VOAL

VOAL

Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj! – Nga Florim Zeqa

Colmari i Francës, përgjatë këtyre tre muajve të fundit u bë epiqendër e vëmendjes së shumicës së shqiptarëve të Kosovës. Këtij qyteti mesatar francez, për të mos thënë çdo çdo orë e çdo ditë, në çdo wikend dhe në çdo seancë gjyqësore ia mësyen me qindera shqiptar nga Diaspora dhe trojet etnike shqiptare.
Në mesin e atyre që e vizituan Ramush Haradinajn, përveqse bashkpartiakëve  dhe mbeshtetes të flakt të tij, kishte edhe bashkatdhetar të bindjeve të ndryshme politike, fetare apo ideologjike, që kaluan me qindra e mijëra kilometra rrugë për t’u takuar dhe shprehur solidarimizimin me Ramush Haradinajn, pengun e politikes vendore dhe ndërkombëtare. Por kishte edhe të atillë, që në Colmar të Francës shkuan në shënjë falemderimi dhe respekti per veprimet e guximshme të Haradinajt të para 11 viteve me rastin e ceremonisë së varrimit te Presidentit historik Ibrahim Rugova, ku falë Ramush Haradinajt, presidenti u varros me nderime të larta shtetërore nga Garda e TMK-së.
Ne Colmar te Ramushi shkuan edhe biznesmen dhe pseudo-patriot të profileve të ndryshme për interesa personale, sa për të zënë ndonje argat te Ramushi, me shpresën, që ai nesër do t’ua kthej si shperblim (kur te vie ne pushtet) me ndonjë tender apo sihariq tjetër.
Krerët shtetërorë, punët e vogla e fjalët e mëdha!
Ata që nuk shkuan fare të Ramushi në Colmar ishin liderët shtetëror, të cilët u mjaftuan me deklarata stereotipe; “Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm”. Deklarata këto sa për t’i hedhur pluhur syve opinionit tonë, se ndalesa e Ramushit i paska pikëlluar thellë dhe se këta do bëjnë çmos për lirimin e tij sa më të shpejtë, e në fakt mezi presin që Ramushin ta ekstradojnë për në Serbi.
Deri tek ky anashkalim ka ardhur si rezultat i një lidershipi të papërgjegjshëm, një klase politike të uritur për pushtet dhe neglizhencës  së institucioneve përkatëse shtetërore, të cilat për këto 18 vite nuk qenë në gjendje të ngrisin qoftë edhe një padi të vetme ndaj shtetit serb.
Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës, në fillim të maujit mars, përmes të cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinjat nga autoritetet franceze, duhet të jetë obligim ligjor edhe për presidentin, kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.
Në asnjë rrethanë, deklarimet individuale nuk paraqesin rrezik për grupet etnike joshqiptare në Kosovë. Andaj tendenca e krerëve shtetëror për shkelje të Rezolutes se Kuvendit, për nxitje të dialogut me Serbinë në Bruksel pa lirimin dhe kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë nuk mund të arsyetohet me asnjë lloj logjike, përveq asaj të nënshtrimit dhe vasalitetit ndaj Beogradit dhe Brukselit.
Përfundimisht, liderët shtetëror duhet të respektojnë unitetin e subjekteve politike në parlament, gjegjësisht Rezoluten e miratuar nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare dhe jo serbe në Kuvend. Në të kundërtën, do ta marrin etiketën e përçarësve fatal të skenës politike kosovare.
Çështja e ndalimit të Ramushit është rast unikal, dhe për lirimin e tij duhet të argumentohet me fakte pafajësia e tij e jo me deklarata boshe, sepse gjyqet e botës së civilizuar nuk pranojnë fjalë boshe e retorika politike me folklorizëm, por dokumente. Andaj liderët shtetëror në koordinim me Kuvendin e Kosovës është dashur nga fillimi të sigurojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë për përpilimin e dokumenteve e fakteve të bollshme për mbrojtjen e Ramushit e jo të shesin patriotizëm të përzier me folklorizëm,…ngase kështu bota demokratike dhe drejtësia ndërkombëtare nuk do të bindet asnjëherë me punët e vogla dhe fjalët e mëdha të liderëve shtetëror të Kosovës.
Të gjithë ata që janë angazhuar me shpirtë e zemër, pas lirimit të Ramush Haradinajt kanë arsye të ndjehen krenar, sikurse që, të gjithë ata që kanë bërë maskarada mashtruese, qoftë përmes deklaratave falso apo protestimeve jo të sinqerta duke u paraqitur si “mbrojtës” në njërën anë, ndërsa në prapaskenë  duke e sharë dhe akuzuar duhet të ndihen të turpëruar.
Është lehtë të lexohet (jo) sinqeriteti në fytyrat e njerëzve!

Pozita e korruptuar dhe opozita e dobët, fatkeqësi për popullin – Nga Faton MEHMETI

 

Opozita është jetike në një shoqeri të evoluar, ndërsa ne shoqeritë ende në proces të pjekurisë poltike dhe shoqërore roli i opozitës mbetet ende për t’u dëshiruar. Në shoqerinë politike shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, opozita asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e saj. Mbase nuk e kuptojnë rolin e tyre në opozitë, duke krijuar lukuni njerëzish nëpër bulevardet e kryeqyteteve për të shkaktuar kaos që pastaj ta përdorin si atu për vota, pa qene në gjendje të japin alternativa bindëse se s’i shoqëria shqiptare duhet ecur tutje, se si shqiptarët të kenë paga më të mëdha, taksa më të ulta, mjedis më të pastër, perspektive evropiane etj. Ndërkohë në një vend demokratik, opozita është jetike për mbarëvajtjen e demokracisë. Është jetike sepse ajo paraqet alternativat e saj, mendimin ndryshe nga ajo e mazhorancës qeverisëse. Si dhe metodat për të demonstruar altenativat e saj për mendimet ndryshe janë krejtësisht brenda suazave normale të demokracisë si dhe respektimit të bindjeve të tjetrit, kurse tek ne mendimi ndryshe konceptohet si armiqësi , duke u shëndrruar pastaj në urrejtje ndaj njëri tjetrit. Mendimi ndryshe është bazamenti i demokracisë, ndërkohë që urrejtja s’duhet të bëhet pjesë e opozitarizmit ndaj qeverisë dhe anasjelltas.

tek ne urejtja ndja nëjri tjetirt është skajmërisht e dëmshme dhe e rrrezikshme, duke përqar pastaj edhe popullin . Jo vetëm për demokracinë, por edhe për shoqerinë do të ishte mjaft e dobishme opozita të jetë e fortë, më e përgaditur se qeveria dhe me alternuese. Kjo është shenjë se e ardhmja e atij populli është me e ndritur, më premtuese dhe më e sigurt. Kurse tek ne ku opzitarizmi i vërtetë mungon, duke u kamufluar me të shara, me akuza nga më të rëndat dhe ngritjës së krimineleve dhe njerëzve që kanë probleme me ligjin kjo vërtet është e dhimbshme për atë shoqëri dhe mjaft dëshpëruese për të ardhmen e saj. Ne çdo vend të botës qëllimi i opozitës është që të jetë kudnërshtar i qeverriseje, natyrisht duke paraqitur alternativat e saj, si dhe duke bërë përpjekje që atë ta rrezoj nga froni i udhëheqjes. Nëe Kosovë nodh ajoq ëaskund nuk ndodh, ku opozita shënderohet në patericë të pozitës. As sot Kosova nuk ka opozitë të mirrefiltë, përvec sharjeve dhe mllefeve përsonale, pa paraqitur argumente se si do te verponin ata. Kjo edhe nuk po ndodh, pasi ka mungesë vizioni të tyre, por edhe mungesë besimi tek publiku, duke ditur se edhe ata dikur ishin në pushtet ose janë në ndonjë mëntyrë, qoftë në nivelin lokal etj. Edhe ata nuk kanë dëshmuar se qeverisin më mirë, dhe këtu zbërthehet syzheu i tragjedisë, ku qytetarët votojnë për alternativën më pak të keqe të mundshme, sepse e mira nuk ekziston. Edhe në Shqiperi rivalet politike e shohin njëri tjetrin si armik dhe jo si kundërshtar politik, deri aty ka arritur urrejtja sa më parë e duan njëri tjetrin të vdekur se sa te sukseshëm. Populli në kuvend përfaqësohet nga njerëz jo të ndërshem si nga pozita edhe nga opozita, fatkeqësisht ata e meritojnë plotësisht që të quhen rrugaçë dhe jo deputetë, sepse edhe veprimet e tyre, edhe fjalori i tyre, edhe sjellja e tyre ndaj kundërshtarëve politikë janë as më shumë e as më pak, veprime dhe sjellje prej një rrugaçi. Në vend që të ishin shembull janë shëndrruar në shtresen më të urryer të shoqerisë.

Opozita nuk ka prodhuar opozitarizëm por konflikt në vend të ideve, mungesë shkurtimi të “ jetës “ qeverisë duke ia zgjatur asaj, mungesë dëshmimi se janë më të mirë se ata në pushtet si dhe duke u bërë palë me qeverisjen në shëndrrimin e shtetit në plantacion privat të tyre.

Nëse për qeverinë mungesa e opozitës reale është lehtësuese, për qytetarët është fatkeqësi.

Kosova dhe Shhqipëria kanë mungesa të shumta të opozitarizmit si politik, shoqëror dhe intelektual, thuajse çdo gjë këtu është në rregull dhe jetojmë si në parajsë. Jemi katandisuar nga mungesa e vlerave , ndër to edhe mungesa e opozitarizmit e kjo pasyqron nivelin e ulët shoqëror dhe politik që karakterizon shoqerinë shqiptare në të dyja anët e kufirit.

Video – Sot Dita e Eksodit: një milion shqiptarë të Kosovës u detyruan të shpërngulen në Shqipëri e Maqedoni

Sot shënohet përvjetori i eksodit të shqiptarëve, kur gjatë luftës në Kosovë 1998/99, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat e armikut të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë.

 

 

BIK: Sulmi në xhaminë e Llabjanit dëmton përpjekjet për mirëbesim ndërfetar dhe ndëretnik

BIK, foto nga arkivi

 

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar për sulmin në xhaminë e fshatit Llabjan të komunës se Novobërdës.

Në një reagim për media të kësaj Bashkësie, thuhet se “sulmi, përdhosja dhe demolomi i objekteve e simboleve fetare, përveç që është akt i papranueshëm, është veprim që dëmton seriozisht përpjekjet e komuniteteve fetare për krijimin e mirëbesimit ndërfetar e ndëretnik” .

Të shtunën pasdite, thuhet në reagim, se kjo xhami është demoluar nga një pjesëtar i komunitetit serb, i cili përveç dëmtimit të xhamisë ka bërë edhe përdhosjen e sallës së lutjeve si dhe “ka dëmtuar e përdhosur lehvat me ajete nga Kurani famëlartë që kanë qenë të vendosura në muret e xhamisë”.

“Sulmet e tilla dhe përdhosja e objekteve fetare nxisin e ringjallin urrejtje, mos durim e dhunë, frikën dhe klimën e mosbesimit tek popullata e Kosovës, andaj duhet angazhim i të gjithëve që këso veprime të mos na përsëriten”, thuhet ndër të tjera në reagimin e BIK-ut.

Për sulmin ndaj xhamisë në Llabjan kanë reguar edhe përfaqësues të Listës Serbe. Përfaqësuesi i kësaj Liste, Slavko Simiq sulmin ndaj xhamisë e ka quajtur akt të turpshëm, kurse ka ftuar qytetarët që të ruajnë paqen.

48 orë ndalesë për serbin që demoloi xhaminë në Llabjan të Novobërdës

I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, serbit i cili demoloi brenda dhe jashtë xhaminë në fshatin Llabjan të Novobërdës.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin Koha.net, zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Nuk dihet ende për motivet që e kanë shtyrë qytetarin e Kosovës me kombësi serbe, me inicialet B. F., i lindur më 1992.

Demolimi i xhamisë nga ana e këtij personi kishte ndodhur në orët e pasdites, menjëherë pas së cilës është njoftuar Policia e Kosovës.

“Njësitet patrolluese kanë dalë me urgjencë dhe nga hetimet e para është parë që në xhaminë e fshatit ka disa dëme në brendi të xhamisë, janë thyer disa orendi aty brenda, është thyer jashtë një matës i rrymës”, ka thënë Hashani, teksa ka treguar se shpejt është identifikuar i dyshuari, i cili më pas është ndaluar nga zyrtarët policorë.

“I njëjti besohet se është i involuar në raste të njëjta për dëmtim pronë, në një shkollë në Llabjan, së paku dy-tri shtëpi, të gjitha këto dyshohet se lidhen me këtë person”, ka shtuar ai.

Vështrim Po na sundojnë ata që na përçanë!! – Nga Skënder MULLIQI

  Po na sundojnë ata që na përqanë  vite më radhë. Po na sundojnë ata të cilët kan krijuan shtet për vete, për ilake , për shokë, për militantë partiakë…E kan kapur shtetin ata të cilët janë analfabetë potencialë, më diploma të blera , sahanlëpirësa, njerëz dinak dhe frikacakë , hajna e hoshtaplerë politikë  …Në anën tjetër kemi të gjithë neve  , e para së gjithash rininë e cila po sorollatën  në rrugë , në kafene , ne bastore ,ne lojëra të  fatit… Të gjithë neve ne  njerën anë po jetojmë keq e më keq nga të parët të cilët po grabisin qdo gjë para vetit , duke lënë tokë të djegur pas veti…Njeriu ynë secilën e ditë e më shumë po është I traumatizuar , I demoralizuar , gjithnjë e më shumë po i vizitojnë klinikat neuropsikiatrike nga depresioni gjithnjë në rritje …Kemi pasur më  bollëk njerëz pas luftës të cilët nga deprimimi  kan bërë edhe  vetëvrasje ..Kan bërë vetevrasje edhe pjestarë të UÇK-së të cilët kan mbetur në meshirën e fatit…Ata të cilët janë ngjitur në pushtet po jetojnë si në parajsë më para të vjedhura të popullit, po jetojnë një jetë luksoze , nuk po prekin përtoke …Nuk do të kemi ndryshime pozitive në këtë shtet deri sa në pushtet e kemi këtë kastë politike  . Këta moti janë tjetërsuar nga populli , zatën nocioni popull  për ta kaherë ka perënduar. Këta  nuk po  kan ndërgjegje dhe as moral politikë për të gjitha këto negativitete shoqërore të cilat qëllimisht i kan shkaktuar . Po qmistojnë gjithafarë maskaradash politike për tia zgjatur vetit pushtetin , në vend që të krijojnë zhvillim të gjithëmbarshem dhe mirëqenje  .

 Kemi një kryetar shteti figurë kontraverse , një përson I cili i ndryshon qendrimet për një ditë, pa i llogaritur dëmet politike . Kemi një kryeminister dinak dhe idhnak të tipit komunist I cili nuk ka hequr dorë nga forma komuniste e sundimit mbi masën . Kemi një shef të ekzekutivit I cili bashkë më presidentin e shtetit firmosen bllanko pa e pyetur shumë   sovranin popull. Madje, moren  guximin të firmosin edhe humbje territorësh në veri dhe në jug të Kosovës. Kjo klasë politike moti e ka humbur rrugën në oborr  . Në fakt po dinë mirë më abuzu më të mirat materjale .Po e kthejnë secilën ditë e më shumë Kosovën në funeralë … po e varrosin të ardhmen e brezave që po vijnë . Na kan izoluar si ne geto. Po na I humbin miqët tanë  në botë  secilën ditë e më shumë .Kan zgjedhur metodat e shantazhit dhe të frikës .Po i linçojnë kundershtarët e vet politikë më metoda fashizoide  të veprimit.Po ndihen të lumtur në tragjedinë e shumicës. Këta po ndihen të pa prekshem , po ndihen si Zot mbi këtë tokë .Kjo kastë në pushtet disa kanë qenë e shumica janë shëndrruar në hajna , janë  bërë njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar . Gjithashtu janë rrethuar më njerëz pa kurrizor, më njerëz servilë . Kjo është fatkeqësia jonë e madhe .Na është mbushur aparati shtetror më  njerëz të pa dijshem , të pa dinjitetshem madje po e mbajnë  edhe llogon e tradhëtisë … Sigurisht së këta në krye të shtetit e kan humbur moti besimin e popullit, e kan humbur kredibilitetin dhe autoritetin nese e kan pasur ndonjëherë .Kan filluar haptazi dhe fshehurazi të na kthejnë në vitet e 90-ta .Dhe , për qudi pas gjithë këtyre të keqijave të cilat na kan vërshuar nga të katër anët , prap po kërkojnë respekt?! Të gjithë ata të cilët nuk mendojnë më  kokat e tyre po i satanizojnë  .Këta po na ndryshojnë edhe historinë për  së mbrapshti. Kjo kastë politike moti ka merituar të hudhët në bërllogun e historisë, e kishin rastin më të mirë që të mbesin në histori për të mirë .Këta meritojnë fshikullima në rrugë,  nga dritarët … Këta meritojnë qdo  lloj përqeshjeje …Këta e dinë mirë së populli vonon por nuk harron. Nuk harron më I ndëshkuar rënd më votë  dhe do ti ndëshkon për manipulimet e deri tashme .Do ti pret gjithsesi ndëshkimi sepse rregullisht për shumë vite manipulan më votën , manipulan më kërkesat reale të popullit .Me duket mua së nuk do të përseritet më kurrë që vota të shkon bllanko .Mu për atë kjo kastë në pushtet edhe nuk po ndihet rehat .  Mjaftë qytetarët tanë duruan padrejtësi në kurrizin e tyre . Mjaftë duruan duke jetuar keq në një vend i cili i ka të gjitha predispozitat për të jetuar mirë . Mjaftë i duruan të pa moralet dhe të pa ndërgjegjshmit politikë në krye të shtetit.  Diqka është tashmë e sigurt. Rinia jonë pas një kohe të gjatë janë duke e kuptuar rolin e vet në shoqëri . Duhet ta tregojnë  fuqinë e tyre edhe politike, nese dëshirojnë një të ardhme më të mirë …Mos të harrojnë se vëtem duke u inkuadruar më shumë  në rrjedhat shoqërore politike të vendit edhe mund ta ndryshojnë situatën në favor të tyre …

44 ambasadorët e vegjël të muzikës nga Gjakova

17 instrumentistë dhe 27 koristë nga Kosova kanë shfaqur një koncert në Binningen të Basel-Land-it së bashku me po kaq moshatarë të tyre nga Zvicra

Vargu i tyre është i gjatë dhe pamja që ofrojnë është impozante: rreth 100 nxënës, instrumentistë e koristë ngjiten në skenë nën duartrokitjet e qindra spektatorëve. Gjysma e artistëve janë nxënës të shkollës së muzikës, “Prenkë Jakova” të Gjakovës dhe gjysma tjetër, nikoqirë, nga Binningen-Botmingeni në afërsi të Bazelit.

Skena vërshohet nga një kombinim ngjyrash kuq-zi-bardh, të kostumeve të artistëve të rinj. Këto pamje do të mbeten gjatë në kujtimet e të gjithë pjesëmarrësve por në veçanti të atyre 44 nxënëseve e nxënësve gjakovarë që kanë ardhur për të dhënë koncert në Zvicër.

“Dua mëngjeset e majit” është kënga e parë korale me të cilën paraqiten koristët nën dirigjimin e Astrit Pallaskës. Pastaj vijnë këngët tjera të njohura nga tradita e muzikës korale shqiptare. Në kor, ashtu sikurse dhe në orkestër janë bërë bashkë nxënësit nga të dy shkollat.

Siç thotë Kastriot Sada, drejtor i shkollës së muzikës nga Gjakova, këtu janë 17 instrumentistë dhe 27 koristë nga Kosova. Ai më tutje tregon për albinfo.ch se si kanë koordinuar punën me shkollën nikoqire. “Disa muaj më parë ne i kemi marrë partiturat për këngët dhe pjesët instrumentale që i interpretuam sonte këtu. Po kështu edhe shkolla e këtushme ka marrë partiturat tona, kështu që ne kemi ushtruar në mënyrë paralele dhe kur kemi ardhur këtu, sigurisht e kemi pasur më lehtë të koordinohemi”.

