VOAL

VOAL

AAK: Haradinaj krijon qeverinë javën që vjen

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së AAK-së.

Sipas Rasim Selmanajt, kjo ka qenë mbledhje e zakonshme.

Ai ka thënë se gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet gjithçka e qartë për formimin e qeverisë së re. Selmanaj ka shtuar se mbledhja konstituive mund të thirret javën që vjen.

“PAN i ka numrat dhe në këtë koalicion do të jetë edhe Lista Serbe edhe komunitete tjera. Ata nuk kanë vënë kushte”, ka thënë Selmanaj.

Ai nuk ka pranuar të thotë se kush janë këta deputetë që kanë pranuar të votojnë PAN-in. Për pak në një konferencë pritet të dalë edhe Ramush Haradinaj.

Apostolova kërkon formimin e një qeverie të qëndrueshme në Kosovë

Nataliya Apostolova kërkon nga udhëheqësit politikë në Kosovë të formojnë një qeveri të qëndrueshme që do t’i shërbejë interesave të popullit

PRISHTINË – Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova kërkon nga udhëheqësit politikë në Kosovë të formojnë një qeveri të qëndrueshme që do t’i shërbejë interesave të popullit..

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e BE-së në Kosovë, thuhet se Apostolova pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, përgëzoi popullin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Ajo po ashtu u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që t’i marrin seriozisht rekomandimet e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe t’i zbatojnë ato në mënyrën e duhur.

“Tani është përgjegjësi e udhëheqësve politikë të dëgjojnë qytetarët e tyre dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme që do t’i shërbejë interesave të popullit. Kosova përballet me shumë sfida, duke filluar nga papunësia e lartë dhe sistemi arsimor me performancë të ulët, deri te korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit, të cilat mbeten pengesë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme për zhvillimin e ekonomisë. Prandaj është e rëndësishme që liderët politikë t’i marrin seriozisht këto sfida, të formojnë një qeveri të fortë dhe të fillojnë reformat që populli i kërkon”, ka thënë Apostolova.

Duke rikujtuar takimin e përfaqësueses së Lartë dhe nënkryetares së Komisionit Evropian Federica Mogherini me presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Apostolova tha se kjo rikonfirmon angazhimin e BE-së për perspektivën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së.

“Ne presim zbatimin pa vonesë të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut. BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë qytetarët e Kosovës”, thekson ajo.

Pa marrë parasysh se kush e formon qeverinë e re, Apostolova thotë se BE-ja pret një përshpejtim dhe zbatim të axhendës për reforma të BE-së.

“Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Njerëzit e Kosovës presin një udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme përgjatë rrugës evropiane. Tani u takon atyre udhëheqësve që ta bëjnë këtë”, ka thënë së fundmi Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ndryshe, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Republikës së Kosovës certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017, pas marrjes së konfirmimeve nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe nga Gjykata Supreme se në këto institucione nuk ka ndonjë çështje për të vendosur. aa

Kur instikti politik transformohet në instikt shtazor nga frika e ndëshkimit?! – Nga Skënder MULLIQI

Principi themelor i diktaturës është frika.Njerëzit jetojnë në gjendjen e frikës , dhe kjo bëne që të shuhen edhe ato pak ndijesi dhe  ambicie për jetë.Instikti politik transformohet në instiktin shtazor nga frika e ndëshkimit.Po jetojmë në një vend ku për pikë të ditës  po plaqkitën më miliona euro dhe po kaq po shpërlahen në forma të ndryshme kriminale.Bie pyetja si i kan arritur të gjithë këtë pasuri këta njerëz  të kësaj elite poltike pushtetare ?Kjo po shihet edhe më gjendjën e mjerë  në të cilën është katandisur Kosova .Kosova ka fituar pavarësinë politike, por ka fituar edhe  këta sundimitar të tipit mafioz dictatorial.Këta dictator po ndajnë gjahun e përbashklët , po i ndajnë sferat e interesit .Këto banda pushtetare kan krijuar shtëpi luksoze sikur të ishin  magnat .Kan grabitur tokat shtetërore më privatizmin të cilin e kan ba për qejfin e tyre  .Kan paga enorme  shtetërore kur dihet së qfarë është paga mesatare në Kosovë .Kan biznese të pista mbrenda dhe jashtë Kosovës, po vozitin veturat më luksoze e shumë pasuri të paligjshme të fituara në menyrë kriminale .Kjo shoqëri po kriminalziohët gjithnjë e më shumë nga kriminelët e instaluar politik dhe kriminelët ekonomik.Këta qdo ditë po bien ndesh më ligjin dhe kushtetutën e vendit e cila në secilin  shtet demokratik konsiderohet bibel. Po pasurohen në padrejtësi sociale  duke ra ndesh më ligjet e shtetit  të cilat  vet i  kan hartuar  .Kan krijuar për vete status të veqant në shoqëri  …kan krijuar privilegje sikur të na ishin mbretër mbi këtë tokë. I kan përjashtuar shumicen nga sistemi, i kan përjashtur nge jeta e mirë, i kan përjashtuar edhe nga e drejta për të jetuar. Askush nuk ka mundësi të fitoje ndonjë privilegj në shoqëri nese nuk I takon  klaneve dhe tarafeve mafioze politike .Janë stopuar ndryshimet pozitive në këtë vend nga këto struktuara  të korruptuara  . Kan futur pesimizem duke krijuar një shtet problematik , një shtet më një sistem shumë të   ngatërruar , nje sistem I cili kërkon shumë vite të qmontohet . Ky sistem është degradues , është sistem I ndërtuar enkas për grupet e caktuara të interesit, për grupet mafioze dhe klienteliste .Kjo shoqëri po kalbët ngadalë nga mbrenda. Këtë shtet nuk po  e mbron askush nga këta grabitqarë, nga këta njerëz të cilët nuk po ngopën më ndjersën dhe mundin e popullit .Mos  të preferojëm më heshtjën  , së kjo heshtje është turpi ynë që nuk lahët kurrë.Të luftojmë për principe  dhe idelale tona shekullore të rilindasëve tanë .Mos të lejojmë që ato ideale  të vdesin para syve tanë .Ta ndryshojmë pa vonuar  këtë gjendje të pa shpresë të cilën na kan krijuar qëllimisht kjo kastë politike …

Analistët e quajnë të mundshëm koalicionin në mes të VVsë dhe LDKsë

Përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tashmë kanë nisur zyrtarisht takimet mes vete, pas thirrjeve të vazhdueshme për bashkëpunim

Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, bashkë me kandidatin për kryeministër nga ky subjekt, Albin Kurti, zhvilluan një takim këtë të enjte me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, si dhe me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri. Kështu bënë të ditur përfaqësuesit e “Vetëvendosjes”, të cilët thanë se takimet do të vazhdojnë edhe më tutje, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ata me këtë rast njoftuan se të enjten është diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe situatën politike. Sipas tyre, është i nevojshëm një bashkëpunim mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike pasi që PDK-ja duhet të ngelet në opozitë.

Kurse përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë dashur të japin detaje rreth takimit, megjithëse kanë thënë se e mbështesin një takim të tillë.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se diskutimet e takimet mes LVV-së e LDK-së janë të qëlluara dhe se një koalicion mes këtyre dy subjekteve do të ishte mëse i mirëpritur.

Tri postet kryesore mund të mbahen nga ish-udhëheqësit e UÇKsë

Tri postet kryesore të shtetit shumë shpejt mund të drejtohen nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, përkatësisht Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi

Tri pozitat kryesore shtetërore (Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi) për herë të parë që nga paslufta ka gjasë që këtë vit të bien në duart e ish-liderëve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan sot, gazeta Zeri.

Ish-lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, për më shumë se një vit është zgjedhur president i Republikës së Kosovës, përderisa bazuar në rezultatin zgjedhor të 11 qershorit, posti i kryeparlamentarit i takon koalicionit PAN dhe gjasat më të mëdha janë që në këtë pozitë të riakomodohet kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili po ashtu ka qenë epror i lartë i UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-99, shkruan Zeri.

Edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është i dominuar nga koalicioni PAN për kryeministër. Drejtuesit e këtij koalicioni po e përsërisin vazhdimisht se i kanë siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë dhe Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Prej pas përfundimit të luftës në vend asnjëherë tri pozitat kryesore shtetërore nuk janë drejtuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Bashkimi i “Krahut të luftës” në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit 2017 nga analistët politikë në Kosovë ishte komentuar si “mburojë” për shkak të Gjykatës Speciale, e cila që nga kjo javë është plotësisht funksionale dhe mund t’i ngrejë aktakuzat e para.

Mimoza Kusari dorëhiqet nga detyra e kryetares së Gjakovës

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari ka bërë të ditur se që nga momenti i seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, ajo zyrtarisht do të tërhiqet nga detyra e Kryetares së Komunës për këtë mandat Qeverisës.

Këtë gjë, Kusari e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Dorëheqja sipas saj vjen për shkak të zgjedhjes deputete. “Për mua, si Kryetare e juaja dhe Kryetare e partisë më të re në Kosovë, Alternativës, ky rezultati më detyron të shoh përtej kornizës së udhëheqjes së Komunës. Më detyron të marrë obligimin tim në tre muajt e fundit të qeverisjes komunale, si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe të sigurohem se ndryshimi për të cilin votuan një shumicë e madhe e kosovarëve do të reflektojë në krijimin e një qeverie ndryshe, të re dhe të kthyer kah e ardhmja, jo ka e kaluara”, shkruan Kusari ndërtë tjera.

Kusari ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë deri në konstituimin e parlamentit.
“Për gjithë këtë kohë të kaluar bashkë, ju falenderoj nga zemra dhe ju informoj se do të jemi bashkë zyrtarisht deri në thirrjen e seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, prej së cilës datë edhe zyrtarisht tërhiqem nga detyra e Kryetares së Komunës për këtë mandat Qeverisës”, shkruan Kusari.

I dënuari për vrasjen e policëve të UNMIK-ut implikoi në sulm Bajram Kiqmarin, Alba Dizdarin dhe Faik Shaqirin

Shkumbin Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim për sulmin, që u konsiderua terrorist, i ndodhur në vitin 2004, ndaj pjesëtarëve të UNMIK-ut, më 6 shtator 2012 kishte shkruar një deklaratë të cilën e kishte deponuar në Prokurorinë serbe për Krime Lufte, në të cilën shpjegonte versionin e tij se si bashkë me grupin e tij, kishin kryer vrasjen e dy pjesëtarëve të misionit të OKB-së në Kosovë. Në deklaratën e tij, përmenden edhe dy të arrestuarit e EULEX-it dhe PK-së në aksionin e së mërkurës, dhe i ekstraduari nga Gjermania.

Gazeta Express, më 11 mars 2016 kishte publikuar prova sesi Shkumbin Mehmeti ishte rekrutuar nga Nazim Bllaca për të qenë dëshmitar në favor të autoriteteve në Serbi.
Bllaca në një komunikim të cilin e kishte siguruar Express, i tregonte Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, se Mehmetin, po ashtu, e kishte ofruar tek EULEX-i për t’u bërë dëshmitar bashkëpunues nga burgu.

I dënuari për sulmin ndaj UNMIK-ut, në deklaratën që e deponoi në Prokurorinë serbe, përmes Nazim Bllacës, shpjegon versionin e tij për ngjarjen e 24 marsit 2004.

Aty, ai implikon në vrasjen e policëve të UNMIK-ut edhe gjithë bashkë të akuzuarit e tjerë, që më pas u liruan nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës, e cila më 9 nëntor 2007 shpalli fajtor për terrorizëm vetëm Shkumbin Mehmetin, derisa liroi nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Kiqmari, të mërkurën u arrestua sërish nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, bashkë me Alban Dizdarin, raporton Gazeta Express. Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni bastisjesh në disa lokacione të ndryshe të Kosovës, në kërkim të zbardhjes të po të njëjtit rast. Pak ditë më herët, në Gjermani, për të njëjtat dyshime ishte arrestuar edhe Faik Shaqiri, për t’u ekstraduar në Kosovë.

Ndonëse, Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri ishin arrestuar e akuzuar edhe më parë për të njëjtin rast, Alban Dizdari për herë të parë bie në duart e autoriteteve të sigurisë, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e dy pjesëtarëve të UNMIK-ut dhe tentim-vrasjen e dy tjerëve.

Megjithatë, Alban Dizdari, ashtu sikurse ish-të akuzuarit tjerë, përmendej në letrën e Shkumbin Mehmetit. Madje, për Dizdarin, Shkumbin Mehmeti në deklaratën e tij thotë se për dallim nga pjesëmarrësit tjerë nuk e kishte të rregulluar maskën derisa ishte kryer akti i cilësuar terrorist i vitit 2004.

“Aty jemi tubuar të gjithë dhe Agroni i ka thënë Bajramit që të shkojë në një breg që ishte afër nesh në anën e Prishtinës, nuk më kujtohet se Faiku a ka shkuar me urdhër të Agronit apo vullnetarisht ka shkuar me Bajramin, dhe detyra e tyre ka qenë se nëse vetura e policisë nuk ndalet, atëherë Bajrami duhej të shtijë në veturën e policisë (nuk më kujtohet se a ka pasur të shtijë në veturë apo në goma të veturës). Më pas Agroni i ka bërtitur Albanit se nuk e kishte rregulluar maskën, dhe ka kërkuar që me policët që ishim duke i pritur për t’i ndalur të flitej në gjuhën angleze, pas kësaj është vërejtur se vetura e policisë është duke u afruar me dritën e kaltër të ndezur dhe posa ka ardhur afër nesh 4 deri 5 metra (apo edhe pak më larg) kanë dalë Albani, X-si dhe Agroni për ta ndalur. Vetura e policisë ishte duke e zhvilluar një shpejtësi shumë të vogël por posa na ka pa neve e ka ngadalësuar edhe më shumë shpejtësinë dhe Agroni apo X-si kanë folur serbisht edhe pse është dashur të flasin anglisht, dhe për një moment kanë filluar të shtënat, të parin që e kam shikuar ka qenë Agroni duke shti me kallash, më pas i kam parë edhe X-sin dhe Albanin, unë menjëherë kam ndërruar vendin dhe kam dalë në asfalt nga ana e Podujevës…”, përshkruan Mehmeti një pjesë të ngjarjes në letrën e siguruar nga Gazeta Express.

Sipas aktakuzës që ishte ngritur ndaj të dyshuarve, e cila dënoi me 30 vjet burgim Shkumbin Mehmetin, policët e UNMIK-ut ishin vrarë nga plumba kallashnikovi. E pikërisht këtë armë, Mehmeti thotë në dëshminë e tij se e ka poseduar Alban Dizdari, i arrestuar sot, e i implikuar për herë të parë në rast nga dëshmia e tij.

“Unë isha i armatosur me top dore, Agroni me kallash gjoksore dhe revole TT, Florimi me kallash për (dhe) gjoksore, dhe revole (nuk jam shumë i sigurt a ka pasur), Faiku ka pasur kallash, gjoksore (nuk jam shumë i sigurt a ka pasur) dhe revole, Bajrami ka pasur mitraloz 84, X-i ka pasur kallash me gjoksore, Albani ka pasur kallash me gjoksore. Ne kemi hipur në Isuzu troper, ngjyrë e kuqe, Agroni ka vozitur, unë jam ulur përpara (arsyeja e uljes time në këtë vend ka qenë për shkaqe sigurie, se kisha me vete predha të topit)…”, pohon ndër të tjera Shkumbin Mehmeti për prokurorinë serbe.

