballë bashkëshorten e vet Ritën të mbuluar me shami, për të votuar në këto zgjedhje.

Përveç Albinit, nëse edhe ata e përkrahin idenë e tij, në të njëjtën mënyrë edhe Visar Imeri, Rexhep Selimi,Glauk Konjufca, Shpend Ahmeti si Kryetar i Kryeqytetit etj.që tani duhet ti mbulojnë me shamia gratë e tyre dhe të shkojnë e të hedhin votën me to në kutit e votimit

Kurti le ta mbulojë Rita Knudsen Augstadt,që ti tregojë edhe asaj se çfarë është ai në të vërtetë, kësaj zonje të lirë perëndimore, e cila kur është martuar me Albinin, me siguri ka kujtuar se po martohej me një atdhetar të “vuajtur” për bashkim kombëtar dhe jo me një imam të djegur për fe të huaj dhe shallvare arabe.

Albini,i cili na befasoi të gjithëve me transformimin e tij 360 shkallësh, duke hequr tërësisht idenë për bashkim, nga të gjitha prioritetet e qeverisjes së mundshme të VV-s, dhe vënë shamitë në vend të kombit, si pjesë prioritare në fushatën e tij paraelektorale, pa përmendur më asnjëherë të vetme bashkimin e shqiptarëve.

 

Metamorfoza e tij,të shtynë me të drejtë të dyshosh se vërtetë Albin Kurti, është transformuar tërësisht në islamist!

Por nëse as Rita e tij nuk pranon të mbulohet me arsyetimi se është Norvegjeze, atëherë duhet t`ia bëjë me dije edhe bashkëshortit të saj ,poqese ende e njeh Albinin për të tillë, se femrat shqiptare, njëjtë si ajo edhe ato janë- evropiane.

Mandej që nga martesa me Kurtin, Rita jeton bashkë me femrat shqiptare nën të njëjtin qiell dhe tokën e lirë të Kosovës, pa qenë të obliguara as pasur detyrime, ajo as ato, që bukuritë e tyre të dhuruara nga Zoti, ti shëmtojnë me mbulesa arabe, të cilat asnjëherë nuk e kanë mandatuar Albin Kurtin të kujdeset për mbulimin dhe tjetërsimin e tyre me simbolika të huaja e aq të largëta.

Ndaj, pa e zgjatur më tepër,Albin Kurti duhet t`ua sqaroi sa më parë të gjithë shqiptarëve kudo, se çfarë në të vërtetë sipas tij, simbolizon shamia për popullin tonë, çfarë të mirash i sjellë simbolika beduine Kosovës, pse duhet patjetër të mbulohen shqiptaret por jo edhe bashkëshortja e tij dhe ç`dobi përrallore i garanton mbulesa arabe, kombit tonë evropian.

“Albin Kurti ndahet nga gruaja norvegjeze”

(http://opinion.al/albin-kurti-ndahet-nga-gruaja-norvegjeze/)

Vitin e kaluar disa portale dhanë edhe këtë lajm të papritur, i cili nëse qëndron, të shtynë të mendoshë se mos vallë ishin njëmendë tendencat e tij islamofile dhe paratë e pista të vahabisto-salafistëve, ato që detyruan Ritën për ti dhënë fund martesës me të.

Sado që vetëvendosje demantonte ndarjen e tyre, duke shtuar se ata kanë edhe një vajzë me emrin Lea, mediat bazuar në burime, sipas tyre, të sigurta, me 14 shkurt të vitit 2016,njoftuan me bujë se Rita…… dhe Albin Kurti i kanë dhënë fund martesës dhe deponuar kërkesën e tyre për divorc në gjykatë. http://www.mapo.al/2016/02/albin-kurti-ndahet-nga-gruaja-norvegjeze/1norvegjeze/ (14 February 2016)

E nëse vërtetë divorci i tyre ekziston dhe njëmendë dashuria e tij e re për shamiat , është bërë shkas për ndarjen e gruas nga ai, demagogjia e Kurtit duhet të marrë fund përgjithmonë dhe që me këto zgjedhje të heshtë e të mos përmend më mbulesa as shami kurrë.

Ai përfundimisht me sjelljet e tij,po dëshmon se nuk është i aftë që ti qojë deri në fund projektet serioze, të realizojë bashkimin kombëtar e as të ofrojë zgjedhjet që mund të sigurojnë rrotacion partiak dhe sjellin ndryshimet e pritura për vendin.

Ndaj, nëse vuan aq shumë për shamia apo edhe ndjenë mundim të madh për idealet e tij komuniste, le të jap dorëheqje nga politika dhe largohet përgjithmonë nga Kosova.

Le të shkojë e të jetojë me idhujt e vet në Kinë a Korenë veriore ku mund të ndihet më rehat dhe ka më afër për çmallje Portretin gjigant të derdhur në bronz të Mao Ce Dunit, për gjallje të të cilit askush nuk guxonte të fliste keq për të, si dhe “komshi” të parë “shokun” Lenin të konservuar në Mauzole dhe Stalinin e pështirë dikund aty afër edhe më të rrezikshëm se Mao.

Madje përveç puqjes në mendime, si duket z. Kurti përfaqëson edhe interesat ruse në Kosovë, ndaj z.Putin do ta zbusë zemrën dhe lejojë Kurtin, të dalë edhe nga ana ruse, që ti bëjë bekimin dhe marrë “pahtin” edhe atij, kështu do ti linte edhe shqiptarët të qetë, të jetojnë si gjithmonë në mënyrën e vet tradicionale, të lirë dhe pa frikën e imponimit, nga ai apo kushdo tjetër, të simbolikave turko-arabe, për të cilët në këto votime, shqiptarët medoemos duhet ta vulosin mendimin e vet dhe të gjithë antikombëtarëve, një herë e mirë t`ua japin leksionin e merituar.