Dorothea dhe George Fankhauser

Ndërsa për sjelljen në Zvicër të një grupi kaq të madh nga Kosova (44 nxënës plus 5 të tjerë), meritat i kanë çifti Dorothea dhe George Fankhauser, të cilët prej 12 vitesh angazhohen për të ndihmuar (kryesisht)  arsimin muzikor në Gjakovë dhe më gjerë, në Kosovë. Nderkaq, thekson Sada, ka qenë shkolla e këtushme muzikore dhe drejtoresha e saj. Letizia Walser që kanë mbuluar udhëtimin e mysafirëve nga Gjakova në Zvicër. E për strehimin dhe ushqimin e të gjithëve janë kujdesur familjet zvicerane, prindërit e nxënësve të cilët vitin e kaluar kanë qenë në Gjakovë me të njëjtin mision, mbajtjen e koncerteve të përbashkëta”.

Por a ka pasur ndonjë vështirësi të natyrës burokratike për të sjellë një grup kaq të madh nga Kosova në Zvicër, kur dihet regjimi i vizave të cilit vazhdon t`i nënshtrohet Kosova…?

“Jo, aspak, pasi që me aktivitetet tona janë të njoftuara  tashmë, si Ambasada e Zvicrës në Kosovë ashtu dhe institucionet e këtushme”, thotë  George Fankhauser i cili bashkë me të shoqen Dorothea është “fajtori” kryesor për zhvillimin e këtij dhe aktiviteteve tjera të kësaj natyre tash sa vite. Ai lavdëron sjelljen e nxënësve, duke iu referuar fjalëve mirënjohëse të familjeve mikpritëse. “Ne kemi pasur më pak nxënës se sa familje të interesuara për t`i strehuar ata”, thotë ai, i entuziazmuar me faktin se gjithçka po rridhte mirë në këtë aktivitet. P

Pastaj edhe vetë George ngjitet në skenë si “përforcim” për korin e përzier, i cili interpreton këngë nga literatura muzikore shqiptare dhe botërore.

Tre dirigjentët

Në program, veç këngëve të njohura shqiptare, të përpunuara, si “Kroi i fshatit tonë”, “Me lule t`bukura”, “Moj e bukura More” etj., bëjnë pjesë edhe vepra muzikore me kërkesa të mëdha, si:  “Air” e Bachut, “Hallellujah” e Händel-it, “Ode e Lumturisë” nga Simfonia e Nëntë e Beethovenit, “Adiemus” e Carl Jenkinsit etj. Dhe, nën dorën e sigurt të dirigjentëve:  Christian Reichert, Pëllumb Vula e Astrit Pallaska sfidat u kaluan me sukses, siç e tregoi edhe reagimi me entuziazëm i publikut në sallë, i përbërë kryesisht nga zviceranë.

Por, krahas sfidës artistike të kaluar me sukses, që paraqiste koncerti për nxënësit artistë nga Gjakova, një sfidë e llojit tjetër për ta ishte vizita në një vend si Zvicra. Çdo gjë që kanë parë ata gjatë kësaj jave në Bazel e rrethinë përbën një përjetim të paharrueshëm për ta. Është hera e parë që vijnë këtu dhe në çdo hap janë përcjellë nga dashuria, mikpritja dhe zemërgjerësia e nikoqirëve.

“Këtu kemi kaluar tepër mirë dhe çdo gjë për ne ka qenë e re, e pakrahasueshme me ato që kishim parë deri tash”, thonë për albinfo.ch Entela Qarkagjija dhe Endrit Berisha, dy nga nxënësit instrumentistë nga Gjakova. Ata sapo kanë zbritur nga skena, dhe duke mbajtur violinën respektivisht violonçelin në duar, duan një fotografi për kujtim. Nesër do të kthehen në Kosovë me kujtimet më të bukura nga Zvicra, Bazeli.

Për desert, çokolatat zvicerane 

“Na ka pëlqyer gjithçka: duke filluar nga qyteti, vozitja me tramvaj, me barkë nëpër Rajnë, rregulli në trafik, çdo gjë”, thonë Entela dhe Endriti. Ndërsa mikpritja në familjet e nxënësve zviceranë, është një kapitull më vete. Ata, bashkë me shkollën mikpritëse, përveç ushqimit e strehimit, kanë siguruar për mysafirët e tyre edhe shëtitje nëpër qytet, biletat e tramvajit, vizita në objekte të ndryshme turistike etj.

Nikoqirja e aktivitetit, drejtoresha e shkollës së Muzikës në Binningen-Bottmingen Letizia Walser ka përshëndetur në fund të gjithë ata që kanë kontribuuar për realizimin me sukses të këtij projekti. E vargu i tyre ishte i gjatë… Ajo ka pershëndetur edhe Ambasadën e Kosovës në Bernë, gjegjësisht zyrtarin e saj të lartë, Mustafë Xhemailin i cili ishte i pranishëm në koncert. Por, siç ka theksuar Walser, ditët e lodhshme por dhe të lumtura të kaluara bashkë, po kurorëzohen me një koncert të mrekullueshëm, që veç vlerave artistike shpërfaq edhe mesazhe miqësie e mirëkuptimi në mes vendeve dhe kulturave të ndryshme. “Sado të largëta që të jenë, ato i bashkon muzika dhe dashuria për artin”, ka thënë ajo në përmbyllje.

Dhe fare në fund, aktivitetin znj. Walser e ka përfunduar në mënyrën më të ëmbël të mundur: Duke u dhuruar nxënësve nga Gjakova nga një çokolatat zvicerane./Burimi:albinfo.ch

Kosovë, plane për sulme ndaj udhëheqësve politikë?

Në Kosovë autoritetet thanë se kanë marrë informata që grupe të caktuara kanë planifikuar sulme ndaj disa udhëheqësve institucionalë dhe politikë të vendit,

Këto njoftime u bënë publike në një komunikatë të Këshillit për Siguri të Kosovës në të cilën thuhet se “pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, ky këshill informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues“.

Në njoftim thuhet se “grupet e tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës“.

Njoftimi pasoi shkrimet në mediet vendëse për shtim të masave të sigurisë gjatë kremtimeve me rastin e festës së pashkëve nëpër kishat e Kosovës si dhe njoftimet se ambasadat amerikane në Prishtinë, Shkup e Tiranë kanë paralajmëruar qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm gjatë kremtimeve dhe “gjatë pjesëmarrjes në festivale apo ngjarje të caktuara”.

Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vëmendshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, thuhet në këshillën që ambasadat amerikane u kanë shpërndarë qytetarëve amerikanë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës që ishte mbledhur edhe të enjten, tha të premten se shqetësimet lidheshin më planet e për veprime kundër disa udhëheqësve institucionalë dhe politikë të Kosovës

Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës“, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së udhëheqësve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale.

Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile. Ndërkaq, organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë“, thuhet në njoftim.

Ndërsa policia e Kosovës tha se gjendja aktuale e sigurisë së përgjithshme në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme.

Në një njoftim të policisë thuhet se ajo është duke zbatuar “disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia e Kosovës çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike“.

Tash për tash autoritetet nuk kanë dashur të japin më shumë hollësi.

Shefi i UNMIK-ut kërkon hetim ligjor për deklaratat e Daut Haradinajt

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë që të bëjnë hetime lidhur me një deklaratë të Daut Haradinajt, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kërkesën e tij, Tanin e ka bërë përmes një komunikate për medie, ditën e hënë, duke thënë se “deklarata e deputetit të Kuvendit të Kosovës, përmbante gjuhë të urrejtjes dhe kërcënim për pastrim etnik”.

Në komunikatë, Tanin u ka bërë thirrje “autoriteteve gjyqësore për të kryer hetimin e nevojshëm të këtij incidenti dhe të marrë masat e duhura në përputhje me ligjin e Kosovës”.

Administrata e UNMIK-ut, nuk ka komentuar më shumë në lidhje me deklaratën e lëshuar nga shefi i këtij misioni në Kosovë, Zahir Tanin.

Zëdhënësja e UNMIK-ut në Prishtinë, Sanam Dolatshahi, në një përgjigje me shkrim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjithçka është thënë në deklaratën e shefit të UNMIK-ut.

“Siç është thënë në deklaratë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë thirrje për hetime në harmoni me ligjet e Kosovës”, ka thënë Dolatshahi.

Kërkesa e shefit të UNMIK-ut drejtuar autoriteteve të drejtësisë, pas deklaratës që deputeti Daut Haradinaj e ka dhënë gjatë një interviste në Radio Televizonin Dukagjini, ku ka folur lidhur me mundësinë e ekstradimit në Serbi nga autoritetet franceze, të vëllait të tij, liderit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinajt.

“Në rast se gabojnë të bëjnë këso veprimesh, atëherë, ata le të bëhen gati për tema më serioze. Nëse duan Kosovën etnikisht të pastër, pa serb, le të bëjnë hajgare me Ramushin”.

Shefi i UNMIK-ut, Tanin, të mërkurën ka pasur takim me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme. Anëtari i këtij komisioni, Pal Lekaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kishte kërkuar sqarime nga zoti Tanin, lidhur me kërkesën e tij.

“Ai tha ‘nëse ka hapësirë për tu hetuar, atëherë është çështje e brendshme e juaja’. Kam kërkuar sqarim dhe kam ngritur edhe një paralele, me prononcimin e ish presidentit të Serbisë Nikoliq, kur ai pati thënë ‘unë jam i gatshëm të marrë armët dhe bashkë më djemtë të shkojë të luftojë në Kosovë, t’i luftojë shqiptarët’. Prandaj, asnjë ngritje, asnjë shqetësim nuk e ka treguar UNMIK-u dhe shefi i UNMIK-ut që është në Kosovë dhe në këtë drejtim, i kam thënë që ‘duhet të jeni të barabartë dhe të mos jeni të njëanshëm’, sepse këso deklaratash bëjnë për çdo ditë zyrtarët më të lartë të shtetit të Serbisë”.

Sipas deputetit Lekaj, deklarata e Daut Haradinajt është keqkuptuar dhe se domethënia e kësaj deklarate është që “Serbia po mundohet të bëj pastrim, me veprimet e saj ndaj zotit Haradinaj”, i cili sipas tij, “politikisht gjendet në Francë”.

Por, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e ka cilësuar deklaratën e Daut Haradinajt si të pamatur dhe të papranueshme.

Por, megjithatë, sipas tij, kërkesa e shefit të UNMIK-ut për hetim të deklaratave të Haradinajt, nuk është përcjellë me ndonjë fakt për ndonjë veprim të Haradinajt që ndërlidhet me deklaratën.

“Nuk e di se a ekziston një bazë ligjore që të bëhet kjo. Mirëpo, është e qartë, së paku deri më tani, që nuk ka pasur asnjë veprim të zotit Daut Haradinaj, që kishte lënë për tu kuptuar se po bëhet diçka konkretisht për deklaratën e tij të dhënë më herët. Do të thotë, ne nuk kemi parë as edhe ndonjë veprim më të voglin. Prandaj, nuk e di nëse ka pasur të drejtë përfaqësuesi i UNMIK-ut që të kërkojë nga prokuroria që ta hetojë këtë rast”.

Blakaj ka shprehur përshtypjen se “shefi i UNMIK-ut i ka dhënë rëndësi më të madhe se sa që duhet” deklaratës së deputetit Haradinaj.

Deklarata të ngjashme, madje edhe më të rënda, sipas tij, janë në diskursin e përditshëm të politikanëve dhe drejtuesve të institucioneve në rajon, e sidomos në Serbi dhe ndaj të cilave, nuk ka pasur reagime të ngjashme sikurse ndaj deklaratës së Haradinajt.

Në anën tjetër, me gjithë kërkesën që Radio Evropa e lirë e ka bërë në Prokurorinë e Shtetit të Republikës së Kosovës, që të sqarojë nëse ka bazë për hetimin e Daut Haradinajt lidhur me deklaratën e tij, zyrtarët e prokurorisë deri më tash nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje. (REL)

Senatori John McCain dekorohet me “Urdhrin e Lirisë” –

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”, senatorin amerikan John McCain.

I pari i Kosovës gjatë takimit me McCain u shpreh se “në botë ka pak njerëz që i çmojnë më shumë se ju vlerat e lirisë”.

“E tërë jeta juaj është monument i gjallë në përpjekjet për liri. Në ditët tona më të vështira si komb, ne gjetëm ngushëllim në shëmbëlltyrën tuaj. Ju u bëtë zëri ynë kur ne nuk kishim zë. Ju me punën dhe angazhimin tuaj për çlirimin e Kosovës, keni dëshmuar se liria nuk është vetëm e drejte e të fortit, por e drejtë fundmentale e secilit komb dhe secilit vend”, ka thënë ai

Mccain, aktualisht është senator ne Kongresin e SHBA-ve, nga radhët e partisë republikane. Ai ka qenë njëri nga kandidatët kryesor për presidenti të SHBA-ve, në vitin 2008.

Kosovë, kërcënohet gazetari Musa Mustafa

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur i shqetësuar më njoftimet se gazetari nga Mitrovica, Musa Mustafa, është kërcënuar me vrasje nëpërmjet një mesazhi telefonik.

“Ne e kemi pritur me shqetësim këtë kërcënim dhe njëkohësisht kërkojmë nga hetuesia që sa më parë të hetoj rastin. Raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate.

Gazetari Mustafa, i cili është drejtues i portalit “Infojeta.net”, ka denoncuar në polici një mesazh nëpërmjet të cilit është kërcënuar në gjuhën serbe. Në mesazh ai kërcënohet me vrasjen e tij dhe zhdukjen e familjes ‘nëse shkruan kundër serbëve”.

Ai mendon se “kërcënimi ka të bëjë me një seri shkrimesh që kanë të bëjnë me funksionimin e strukturave paralele të policisë së Serbisë në veriun e Kosovës, funksionimin e grupeve të tjera të paligjshme dhe krimin e organizuar në atë zonë”.

OBSH e vendos zyrën e saj në Prishtinë nën përkujdesjen e zyrës së Beogradit

Zyra në Kosovë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) është vendosur nën ‘përgjegjësinë’ e Zyrës në Serbi, duke ndryshuar, siç thonë zyrtarët e saj në Prishtinë, një praktikë të ndjekur për vite me radhë të funksionimit të saj të shkëputur nga ‘përgjegjësia’ e Beogradit.

Ndryshimet në statusin e Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, thonë zyrtarë të saj, erdhën në kohën e pritjes së emërimit të një zyrtari udhëheqës të zyrës, pas largimit të drejtuesit të deritashëm.

Por, drejtues të OBSH-së i thanë Radios Evropa e Lirë se Kosova sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk është pranuar si një vend anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe siç thuhet “Rezoluta obligon ligjërisht të gjitha entitetet e sistemit të OKB-së”.

Menaxherja ekzekutive për Marrëdhënie të Brendshme dhe Komunikime të Korporatës, zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Licari Lucianne, i tha Radios Evropa e Lirë, se Zyra në Prishtinë “është e regjistruar si një zyre në terren që është e përkushtuar, siç tha, ‘të punojë në bazë të kërkesave nga një territor i caktuar’.

“OBSH ka shumë zyra terreni globalisht dhe vetëm në OBSH-Rajoni Evropian janë katër të tjera, përfshirë një në Gazantiep dhe gjithashtu një në Banja Llukë. Të gjitha zyrat e terrenit konsiderohen si nën-zyra të një zyre vendore (shtetërore) të OBSH-së. Gazantiepi është nën-zyre e Zyrës vendore (shtetërore) të OBSH-së në Turqi, Banja Lluka një nën-zyre e Zyrës Vendore (shtetërore) të OBSH-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe ndërkohë Prishtina është një nën-zyre e Zyrës Vendore (shtetërore) të OBSH në Serbi’’, ka thënë Licari Lucianne në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

OBSH-ja tha se zyra e terrenit në Prishtinë u hap më 1998 për të siguruar ofrimin e ndihmës humanitare nga Zyra rajonale për Evropën e OBSH-së si dhe ajo gjatë viteve në vijim tregoi të ishte një zyre e rëndësishme ndërlidhëse përmes së cilës OBSH-ja do të kanalizonte ndihmën e saj teknike për autoritetet e shëndetësisë në Kosovë.

Vendimi për ta trajtuar zyrën e OBSH-së në Kosovë si nën-zyre të Zyrës në Serbi, është vlerësuar nga punonjësit e saj në Prishtinë, të jetë në kundërshtim me praktikat e deritashme të deklarimit të OBSH-së për neutralitetin ndaj statusit të Kosovës.

Sami Uka, zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse ndodhë që t’i raportohet Serbisë lidhur me punën e zyrës së OBSH-së në Kosovë kjo bie në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

“Ne e konsiderojmë si një regres apo kthim prapa në statusin e zyrës së OBSH-së. E konsiderojmë, thjeshtë, të papranueshme, pasi është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit por edhe me deklarimin e OBSH-së për neutralitetin e saj ndaj statusit të Kosovës. Ne shpresojmë që ky është një gabim i cili mund të korrigjohet dhe po shpresojmë që do të kemi angazhimin e institucioneve vendore për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OBSH, por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me këtë organziatë”, ka thënë Uka.

Me largimin e udhëheqësit të OBSH-së në Prishtinë, konkursi i ri për një drejtues të ri të saj, thotë Sami Uka, ka ndryshuar edhe statusin e deritashëm të kësaj zyreje.

“Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, jo vetëm që nuk ka lëvizje pozitive, por ka edhe kthim prapa në bazë të konkursit që është publikuar në web faqen e OBSH së, lidhur me angazhimin e një zyrtari ndërlidhës në zyrën e OBSH-së në Prishtinë. Ai tash e tutje, sipas konkursit, do t’i raportojë zyrës së OBSH-së në Beograd”, thotë Uka.

Kosova nuk është anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meqë nuk është as edhe anëtare e OKB-së, pavarësisht se mbi gjysma e vendeve anëtare të saj e kanë pranuar pavarësinë.

Procesi i anëtarësimit të saj në organizatën botërore megjithatë ka ngecur për shkak të kundërshtimeve në mesin e një pjesë të anëtarëve të OKB-së.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, i pati deklaruar Radios Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës po punojnë për anëtarësimin e vendit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, por nuk ka dhënë ndonjë hollësi se kur mund të ndodh një përpjekje për aplikim. (REL)

Ekspertët: Kosova ka Kushtetutë jofunksionale

Nëntë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aktin më të lartë juridik vazhdojnë ta përcjellin sfida të pakalueshme të ndryshimit.

Për këto nëntë vjet, u ndërmorën disa nisma për ndryshimin dhe amendamentimin e kësaj Kushtetute, por të cilat në fund u përmbyllën pa sukses.

Si shtet shumëetnik, Kosova ka një Kushtetutë e cila mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton vota e dy të tretave të numrit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë.

Si e tillë, Kushtetuta e Kosovës, sipas ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, në disa raste e ka bllokuar vendin në shumë procese të rëndësishme. Aktualisht, ndryshimet kushtetuese po e mbajnë peng formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ish-diplomati amerikan dhe shef i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën në vitin 2000, Louis Sell, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkësia ndërkombëtare ia ka përshkruar Kosovës, në një mënyrë, një Kushtetutë jofunksionale dhe tani duhet t’i ndihmojë Kosovës që përmes procedurave kushtetuese ta krijojë ushtrinë.

Sell thotë se është e kuptueshme që Kosova e do ushtrinë e saj, por ky proces varet nga marrëdhëniet e saj me vendet perëndimore dhe prandaj Kosova duhet ta kuptojë seriozisht atë që i thonë miqtë – që ky proces të kryhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare është ajo që, në një mënyrë, e ka ngarkuar Kosovën me një Kushtetutë jofunksionale, e cila një grupi i mundëson që nën udhëzimet e një shteti tjetër të bllokojë ndryshimet e mëdha, siç janë këto”.

“Tani varet nga bashkësia ndërkombëtare që duhet të përcjellë procedurat kushtetuese për të gjetur mënyrën se si të ndodh kjo. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Kosova duhet të shoh interesat e saj”, tha Sell.

Sipas tij ‘Kosova duhet të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare gjithnjë deri sa ajo të luan drejt’.

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i në Qeverinë e Kosovës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta, që nga miratimi i saj është sfiduar, por sipas tij, janë ndërtuar edhe mekanizma që e mbrojnë Kushtetutën nga sfidimet.