Përveç, arrestimit të Bajram Kiqmarit dhe Alban Dizdarit, të dy nga Podujeva, Prokuroria Speciale e Kosovës e cila po heton rastin, ka njoftuar se në kërkim janë gjithsej shtatë persona. Përfshirë edhe Faik Shaqirin, që të mërkurën në mbrëmje, autoritetet gjermane ia dozuan Policisë së Kosovës, pasi e kishin arrestuar javën e kaluar në Gjermani.

Të tre, të enjten, një ditë pas arrestimit, gjegjësisht ekstradimit, u nxorën para Gjykatës Themelore të Prishtinës, për t’u caktuar masë të sigurisë. Prokurori special ka kërkuar ndalimin e tyre në paraburgim, të paktën për një muaj.

Sipas njoftimeve zyrtare, rasti është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës, derisa urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar kosovar. Aksionin e bastisjeve dhe arrestimet i ka kryer EULEX-i, me asistencë të njësive elitare të Policisë së Kosovës.

Këto zhvillime kanë ndodhur pikërisht në ditën kur është funksionalizuar Gjykata Speciale. /M.Gj./GazetaExpress/.

Vuk Drashkovic: Serbia duhet ta pranojë dokumentin e Ahtisarit

Vuk Drashkovic, politikan, shkrimtar, ish-Ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë ka thënë se edhe Serbia duhet të pranojë dokumentin e Ahtisarit dhe të krijojë një bashkëpunim të plotë me autoritetet dhe shumicës shqiptare në Kosovë, pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

Sipas Drashkovic, shqiptarët e kanë pranuar dokumentin e Ahtisarit dhe disa nga dispozitat e saj themelore janë të përfshira në Kushtetutën e Kosovës.
Sipas dokumentit, ka përmendur ai, ndër tjerash është i ndaluar edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

“Kosova duhet të heq dorë nga flamuri shqiptar, gjuha serbe dhe cirilike të pranohet si zyrtare në territorin e saj dhe të ofrojë për serbët të paktën 10 vende në parlament dhe të drejtën e vetos për çdo ndryshim legjislativ që do të rrezikonte pozitat e tyre. Komunave me shumicë serbe u është garantuar një shkallë e lartë e autonomisë kulturore dhe ekonomike, me të drejtën e lidhjeve të veçanta ekonomike dhe kulturore me Serbinë, me shumicë të përfaqësimit në administratën e policisë, gjyqësorit”, ka thënë Drashkoviç për mediat serbe.

Gjithsesi, ai ka shtuar se Kosova si shtet i pavarur sot njihet nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-së, anëtarësimi i të cilin e synon edhe Serbia, shkruan tg.

“Serbia tani nuk mund të ndryshojë këtë realitet. Ajo që ne mund të bëjmë është negociatorët tanë në Bruksel të përpiqen për të përfituar diçka më shumë se dokumenti i Ahtisarit”, ka thënë ndër tjerash Drashkovic.

Punimet në urën mbi Ibër, mbesin të pezulluara

Punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, e banuar me shumicë serbe, vazhdojnë të jenë të pezulluara, me vendimin e udhëheqjes lokale të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ura, rekonstruktimin e të cilës po e financon Bashkimi Evropian, ishte paraparë që të hapet për qarkullim të automjeteve me 10 janar të vitit 2017. Pas zhvillimit të ngjarjeve, sikurse ndërtimi i murit mbajtës dhe më pas shembjes së tij, si dhe marrëveshjeve të reja që pasuan, afati për hapjen e urës ishte shtyrë.

 

Me atë rast, Natalija Apostolova, përfaqësuese speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, pati thënë se hapja e urës do të ndodhë kur projekti për shndërrimin e rrugës “Mbreti Pjetër” në Mitrovicën Veriore të zhvillohet në zonë të këmbësorëve dhe se do t’i përcjellë procedurat që duhet ndjekur.

Por, në muajin prill, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, pas një vargu të incidenteve që kishin ndodhur në hapësirën rreth urës, kishte sjellë vendimin për ndërprerjen e punimeve. Ai pati kërkuar nga organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që të krijojnë ambient të sigurt për qytetarët.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dinka Zhivalj, thotë se projekti i BE-së për revitalizimin e urës kryesore në Mitrovicë që ka nisur në vitin 2016, me vlerë prej vlefshëm 1 milion e 45 mijë euro, në pjesën më të madhe të realizimit është duke përparuar.

Ky është edhe një rezultat i marrëveshjes në kuadër të dialogut në Bruksel, që parasheh shndërrimin e rrugës ‘Mbreti Pjetër’ në zonë të këmbësorëve. Bashkimi evropian pret që të dy projektet të realizohen së shpejti”, tha Zhivalj.

Adrijana Hoxhiq, shefe e administratës komunale në Komunën e Mitrovicës së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se prioritet i qeverisjes lokale është siguria për të gjithë qytetarët që jetojnë aty. Sipas saj, Komuna ka bërë kërkesë konkrete në Bashkimin Evropian, në EULEX dhe të gjitha institucionet që merren me sigurinë, që të rrisin praninë e forcave të sigurisë në afërsi të urës kryesore, në mënyrë që punimet të vazhdojnë.

Arsyeja e vetme pse Komuna e Mitrovicës Veriore ka insistuar që të ndërpriten punimet në urën kryesore, është mungesa e sigurisë, si dhe disa incidente që kanë ndodhur në këtë rajon. Është e pakuptueshme që nuk kemi marrë mbështetje konkrete nga ana e institucioneve relevante, kur bëhet fjalë për rritjen e pranisë së të gjitha atyre institucioneve që do të duhej të merren me sigurinë, dhe këtu e kam fjalën për EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e KFOR-it”, tha Hoxhiq.

Zheljko Bojiq, shef i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që situata e sigurisë është e qëndrueshme.

Në periudhën e fundit, situata e sigurisë është në nivelin e kënaqshëm në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë rajonale të Mitrovicës së Veriut. Në periudhën e fundit kohore nuk kemi pasur raste të regjistruara të ndonjë incidenti të përmasave të mëdha, kështu që situata e sigurisë është në nivelin e kënaqshëm”, tha Bojiq.

Hoxhiq thotë se është e vërtetë që nuk janë evidentuar incidente në periudhën e fundit, por, sipas saj, është fakt që incidente ka pasur gjatë kohës sa zhvilloheshin punimet në urë dhe se ato janë ndërprerë atëherë kur janë ndërprerë edhe punimet.

Ekziston vërtetë frika se mund të përkeqësohet situata e sigurisë në terren. Për këtë arsye insistohet për rritjen e pranisë së forcave të sigurisë në terren, gjatë punimeve dhe pas tyre, të paktën në fillim, kur ura të bëhet e qarkullueshme, si për këmbësorë ashtu edhe për automjete”, tha Hoxhiq. Ajo shtoi se qeverisja lokale nuk është e interesuar që ta marrë mbi vete përgjegjësinë për incidentet eventuale, në mënyrë që punimet në urë të vazhdojnë me çdo çmim.

Dragoljub Vlajiq, qytetar nga Mitrovica e Veriut, konsideron që ndërprerja e punimeve nuk kontribuon asgjë për të mirë dhe sipas tij, punimet duhet të përfundojnë.

Unë mendoj se ky është budallallëk i madh. Kjo po ju konvenon atyre, ndërkaq ne po e pësojmë. Ne nuk kemi rrugë, nuk kemi asgjë. Është dashur që fillimisht t’i rregullojnë rrugët, e pastaj të ndërtojnë diçka. Le ta përfundojnë. E çfarë mund të pengojnë me këtë? Se mos kanë penguar ata diçka me këtë politikë të kushtëzimit? Jo, asgjë”, tha Vlajiq.

Në anën tjetër, të gjitha punimet në urë dhe rreth saj, në anën jugore të qytetit, e banuar me shumicën shqiptare, kanë përfunduar.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Dy etapa të kundërta me analogji të njëjtë! – Nga Florim Zeqa

Edhe pse në dukje të parë delegatët e Kuvendit të Kosovës që shpallën Deklaratën Kushtetuese me 2 Korrik 1990, me delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së së 31 Majit 2015 nuk kanë asgjë të përbashkët, megjithatë e kanë të përbashkët analogjinë e veprimit dhe riorganizimit që pritet të ndodhë në LDK.
Etapa e parë fillon me 23 mars të vitit 1989, kur suprimohet Autonomia e Kosovës në ish Federatën Jugosllave, duke kthyer Kosovën pjesë të Serbisë. Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, vetëm 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, të rrethuar me autoblinda dhe snajperist nga  të gjitha anët, muarën guximin dhe votuan kundër këtij suprimimi, duke dalë në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.
Kështu 23 marsi i vitit 1989, si çdo ngjarje tjetër me rëndësi për kombin nxori në pah protagonistët e vet, nga të cilët fillon kthesa e madhe historike, me ç’rast zhvillimet e mëvonshme politike muarën kahjen e vet të natyrshme deri në çlirimin përfundimtar dhe pavarësimit të vendit nga Serbia.
Satrapi i Ballkanit, diktatori dhe krimineli Millosheviq, i bindur në përbërjen e Kuvendit të “KSAK”, asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se e njëjta përbërje e deputetëve do mund të bëjë të kundërtën e asaj që ai kishte planifikuar.
Përshkallëzimi i dhunës së regjimit millosheviqian, i kishte motivuar dhe nxitur delegatët shqiptar të Kuvendit të Kosovës që t’ia kthejnë shpinën regjimit antipopullor dhe antikombëtar të Millosheviqit, për t’u renditur krah kërkesave legjitime të popullit të tyre.
Ky organizim filloj me mbledhjen e nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm, ku brenda një kohe relativisht të shkurtër arrinë të tubohen 114 nënshkrime të delegatëve shqiptar dhe joserb që quan në shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila e shpallë Kosovën njësi të barabartë me republikat tjera në ish federatën jugosllave.
Kështu, privilegjin më të madh Delegatët e 2 korrikut 1990 e kanë, që patën fatin e madh të jenë shkrues të një historie të lavdishme kombëtare, për të mbetur përgjtihmonë në kujtesën historike të popullit shqiptar.
Etapa e dytë, edhe pse në një përiudhë tjetër kohore dhe rrethana tjera politike,  fillon përafërsisht me të njëjtën situatë, të kapjes dhe uzurpimit të subjektit me traditën me të gjatë demokratike në vend nga mbeturinat e të njëjtit sistem politik.
Sot i kemi delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së se 31 Majit 2015, të cilët nën trysninë e presioneve dhe shantazheve të diktatorit Mustafa në mënyrën më antidemokratike e rizgjodhën atë kryetar të LDK-së.
Mbyllja e dyerëve të Kuvendit për dy degët më të fuqishme të LDK-së në Diasporë (Zvicër dhe Gjermani) dhe përfshirja në listën e KP të LDK-së e servilëve, matrapzëve dhe bashkëpuntorvë të Isa Mustafës në vjeljën e 3 % në Diasporë, e vërteton mjerimin e diktatorit, degradimin moral dhe politik të subjektit me traditën më të gjatë demokratike në vendin tonë.
Ndodhi pikërisht kështu, ngase varrëmihësit e frymës rugoviane ishin të shumtë dhe të fuqishëm kundrejt ne mbrojtësve të pakt dhe të pafuqishëm (më pak se10) të kësaj fryme në Kuvendin e VIII-të jodemokratik, të cilin me plotë të drejtë veprimtari i orëve të para dhe njëri ndër themeluesit e LDK-së, z. Rexhep Gjergji e krahasoj me kuvendet në Korenë e veriut.
Me aktin e pengimit të hyrjes së delegatëve të dy degëve më të mëdha dhe më të fuqishme nga Diaspora në Kuvend (Zvicër dhe Gjermani), u dhunua vullneti i shumicës dhe u fundos demokracia e brendshme në këtë subjekt politik, i cili rezultoj me deklarim publik për largim nga ky subjekt politik i disa prej veprimtarëve më të devotshëm dhe të largimit në heshtje të qindra e mijëra antarëve të tjerë besnik të LDK-së, të cilët nuk dëshirojnë të identifikohen dhe as të jenë më pjesë e kësaj strukture klanore  të LDK-së së kapur dhe stërkapur nga fundërrinat e ish sistemit komunist Jugosllav.
Turpin më të madh diktatori Mustafa e bëri kur, ndaj të pakënaqurve të shumt në LDK (pothuajse të gjithë antarësisë përveq të klonuarëve, sejmenëve besnik, puthadorëve dhe injorantëve, servilëve dhe bythëlëpirësve), u shpreh me një çasje hakmarrëse i quajti zhurmagjinjë, të gjithë zërat kritik që kundërshtuan rizgjedhjen antidemokratike të tij në kuvendin e turpit të 31 Majit 2015-të!
Kjo paraqet shprehjen më reale të imoralitetit politik dhe njerëzor që posedon ky njeri i padinjitetshëm dhe shpirtëligë, paraqet shprehjen më tipike të një diktatori të rryer, për të cilin, të mirë janë të gjithë ata që mendojnë njëjtë si ai, që shprehen njëjtë si ai dhe që injorojnë vlerat e mirëfillta njëjtë si ai.
Me një fjalë diktatori po mundohet t’ua mbyllë gojën gjithë atyre që nuk flasin me cinizmin e tij, që nuk shprehen njësoj me gjuhen injoruese dhe mimikën antipatike të tij!
Unë nga këtu u bëjë thirrje të gjithë delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të 31 Majit 2015 dhe antarëve të KP të LDK-së, që pa asnjë hezitim të fillojnë urgjentisht mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e diktatorit Mustafa dhe sejmenëve të tij në kryesinë e LDK-së, për të shpëtuar LDK-në nga katandisja akoma më e madhe në zgjedhjet e paralajmëruara lokale të 22 tetorit të këtij viti.
Thellësisht jam i bindur, se një nismë e tillë e delegatëve të KZ dhe KP të LDK-së, do të fuqizohet akoma më shpejtë se sa kundërshtia e delegatëve të Kuvendit të Kosovës ndaj satrapit Millosheviq në vitin 1990, ngase pakënaqësia e elektoratit është aq e madhe saqë do të shpërthejë si vullkani “Etna” në Itali, si dhe është aspekti tjetër pozitiv për delegatët e zgjedhur të Kuvendit të LDK-së, të cilët përkundër kërcënimeve dhe shantazheve për largim nga puna dhe konseguenca tjera politike, nuk e kanë rrezikun për jetë siq e kishin delegatët e Kuvendit të Kosovës në vitin 1990!
Shkarkimi i Mustafës duhet të pasohet me themelimin e Këshillit Iniciativ në qendër dhe krijimin e këshillave iniciative nëpër degë, nëndegë dhe aktive, për organizimin e zgjedhjeve të ndershme, të pastra dhe të pandikuara nga asnjë grup i interesit në LDK, me përfshirjen e veteranëve (themeluesve) të LDK-së, që nuk ishin pjesë e drejtimit të LDK-së post-rugoviane, gjeneratës së mesme dhe të re, për ç’rrënjosjen përfundimtare të grupeve e klaneve të etshme për pushtet në LDK-në e sotme.
Kështu kryesia qendrore dhe kryetari i LDK-së duhet ta kenë bazën deleguese e jo të jenë produkt i katapultimit në stilin e “parashutistëve dhe klandestinëve”, pa qenë asnjëherë antarë të LDK-së, siq ka ndodhur deri më tani!
Eshtë momenti i fundit, do të thoja domosdoshmëri e kohës që të bëhet ndërlidhja e brezave në LDK, sepse brezi i ri i cili nuk e ka përjetuar epokën e lavdishme të Ibrahim Rugovës, e ka të vëshirë për të akceptuar drejt frymën rugoviane në LDK,…madje kjo u bëhet akoma më të vështirë për ta kuptuar vizionin rugovian në kohën kur, rrethanat e bastardimit të frymës rugoviane në LDK-në post-rugoviane, në veqanti këtyre viteve, muajëve dhe ditëve të fundit, kanë arritur piedestalin e degradimit të çdo vlere dhe morali njerëzorë.
Nëse vërtetë LDK-ja dëshiron për të kthyer autoritetin që kishte në të kaluarën, patjetër duhet të ruaj etapat dhe brezat e saj të artë, duke i gërshëtuar me gjeneratën e mesme dhe të re, të kuadrove të specializuara, si; doktor shkencash, profesor, shkrimtar, analist dhe gazetar të guximshëm, të cilët suksesshëm do të reformonin partinë dhe kthenin besimin tek elektorati rugovian.
Bashkimin e të gjithë veprimtarëve të dinjitetshën të LDK-së, e shpirtërave të pastër të antarësisë së gjërë në Kosovë dhe Diasporë rrethë iniciativës për shkarkimin e diktatorit dhe sejmenëve të tij, nuk duhet kuptuar si hakmarrje ndaj askujtë, por si një fillim i një epoke të re për LDK-në, për rimëkëmbjen dhe kthimin në vlerat e saj themeltare.
Se vërtetë është e mundur të largojmë diktatorin dhe t’i parandalojmë shumë të këqija për vendin dhe LDK-në në veqanti, e dëshmon rasti heroit kombëtar Isa Boletini,…po të mos ishte këmbëngulëisa e familjarëve të tij, sot ai do të ishte i varrosur në Vlorë e jo në Boletin, ashtu siq patën planifikuar vasalët e Serbisë (Rama e Thaçi).
Sikurse Delegatët e 2 korrikut 1990 që patën fatin e madh të jenë shkrues të një historie të lavdishme kombëtare, për të mbetur përgjtihmonë në kujtesën historike të popullit shqiptar të Kosovës, ashtu edhe Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së së 31 Majit 2015, e kanë rastin të hyjnë në historinë e lavdishme të LDK-së.
Nuk ka njerëz të mëdhenj, por ka sfida të mëdha, të cilat njerëz të thjeshtë sikur ne, dinë t’i përballojnë.