 

Gani Qarri

Dita “D” e votimit, ditë e kremtimit të fitores apo e zhgënjimit!? – Nga Florim Zeqa

Dita e dielë, dita e “vendimeve historike” apo siq jemi mësuar ta quajmë dita “D”, është bërë sinonim i lindjes së shtetit “multietnik” të Kosovës me 93 % popullatë etnike shqiptare, madje dita “D” po vazhdon të përdoret edhe për marrjen e vendimeve tjera (të dëmshme) për të ardhmen e Republikës së Kosovës.
Pas 10 ditëve të gjata të fushatës zgjedhore, të një fushate të qetë dhe dinjitoze, me plotë premtime dhe gënjeshtra, shpifje dhe trillime, dita “D”, e votimit shënon fillimin e numërimit të votave apo mbushjes së thasëve të “bereqetit” elektoral nga korrje-shirja e votave.
Se kujt i pagoi “gruri” më mirë kësaj radhe më shumë varet nga shkathtësia e komisionerëve partiak se sa nga vullneti i qytetarëve, e tëra mbetët të shihet nga mbrëmja e 11 qershorit e në ditët në vazhdim.
Pra, me 11 qershor 2017, disa qytetarë presin të fillon dita “D” e ndryshimit dhe e  përfundimit të epokës së keqeverisjes, presin të filloj një kapitull i ri i qeverisjës së vlerave, presin që guximi ta mund frikën, shpresa të ngadhnjejë ndaj humbjes së besimit.
Mirëpo ka edhe të atillë që presin vazhdimësinë e sistemimit të dajëve e tezëve, nipave e mbesave, miqëve e kushërinjëve nëpër institucionet e vendit!
“Njerëzit që kanë tendencë për të premtuar shumë, njashtu kanë tendencën edhe për të harruar shpejt”.
Mbajtja e premtimeve të subjekteve politike fillon dhe përfundon nga (mos)mbajtja e vijave programore, profileve politike dhe ideologjike.
Subjekte serioze politike konsiderohen ato subjekte që mbrojnë parimet dhe pikëpamjet e tyre politike të deklaruara për 10 ditë rresht para elektoratit të tyre.
Poashtu poitikanë të sinqert dhe serioz mbesin ata që u qendrojnë besnik fjalëve të tyre, që sakrifikojnë poste e privilegje për mbrojtjen e interesave të popullit dhe vendit të tyre.
Nga e diela në mbrëmje fillojnë ethet e koalicioneve paszgjedhore
Lidhja e koalicioneve paszgjedhore do të vie jo si dëshirë, por si domosdoshmëri për marrjen apo mbajtjen e pushtetit,…edhe pse mbajtja e linjave programore është obligim ndaj elektoratit, përgjegjësi ndaj votës së lirë.
Përvoja e deritanishme e ka dëshmuar, se më e shendetshme për partitë e mëdha është të qënurit opozitë e shëndoshë se sa në një koalicion joparimor dhe i panatyrshëm mes dy forcave rivale me orjentime të kundërta programore.
Të qënurit opozitë e fortë është të qënurit kujdestar i përherëshem i gabimeve të pozitës, i mbrojtjes së ligjshmërisë dhe interesave vitale të qytetarëve të vendit.
Qytetarët e Kosovës mbesin më shpresën e madhe, se subjektet e preferuara nga ta, kësaj radhe nuk do t’i përserisin gabimet nga e kalura, e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore me oponentet politik, por t’u qendrojnë besnik elektoratit të tyre, votës së lirë të dalë nga vullneti qytetar.
Respektimi i verdiktit të popullit është shprehje e nivelit të lartë demokratik dhe vlerave universale të të drejtave të njeriut. Parime këto, të respektuara në vendet e zhvilluara dhe demokratike.
Për politikanët aventurista, që politikën e bëjnë për para e jo për ideale po ua sjelli një thënje të Alan Tourner; “Politikanët që bëjnë politikën për para, janë sikurse dashuria që bëjnë prostitutat në zanatin e tyre”.
Andaj para ditës “D”, qytetarë të Republikës së Kosovës, bashkatdhetar të nderuar i keni në dispozicion 24 orët e heshtjes zgjedhore deri në momentin e votimit për të reflektuar pozitivisht. Vëni gishtin kokës e  mendohuni mirë para se të votoni, vota e juaj me 11 qershor vlenë më shumë se; 20, 50, 100 apo 1000  euro, është votë që përcakton të ardhmën e fëmijëve tuaj nesër.
Nëse vërtetë e dëshironi një qeverisje ndryshe, nëse pretendoni shtet ligjor e të barabartë për të gjithë, nëse e mendoni një jetë të dinjitetshme për veten dhe ardhmërinë e fëmijëve tuaj, mos i votoni ata që iu mashtruan për 18 vite rresht , ata që ua kthyen shpresat në iluzione, por mundësisht zgjidhni kandidatët më të mirë, me moral të pastër dhe integritet njerëzor, ata që kanë dije dhe vizion për ardhmëri.
Edhe pse aspak punë e lehtë kjo, shkaku i sistemit aktual zgjedhor, i cili ka krijuar vakumin mes kandidatëve dhe qytetarit, të votimit të obliguar për subjektin politik para kandidatit. Ky është më tepër se diskriminim që ju bëhet qytetarëve, duke ua pamundësuar shprehjen e vullnetit të tyre të lirë.
Megjithatë mosvotimi (bojkotimi) i së keqës apo votimi i së mirës parandalon zhgënjimin e juaj nga rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Edhe pse me 11 qershor nuk do të arrihet ndryshimi i pritur, mund të bëhet një hap para drejt ndryshimeve substanciale në zgjedhjet e radhës.

Kosova në heshtje zgjedhore, gjithçka gati për votimin e 11 qershorit

Kosova sot është në heshtje zgjedhore. Më shumë se 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote do të vendosin nesër, më 11 qershor për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë mundësinë që t’i votojnë kandidatët për deputetë pa afera korruptive duke mos ua dhënë mundësinë politike edhe një herë atyre që e kanë shkatërruar të ardhmen e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor. Kështu ka njoftuar KQZ-ja, e cila ka bërë të ditur se ka certifikuar rreth 30 mijë vëzhgues dhe ka bërë gati të gjitha materialet e nevojshme.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka hartuar planin operativ, ku një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të PK-së pritet të angazhohen këtë të diele.

Ndërkohë edhe përfaqësuesit e rrjetit të organizatave Demokracia në Veprim, kanë thënë se pavarësisht afatit të shkurtër kanë arritur t’i kryejnë të gjitha përgatitjet operuese për vëzhgimin e procesit zgjedhor.

Me këtë rast, DnV-ja ka njoftuar se do t’i mbulojë të gjitha qendrat dhe vendvotimet, duke përfshirë edhe vendvotimet në komunat veriore, por edhe komunat tjera me shumicë serbe.

Ndërkaq në veri pritet të jetë i pranishëm edhe misioni i OSBE-së, mirëpo jo për t’i monitoruar zgjedhjet, por për të ofruar mbështetje teknike…/Zeri/

Blerim Reka: Zaevi do të ndryshojë qëndrimin për Kosovën

Edhe përkundër deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se Maqedonia duhet të tregohet neutrale gjatë votimit “për” ose kundër pranimit të Kosovës në UNESKO, një pjesë e analistëve mendojnë se kjo mund të ndryshojë.

