VOAL

VOAL

Ish – presidentja e Zvicrës Micheline Calmy-Rey në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe e falënderoi për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjithmonë.

“Është kënaqësi t’ju takoj sot dhe t’ju shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës”, u shpreh Thaçi.

“Zëri juaj ka qenë ndër zërat e parë për pavarësinë e Kosovës dhe ka hapur sytë e shumë të tjerëve”, shtoi Thaçi.

Presidentja Micheline Calmy-Rey u shpreh se është e lumtur që është në Kosovë.

“Fatin e Kosovës e kam në zemër”, u shpreh Presidentja Calmy-Rey.

Presidenti Thaçi e falënderoi Presidenten Calmy-Rey që nuk po e harron Kosovën.

Presidenti Thaçi gjithashtu foli për të arriturat e Kosovës që nga pavarësia.

“Jemi në rrugë të drejtë. Kemi sfida por po i kalojmë me sukses”, përfundoi Presidenti Thaçi.

Teuta Rugova nuk ishte në mledhjen e LAA-së as nuk ndodhet në Kuvend

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Rugova ende nuk iu ka bashkuar grupit parlamentar LDK-AKR-Alternativa, të cilët tanimë janë në sallën e Kuvendit, ku së shpejti pritet të fillojë seanca konstituive.

Ajo madje ka munguar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar LAA-në, e cila ka filluar në ora 9:00.  Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili më vonë është parë teksa dilte nga Kuvendi.

Merret vesh se ata kanë hyrë ndaras nga deputetët e partive të tyre.
Nuk dihet pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Milaim Zeka: Po të isha Kadri Veseli, nuk do të kandidoja për Kryetar Parlamenti

Neser eshte seanca e pare e Parlamentit, pas zgjedhejeve te zorit qe u mbajten kohe me pare. Gjendja politike eshte teper e rende. Gjendja ekonomike-e jashtezakonshme. Jemi kthyer ne piken Zero te vitit 1999-2000!

Njeriu i vetem i cili mund t i zhbllokoje proceset, eshte Kadri Veseli. Puthadore, lajkatare e bythelepires, bashke me dashamiret e Serbise, po me duket po i shoh rrotull tije, duke u cacitur sikur te ishin bere kaps, duke i thene: “Shef vetem Ti, dhe askush tjeter. Zoti nalte, Ti poshte. Mos lesho pe”!

Po Kadrise i takon te leshoj pe per hire te Kosoves. Te qenurit kryetar i Parlamentit, ashte bash si nje moderator i nje programi televiziv. Eshte pune koti per nje shtet abnormal, dhe per nje Parlament, qe eshte shenderruar ne fushe gladiatoresh.

Nese Kadri Veseli e bene kete sakrifice, ai do ta deshmoje se e don Kosoven me shume se veten. Do ta deshmon se ka menduar seriozisht per me ba Ramushin kryeminister. Do ta deshmoje se kush jane argatet e Serbise ne Parlament!

Kete mundet me ba vetem nese nuk konsultohet me Hashim Thaçin. Kete mundet me ba nese e kupton kete mesazh qe po ja shkruaje qe eshte ma i sinqert se çdo keshilla e matrapazave te tjere.
Populli thote: Qite doren ne zemer, mendo per vete, pastaj fol e vepro. Kete shkrim e kam ba me dore ne zemer, per hire te Kosoves, jo timen, jo te Kadri Veselit!!!

Fillon seanca konstituive, e drejton Adem Mikullovci

Seanca e parë konstituive e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar.

Tashmë në sallën e Kuvendit kanë filluar të ulen edhe deputetët.

Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje tashmë gjenden në ulëset e Kuvendit të Kosovës. Ndërlohë që këaj radhe VV ka zënë vend në ulëset në të cilat gjatë legjialaturës së kaluar është janë ulur deputetët e LDK-së.

Seancën e drejton Adem Mikullovci, deputeti më i vjetër i Kuvendit.

Në hapje Mikullovci recitoi një poezi.

Sot zgjedhja e kreut të Kuvendit në Kosovë, ja çfarë pritet

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të jetë sfida e parë, me të cilën do të përballen deputetët e legjislaturës së gjashtë të vendit, e cila pritet të konstituohet sot.