Prokuroria kërkon dënim maksimal për Gani Gecin

Prokuroria kërkon që Geci të gjykohet për vrasje të rëndë e jo për vrasje. Në ankesën e parashtruar në Gjykatën e Apelit, prokurorja e EULEX-it, Steluta Lili-Oprea, po kërkon që Gani Geci të gjykohet për vrasje të rëndë e jo për vrasje.

I akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht 2014, Gani Geci në qershor të vitit të kaluar është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg.

“Selam alejkum” ishte përshëndetja e takimit mes Gecit e Ruzhdi Shaqirit, e cila përfundoi me vrasjen e këtij të fundit në kafenenë “N’Qosh”, në Skenderaj.
Lidhur me këtë ngjarje, Geci ishte gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes, dhe ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg.

Prokurorja e EULEX-it, Steluta Lili-Oprea, po konteston vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, duke thënë se vepra e Gecit do të duhej të cilësohej si vrasje e rëndë e jo vrasje.

“Prokuroria pohon se mënyra sipas së cilës janë vlerësuar provat dhe përfundimet e nxjerra mbi faktet dhe çështjet ligjore sa i përket rikualifikimit të akuzës nga vrasje e rëndë në vrasje, është joracionale, me të meta dhe e gabueshme”, thuhet në ankesën e Prokurorisë.

Në ankesën e Prokurorisë kontestohet gjendja mendore e Ganit Gecit në momentin e kryerjes së veprës penale.

“Gjetja e gjykatës së nderuar siç përshkruhet në aktgjykim se ‘është dëshmuar se Gani Geci ishte në gjendje të rëndë të afektit mendor kur ai e ka vrarë Ruzhdi Shaqirin’ është e gabueshme, subjektive dhe kundërthënëse”, thuhet në ankesë.

Prokurorja Oprea më tej në ankesën e saj konteston arsyetimin e Gjykatës duke e cilësuar se nuk është në përputhje me të gjeturat e ekspertëve.
“Është dukshëm e gabueshme dhe përtej fuqive të gjykatës që të veprojë përtej çështjeve që janë në kompetencë të saj”, thuhet në ankesë.

Përveç ekspertizës, ankesa e Prokurorisë konteston edhe gjetjet e Gjykatës lidhur me dëshmitarët.
“Asnjë prej dëshmitarëve, Idriz Morina, Nehat Shaqiri, Visar Behrami dhe Halil Geci të cilët nuk ishin dëshmitarë okularë nuk mund të vërtetojnë për ekzistimin e ndonjë kërcënimi të pavarur të besueshëm dhe të verifikueshëm për jetën e të pandehurit. Andaj Gjykata e nderuar dukshëm është gabim kur deklaron se ‘është gjetur e dëshmuar se vetë Gani Geci ishte i bindur se ai për shumë vite ishte në një gjendje kërcënimi për jetën dhe se vetë Ruzhdi Shaqiri ishte i përfshirë si pjesë e kësaj”, thuhet në ankesën e Prokurorisë.

Duke u bazuar në këto pretendime të parashtruara në ankesë, prokurorja Oprea kërkon që Gjykata e Apelit ta analizojë me vëmendje ankesën e prokurorisë dhe Gani Gecin ta dënojë sipas dispozitave të vrasjes së rëndë.
Ndryshe nga Prokuroria, avokati i Gecit, Ndrec Doda kundërshton gjetjet e Gjykatës dhe pretendimet e Prokurorisë.

Doda përmes telefonit për KALLXO.com tha se mbrojtja nga fillimi ka qenë e bindur se vepra duhej të kualifikohej si mbrojtje e nevojshme e në asnjë mënyrë si vrasje.
“Ne prej fillimi kemi kërkuar që vepra të ricilësohet por në mbrojtje të nevojshme. Për mendimin e mbrojtjes Gjykata do të duhej që të mbrojturin ta lirojë në mbrojtje të nevojshme fiktive kur mendon se po sulmohet dhe reagon”, tha Doda.
Gjykata e Apelit ende nuk ka thirrur seancë për t’i shqyrtuar ankesat e Prokurorisë dhe avokatit.

Hoti – kryeministres serbe: Nëse kërkoni autonomi për veriun, bëhuni gati për atë të Luginës

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë Ana Brnabic, e cila në një intervistë për Bloomerg ka kërkuar “një lloj” autonomie për serbët e veriut.

Në një përgjigje të gjatë, Hoti ka thënë se një kërkesë e tillë e ka çmimin – autonomi për Luginën e Preshevës.

“Në qoftë se ju e përmendni «një lloj autonome» për serbët në pjesën veriore të vendit tonë, fundja, si ta dëshironi ju, ju lutem të jeni të gatshëm për autonomi të ngjashme për Luginën e Preshevës..”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Rexhep Hoti:

Një përgjigje znj. Kryeministre, Ana Brnabiq!

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet krejtësisht nga ajo se çfarë do të ndodhë me serbët në pjesën veriore të vendit, e për të cilët ajo kërkon një lloj autonomie.

Në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg, kryeministrja serbe, tutje ka thënë se për statusin përfundimtar të Kosovës do të vendoset fare në fund të rrugëtimit.

«Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vetë Kosova nëse do t’u japë një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri të vendit»…, duke shtuar: «çështja e përgjithshme e statusit do të vendoset krejt në fund të rrugëtimit».

Rrallë ndodhë që nga shteti ynë fqinjë të kemi një deklarim kaq të thjeshtë dhe kaq të qartë.

Kjo gjuhë e qartësisë dhe e thjeshtësisë e thënë nga Kryeministrja, në dukje, e cilësuar në kazanin publik të Ballkanit, si e veçantë, në një medium Perëndimor, më saktë, prej andej ku ka filluar dhe mbaruar jetësimi i stories së suksesit të shtetit më të re të Europës, Republika e Kosovës, kërkon një vëmendje shumë më të veçantë.

Kur gjithë kësaj ia shtojmë edhe kërkesën e këtyre ditëve të zyrtarëve të saj në lidhje me postin e Kryetarit të Kuvendit për deputetët e Listës Serbe, atëherë përkufizimi i një qartësie merr formën e një meduze përfundimisht, thënë me figurë, të tejdukshme, e cila ose e pret fekondimin ose dëshiron të ta hedhë helmimin nga frika, nga natyra, nga instinkti, në këtë rast, nga interesi vital i kombit serb.

Po! Mund t’i përgjigjemi në shumë drejtime Kryeministres serbe, znj. Ana Brnabiq!

E para, kërkesa e juaj e thënë mund të marrë një përgjigje brenda ph-së së ekuivalencës së politikave çfarë bëjmë për komunitetet jo shumicë të dyja shtetet tona sovrane, demokratike e të pavarura;

A. Në qoftë se ju e përmendi «një lloj autonome» për serbet në pjesën veriore të vendit tonë, fundja, si ta dëshironi ju, ju lutem të jeni të gatshëm për autonomi të ngjashme për Luginën e Preshevës;

B. Gjithashtu zyrtarë të lartë të shtetit tuaj na ‘gjuajn’ me propozime e kërkesa se posti i Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet t’i takojë deputetëve të Listës Serbe. Edhe pse kjo çështje te ne është një përcaktim Kushtetues znj. Kryeministre, në qoftë se ju keni vullnet serioz në këtë drejtim mund të bëjmë diçka të mirë gjithashtu. Në çastin që ju do ta aprovonit vendimin se posti i Kryetarit të Kuvendit në Republikën e Serbisë do t’u takojë shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Serbi, do ta gjejmë gjithashtu një rrugë dhe mënyrë që edhe në Kosovë të kemi një Kryetar të Kuvendi të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe. Me një fjalë, edhe ky propozim dhe kjo kërkesë, është në dorën tuaj;

E dyta, Ju thoni znj. Kryeministri se në fund të bisedimeve mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona do të vendoste për statusin. Me lejoni t’Ju themi se bisedimet ndërmjet dy vendeve tona «për normalizim», siç e dini edhe Ju, bëhet për shumë qëllime e natyra komplekse. Por ajo që thoni se vendoset në fund ka të bëjë ekskluzivisht për fatin tuaj të statusit të Republikës së Serbisë. Kjo do të thotë Serbi Perëndimore Europiane apo Serbi Lindore Rusiane.

Republika e Kosovës edhe për nga natyra e origjinës edhe si standard është europiane, autoktone europiane.

Po populli i Republikës së Kosovës që i takon shqiptarëve dhe komuniteteve tjera që jetojnë në të, është vetë ashti i asaj që quhet qytetërim europian, kah, në fund të «bisedimeve për normalizim» do të vendosë a do të vijë apo jo edhe Serbia.

BE-ja është në radhë të parë pjesë e këtij qytetërimi, port nuk është tërësia e këtij civilizimi, e nderuara kryeministre e Serbisë. As pronarja e saj. Ajo ka para, kapital e rregulla, por për më shumë mund të bisedojmë dhe do të bisedojmë edhe më të kur të vjen koha se sa është BE-ja vlerë e qytetërimit europian?! Populli i Republikës së Kosovës ka standardin e investimit të asaj që quhet qytetërim europian, si vlerë materiale e shpirtërore, pa i përjashtuar asnjë popull apo individ a grup të kësaj hapësire qytetëruese.

Me këtë dua të them, zonja Ana Brnabiq, Kryeministre e nderuar, ne e kemi përcaktimin tonë në natyrë të çështjes, të proceseve, të fenomenit.

E kjo do të thotë se në themelet e qytetërimit europianë janë vetë etërit tonë me investimin e tyre material, ideor e shpirtëror.

Dhe kjo vlerë, si e tillë, na bënë të ndihemi krenar, që jemi të tillë, si jemi.

Ftesa prej Republikës së Kosovës që Ju të jeni pjesë e këtij qytetërimi europian është e hapur, e sinqertë, e vetëkuptueshme edhe në kontributin që Ju keni dhënë në të kaluarën e largët apo të afërt për atë. Apo edhe sot!

Qytetërimi nuk ka logjik përjashtuese. Asnjë kontestim për investimin e juaj si popull, si komb e si shtet për qytetërimin europian. Për defektet dhe gabimet e juaja Ju vetë duhet të merreni me to dhe neve nuk na takon t’u përzihemi aty.

Është vendimi i juaj, është përcaktimi i juaj është zgjidhja e juaj.

Unë në çdo mëngjes frymojë lirshëm edhe në kuptimit e të qenit shqiptar, sepse as në të kaluarën, as sot, populli, kombi ynë, nuk i ka rënë në qaf askujt, për ta veshur në zi shpirtin nga vuajtja, nga dhimbja, nga terrori a gjenocidi shtetëror a kolektiv.

Po Ju, zonja Kryeministre e Republikës së Serbisë?!

rhoti

Mbi 100 milionë euro mungesë në buxhetin e Kosovës

Për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe pamundësisë që të bëhet rishikimi i buxhetit, përfaqësues të institucioneve të Kosovës kanë bërë të ditur se buxheti i shtetit do të përballet me vështirësi në kryerjen e obligimeve.

Janë 112 milionë euro mungesë në buxhetin e shtetit”, ka deklaruar ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti.

Kjo mungesë e mjeteve buxhetore për kryerjen e obligimeve që ka Qeveria, nga ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësohet se do të përcillet me pasoja të mëdha për ekonominë e gjithëmbarshme të vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se pasojat mund të jenë të pariparueshme, në rast të moskonstituimit sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe më pas rishikimit të buxhetit.

Nëse nuk do të kemi rishikim të buxhetit dhe kemi këtë mungesë të mjeteve jo vetëm që do të dështojnë projektet kapitale, qoftë në infrastrukturë, qoftë në fushat tjera, por do të jetë një goditje e drejtpërdrejtë për sektorin privat, sepse sektori privat në pjesën dërmuese është zbatues ose ekzekutues i këtyre punëve”, thotë Gërxhaliu.

Një nga projektet për të cilat obligimet kanë mbetur të papërfunduara për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, është autostrada Prishtinë-Hani i Elezit.

Një pjesë e konsiderueshme e obligimeve për këtë kontratë ishin paraparë nga mjetet që vijnë prej Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për të cilën duhet të ndryshohet ligji për AKP-në, për të mundësuar tërheqjen e këtyre mjeteve.

Por, në mungesë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ky ligj ka qenë e pamundur që të procedohet.

Përveç tjerash, mungesë në buxhetin e shtetit janë edhe 24 milionë euro për veteranët e luftës.

Mungesa e këtyre mjeteve buxhetore të shtetit, për njohësin e çështjeve ekonomike Ismail Kastrati, paraqet probleme të mëdha në zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, kjo do të paraqet rënie ekonomike, rënie në investime dhe në konsum.

Çdo çrregullim buxhetor ndikon negativisht në rrjedhën e parasë dhe në zgjedhjen e problemeve buxhetore. Më pak para buxhetore në qarkullim situata më e rëndë është për ekonominë dhe përgjithësi zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thotë Kastrati.