Analisti Blerim Reka mendon se prapëseprapë për shkak të përbërjes së kabinetit të qeverisë, dhe votave të shqiptarëve, qeveria e re nuk do ta problematizojë kyçjen e Kosovës në institucionet relevante ndërkombëtare.

“Kur e them këtë bindjen time e bazoj në tri fakte që nuk mund të injorohen assesi. Fakti i parë është që nuk mund të injorohet vullneti politik i 25%-shit të popullatës së këtij vendi, fakti i dytë është se nuk mund të injorohen votat të cilat edhe e sollën qeverinë e re, përkatësisht pa të cilat nuk do të mund të formohej kjo qeveri pa votat e partnerëve të koalicionit dhe sidomos është fakti i tretë që nuk guxon dhe nuk mund të injorohet është qëndrimi zyrtar i miqve tanë euroatlantik, pra i BE-së dhe SHBA-ve, të cilët zyrtarisht kanë thënë jo njëherë që do ta mbështesin, përkrahin, fuqizojnë anëtarësimin e Kosovës jo vetëm në UNESCO por në të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshi këtu edhe në Kombet e Bashkuara.”– ka deklaruar për Alsat-M, analisti Blerim Reka.

Ndërsa analisti Petar Arsovski mendon se qeveria në krye me Zaevin duhet t’i ndjek hapat e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me çështjen e Kosovës.

Për momentin Shkupi është e bllokuar në trekëndëshin Shkup – Beograd – Prishtinë për dy arsye: një, për shkak të pozitave dirigjuese të Beogradit dhe Prishtinës dhe për arsyen e dytë se qeveritë në Beograd dhe Shkup nuk janë prej dy partive të binjakëzuar siç ishte rasti në të kaluarën. Dhe në këtë aspekt mendoj se tensionet për këtë temë do të vazhdojnë të paraqiten, por Zaev duhet të ketë parasysh se shumica parlamentare momentalisht varet edhe prej votave të shqiptarëve si dhe prej koalicionit me partitë shqiptare në Maqedoni. Kështu që, prej Zaevit pres që ndjek lidershipin e faktorit ndërkombëtarë, dhe se në periudhën e ardhshme më aktive do të jetë përkrahja për Kosovën ndërsa për detyrë shtëpie do të ketë që me strategjinë në zhvillim e sipër, të ndërtojë raportet me Beogradin – tha analisti Petar Arsovski.

Kryeministri i ri Zoran Zaev në prononcimin e tij të fundit tha se Maqedonia duhet të tregohet mjaft e kujdesshme dhe të ndërtojë raporte miqësore si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë dhe se do të mbajë qëndrim neutral gjatë votimit të Kosovës për në UNESCO.

Unioni i Malazezëve të Kosovës ankohet “për presionet dhe sulmet e eksponentëve” të Listës Srpska

Përmes një kumtese për medie, Unioni i Malazezëve të Kosovës ka thënë se në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, eksponentë të Listës Srpska po “bëjnë presion, madje edhe dhunë fizike, te serbët e te malazeztë e Kosovës” dhe i ka quajtur ata armikun më të madh të këtyre popujve në Kosovës, transmeton Koha.net.

Ky është teksti i plotë i kumtesës:

Unioni i Malazezëve të Kosovës e dënon në mënyrën më të rreptë sjelljen e disa dhunuesve nga Lista Srpska, të cilët, në prag të zgjedhjeve parlamentare, po bëjnë presion edhe ndaj serbëve e edhe ndaj malazezëve, madje edhe fizikisht po sulen kundër tyre.

Ata, me sjelljen e tillë ndaj popullit të vet, konfirmuan pohimet tona më të hershme se Lista Srpska është armiku më i madh i popullatës ortodokse në hapësirën e Kosovës. Për këtë arsye besojmë se populli me guxim e dinjitet, siç i ka hije traditës sonë mijëvjeçare, do t’i dënojë në zgjedhjet parlamentare dhe përgjithmonë do të lirohet nga ta.

Me këtë rast ftojmë organet përkatëse të Kosovës, Policinë e Prokurorinë, që të mos i lënë qytetarët e vet në mëshirën dhe pamëshirën e dhunuesve, por t’i mbrojnë ata nga banditët e Listës Srpska.

Kosovë: 38 mijë të vdekur hiqen nga listat e votimit

Gjatë ditës së zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen të dielën, më 11 qershor, Policia dhe Prokuroria do të jenë 24 orë në gjendje gatishmërie.

Kështu u tha të mërkurën në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Departamentit e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kanë mbajtur tryezën me temën“ Drejtësi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në këtë takim Betim Musliu nga IKD-ja tha se kanë bërë përgatitjet për monitorimin e punës së Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Shpresoj që edhe ketë vit do të ketë proces të rregullt dhe pa incidente, sikurse zgjedhjet e kaluara, të cilat përmirësuan imazhin e Kosovës pas zgjedhjeve të 2010-ës, ku për të votuar dolën edhe personat e vdekur. Instituti jonë me vëzhgues do ta bëjë monitorimin e punës së Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit në ditën e votimit për të parë se a do të intervenojnë para apo pas mbushjes së kutive të votimit”, tha Musliu.

Në mënyrë që dita e votimit të shkojë pa incidente Prokuroria e Shtetit ka treguar se do të jetë 24 orë në shërbim më 11 qershor.

Laura Pula nga ky institucion ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë gjoba për ata që manipulojnë në vendvotime.

“Në mënyrë që procesi zgjedhor të shkojë në rregull Prokuroria e Shtetit ka dërguar 100 prokurorë në 38 komuna të vendit, në mënyrë që të jemi më afër qendrave të votimit 24 orë. Ndërsa për të gjithë ata që manipulojnë në ditën e zgjedhjeve me vota gjoba do të jetë nga 3 vjet deri në 5 vjet burgim”.

Në shërbim të qytetarëve 24 orë për këtë ditë do të jenë edhe Policia e Kosovës.

Naim Rexha nga ky Institucion ka thënë se që nga shpallja e zgjedhjeve Policia e Kosovës janë përgatitur dhe me profesionalizëm do të jenë në krye të detyrës.

Ai ka shtuar se në ambiente zgjedhore do të këtë edhe policë me rroba civile.

Xhemail Peqani nga KQZ-ja vuri në pah kohën e shkurtër për përgatitje, ndërsa bëri të ditur se nga lista e votimit janë larguar mbi 38 mijë persona të vdekur.