“Ka nevojë që Kushtetuta të jetë edhe më evolutive se sa që është norma juridike. Natyrisht veçantia e ndryshimit ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve shtetërore. Kjo ka ndodhur edhe më herët. Por, tani ka të bëjë sa u përket kapaciteteve të armatës së Kosovës. Ajo çka dua të them që shtrirja e saj, respektimi i saj, është për tërë territorin e vendit, por njëkohësisht kërkohet, po e quaj, respektim nga të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës pa marrë parasysh etninë e tyre”, tha Kuçi

Kuçi tha se Kushtetuta e vendit ka lejuar që të vihen bazat e shtetit sovran dhe demokratik dhe, siç tha ai, aty janë të parapara mundësitë dhe detyrat që të inkorporohen minoritetet në kuadër të institucioneve dhe shoqërisë.

“Ndryshimet politike që kanë ndodhur në vitin 2014 me Listën Serbe, kanë krijuar pengesa të tilla, e kundërta ka qenë më herët, kur asnjë pengsë në ndërtimin e institucioneve tona nuk ka ndodhur”, tha Kuçi.

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute, rrjedh nga Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i presidentit Marti Ahtisaari, ku u janë përshkruar të drejtat e veçanta grupeve minoritare.

Eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se në vend se Kushtetuta të shtyjë dhe ndihmojë proceset zhvillimore, ajo paraqitet si bllokuese dhe pengues e proceseve.

“Koha ka dëshmuar, pas kaq vitesh aplikimi të Kushtetutës, që thjesht ato mekanizma janë më tepër bllokues dhe barriera krijues sesa shtytës, ndihmues dhe mobilizues të zhvillimit dhe të avancimit të proceseve edhe politike edhe të zhvillimit ekonomik- social dhe gjithëpërfshirës. E po ashtu edhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës. Instrumentet e instaluara në këtë Kushtetutë kanë vend në udhëkryq zhvillimin e mëtejmë të vendit, por edhe nxjerrjen ose miratimin e vendimeve me karakter dhe interes vital për vendin”, tha Baraliu.

Mekanizmat normativ që janë inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës, thotë Baraliu, kanë qenë politikë dhe imponues, andaj, sipas tij, ato tani duhet ndryshuar.

“Kjo Kushtetutë, përkundër anësisë që ka historike, përkundër faktit që është një libër i shenjtë, ose do të duhej trajtuar si një lloj libri i shenjtë, ajo për faktin se është një produkt i imponuar apo më mirë thënë është produkt i një projekti politik i cili është tejkaluar, po flas për propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, i cili është i tejkaluar, andaj kjo Kushtetutë duhet domosdoshmërish të rishkruhet fill dhe fund”, u shpreh Baraliu.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumëtnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.(REL)

SERBIA PARA BOTËS PREZANTOHET VIKTIMË,NDËRSA SHQIPTARËT “XHELATË”??? – Nga HAJDAR FEJZULLAHU-GRAFIST

Si arriti Serbia të prezantohet para bote e përhumbur dhe si viktimë me luftën e Kosovës? Si e luan rolin aq të shkëlqyshem ku njeriu vërtet fiton përshtypjen se serbet ishin viktimë, romët, apo pakicat tjera të Kosovës?
Dihet  fort mire se çfarë ka ndodhur këtu,dihet mire makabra barbare e serbëve në pafajësi dhe dihet si ndodhi lufta e papabarabartë,e padrejtë me popullin duarthatë.Ishte një projekt ,një skenar i ndyrë për spastrimin etnik të Kosovës. Kosova si” Zemër dhe djepi i Serbisë,” e propaganduar shumë vite më parë  për qëllime të saj dhe interes në favor të kombit të saj dhe atdhetarizmit që e mësojnë që nga djepi,në gjak e kanë urrejtjen ndaj emrit SHQIPTAR. Me planin e tyre të parapërgatitur, u vërsulën si bisha me sinjalin e parë që ua dha steti I tyre,Serbia. Jo që prenë gra, pleq e fëmijë të sapolindur madje, por edhe dogjën.i asgjësuan .Fytyrat e tyre kriminle ishin të gjitha të njëjta.Në sy u lexohej se janë të uritur për gjak shqiptari,nuk kishin ndjenja,por me sadizmin më të madh vepronin me urdhër e pa urdhër mbi popullatën civile.Trimëria e tyre me armë ndaj popullit duarthatë.Ç’ironi e mizerie e kohës!Hej,botë!!!
Bilanci zyrtar na del dikund 13000 të vrarë e të zhdukur ,femra të dhunuara afro 20.000 .kurse serbë të vrarë  zyrtarisht, policë militarë dhe paramilitarë në tërë këtë luftë ishin 470 prej armiqve.Totali del dikund 1500, përfshirë dhe civil serbë, por pa asnjë dhunim në botën femërore.
Tash gjithë këtë tmerr që e përjetuam,  gjithë këto ligësi që na i bëri serbi, madje pa asnjë të keqe, arriti edhe të na  shpërngul një milion  shqiptarënga trojet tona etnike.Si arrin Serbia të plasojë propagandat  e saja aq të fuqishme, sa që arrin edhe ata pak luftëtarë të cilët dolën ta mbrojnë popullatën e pambrojtur, t’u  bëjë fletarrest  ndërkombëtar, siç është rasti i z.Ramush Haradinaj?
R.Haradinaj akuzohet kinse ka kryer krime kundër popullatës civile. Serbia bëri gjenocid në Kosovë dhe spastrim etnik, derisa u detyrua bota të ngritet në këmbë për këtë popull të pambrojtur,të lënë në stihinë e kohës dhe të mëshirës.
O njerëz të mire,kjo nuk ka ndodhur para 100 viteve, por para 17 viteve .Ku është Menaxhimi i njerëzve tanë?Ku është ndërgjegja njerëzore? Mos vallë kanë rënë në amulli të divanëve të pamerituar?
Çfarë bën shteti ynë? A kemi ne njerëz  që dinë t’i qasen kësaj drejtësie botërore? A është e mundur të lejojmë që të jemi të poshtëruar deri në këtë shkallë? Sipas kësaj,del se ne si viktimë, sot po dalim se ishim ne xhelatet e jo serbët!
A ka ndonji institucion botëror që të na ndihmoj? Ndonjë Gjykatë Ndërkombëtare të na e kthej drejtësinë?
Se çfarë na ndodhi dhe çfarë ende po na ndodh edhe sot,si duket nuk ka të ndalur kurrë. Disa OJQ në protesta, përfshirë  edhe partitë opozitare,dalin me moton:” Protestë për lirimin e z.Haradinajt.”Unë e kuptoj mllefin e tyre, por them një gjë: A ka tjetër mundësi që të ndalet kjo fyrje ndaj nesh.etiketim ky të cilin e  bën xhelati ndaj viktimës? Si u shndërruam ne në xhelatë e Serbiaa viktimë, këtë nuk po mund ta kuptoj në asnjë mënyrë.Mua nuk më del barazimi në llogarinë që e bëj,sado që mundohem t’I sistemoj në memorien time gjërat.Mbase kështu i konvenon dikujt që të ndërrohen rolet dhe të aktërohet një dramë me kundërrole.A mos vallë ndodh edhe  kjo se te ne çdo gjë është e mundur.

Dy iniciativa, një mashtrim! – Nga Florim Zeqa

Në javën që e lam pas, skena politike kosovare u karakterizua me zhvillime interesante, apo më mirë të themi java e kaluar u përmbyll me fillimin e një nisme të re dhe përfundimin e nismës së vjetër!
Nisma e re e liderit të NISMA-s, zotit Limaj për mocionin e mosbesimit ndaj Qeversë, përvqse e vonuar nuk pritet të kaloj në Kuvend, shkaku i mungesës së votave të pozitës dhe heterogjenitetit të opozitës kosovare.
Nisma  e Limajt do të kishte kuptim në 100 ditëshin e parë të kësaj qeverie, e cila përveqse do ta parandalonte zgjedhjen e Thaçit president, do të parandalonte edhe shumë të këqija tjera për vendin.
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës në parlamentin e Kosovës do të kishte kuptim dhe do të ishte lehtë i realizueshëm në periudhën e unitetit të çeliktë të opozitës kosovare, në kohën e VAN-it, në kohën kur Qeveria e Kosovës numëronte orët më të vështira të saj, si pasoj edhe e protestave masive mbarëpopullore.
Ishte më e lehtë të realizohej mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë në Kuvend, në kohën kur ende në taborin pushtetar kishte deputet pakorruptuar që e kundërshtonin fuqishëm lidhjen e panatyrshme të koalicionit qeverisës.
Mirëpo tani është tepër vonë për një nismë të tillë, ngase të njëjtit deputet që atëherë do të votonin PRO mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, sot nuk janë  të gatshëm të votojnë shkaku i privilegjeve që kanë marrë nga pushteti i korruptuar.
Në anë n tjetër, nisma e Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e para gati një muaji, për krijimin e ushtrisë nëpërmjet një ligji të ri, përfundoj ashtu siq ishte pritur, me dështimin skandaloz të tij në këtë nismë.
Në rrethanat e krijuara politike Thaçi do të duhej të jepte dorëheqje në pamundësi të bërjes së ushtrisë nëpërmjet ligjit, ashtu siç ishte zotuar. Mirëpo fatkeqësisht dorëheqja si akt moral, nuk ekziston në ndërgjegjën e politikanëve kosovar.
Sikur presidenti Thaçi të kishte minimumin e ndërgjegjes në shpirtin e tij dhe të përgjegjësisë politike, për shkak të dështimit në aventurën e rrezikshme për vendin, tashme do të duhej të ishte president i dorëhequr.
Kjo edhe një herë e vërteton fakktin se ne nuk kemi udhëheqës të guximshëm të bëjnë gjëra të mira për vendin, por që kemi drejtues shtetëror dhe udhëheqës politik që kujdesen vetëm për ruajtjen e karrigeve dhe posteve të tyre, të cilat nuk i rrezikojnë në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim për vendin!
Ndryshimi i qëndrimit të presidentit Thaçi për bërjen e ushtrisë një herë nëpërmjet ligjit, e tani nëpërmjet ndërrimeve kushtetuese nuk është i rastësishën dhe as i befasishëm,…ai gjithmonë për interesat e tij personale ka marrë dhe merrë veprime të pamatura, të dëmshme dhe me konseguenca të gjata për vendin.
Në mesin e këtyre dy inicativave dhe kuadrin e parafushatës zgjedhore erdhi edhe daklarata e kryeministrit të vendit për rritjen imagjinare ekonomike të vendit, po citoj “Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke ju “referuar” një raporti të Bankës Botërore dhe disa organizatave tjera që mirren me statistikat e rritjes ekonomike të shteteve!
Mirëpo, kjo rritje imagjinare ekonomike e Kosovës, është e prekshme vetëm për shtresat e larta të shoqërisë, por jo edhe të shtresave të ulëta e të nëpërkëmbura të shoqërisë të cilat nuk janë në gjendje të përballen me çmimet astronomike të artikujve ushqimor.
Rritjes ekonomike të vendit, të cilës i referohet kryeministri i vendit, do duhej të ishte në përputhje të plotë me punësimin e qytetarëve e jo vetëm me rritjen e pagave të pushtetarëve dhe nëpunësve të lartë në sektorin publik.
Sikur kjo rritje ekonomike të ishte reale, sikur Kosova me të vërtetë të kishte rritjen më të lartë ekonomike në rajon, atëherë qytetarët e vendit nuk do të kishin fare nevojë të prisnin në radhë të gjata para ambasadave të huaja për të marrë një vizë për largim nga vendi apo zgjedhjen e rrugëve të rrezikshme ilegale, të cilat shpesh bëjnë që endërrat e qytetarëve të Kosovës të mbetën në gjysmë, pa u bërë realitet.
Andaj, rritjes ekonomike të vendit më shumë se askush tjetër do t’i gëzoheshin qytetarët e vendit, në radhë të parë shtresat më varfëra dhe më të nëpërkëmbura të shoqërisë sonë.
Por qytetarët e vendit, në vend të rritjes ekonomike çdo ditë e më tepër po përballen me ritjen e varfërisë dhe denigrimit social, çdo ditë përballen me korrupsionin dhe krimin e organizuar,…qytetarët e vendit çdo ditë përballen me mungesën e shërbimeve cilësore shëndetëore, arsim jo cilësor dhe degradim të vlerave kulturore.
Përfundimisht, deklarimet për rritjen më të lartë ekonomike të Kosovës në rajon, përveqse mashtrime, janë shtrëmbërim i qëllimshëm i realitetit të hidhur kosovar për qëllime elektorale.

Mungesa e zërit kritik nga intelektualët – Nga Faton MEHMETI

Pas fjalës “elitë” nënkuptohen qartë politikëbërësit, akademikët, ekonomistët me influencë si dhe analistët që përcjellin ngjarjet dhe shqyrtojnë arritjet e këtyre elitave. Duke bërë një parantezë të elitës, në retrospektivë të ndërtimit të shtetit po i referohem Platonit.

Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ishte mendimtari i parë utopik i kësaj bote. Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër të ndryshimeve që duheshin bërë, sipas tij ato janë: a) Ne kemi nevojë për heronj të rinj

b) Ne kemi nevojë për censurën

c) Arsimi më i mirë

d) Fëmijëri më të mirë

Këto katër elemente përbejnë shtetin idel, rrjedhimisht pa këto të katërta shteti as nuk është i drejtë dhe as i pranueshem për shtresën e ndershëm të shoqerisë, aq më pak për elitën e mirëfilltë të saj.

Në një shoqeri normale ku parimet e Aristotelit deri diku respektohen, nuk ka nevojë për heronj, por në shoqerinë tonë ku krimi dhe e keqja ka mbërthyer vendin heronjtë lindin natyrshëm. Te jesh hero në Kosovë do të thotë të respektosh familjen, të punosh ndershëm, mos të vjedhesh as shtëpinë as shtetin, të respektosh komshiun e të paguash detyrimet ndaj shtetit. Këta janë heronj të mirë, ndërsa heronjtë e këqinj prodhojnë kriza dhe fusin shoqerinë në greminë. Si dhe heronjtë e këqinj dhurojnë joshje për të metat e karakterit. Prandaj Platoni donte t’i jepte Athinës të famshëm të rinj, duke zëvendësuar kulturën e deriatëhershme, me njerëz idealisht të urtë dhe të mirë, të cilët ai i quajti Mbrojtësit: modele për zhvillimin e mirë të të gjithëve. Këta njerëz do të dalloheshin nga shërbimi publik që ofronin, modestia dhe zakonet e thjeshta. Ata nuk pëlqenin të ishin në qendër të vëmendjes dhe kishin një eksperiencë të gjerë dhe të thellë. Ata do të ishin njerëzit më të nderuar dhe të admiruar në shoqëri.

Intelektualet si pjesë elitës do të duhej që të jenë zëri i ftohtë kritik e ndërtues i dialogut,por më duhet të them se ajo që më duket tejet shqetësuese në kategorinë e intelektualëve tanë që mbështesin partitë është mungesa e qëndrimeve kritike ndaj partive që mbështesin. Intelektualet fatkeqësisht pranojnë tjetërsim duke mbajtur rolin qeë nuk iu takon, e të cilin iu kanë caktuar liderët në pushtet me shumë lehtësi. Duket sikur frika se mos humbasin dashurinë e besimin e liderit apo të grupit me të cilin identifikohen, e bashkë me të edhe punën apo privilegjet e përfitimet, i bën këta të heshtin ndaj të metave që shohin te lideri apo te grupi që ai drejton. Në vend që të prodhojnë ide dhe debate për të mirën e shoqerisë një pjesë të tyre, ata venë aftësinë e tyre intelektuale në funksion të sulmeve ndaj kundërshtarit, që kundershton liderin e tyre.Liderët politikë, të cilët nuk e honepsin kritikën, që marrëdhëniet me intelektualët i ndërtojnë në raporte vertikale epror – vartës dhe jo në raporte

horizontale midis të barabartësh. Ata intelektual që nuk iu nënshtrohen liderëve politik pësojnë nga mekanizmat e shtetit deri tek shpërfillja, marxhinalizimi, armiqësimi, përjashtimi, demonizimi etj. Derisa të ekzistoj elita e mirefilltë shoqërore, ka shpresë se një ditë do bëhet mirë, ndryshe e ardhjma duket e zymtë dhe pa shpresë.

Koalicioni synon demarkacionin, opozita mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Kuvendi i Kosovës

Pushteti dhe opozita kanë ndërmarrë dy nisma të kundërta, të cilat synojnë t’i realizojnë gjatë këtij muaji.

Qeveria i synon votat e 80 deputetëve për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Përderisa një parti opozitare, Nisma për Kosovën, po paralajmëron të nisë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovë.

Miratimi apo dështimi i demarkacionit, nga analistët politikë është cilësuar edhe si një lloj testi i mbijetesës për koalicionin aktual.

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë për Radion Evropa Lirë se PDK-ja nuk do të bëjë veprime të befasishme për partnerin e koalicionit (Lidhjen Demokratike të Kosovës) dhe as për skenën politike të vendit.

“Do të jemi në koordinim të plotë për çdo aktivitet që mund ta bëjmë dhe do ta shohim në radhë të parë interesin e vendit, interesin e Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe legjitimitetin demokratik”.

“Nuk do të bëjmë diçka që do ta përshkallëzojë situatën apo nuk do të ofronte një mundësi më të madhe dhe më të mirë se sa që është ajo sot”, thotë Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi thekson, po ashtu, se si partitë në pushtet, ashtu edhe ato opozitare, veprimet e tyre duhet t’i kenë të bazuara në interes të vendit dhe qytetarëve dhe pastaj mbi bazën e politikave partiake dhe ditore.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentare të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga java e ardhshme do të nisin takime me grupet parlamentare që të përpilohet forma e mocionit.

“Besoj se [mocioni] do ta ketë përkrahjen edhe nga deputetët e mazhorancës (shumicës), pasi që shumica prej tyre edhe publikisht i kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër kësaj Qeverie”.

“Po ashtu, edhe nga deputetët e LDK-së janë disa që kanë votuar edhe kundër zgjedhjes së kryeministrit Mustafa. Prandaj, ne besojmë që edhe ata do të na bashkohen me nënshkrimet e tyre dhe besoj se ky muaj do të japë atë dritën jeshile për të shkuar në shtëpi kjo Qeveri”, thekson Bajrami.

Mirëpo, tjera plane politike ka kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ai thotë se brenda këtij muaji, Qeveria do ta procedojë për ratifikim në Kuvend Projektligjin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Kufi tjetër nuk kemi, ai është kufiri, andaj do ta ratifikojmë”, thotë Mustafa.

Ndërkaq, deputetja Bajrami, thotë se kryeministri i Mustafa, nuk do të mund ta sjell marrëveshjen e demarkacionit për ratifikim në Kuvend, dhe siç thotë ajo, Mustafa duhet ta pranojë se ka dështuar dhe duhet të tërhiqet nga Qeveria.

“Po t’ju referohesh deklaratave të kryeministrit, ai ka dy vite që ka thënë se [do ta sjell demarkacionin] në tetor, në nëntor, në dhjetor… . E pati sjellë demarkacionin, por e tërhoqi. Prandaj, ai e di shumë mirë që nuk i ka votat dhe për atë arsye edhe nuk është në gjendje që ta sjellë demarkacionin”, shprehet Bajrami.

Ndërkaq, deputeti Armend Zemaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se as në muajin prill e as në muajt e tjerë nuk mund të vendoset për zgjedhje e as për demarkacion, nëse nuk ka një konsensus përbashkët. Sipas tij, krejt çka shihet dhe dëgjohet për këto çështje, bëhet për konsum të brendshëm politik.

“Unë nuk besoj që pa një konsensus të përgjithshëm mund të shkohet në zgjedhje, për shkak të rrethanave edhe specifikave, të cilat i kanë edhe çështjet që kanë mbetur pezull tash e sa kohë”.

“Mendoj se interesi nacional i tejkalon këto çështje që janë subjektive dhe tendencat për rigrupim, qoftë edhe të mbledhjes së pakënaqësive individuale nga individë të caktuar, qoftë në pushtet apo edhe në opozitë”, thekson Zemaj.

Mundësia e zgjedhjeve të reja në Kosovë u përmend posaçërisht pas Konventës së VIII të Partisë Demokratike të Kosovës, kur u shpreh gatishmëria për t’u futur në garën zgjedhore.