Ndërkohë, Safet Gërxhaliu thotë se partitë politike që do të përbëjnë legjislaturën e re duhet të angazhohen që sa më shpejt të krijojnë institucionet e reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit, pasi që pasojat nga ky vakum politik, sipas tij, janë të mëdha.

“Fakti që në këtë vit do të kemi prapë zgjedhje, siç janë ato lokale, dhe është paraparë që të kemi fushatë parazgjedhore një mujore, vërtetë është një situatë që nuk i bënë nderë Kosovës, nuk i bën nderë stabiliteti social bazuar në zhvillim ekonomik dhe nuk i bënë mirë proceseve integruese në të cilat Kosova pretendon apo të paktën mendon që të jetë”, thekson Gërxhaliu.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor.

Ky rezultat pritet të certifikohet dhe më pas, brenda një muaji të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Shoferi “i paprekshëm” i Konsullatës të Kosovës në New York implikon politikën në krim

Afërsia e me zyrtarë të lartë të PDK-së, shihet qartë që Albert Veliu nuk ka qenë thjesht një vozitës i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork.

Sipas burimeve të gazetës “ Bota Sot”,  vozitësi Albert Veliu në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork është pranuar në punë para vitit 2012.

Ndaj të njëjtit ishin shqiptuar disa here masa disiplinore, për shkak të shpërfilljes së detyrave të punës, nga ana e tij dhe sjelljes në shpërputhje me një bonton elementar sjelljeje, që kërkon puna në një institucion publik, siç është një Mision Konsullor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),ditë më parë  publikuan njoftimin për arrestimin e gjashtë personave në Nju Jork, në mesin e tyre shqiptarë dhe të huaj, si dhe 4 të tjerëve në Kosovë, nën dyshimin për krim të organizuar, shpëlarje parash, trafikim ndërkombëtar të armëve dhe  zhvatje.

Sipas njoftimit, operacioni është kryer në bashkëpunim ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kundër Drogës (DEA) në SHBA. Në mesin e të arrestuarve në Nju Jork është edhe Albert Veliu, i cili deri më tash ishte vozitës zyrtar i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork./BS

Thaçi dhe Vuçiçi takohen sot në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takon sot në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Takimi, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, do të ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë t’i arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit”, tha Thaçi në një postim në Facebook.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë më 1 shkurt.

Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013.

Ekipet teknike janë takuar pothuajse rregullisht për mënyrat e zbatimit të saj, por shumë nga çështjet e dakorduara kanë mbetur vetëm në letër.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit.

A po kuptohet dhe trajtohet Republika si lodër? – Nga Skënder MULLIQI

Shteti i Kosovës  secilen ditë e më shumë po ngjanë në Republikë Banane .Na është dashur të presim afër 100 vite për të qenë të lirë në tokat tona .Na është dashur të presim gjatë  të ndërtojmë shtetin e ri të Kosovës. Si duket kjo klasë politike në pushtet nuk e ka kuptuar ose nuk don ta kupton rendësinë e shtetit.Me shumë Republikën e ka kuptuar  si ndonjë lodër më të cilën bënë qka të dëshiron .Në vënd të shtetndërtimit për 18 vite, më shumë pamë plaqkitje  të resurseve natyrore, plaqkitje të buxhetin te shtetit,  shpërlarje parash,zhvatje, uzurpime , ndalim të investimeve  të jashtme  , emërime  për ambasdorë dhe për përsonelë  njerëz jo kredibil dhe njerez shumë problematic  .Në  diplomaci janë duke u manifestuar skandale të ndryshme . Këtyre diteve pamë edhe një skandalë të rënd të një zyrtari të konsullatës në Nju Jork. Albert Veliu, shofer   po akuzohet nga shteti amerikan për pastrim të parave dhe trafikim me narkotikë. Po ashtu, i arrestuar në mesin e narko-dilerëve të dyshuar e transportuesve të armëve të rënda, është edhe vëllai i tij, Alban Veliu. Albert Veliu nuk është thjesht një vozitës i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, ai është i afërt edhe më zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ish-Ambasadori i Kosovës në SHBA, Bekim Sejdiu dhe konsullja Teuta Sahatqija kishin  kërkuar disa herë shkarkimin nga puna të Albert Veliut , por kjo gjë ishte refuzuar fuqishëm  Hoxhaj .Puntorët në ambasadat tona na kishin turpëruar edhe disa herë më parë. Në fund të korrikut të vitit 2013, disa qytetarë kroatë ishin ankuar në polici se në një udhëkryq kanë vërejtur një Mercedes me targa diplomatike, që po lëvizte “zig-zag” duke rrezikuar personat e përfshirë në trafik.Drejtuesi i automjetit ka qenë Urtak Hamiti, atë kohë ministër-këshilltar i Ambasadës së Kosovës në Kroaci.Mediat që kanë raportuar rreth këtij rasti njoftonin se Hamiti, që është djali i ish-deputetit të LDK-së, Sabri Hamitit, kishte refuzuar urdhrat e policisë për të fikur motorin dhe për të dalë nga vetura ndërsa dyshohej se ka qenë në gjendje të dehur.Ai në vend të ndeshkimit më të kthyer në Kosovë është duke ushtruar profesionin e profesorit univerzitar. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj  I cili moti isht dashur të shkarkohet  nga posti I Ministrit të Punëve të Jashtme  për këto incidente te rënda, thuhet se nuk i lë të heqin keq të afërmit e tij në misione diplomatike. Konsullit të Kosovës në Milano të Italisë, Lavdim Morinës, përveç pagës thuhet se i paguhen edhe shpenzimet e nevojave të luksit…  Një  zyrtar i konsullatës së Kosovës në Cyrih, Mehmet Bislimi, priste kosovarët që kanë nevojë për shërbime konsullore me këmbë mbi tavolinë. Këta shembuj dhe ndonjë tjetër janë fotografia jonë  së qfarë njerëzish na përfqësojnë në  ambsadat tona .Shteti nuk mbahet në këmb më njerëz të kompremetuar, të pa arsimuar dhe të pa kulturuar.Nga pushtetet që punuan keq gjatë këtyre viteve nuk mund të presim diplomatë të mirë , diplomatë të cilët vërtetë te cilet  do tna zbardhshin fytyren para botës demokratike .Rasti i Veliut ishte dashur të jetë rasti i fundit në diplomacinë tonë të kompremetuar . Si në mbarë sistemin qeveria e ardhshme ishte dashur të bën ndërhyrje përmbajtësore për spastrimin e aparatit shtetëror nga elementet kriminale dhe korruptive. Diplomatet e pa zot që janë në ambasada  ishte dashur të kthehën në shtepi .. .E ardhmja  e Kosovës më strukura të kompremetuara politike nuk do të jetë aspak  e mirë…

Heshtja paszgjedhore, vrastare për LDK-në! – Nga Florim Zeqa

Ditë më parë, derisa dëgjoja në TV një intervistë të femrës më të votuar në LDK dhe mbarë Kosovën, zonjën Vjosa Osmani me 64.131 vota, e cila shkaktare për humbjen e LDK-së dhe rënjën e votuesve të saj i bëri koalicionet, me theks të veqantë atë të fundit me PDK-në, duke mos e bërë përgjegjës asnjërin prej eksponentëv të LDK-së!
Për një çast u ndala e meditova, vallë kush i paska lidhur ato koalicione të panatyrshme në emrin e LDK-së, ndërkombëtarët apo “alienët” e zbritur nga qielli në tokë!?
Shpërndarja në këtë mënyrë e përgjegjësisë për humbjen katastrofale të LDK-së, është pak më tepër se papërgjegjësi, është imoralitet i pastër politik.
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur krahapura e LDK-së, Vjosa Osmani e ngazëllyer nga fitorja personale në LDK, i harroj aq shpejtë shkaqet e humbjes katastrofale të subjektit të saj në zgjedhjet e 11 qershorit.
E harroj dhe anashkaloj (qëllimshëm) koalicionin e natës së 19 nëntorit të vitit 2014-të, kur lideri aktual i LDK-së, pikërisht atë natë të vjeshtë së vonë e determinoj humbjen e LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit 2017-të.
Me ose pa 64 mijë votat e Vjosës, LDK-ja nuk ka pasur gjasa të bie më poshtë se kaq në renditjen paszgjedhore. Andaj çdo krekosje dhe çdo lloj entuziazmi i cilitdo deputet të LDK-së për fitoren personale karrshi humbjes katastrofale të subjektit politik, është sa e padenjë, po aq edhe e pamoralshme. Ngase çdo fitore personale në zgjedhje, përveqse e pakrahasueshme me humbjen e LDK-së, është vrastare për të ardhmen e subjektit që përfaqësojnë.
Sepse kështu vetvetiu krijohet përshtypja tek elektorati, e përfitimit personal të individëve të caktuar mbi subjektin politik, duke përdorur elektoratin si instrument për kënaqjen e egos së tyre personale.
Është pikërisht kështu, jo pse po e them unë, por pse po mungon përgjegjësia dhe llogaridhënja për humbjen e subjektit politik.
Mosllogaridhënja nga askush prej drejtuesve të LDK-së për humbjen katastrofale, e cila për herë të parë në historikun e saj të gjatë, ky subjekt rrëshqet në vendin e tretë, e çka është më keq, me trend të katandisjes akoma më të madhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017-të.
Po ndodhë kështu, për faktin e thjeshtë të papërgjegjësisë apsolute të liderit të saj, Isa Mustafa, tashmë i shndërruar humbës serik të zgjedhjeve (katër herë radhazi).
Është krejtësisht e kuptueshme situata shpirtërore e diktatorëve të sojit të tillë, por nuk është aspak e justifikueshme heshtja dhe mosreflektimi i kryesisë dhe KP të LDK-së ndaj humbjeve serike të partisë në zgjedhje!
Akoma më e pajustifikueshme mbetët heshtja e deputetëve të sapozgjedhur nga radhët e këtij subjekti politik. Mbase deputetët e rinjë e të vjetër të LDK-së do duhej të ishin të parët në reflektimin pozitiv, të kërkimit të përgjegjësisë politike ndaj liderit që e tkurri deri në këtë masë LDK-në, apo siq e kam thënë ditë më parë e zvogëloi në “përmasat e tij trupore”!
Andaj deputetet e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së, nëse vërtetë dëshirojnë të dëshmojnë vetën se nuk janë servilë dhe puthador të liderit diktatorial, atëherë duhet pa asnjë hezitim dhe pa frikë të ngrenë zërin dhe të reagojnë, të kërkojnë shkarkimin e Isa Mustafes dhe sejmenëve të tij, për fillimin e reformave të thella, për të shpëtuar partinë nga katandisja e mëtutjeshme.
Këtë e kanë për obligim ndaj elektoratit që i ka votuar, ndaj atyre që ua kanë dhënë mandatin e deputetit. Me besimin e marrë nga elektorati, deputetët janë fuqiplotë në vendimin e tyre për shkarkimin e liderit, humbës serik të katër palë zgjedhjeve.
Andaj, deputetë të nderuar të LDK-së, që vazhdimisht thirreni në frymën rugoviane, lirohuni sa më parë nga psikologjia e robit dhe të nënshtruarit ndaj liderit diktatorial të LDK-së.
Ngase urimit të fitoreve tuaja personale (mandatit të deputetit) më së shumti i gëzohet lideri, të cilin ju me(pa)qëllim, duke festuar, jeni duke e amnistuar atë nga përgjegjësia për humbjen e thellë të partisë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Mos u mashtroni për interesa personale dhe pak privilegje pushteti të përkohshëm që ju sollën zgjedhjet e 11 qershorit, ngase rezultati i zgjedhjeve të 22 tetorit mund të ndryshoj për 360 gradë rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë.
Vërtetë, shkuarja e LDK-së në zgjedhjet e 22 tetorit me një lidership të ri, mund të bëjë kthesën e madhe, të nxitjes dhe motivimit për dalje në zgjedhje të rreth 50% të elektoratit pasiv të LDK-së, i cili do ta nxjerrte këtë subjekt fitues të shumicës së komunave të Kosovës.
Në të kundërtën, LDK-ja do t’i i humbë edhe ato komuna që njihen si bastione tradicionale të saj. Ju deputet të kësaj legjislature nga radhët e LDK-së, nëse nuk ngriheni edhe kësaj radhe kundër liderit diktatorial, vërtetë do t’u mbetët si ngushllim të kënaqeni me postet e juaja në parlament deri në zgjedhjet e radhës, mbase të përgjithshme të 22 tetorit 2017-të.
Pavarësisht faktit se cili nga ju muarë vota më shumë, votat e juaja janë të barabarta me golat e shënuara në një ndeshje futbolli, kur skuadra juaj pëson humbje dhe bie nga liga e dytë në ligën e tretë.
Për dallim nga vendet e tjera, në Kosovë festohet edhe humbja!
Deputet të LDK-së, që po uroni njëri-tjetrin dhe vetvetën përmes simpatizantëve fanatik, më lejoni t’ua uroj edhe unë nga largësia, me fat fitorja e Pirros!!!

Publikohet lista, këta janë 120 deputetët e zgjedhur të Kosovës (Emrat)

KQZ në Kosovë ka nxjerrë rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit duke bërë formale edhe përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 39 mandate në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 mandate, kurse në vendin e tretë është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën me 29 mandate. Nga komunitetet pakicë, prin Lista Serbe e cila ka fituar 9 vende, kurse Partia e Pavarur Libera ka marrë një mandat. Po ashtu, edhe komuniteteve joserbe u janë ndarë 10 mandate e garantuara.

Më poshtë mund të lexoni emrat e deputetëve te zgjedhur.