“KQZ-ja ka hartuar planin për zgjedhjet e 11 qershorit, edhe pse për shkak të kohës së kufizuar kemi pasur disa sfida, por ia kemi arritur të përgatitemi me material për atë ditë. Risi ketë herë ka qenë aplikimi online për ndryshim të vendvotimeve, ndërsa kemi larguar nga lista e votimeve mbi 38 mijë të vdekur”, ka bërë të ditur ai.

Në anën tjetër Mulë Desku nga PZAP-ja bëri të ditur se deri tash kanë pranuar 116 ankesa, 98 prej tyre kanë ardhur gjatë fushatës nga partitë të ndryshme, ndërsa theksoi se kanë shqiptuar gjobë në vlerë 64 mijë euro për ato parti që e kanë shkelur ligjin.

“Tre mosketierët ” e djallëzuar – Nga Faton MEHMETI

Në historinë e Francës, mosketierët ishin garda e mbretit. Ata kishin për detyrë që të mbrojnë mbretin e Francës prej sulmeve të jashtme dhe të brendshme në atë kohë kur fjalën kryesore e kishin klerikët krishter. Kinematografia botërore ka ngritur famën e kësaj garde përmes transmetimit të filmit të tre musketierëve ku tregohet një pjesë e historisë së Francës. Lojal ndaj mbretit, por në jetën e tyre ishin të lejuara prostitutet, alkooli, vjedhja dhe shumë vese të cilat mendja e kthjellët asnjëherë nuk mund t`i pranojë. Regjisorët e kësaj historie, këta musketier na paraqesin si heronj. Njerëz të cilët përballen me profanen dhe kërkojnë laicitetin e mbretërisë së tyre. Nga ky film ne marrim simbolikat dhe alegoritë e mundohemi që të përshkruajmë aktualitetet. Interesi i politikës i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë me 11 qërshor bëri bashkë tre akteret politikë në vend , një lloj grotesku përmes logjikës së tre muskutierëve “ një për të gjithë, tre për secilin “. Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në përrallën e Kosovës nuk mbrojnë shtetin ( kalanë) as sistemin e republikës ( “ monarkisë “ ) , përtej saj mbrojnë interesat e tyre të bizneseve. Këta muskutier ë po mundohën të peraqesin vetën si shpëtimtarët e kombit, mbrojtës të denjtë të shtetit dhe të ardhmës së saj.

Duke u munduar të shfrytëzojnë mungese kulturës së votimit nga shqiptarët, duan të marrin në duart e tyre fatin e Kosovës.

Në zgjedhjet e mëparshme banorët e Kosovësi tradicionalisht votonin ose për kandidatët e paraqitur duke mos i vlerësuar në bazë të kapaciteteve të tyre, ose për partitë në bazë të reputacionit të këtyre partive, duke menjanuar kualitetet e kandidatëve. Nëse banorët e këtij vendi do të votonin për kandidatët, atëherë ne do të kishim një demokraci liberale në Republikën e Kosovës me mundësi të shpejta për afrim drejtë strukturave Euro-Atlantike.

Në përgjithësi politike aktuale është edhe pronarja dhe manipulatorja më e madhe me patriotizmin, me ligjin, me shtetin, me shoqërinë, me partitë dhe me kushtetutën.

Mbase shqiptarët kësaj radhe sdo genjehen dot nga folklorizmat boshe, të cilat kanë sjellur këtë gjendje të mjere në vend. Tandemi i tre muskutiereve është rezultat i mjerimit te gjendjes, gjetjës së hapësirës si rezulat i keqqeverisjes dhe një populli që po fle. Janë bërë bashkë tre njerëz që urrehen nga interesi dhe duhen po nga interesi, tre muskutierë që mundohen secili të ia fusin tjetrit por i duhen njëri tjetrin. Janë të kombinuar në atë mënyrë qe nuk mundohen dot pa njëri tjetrin në këto zgjedhje, duke lënë anash inatat për interesa pa asnjë fijemorali dhe njerëzisë. Këta që deri

dje i kanë thënë njëri tjetri kriminel, këta që skanë asnjë fije mroal dhe etikë kerkojnë votat nga një popull heroik, i rraskapitur nëpër etapa të ndryshme të historisë. Tani është koha që ai shpirti heroik, mosnënshtrues dhe i drejtë i popullit shqiptarë të dal në pah, të injoroj tre muskutierët , të iu tregoj se më nuk gënjehmi. Janë tre muskutierët milioner mbi kurriz të një populli të varfur e jeton më më pak se 2 dollar në ditë.

Koha e muskutierëve të djallëzuar duhet të marri fund, populli më nuk është naiv.

Policia ndalon Aleksandër Jabllanoviqin

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se ka ndaluar dhe shoqëruar për në stacionin e Leposaviqit, Aleksandër Jabllanoviqin, aktualisht kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, parti kjo që garon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Arrestimi i Jabllanoviqit ka pasuar përfshirjen e tij në një zënkë, me ç’rast është thirrur policia, e cila pas kontrollit ka gjetur një armë zjarri te Jabllanoviqi, si dhe është konfirmuar se ai ishte edhe nën ndikimin e alkoolit.

Jabllanoviq është shoqëruar në polici bashkë me bashkëshorten e tij, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë,zëvendëskomandanti i policisë për veriun e Kosovës, Besim Hoti.

Aleksandar Jabllanoviq ka qenë për disa muaj ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë në largim të Kosovës, por më pas ishte shkarkuar.

Ai ishte edhe njëri prej themeluesve të Listës Serbe, por e cila nuk e njeh më atë si kryetar, andaj në zgjedhjet e 11 qershorit, kishte vendosur të garojë me një subjekt të ri politik, me emrin Partia e Serbëve të Kosovës.