Propozimi i kandidatit për kryetarin e Kuvendit do të bëhet nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, i cili radhitet si subjekti i parë politik me më së shumti ulëse të fituara në Kuvend.

 

Përderisa përfaqësuesit e koalicionit PAN ende nuk e kanë sqaruar nëse i propozuari i tyre do të jetë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se do të votojnë kundër zotit Veseli për postin e të parit të Kuvendit. Paralajmërime të ngjashme ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit e as të nominuarin e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, për kryeministër të Kosovës.

Memli Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar përfundimtar nëse Veseli do të propozohet për kryetar të Kuvendit.

Politika është interesante, veçanërisht në Kosovë dhe veçanërisht kur kemi zgjedhje. Por, ne shpresojmë që do të jetë zoti Kadri Veseli – po e them edhe personalisht – për arsye që e ka kredibilitetit politik dhe mbështetjen politike, si dhe peshën politike, ndoshta për të udhëhequr më fuqishëm në mandatin e ardhshëm Kuvendin e Kosovës, sidomos kur kihet parasysh që do ta kemi një opozitë të fuqishme të përbërë prej Vetëvendosjes dhe LDK-së. Në anën tjetër, mund të jetë një kryetar, i cili mund ta menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme Kuvendin. Por, ta shohim. Realisht, as unë nuk kam mandat që të them sot se kjo është çështje e kryer”.

Por, Albulena Haxhiu, deputete e zgjedhur e Lëvizje Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e këtij subjekti politik, i cili është i dyti me radhë për kah numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës, do të marrë pjesë në mbledhjen konstituive të Kuvendit. Ajo ka ripërsëritur se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, do të votojnë kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.

Natyrisht që do ta kundërshtojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, në qoftë se propozohet një emër i tillë, për faktin se kryetari i Kuvendit duhet të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse. Veseli ka dështuar që ta përfaqësojë interesin e secilit deputetë përbrenda Kuvendit, dhe t’i përfaqësojë sa më mirë interesat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Madje, shpeshherë ka kërcënuar dhe ka fyer deputetët e Kuvendit, prandaj ne nuk mund ta përkrahim një njeri të tillë”, thotë Haxhiu.

Por, Haxhiu ka shtuar se, marrë parasysh aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i cili i jep të drejtën subjektit politik me më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës që ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në këtë rast koalicionit PAN, atëherë, siç thotë ajo, propozimi i një emri tjetër nga ky koalicion ka mundësi ta marrë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit.

Ne jemi të bindur që përbrenda këtij koalicioni (PAN) ka njerëz, të cilët mund ta mbajnë këtë pozicion, ka njerëz, të cilët mund të marrin përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëjmë thirrje që ta bëjnë një propozim të tillë”, tha Haxhiu.

Sidoqoftë, konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e kryetarit të tij, i hapë rrugë krijimit të Qeverisë së re të vendit. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, formimi i Qeverisë i takon koalicionit PAN, por kërkohet që ky koalicion të sigurojë minimumin prej 61 votave. Përfaqësuesit e këtij koalicioni, kanë thënë se pas konstituimit të Kuvendit, brenda një kohë shumë të shkurtë do të mbahet edhe seanca e dytë e Kuvendit, ku do të votohet për Qeverinë e re.

REL

Rakiç: “Lista Serbe s’do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës”

Lista Serbe, të gjitha vendimet e rëndësishme do t’i marrë në konsultim me Qeverinë e Serbisë dhe me shefin e shtetit serb, presidentin Aleksander Vuçiç.

Kështu ka porositur kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ndërkaq, në lidhje me atë se si do të veprojë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, kjo Listë, në një njoftim të mëparsëm për media, nuk ka dashur të flasë.

“Përfaqësuesit politikë serbë, duke iu falënderuar rezultateve të arritura të Listës Serbe, më nuk do të mund të trajtohen si dekor. Raporti ndaj aktorëve politikë shqiptarë do të varet nga gatishmëria e tyre në hapa të sinqertë drejt përmirësimit të gjendjes së popullit serb”, është thënë në njoftimin për media, raporton media serbe, “N1”.

Përveç faktit se do të marrë pjesë në seancën konstituive, nuk dihet se për këtë do të japë votën Lista Serbe.