Përmes deklarimeve për mospërmbushje të obligimeve karshi, siç thonë, qytetarëve të vendit, partitë në koalicionin qeverisës kanë shtuar kritikat ndaj njëra-tjetrës “për ngecje të proceseve të nisura, e në veçanti në rastin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës”.(REL)

Vetëvendosje bën përgjegjës presidentin Thaçi për moskrijimin e ushtrisë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas tërheqjes së projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga procedimi i mëtutjeshëm, një ditë më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Gjatë një konference për media deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka theksuar se veprimet e tilla të presidentit Thaçi ‘rrezikojnë edhe formimin e ushtrisë, por edhe raportet me NATO-n e SHBA-në’.

“Me gjithë vërejtjet tona që kemi për këtë projektligj, për strukturën e tij, ndaras nga neni 4 dhe 5, ne e kemi mbështetur këtë projektligj në parim, duke i dhënë vërejtjet tona për shumë parregullsi. Prandaj, jemi këtu që ta bëjmë përgjegjës pikërisht Hashim Thaçin dhe gjithë ata që kanë bërë Kosovën që ta ketë të rrezikuar jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen, duke mos e pasur të sigurt themelimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë deputeti Selimi.

Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosjembetet e përkushtuar dhe do të angazhohet për themelimin e ushtrisë, “e cila është garantuese e tërësisë territoriale të vendit dhe mundëson paqen e qëndrueshme në vend”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka tërhequr të premten zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision të ri ushtarak.

Thaçi kishte bërë të ditur se i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për transformimin e FSK-së të mos vihet për miratim në Kuvend.

Trenat ilegalë po lëvizin nga Serbia në Mitrovicë, hekurudhat në Kosovë në gjendje të mjerë

Gjendja e hekurudhave në Kosovë është e mjerueshme ngase nuk ka investime në to, derisa shumica prej tyre janë jo funksionale për arsye të uzurpimeve, mbindërtimeve pa leje dhe vjedhjeve të binarëve.

Përveç hekurudhës Fushë Kosovë – Pejë që është përmirësuar infrastruktura, në hekurudhat tjera nuk ka investime dhe janë në gjendje të mjerë, sidomos, ajo prej Klinës deri në Prizren, në theks të veçantë ajo prej Xërxës deri në Prizren dhe nga Prishtina deri në Podujevë.

Përveç këtyre problemeve infrastrukturore, trenat serbë nga Rashka e Serbisë deri në Mitrovicë po vazhdojnë të qarkullojnë çdo ditë pa leje.

Kështu ka thënë kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave në Kosovë, Arsim Berisha në një intervistë për KosovaPress, i cili shprehu shqetësimin e tij edhe për procedurat tenderuese jo transparente për përzgjedhjen e kompanisë nga Infrakos për rehabilitimin hekurudhor Hani i Elezit – Mitrovicë të financuar nga Komisioni Evropian.

Edhe pse Autoriteti Rregullativ është organi më i lartë i hekurudhave të Kosovës, Berisha tha se kryeshefi i Infrakos-it po i lë anash si Autoritet Rregullativ, duke mos i informuar për procedurat tenderuese, edhe pse Bashkimi Evropian nga ARH kërkon përgjegjësi për këtë projekt në vlerë prej rreth 200 milionë eurosh me gjatësi prej 149 kilometrash nga gjithsej 330 kilometra sa është linja totale e hekurudhës.

“Ne të them të drejtën kemi edhe shqetësimet tona për arsye se menaxheri i infrastrukturës ndonjë herë neve na lenë anash si Autoritet Rregullativ, nuk na informon për procedurat tenderuese, edhe pse Komisioni Evropian nga ne kërkon përgjegjësi për të ditur se deri ku kanë mbërri punët, por ne nga një herë jemi të anashkaluar”, thotë Berisha.

Berisha nuk ka informacione të plota edhe pse do të duhej të kishte se deri ku kanë shkuar procedurat tenderuese për projektin hekurudhor që lidh Maqedoninë me Serbinë dhe shprehet se nuk ka transparencë të plotë për këtë projekt mjaft madhor.

Ai theksoi se ka dëgjuar se deri në qershor do të përmbyllet ky projekt për nderimin e hekurudhës, por thotë se është shqetësuese që me një investim kaq kapital mos t’i kushtohet rëndësia e duhur. Ai shprehet i habitur përse nuk po informohet nga Infarkos për këto procedura tenderuese.

“Është shqetësuese që ne nuk kemi informacione të duhura dhe përderisa s’kemi informacione nuk di çka të them. Nuk mundem me thënë se ka transparencë të plotë… Ne nuk kemi as një të dhënë të saktë, por është shqetësuese që nëse ne me një investim kaq kapital mos t’i kushtojmë rëndësinë e duhur për arsye se e dimë që nga hekurudhat varet shumë zhvillimi ekonomik i një vendi, transporti i mallrave e shumë shërbime të tjera që kryhen përmes hekurudhës ngase janë me kosto shumë më të lirë se sa transportet tjera. Andaj, ne duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë”, theksoi ai.

Drejtuesi i Bordit Rregullativ të Hekurudhave shpreh brengën e tij se në këtë projekt nuk është paraparë elektrifikimi i hekurudhës ngase në shtetet e rajonit dhe të BE-së elektrifikimi është bërë që në shekullin e kaluar.

“Nuk e di arsyen pse projekti nuk e sheh elektrifikimin e hekurudhës, kur dihet se në rajon edhe në Bashkimin Evropian hekurudhat datojnë të elektrifikuar nga shekulli i kaluar”, deklaroi Berisha.

Ai ka shtuar se ka dëgjuar se po favorizohen kompani jo të njohura për këtë projekt dhe po injorohen kompanitë me renome për ndërtimin e hekurudhave.

Kreu i ARH-së përmendi edhe lëvizjen e përditshme të paligjshme të trenave nga Rashka e Serbisë deri në Mitrovicë të veriut, për çka ai tha se ka kërkuar që të ndalohen, ngase sipas tij, kanë një leje të përkohshme të UNMIK-ut e cila për Autoritetin Rregullativ sot është e pa vlerë.

“Ne kemi kërkuar që të gjithë trenat e paligjshëm të ndalohen, por ne e kemi parë se aty dy trenat të cilët qarkullojnë tash nga Rashka deri në Mitrovicë të veriut kanë një leje të përkohshme të UNMIK-ut dhe thirren në atë leje të përkohshme e cila për ne sot është e pa vlerë”, thotë Berisha.

Duke folur për gjendjen hekurudhore në përgjithësi, Berisha tha se gjendja në hekurudhat e Kosovës nuk është e mirë për arsye se pas luftës as një Qeveri e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë qenë të interesuar që të investojnë në këtë sektor. Fatkeqësisht, sipas tij s’po ka interesim për investime dhe krijim të kushteve (sinjalizimit dhe barrierave) të sigurisë në përgjithësi në këtë sektor.

Sa i përket legjislacionit, Berisha tha se Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës qëndron mirë për arsye se edhe me legjislacionin primar është një ligj konform ligjeve të Bashkimit Evropian të hekurudhave, mirëpo për implementimin rregulloreve dhe ligjeve duhet të ketë një infrastrukturë krejt tjetër.

“Infrastruktura e sotme nuk përputhet me legjislacionin të cilin e kemi miratuar ne. Andaj, arsyet janë të ndryshme, ne nuk mund t’i aplikojmë ligjet ku nëpër hekurudha të Kosovës mungojnë edhe gjërat më të thjeshta ose primare. Sidomos ne nuk kemi ende barriera akoma nëpër vendkalime që për ne paraqesin shumë shqetësime”, theksoi Berisha.

Viteve të fundit trenat janë bërë vdekje prurës për qytetarët e Kosovës, ku vetëm në tre mujorin e fundit kanë humbur jetën tragjikisht dy qytetarë dhe shumë të tjerë të lënduar. Sipas Berishës shkaktarë janë 85 mbikalime të paligjshme.

“Sistemi hekurudhor, sa i përket sigurisë ne nuk mund të jemi të kënaqur për arsye se në vitet e fundit kemi pasur edhe aksidente me fatalitet, ne vetëm në këtë vit, në tre mujorin e parë kemi dy raste me fatalitet. Kemi shumë persona të lënduar. Problem kryesor qëndron te mbikalimet të cilat në Kosovë për fat të keq janë ndërtuar dhe janë bërë në mënyrë të pa ligjshme të cilat sot nuk mund të mbulohet me barriera dhe derisa nuk ka barriera aty është një pasiguri totale. Ne kemi diku 85 mbikalime të paligjshme, por këto raste po i ndihmojnë edhe komunat nga njëherë për arsye se i kanë asfaltuar pa lejen e organeve gjegjëse”, theksoi ai.

Ai ndër të tjera thotë se përgjegjësitë ligjore të tyre dhe të operatorëve që veprojnë në Kosovë janë të krijojnë kushte jo diskriminuese dhe t’i bëjnë tarifat të arsyeshme që ato t’i përshtaten edhe vendeve të rajonit.

Priten rezultatet e obduksionit (autopsisë) për Makollin

Raporti i obduksionit pritet ta zbardhë arsyen e vdekjes së Naser Makollit në Burgun e Lipjanit. Prokuroria e Shtetit ka bërë me dije se ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.

Edhe Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë më shumë detaje pasi presin rezultatet e obduksionit. Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas kontrolleve që i ishin bërë të ndjerit Makolli, nuk ishte gjetur ndonjë problem serioz që të përfundonte me fatalitet.

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka bërë me dije se nuk ka qenë në dijeni për sëmundjen e të ndjerit. Ndërsa për vdekjen e Naser Makollit ka reaguar avokati Tomë Gashi dhe lëvizja “Vetëvendosje”.

Prokuroria po pret rezultatet e obduksionit

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe rezultatet e autopsisë që janë bërë dje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për Naser Makollin, mbi të cilat do të nxjerrë rezultatin rreth vdekjes së tij. “Pas sigurimit të raportit të ekspertizës së obduksionit, lidhur me shkaktarin e vdekjes dhe pas analizimit të të gjeturave tjera, të deklaratave të të gjithë dëshmitarëve, pas ekzaminimit të provave materiale që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, incizimeve dhe mostrave të ushqimit që janë marrë në vendin e ngjarjes, do të nxirret përfundimi lidhur me shkaktarin e vdekjes së të ndjerit N.M.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Po ashtu edhe Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga Dhurata Hoxha, nëpërmjet një njoftimi të lëshuar lidhur me vdekjen e të paraburgosurit Naser Makollit ka thënë: “Prokurori kujdestar nga kjo Prokurori posa ka pranuar këtë informacion ka dalë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të tij rasti është hapur si ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Kjo Ministri më tutje thotë se sot ka përfunduar autopsia për Makollin dhe pritet që të dilet me raport përfundimtar për shkaqet e vdekjes.

“Pas sigurimit të raportit të ekspertizës së obduksionit, lidhur me shkaktarin e vdekjes dhe pas analizimit të të gjeturave tjera, të deklaratave të të gjithë dëshmitarëve, pas ekzaminimit të provave materiale që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, incizimeve dhe mostrave të ushqimit që janë marrë në vendin e ngjarjes, do të nxirret përfundimi lidhur me shkaktarin e vdekjes së të ndjerit N.M”, thuhet në njoftim. Ata bënë të ditur se duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi rasti është dërguar për në autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të konstatohet shkaku i vdekjes pas ekspertizës mjekoligjore.

Makolli nuk kishte problem serioz shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informata për gjendjen e të ndjerit Naser Makolli prej momentit kur i është përkeqësuar gjendja e deri kur ai ka ndërruar jetë.

Përmes një njoftimi të bërë ditën e djeshme ka bërë të ditur se mjeku i burgut ku po mbahej Makolli e ka kontrolluar dhe tek ai nuk ka gjetur ndonjë problem serioz shëndetësor. “Të hënën, më 3 prill 2017, rreth 13:00 në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan është konstatuar vdekja e të burgosurit N. M. Më 27.03.2017 është dërguar në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në Klinikën e Gastroenetrologjisë, ku është diagnostikuar me enterokolit (pezmatim i zorrëve).

Në mëngjes, i burgosuri prapë është kontrolluar nga mjeku i burgut dhe, sipas tij, nuk ka pasur ndonjë çrregullim tjetër serioz dhe se të gjitha shenjat vitale kanë qenë në normë. Në mesditën e të hënës, rreth orës 12:45, gjendja e të burgosurit është përkeqësuar. Gjatë këtij intervenimi në dhomën e të burgosurit është vërejtur se ai kishte ndryshim të parametrave vitalë: ulje të shtypjes së gjakut dhe në bazë të këtij indikacioni i është dhënë ndihma e parë dhe është përcjellë si rast emergjent mjekësor për në QKMF”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shala: I ndjeri nuk ka kërkuar ndihmë nga ne

Ndërkaq Behxhet Shala, nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, tha për “Zërin” se i ndjeri Naser Makolli asnjëherë nuk ka deklaruar se ka probleme shëndetësore. Ai tha se janë njoftuar nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan se i ndjeri është trajtuar, por siç tha ai, nuk e ka pasur gjendjen shëndetësore për të përfunduar me fatalitet.

“Nuk kemi pasur asnjë informatë se i ndjeri Naser Makolli ka qenë i sëmurë dhe asnjëherë nuk ka kërkuar ndihmë nga KMDLNJ-ja. Gjatë tri vizitave që ia kemi bërë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan nuk ka deklaruar se ka probleme shëndetësore. Ai i ka dhënë një deklaratë KMDLNJ-së për rastin ‘Dehari’, e cila ka qenë publike por nuk ka folur për gjendjen shëndetësore të tij. Nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan jemi informuar se është trajtuar, porse nuk e ka pasur gjendjen shëndetësore për të përfunduar me fatalitet”, ka deklaruar Shala. Ai ka thënë se nuk duhet të jepen deklarata të ngutshme derisa të dalin rezultatet e obduksionit pasi, sipas tij, çdo gjë do të ishte joprofesionale dhe paragjykuese.

“Çdo deklaratë lidhur me këtë rast pa përfunduar hetimet dhe pa rezultate të obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore do të ishte joprofesional, paragjykues dhe do të bëhej për shkaqe manipuluese apo për përfitime të ndryshme. Rasti duhet të trajtohet me shumë seriozitet, ndryshe do të përballemi me raste të ngjashme edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Shala.

SHKK: I ndjeri kishte probleme shëndetësore

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka lëshuar një komunikatë për medie, pas raportimeve për vdekjen e të paraburgosurit Naser Makolli.

“Pas disa shkrimeve në portale për vdekjen e sotme të të paraburgosurit N.M., Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore dhe ka qenë duke u trajtuar në QPL, në Lipjan”, thuhet në njoftim.

Aty më tej thuhet se të ndjerit i është dhënë e gjithë ndihma mjekësore dhe trajtimi i nevojshëm paraprakisht, por edhe me rastin e keqësimit të gjendjes.

“Me rastin e vdekjes së tij janë njoftuar autoritetet përkatëse, të cilët po merren me procedurat për raste të tilla. Po ashtu edhe SHKK-ja, edhe Ministria e Drejtësisë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë për të gjitha detajet e rastit”, përfundon njoftimi.

Gashi: Makolli dinte shumë për Astrit Deharin

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “Zërin” se Naser Makolli ka qenë dëshmitar i parë për rastin e Astritit dhe se ka pasur shumë informacione për këtë rast. Ai nuk ka dashur të japë deklarata për shkaqet e vdekjes pasi tha se duhet të pritet obduksioni.

“Ky prej fillimit ka qenë ne burg në Prizren dhe ka qëndruar me Astrit Deharin për 78 ditë dhe ka qenë dëshmitari kryesor i zgjidhjes së rastit të vrasjes së Astrit Deharit, për shkak se ky është personi që është identifikuar si i pari që e ka parë Astritin pa ndjenja kur janë kthyer prej shëtitjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ky ka qenë dëshmitari prej të cilit Astriti ka kërkuar që nëse i ndodh diçka atij në burg, ai t’i lajmërojë në telefon prindërit e Astritit, gruan, motrën dhe disa shokë të tij. Ky dëshmitar ka pasur shumë të thotë për vrasjen e Astritit”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka reaguar për vdekjen e Naser Makollit, i cili ishte shok i dhomës me aktivistin Astrit Dehari që para pesë muajsh vdiq në Qendrën e Paraburgimit.

“Naser Makolli ishte ndër të fundit që e kishte parë Astritin të gjallë dhe ndër të parët që e kishte parë frymën e fundit të tij. Sot as Naseri nuk është më. Familjes së tij ngushëllime. Edhe Naseri vdiq në burg. Të vërtetën që e kishte parë ai nuk e dimë. Por a e di Prokuroria? As këtë nuk e dimë. Sepse as prokurori kurrë nuk tregoi të vërtetën për vdekjen e Astritit. Aq më pak po e heton rastin për ta sjellë drejtësinë në vend. Me këtë pushtet kriminal e të padrejtë drejtësia po vdes. Sikur të burgosurit. Sikur dëshmitarët”, është shprehur Ymeri përmes rrjetit social “Facebook”.

Makolli ka qenë në burg si i dyshuar për “Vrasje”.

Liberalizohet tregu energjetik – KEDS nuk është më i vetmi operator

Pamje nga Termocentrali Kosova A, foto nga arkivi

 

Tregjet e hapura apo të liberalizuara të energjisë elektrike do të sjellin rritje të konkurrencës në mes të faktorëve në tregun e Kosovës, duke ndikuar kështu edhe në ngritje të cilësisë, thonë përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Liberalizimi i tregut energjetik në Kosovë ka nisur në fillim të këtij muaji.

Këtij procesi i ka paraprirë miratimi i pakos së tretë të ligjeve për energji në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar, ligje këto në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Evropian.

Adelina Murtezaj Bajrami, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Zyrën e Rregullatorit për Energji, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se liberalizimi i tregut i mundëson konsumatorëve që të zgjedhin në mes furnizuesve (operatorëve) të ndryshëm që operojnë në treg.

Gjenerimi i energjisë dhe furnizimi do t’i nënshtrohen tregut të lirë dhe roli i Rregullatorit do të jetë mbikëqyrës, duke siguruar se të gjithë aktorët zbatojnë rregullat e tregut të lirë dhe nuk lidhin marrëveshje në dëm të interesit të konsumatorëve. Me këtë qëllim, tashmë ZRRE ka licencuar edhe dy furnizues të tjerë përveç KESCO Sh.A,HEP sh.a dhe GSA sh.a”, thekson Murtezaj – Bajrami.

Ndërkohë distribuimi dhe transmisioni si bartës të energjisë elektrike janë funksione monopolistike dhe do të jenë gjithmonë të rregulluara. Përderisa prodhimi dhe furnizimi i energjisë do të jenë funksione që i nënshtrohen tregut të lirë.

Për operatorin e transmisionit dhe distribucionit, ZRRE do të vazhdojë të përcaktojë të hyrat e lejuara maksimale, në mënyrë që të sigurohet se konsumatorët janë të mbrojtur dhe ngarkohen vetëm për funksionet që këto kompani kryejnë sa i përket transmetimit dhe distribuimit të energjisë. KEDS si operator i rregulluar do të jetë i obliguar me ligjet, rregullat dhe kushtet e licencës, që të ofrojë kushte të njëjta për të gjithë operatorët që janë licencuar dhe dëshirojnë të kryejnë funksionet e furnizimit me energji elektrike”, ka theksuar Muretzaj-Bajrami.

Iniciativën për fillimin e liberalizimit të tregut në fushën e energjisë e ka përkrahur edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Megjithatë, ata kanë kërkuar që gjatë licencimit të operatorëve të rinj, të konsultohet Ligji për mbrojtjen e konkurrencës, i cili ndalon marrëveshjet në mes ndërmarrjeve, të cilat, në veçanti kanë të bëjnë me përcaktimin e çmimit në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë.

Valon Prestreshi, kryetar i Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky liberalizim i jep mundësi konsumatorëve të përzgjedhin kompaninë e cila është më e favorshme për ta.

Me liberalizim nënkuptohet mundësia që konsumatori të ketë mundësi zgjedhjeje të kualitetit dhe çmimit më të arsyeshëm, në të kundërtën fiksimi i çmimit dhe ndarja e tregut nuk janë dhe nuk konsiderohet liberalizim i tregut”, ka theksuar Prestreshi.