PAN-i, vazhdim i errësirës politike! – Nga Florim Zeqa

Nën slloganin mashtrues “Fillimi i ri”, po  përgatitet edhe një vazhdimësi e errët e keqqeverisjes dhe katandisjes politike të shtetit tonë.
Dy partitë  e dala nga lufta, PDK dhe AAK, janë produkt i dy nga tri fraksionet e mëdha të shfaqura gjatë luftës çlirimtare. Ashtu siq ishin të ndarë dhe përçarë në luftë, vazhduan të jenë të tillë edhe pas lufte deri në ditët e sotme.
Bashkimi i të ashtuquajturve “krah të luftës” 5 minuta para orës 12 të natës, nga analist të ndryshem po vlerësohet me terma të ndryshëm, si; koalicion i frikës, kolacion i natës apo koalicion i natyrshëm!
Mbase ndonjëri prej konstatimeve mund të jetë i sakt sa u përket zhvillimeve dhe veprimeve të pasluftës e që janë të njohura mirë për opinionin e gjërë kosovar,si; uzurpator të pronave publike e private, të përvetësimit të pasurive shoqërore përmes procesit të egër të privatizimit, të kapjes së institucioneve shtetërore,…elemente këto që i bënën shumë nga komandantët varfanjak të luftës të shndërrohen në milionerë të pasluftës.
Mirëpo, bazuar në rrethanat e realizimit të bashkimit të “krahut të luftës” 5 minuta para orës 12 të natës, duke kaluar “vijat e kuqe”, nuk duket të jetë bashkim aq i natyrshëm siq po trumbetohet nga ana e tyre!
Ngase kalimi i “vijave të kuqe” nuk ndodhi për shkaqe të interesit nacional dhe as për kauzën e shtetit në të cilen thirren bartësit e koalicionit PAN.
Ky bashkim nuk ndodhi për të penguar Demarkacionin me Malin e Zi, as bisedimet e Brukselit dhe as krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit, sikurse që nuk do t’i sjellë vendit liberalizimin e vizave për levizjen e lirë të qytetarëve të “prangosur” në shtetin e Kosovës.
Ngjajshëm sikurse ndarjet dhe bashkimi i “krahëve të luftës” janë bërë për shkaqe personale dhe grupore. Si shmebull për të vërtetuar konstatimin e mësipërm, është fraksioni i PDK-së-NISMA, e cila është produkt i humbjes së privilegjeve pushtetore të një grupi njerëzish që u shkëputën nga “Amza” e tyre për t’u bashkuar sërish në PAN-in parazgjedhor.
Krejtësisht i befasishëm dhe i papritur është bashkimi i AAK-së me PDK-në në 5 minutat e fundit, pasojat e të cilit do t’i bartë AAK-ja për një përiudhë të gjatë kohore.
Është tepër e dhimbshme për liderin e AAK-së, zotin Haradinaj që kredibilitetin e fituar si rezultat i ndalesës katër mujore në Colmar të Francës ta humbas në mimutat e fundit!
Mbetët enigmë e pashpjegueshme, çka e detyroi Haradinajn t’i shkelë “vijat e kuqe” të përcaktuara nga vet ai, dhe çka e detyroi Kadri Veselin të heqë dorë nga kandidatura për kryeministër të vendit (shkak ky i prishjes së koalicionit me LDK-në)!
Poashtu enigmë e madhe do të mbeten edhe zhvillimet pasgjedhore në skenën politike kosovare, kur dihet fakti se asnjëri nga blloqet politike nuk do të arrijë t’i sigurojë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë së re.
Pak më shumë se enigmë do të mbetet fati i Ramush Haradinajt, a do t’ia arrijë të bëhet kryeministër dhe nëse po, sa do të qendroj në atë post!?
Përkundër shumë enigmave dhe paqartësive të mëdha, dihet qartë se slloganet zgjedhore të PAN-it; “Fillimi i ri”, “Drejtimi i ri”, “Për Kosovën”, etj nuk kanë asgjë të përbashkët me shtetndërtimin dhe të ardhmen prosperuese të qytetarëve të Kosovës, pasi në pyetje janë interesat personale të drejtuesve të siglës PAN, për vazhdimësinë e tyre në qeverisje dhe politikbërje, për ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive të kundërligjshme të krijuara pas lufte në Kosovë.
Se a do t’ia arrijnë krerët e siglës PAN të dëshmojnë para qytetarëve të kundërtën e asaj që ceka më sipër, se janë bërë bashk për të mirën e qytetarëve, do të mjaftojnë 100 ditët e para të qeverisjes së tyre.
Konsideroj se PAN-i është një koalicion i vonuar politik dhe tepër i dëmshëm për vendin, ngase në asnjë rrethanë, shkaktarët e katandisjes së vendit dhe thyerësit e shpresave të qytetarëve nuk mund të kthehen në shpëtimtar dhe as themeltar të një shprese të re, siq po trumbetojnë me slloganin mashtrues “Fillimi i ri”, i cili përveqse vazhdim i keqqeverisjes dhe kapjes akoma më të tmerrshme të institucioneve të shtetit, do të jetë vazhdim i “Status quos” dhe errësirës politike në vendin tonë.
Këtë më së miri e vërteton fakti i aderimit të disa gazetarëve dhe analistëve të njohur në tri shkronjat e siglës PAN, të cilët për qëllime personale ua kthyen shpinën qytetarëve dhe mediumeve për të cilat punonin, me shpresën për pasurim të shpejtë nga privilegjet e pushtetit.
Yryshi për pushtet, se edhe pak ka mbetur shtet!

Ymeri: Hoti është lapsi i Mustafës, Haradinaj është maska e Veselit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se pretendenti i tyre për kryeministër vendi, Albin Kurti, ka dëshmuar secilën etapë të historisë se nuk i nënshtrohet askujt tjetër pëeveç popullit të tij, derisa tha se ai është i pakrahaueshëm.

Këto deklarime Ymeri i dha në fushatën zgjedhore të sotme të mbajtur në Therandë, derisa shtoi se Kurti s’mund të krahasohet me kandidatët e tjerë për kryeministër.

Një gjë e tillë pasi sipas Ymerit, Avdullah Hoti nga LDK-AKR është lapsi i Isa Mustafës ndërsa Ramush Haradinaj nga PDK-AAK-Nisma, është maska e Kadri Veselit, transmeton Klan Kosova.

”Albini ka dëshmuar secilën etapë të vonë të historisë së Kosovës. Nuk dorëzohet, nuk i humb mendja, nuk i humb përkushtimi, nuk i rritet mendja, është njeriu më i kompletuar që i  nënshtrohet vetëm një gjëje, popullit të Kosovës dhe të mirës së përgjithshme”.

”Çka ki me krahasu me ata? Avdullah Hoti është lapsi i Isa Mustafës. Ramush Haradinaj u shëndrrua në maskën e Kadri Veselit”.

”Më 11 qershor, do t’ju themi se vota e popullit shkon për të zhvilluar Kosovën. Nuk ka vend në këtë botë që u ndërtua pa sakrifica e pa mund, po njerëzit tanë nuk lanë gjë pa sakrifikuar po ende nuk po e kanë një shtet të fortë”.

”Hajnia nuk lodhet kurrë e as nuk frymëzohet. Nuk krijon e nuk ndërton. Hajnat nuk dijnë cka është ndërtimi e cka është krijimi. Ne nuk humbim kohë me pazare e klane, dëshmojmë dijen tonë, përvojën tonë me programe e plane. Ne kemi planin për zhvillim sepse kemi dijen e mbi të gjitha guximin e ndershmërinë pa u frikësuar nga huliganët që kanë kapur shtetin”.