Ndërkaq, analisti serb Dushan Janjiç mendon se Kuvendi i Kosovës do të zgjedhë vetëm kryetarin e tij, ndërkaq për formimin e Qeverisë, mandatar i të cilit, siç thotë ai, nuk do të jetë Ramush Haradinaj, duhet të pritet deri në shtator.

Sipas tij, Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

“Nëse ata, për çdo vendim do të vijnë në Beograd, dhe këtë edhe do ta bëjnë, këtë s’do ta pranojë asnjë parti politike shqiptare. Mendoj se kjo do t’i shtyjë shqiptarët drejt një koalicioni të gjerë”, mendon Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

Kosova do të frymojë edhe pas 3 Gushtit – Nga Nue Oroshi

Dallimi në mes të shtetit dhe pushtetit, mospergjegjësia për besimin e dhënë nga populli janë dy gjëra që politikanët e sotëm të Kosovës qe nuk i kanë fare parasysh dhe si duket ose nuk munden me ba këtë dallim ose janë thellë të zhytur në dashurinë dhe lakmin për pushtet që jau ka vërbuar sytë dhe jau ka helmuar trurin.

Dita e nesërme me 3 Gusht 2017 ku pritët të bëhet konstituimi i Parlamentit të Kosovës dhe më pas Qeverisë së Kosovës po i gjenë blloqet politike shqiptare skajshmërisht të përçara më njëra- tjetrën, ato blloqe politike në vend që të ulën dhe me gjuhën e koncepteve dhe programeve politike t’i përafrojnë programët e tyre se ku munden me gjetë pika të përbashkëta dhe ku jo, ata gjithë kohën e kanë shfrytzuar se cili do ta shajë dhe lëndojë më shumë njëri -tjetrin pa harruar faktin se edhe nëse mbahen dy apo tre palë zgjedhje të reja ata do të jenë të obliguarë ligjerisht të bashkpunojnë me njëri – tjetrin, qoftë si parti qeverisëse qoftë si parti opozitare. Në Kosovë ka kohë që është krijuar një mentalitet bllokues i partive dhe blloqeve politike shqiptare se ose duhet të bëhet qeverisja, si duam ne ose do të ketë bllokadë totale dhe nuk duhet të egzistoj as shteti e as pushteti.

Kjo logjikë kushtëzuese e partive dhe blloqeve politike shqiptare nuk të qon askund përveç se tek një rrugë qorre e ku më së shumti pasojat e kësaj kokëfortësie politike të kësaj rruge qorre i bartë qytetari i Kosovës, nxënësi,studenti, bujku, punëtori, tregtari e prodhuesi. E këtu logjika e inateve dhe interesave personale dominon mbi logjikën e shtetndërtimitë dhe ecjes përpara. Këtu politikanët shqiptarë të Kosovës, harrojnë dy gjëra: e para dhe shumë e rëndësishmja që lobi sllav në krye me Serbinë dhe Rusinë është shumë aktiv në dëmtimin e prestigjit ndërkombëtarë të Kosovës, dhe janë duke e luajtur politikën shkatrruse por tash të mbeshtjellur me një pelhurë të trashë mashtruse dhe shumë perfide, se gjoja Serbia është demokratizue dhe për ti bindur miqtë tanë se fajtor janë shqiptarët e Kosovës dhe politikanet e Kosovës, për çdo gjë dhe e dyta ngecjet e Kosovës në shumë aspekte në mardhëniet ndërkombtare, siç janë njohjet e metutjeshme të shtetit, antarsimit të Kosovës në organizata nderkombëtare botërore, përgaditjen e terenit për investitor të sigurt nderkombëtarë, sigurimin e terenit për të rinjët dhe të rejat që mos ta lëshojnë Kosovën, me një fjalë fillimi i një rruge tjetër në politikë dhe kalimi nga politika për sjelljen e të mirave materiale te politikanit, në sjelljen e te mirave materiale për mbarë popullin e Kosovës. Ajo që me të vërtetë më dhemb më së shumti, dhe duhet t’i dhemb çdo shqiptari atdhetar është fakti se tri blloqet politike shqiptare që kanë 100 deputetë në Parlamentin e Kosovës, nesër do të shikojnë se si do të jetë sjellja e deputeteve të Listës Serbe për ndërtimin e Institucioneve të Kosovës.