Në anën tjetër Rinora Gojani, menaxhere e programit në Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë për Energji, thotë se një treg i liberalizuar i energjisë elektrike ju krijon konsumatorëve një siguri më të madhe për furnizim.

Kosova është një vend i cili mbështetet shumë nga energjia nga thëngjilli dhe kjo do të bëjë që të kemi një energji të diversifikueshme.Është një hap që është dashur të fillonte më parë, por mirë që po fillon edhe tani. Liberalizimi i tregut nuk është një event i cili ndodh një herë, por është një procedurë, kështu që kemi shumë për të bërë në këtë proces”, thekson Gojani.

Sa i përket çmimeve të energjisë elektrike Gojani thonë se nuk duhet pritur ulje të çmimit, pasi që energjia është një produkt i shtrenjtë, por sipas saj është e rëndësishme që çmimet që ofrohen të jenë të arsyeshme, transparente dhe të reflektojnë koston e shërbimit.

Aktualisht 85 për qind e konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike varet nga prodhimi i thëngjillit. Kosova vlerësohet si një ndër vendet më të pasura në botë më linjit. Prodhimi mesatar i thëngjillit, në Korporatën Energjetike të Kosovës, është rreth 8 milionë tonë në vit. (REL)

Hoxhaj: Bashkëpunimi me BIK, i rëndësishëm për njohje te reja

“Hoxhaj e ka falënderuar Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka treguar, ndërsa kanë diskutuar në lidhje me koordinimin për njohje dhe lobim me vendet myslimane”

PRISHTINË – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin kanë biseduar për koordinimin në lidhje me zhvillimet në vend dhe jashtë Kosovës në fushën e politikës së jashtme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga MPJ e Kosovës thuhet se Hoxhaj e ka falënderuar Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërsa kanë diskutuar në lidhje me koordinimin për njohje dhe lobim me vendet myslimane.

“Për një lobim sa më efektiv kur është fjala për njohjen nga vendet me shumicë myslimane, pa dyshim që nevojitet një koordinim sa më i madh me Bashkësinë Islame të Kosovës. E falënderova Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij procesit të njohjeve, i cili është shumë i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj dhe Tërnava kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë vendit, dhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Enver Hoxhaj reagon për zgjedhjet e Serbisë

PRISHTINË – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një deklaratë për mediat duke folur për zgjedhjet presidenciale në Serbi u shpreh se “vendet e rajonit duhet ta mbështesin njëri-tjetrin dhe duhet ta tejkalojmë këtë fazë në të cilën e bllokojmë njëri-tjetrin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Hoxhaj pas raportimit para Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës për Stabilizim Asociim, mbledhje e cila ishte e mbyllur për media pos tjerash foli edhe për zgjedhjet presidenciale në Serbi. Në pyetjen se si do të ndikojë fitorja e Aleksandër Vuçiçit lidhur me raportet Kosovë-Serbi, Hoxhaj tha se kjo është temë e brendshme e jetës politike serbe. Mirëpo, sipas tij çdo zgjedhje që ofron stabilitet politik në një vend të caktuar të rajonit është në interes të Kosovës dhe tërë rajonit.

“Qasja jonë është që vendet e rajonit duhet ta mbështesin njëri-tjetrin, duhet ta tejkalojmë këtë fazën në të cilën e bllokojmë njëri-tjetrin dhe unë mendoj që zgjedhjet në Serbi, janë në interes të stabilitetit rajonal, sikur se kishim pasur dëshirë që ta kemi një qeveri sa më shpejtë në Maqedoni, e cila qeveri do t’i përfaqësonte interesat e qytetarëve”, tha Hoxhaj.

Ndërsa për pretendimet e Komisionit Zgjedhor të Serbisë se nuk ka pasur kushte të sigurisë gjatë numërimit të votave në Kosovë, ai tha se e ka përcjellë këtë çështje përmes organeve mediale dhe shtoi se deklarata e KFOR-it në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare ka treguar se gjendja e sigurisë në Kosovë ka qenë stabile.

“Në Kosovë ka ndodhur grumbullimi i votave, por për Qeverinë e Kosovës një deklaratë e tillë, që për shkaqe të sigurisë është marrë ky apo ai vendim është e papranueshme, por ende nuk e kam informatën e plotë dhe do të bëjmë përpjekje me OSBE-në që ta sqarojmë një gjë të tillë”, tha Hoxhaj.

Lidhur me idenë e krijimit të një tregu të përbashkët ekonomik mes të qyteteve të Ballkanit, kryediplomati i Kosovës ka theksuar se ky propozim për Kosovën është i papranueshëm përkatësisht në një kohë kur Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe, sipas tij, kur Serbia mundohet ta izolojë Kosovën ndërkomëtarisht.

“Një politikë e tillë rajonale për neve është e papranueshme, do të thotë në kuptimin gjeopolitik nuk duhet ta shohim një rikthim të dominimit serb në rajon. Rajoni e ka një hartë të re dhe janë vendet e reja dhe sovrane”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu theksoi se demarkacioni me Malin e Zi është një kusht obligativ ligjor i cili duhet të përmbushet nga Kuvendi i Kosovës dhe nuk duhet të tejkalohet, duke shtuar se është një kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj bëri të ditur se në javën e tretë të këtij muaji deputetë nga Parlamenti Evropian të cilët e monitorojnë zbatimin e MSA-së do të vizitojnë Kosovën.

Hashim, e humbe bastin, jepe dorëheqjen! – Nga Faton MEHMETI

Për të dalë nga izolimi i mungesës së relevances në skenën politike të vendit, shpesh herë liderët shqiptarë si në Kosovë dhe Shqipëri, shpikin kauza apo situata nga me të ndryshmet. Ska rendësi si do jetë fundi, mungesa e dhënies se përgjegjësisë në një shoqërie deri në skajshmëri e nënshtruar, udhëheqësit politike miodikritetin e tyre mundohen ta shesin për trimëri, vision të dobishëm për vendin. Një ndër politikanët më mediokër, që nuk shquhet për asnjë aftësi pas rremujës dhe intrigave është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi . Pa dashur të përmend këtu veprimet e tija mediokre, po ndalem tek rasti i fundit, formimi i ushtrisë së republikës se Kosovës. Hashimi ndërmori këtë iniciative, duke qenë aq i bindur sa edhe vuri bastin se ‘’ o bëhet ushtria o jap dorehëqjen “. Derisa e para edhe mundet të ndodhi një ditë , kjo e dyta ska shanse të ndodhi. Gjithësesi për hir të korrektësisë së postit të presidentit të vendit duhet t’i përmend Hashimit se Ushtria pa ndryshime kushtetuese nuk mund të bëhet, dhe kjo ka qenë e ditur që nga fillimi. Derisa Thaçi ka dërguar në parlament një projektligj për krijimin e ushtrisë së rregullt, në bazë të së cilit ligji nuk do të kërkonte votat miratuese nga pakicat, ashtu siç i kërkojnë ndryshimet kushtetuese.

Mirëpo, thirrja nga Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, që liderët kosovarë që të mos miratojnë projektligjin, bëri që Thaçi të ndryshonte mendje. Kjo mungesë lidershipi, tip avanturier pa karizëm dhe ide përbën rrezik të futjes së vendit në një qorrsokak. Derisa Hashim Thaçi e humbi bastin do të duhej t’i qëndronte premtimit të tij për dhënie dorëhqje, të cilin e premtoi vetë. Dorëheqja është akt moral i preferuar të ndodh pas çdo dështimi, dhe fakti që politika po injoron presionin publik, nga masa kritike e publikut, flet për mendësinë dhe aplikimin e politikës sipas formatit të lindjes, ndërkaq vlerat perëndimore janë vetëm pjesë e retorikës boshe.

Më kujtohet ish presidenti amerikan Bill Klinton, i cili në librin e tij thotë “Politika është një profesion i përjetshëm”… dhe ashtu është… ” ndodh që nëse ti nuk merresh me politikë,politika do të merret me ty ” Mirëpo , në politikë ka edhe rregulla të pashkruar të cilat janë edhe bazamenti i funskionimit të demokracisë, ndër to edhe dorëheqja. Mendësia e abuzimit me pushtetin, liderët tanë pa personalitete të formuar e gjejnë politikën të vetmën mënyrë për të cilën janë “ të aftë ” të merren. Kjo edhe shpjegon mungesën e dorëheqjes së Hashimit dhe lidershipit shqiptarë në përgjithësi. Për ta përmbyllur lajtmotimin me këtë thënie : “Dorëheqja është shprehje e denjë e kurajos. Jo gjithkush e zotëron atë”, kështu deklaronte Napoleon Bonaparta.

Vështrim – Regjimet neokomuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, janë duke i rrezikuar interesat nacionale?! – Nga Skënder MULLIQI

 

 Unë pasi që djali më punon në Shqipëri , bukur shpesh po e kaloi rrugën e  kombit për në vendin e shqiponjave. Përjetimet e mia rritën sa herë që marr një rrugëtim të tillë. Dhe, vërtetë njeriu ka me çka të fascinohet në Shqipëri  . Gjithandej njerëz të mirë dhe të ndershem  , bukuri të rralla natyrore , bregdeti që çdo shtet ia ka lakmi. Veq Zoti si e ka falë atë bukuri të qiltër natyrore  në qdo cep të vendit. Nese Kosova është vend I begatshem , Shqipëria është  nje vend më bregdeti të rrallë. Nese dikur kan munguar ndërtimet në të dyja anët e kufirit, sot shohim rrugë të mira , shtëpi  të bukura  , bregedet gjithnjë e më të rregulluara .Nuk na mungon asgjë  kah jemi në trojet etnike. Vërtetë si Kosova ashtu edhe Shqipëria kan pasur rastin dhe mundësit të bëhën  dy shtete shumë  më të përparuara dhe më një mirëqenje ndoshta si në Zvicren e përkryer. Gjithnjë këtë imazh të cilin na ka falë Zoti, po ia zbehin  udhëheqjet  më të dobeta, më të korruptura dhe më të kriminalizuara prej së kemi hy  në demokraci.Do njerëz  lakmitare për të mira materjale dhe për  pushtet apsolut. Njeriut i kënaqët zemra në qytetin e Tiranës   , si dhe gjithandej në qytetete të bukura të  Shqipërisë  më plotë monumente historike .  Të bëhët zemra mal dhe të kenaqët shpirti më historinë dhe kulturën  tonë aq të begatshme dhe  të bujshme ,të rilindasve tanë të cilët kan  lanë gjurmë të pashlyera . Nuk u kan munguar shqiptarëve as  patriotët në zë , të cilët flijuan gjithqka për çështjën madhore kombëtare. Vargu për ti numëruar është I gjatë sa  është e gjatë  edhe vet lashtësia jonë   .Por , fati ynë i keq ishin dhe kan mbetur  politikat dhe politikanet e mbrapsht, të cilët shumë na dëmtuan në rrugëtimin tonë si komb dhe si dy shtete . Madje disa herë i tradhëtuan  keq edhe  interesat  tona madhore kombëtare .I kontrubuan coptimit të trojeve etnike , të cilat troje u shkëputën  padrejtësisht nga trungu I lashtë ilirik,  ngë Fuqitë e mëdha të kohës. Tradhëtia  jonë ishte dhe ka mbetur  shëmtia jonë më e madhe. Na solli të liga të mëdha kur duhej të ishim unik, kur dihet së jemi të rrethuar nga të  katër anët nga armiqët tanë serbosllavë . Edhe pse u shkëputëm më vështërsi të mëdha nga diktatura e eger komuniste në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi , ende nuk i kemi eliminuar nga skenat  politike mbeturinat e komunizmit.Në të dyja anët e kufirit udhëheqjët aktuale shtetërore ende  nuk janë liruar nga sundimtarët e tipit komunist.Një mik që është profesor e bujqëisë në Univerzitetin e Tiranës, më thotë gjatë bisedës” Kemi menduar së pasi që e fituat lirinë në Kosovë do të keni  një logjikë  më ndryshe,  shumë më pozitive të shtetndërtmit, e jo të bëheni një  kopje e veseve të mbrapshta të pushteteve  pas diktatoriale në Shqipëri. Kemi besuar thotë në vazhdim të bisedës   profesori ,së në Kosovë do të instalohet nje logjike e shëndosh e udhëheqjës më shtetin dhe të mirat materjale , e jo të grabitet dhe keqbërdorët qdo gjë ashtu siq ndodhi tek ne pas rrëzimit të diktaturës ,por edhe tash . Ne Shqipëri ishte shkatërruar prona shoqërore më privatizime, e këtë llogjikë e kan kopjuar edhe udhëheqjët tuaja shtetërore thotë ai .

 Logjika përfituese themë unë  mbisundoj mbi logjikën e shëndosh të shtendërtimit dhe mirëqenjës.Ne bisedë më qytetarë në Kosovë dhe në Shqipëri shumica pajtohen së këto garnitura pushtetare janë duke na sjellur dëme politike dhe dëme në planin zhvillimor ekonomik.Të gjithë i shprehin paknaqësit e tyre së kastat aktuale në pushtetet e Tiranës dhe të Prishtinës janë skajshmërisht të korruptuara dhe të implikuara në krime .  Po udhëheqin me defekte të mëdha Kosovën dhe Shqipërinë, deri në tradhëti kombëtare . Janë pasuruar aq shumë në menyrë të pa ndershme sa as vet nuk dinë sa pasuri kanë.Miku im  atë ditë sa ishim bashkë më thotë ”Shiko Skënder p.sh në Shqipëri aq shumë është i pasur  Ilira Meta sa nuk mundësh të marresh më mend, e kështu më radhë  “…Nese në Shqipëri kanibisi po legalizohet nga Edi Rama i cili edhe e pranoj në një deklaratë të tij duke thënë së ‘ Nuk është qudi së një ditë mbjellja e kanibisit  do të legalizohet”.  Kjo fletë qartazi së Edi Rama  nuk dallon shumë  nga  Eskobari. Edhe në planin e jashtem regjimet nekomuniste në Prishtinë dhe  në Tiranë janë kthyer më shumë  më fytyrë  nga Lindja . Këto garnitura udhëheqëse te tipit autokratik janë duke i përdorur metodat dualiste të sjelljës karshi miqëve tanë tradicional  Perëndimor, në këtë kontest edhe me  Amerikën mike .Prandaj, edhe injorimet që po iu bëhën Thaçit  dhe Edit  nga Amerika dhe shtetet më peshë në Evropë nuk janë të rastësishme. Manipulimet  e Hashim Thaqit dhe të Isa Mustafës  për hesape të veta  , nuk po u  pinë më  ujë. Këtë ua tregoi qartazi ambasadori amerikan  në Kosovë, Greg Delawie  dhe zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan I shtetit, Hoyt Yee gjatë vizitës në Kosovë, I cili nuk u takua më presidentin Thaqi dhe më kryeministrin Mustafa. Tashmë që të dytë këta bashkë më Edi Ramën janë shpërfaqur së nuk janë  në linjë politike më miqët tanë Perëndimor .Edhe përkrahja që iu dha Lulzim Bashës  gjatë vizitës në Amerikë , është një flakareshë për Edi Ramën . Rama ka rreshqitur thellë në valët e banditizmit. Regjimet tiranike në Shqipëri dhe në Kosovë siq e kam thënë edhe më parë , duhet të largohën nga pushteti  për të mirën e dy shteteve shqiptare . Këta janë duke i rrezikuar tashme  interesat nacionale te shqiptarëve …

Babë e bir, me besa-besë për atdheun – Nga Hajdar Fejzullahu

(Sipas ngjarjes së vërtetë që ka ndodhur në Vinarcin e Poshtëm në veriun e Kosovës)

Vinarci kufizohet me fshatrat Vidimriq, Qabër, Gushavc, Koshtovë dhe Zhabar këtej lumit Ibër. Në Vinarc, më 30. 04. 1932, u lind Hamdi Zeqir Hasani, një burrë me virtyte njerëzore dhe kombëtare që u shqua për mikpritje, bujari dhe trimëri. Pikërisht në një ambient të tillë familjar e kombëtar u lind dhe u rrit personazhi i tregimit tonë, Hamdiu, i biri i Hasanit që, së bashku me birin e tij, Cenën, përjetësoi emrin e tij, të familjes dhe të Vinarcit, duke rënë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë gjatë luftës së fundit.

Ai u rrit dhe u burrërua në një familje fisnike e bujare, kullat e së cilës gjithherë kanë qenë të hapura për mikun dhe të mbyllura për armikun. Kur u rrit Hamdiu, u martua me Hajrijen, një malësore nga rrethi i Pazarit të Ri. Nga kjo bashkëshortësi lindën pesë djem dhe pesë vajza, në mesin e të cilëve edhe një nga personazhet tanë, Cena. Hamdiu është dalluar nga të tjerët për nga thellësia e urtësisë dhe tiparet e theksuara të karakterit tipik shqiptar, përfshirë edhe të pamjes fizike. Sytë e tij reflektonin, krahas bujarisë dhe urtësisë, edhe vendosmërinë dhe trimërinë kur ishte nevoja. Në kullën e tij dhoma e pritjes gati gjithmonë ishte e mbushur me miq dhe atdhetarë të shquar. Aty bisedoheshin që nga problemet e ngushta jetësore deri tek ato më të mëdhatë, kombëtare. Këngët e trimërisë që këndoheshin me çifteli dhe sharki nuk kishin të mbaruar. Ashtu si babai dhe gjyshi që kishin pritur e përcjell fytyra të shquara si Azem Bejtë Galica, Ahmet Deliu e të tjerë, edhe Hamdiu me të bijtë priste e përcillte dhe bashkëpunonte me figurat e reja të devotshme kombëtare. Për shkak të karakterit të tij të pathyeshëm, shpesh edhe kishte pasur problem. Në vitet e “Aksionit të armëve”, në kohën Aleksandër Rankoviqit, Hamdiu kishte pasur disa herë telashe. Më vonë, pas rënies së Rankoviqit, ka vazhduar jetën duke u përballur me mbijetesën nëpërmjet punëve të ndershme të fshatit ashtu siç bënin dhe bashkëfshatarët e tij. Në Vinarc i bënin kopshtet përreth lumit Ibër fal të cilit edhe prodhimet ishin të mira për kohën. Hamdiu i urtë e fjalëpakë dhe punëtor i palodhshëm, me kopshtin e vet mbante familjen.