”Vetëvendosje e do një fond sovrane, duam të vendosim pronësi për pasuritë tona. Fondi sovran do investojë në rritjen dhe fuqizimin e Trepçës, Korporatë Energjetike të Kosovës e Postës së Kosovës. Qeverisja jonë do bashkëpunojnë në cdo hap me mërgatën tonë për realizimin e kërkesave të tyre”.

”Me Albin Kurtin Kryeministër, mërgata do përfshihet drejpërdrejti në vendimmarrje politike për zhvillimin e shtetit. Do ta bashkojmë tregun e energjisë me Shqipërisë. Me Vetëvendosjen do rivitalizohet sektori i bujqësisë. Do zhvillojmë ekonominë, është koha të jenë të bashkuar e të zhvilluar për të mirën e përgjithshme”, ka përfunduar Ymeri,

Monedhat virtuale arrijnë në Kosovë

Valuta virtuale

 

Monedha virtuale është shtrirë edhe në Kosovë, thonë ekspertë për çështje financiare. Kjo monedhë e quajtur ndryshe, Bitcoin, ekziston vetëm në rrjetet informatike, por me anë të së cilës mund të kryhen transaksione, sikurse me paranë e vërtetë.

Monedhat virtuale, paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online, media sociale, dhe më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen në jetën reale.

Flamur Keqa, ekspert për çështje financiare, thotë për Radion Evropa e Lirë, se këto monedha janë paraqitur edhe në tregun e Kosovës.

“Në tregun e Kosovës ka marrë përmasa paraqitja e saj dhe blerja nga ana e klientëve të ndryshëm. Dhe, realisht, këmbimi apo blerja me këtë, bëhet vetëm përmes marketeve dhe dyqaneve të ndryshme, ku këmbehet,por jo si valutë e prekshme”.

“Shumë persona apo individë kanë filluar t’i blejnë këto valuta virtuale. Realisht, kjo është një lloji valute që nuk ka një burim të saktë dhe në vetvete përmban rreziqe, sa i përket qytetarëve dhe individëve të ndryshëm”, thotë Keqa.

Në anën tjetër, zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, (BQK), në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se në Kosovë nuk ka instrument ligjor që e rregullon përdorimin e parave virtuale.

“Si rrjedhoje e kësaj, nuk ka njohuri nëse ka ndonjë biznes të vendosur në Kosovë, i cili ofron mundësinë e blerjes dhe përdorimit të këtyre llojeve të parave virtuale”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Por, në një komunikatë për media, të enjten Banka Qendrore e Republikës së Kosovës i ka paralajmëruar qytetarët lidhur me përdorimin e mundshëm të parave virtuale në Republikën e Kosovës.

Në komunikatë thuhet se përdorimi i këtyre parave nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.

Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale i njofton Banka Qendrore se nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura.

Por, Flamur Keqa, thotë përdorimi i valutave digjitale paraqitet si konkurrencë për valutat reale që i përdorim në jetën e përditshëm, rrjedhimisht është sfidë edhe për Bankat Qendrore.

“Kështu që, kjo paraqet një sfidë për rregullatorët, Bankat Qendrore në gjithë botën. Dhe, ata duhet të përqendrohen dhe fokusohen që të përcaktojnë rreziqet e saj dhe mundësisht të punojnë në drejtim që mos të ketë ndonjë pasojë për ata që hyjnë në treg me blerjen e këtyre valutave”, shpjegon Keqa.

Aktualisht, thuhet në komunikatën për media të Bankës Qendrore të Kosovës, është rritur mundësia e përdorimit të monedhave virtuale si mjete pagese për mallrat dhe shërbimet gjatë realizimit të shitjeve me pakicë, restorante dhe lokale argëtimi. Këto transaksione shpesh nuk shkaktojnë ndonjë tarifë ose ngarkesë, dhe nuk përfshijnë bankat.

 

Hoti: Duhet t’i normalizojmë çështjet për të shkuar drejt njohjes së Kosovës nga Serbia

Sot filloi zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë e cila do të zgjasë 10 ditë dhe do të përfundojë më 10 qershor. Ndërkaq, më 11 qershor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare

PRISHTINË – Me fillimin zyrtarisht të fushatës zgjedhore në Kosovë, organizata jo-qeveritare Lëvizja FOL organizoi forumin “FOL Hapur” ku i ftuar ishte Avdullah Hoti, ministri në largim i Financave të Kosovës dhe kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR (Lidhja Demokratike e Kosovës – Aleanca Kosova e Re).

Hoti duke folur për fushatën zgjedhore e cila filloi sot zyrtarisht theksoi se do të kenë takime me qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës. Ai njoftoi se kanë punuar bashkë më partnerët e koalicionit për të përgatitur programin qeverisës i cili do t’u shërbejë qytetarëve të vendit për katër vitet e ardhshme.

Gjatë bisedës sa i përket procesit të dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, Hoti tha se ky proces duhet të udhëhiqet dhe koordinohet nga kryeministri i vendit dhe theksoi se duan ta krijojnë një platformë të re të dialogut për t’i diskutuar të gjitha temat e rëndësishme. Ai tha se do të kërkojnë involvim të drejtpërdrejt nga partnerët amerikan përveç ndërmjetësuesit të këtij dialogu i cili është Bashkimi Evropian.

“Ne e shohim shumë të rëndësishme ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe fqinjësinë e mirë me të gjitha shtetet përfshirë edhe Serbinë. Duhet t’i normalizojmë të gjitha çështjet për të shkuar drejt temës me të rëndësishme në dialogun me Serbinë e që është njohja e shtetësisë së Kosovës”, u shpreh Hoti.

Kurse në pyetjen për shënimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, Hoti u përgjigj duke thënë se do të përfshihen të gjithë aktorët politik në çështjen e demarkacionit sepse nuk është temë vetëm e opozitës. Ai tha se kjo është temë e interesit shtetëror dhe pozita nuk mund ta zgjidh e vetme ku kërkohen 80 vota nga Kuvendi për ratifikimin e saj.

Shtylla kryesore e programit të koalicionit LDK-AKR është zhvillimi ekonomik për të cilin Hoti thotë se për një periudhë kohore prej 2 vite e gjysmë kanë shënuar rritje ekonomike tre herë më të lartë që nga fillimi i mandatit në vitin 2014.

Ai theksoi se shtyllat kryesore të programit janë zhvillimi ekonomik, punësimi dhe të ardhurat.