Kjo është me qajtë me shami në dorë siç përdorët një fjalë e hershme popullore në traditën tonë të pasur shqiptare. Dhe 100 deputet shqiptarë për shkak të mosgjetjës së gjuhës së përbashkët në mesë të tri blloqeve politike nesër do të jenë nën mëshirën e fatit dhe pritjes se çka po ndodhë dhe si po ndodhë me ndërtimin e Institucioneve të Kosovës. Dhe krejt lehtë mund të ndodhë që ata nesër ta rrezojnë vetveten dhe të shkrihen si legjistraturë ende pa filluarë të punojnë asgjë. Për fund kam një propozim që me siguri nuk do t’iu pëlqej asnjërit nga tri blloqet politike shqiptare. Nëse nuk gjeni gjuhë të përbashkët që t’i krijoni Institucionet e Shtetit, dhe lakmin për pushtet e qitni para vetdijës shtetërore, ateher do të ishte mirë që te gjith ju sa jeni 100 deputet asnjëri nga ju mosë të kandidoni për postë të ri të deputeit të Parlamentit të Kosovës, për faktitë se besiminë që e morrët nga populli nukë qetë në gjendje ta konkretizoni me ndertimin e Institucioneve të shtetit. Ka Kosova vajza dhe djem shqiptare, edhe ma të mirë se ju, edhe ma të përgaditur në aspektin intelektual se ju, porë edhe në të gjitha aspektët tjera, që mundë ta qojnë përpara shtetin e Kosovës. Porë që janë të bllokuarë nga mosmundësia e terenitë politikë, që e keni krijuar pikërisht ju që sot silleni sikur të ishit 100 Zotëra të Kosovës dhe e harroni faktin se ishin pikërisht votuesit tuaj që ju dhanë votën që t’i ndërtoni institucionet e shtetit të Kosovës, dhe shteti të ecë përpara, si në aspektin politik, ekonomik dhe të zhvillimeve tjera ashtu siç janë duke ecur bota e qytetruar perëndimore. Prandaj është koha që të reflektoni në gjëra pozitive se Kosova do të frymoj edhe pas 3 Gushtit, ajo do të vazhdon jetën Institucionale edhe kur të gjithë ju deputetet e kësaj legjistrature, nuk do të jeni pjesë e politikës.

Bashkësia Islame e Kosovës dënon grafitet kërcënuese

Bashkësia Islame e Kosovës reagoi pas njoftimeve se persona të panjohur kanë shkruar në muret e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, grafite nëpërmjet të cilave kërcënohen me vdekje udhëheqës të institucioneve qendrore e lokale dhe të kësaj bashkësie.

Në grafitet e shkruara, kërcënohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kandidati për kryeministër nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Bashkësia Islame e Kosovës nëpërmjet një komunikate për opinion dënoi veprimet e tilla duke theksuar se “kërcënimi me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK-ut dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale”.

Në komunikatë thuhet më tutje se “institucionet e vendit e as udhëheqja e Bashkësisë Islame e Kosovës nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim. Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit. Këtë veprim e konsideromë të izoluar dhe ftojmë qytetarë e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mos durimit”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që te hetojnë rastin dhe autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë.

Grafitet e shkruara në Prishtinë, pasojnë debatet rreth ndërtimit të xhamisë së re në Prishtinë, gurthemeli i së cilës është hedhur në tetor të vitit 2012. Një grup qytetarësh dhe arkitektësh kanë shfaqur mospajtime rreth mënyrës së ndërtimit dhe vendit të ndërtimit të xhamisë, e cila do të financohet nga Bashkësia Islame Turke, me një çmim prej rreth 40 milionë eurosh.