 
Hamdi Hasani
 
Më kujtohet si sot se çfarë përshtypje kishin bërë tek ai demonstratat e vitit 1981, sidomos lufta heroike e Tahir dhe Nebi Mehës në atë vit në Prekaz. Hamdiu na thoshte se ata ranë heroikisht për kullat e tyre dhe kullat tona, për këtë vend dhe për ne. Dritë pastë shpirti i tyre, shprehej ai duke prekur mustaqet e veçanta që ta ndillnin imagjinatën mbi heronjtë nga këngët kreshnike. Si sot më rrinë parasysh pamja e tij fisnike, sytë me vibrime shqiponje dhe mustaqet pothuajse të ngjashme me ato të komandantit legjendar, Adem Jashari.
Me Hamdiun kemi këmbyer biseda të llojllojshme. Ai ishte edhe dashamir i librit. I çmonte shumë sidomos të madhin Hasan Prishtina, heroin Isa Boletini etj. “Eh mor miku im, që besa kësaj Serbie do t’ia shohim sherrin sepse kjo vetëm forcën e njeh. Ne duhet ta bëjmë forcën, duhet të bëhemi bashkë në të mirë dhe në të keq, pastaj do të shohim sa të fortë do të jenë këta ardhacakë”. Kështu më thoshte dhe një buzëqeshje e bukur i shfaqej fytyrës si një nur me rrezatim hyjnor. Siç duket ia ndiente zemra se diçka do të ndodhte dhe se lufta çlirimtare me djelmoshat e UÇK-së do të niset e pandalshme, sidomos pas sulmit të parë serb mbi familjen Jashari në Prekazin heroik ku policia serbe mori një goditje shembull. Ai kishte kuptuar që moti se liria vjen vetëm nga qëndresa e bashkuar kombëtare dhe ishte i vëmendshëm ndaj tërë zhvillimeve të kohës. Pas sulmit të parë mbi Jasharët, nga ku u kthyen të turpëruara forcat serbe, ndodhën Qirezi, Likoshani, më pas lufta vigane deri në vetësakrifikim heroik e Jasharëve në Prekaz. Sidomos kjo e fundit, lufta dhe rënia heroike e Adem Jasharit me familje në mars të vitit 1998, bënë që Hamdiu të mendonte seriozisht për kohët që po vinin. Ai bëri një lloj mobilizimi, të themi familjar por, siç thoshte ai, nuk duhet qëndruar duarkryq. Njërin djalë veç e kishte aktivizuar në UÇK, po ashtu edhe të tjerët ishin të përgatitur psikikisht dhe qëndronin në gatishmëri.
Lufta filloi të zgjerohej. Ofensiva e parë serbe në Lubovec të Drenicës (atje Hamdiu e kishte një vajzë të martuar) ishte e rëndë. Dhëndri i Hamdiut që ishte aktivist dhe i mobilizuar në kuadër të UÇK-së kishte nisur familjen për në Vinarc, për strehim te Hamdiu. Ai e kishte ngarkuar familjen në një traktor. Duke shkuar drejt Vinarcit, në Zhabar, traktori aksidentohet me një automjet të policisë serbe, me ç’rast vajzës së Hamdiut i thyhen të dyja këmbët, ndërsa i lëndohet edhe nipi, Rrezarti dyvjeçar. Ngasësi i traktorit kishte ikur nga vendi i ngjarjes me sugjerimin e disa njerëzve që qëlluan në vendngjarje. Disa miq të Hamdiut i kishin bartur vajzën e Hamdiut me kalamajtë e saj deri në Vinarc. Meqenëse vajza e Hamdiut kishte thyerje të dy këmbëve dhe kishte dhimbje të tmerrshme, ishte i nevojshëm trajtimi mjekësor. Atë u detyruan ta dërgojnë në Prishtinë pas dy ditësh. Në Spitalin e Prishtinës, që ishte nën masat e dhunshme, me personel serb, për shkaqe të sigurisë, e paraqitën si një rast i rrëzimit nga shkallët me qëllim që të mos kuptohej puna e aksidentit me automjetin e policisë serbe.
Kulla e Hamdiut priste dhe përcillte mysafirë të shumtë. Ajo u bë edhe vendstrehim i shumë familjeve nga Drenica edhe për faktin se familja e Hamdiut kishte marrëdhënie miqësie me familje të shumta anekënd Drenicës.
Në fillim Vinarci ishte një fshat më i qetë dhe kjo bënte që familje të tëra nga zona e luftës në Drenicë të kërkonin strehim. Në këtë kohë në kullën e Hamdiut shpesh ishin mysafirë edhe pjesëtarë të UÇK-së. Nënë Hajria, një grua shumë bujare, me të dy nuset e dy djemve gatuante natë e ditë për mysafirët dhe të strehuarit që vinin përditë e më shumë. Kjo zgjati deri në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe.
 
Cenë Hamdi Hasani

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, më 24 mars, mbi ushtrinë serbe, ushtria, policia dhe paramilitarët serbë u egërsuan aq shumë sa filluan në përmasa të mëdha të zhvillojnë gjenocid mbi shqiptarët. Drama e madhe filloi në këtë kohë. Pas fillimit të bombardimeve të aleancës një pjesë e madhe e popullatës, që ishin strehuar në fshatrat shqiptare në anën veriore të Mitrovicës, filluan të largohen sepse vinin informata të llojllojshme për atë që do të ndodhte.
Hamdi Hasani qëndroi i pathyeshëm me familjen e vet dhe me disa mysafirë që kishin ngelur në kullat e tij. Djalin, Cenën, gjithnjë e kishte pranë. Kulla e tij tanimë po vëzhgohej nga policia serbe. Një ditë, pikërisht më 24. 04. 1999, forca të shumta policore serbe ia mësyjnë kullës së tij. I pari që i kishte vërejtur ishte Ceni. Ai i kishte treguar Hamdiut dhe ky kishte urdhëruar femrat që të iknin nga shtëpia pasi, siç u kishte thënë, nuk do të dorëzohej. Së bashku me grarinë kishte këshilluar edhe të birin, Cenin, të largohej. “Cen, o bir, shko sepse ti je i ri dhe duhet të jetosh, ndërsa unë kam vendosur të mos e lëshoj pragun e shtëpisë dhe dua të vdes me nder”. Cena nuk e kishte dëgjuar. Ai i kishte ngjarë të atit për nga guximi. “Jo, o babë, nuk të lë vetëm për së gjalli”, i kishte thënë i biri.
Hamdiu kishte një revole, Cena një pushkë gjuetie. Ndërsa gratë dhe fëmijët po zhvendoseshin më tutje drejt kullave të tjera të fshatit, policia po i afrohej kullës së Hamdiut. Ata u turrën në oborr dhe nuk e prisnin që para tyre do të shfaqej një burrë me mustaqe. Ato mustaqe mbase u kujtonin më shumë se një burrë të traditës, vetë komandantin legjendar të shqiptarëve, Adem Jasharin. Por, ky plak mbante vetëm një revole. Hamdiu i shkrehu plumbat një nga një mbi trupat e policëve serbë. Policët dhe çetnikët serbë e plagosën dhe mundën ta zinin të gjallë. Në ndërkohë Cena, nga nënkulmi i shtëpisë, shkrehu mbi ta nga arma e gjuetisë. Ai i plagosi në fytyrë tre serbë. Nuk kishte shumë municion, por edhe po të kishte nuk mund të bënte më shumë me një pushkë gjuetie. E kapën të gjallë edhe Cenën. Babë e bir i lidhën dhe i pushkatuan. Vdekja e tyre ishte një shembull heronjsh se si duhet qëndruar për pragun e shtëpisë dhe atdheun.
Atë ditë dukej sikur edhe moti po qante. Sipas dëshmitarit, Ibishit, pas kësaj gjakatarët serbë kishin kontrolluar përreth dhe kur kishin gjetur familjen e Hamdiut gjysmë ore më vonë, kishin pyetur nëse e njihte dikush këtë plak që ngjan në Adem Jasharin dhe djalin që ndodhej me të. Ishte lajmëruar nënë Hajria. “Ai është im shoq, ndërsa djali është im bir”, u kishte thënë ajo me serbishten që e zotëronte pasi kishte prejardhjen nga Pazari i Ri. Disa nga policët i kishin pasur fytyrat e lidhura me fasha të përgjakura. “E shikoni çka na kanë bërë terroristët”, ishin shprehur ata dhe i kishin urdhëruar të gjithë të iknin përgjithmonë në drejtim të Shqipërisë. “Të mos guxojë askush ta kthejë kokën këtej deri përtej Ibrit”, kishin urdhëruar ata mes të sharave dhe britmave. Kështu ka rrëfyer Ibishi për qëndresën heroike të Hamdiut dhe të Cenës, babës dhe birit që vdiqën me besa-besë për atdhe. Ai i kishte parë të gjitha nga ferishtet aty pranë në të cilat ishte fshehur. Pas luftës kjo dëshmi ka shkuar edhe në Tribunalin e Hagës. Me të dëgjuar për rënien e babait, Humdiut (66) dhe vëllait, Cenës (23), Dauti që kishte shkuar në Mikushnicë që ta huazonte një Kalashnikov, sipas porosisë së Hamdiut (ngjarjet qenë zhvilluar më shpejt), ishte kthyer me ca kushërinj dhe shokë dhe i kishte varrosur në oborrin e shtëpisë.
Sot ngrihet çështja e harresës së tyre. Si ndodhi të mos kujtohet atdheu për ta kur dihet si ranë faqebardhë. Ata ia kthyen pushkën armikut edhe pse e dinin se nuk do të mbijetonin. Ranë me besa-besë për ta dhënë shembullin që atdheu mbrohet me gjak. Ata e dinin se po vdisnin me nder, por nuk e kanë ditur se ne do t’i harrojmë sot në liri. Megjithatë, kjo tokë nuk lejon të mbretërojë përgjithmonë harresa. Hamdiut dhe Cenës u takon me plot meritë panteoni i heronjve të Kosovës.

Edhe njëherë mbi Presidentin Thaçi dhe kërkesat e tij për themelimin e Ushtrisë të Republikës së Kosovës – Nga Agron Shabani

Në fillim ai erdhi i “heshtur” dhe krejt i qetë ose fjalëpak së bashku me shumicën e bashkëluftëtarëve ose bashkëpatriotëve të tij poltik dhe ushtarak (luftarak). Për t´u futur (ngritur)  në mite, epose dhe legjenda të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në mes lirisë së rrezikuar individuale ose personale dhe “robërisë së qetë” kolektive të kombit dhe atdheut: Ai zgjodhi “lirinë” ose jetën e rrezikuar në emër të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarëshme shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdheut të tij.  Zgjodhi pra luftën e njohur çlirimtare dhe patriotike së bashku me sakrificat e njohura njerëzore, materiale dhe të tjera si luftëtar dhe ish udhëheqës i njohur politik i UÇK-së.
E kemi fjalen mbi Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, i cili për mendimet dhe vlerësimet e njohura politike ose politologjike, është njeri prej figurave ose personaliteteve me të ngritura. me të kompletuara, me integrale dhe unifikuese në spektrin ose mozaikun e gjithëmbrarëshëm politik shqiptarë. Për të mos thënë këtu shumë me largë. Përse (pse) kjo…?
Sepse, Presidenti  i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në radhë të parë është udhëheqës ose politikan i shquar për nga idealet, konceptët dhe vizionet e i tij moderne ose bashkohore të cilat në ndërkohë puçën dhe gërshetohen në sfond me qëllimet, idealet, aspiratat, konceptët dhe vizionet e njohura shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdhet tonë. Në Republikën e Kosovës-sidomos.
Se këndejmi, z. Thaçi, karieren e tij shtetërore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, e ka ngritur dhe filluar nga fronti i luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë ne Kosove. Respektivisht, nga formula dhe filozofia e njohur evolutive, revolucionare dhe historike e aspiratave dhe interesave të larta shtetërore, nacionale dhe patriotike të popullit ose kombit tonë. Dhe, jo nga nivelët ose rangjët e ndryshme forumiane dhe kabinetike të ish Jugoserbosllavisë së dikurshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. Apo…?!

-E dyta: Z.Thaçi ka ardhur në politikë nga jeta ose bota e njohur shkencore, intelektuale ose akademike. Dhe, jo me metoda të ndryshme komplotiste, konspirative, dekonspirativiste etj. Siç është rasti me disa lider ose politikan të tjerë në Kosovë dhe gjithandej.

-E treta: Në kursin dhe filosofinë e njohur shtetërore, nacionale, politike dhe diplomatike të Hashim Thaçit: I pasuri, i njohuri, i dituri, i vërteti, i përkushtuari, i sinqerti, miku , aleati dhe patrioti i vërtetë,  gjithmonë kanë  të drejtë. Kjo mbase është edhe filozofia e njohur politike e  Perëndimit.

-E katërta: Çfarë më duhet të dijë? ( kritika e unit të pastërt ose unit të ndërgjegjshëm), Çfarë me duhet të bëj? ( kritika e unit të përgjithshëm ose atij praktik)  dhe në çfarë ( në çka ) guxoj të shpresoj dhe besoj? ( kritika e forcës së gjykimit të ndërgjegjshëm, racional dhe reflektivë ) : Janë këto tre (3) pyetjet, parimet, premisat dhe kërkesat e njohura ose kryesore në kuadrin e idealizmit kritik dhe atij dialektiko-materialist të shoqërisë së lartë industriale dhe kapitaliste të Perëndimit të cilat i njeh dhe respekton me përkushtim dhe devocion të plotë zot Thaçi.
Shih për këtë, Hashim Thaçi duke u mbështetur ose fokusuar në formulën dhe dialektikën e njohur shkencore dhe humaniste  të Agnes Hellerit, Edmund Husserlit, Karl Popperit, Hannah Arendit, Immanuel Kantit, Kristian Volfit, Sen Simonit, August Commtit  etj. Me plot të drejtë i shquan (fokuson), i thekson dhe zbaton në praktikën  dhe teorinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike, nevojat ose kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare sipas të të cilave: Politika dhe filosofia e përgjithshme mbi njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin, duhet t´i  japin njeriut dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare përgjigje dhe spjegim konkret ose pragmatik në tre (3) pyetjet ose kërkesat e njohura esenciale ose substanciale : Si duhet menduar?, çfarë duhet bërë ? dhe si duhet jetuar, vepruar ose reaguar në kushtët dhe rethanat e sotme moderne ose bashkohore?

Se këndejmi, sipas Aristotelit, Popperit ose Schoppenhauerit, morali, karkateri, ideali dhe virtyti i larte njerëzor (qytetar) ose politik. Respektivisht, të poseduarit e një force (fuqie) mendimi, gjykimi dhe bazamenti të fortë intelektual, profesional, moral ose politik, si dhe të përdorurit e guximit dhe maturisë intelektuale ose profesionale në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, janë çelësi ose formula kryesore që  e hapin portën e lumturisë së gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive. E hapin pra  portën e njohur erudite ose poliedrike, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat dhe kërkesat e njohura bazike, dialektike, materialiste ose ekzistencialiste. Duke i lënë jashtë ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk na duhen. Në këtë kontekst, duhet përshëndetur dhe mbështetur kërkesën ose formulën e Presidentit Thaçi mbi formimin e Ushtrisë të Republikës së Kosovës në një kohë sfidash, udhëkryqësh, provokimësh ose turbulencash të njuhura politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në Kosovë, Ballkan, Evropë dhe më gjërë ku asnjëherë nuk janë të përjashtuara nxitjet ose opsionet e njohura ushtarake (luftarake), hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Serbisë ose bllokut (kampit) të njohur militarist ose ultranacionalist në kohëra dhe hapësira të ndryshme lokale, rajonale, kontinentale ose interkontinentale. Ndaj Kosovës dhe shqiptarëve-sidomos ku Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe patriotët ose çlirimtarët tjerë shqiptar, gjithëmonë shihen si armiq ose kundërshtarët kryesor të shovenizmit, nacionalizmit, militarizmit, hegjemonizmit, ekspanzionizmit ose kolonializmit të njohur serbo-ruso-pansllavist.

Për më tepër ndërkaq, Presidenti Thaçi në bashkëpunim me miqtë dhe faktorët e njohur politik dhe ushtarak ne vendin tone, si dhe në konsultim dhe kordinim të gjithëmbarshëm (esencial ose substancial) me miqtë dhe aleatët e njohur natyrorë, politik dhe historik të popullit ( kombit) dhe vendit tonë: Me 17 shkurt të vitit 2OO8 , e shpallën dhe miratuan Deklaratën e njohur politike dhe juridike mbi Pavarësinë e Republikës së Kosovës të cilën deri me sot e kanë njohur dhe pranuar shtetët me të fuqishme dhe përparimtare të globit.

– E pesta: Presidenti i i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, ndofta me tepër dhe me bukur se çdo lider ose udhëheqës tjetër shqiptar i ka njohur, kuptuar, pranuar dhe respektuar metodat dhe refleksionet e njohura etike , estetike, ,dialektike, empirike, evolutive, revolucionare, organike, rekonstruktive, diakronike, logjike, metaestetike, integrale, pozitiviste dhe të tjera në kuadrin e njohur të dialogut, konsenzusit dhe kompromisit  të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik me të gjitha partitë, liderët, njerëzit dhe qytetarët e vendit tonë sipas konceptëve , formulimëve dhe vizionëve të njohura të Dekartit, Kantit, Sen Simonit, Hegelit, Spinozës, Husserlit etj.Përkatësisht, në kuadrin e njohur të një filozofie moderne ,integrale, reflektive dhe pozitiviste të kohës dhe botës moderne ose bashkohore në të cilat jetojmë.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndarjen, klasifikimin, periodizimin dhe dekodimin ose detektimin e etikës së njohur shtetërore dhe institucionale mbi bazën e njohur të punës dhe angazhimit të preferuar praktik dhe teorik në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare. Gjegjësisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur etik dhe metaestetik të presidentit Thaçi. Etikën e tij autonome dhe heteronome, etikën individuale ose personale, etikën familjare, etikën shtetërore, nacionale, profesionale, funksionale ose kadrovike, etikën globale ose kolektive, etikën sociale, etikën materiale ose ekzistencialiste, etikën normative, etikën formale, etikën strukturale ose strukturaliste, etikën institucionale dhe konstitucionaliste, etikën ontologjike dhe deontologjike, etikën deskriptive ose empirike dhe kështu me radhë.

-E gjashta: Presidenti Thaçi nuk është oportunist, madje as hedonist, iluzionist, alkimist ose ndonjë impresionist i nënshtruar konformist dhe surealist. Jo. Por, ai  mbi të gjithat si duket është metodist, sensualist, intuicionalist, refleksionist, intregralist, metodist, institucionalist, konstitucionalist, pragmativist dhe një idealist i matur dhe tepër racional? Gjithnjë pa dashur të  futëmi ose involhohëmi këtu në çështjët dhe aspektët e brndshme (etike dhe metaestetike) të presidentit kosovar.

-E shtata: Presidenti i Republikës se Kosovës,z. Hashim Thaci,si duket  i njeh dhe  zbaton në menyrë të përsosur, të shkëlqyer ose tepër profesionale,kompetente,suplementare dhe afirmative potencialin, afinitetin dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike të komunikimit dhe bashkëpunimit të brendshëm(kombëtar) dhe atij te jashtëm(ndërkombëtar) në të mirë të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së raportëve ose marëdhëniëve  të njohura kombëtare dhe nderkombetare të shtetit dhe popullit (kombit) tonë në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme. Dhe, të gjitha këto së bashku në të mirën e zhvillimit, progresit, afirmimit  dhe avansimit të vazhdueshëm (sistematik) dhe permanent të rrjedhave ose procesëve të njohura kognitive, evolutive, empirike, tranzitore, retrsospektive, introspektive, rekonstruktive, organike, dialektike  dhe të tjera në  Republikën  e Kosovës si dhe në nënqiellin e gjithëmbarshëm politik mbareshqiptarë.

Ndaj, mu për këtë, Presdidenti Thaçi në këtë kontekst si duket i ka sfonduar, konceptuar, përceptuar, anticipuar, profilizuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, rafinuar  dhe harmonizuar (konvencionalizuar) për mrekulli edhe marëdhëniet ose raportët prioritare dhe ambivalente të R. Kosovës me vendët, faktorët dhe organizatat me të rëndësishme ose relevante gjithandej globit tokësor ne bazë të kësaj planimetrie ose formule të njohur politike dhe diplomatike me sa vijon:1.Bashkëpunimi dhe marëdhëniët e shkëlqyera dhe strategjike të Republikës së Kosovës me SHBA-së dhe vendët tjera mike dhe aleatetë Natos dhe Unionit Evropian, 2.Marëdhëniet e përzemërta dhe vëllazërore me Republikën e Shqipërisë, 3.Marëdhëniet miqësore dhe të partneritetit të barabartë ose reciprok me të gjitha shtetët dhe qeveritë tjera që e kanë e njohur dhe pranuar Republikën e Kosovës së bashku me realitetet e njohura në vendin tonë, 4.Marëdhëniët e fqinjësisë së mirë, 5.Marëdhëniët ad hoc, de jure, de facto, të mira, neutrale ose indiferente dhe kështu me radhë. Dhe, të gjitha këto se bashku konform rregullave, normave, principeve, konventave dhe kodifikimëve të  njohura politike dhe diplomatike si “Koventat e Vjenes” me 1961,1963,1964,1967 etj., mbi marëdhëniët dhe raportët e përgjithëshme botërore ose ndërkombëtare etj.

Duhet shtuar krejt në fund se filozofia e lartëpërmendur moderne ose bashkohore e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, pos  çështjëve dhe aspektëve të trajtuara me sipër, në fokusin dhe agjendën e tyre kryesore i kanë njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin. Respektivisht, barazinë sociale, politike dhe juridike, liritë dhe të drejtat e barabarta për të gjithë pa dallim, barazinë ligjore, gjegjësisht, kushtetuese dhe juridike, barazinë gjinore, klasore, politike, sociale, societale, fetare, kulturore etj. Pavarësinë, identitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin e njohur shtetëror, nacional dhe politik të vendit tonë. Bashkësinë, bashkëjetesën, koekzistencën, demokracinë dhe harmoninë  e gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike për të gjithë dhe të ngjashme. Forminin e Ushtrisë së rregullt dhe profesionale në Republikën e Kosovës së bashku me Akademinë e atjeshme Ushtarake më të gjitha gjinitë ose profilet e saj dhe kështu me radhë.