Sipas Hotit zhvillimi ekonomik duhet të gjenerohet nga sektori privat ku theksoi se qeveria e Isa Mustafës në mandatin e kaluar ka përmirësuar kushtet e të bërit biznes krahasuar me vitin 2014. Ai bëri të ditur se janë hapur mijëra vende të reja të punës duke theksuar se kanë arritur që për herë të parë të krijojnë vende të punës më shumë se numri i hyrjeve të reja në tregun e punës. Hoti pos tjerash tha se duhet të fillohet me mbledhjen e TVSH-së brenda vendit përmes bashkimit të Administratës Tatimore dhe doganore.

“Do të thjeshtësojmë më tutje sistemin tatimor të vendit. E kemi gati pakon fiskale 2 siç po e quajmë që është një listë e masave që do t’i fuqizojë jashtëzakonisht prodhuesit vendor. Do i bëj ata konkurrent me prodhuesit në rajon dhe më gjerë. Është për keqardhje që nuk është aprovuar deri më tani për shkak të pengesave brenda koalicionit qeverisës. Por unë ju garantoj që në ditët e para të qeverisë së ardhshme se kjo pako do të hyjë në fuqi”, deklaroi Hoti.

Ndërsa, sa i përket programit për fushën e bujqësisë, ministri në largim Hoti tha se pika parë e kësaj pakoje është fuqizimi i prodhuesve vendor duke i liruar ata nga çdo ngarkesë tatimore dhe të përgjysmohen importet bujqësore që nga javët e para të qeverisë së re.

“Në bujqësi kemi një program shumë konkret duke qenë se ende importohen sasi të mëdha të produkteve bujqësore. Dëshirojmë ta fuqizojmë dhe ta përmbyllim ciklin e prodhimit bujqësor nga prodhimi deri tek përpunimi dhe shitja e produkteve me një buxhet që do të jetë trefish më i lartë nga janari i vitit 2018”, theksoi Hoti.

Ndryshe, sot filloi zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë e cila do të zgjasë 10 ditë dhe do të përfundojë më 10 qershor. Ndërkaq, më 11 qershor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

10 ditët e gjata, të “mrekullive” të mëdha! – Nga Florim Zeqa

Edhe zyrtarisht për subjektet politike nisi fushata zgjedhore në muajin e shenjtë të Ramazanit, më ç’rast qytetarët e vendit do të kenë rastin të kënaqën më të gjitha “mrekullitë” e kësaj bote!
Si asnjëherë më parë do t’i kenë afër krerët e të gjitha partive politike, të cilët do të “hapin” shpirtin e zëmren para popullit të tyre. Mirëpo për dallim prej herave të tjera, kësaj radhe elektorati do të ketë rastin të votoj për tri blloqe të mëdha politike!
Në parim, krijimi i blloqeve parazgjedhore do duhej të thjeshtësonte vendimarrjen e qytetarëve në përcaktimin e votës së tyre, por do ta kenë akoma më të komplikuar situatën shkaku i koalicioneve të panatyrshme dhe bashkimit të opozitës me pozitën, si shprehja më e lartë  e imoralitetit politik.
Si çdo herë më zëmërhapur dhe më dorëlirë (me paratë e taksapaguesve) do të jenë pushtetarët, duke ju ofruar gjithëçka e çdo gjë të “respektuarëve”, votuesve të tyre.
Pushtetarët zemërhapur e dorëlirë me paratë e taksapaguesve
Do të shpenzohen shumë para të buxhetit të Kosovës, do të shtjerrën në maksimum edhe buxhetet e partive politike,…donatorët do t’i hapin llogaritë e veta për më të fortit e politikës në këmbim të marrjes së tenderëve nesër!
Sa vendet e punës do të “hapën”, sa kilometrat e asfaltit do të “shtrohen”, sa shkolla do të “ndërtohën”, edhe sa fakultete do të “hapën”, sa shumë komuna të reja do të “krijohen”, sa shiritat e “përurimëve” do të këputën gjatë këtyre 10 ditëve, sa shtallat e bagëtive do të vizitohen,…sa e sa familje do të ndihmohen me nga 2o, 30, 50 e deri në 100 euro më të vetmin qëllim që tua përfitojnë zëmrën varfanjakëve të shumtë të Kosovës.
Në televizionet publike dhe private qytetarët do të kenë rastin të shofin vetëm storie suksesi të pushtetarëve,…në anën tjetër do të jetë opozita, ajo që do të mundohet t’ua rikujtoj qytetarëve dështimet e shumta të pushtetit, por jo deri në atë masën e dëshiruar shkaku i bashkimit pozitë-opozitë në koalicione parazgjedhore.
Të gjitha subjektet politike në mënyrën e tyre mundohën të përfitojnë përgjatë këtyre 10 ditëve të fushatës në muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Sa shumë premtime, gënjeshtra e mashtrime do t’u servohen qytetarëve këtyre 10 ditëve të këtij muaji të shënjtë dhe “bereqetit” politik,…me të korrurat e të cilit do të ushqehen pushtetarët e rinjë në katër vitet e ardhshme.
Më shumë fat do të jenë lagjet dhe fshatrat në të cilat do të fillojnë projektet e fushatës zgjedhore, por akoma më më shumë fat do të jenë ata që presin përfundimin e tyre,…ngase shumë nga projektet e filluara nga fushata e kaluar zgjedhore kanë mbetë aty ku kishin nisur apo të papërfunduara akoma.
Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionera i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrenjti premtimet e tyre.
Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër,..që do të mbetët sërish duke pritur deri në zgjedhjet tjera pa e shijuar fare aromën e mrekullisë së premtuar.
Këtë shkrim e bëra për t’i thirrur ndërgjegjës qytetare në fillim të fushatës legale elektorale, që të mos bien pre e premtimeve boshe,…t’i vënë gishtin kokës e të mendojnë para se të votojnë, së vota e tyre sot vlenë më shumë se; 20, 50 apo 100 euro,…është votë që përcakton të ardhmën e fëmijëve të tyre nesër.
Ata që ju harruan dje kur iu dhuruat votën, do t’ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj me 11 qershor është votë që determinon të ardhmën e shtetit nesër dhe fatin tonë të përbashkët.
Se a do të triumfojë e vërteta para gënjeshtrave dhe programet demokratike para dogmave komuniste, mbetët të shihet pas numërimit të votave të 11 qershorit!
Zoti e bekoftë votën e lirë të njerëzve të lirë.