KUSH PO DON ME E KTHYE KOSOVËN NË “KULLË NGUJIMI”?! – Nga RAMIZ LUSHAJ

 
          1.
Me Serbinë tashti jena në Luftë. Në një Luftë Ndryshe. Se asnji Luftë e Serbisë ndaj Shqiptarëve  nuk i nget tjetres. As ato të krajlëve të vjetër Nemanja apo Brankoviç, as Karagjorgjeviç apo Obrenoviçët, as të Titos apo Sllobodanit. E, as kjo e sotmja, e Vuçiçit.
E si ka me kanë Lufta ndryshe veç njikështu: me t’i arrestue Burrat e Shtetit e Djemtë e Kombit tand.
Arrestohet dy herë lideri Ramush Haradinaj, gjeneral i UÇK, ish kryeministër i Kosovës, kryetar i AAK: më 2015 në Slloveni me një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë të Sllobodanit dhe në janar 2017 në Francë me urdhër të Serbisë të Vuçiçit.
Kosovës iu kanë arrestue edhe herë tjetër nga Serbia kryeministrat e saj si Hashim Thaçi në Hungari, edhe Agim Çeku në Slloveni.
Asnji vendi në botë nuk iu kanë arrestue tre (ish)kryeministra në një kohë kaq të shkurtër e me akuza me frymë kundër konventave ndërkombëtare të OKB, Këshillit të Europës, etj. Cili n ga 12 kryeministrat e kohës së Sllobodanit e të Vuçiçit u arrestua nga Interpoli apo me urdhër-arresti ndërkombëtar nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, për genocid, krime ndaj njerëzimit, terrorizëm, spastrim etnik?! Pse nuk e arrestuan Aleksandër Vuçiçin që kurrgja nuk e dallon nga krajli Aleksandër i Parë (1921-’34) veçse nuk ka mustaqe si ai, që është vazhduesi i strategjisë politike, partiake e zyrtare të kryeministrit serb Pashiqit, që ishte ministër i Sllobodanit, që e keq luan strategjinë e tensionit e aneksimit ndaj Kosovës me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, me dergimin e trenit serb nga Beogradi drejt Mitrovicës shqiptare me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, etj. etj. Çka do të bante ndonjë shtet tjetër ballkanik apo europian sikur t’i ndodhte kësisoj si Kosovës?!
Po, kjo, Serbia e re me fytyrë të vjetër, me shpinë në Moskë e me gjoks në Bruksel, me të tillë urdhër-arresti e prangosi në vendkalimin kufitar Konçul (kah Bujanovci shqiptar në Kosovgën Lindore, përndryshe: Serbia Jugore) edhe  Nehat Thaçin – drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës, duke i dhanë 30 ditë masë paraburgimi me akuzën e njoftun serbe “vepër penale të terrorizmit”(!)
Tashti, në Kroaci, e arrestojnë sipas një urdhër-arresti interpolian Ismail Morinën e dronit mbi stadium të Beogradit kur luante skuadra kombëtare e Shqipërisë me Serbinë.
Këto nuk janë arrestimet e para e të vetmet etno-politike hakmarrëse të Serbisë, e cila ndjek strategjinë e vet me taktikën: “Prite se çka do të ndodh nesër…”. Kjo nuk është vetëm çështje emrash tribunal e fort aktiv për kombin shqiptar  e  as numra listnor, por ka të bajnë me vet psikologjinë e strategjinë serbe, të cilët e duan Kosovën e sotme të lirë e të pavarur të kthehet në një “Kullë ngujimi” nga gjaksi i vjetër dhe i ri serb, nga Sllavët e Jugut e të Stepave.
 