Në të kundërten, çdo kompromis, koncesion ose lëshim i mundshëm teritorial, politik, administrativ, juridik, historik ose gjeografik i Hashim Thaçit ose dikujt tjetër -ndaj Serbisë ose Malit të Zi që ështe në kundërshtim me interesat e vendit, konsiderohet si akt i tradhëtisë së lartë shtetërore, nacionale dhe politike. Kjo edhe përkundër shantazheve, komplotëve, diversionëve, subversionëve ose luftërave të ndryshme psikologjike, speciale ose propagandistike kundër Thaçit ose dikujt tjetër nga ana e Serbisë, Malit të Zi ose bashkëpunëtorëve (mercenarëve), kuislingëve ose gardianëve të tyre të brendshëm dhe të jashtëm.

Tre qytetarë të Kosovës arrestohen në Itali në një operacion kundër terrorizmit

Policia italiane tha se ka arrestuar tre persona dhe ka ndaluar një të mitur gjatë një operacioni për shkatërrimin e një celule të dyshuar ekstremiste në qendër të Venedikut.

Policia tha se dymbëdhjetë bastisje janë kryer në qendrën historike të qytetit si dhe qytetet aty pranë Mestre dhe Treviso.

Të gjithë të arrestuarit janë me prejardhje nga Kosova por me leje qëndrimi në Itali. Ata ishin vëzhguar për një kohë nga policia nën dyshimet se mund të jenë përfshirë në veprimtari radikale fetare. Operacioni është bashkërenduar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias dhe Antiterrorizmit në qytetin e Venedikut.

Italia ka deportuar 153 të dyshuar për terrorizëm që nga janari i vitit 2015 dhe 21 syresh që nga fillimi i këtij viti.

Më herët gjatë këtij muaji, Italia dëboi një tunizian që dyshohej për lidhje me Anis Amrin, autor i një sulmi më kamion në një treg të Berlinit në muajin dhjetor, që la pas vetes 12 të vrarë. Amri qe vrarë nga policia italiane disa ditë më pas në Milano.

Në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2015, policia italiane kishte arrestuar në dy operacione të ndryshme katër shqiptarë nga Kosova nën dyshimet për përfshirje në nxitjen e terrorizmit.

Kosova është përballur me dukurinë e përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat e huaja që nga fillimi i konfliktit në Siri. Që atëherë rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rreth 60 veta kanë humbur jetën. Rreth 120 syresh janë thyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur. Edhe me tej, në atë zonë besohet se janë rreth 140 qytetarë të Kosovës.

Turqia përfundon fushatën ushtarake në Siri

Turqia tha se ka përfunduar me sukses fushatën e saj ushtarake, shtatëmujore në veri të Sirisë.

Megjithatë, kryeministri Binali Yildirim nuk e përjashtoi mundësinë e operacioneve të reja dhe nuk tha se trupat turke do të tërhiqen nga Siria.

Turqia ka nisur ofensivën në gusht të vitit të kaluar, për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga kufiri i saj, por edhe për të ndaluar avancimin e luftëtarëve lokalë kurdë.

Ankaraja është e shqetësuar se kurdët sirianë do të përpiqen të krijojnë territorin e tyre vetëqeverisës, të ngjashëm me rajonin autonom kurd të Irakut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, viziton sot Turqinë.

Më 6 prill Kuvendi e voton Demarkacionin me Malin e Zi

Duket se debati pro dhe kundër Demarkacionit me Malin e Zi do të mbyllet javën e ardhshme, kur deputetët duhet të votojnë për apo kundër ratifikimit të tij. Të enjten e ardhshme, më 6 prill, Demarkacioni do të dërgohet në Kuvend.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare në fund të gushtit të vitit 2015. Por për shkak të kundërshtive, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta ratifikojë atë.

Por, duket se ky debat do të mbyllet të enjten e ardhshme.

“Të enjten deputetët do të votojnë për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë një zyrtar i lartë në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Sipas tij, gjasat janë të mëdha që Marrëveshja të ratifikohet.

“Në besojmë se gjithçka do të përmbyllet dhe deputetët do ta votojnë atë”.

Ratifikimi i Marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Duket se kjo çështje është shtyrë përpara sidomos pas vizitës së diplomatit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Hoyt Yee po qëndron në Kosovë

Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, ka filluar vizitën dy ditore në Kosovë.

Sot dhe nesër, ai do të zhvillojë një sërë takimesh me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Sot, ai pritet të zhvillojë takime të ndara me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, pastaj me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanoviq dhe udhëheqësin e grupit parlamentar “Lista Serbe”, Slavko Simiq, pastaj me ministren për Dialog, Edita Tahiri dhe ministrin e FSK-së, Haki Demolli.

Vizita e zëvendës-ndihmës Sekretarit të shtetit, po zhvillohet në kohën kur në Kosovë është ndërmarrë nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mision ushtarak.

Në këtë çështje, institucionet e Kosovës, nuk kanë hasur në mbështetjen amerikane, për shkak të formës së propozuar për këtë transformim.

Përderisa institucionet e Kosovës, me nismën e presidentit Hashim Thaçi po synojnë që transformimi të realizohet përmes ligjit, Shtetet e e Bashkuara të Amerikës preferojnë që transformimi të zbatohet përmes amendamentimit të Kushtetutës.

Karremi i Ushtrisë për zgjedhje – Nga Faton MEHMETI

Derisa në njerën anë flitet për insistimin e Hashimit për formimin e ushtrinë , ata që më së shumti e kundershtojnë një gjë të tillë po rikthehen ne Kuvend. Deputetët e Listës kthehen në Kuvend pas një bojkoti gati gjashtë mujor që u kanë bërë institucioneve të Kosovës Në mbledhje e kryesisë së kuvendit të hënën ,përveç anëtarëve të Kryesisë që vijnë nga partitë shqiptare dhe minoriteteve tjera moren pjesë edhe deputetët e Listës Serbe, Këta po kthehen sipas shefit te deputetëve të kësaj Liste Sllavko Simiq, “ në mënyrë që ta pengojnë formimin e ushtrisë së Kosovës” . Pikërisht kthimi i Listës Serbe nënkupton që kjo legjislaturë e kuvendit nuk do e votojë ushtrinë, pasi kthimi i tyre në institucione ka ardhur pas garancive që Thaçi iu ka dhënë ndërkombëtarëve se ajo ( formimi i ushtrisë ) nuk do procedohet në kuvend. Nuk është çudi se kthimi i Listës serbe po ndodh një ditë pas mbajtjes së konventës së VIII të PDK-së, në deklaratën e nxjerr pas mbajtës së Konventës partia më e madhe aktualisht në vend shprehet e gatshme për zgjedhje kurdo. Në deklartën e saj me 28 pika, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike edhe deklaratën politike të votuar në konventën e Partisë, ku ndër të tjera thuhet se ky subjekt është i gatshme për zgjedhjet parlamentare, qoftë në afatin e rregullt,

por edhe më herët, nëse për këtë ka dakordim nga i gjithë spektri politik.

Të gjitha këto zhvillime janë të orkesturaua nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Duke e parë që u “ dogjën ” me demarkacionin me Malin e Zi, ndryshuan strategjinë e veprimit. Nxorrën formimin e ushtrisë një çështje mjaft të ndjeshme dhe të dashur nga popullli i Kosovës, për t’i perdorur nxjenjat e tyre që vetë të dalin nga kriza ku e futën vendin. Duke ditur që formimi i ushtrisë nuk behet pa përkrahjen e Listës Serbe, po përdoret si atu për të nxjerr Hashimin nga izolimi, për të marrur primatin si faktor kryesor në vend dhe në anën tjetër duke dërguar vendin në zgjedhje. PDK nuk është e interesuar me të vazhdoi koalicionin me LDK-në të cilën e ka “ mjelur ” aq sa kishte nevojë, dhe për mos të shkuar ne zgjedhje me mëkatin e demarkacionit përdori ushtrinë që rivalit të saj aktualisht partnerit të koalcionit LDK-së t’ia lë fajin “ për mos dëshirën që të formohet ushtria ” . Kjo edhe po funskionon mjaft mirë, dhe ideja e Hashimit po merr pamjen e saj të dukshëm që edhe të shkohet në zgjedhje edhe të dali e larë, në këtë mënyrë PDK edhe godet rivalet e saj, edhe përfiton poena politik kurse në anën tjeter është LDK ajo që në te kater anët është e goditur. LDK ka bërë vetëvrasje poltike nga momenti që zgjodhi Isa Mustafën si kryetar të saj dhe më vonë e bëri kryeminstër nga koalcioni me PDK-në. Rezultatet e kësaj qeverie të dështuar do i faturohen me të drejtë LDK-së e cila pritet të ketë rënie drastike në zgjedhjet të cilat po perflitën të mbahën në fillim të qershorit. Hashimi dhe PDK u treguan dinake, dhe fal dinakërisë së tyre kanë arritur deri tani të mbijetojnë në politikë, dhe sigurisht kjo do të vazhdoi deri në formimin e Gjykatës Speciale, e cila gjithësesi do e gjej PDK-në në pushtet. Por, Kosova do te ishte me fat sikur veç PDK të ishte e keqja e saj, fatkeqësisht në Kosovë nuk janë problem zgjedhjet por kë të zgjedhësh, pasi asnjëra parti qoftë në pozitë apo opozitën e sotme nuk garanton një të ardhme më të mirë për qytetarin e rraskapitur të Kosovës.

Foto antologji: Nga Krusha e Madhe: Nipi që mban emrin e axhës iu çon lule atje ku prehen eshtrat e gjyshit dhe axhës së tij

Kreshniku i vogël po çon lule në varrezat e dëshmorëve të Krushës të madhe në kujtim të masakrës të 26 marsit 1999, kur makineria kriminale serbe masakroi 208 shqiptarë nga Krusha e Madhe, midis tyre fëmijë. Njëri prej tyre është Kreshnik F. Hoti, datëlindja 1984, 15 vjeçar i biri i Dr. Spec. Fahredin Sh. Hoti, datëlindja 1953, atë e bir, dëshmorë të Kosovës të vramë në të njëjtën ditë prej ushtrisë pushtuese.

18 vjet pas asaj dite të tmerrit, për t’i kujtuar bashkë me të gjithë shqiptarët që blatojnë kujtim e nderim, është edhe Kreshniku i vogël, Kreshnik B.Hoti, i nipi i Dr.Fahredin Sh. Hoti që ka ngjallë emrin e axhës së tij Kreshnik F. Hoti!

Lavdi kujtimi i tyre!

Shqiptarë kujtoni dhe mos harroni kurrë!

 

208 viktimat e Krushës të Madhe – KURRË NUK DO TA HARROJMË 26/03/1999 Nuk jemi për hakmarrje – jemi për drejtësi! Nga: Mr. sc. Besnik F. Hoti

KURRË NUK DO TA HARROJMË 26/03/1999

IN MEMORIAM

WE WILL NEVER FORGET 26/03/1999
KURRË NUK DO TA HARROJMË 26/03/1999

Nuk  jemi për hakmarrje – jemi për drejtësi!

Nga: Mr. sc. Besnik F. Hoti

„Nuk do të mbyllim sytë para kësaj… kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo…jemi duke i ndjekur ata që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve“  Robin Cook

Ky shkrim vjen në 18 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, fshat në Komunën e Rahovecit, në përkujtim dhe në nderim të atyre burrave dhe grave nga Krusha e Madhe, që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, duke ranë në altarin e LIRISË. Sot, me të drejtë krushjanët po punojnë për ngritjen e padisë ndaj shtetit serb për krimet e kryera në mars të vitit 1999.

Marsi i vitit 1999 dhe lufta e atij viti për shqiptarët e Kosovës, posaqërisht për krushjanët, ishte një ngjarje që do të mbahet përjetë e paharruar në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo luftë.

Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionët e NATO-së filluan bombardimet mbi caqet serbe, kriminelët serbë në pamundësi për t’u përballur me forcat  e NATO-së dhe UÇK-së, mprehën thikat e tyre të krimit për të masakruar popullin e pambrojtur të Kosovës.

Fshati Krushë e Madhe dhe njerëzit e tij do ta kishin këtë fat të keq. Me  25 dhe 26 mars, forca të mëdha ushtarake ia mësynë fshatit për të shfarosur  njerëzit e tij. Qindra ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, të udhëhequr nga eprorët e tyre, djegin Krushën dhe fshatrat përreth shtëpi për shtëpi, nxjerrin banorët në rrugë duke i dërguar herë në një vend dhe herë në tjetrin, për të kërkuar vendin se ku ishte më mirë t’i pushkatonin dhe masakronin.

Serbët fqinj të Krushës dhe të fshatrave të tjera përreth ishin ata që iu prinë krimeve mbi banorët e Krushës. Kriminelë të tjerë, të organizuar në formacione të ndryshme ushtarake dhe paramilitare ishin në ndihmesë të tyre. Serbët lokalë ishin bërë kryekriminelët dhe u prinin kriminelëve të tjerë serbë të ardhur nga Serbia. Këta kriminelë ishin të tmerrshëm në dukje, me fytyra të ngjyrosura dhe me shamia ngjyrash të ndryshme të lidhura në kokë.

Ndodhi ajo me e keqja për banorët e Krushës dhe fshatrave përreth: forcat paramilitare, policore, ushtarake të ndihmuar nga serbët lokal  vranë dhe masakruan, 243 persona.  Prej tyre: 207 janë të vrarë dhe të pagjetur nga Krusha e Madhe, ndërsa 35 nga të strehuarit në fshat, prej tyre 121 të identifikuar, 85 të pagjetur, të vrarë 7 fëmijë, si dhe 5 femra.

Nga Tribunali i Hagës u gjetën: 8 varreza masive,  2 krematoriume, si dhe shumë varreza personale. Si pasojë e luftës janë plagosur 25 veta, ndërsa janë djegur 793 shtëpi, xhamia e fshatit, si dhe janë bërë shumë dëme të tjera materiale dhe teknike, pas largimit të forcave serb. Shumë shtëpi mbetën pa asnjë mashkull, 140 gra të veja dhe 548 fëmijë bonjakë. Sot Krusha e Madhe është jetimorja më e madhe në Evropë.

Ish-ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer, pas vizitës së tij në kontigjentin e ushtarëve gjerman në Prizren bashkë me ish-ministrin e mbrojtjes Rudolph Scharping, me 23 qershor të vitit 1999 vizituan fshatin Krushë e Madhe, Joschka Fischer u shpreh: ”Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më qartësoi se për çka kishim luftuar dhe se  kishim vepruar drejt me vendimin, që Milosheviqin këtë herë ta konfrontonim ushtarakisht dhe me vendosmëri”

Po ashtu edhe ish-ministri i jashtëm britanik Robin Cook gjatë vizitës në Krushë me 24 qershor të vitit 1999 u shpreh:  “Nuk do të mbyllim sytë para kësaj…kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo…jemi duke i ndjekur ata  që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve“

Këto personalitete me ndikim e mbajtën fjalën e tyre, nga dëshmit e gjetura për masakrën e Krushës së Madhe, Tribunali i Hagës bëri fajtor drejtpërsëdrejti kriminelin Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij

si: Millan Millutinoviqin, Nikolla Shainoviqin, Dragolub Ojdaniqin, si planifikues, nxitës, që urdhëruan përgatitjen dhe kryerjen e veprimeve siq janë: vrasje, dëbim, shkatërrim kulturor i objekteve fetare të shqiptarëve kosovarë, krim kundër njerëzimit dhe shkelje e zakoneve të luftës.

Po ashtu shumë personalitete ndërkombëatre dhe vendore gjatë këtyre 18 viteve kanë vizituar Krushën e Madhe siq janë: ish-kongresisti republikan dhe lobuesi për ceshtjen shqiptare në Kongresin Amerikan Joseph J. DioGuardi, sot president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirli DioGuardi, Këshilltare për  Çështje Ballkanike pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, miku dhe heroi i gjallë i dëshmuar i shqiptarëve Ambasadori William Walker.  Ish-presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu sëbashku me zonjën e parë Nezafete Sejdiu. Ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.  Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.

Murat Jashari, anëtar i familjes emblematike Jashari, i cili gjatë vizitës u  shpreh “Askund nuk mund të ketë shembull më të mirë të gruas shqiptare sesa në Krushë të Madhe, ku gratë kanë sfiduar dhimbjen dhe mentalitetin dhe rrisin fëmijët e tyre e rindërtojnë jetën, potencoi ai.”

Tragjedia më madhe e Krushës vazhdon edhe 18 vite pas luftës, ajo është fati i të pagjeturve. Krushës i mungojnë dhe 65 persona, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare Mr. Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, është sprovë e ndërgjegjjes sonë politike, intelektuale, kombëtare, njerëzore.  Për familjet e personave të pagjetur, fati i tyre është plagë e thellë që e mban ende të gjallë trishtimin e këtyre familjeve. Qeveria  së  bashku  me institucionet tjera mbajnë përgjegjësinë që të angazhohet në zbardhjen e fatit të tyre.

Serbia e ka përgjakur Ballkanin gjatë viteve ’90 dhe për këtë mban përgjegjësinë. Serbia dhe serbët mbajnë mbi kurrizin e tyre barrën e krimeve më të rënda kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Krushjanët me të drejtë kërkojnë të dëmshpërblehen nga shteti serb. Është përfolur shumë herë nga krerët e institucioneve të Kosovës, sidomos nga presidenti aktual Thaqi, për padi kundër shtetit serb, por edhe pse kanë kaluar 18 vite nga mbarimi i luftës, ende nuk ka asgjë konkrete.

Me të drejtë thekson profesori Dr. Elion Farruku-Dr. Iuris, Ligjerues i Sistemeve Ligjore të Krahasuara pranë Universitetit të Torinos:  pyetja që më lind shpesh dhe e shtroj gjithmonë përpara interlokutorëve këtu në Kosovë është: Sa marrëveshje do ishin realizuar aktualisht me Serbinë nëse në listën e kërkesave do ishtin vënë si prioritet dëmet e luftës dhe riparimi i tyre, qoftë karshi shtetit të ri por edhe ndaj viktimave? Pyetje që cilido nga ne, mund ti jap një përgjigjje, ajo nuk është mister. Dëmet e luftës dhe riparimi i tyre kanë qenë dhe janë në fazë kodifikimi nga e drejta ndërkombëtare, duke filluar nga periudha post bellum e 1945 e deri ne ditët e sotme.

Gjykata Ndërkombëtare dhe gjykatat e tjera ndërkombtare të ndërtuara ad hoc janë marrë gjerësisht edhe me këtë temë, si ajo për dëmet e Irakut ndaj Kuvajtit, në Ruanda dhe Tribunali Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë. Përse duhet të kërkohet? Në çdo proces gjyqësor qoftë ky pranë gjykatave ndërkombëtare apo dhe kombëtare, nuk pritet që pala e paditur ta marrë atë si një dhuratë krishtëlindjesh dhe të gëzohet qoftë edhe nëse nga xhepi nuk nxjerrë edhe një monedhë, apo denohet me një falje publike nga autoritetet e larta.

Problemi qëndron diku tjetër e cila mund të merret si diçka pozitive nga pala e paditur. Reconcilation ose pajtimi, i domosdoshëm për fillimin e marrëdhënieve normale (kufizohem të përdor shprehjen normale) për të mos thënë miqësore nuk mund të ndodh në mënyrë të forcuar, duke u kërkuar nga ndërkombtarët që dy vendet të bashkëpunojnë, por nga vetëdija e dy vendeve për të kaluarën, pa e harruar atë, duke u pajtuar se diçka nuk ka qenë aspak e hijshme. Pikërisht, nëse ky pajtim vjen nga një institucion ligjor ndërkombëtar, atëherë pajtimi është më i mundshëm dhe të dyja palët duhet ti binden të fillojnë një rrugëtim të përbashkët.