KOALICIONI PAN – PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS DHE NISMA KA 39 DEPUTETË:
KADRI VESELI
RAMUSH HARADINAJ
FATMIR LIMAJ
DAUT HARADINAJ
ENVER HOXHAJ
MERGIM LUSHTAKU
MEMLI KRASNIQI
ELMI REÇICA
SALA BERISHA-SHALA
TEUTA HAXHIU
ANDIN HOTI
FATMIR XHELILI
AGIM ALIU
BEKIM HAXHIU
HAXHI SHALA
ZAFIR BERISHA
MILAIM ZEKA
BILALL SHERIFI
GANIMETE MUSLIU
TIME KADRIJAJ
ABDYL SALIHU
AHMET ISUFI
SHKUMBIN DEMALIAJ
RRUSTEM BERISHA
NEZIR ÇOÇAJ
XHAVIT HALITI
PAL LEKAJ
ZENUN PAJAZITI
HAJDAR BEQA
BLERIM KUÇI
RASIM SELMANAJ
EVGJENI THAÇI DRAGUSHA
BLERTA DELIU-KODRA
MEXHIDE MJAKU- TOPALLI
FLORA BROVINA
LULJETA VESELAJ GUTAJ
ALBULENA BALAJ HALIMAJ
SAFETE HADERGJONAJ
XHEVAHIRE IZMAKU

LËVIZJA VETËVENDOSJE KA 32 DEPUTETË:
ALBIN KURTI
SHPEND AHMETI
DARDAN MOLLIQAJ
VISAR YMERI
DARDAN SEJDIU
AIDA DËRGUTI
GLAUK KONJUFCA
ALBULENA HAXHIU
FISNIK ISMAILI
DONIKA KADAJ BUJUPI
REXHEP SELIMI
ADEM MIKULLOVCI
DUKAGJIN GORANI
LIBURN ALIU
ALI LAJÇI
DRITON ÇAUSHI
SAMI KURTESHI
BESA BAFTIU
FATON TOPALLI
ISMAJL KURTESHI
SALIH SALIHU
FATMIRE KOLLÇAKU
MYTAHER HASKUKA
ARBERIJE NAGAVCI
FRASHËR KRASNIQI
QËNDRON KASTRATI
VALON RAMADANI
ARBËR REXHAJ
SHQIPE PANTINA
DRITA MILLAKU
SARANDA BOGUJEVCI
FITORE PACOLLI-DALIPI

KOALICIONI LAA – LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, ALEANCA KOSOVA E RE DHE ALTERNATIVA, KA FITUAR 29 DEPUTETË:
AVDULLAH HOTI
VJOSA OSMANI SADRIU
BEHGJET PACOLLI
DRITON SELMANAJ
LUMIR ABDIXHIKU
ANTON QUNI
MIMOZA KUSARI LILA
KUJTIM SHALA
ILIR DEDA
LABINOT TAHIRI
LUTFI ZHARKU
ARBEN GASHI
RAMIZ KELMENDI
TEUTA RUGOVA
FIDAN REKALIU
ARBAN ABRASHI
VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI
ISMET BEQIRI
HAXHI AVDYLI
KORAB SEJDIU
ISLAM PACOLLI
LIRIJE KAJTAZI
NASER RUGOVA
ARMEND ZEMAJ
IMET RRAHMANI
HYKMETE BAJRAMI
BESA GAXHERRI
DORUNTINË MALOKU- KASTRATI
MIRJETA KALLUDRA

LISTA SERBE KA 9 ULËSE:
SASHA MILOSAVLJEVIC
JASMINA ZHIVKOVIC
JELENA BONTIC
ZORAN MOJSILOVIC
MILJANA NIKOLIC
VERICA ÇERANIC
SRXHAN MITROVIC
IGOR SIMIC
BRANIMIR STOJANOVIC

PARTIA E PAVARUR LIBERALE KA 1 ULËSE
SLOBODAN PETROVIC

PARTIA DEMOKRATIKE TURKE E KOSOVËS
MAHİR JAGGJİLAR
MUFERA SRBICA SHINIK

KOALICIONI VAKAT
RASIM DEMIRI
DUDA BALJE

PARTIA E RE DEMOKRATIKE
EMILJA REXHEPI

PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKALIVE TË KOSOVËS
DANUSH ADEMI

PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE
VETON BERISHA

PARTIA E BASHKUAR E GORANËVE
ADEM HOXHA

PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM
ETEM ARIFI

PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS
ALBERT KINOLLI

Rreziku i LDK-së nga krijimi i miteve të rrejshme! – Nga Florim Zeqa

Krijimi i miteve apo personaliteteve imagjinare ekziston nga lashtësia. Ndërsa krijimi i personaliteteve të dyfishta është dukuri e kohës sonë, është dukuri e njerëzve me ambicie të theksuara karrieriste, duke shkelur mbi fatkeqësinë e të tjerëve.
Glorifikimi i ngjarjeve historike, ka ndikuar në prodhimin e figurave mitologjike, në shpërputhje të plotë me realitetin e kohës dhe hapsirës në të cilën kanë vepruar.
Ndërsa personalitetet e kohës sonë janë të ndërtuara në përputhje me realitetin, vërtetësinë e ngjarjeve dhe kohezionin politik.
Kështu bie fjala, imazhi i personalitetit të liderit historik Ibrahim Rugova, është ndërtuar përgjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, nën prangat e okupimit klasik serb. Urtësia, sinqeriteti dhe përçimi i frymës unifikuese e kishin bërë Ibrahim Rugovën, personalitet të dashur për bashkombasit e tij dhe të respektuar nga bashkësia ndërkombëtare, personalitet të papërseritshëm në 100 vjetshin e  ardhshem.
Se në ç’masë ishte ngritur personaliteti i Ibrahim Rugovës, u dëshmua në lamtumirën e fundit në janarin e vitit 2006. Krahas një pjesmarrje masive të popullatës shqiptare, kur temperatuarat ishin minus 20 gradë, e paparë dhe e jashtëzakonshme ishte edhe pjesmarrja e burrështetasve dhe personaliteteve më të njohura të arenës ndërkombëtare.
Fjalët që u shkruan e than për të nga personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare, janë treguesi më i mirë për respektin që gëzonte lidershipi i Ibrahim Rugovës në botën shqiptare dhe arenën ndërkombëtare.
Ky imazh pozitiv i Ibrahim Rugovës, kishte bërë që pas shkuarjes së tij në amshim, në radhët e LDK-së të fillojë një betejë e ashpër mes eksponentëve politikë, të shndërruara më pas në grupe rivale në këtë subjekt politik me qëllim të përvetësimit të “vazhdimësisë” rugoviane në LDK.
Një betejë e tillë, madje edhe shumë më e theksuar dhe sostifikuar është duke vazhduar këtyre viteve, muajëve, javëve dhe ditëve të fundit.
Përkundër dëshirës dhe ambicieve për të marrë primatin e vazhdimësisë rugoviane në LDK, asnjëri nga pretendetët politik deri më sot nuk arriti të krijoj besueshmëri dhe lidership të përmasave rugoviane, përkundrazi e bënën të kundërtën, duke e ndarë dhe përqarë elektoratin si asnjëherë më parë.
Madje lidershipi aktual i LDK-së, e ka bastarduar aq keq frymën rugoviane në LDK, duke shkaktuar krijimin e grupeve edhe brenda klanit të cilin ai drejton, gjegjësisht krijimin e dy blloqeve artificiale;
-bllokun e mbështetësve verbal dhe
-bllokun e të “”rebeluarëve” artificial.
Si njëri, ashtu edhe tjetri bllok politik, janë në shërbim të tij, janë të klonuarit e tij të cilët ai i përdorë dhe i futë në veprim varësisht prej situatave dhe rrethanave elektorale.
Përgjatë këtyre viteve të sundimit të klanit Mustafa në LDK, askush nuk e ka mbrojtur më mirë se sa të “rebeluarit” e tij. Pa dashur të personalizoj situatën,me qëllim të vërtetimit të asaj që ceka më sipër, do i marrë vetëm dy raste si shembuj, kur të “rebeluarit” u treguan besnikët me të mëdhenjë të tij.
Rasti i parë, ka të bëjë me kohën e VLAN-it, gjegjësisht të zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar në kuvendin jolegjitim (pa pjesmarrjen e pozitës), kur të njëjtin e rrëzoj Gjykata Kushtetuese. Pikërisht në atë përballje me Gjykatën Kushtetuese, avokate e tij ishte njëra nga grupi i të “rebeluarvë”. Për koinçidencë, sikurse në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, me rastin e shkarkimit nga posti i kryeministrit (përmes “Mocionit të mosbesimit” të organizuar pushtet-opozitë) me 10 maj 2017, prap në cilësinë e deputetes e luajti rolin e avokatës e “rebeluara” e tij, por kësaj radhe në mbrojtjen e idhullit të saj, ishte e shoqëruar edhe nga “avokatë” të tjerë nga grupi i të “rebeluarëve”,…duke u munduar të mbrojnë të pambrojturin përmes lëvdatave mitologjike, duke e shndërruar atë në “djallë të mbështjellur me lëkurë qengji”!
Kjo dëshmoj edhe një herë, se gjithë ata që paraqiteshin si të “rebeluar”, i qendronin gjithnjë nën sqetull diktatorit. Sa herë që e ka kërkuar nevoja, hapur apo fshehurazi i kanë mbajtur “zhagun” Isa Mustafës në shkatërrimin e LDK-së rugoviane.
Edhe përkundër faktit se ditëve të fundit janë shtuar zërat (me të drejt) për dorëheqjen e Isa Mustafës si pasojë e debaklit zgjedhor, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë. E vështirë të ndodhë dorëheqja e Isa Mustafës së barrikaduar nga klani mafioz i sejmenëve të tij dhe akoma më vështirë të ndodhë shkakrimi  shkaku i mbrojtjes nga të “rebeluarit” e tij nga brenda!
Mirëpo, edhe në këtë aspekt janë duke u bërë përgatitjet, për të ruajtur vazhdimësinë e klanit Mustafian në LDK, nga figura krejtësisht të panjohura politike në përiudhën rugoviane.
Kështu pra, asgjë nuk ndodh rastësisht, i rastësishëm nuk është as anatemimi i figurave markante, themeluesve dhe veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së, të atyre që i qendruan besnik për 27 vite rresht filozofisë politike rugoviane.
Ngritja e shpejtë e disa figurave politike në LDK-në post-rugoviane u ngjanë “Këpurdhave pas shiut”, të cilave do t’u gëzohej vetëm kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për t’i përdorur si “lënd të parë” në fabrikën e premtuar të Këpurdhave në një rajon të Mitrovicës.
Kur jemi në këtë segment, të gjithë mbështetësit e liderit diktatorial të LDK-së, qofshin ata të hapur apo në prapaskenë, e kanë afatin e shkurtër të mbijetesës në politikë, ngjajshëm me këpurdhat e Bahtirit, apo thënë edhe më qartë, janë mite të rrejshme, të krijuara në mënyrë artificiale nga mentorët politik të lidershipit post-rugovian në LDK.
Nuk është hera e parë që dëgjojmë zyrtarët e lartë të LDK-së duke u thirrur në emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova! Kjo vjenë në shprehje, jo rezultat i dashurisë dhe përkushtimit që kanë ndaj ish liderit shpirtëror, por si pasojë e dështimit të tyre në menaxhimin e partisë dhe keqqeverisjen e vendit.
Dikush po harron së ka kaluar koha e miteve, jemi në shekullin 21, ku distanca mes mitit e realitetit është shumë e largët. Zhvillimi i hovshëm teknologjik nuk e lejon më krijimin e miteve si në të kaluarën.
Andaj krijimi i miteve të rrejshme, nuk e forcon LDK-në, përkundrazi  e katandisë dhe shkatërron atë në themel, ashtu siq e kanë projektuar kundërshtarët politik të Ibrahim Rugovës.

Rreth 25 mijë përdorues të drogave në Kosovë

Në Kosovë, llogaritet se janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth pesë mijë prej tyre, konsiderohet se janë përdorues aktivë të narkotikëve të ndryshëm, thonë zyrtarë nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

Sipas tyre, droga që ka shënuar rritje në përdorim vitet e fundit është marihuana e cila, sipas të dhënave më të reja, po përdoret edhe nga fëmijët e moshave 12-15 vjeçare.

Ndërkaq, përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit ka shënuar rënie të përdorimit, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, i tha Radios Evropa e Lirë se kokaina, gjithashtu si substancë narkotike, është duke shënuar ngritje në përdorim.​

Kokaina ka shënuar rritje në përdorim me shpejtësi në Kosovë, derisa lloji i drogës heroinë vazhdon të shënojë rënie në përdorim nga njerëzit”.

Droga e quajtur marihuana, prinë në përdorim, sidomos nga të rinjtë”, tha Blakaj.

Aktualisht, në Kosovë po mbahet një program i trajnimit për profesionistë shëndetësorë përmes së cilit mëtohet t’iu ndihmohet atyre se si t’u qasen në trajtim përdoruesve të substancave narkotike, si dhe se si ta parandalojnë atë.

Milazim Gjocaj, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në burgje, në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ndonëse në Kosovë ka strategji parandalimi dhe trajtimi, edhe trajnimi i punëtorëve shëndetësorë për qasjen ndaj personave që përdorin droga, sipas tij, ka qenë i nevojshëm.

Ky program, është mundësuar nga konsulli i Kosovës në SHBA, me një institucion me plan udhëzues në Kolumbo të SHBA-ve, i cili merret me problematikën për drogat e që është brenda tij janë anëtare 47 vende të botës. Edhe Kosova ka bërë marrëveshje që të jetë pjesë e këtij trajnimi, dhe shpresojmë që edhe ne si Kosovë të anëtarësohemi në këtë rrjet të këtyre vendeve, dhe t’i përdorim përvojat që kanë ata’’.

Vet çështja e drogës është problematike në gjithë botën. Trajtimi adekuat është i domosdoshëm. Ne kemi specialistë të fushave të ndryshme, strategji, institucione, por është e nevojshme që të kemi trajnerë, dhe të trajnojnë të tjerët në të ardhmen, në mënyrë që të parandalohet përdorimi i drogave”, thotë Gjocaj.

Në anën tjetër, Safet Blakaj thotë se qëllimi i këtij trajnimi është që të ngrihet niveli i ofrimit të shërbimeve.

Trajnimi është i një kualiteti shumë më të lartë se që janë mbajtur zakonisht, pasi profesionistët nga Kosova trajnohen nga profesionistë te huaj, që kanë përvojë të mirë në këtë fushë”, ka thënë Blakaj.

Autoritetet e rendit kanë deklaruar se Policia e Kosovës, bazuar në planin strategjik zhvillimor, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar luftës së trafikimit me narkotikë. Policia ka arritur që brenda periudhe kohore janar-prill të vitit 2017, të realizojë një sërë planesh konkrete, ku janë konfiskuar mbi 28 kilogramë heroinë.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës thotë se Policia në bashkëpunim me autoritetet tjera relevante, në vazhdimësi po punon për parandalimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike.

Në aspektin ligjor ne do të ndërmarrim masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në trafikim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë”, thotë Hoxha.

Policia është e gatshme për bashkëpunim sa më të madh me të gjithë për të punuar bashkërisht që rastet e tilla të reduktohet dhe të krijohet një ambient më i sigurt për të gjithë’, shton tutje ai.

Sidoqoftë, Kosova është konsideruar vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i saj, thonë autoritetet e rendit – një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike.

Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të luftimit të drogave, krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror.

Brohoritje nacionaliste dhe fotografi të Putinit në shënimin e Vidovdanit

 

Disa qindra qytetarë serbë u tubuan në Gazimestan, për të shënuar Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 628 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Ceremonia fetare në Gazimestan është mbajtur pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar, nën administrimin jugosllav, në një fushë ku besohet të jetë zhvilluar beteja e Kosovës e shekullit XIV.

Qytetarët serbë të mbledhur në Gazimestan kanë brohoritur parulla nacionaliste “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë bartur flamuj serbë dhe rusë, si dhe kanë mbajtur edhe portrete të presidentit rus, Vladimir Putin. Në mesin e tyre ka pasur pjesëtarë të organizatave me ngjyrime nacionaliste, sikurse organizata “Obraz” (“Fytyra”).

Të tubuarve në Gazimestan u është drejtuar peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Atanasije Jevtiq. Ai kritikoi autoritetet e Serbisë, duke aluduar në presidentin serb, Alekasandar Vuçiq, të mos konsiderojnë se serbët e shohin Kosovën vetëm si mit.

Është e vërtetë dhe nuk është mitologji, ashtu siç po na flasin në pashallëkun e Beogradit, ata që në fakt rrëfejnë mitologjinë e integrimeve euro-amerikane, të atyre që na bombarduan, dhe që nuk çojnë askund. Kjo është Kosova dhe është e vërtetë. Vetëm një anti-serb mund të thotë se Kosova është mitologji. Këtë mund ta thotë vetëm tradhtari serb”, tha peshkopi Jevtiq.