 
          2.
          E shumta dhe e veçanta e mirëpritur nga BE është dhe mbetet Liberalizimi i Vizave. Përndryshe: Marrëveshja e vonuar Shengen. Vetëm Kosova është e përjashtuar prej saj. Të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit ose kanë hy’ në BE, ose i gëzohen Marrëveshjes “Shëngen”.
Mirëpo, Europa e sotme nuk duhet të harrojnë se në mitologji, në legjenda klasike, është nji hallë e stërlashtë e ilirëve. Pra, bashkarisht, jemi Europa. Jemi të parët e saj, para se të vinin në Europë shumë nga popujt (shtetet) që tashma janë antare të saj.
Bojkotimi i derisotëm i Kosovës në Lëvizjen e Lirë (Shengen) është turpi ma i ri i Europës. Ndaj Kosova duhet t’i kujtojnë Europës se qysh në hershmërinë ilire, rreth tre mijë vjet ma herët, kena kapërcye dete e male të Lindjes e të Perëndimit me “pasaporta” zyrtare të asaj kohe: me bojë në papirus ose pergamentë, gdhendur mbi pllakë të hollë bronzi ose guri.
Ndaj Kosova duhet t’i kujtojnë Europës se perandorë romak e bizantintë të saj e drejtuan Perandorinë Romake kur ishte Njish dhe kur u nda më Dysh, si Konstandini i Madh që e njohu zyrtarisht Krishtërimin, si Justiniani i Madh që e la “Kodin e Justinianit” në themele të sotme juridike të Europës, etj. etj.
Po, Kosova ka qënë dhe mbetet në zemër të Europës, në mesin e dheut (Mesdhe), ndërsa prania e sotme e shumanshme e Bashkimit Europian në Kosovë është vet “Fytyra e Kosovës”, aq sa për popullin shqiptar të Kosovës, në nji kuptim e realitet të caktuar, duket sikur “Kosova është BE dhe BE është Kosova”…
Ndaj duhet thanë se me sjellje të tilla të saj, me “Murin Shengen”, Europa e Bashkuar po e tepron dhe po e turpëron përditë e ma shumë vetveten në sytë e kombit shqiptar e të botës euro-atlantike.
E keqja ma e madhe është se Bashkimi Europian me strategjitë e fondet e saj po i  anash largohet Kosovës, si në projektet e mëdha hekurudhore e auto-rrugore, të cilat e lidhin Kosovën me Serbinë e me Maqedoninë, deri edhe me Bullgarinë e Greqinë, por jo me Shqipërinë, as me Malin e Zi (Rruga Deçan-Plavë), etj. BE po investon për lidhje njani me tjetrin të shteteve sllave në Ballkan?! Pas ikjes graduale të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, pas shtrirjes së ndikimit rus deri në Ballkanin Perëndimor, pas rritjes së frymës nacionaliste në disa shtete të mëdha e të vogla të Europës kontinetale e ishullore, etj. a mos po kemi një dominim sllav në BE ndaj Shqipërisë e Kosovës?!
Pyetja shtrohet hapur, qartë, ballas: Kujt po i intereson në Bashkimin Europian strategjia serbe e ruso-sllave për me e kthye Kosovën e lirë e të pavarun në një “Kullë Ngujimi” në mes të Europës, në shek. XXI, në këtë me integrime euro-atlantike, në këtë botë globale?!

Kosovë, betohen 53 gjyqtarë të rinj

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, në një ceremoni solemne ka dekretuar sot emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj të Kosovës.

Presidenti Thaçi gjatë fjalës së tij theksoi se Republika e Kosovës viteve të fundit në vazhdimësi ka bërë dhe është duke bërë reforma në fushën e gjyqësorit me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor të funksionojë sa më mirë.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe duke marrë parasysh propozimin e këshillit gjyqësor të Kosovës kam vendosur që radhazi gjyqtarëve të Kosovës t’i shtohen edhe 53 gjyqtarë të rinj të cilët do të jenë gardianë të së drejtës për qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Ai po ashtu shtoi se gjyqësori në Kosovë ka një rol të madh në jetën e qytetarëve, në garantimin e të drejtave të tyre pa marrë parasysh dallimet e tyre gjinore, racore, fetare apo kombësie ndaj theksoi se gjyqtarët kanë një përgjegjësi të madhe në supet e tyre.

“Të gjithë duhet të jemi të angazhuar për respektimin e rendit juridik dhe kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës, më qëllim të ecjes përpara dhe që të jemi krah përkrah me vendet e zhvilluara e demokratike”, tha Presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se vlerëson punën e Gjyqësorit të Kosovës. Duke uruar gjyqtarët e rinj i ftoi ata të jenë shembull i demokracisë së mirëfilltë dhe mbrojtjes së ligjit.

Në fund të ceremonisë 53 gjyqtarët e rinj u betuan para Presidentit Thaçi duke u zotuar se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Donika Kadaj: Dinastitë e tyre të krimit do të shëmben

Ata me te vertete jane te frikesuar.

Frikesohen se do iu konfiskohen pronat e fituara gjate privatizimit,

frikesohen se do te largohen nga universiteti qe e kane kapur,

ata frikesohen edhe per famijen sepse motrat me nuk do te marrin paga ne RTK,

as kunatat ne Poste e as vllezerite s’do ti fitojne tenderat.

Dinastite e tyre te krimit do te shemben,

strukturat klienteliste do ua kthejne shpinen.