Por si mund të kërkojnë drejtësi dhe rehabilitim në bazë të së drejtës ndërkombëtare banorët e Krushës së Madhe? Tribunali i Evropës me qendër në Strasburg, i njohur ndryshe edhe si Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të kishte qenë ndoshta edhe ai më i përshtatshmi, për faktin që edhe individ të caktuar apo organizata jo qeveritare, mund të vënë në lëvizje një mekanizëm gjyqësor por sipas statutit të Gjykatës dhe të kompetencave, ky organ nuk mund të gjykojë një palë e cila nuk e ka pranuar si organ gjykues dhe nuk ka pranuar juridiksionin e saj në momentin e kryerjes së veprës, pra Serbia e ka pranuar atë vetëm në 2004 dhe kështu nuk mund të gjykohet për shkak të principit rationae temporis.

Tre janë aktualisht  tribunalet të cilat kanë një karakter më universal dhe të cilat gjykojnë krime për të cilat nuk është e nevojshme që shtetet të pajtohen me gjykimet e tyre, pasi principet janë të njohura dhe të pranuara gjerësisht nga shtetet. E para është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila gjykon shtetet, e dyta është Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe ajo Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. E para, vepron në bazë të së drejtës ndërkombtare në përgjithësi dhe mund të gjykojë krimet penale të cilësuara si krime kundë njërëzimit, veçanërisht të bërë kundër një grupi etnik nga një ushtri e rregullt apo persona të armatosur. Dy tjerat veprojnë kundër personave por nuk mund të gjykojnë shtetet, dhe kryesisht merren me krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera që hyjnë në krimet kundër së drejtës humanitare si gjenocidi, tortura apo pastrimi etnik etj.

I përket prokurorit që në bazë të informacioneve të vlerësojë hapjen ose jo të një procedure internacionale dhe pasi ka shpallur fajtorët të përcaktojë edhe shifrën për kompensimin e viktimave dhe dëmeve materiale të cilat merren nga fondi rezervë i shteteve.

Në bazë të kompetencave të gjykatës duhet të formulohet edhe kërkesa, veçanërisht e mbështetur fort nga shoqëria civile e cila ka krijuar bindjen se është e nevojshme zbardhja e disa faktorëve, kurse përgjegjësia tjetër i përket gjithashtu organizmave qeveritaro-institucional ku duket që kohët e fundit ka pasur edhe vullnet nga ana e tyre për një nismë ligjore ndërkombëtare. Aktualisht, Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë po shqyrton padinë e e Kroacisë versus Serbisë për gjenocid dhe pastrim etnik në dëmë të etnisë kroate gjatë viteve 1991 e më tutje.

Kush i ikën një procesi tregon fajësinë e tij, prandaj më shumë së kurrë për hir të së ardhmes, pa harruar të kaluarën, Krusha e Madhe shtron causa pretendi.

Me 548 jetimë, me 207 të vrarë e të pagjetur Krusha e Madhe mundet të jetoj… Përkundër tragjedisë së madhe të luftës që i ka goditur, krushjanët po gjejnë forcë që ta krijojnë jetën e re në trojet e tyre të rrënuara….krushjanët janë njerëz të vyeshëm e punëtorë, që sot ekzistencën e sigurojnë me djersën e tyre dhe pa i hyrë në hak askujt. Ky fshat dha gjak, bukë, pushkë e ide çlirimtare.

Për këtë, Krusha e Madhe, e bashkë me gjithë Rahovecin, e njomën tokën e Kosovës me një lum gjak luftëtarësh. Prehuni të qetë. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ju falem për të  gjitha të mirat që i bëtë për  lirinë e Kosovës, se trimat si ju  nuk vdesin kurrë.

Joshka Fisher në Krushë të madhe

Lista e 208 të vrarëve dhe të pagjeturve në Krushe të Madhe me 26/03/1999:

Mr. Ukshin Nazyf Hoti                           1953

Shemsedin M. Hoti                                1932

Dr. Spec. Fahredin Sh. Hoti                           1953

Kreshnik F. Hoti                                   1984

Nazyf V. Hoti,

Ragip N. Hoti                                       1948

Adem M. Hoti                                        1925

Zejnullah A. Hoti                                  1944

Azem Z. Hoti                                         1973

Isak Z. Hoti                                          1977

Fehim S. Hoti                                        1973

Kujtim E. Hoti                                       1974

Flurim E. Hoti                                       1969

Baki E. Hoti                                          1977

Asllan N. Hoti                                       1950

Fahri H. Hoti                                        1966

Asaf N. Hoti                                          1974

Beqir Y. Hoti                                         1958

Valon B. Hoti                                        1983

Sali D. Hoti                                          1976

Petrit D. Hoti                                        1979

Refki D. Hoti                                        1949

Valbona I. Hoti                                     1967

Qamil M. Hoti                                       1922

Shaban Q. Hoti                                     1952

Malush M. Hoti                                     1925

Xhemali Xh. Hoti                                  1962

Shukri Xh. Hoti                                    1976

Agim S. Hoti                                         1978

Sinan A. Hoti                                       1974

Isak A. Hoti                                          1973

Sedat  A. Hoti                                       1976

Hyda  I. Hoti                                        1976

Ismet D. Hoti                                        1976

Prof. Isa R. Duraku                              1951

Ecc. Nuhi S. Duraku                             1949

Habib L. Duraku                                   1943

Ragip Z. Duraku                                   1957

Ing. Isuf Z. Duraku                               1966

Prof. Sami J. Duraku                            1967

Azem J. Duraku                                    1967

Bajram A Duraku                                 1967

Xhevxhet S. Duraku                              1958

Besim S. Duraku                                  1966

Eqerem J. Duraku                                 1938

Ibrahin M. Duraku                                1944

Ramadan S. Duraku                             1945

Ajet R. Duraku                                      1983

Jeton A. Duraku                                            1981

Hysni Xh. Duraku,

Fitim I. Duraku                                    1975

Enver E. Duraku                                   1979

Destan M. Nalli                                    1963

Prof. Haki M. Nalli                               1968

Avni M. Nalli                                        1970

Mës. Xheladin F. Nalli                          1950

Hashim B. Nalli                                    1965

Sali S. Nalli                                         1977

Hazer B. Shala                                     1974

Mentor H. Shala                                   1977

Arif R. Shala                                        1922

Njazi Q. Gashi                                      1972

Ismail M. Gashi                                    1967

Bekim I. Gashi                                      1976

Milaim K. Gashi                                            1970

Selim F. Bajrami                                  1924

Dahim F. Bajrami,

Qamil F. Bajrami,

Bajram F. Bajrami,

Halise K. Krasniqi                                1923

Nehbi Xh. Krasniqi                               1944

Dalip I. Behra                                       1962

Azemine K. Behra                                 1955

Isuf A. Behra                                        1940

Afrim R. Ramadani                              1971

Ramadan A. Ramadani                        1963

Prof. Muhamet N. Malsori

Arlinda D. Haliti                                  1977

Rrustem S. Reshiti                               1925

Nurie B. Dana                                       1939

Bexhet H. Selmani                                1947

Avdyl Xh. Zeqiri                                            1922

Ramadan S. Hoti                                  1951

Ibrahim U. Hoti                                    1936

Kamber N. Duraku                                1965

Sami S. Nalli                                        1971

Agim A. Nalli                                        1972

Shaqir Latif  Zeqiri                              1969

Shaban Avdyl Nalli                              1964

Selim Qerim Ramadani                        1958

Selajdin Islam Dina                             1946

Sahit Islam Dina                                  1955

Rexhep Jakup Regjepi                           1942

Rexhep Hamëz Nalli                             1962

Qamil Bajram Sejfullahu                      1938

Osman Qerim Ramadani                       1955

Osman Hasan Sejfullahu                      1939

Nexhmedin Sylejman Gashi                           1960

Nehat Zenun Gashi                               1971

Nebih Qerkin Shala                              1947

Naser Shemsedin Ramadani                         1978

Naim Sahit Dina                                   1983

Maxhun Zenun Gashi                           1963

Kapllan Qazim Gashi                           1967

Isuf Avdullah Ramadani                      1972

Isuf Ahmet Gashi                                  1944

Iimi Sefer Gashi                                            1952

Hyda Vehbi Zeqiri                                 1966

Haxhi Halim Sadiku                            1971

Hashim Selajdin Dina                                   1977

Halim Qerkin Shala                             1950

Haki Islam Dina                                   1958

Gani Musli Nalli                                   1954

Flurim Selajdin Dina                            1968

Flurim Nasim Zeqiri                             1967

Fatmir Rasim Ramadani                      1978

Fahredin Selajdin Dina                        1964

Blerim Bajram Nalli                              1977

Besim Shani Zeqiri                               1967

Besim Avdyl Nalli                                 1967

Besalet Jakup Krasniqi                        1961

Beqir Shaqir Ramadani                        1963

Bedri Ali Sejfullahu                              1969

Avdyl Hasan Krasniqi                                   1947

Asllan Avdullah Ramadani                           1966

Abedin Hajdin Krasniqi                        1965

Abaz Zenun Gashi                                1967

Agim Sylejman Gashi                           1973

Agron Magjun Gashi                             1980

Plakush Fetah Muhadri                        1947

Hysen Plakush Muhadri                       1980

Gëzim Rrustem Reshiti                          1959

Ismet Hamit Nuredini                                   1957

Muharrem Jemin Duraku                      1925

Islam Jemin Duraku                             1937

Isret Jemin Duraku                               1943

Agim Muharrem Duraku                       1949

Xhemajli Malush Duraku                      1959

Ahmet Ukshin Duraku                          1959

Berat Nazim Duraku                             1982

Jakup Ramadan Duraku                      1945

Malush Ramadan Duraku                     1948

Xhevat Ramadan Duraku                     1958

Xhemajli Muharrem Duraku                  1961

Ibish Muharrem Duraku                        1964

Haki Jonuz Duraku                              1957

Tahit Jonuz Duraku                             1972

Nasip Nuredin Duraku                          1955

Ridvan Nazyf Duraku                            1972

Durak Fetah Duraku                             1925

Isak Jollgji Duraku                               1946

Musli Isak Duraku                                1970

Iljaz Ibrahim Duraku                            1974

Gani Halil Duraku                                1936

Hamëz Halil Duraku                             1941

Avdullah Idriz Hoti                               1972

Plak Halim Hoti                                             1970

Ymer Halim Hoti                                   1970

Avni Ibrahim Hoti                                 1956

Xhavit Isuf Hoti                                    1944

Emurllah Adem Hoti                             1942

Et´hem Muhamet Hoti                            1969

Bajram Ali Hoti                                     1967

Sinan Sahit Hoti                                  1955

Fadil Kadri Hoti                                   1955

Nexhmedin Hamit Hoti                          1960

Ilir Nexhmedin Hoti                              1981

Hamëz Selim Hoti                                 1959

Halil Hamëz Hoti                                  1980

Nysret Ymer Hoti                                   1964

Bashkim Ymer Hoti                               1969

Haxhi Avdurrahim Hoti                         1969

Flurim Avdurrahim Hoti                       1972

Avdi Eqerem Hoti                                  1964

Shani Fetah Hoti                                  1964

Muhamet Ahmet Hoti                            1955

Driton Muhamet Hoti                            1979

Gafurr Hajrullah Hoti                                    1962

Idriz Hajrullah Hoti                              1965

Rrahman Qemal Hoti                            1957

Zyber Islam Hoti                                   1958

Bekim Zyber Hoti                                  1981

Hyda Jetullah Hoti                               1967

Ismet Jemin Duraku

Selver Zyber Krasniqi                           1964

Muhamet Shemsedin Zeqiri                   1978

Shani Fetah Hoti                                  1961

Haxhi Xhemajli Zenuni                         1964

Beslim Rasim Ramadani                       1973

Ali Selim Duraku                                  1946

Shaban Rasim Duraku                          1940

Fetah Metë Hoti                                    1938

Skender Murtez Beqiri                          1941

Mahir Skender Beqiri                            1965

Kujtim Skender Beqiri                           1971

Arben Skender Beqiri                            1976

Petrit Skender Beqiri                            1978

Xhemajli Ramadani                              1930

Milazim Xhemajli Ramadani                1968

Blerim Xhemajli Ramadani                   1977

Mahmut Amrush Mahmuti

Fatmir Mahmut Mahmuti                      1967

Xhavit Mahmut Mahmuti                      1969

Nahit Mahmut Mahmuti                        1971

Asllan Ramadan Sahiti                        1965

Ymer Bajram Cena                                1975

Shkelzen Shani Zeqiri                          1963

Lufta e UÇK-së ishte sakrifica e popullit që e solli lirinë, që e ndërgjegjësoi opinionin ndërkombëtar, që e bindi atë se në Kosovë po ndodhte terrori sistematik, deportimi i dhunshëm i popullatës, se serbia po bënte krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Lufta e UÇK-së ishte lufta e pastër, lufta e drejtë, lufta çlirimtare në mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit kombëtar dhe njerëzor.

LAVDI E PËRJETSHME, LAVDI QËNDRESËS HEROIKE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!

Shënime për autori

Msc. Besnik F. Hoti – i lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit, djali i dëshmorit të kombit Dr. spec. Fahredin Hotit,  doktorant për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit Evropian të Tiranës, ish- ligjerues për: Konfliktet dhe Siguria Ndërkombëtare në Kolegjin Victory Prishtinë nga vitit 2010 deri në mars të 2016.

Presidenti Thaçi i kërkon LDK-së të mos manipulojë me vrasjet e pasluftës, por t’i zbulojë ato

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi është përfshirë në debatin për vrasjet politike. Ka kërkuar nga LDK-ja të mos i politizojë këto vrasje por të ndihmojë drejtësinë në zbardhjen e tyre.

Deklaratën e ka dhënë në një intervistë për KosovaPress, ku ka thënë se është në pritje të veprimeve nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, të cilit i ka kërkuar publikisht t’i zbardhë vrasjet e pasluftës.

“Kjo çështje nuk është e një partie politike, as për përfitime politike të kujtdo qoftë”, ka thënë Thaçi.

“Unë i kam dërguar letra kryeprokurorit që t’i ketë si trajtim të posaçëm që vrasjet e personaliteteve publike të sqarohen deri në fund, prandaj është obligim i partive politike dhe institucioneve në vend që t’i politizojnë dhe manipulojnë me familjet e këtyre njerëzve, t’i japin mbështetje sistemit të drejtësisë. Kjo është rruga ime, qëllimi dhe vizioni im”, ka shtuar ai.

Temën e vrasjeve politike e ka rikthyer në debat LDK në përvjetorin e Partisë në Podujevë. Atje, Agim Veliu kërkoi nga Shtetit zbardhjen e vrasjeve politike.
Pas kësaj kërkese kanë reaguar edhe familjarët e personave të vrarë pasluftës duke i quajtur fushatë për përfitime të votave riaktuaizimin e kësaj teme në prag të zgjedhjeve lokale.

Veseli: Do ta kemi ushtrinë dhe miqësinë me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka siguruar qytetarët se “do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës”.

Në Konventën e tetë zgjedhore të PDK-së, Veseli ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe anëtare dinjitoze e NATO-s.

“Të tjerët le të merren me dilema, por ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës. Do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare dinjitoze e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Çështja e themelimit të Ushtrisë së Kosovës apo miratimi i një projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat ushtarak, ka nxjerrë në pah mospajtimet e faktorit ndërkombëtar, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, përballë institucioneve të larta të Kosovës.

Por, Kadri Veseli ka garantuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të Bashkimin Evropian nuk do të prishet, përkundrazi, siç ka thënë ai, partneriteti ndërkombëtar do të fuqizohet.

“Janë njerëzit e PDK-së që kanë meritat më të mëdha për partneritetintonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Me vizionin tonë, me besimin e madh të qytetarëve të Kosovës, e garantojmë thellimin dhe fuqizimin e këtij partneriteti. Aleanca me perëndimin, e lindur në ditët e rënda të luftës sonë çlirimtare, është vlera më e pacenueshme e jona”, ka thënë Veseli.

Në fillim të këtij muaji, presidenti Hashim Thaçi dërgoi në Kuvendin e Kosovës projektligjin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të NATO-s dhe të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që e kanë cilësuar “hap të njëanshëm”.

Por, presidenti Thaçi, që ka ‘kërcënuar pak ditë më parë me dorëheqje në rast të mosvotimit të ushtrisë së Kosovës në Kuvend’’, ka ripërsëritur garancitë për partnerët ndërkombëtarë se i gjithë procesi i transformimit, do të zbatohet në koordinim me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se problemi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës, duhet të zgjidhet “në koordinim me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”.

Analistët në Kosovë thonë se vendimet e mundshme për ta çuar përpara Ligjin për ushtrinë mund të acarojnë më tepër raportet e Kosovës me faktorët ndërkombëtarë dhe t’i vënë në rrezik ato.

Njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ka quajtur shqetësues ‘rebelimin e Thaçit karshi aleatëve”. Sipas Pallaskës, burim kryesor i sigurisë kombëtare është pikërisht raporti i Kosovës me aleatët, në këtë rast me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-n.

“Nuk ka armatim ushtarak që do ta zëvendësonte këtë element të sigurisë kombëtare. Edhe sikur ta investonim gjithë buxhetin e vendit për dhjetë vitet e ardhshme në armatim, ne nuk kemi kapacitet për ta zëvendësuar këtë element të sigurisë kombëtare”, ka thënë Pallaska.

Çështja e themelimit të Ushtrisë së Kosovës apo miratimi i një projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat ushtarak, ka nxjerrë në pah mospajtimet e edhe ndërmjet vetë drejtuesve të institucioneve të larta të vendit.(REL)

Hoxhaj e pranoi notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se e ka marrë notën origjinale të njohjes se pavarësisë se Kosovës nga Bangladeshi.

“Kjo është nota origjinale e njohjes nga Bangladeshi, e cila i është dorëzuar misionit tonë diplomatik në Washington. Nga dje është vendosur në arkivin e Ministrisë së jashtme me 113 letrat e tjera të njohjeve” ka shkruar Hoxhaj në rrjetin Facebook.

Më 27 shkurt të këtij viti, autoritetet thanë se Bangladeshi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Mustafa: Projektligji për Ushtrinë do të procedohet në Kuvend brenda afatit ligjor

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Projektligji për FSK-në do të dërgohet në Kuvend brenda afatit ligjor, duke shtuar se këtë do ta bëjnë në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky projektligj në afatin ligjor do të kthehet në rrugën përkatëse. Opinionet janë marrë dhe janë duke u realizuar në Zyrën e Kryeministrit pra në zyrat përkatëse dhe ajo do të arrijë në kuvend në afatin ligjor”, thotë ai.

 

Mustafa po ashtu ka siguruar se i gjithë procesi për transformimin e FSK-së në ushtri do të bëhet në partneritet dhe koordinim të plotë me ShBA-në, NATO-n, si dhe institucionet vendore, raporton Ekonomia Online.

“Unë jam i bindur që ushtria duhet të bëhet, por këtë do ta bëjmë dhe duhet ta bëjmë në bashkëpunim dhe partneritet edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Nato-s sepse edhe ashtu e kemi themeluar si FSK-në, e kemi ndërtuar në partneritet të plotë me SHBA-të dhe NATO-n. Unë mendoj se në këtë formë duhet të vazhdohet dhe askush nuk ka dëshirë që t’i ikë këtij partneriteti sepse vetëm në këtë formë ne do ta keni një ushtri të mirëfilltë dhe unë mendoj se do të kemi një koordinim të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës që kjo të bëhet në këtë formë dhe do të arrijmë ta bëjmë ushtrinë.

Këto deklarata kreu i Qeverisë i bëri gjatë një vizite që realizoi në Mitrovicë, ku u njoh për së afërmi me gjendjen në të cilën operojnë bizneset në këtë rajon.

Dhunohet me shufra metali aktivisti i VV, ja mesazhi që i dhanë autorët

Aktivisti i Vetëvendosjes është dhunuar mbrëmjen e djeshme kur shoqëronte sekretarin organizativ të kësaj partie. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:35, kur persona të panjohur e kanë sulmuar Agron Kabashin, i cili kishte shoqëruar me makinë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, në studiot e një televizioni në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’, tek banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi ka lënë Molliqajn dhe po kthehej me makinë.

Ai është goditur me shufra metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe tani ndodhet në Qendrën Emergjente të QKUK’së, raportojnë mediat në Kosovë.

Nga dëshmitë e para mësohet se autorët e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn, duke lënë shkas se sulmi ka motive politike dhe ëshë sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetevendosje!.

Momentalisht policia po heton mbi ngjarjen, ndërsa gjendja shëndetësore e Agronit është stabilizuar.


Send this to a friend