BE: Partitë në Kosovë duhet të publikojnë burimet financiare

Partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit, nënshkruan një deklaratë për rritjen e transparencës financiare, gjatë fushatës zgjedhore, e cila zyrtarisht fillon me datë (31.05). Mirëpo megjithë nënshkrimin e kësaj deklarate ku premtohet transparencë maksimale, ekspertët e ekonomisë bazuar në praktikat e mëhershme, thonë se partitë politike bëjnë shpenzime shumë më të mëdha financiare, krahasuar me mjetet që atyre iu ndahen çdo vit nga buxheti i Kosovës.

Deklarata për transparencën financiare nga partitë politike u nënshkrua në prezencë të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të KQZ-së dhe përfaqësuesve të zyrës së BE-së në Kosovë. Këta të fundit thanë se, transparenca financiare e partive politike e rritë besimin e elektoratit.

“Beso dhe verifiko”

“Llogaridhënia publike mbështetet në transparencën “beso dhe verifiko”. Kjo është e rëndësishme për partitë politike, që të fitojnë besimin e elektoratit. Presim proces zgjedhor, të drejtë, të lirë dhe kredibël. Ju bëjmë thirrje partive, që fushata te kryhet në pajtim me standardet demokratike. Zgjedhjet mbahen në kohë kritike për Kosovën, pasi janë reformat e saj lidhur me BE-në dhe gatishmëria e BE-së për të ofruar vëzhgues tregon sa ky është proces i rëndësishëm për BE-në”, tha Luigi Brusa, nga zyra e BE-së në Kosovë. Sipas tij, duhet të forcohet mbikëqyrja dhe kontrolli financiar dhe auditimet e pavarura.

Mungesa e auditimeve të pavarura të partive politike është e dëmshme për proceset demokratike, thotë Shpend Emini, nga Instituti Demokracia në Zhvillim, që do të jetë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve të 11 qershorit. “Kryerja e auditimit, kontrollit dhe zbardhja e fondeve të financimit të partive politike, do të ishte hap i madh drejt transparencës dhe llogaridhënies të subjekteve politike. Auditimi i rregullt i partive politike në Kosovë, është në interes të procesit të demokratizimit, ngaqë çdo shpenzim dhe pranimi i parasë nga partitë politike duhet t’i nënshtrohet mekanizimit mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës”, tha Shpend Emini, nga Instituti Demokracia në Zhvillim.

Në Kosovë – pa auditime

Në Kosovë asnjëherë nuk është bërë auditimi i fushatave zgjedhore në Kosovë, ndonëse këtë kompetencë e ka pasur kuvendi i Kosovës. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, shpreson që kësaj radhe do të ketë edhe auditim të fushatës zgjedhore. “Transparenca është një prej themeleve të demokracisë dhe shpresoj që këtë herë subjektet politike edhe pse ndoshta ka ndonjë paqartësi në ligj, vet do t’i bëjnë publike raportet financiare, të cilat ne si KQZ vetëm i pranojmë dhe pastaj i dërgojmë në Kuvendin e Kosovës. Pres nga subjektet politike dhe nga këtu i ftoj subjektet politike që ta zbatojnë ligjin”, tha Valdete Daka.

Ekspertët e konomisë nga ana e tyre thonë se ligji i obligon partitë politike që të publikojnë raportet e tyre financiare. Naim Gashi, ekspert i ekonomisë, i tha Deutsche Welles, se nëse shihen raportet financiare të partive politike ka shpërputhje shumë të theksuar.

Nuk është ndërtuar sistemi i besueshëm

“Në këto pak vite demokraci në Kosovë nuk është ndërtuar një sistem i besueshëm i burimeve financiare të partive politike. Partitë politike janë të obliguara me ligj që të bëjnë publike raportet e tyre financiare dhe ato e kryejnë këtë të ashtuquajtur obligim ligjor. Por nëse i shikojmë raportet e tyre financiare të cilat i kanë të publikuara në ëeb-faqet e tyre, aty vërehet një diskrepancë e madhe ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve që ne i shohim në fushata”, thotë Naim Gashi. Sipas tij, fushatat për zgjedhje në Kosovë shpenzojnë miliona euro, ndërsa deklarohen disa dhjetëra ose qindra mijëra.

“Bizneset në Kosovë e kanë pa që investimi në fushata zgjedhore përkthehet në projekte publike, pasi që partia e caktuar të vije në pushtet. Në fakt në Kosovë ekzistojnë kompani të lidhura me politikën, të cilave pushteti u krijon monopole dhe favore në treg, ndërsa ata i financojnë fushatat e tyre zgjedhore. Njëra nga arsyet e frenimit të zhvillimit ekonomik të vendit është pikërisht ruajtja e monopoleve dhe oligopoleve nga pushteti”, thotë Naim Gashi.

Partitë politike në Kosovë, të cilat përfaqësohen me deputet në kuvend marrin më shumë se katër milion euro nga buxheti i shtetit. Këto të holla ndahen në bazë të përqindjes së fituar në zgjedhje, përkatësisht ulëseve për deputet. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputet, ku 20 nga këto vende janë të rezervuara për pakicat kombëtare.

Haradinaj: Bashkëpunim me Tiranën, reciprocitet me Serbinë

“Kemi ngecje në ekonomi dhe është krijuar një distancë e pakuptimtë mes sipërmarrësve, fermerëve dhe të gjithë atyre që punojnë në Kosovë dhe qeverisë. Pra, duhet të krijojmë një lidhje të afërt me të gjithë ata që janë në punë dhe po ashtu duhet të lidhim njerëzit tanë në diasporë me punët që bëhen këtu. Këto janë çështje bazike që duhet trajtuar menjëherë”, deklaron Haradinaj.

Haradinaj thotë se dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjët dhe dialog me Serbinë. Por, në fokus ka lidhjet mes shqiptarëve.

“Beogradi nuk ka rol në Kosovë, nuk vendos për Kosovën. Ne jemi për dialog me fqinjët dhe dëshirojmë të forcojmë shumë bashkëpunimin me Tiranën zyrtare. Dëshirojmë ta bëjmë këtë në të gjitha fushat e jetës, pra në çdo lëm të rrisim shkëmbimet. Atë që prasheh BE’ja, qarkullimin e lirë ose një frekuentim më të madh të ideve, njerëzve dhe të mallrave. Ne duam të fokusohemi pikërisht në këto parime të BE’së, kurse me Serbinë jemi fqinj dhe nëse ata respektojnë reciprocitetin do ta respektojmë edhe ne”, thotë Haradinaj.

Moto e fushatës së tij është se, ka ardhur koha për ta bërë Kosovën përfundimisht shtet, pa u etiketuar me fusnotën e Brukselit.


Send this to a friend