Të pranishmëve në Gazimestan u ka folur edhe pretenduesi i trashëgimtarit të fronit mbretëror serb, princi Aleksandar Karagjorgjeviq. Ai tha se shteti i Serbisë dhe serbët nuk duhet tu frikësohen ndryshimeve në botë.

Serbia është para ndryshimeve të mëdha. Në gjithë botën po ndodhin ndryshime. Askush nuk ka arsye që t’i frikësohet të ardhmes, nëse në të ecet me vizion. Nuk duhet të ketë frikë nëse respektohen të drejtat e njeriut. Serbia ka në çka të mbështetet nga e kaluara, gjë që na tregon edhe drejtimin se kah të shkojmë në të ardhmen. Nuk e festojmë Ditën e Shën Vidit si ditë e mposhtjes, por e festojmë si simbol i shpirtit të kombit”, tha Karagjorgjeviq.

Në kremten e Ditës së Shën Vidit, në Kosovë ka qëndruar drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. Në manastirin e Graçanicës, ai deklaroi se Kosova nuk është vetëm zemra e Serbisë, por shpirti dhe fytyra e popullit serb.

Dita e Shën Vidit është festë e shpirtit serb dhe lirisë serbe. Vidovdani na kujton për atë që si popull nuk kemi të ardhme pa kultivimin e traditës, të historisë sonë dhe anës shpirtërore, pa ruajtjen e shkrimit të shenjtë dhe pa shqetësimin shpirtëror”, tha Gjuriq.

Tubimi në Gazimestan për shënimin e Ditës së Shën Vidit dhe përvjetorit të Betejës së Kosovës, është tradicional për qytetarët serbë, ndonëse vitet e fundit është shënuar pjesëmarrje më e vogël në numër krahasuar me disa vite të mëparshme.

Zhivorad Vuksanoviq, një qytetar serb i Obiliqit, tha për Radion Evropa e Lirë se Gazimestani është vend i rëndësishëm për traditën e popullit serb.

Kjo është ditë e rëndësishme dhe ne që jetojmë këtu e vizitojmë këtë vend, që është i shenjtë për ne. Kjo duhet të respektohet, sepse për këtë vend ka vdekur dikush, që të jetë i lirë. Por, tash po rikthehet situata, në të cilën nuk ka stabilitet dhe siguri”, tha Vuksanoviq.

Momir Markoviq, një qytetar tjetër serb, i tha Radios Evropa e Lirë se shënimin e përvjetorit të betejës së Kosovës, nuk duhet ta bëjnë vetëm serbët, por edhe shqiptarët, për shkak se, sipas tij, në këtë betejë edhe shqiptarët kanë qenë pjesë e aleancës kundër Perandorisë Osmane. Por, ai fajëson regjimin Slobodan Milosheviqit, i cili në vitin 1989, shënimit të 600 vjetorit të kësaj beteje, i kishte dhënë ngjyra krejtësisht nacionaliste.

Atëherë nuk u ftuan në këtë festë politikanët dhe banorët shqiptarë të Kosovës. Për këtë shkak, edhe sot nënçmohet ardhja e tyre. Ndërkaq, në fakt, do të duhej që së bashku ta festojmë këtë ditë”, tha Markoviq.

Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Përfundimtare: Sa vota morën Kurti, Veseli, Hoti, Haradinaj e tjerë

Albin Kurti del të jetë lideri më i votuar në Kosovë, në zgjedhjet e 11 qershorit. Kandidati i VV-së për kryeministër, sipas rezultateve që ka siguruar Gazeta Express, ka grumbulluar gjithsej 136 mijë e 625 vota.

I dyti politikan më i votuar në Kosovë del të jetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që ishte edhe bartës i listës së koalicionit fitues të zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma.

Veseli ka 125 mijë e 866 votues në gjithë Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Pas tij, vjen Avdullah Hoti. mandatari i koalicionit LDK-AKR, më 112 mijë e 882 vota të numëruara nga kutitë e 11 qershorit.

E kandidati për kryeministër më më së paku vota del të jetë Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së, ndonëse u mandatua për kryeministër nga koalicionit PDK-AAK-Nisma ka grumbulluar 98 mijë e 458 vota. Diferenca mes Haradinajt dhe bartësit të listës së koalicionit, Kadri Veseli, shkon në mbi 27 mijë vota më shumë ky i fundit.

Mbi 34 mijë vota del t’i ketë marrë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ndërsa, Fatmir Limaj, sipas rezultateve që sjell Gazeta Express, është lideri më pak i votuar në Kosovë. Ai ka grumbulluar vetëm 30 mijë e 289 votues në gjithë vend.

Ndryshe, KQZ-ja pritet që të mërkurën, apo më së largu të enjten, të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Votat e liderëve: 

Albin Kurti (VV) 136,625

Kadri Veseli (PDK) 125,866

Avdullah Hoti (LDK) 112,882

Ramush Haradinaj (AAK) 98,458

Behgjet Pacolli (AKR) 34,382

Fatmir Limaj (NISMA) 30,289

Qëndroni në shtëpi, i nxehti afrikan sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme Kosova do t’i nënshtrohet masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet normale me ngritje të lehta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.

Për tre muaj, 2081 zjarre në Kosovë

Derisa shumë shtete po ballafaqohen me zjarre të shumta për shkak të temperaturave të larta, intervenimet ndaj zjarrit kanë shënuar ngritje edhe në Kosovë krahasuar me vitin paraprak.

Vetëm brenda tre muajve të parë të vitit janë shënuar 2.607 intervenime nga zjarrfikësit ku prej tyre, 2.081 kanë qenë zjarre.

Drejtori për zjarrfikje dhe shpëtim pranë Agjencisë së menaxhimit emergjent, Miran Demiri, ka deklaruar për gazetën se në bazë të statistikave që i posedojnë ata, numri i zjarreve në Republikën e Kosovës çdo herë është në rritje.

Tërnava fton të ruhet islami i pastër e të mos devijohen parimet e tij

Besimtarët myslimanë në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit.

Shënimi i kësaj feste ka nisur sot në orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë në Kosovë, ndërkohë që manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Festa e Fitër Bajramit ka pasuar muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit, sipas besimit islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Mesazhin kryesor për festën e Fitër Bajramit e ka adresuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Duke u uruar të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajraimit, ai ka bërë thirrje për paqe dhe tolerancë, mirësisë e dashuri ndërmjet njerëzve.

“Në këtë ditë feste e krenarie që rikujton edhe shëmbëlltyrën e njeriut më të dashur të Zotit, shëmbëlltyrën e Muhamedit a.s, i cili botës i solli paqe, lumturi dhe harmoni duke reflektuar në vazhdimësi ndjenjën e vëllazërisë dhe barazisë mes njerëzve, emri i të cilit është sinonim i paqes, i dritës, udhëzimit, harmonisë dhe arsimit”.

“Nisur nga kjo kërkoj nga ju që të largoheni nga çdo punë e ligë dhe të shtrini dorën e pajtimit, ta ndihmoni njëri-tjetrin të përkujdesen për të varfërit e për jetimët”, ka thënë Tërnava.

Ai ka shtuar se ka një rrugë të vetme dhe ajo është rruga e paqes, harmonisë dhe respektit ndërmjet njerëzve.

Myftiu Tërnava në mesazhin e tij ka bërë thirrje që të ngrihet zëri dhe të ruhet islami i pastër dhe të mos devijohen parimet e tij.

“Dashakeqët e njerëzit e shitur duke përdorur strategji prej më të ndryshmëve arritën të fusin në mesin tonë njerëz të cilët në emër të fesë së pastër islame mbollën paqartësi e urrejtje mes besimtarëve duke shtrembëruara dhe keqinterpretuar parimet e pastra e të drejta islame me teza jo reale. Për ta ruajtur porosinë hyjnore dhe mësimet e Muhamedit a.s nga çdokush që tenton t’i devijojë ato, duhet ta ngremë zërin dhe të themi që islami është i pastër nga çdo gjë e ligë që tashmë i vishet islamit”.

Tërnava një mesazh të veçantë ka adresuar edhe për liderët politikë të Kosovës. Ai ka kërkuar nga ata që të lënë anash interesat dhe të punojnë në të mirë të vendit.

“Të punojmë bashkë dhe pa hile në çuarjen përpara të proceseve në të mirë të vendit të atdheut tonë. Në këtë ditë feste, apelojmë me urtësinë e zemrës te të gjithë faktorët politikë që të lënë anash interesat partiake personale e grupore e të angazhohen në ruajtjen e unitetit veprues në të mirë të vendit dhe popullit, sepse para vetit kemi shumë sfida”, thekson Tërnava.

Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët mysliman në Kosovë i kanë uruar edhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës.

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar që harmonia, solidariteti dhe mirëkuptimi të zotëroj në Kosovë.

“Kjo është festë që të gjithëve na bënë bashkë, jo vetëm simbolikisht në një tryezë, por edhe mendësisht që ne bashkërisht të shkojmë përpara, që të zgjidhim të gjitha problemet që janë probleme të qytetarëve tanë, që të jetojmë më mirë, që të respektojmë vlerat themelore të një shoqërie, që të punojmë për paqe, për stabilitet dhe për mirëqenie të gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë Mustafa.

Besimtarët mysliman në Kosovë i ka uruar edhe Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Jam këtu që të urojë bashkësinë islame, të gjithë besimtarët mysliman për festën e Bajramit, për t’i përgëzuar për sakrificën që kanë bërë gjatë këtij muaji dhe për të uruar që Zoti t’i shpërblej të gjithë. Paqe, bekim, mirësi, mirëqenie dhe dashuri mes njëri tjetrit”, ka thënë Dodë Gjergji, pas vizitës që i ka bërë myftiut të Kosovës.

Për festën e Fitër Bajramit, Bashkësinë Islame dhe qytetarët e besimit mysliman i kanë përgëzuar edhe liderët e partive politike të Kosovës dhe përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë.

Shukri Buja: PDK të shkojë në opozitë për t’u reformuar

Ish-deputeti Shukri Buja ka thënë se PDK duhet të shkojë në opozitë për të nisur reformat dhe shpëtuar nga rënia e përkrahjes. Ka thënë se koalicioni me AAK’në e NISMA’n doli se ishte gabim. Thotë se votuesi i PDK’së s’e pranoi Haradinajn për Kryeministër dhe as emrat e rinj për deputetë të kësaj partie. Pasi nuk u bë pjesë e listës së deputetëve, tash, Buja thotë se s’ka interes as të rikandidojë për Kryetar të Lipjanit.

Shukri Buja ishte zyrtari që më së shumti kishte kërkuar shkarkimin e Isa Mustafës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare. Por, kur ra Qeveria dhe u hartuan listat për deputetë, Buja nuk u lejua të ishte pjesë e këtyre listave për shkak se ende ballafaqohet me një akuzë për kohën sa ishte Kryetar komune.

Tash pas zgjedhjeve, ish-deputeti thotë se partia e tij, PDK, duhet të shkojë në opozitë për të shpëtuar nga rënia e mëtutjeshme e përkrahjes së votuesve.

“Sipas meje, më së lehti PDK ta qartësojë pozicionin e vet politik, të formojë grup të jetë në opozitë. AAK e NISma të shkojnë në opsione tjera”, propozon Buja.

Buja thotë se PDK mori 16 deputetë më pak në zgjedhjet e fundit për shkak se koalicioni me AAK’në e NISMA’n ishte gabim. Për këtë arsye, ai thotë se Partia që udhëhiqet prej Kadri Veselit duhet të shkojë në opozitë.

“Ka shumë por hala s’i kanë analizuar. Realisht ne jemi dobësuar shumë me koalicionin që e kemi bërë. Një pjesë e elektoratit ka qenë e zhgënjyer për Ramush Haradinajn Kryeministër dhe nuk kanë dalë në zgjedhje”, thotë Buja, në një intervistë për Express.

Ish-Kryetari i Lipjanit thotë se faktori tjetër që ndikoi në rënien Partisë ishte edhe koalicioni me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin të cilët kishin drejtuar akuzat më të rënda ndaj PDK’së.

“Realisht, jemi bërë bashkë me njerëzit që jemi sha deri në momentin e fundit. Faktori tjetër, anëtarësia e PDK’së s’ka mundur ta pranojnë Ramush Haradinajn Kryeministër. Pastaj një pjesë e kandidatëve nuk ishin në lista për shkak të kufizimeve.

Në zgjedhjet e fundit, PDK bashkë me AAK’në e NISMA’n dhe 11 parti tjera kanë fituar 39 mandate në Parlament. Prej tyre 21 PDK, 10 AAK e 8 NISMA.

Për këtë rezultat, Buja thotë se secili në PDK duhet të japë përgjegjësi varësisht prej pozitës që ka.

“Përgjegjësinë bazuar në pozitën udhëheqëse në PDK”, ka shtuar ai.

“Po të pyetesha unë do të shkoja në opozitë. Do të ishim një opozitë konstruktive. Me refermu partinë në kuptimin pozitiv jo të eliminimit. Me analizë se kush politikan, kush është hyn vetëm për poste e dredhi”, ka shtuar ai.

Buja paralajmëron rezultatet të këqija për PDK’në edhe në zgjedhjet lokale nëse nuk ndodhin reforma rrënjësore.

“Nuk jam i interesuar për kandiduar për Kryetar të Lipjanit”, ka shtuar ai.

Prezantohen dokumentet e Prishtinës nga arkivi i Perandorisë Osmane në Stamboll

Sipas marrëveshjes është bërë pasurimi i arkivit të komunës së Prishtinës me 36 dosje arkivore dhe kopje të gjithsej 169 faqeve elektronike të cilat do të barten në ueb faqen e komunës

PRISHTINË – Komuna e Prishtinës në një konferencë për mediat prezantoi një pjesë të vogël të dokumenteve historike të qytetit të Prishtinës të ruajtura në arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll të Turqisë.

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se me ndihmën e Konsullatës së Kosovës në Stamboll si dhe të Agjencisë së Arkivit të Republikës së Kosovës është arritur marrëveshja me Drejtorinë e Arkivit Shtetëror Turk të Perandorisë Osmane në Stamboll. Nushi bëri të ditur se sipas kësaj marrëveshjeje është bërë pasurimi i arkivit të komunës së Prishtinës me 36 dosje arkivore dhe kopje të gjithsej 169 faqeve elektronike të cilat do të barten në ueb faqen e komunës.

“Kemi arritur marrëveshje që të gjitha dokumentet nga arkivi shtetëror i Perandorisë Osmane në Stamboll, por që i përkasin Komunës së Prishtinës të jenë pronë e arkivit komunal në Prishtinë. Do të thotë të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me emërtim të Prishtinës dhe Komunës së Prishtinës. Kopja e tyre elektronike apo dixhitale do të transferohet në arkivin komunal, duke e pasuruar më tepër arkivin tonë edhe hapim një kapitull të ri në zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor në komunën tonë.”, tha Nushi.

Ai u shpreh se deri tani janë dixhutalizuar 9817 dokumente të cilat tregojnë aktivitetet administrative të komunës përmes viteve 1322-1912. Nushi u shpreh se këto dokumente nuk do të jenë finale sepse kanë marrë edhe një ftesë nga Turqia për një vizitë të re ku presin që do të kompletohet dosja dixhitale e arkivit për Prishtinën.

Nushi tha se vlera arkivistike, shkencore e historike është e madhe dhe në mesin e dokumenteve arkivore në Stamboll është edhe harta e Prishtinës dhe një dokument për regjistrimin e popullsisë së asaj kohe, por që nuk i kanë sjellë ende.

Ndërsa, drejtori i drejtorisë së kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, u shpreh se kanë ndërmarrë një iniciativë ku do të bëhet subvencionimi për studentët që studiojnë osmanishten, duke theksuar se këto materiale janë administrative, por do të ndihmojnë shumë studiuesit e historisë dhe gjuhës osmanishte, pra do të jenë të dobishme për hulumtime akademike.

Korporata për Sfida të Mijëvjeçarit ndan afro 50 milionë dollarë për Kosovën

Bordi i Drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit bëri të ditur se ka miratuar një program prej 49.6 milionë dollarësh për Kosovën.

Në njoftim thuhet pos tjerash se programi do të përqendrohet në dy fusha që pengojnë rritjen ekonomike në vend: mungesën e energjisë së qëndrueshme elektrike dhe dobësitë reale e të perceptuara në fushën e sundimit të ligjit. Programi pritet të fillojë së zbatuari më vonë gjatë këtij viti.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj miratimin e Bordit të Drejtorëve të MCC-së për Programin “Threshold” për Kosovën”, tha Jonathan Nash, udhëheqës i Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit duke nënvizuar se “gjatë gjithë procesit të zhvillimit të programit, Kosova ka qenë një partner i angazhuar i SHBA-së.

“Ne presim me padurim të punojmë me qeverinë për të siguruar energji elektrike të përballueshme dhe për të forcuar institucionet që janë me rëndësi thelbësore për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë në dobi të qytetarëve të Kosovës”, citohet të ketë thënë zoti Nash.

Autoritetet në Kosovë përshëndetën vendimin e bordit të Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ky është një lajm i shkëlqyeshëm nga Washingtoni. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi tha se “ky është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti – dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Këto mjete do të investohen që nga vjeshta sidomos për shtresat e varfra dhe mijëra vende të punës do të përkrahen 3 vitet e ardhshme”, thuhet në postimin e presidentit Thaçi.

Edhe kryeministri i Kosovës në largim, Isa Mustafa tha se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për popullin e Kosovës. Në një komunikatë për opinion, kryeministri Mustafa tha se “Kosova është falënderuese për përkrahje të vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Fokusi i investimeve amerikane që tashmë dihet se do të arrijnë 50 milionë dollarë, do të jetë në fusha shumë të rëndësishme për zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në fusha deficitare si energjia e ripërtërishme, teknologjia, etj”, thuhet në komunikatën e kryeministrit në largim, Isa Mustafa.

Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë. Programet e tilla si ky që është miratuar aktualisht, i japin mundësi Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për t’u angazhuar në reformën e politikave dhe reformat institucionale që mbështesin rritjen ekonomike, investimet dhe qeverisjen e mirë.

Kosova u përzgjodh për këtë program në dhjetor të vitit 2016.

Zgjedhjet lokale në Kosovë, preferohet 22 tetori

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti. Gjatë një takimi konsultativ që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi me përfaqësuesit e subjekteve politike, kryesisht u propozua data 22 tetor për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e partive politike kanë preferuar që zgjedhjet komunale të mbahen brenda afatit kushtetues dhe, siç u tha, “mundësisht në një mot sa më të mirë, për të mos hyrë në stinën e dimrit”.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 38 komunat e Kosovës. Ato pritet të prodhojnë kryetarët e rinj të komunave dhe përbërjet e reja të asambleve komunale.

Viti 2017, po cilësohet si vit i zgjedhjeve në Kosovë. Më 11 qershor, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga të cilat pritet që të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës i cili më pas pritet ta votojë edhe formimin e Qeverisë.

Kosova, njerka e përrallave – Nga Faton MEHMETI

Vitëve të fundit jemi përballur me shifra të frikshme të emigrantëve që kanë mbërritur në dyert e shteteve të ndryshme te Europës, pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria, Libani, Iraku Jordania etj. Të gjitha këto shtete kanë një emërues të përbashkët, luftën qe po zhvillohet në vendet e tyre ku paralelisht një eksod ( në heshtje ) të tillë po kalon edhe Kosova. Shqiptarët shesin çfarë kanë, lëne pas çdo gjë dhe ikin në vende të ndryshme të Europës dhe sa më larg madje

Arsyjet pse ikin shqiptarët e Kosovës janë: Shqiptarët ikin se pari pasi janë të varfër. Sipas të dhënave të organizavate ndëkombëtare një në tre shqiptarë është në varfëri absolute dhe ekstreme. Nga një sondazh i publikuar kohët e fundit, rezulton që 53% e familjeve në Kosovë jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme. Pastaj shqiptarët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të partive politike për rritjen e punësimit, shëndetësi dhe arsim cilësor, liberalizim vizave etj, të cilat ishin veç premtime boshe.Ata premtuan 300 mijë vende pune, në këtë mënyrë shqiptarët humbën besimin tek politika.Kosova është shndërruar me shpejtësi në një vend të pashpresë, ku gjithkush rreket të largohet e të kërkojë azil nëpër Europë. Në kontaktet e përditshme me njerëz vërehet pesimizmi I tyre për ditë të mira ,

papunësi dhe varfëri e madhe, pastaj mungesë drejtësie etj., të cilat nxitën nga keqqeverisjet e deritashme dhe mugnesa e besimit për të ardhmen.

Derisa qeveritarët te cilët janë të dyshuar por madje edhe të akuzuar për vënien e një pasurie marramendëse nëpërmjet korrupsionit dhe posteve publike që mbajnë aktualisht dhe në te shkuarën,nuk u dënua deri me sot për shpërdorim të posteve publike pavarësisht shumë padrejtësive. Shqiptarë janë të bindur për korrupsionin aktiv dhe pasiv të këtyre politikanëve dhe zyrtarëve të lartë që mbesin pa u ndëshkuar, asnjeri nga këta nuk mban përgjegjësi ligjore, po ashtu nuk mundem të mos përmend faktin që një pjesë e madhe e sistemit të drejtësisë shqiptare është e korruptuar dhe të drejtë ka kush është në pushtet, kush ka para dhe kush ka lidhje të fuqishme me shtetin, botën e krimit.

Kosova ka prodhuar politikanë të cilët për të marrë pushtetin ose për ta mbajtur sa më gjatë atë, një politikani i duhet të gënjejë në mënyrë të vazhdueshme lidhur me qëllimet e tij ose si të thuash duhet të manovrojë t’i ngatërrojë kundërshtarët në qëllimet e veta dhe shpesh duhet të tregojë një kinse fytyrë tjetër, nga ajo që njerëzve u duhet ta pranojnë. Politikanët shqiptarë në Kosovë përsërisin të njëjtat gënjeshtra, besojnë se ashtu të ripaketuara më bukur, ato nuk janë më si më parë, kurse njerëzit të mësuar me to, e kanë të nevojshme t’i dëgjojnë. Madje, sociologët mendojnë se politikanët gënjejnë edhe ngaqë, duke gënjyer vazhdimisht, ata fillojnë t’u besojnë edhe vetë gënjeshtrave të tyre, të cilat përpiqen t’ua rifalin qytetarëve për të vërteta. Politika është kthyer krejtësisht në biznes, vetëm jo në shërbim të popullit, por të një klani oligarkësh të familjes në pushtet. Shqiptarëve u ka humbur i gjithë besimi te politikanët. Ndaj besojnë vetëm në humbjen e tyre. Kjo është edhe arsyeja që të gjithë ia kanë mësyrë largimit në emigracion. Ku të mundin, vetëm të largohen larg Kosovës,për një jetë më të mire për ata dhe fëmijtë e tyre, Kosova nuk kujdes për qytetarët e saj si nënë por si njerkë. Si ato njerkat e përrallave, ku me detyrim I largon nga shtëpia fëmijët e burrit.

Politika ka thelluar mosbesimin ndaj qytetarëve të vet, ajo me arrogancën e saj ka krijuar trendin e ashpërsimit të ndasive. Keqqeevrisjet e deritashme janë ardhur si pasojë e kapje së shteti nga të paaftit, hajdutët dhe mafia. E keqja nuk mbaron me kaq, pasi shpresat për të ardhmën nuk ekzistojnë fare, drita në fund të tunelit është ende e largët. Siç po shkojnë gjërat ju shqiptarët e Kosovës do kenë arsye edhe më shumë për të ikur ashtu siç kam ikur unë dhe ata që po bëhen gati të ikin.

Gratë e pasura të politikanëve të Kosovës

Gratë e pushtetarëve të Kosovës nuk po qëndrojnë nën hijen e burrave.

Kur bëhet fjalë për pasuri bashkëshortët e tyre “milioner” shpesh duken varfanjak krahasuar me to.

Në të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionet shumë gra të liderëve politik zotërojnë pasuri milionëshe, shtëpi luksoze, vetura e të hyra të majme mujore.

Gazeta Fjala ka nxjerrë disa nga të dhënat nga deklarimet që kanë bërë zyrtarët e lartë të shtetit këtë vit. Listës së më të pasurave i prin Rita Knudsen Augestad, bashkëshortja e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Për dallim nga Kurti që nuk ka as shtëpi, ajo punon në kompaninë Nupi në Oslo të Norvegjisë, dhe nga paga në këtë vend ajo realizon të hyra vjetore 42 mijë e 240 euro, si dhe ka të kursyera 85 mijë euro.

Ndërkaq, më e votuara nga koalicioni PAN, Sala Berisha – Shala, gruaja e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës ka të hyra vjetore në vlerë 45 mijë e 930 euro, në të cilën vlerë përfshihen paga në kolegjin Juridika prej 1 mijë e 36 euro, dhe të hyrat nga Kuvendi prej 22 mijë e 894 euro.

Po ashtu ajo posedon si pasuri të luajtshme një veturë me vlerë 15 mijë euro. Pas saj renditet bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmanit.

Bashkëshortja e Rrahmanit punon në KFOR në Bondstel ku merr një pagë vjetore në vlerë 29 mijë e 493 euro.

Mirëpo, ajo edhe ka para të kursyera në bankë. 17 mijë e 361 euro është shuma e parave të gatshme që ka në bankë bashkëshortja e Rrahmanit, si dhe ka veturë në vlerë 3 mijë e 500 euro.

Keq nuk qëndron edhe bashkëshortja e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramit, e cila ka pasuri të paluajtshme, një banesë njëdhomëshe në vlerë prej 30 mijë euro, ndërsa pasuri të luajtshme një veturë Renault Clio, në vlerë 7 mijë e 900 euro. Ajo punon në një universitet në Ferizaj. Bashkëshortja e anëtarit të kryesisë së LDK-së, Sabri Hamitit, edhe pse nuk punon ajo ka të para të gatshme në bankë në vlerë 45 mijë euro, si dhe merr pension mujor në vlerë 230 euro.

Gurja e Kadri Veselit, 15 mijë euro nga Kobit PC

Pasuri të majme del të ketë edhe, Luljeta Veseli, bashkëshortja e kreut të PDK-së, Kadri Veselit. Ajo punon në Kobit PC ku merr pagën vjetore 15 mijë e 920 euro, ajo gjithashtu merr të hyra edhe nga buxheti i Kosovës me vlerë 4 mijë e 907 euro. Ka para të gatshme në vlerë 4 mijë e 907 euro, si dhe posedon një banesë prej 97 mijë euro.

Afër qëndron edhe  Lumnije Thaçi, bashkëshortja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, e cila punon në Universitetin Fama në Prishtinë ku merr pagën vjetore 18 mijë euro. Ndërsa para të gatshme ka në vlerë prej 1 mijë e 500 euro.

Bashkëshortja e anëtarit të PDK-së, Xhavit Halitit, as nuk punon e as nuk ka para të gatshme, por posedon stoli ari në vlerë 15 mijë euro. Ndërsa gruaja e bashkë partiakut të tij, gruaja e Adem Grabovcit punon në Ibër Lepenc dhe ka pagën vjetore 7 mijë e 920 euro, si dhe ka një banesë mbi vete me vlerë 15 mijë euro. Në bankë ka para të gatshme në vlerë 1 mijë e 726 euro.

Kreut të Prishtinës, Shpend Ahmetit, gruaja i punon në Institutin GAP, ku merr pagë vjetore në vlerë prej 8 mijë e 400 euro dhe po ashtu ka para të gatshme në bankë 2 mijë e 300 euro.

Bashkëshortja e anëtarit të AAK-së, Daut Haradinajt, ka të hyra vjetore në vlerë 962 euro, nga paga e saj në ALTRO shpk, si dhe një veturë në vlerë prej 435 euro për muaj. Vetëm 21 euro ka në bankë gruaja e kandidatit për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hotit.

Ajo punon në KGJK dhe ka të hyra vjetore në vlerë 5 mijë e 602 euro. Edhe bashkëshortja e kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt ka të hyra vjetore të ngjashme. Të hyrat e saj vjetore kapin shumën prej 5 mijë e 400 euro.

Gratë e pushtetarëve që punojnë në universitete

Përpos pasurive të lartpërmendura, bashkëshortja e Arsim Bajramit siguron të holla edhe nga dy vendet ku ajo punon.

Në  Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ajo merr pagë mujore prej 208 eurove, si dhe honorarin për angazhim semestral nga Kolegji AAB, prej 1 mijë euro.

Kurse, 2 mijë e 16 euro është honorari që merr nga Universiteti i Prishtinës , bashkëshortja e kandidatit për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufcës.

Ajo ka të kursyera në banka 2 mijë e 500 euro.

Nga Universiteti i Prishtinës, pagë merr edhe bashkëshortja e Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt, e cila nga UP-ja merr pagë vjetore në vlerë 9 mijë e 604 euro.

Ndonëse jo në Universitet, edhe gruaja e Ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hysenit punon në institucion arsimor.

Ajo punon në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë ku merr pagën vjetore 6 mijë e 240 euro.

Gratë në kredi

Bashkëshortja e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit, ka detyrime financiare në vlerë prej 186 mijë e 803 euro, ku përfshihet kredia për banesë në vlerë 172 mijë euro dhe ajo studentore prej 14 mijë e 500 euro.

Ajo punon në Forsakringassa në Suedi ku merr pagën vjetore 3 mijë euro.

Detyrime financiare ka edhe bashkëshortja e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, e cila kap vlerën e 87 mijë euro.

Bashkëshortja e Stavilecit posedon si pasuri të luajtshme një veturë Opel Astra më vlerë 5 mijë euro, ndërsa nga puna në PTK merr pagë vjetore në vlerë 1 mijë e 86 euro dhe nga KK Prishtina merr 200 euro.

Edhe bashkëshortes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit nuk i mungojnë detyrimet financiare.  Këto detyrime kapin shifrën 3 mijë e  360 euro.

Ka pasuri të luajtshme një veturë Mini Coper në vlerë prej 4 mijë euro, si dhe të hyra vjetore nga Dogana e Kosovës që kapin shifrën e 8 mijë e 452 eurove. /Gazeta Fjala/

Nisma largohet nga PAN-i, në Kuvend do ta ketë grupin e vet parlamentar

Nisma për Kosovën ka vendosur që në legjislaturën e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, të ketë grup parlamentar të vetin.

Nisma për Kosovën edhe pse në koalicion parazgjedhor me 2 parti tjera, PDK-në dhe AAK-në, ka vendosur që në legjislaturën e ardhshme të veprojë si grup parlamentar i vetëm.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, në një prononcim për Kallxo.com e ka konfirmuar se deputetët e Nismës do të veprojnë si grup parlamentar në vete.

“Nisma për Kosovën në këtë legjislaturë do të ketë numër më të madh të deputetëve sesa në legjislaturën e kaluar dhe kjo tregon qartë se Nisma ka pasur rritje për 40%. Kryetari Limaj qysh gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se deputetët e Nismës për Kosovën do të funksionojnë si grup parlamentar në vete”, ka thënë Bajrami.

Përmes një komunikate për media, Nisma ka njoftuar të shtunën se në këto zgjedhje ka arritur të marrë së paku 8 deputetë në Kuvend.

Ndërsa nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se kjo nuk është çështje diskutimi ndërmjet partnerëve, duke shtuar se këto vendime do të merren pas certifikimit të rezultateve.

“Momentalisht jemi duke pritur certifikimin e rezultateve dhe për ndryshimet tjera që mund të ndodhin në të ardhmen janë përfaqësuesit e partive politike të cilët bëjnë marrëveshje që mund të kenë një grup parlamentar, apo secila parti ndan të drejtën ta ketë grupin e vet parlamentar, por kjo nuk është temë e ditës tani”, tha Isufi.

Nënkryetari Isufi deklaroi se nuk e di nëse është zgjedhur deputet dhe shtoi se është duke pritur rezultatet e dala nga KQZ-ja.

Koalicioni i tri partive që po njihet ndryshe si PAN-i në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë e para duke marrë 33,92 për qind të votave.

Rrustem Mustafa: PAN-i i ka votat, do të bëjë marrëveshje me LDK-në

Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se koalicioni PAN, me Ramush Haradinajn, do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme të Kosovës. “Është relative me kë, por jemi në udhë të mbarë që në afat rekord, pas certifikimit të zgjedhjeve, ta kemi qeverinë e prodhuar nga zgjedhjet e 11 Qershorit”, ka thënë Remi për ‘Rrokum’. Mustafa konsideron se s’do të jetë e vështirë të bëhen numrat për formimin e qeverisë.

“Me LDK-në do të flasim për marrëveshje politike, sepse për numra s’ka nevojë, ekzistojnë”, ka thënë Remi. Kjo nënkupton, sipas tij, që në të ardhmen të shmanget nevoja për varësi nga vota e pak deputetëve për vendime të mëdha. Sa i përket formimit të qeverisë, Mustafa ka thënë se nuk ka nevojë të merren modele prej vendeve fqinje, por duhet të veprohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas tij, krejt partitë, duke përfshirë edhe VV-në, duhet të jenë pjesë e qeverisë, nëse PAN do të konfirmohet si bartëse e saj. Mustafa ka thënë se PAN ka hyrë në zgjedhje për të fituar, dhe këtë e ka arritur, prandaj, sipas tij, nuk ka pse të ikën nga fitorja. “PAN nuk ka nevojë të shkojë në opozitë, kur sovrani e ka zgjedhur fituese me një diferencë të theksuar me vendin e dytë”, është shprehur ai.

Isa Mustafa: LDK nuk bën koalicion me PDK-në as me PAN-in

PRISHTINE- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër në largim, Isa Mustafa, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Mustafa u shpreh se “LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtëzimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc”.

Mes të tjerash ai theksoi se: “Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje”, ka shkruar Mustafa.

Mark Marku: Shuma parash po tërhiqen nga bankat. Ja sa kushton vota në Durrës

Mark Marku është shprehur se fushata në pamje të parë duket e qetë, por underground, p.sh, në qytetin e Durrësit ka nisur blerja e votës.

Këtë deklaratë Marku e bëri në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa shtoi se është zbuluar edhe çmimi i votës.

Ai theksoi se është ndërtuar një sistem kapilar i blerjes së votës, madje sipas të dhënave nga terreni, është bërë me dije se vota blehet për 50 euro.

Sipas tij, po bëhet një agresion i paparë i votës përmes parash.

Më tej, Marku tregoi se këto raste edhe pse të veçuara janë ngjarje shumë të vogla për të treguar anën reale se çfarë po ndodh realisht në Durrës dhe disa qytete të tjera.

Ka të dhëna që nga bankat janë tërhequr shuma të mëdha parash dhe prokuroria duhet të hetojë në lidhje me këto raste, sepse ato po hidhen në fushatë.

Manza: Mos rrezikoni bashkëpunimin me NATO-n, Forcat e Armatosura vetëm sipas Kushtetutës

Forca e Sigurisë së Kosovës

 

Institucionet e Kosovës nuk duhet të nxitojnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura ka deklaruar të hënën në Prishtinë, zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një ligjërate me temën, “NATO dhe Ballkani Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Manza tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka bërë të qartë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura duhet të kaloj përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Këshilla ime është që mënyra më e mirë për të garantuar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura është transformimi i matur, hap pas hapi, dhe jo vendimet e shpejta”, ka theksuar Manza.

Këto komente ai i ka bërë duke aluduar në nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës përmes ligjit, por i cili më pas ishte tërhequr nga agjenda e Kuvendit, për shkak të vërejtjeve nga NATO dhe vendet perëndimore.

“Lëvizjet e shpejta në këtë proces, siç u tentua muaj më parë, mund të rrezikojnë bashkëpunimin e vendosur për një kohë të gjatë dhe NATO kërkon që ky proces të zhvillohet në harmoni me Kushtetutën”, ka thënë ai.

“Nëse transformimi nuk bëhet në mënyrë të drejtë, mund të rrezikohet gjithë bashkëpunimi”, tha Manza, duke deklaruar se nuk e di as vet se si ta thotë këtë mesazhmë qartë se kaq.

Manza tha se gjatë kësaj vizite në Kosovë ka diskutuar me liderët politik, pastaj me përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarët, përfshi edhe studentët, për të parë se si shihen NATO dhe roli i saj në Kosovë.

LDK-ja e vogël, arenë e klaneve të mëdha! – Nga Florim Zeqa

E kam thënë dhe po e përserisë prap, LDK asnjëherë nuk ka qënë e rrezikuar nga oponentët e jashtëm politik, por nga brendia e saj prej klaneve dhe grupeve të interesit.
Për të elaboruar rrugëtimin e gjatë (27 vjeqar) të një subjekti politik, është pak më tepër se sfidë, sepse çfarëdo që shkruhet e thuhet, nuk mund të përmblidhet e tëra në një shkrim të vetëm autorial.
Vrojtimi analitik nga këndvështrimi historik, nga distanca e gjatë kohore e ngjarjeve për subjektin e parë politik shqiptar në hapësirat ballkanike, është sa punë e lehtë, po aq e vështirë!
E lehtë për të përshkruar kohën nëpër të cilën kaluam, e vështirë për të zbardhur të gjitha prapaskenat që i janë përgatitur LDK-së nga fillimi e deri në ditët e sotme.
Kur u themelua LDK-ja (23 dhjetor 1989), ishte kohë e represionit sistematik të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Asokohe, posti i timonierit të partisë para Ibrahim rugovës iu kishte ofruar disa figurave tjera të “Alternativës kosovare” (kështu quhej skena politike në formim e sipër), porqë asnjëri prej tyre nuk e patën guximin intelektual t’i marrin përgjegjësitë e kohës mbi supet e tyre.
Mbase këtu qëndron fati më i madh i shqiptarëve të Kosovës, që në ballë të një lëvizje politike vihet njeriu më i duhur në kohën e duhur, njeriu i urtë dhe i mençur, i guximshëm dhe tolerant, vizionar dhe pragmatik.
E quajta “lëvizje politike”, pse jo edhe popullore, kur LDK-ja e Ibrahimit vetëm brenda pak muajsh veprimtarie politike në gjirin e saj kishte tubuar mbi 700 mijë antarë të rregullt (që paguanin antarësinë partiake) dhe qindramijëra simpatizant në mbarë Kosovën dhe në Diasporë.
Kjo rritje enorme e LDK-së për një kohë të shkurtër, i kishte shqetësuar tej mase qarqet serbo-jugosllave të asaj kohe, si dhe ua kishte vërbuar sytë inatçorëve politik që nuk e patën guximin të vihen në ballë të lëvizjes popullore.
Duke e parë rritjen enorme të LDK-së, pushteti okupues i Millosheviqit e kishte përgatit planin për futjen e përqarjes brenda LDK-së rugoviane. Kësisoji pushteti serbo-jugosllav i nxjerrë nga burgjet në liri grupet “Marksist-Leniniste”, për t’i yryshur kundër LDK-së.
Me plane dhe qëllime destruktive, shumica e ish të burgosurve politik (të liruar nga Millosheviqi) u futën në radhët e LDK-së, jo për ta ndihmuar, por për ta shkatërruar nga brendia e saj.
Motoja e marksist-leninistëve ishte “Marrja e Kalasë nga brenda”, ku me sukses kishin arritur deri në majat e subjektit shtetformues (nënkryetar partie, antarë kryesie, etj).
Mirëpo, falë zgjuarsisë së lidershipit të Ibrahim Rugovës, LDK-ja me sukses arriti t’i neutralizoj veprimet destruktive  të marksist-leninistëve të dalur nga grilat serbo-jugosllave.
Krahas grupeve marksist-leniniste, kundër LDK-së vepronin grupet dhe klanet e dirigjuara pro-serbe për thyerjen dhe bllokimin deri në shkatërrim të rezistencës aktive paqësore nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës.
Njëri nga grupet dhe klanet më të rrezikshme që vepronin brenda LDK-së, ishte ai i binomit “Bukoshi-Mustafa”, njëri kryeministër, kurse tjetri ministër i financave në Qeverinë në ekzil, të cilët përveq bllokimit të fondit të 3 %, bllokuan edhe milionat e grumbulluar në emrin e luftës çlirimtare nga mërgata e jonë.
Ky binom fatkeq, kishte dalur tërësisht nga kontrolli i LDK-së dhe urdhërat e liderit të saj Ibrahim Rugova.
Këtë avaz të shkëputjes nga presidenti Rugova, binomi Bukoshi-Mustafa e vazhduan deri në shkuarjen në amshim të presidentit Rugova në 21 janarin e vitit 2006-të.
Pas shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës, binomi Bukoshi-Mustafa e ndërruan strategjinë e veprimit, në stilin e marksist-lenisnistëve u futen në familjen Rugova, për t’i përdorur paturpërisht për interesat e tyre biznesore.
Derisa ishte gjallë Rugova, edhe përkundër tendencave për shkatërim, arriti ta mbanë unike dhe të fortë kalanë rugoviane.
Kuvendi i karrigëve, ndarja më e dhimbshme dhe më fatkeqe e LDK-së
LDK-ja post-rugoviane nuk arriti t’u bëjë ballë skenarëve për ndarjen dhe shkatërrimin e këtij subjekti politik. Kështu në nëntorin e 2006-s,  Kuvendi i VI-të i LDK-së u shndërrua në arenë gladiatorësh, mes klaneve për marrjen e primatit të vazhdimësisë rugoviane në LDK.
Përderisa targën e ndarjes fatkeqe të LDK-së e muarën Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, atë të tkurrjes dhe shkatërrimit final e bartë klani i Isa Mustafës me sejmenët e tij.
Pas kuvendit të gjashtë e këndej, lufta mes grupeve dhe klaneve rivale brenda LDK-së nuk pati të ndalur, duke ua pamundësuar kështu veprimtarinë të gjithë intelektualëve dhe veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së, të cilët përveq dijes dhe guximit kishin përcaktimin e fuqishën për ruajtjen e trashëgimisë rugoviane.
“Kuvendi i VIII-të zgjedhor i LDK-së i 31 majit 2015, historik për LDK-në”, kuvend i cili e varrosi dhe dërgoi në përjetësi frymën rugoviane brenda këtij subjekti politik.
Delegatët me votën (shpirtin) e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën rugoviane në këtë subjekt emblematik të historisë së lavdishme 25 vjeqare të shqiptarëve të Kosovës.
Tani e tutje ky subjekt lirisht mund të ndërroj edhe emrin e subjektit, mund te quhet si të dojë (“LDK e re” sipas Isa Mustafës, apo e klanit RIINVEST”), pasi nga 31 Maji 2015-të, më nuk e mbanë targën rugoviane.
Nga kuvendi i fundit zgjedhor, ashtu sikurse 11 vite e gjysmë më parë kur hyjnori Rugovë iku në përjetësi,…edhe amaneti i tij-LDK-ja me 31 maj 2015-të shkoj në përjetësi, për t’u shkruar me shkronja të arta mbi epitafin e saj; “Lavdi LDK-së Rugoviane”, (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij; karrierist, linçues, faqezinjë, njerëz të pabesë, frikacak që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane; matrapaz politik, hajdut, kriminel, injorant, analfabet, psikopat, mjeranë dhe servil të fëlliqur, që tradhëtuan elektoratin rugovian dhe një popullat të tërë për hirë të interesave të tyre të ngushta personale!
Uzurpatorët, puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti me në krye Isa Mustafën do ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane,…brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgime me vlerë kombëtare.
Tani LDK-ja e vogël, ka mbetë vetëm si arenë e klaneve dhe grupeve të interesit dhe jo vetëm kaq, edhe brenda sojit (klanit) të njëjtë vazhdon loja për marrjen e timonit të “anijes” në përmbysje e sipër. Kjo u dëshmua më së miri në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, ku si pasojë e luftës së klaneve LDK-ja rrëshqiti edhe një hap më posht drejt greminës së pakthim.

Votat e diasporës dhe ato me kusht ende të panumëruara

Janë bërë një javë që nga mbajtja zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Pra që nga 11 qershori e deri më sot Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar procesin e numërimit të votave nga të gjitha vendvotimet.

Nga gjithsej 1 milionë e 872 mijë e 942 votues sa ishin të regjistruar, 30 mijë e 213 persona kanë votuar me kusht.

 

I kontaktuar nga Indeksonline, Koordinatori i Qendrës së Numërimit të Votave, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se as sot nuk ka filluar procesi i numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.

“Nuk ka filluar ende numërimi, në ditët e ardhshme pritet që të fillojë edhe ky proces”, ka thënë Ahmetaj.

Sipas tij, arsyeja e mos-fillimit të numërimit të këtyre votave është mos-kompletimi i të gjitha proceseve.

“Pa u regjistruar votuesit me kusht dhe pa u kompletuar i gjithë ky proces i votuesve me kusht nuk mund të fillojmë me verifikimin, pra pa u bërë ky verifikim nuk mund të bëhet as numërimi me kusht”, ka shtuar Ahmetaj.

Ahmetaj ka cilësuar se nesër mund të bëhet fillimi i kompletimit të këtij procesi dhe se për çdo detaj KQZ do të njoftojë me kohë.

Në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, del që prirja të jetë nga koalicioni PAN me 33.92 përqind, Lëvizja Vetëvendosje me 27.16 përqind si dhe koalicionin LDK-AKR-Alternativa me 25.79 përqind./Indeksonline/

E kërkon Serbia, kosovari arrestohet në Tiranë

Policia e Aeroportit në Rinas, të shtunën ka arrestuar një kosovar derisa i njëjtit tentonte të udhëtonte nëpërmjet kësaj pike kufitare

Arrestimi i kosovarit me iniciale: G.Z., 39-vjeç, u bë pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest të lëshuar nga INTERPOL-i i Beogradit.

Kosovari menjëherë pas arrestimit iu është dorëzuar autoriteteve policore kosovare në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Ende nuk ka informacione se për çfarë arsyeje kosovari është shpallur në kërkim, ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës. /Indeksonline/


Send this to a friend