Ata do te mbesin vete,

prapa grilave aty ku edhe e kane vendin.

E kjo s’eshte vetem frike.

Ata jane ne panik,

prandaj edhe jane kthyer ne origjine,

sot po shihet kush jane rrugaçet!

Vjosa Osmani: Qeverinë ta formojë VV e LDK, ndërsa PDK shkon në opozitë

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se misioni i Vetëvendosjes dhe LDK’së është nxjerrja e PDK’së në opozitë. Për këtë arsye, ajo ka thënë se Qeveria do të formohet nga VV e LDK pasi herën e parë të dështojë PAN’i

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani thotë se Qeverinë duhet ta formojnë Vetëvendosja dhe LDK-ja, pasi që koalicioni PAN, sipas saj, të dështojë në përpjekjen e parë.

“Ka vullnet të mirë tek të dyja palët që të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje, duke supozuar që koalicioni PAN do të dështojë t’i ketë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë dhe ne besojmë që ata do të dështojnë dhe së dyti, kemi edhe një mision që na bashkon, pra që PDK-në ta lëmë në opozitë”, ka thënë Osmani, për REL

Manifestimet psikopatike janë duke e degraduar shtetin e Kosovës?! – Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë ne kur jemi në qytet, në lokale  e gjetiu, kontaktojmë në shokë, miqë, njerëz të  cilët më parë si kemi njohur , dhe shohim  kalimthi plotë  figura  të tjera . Pas çdo takimi kemi përceptimin e caktuar për përsonat të cilët I takojmë  apo i shohim duke levizur . Sigurisht së edhe mund te asocojmë për njerëzit e caktuar . Edhe nga pamja  e jashtme njeriu mund të nxjerrë konkludime të caktuara për njerëzit ,së çfarë  ata mund të jenë në jetë  . Kjo botë duket së kurrë më parë nuk është mbushur më   psikopatë dhe psikopati, më njerëz të predisponuar për akte kriminale , dhunues dhe vrasës serik.Kriza globale ekonomike e cila që shumë kohë e ka përfshi botën , ka shpërfaqur edhe më shumë  agresivitetin e njerëzve , ka shpërfaqur lakminë për të përfituar materjalisht  .Kurrë më shumë nuk kemi pasur mashtrime , manipulime me masën e gjerë .Gjithnjë e më shumë  po kemi sjellje të njerëzve në menyrë  të pa kontrolluar .Sjelljët kriminale janë bërë dukuri shoqërore që është e keqja më e medhe e cila e ka  goditur njerëzimin. Kjo sjellje po reflekotohet në qdo nivel , duke filluar nga pushtetet locale deri në pushtetet qendrore të një shteti. Një reflektim i tillë i tipit spikopatik është  duke u vërejtur gjithnjë e më shumë në ndermarrje të vogla dhe të mëdha … ne jëtën e përditshme , në pushtet… Sjelljet dhe veprimet psikopatike janë egocentrike ,  janë jo morale, manipulative  dhe shumë të vrazhdëta.Fatkeqësisht as shoqëria jonë nuk ka mbetur imun karshi këtyre psikopative të cilat si tendencë kan dëpertuar edhe  deri në krye të shtetit. Psikopatët shpërfaqin gjoja talentin në udhëheqje , duken të hapur , të sinqertë, por që në fakt janë njerëz agresiv dhe të përgatitur që më qdo kusht ti arrijnë objektivat e caktuara.Tema e psikopatisë bëhet interesante kur ajo futet në kontestin organizativ  deri në hijearkitë më të larta shoqërore- politike të një shteti .Ata na shpërfqen si njerëz karizmatik .Këta psikopatë më veprimet e tyre kan arritur të dëpertojnë edhe në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës. Këta  organizojnë  shtet për vete, nuk  e kan parasysh  interesin e përgjithshem, nuk kan qasje koherente karshi të tjerëve , nuk interesohen për të ardhmen , janë të përgatitur për të mashtruar më një fasadë sharmante duke u përpjekur të na paraqitën  si udhëheqës përfekt. Duken së   janë njerëz komunikues por në fakt janë shumë dinak dhe agresiv kur është nevoja .Shpërfaqin zemrimin  kunder të gjithë atyre të cilët marrin guximin ti kundershtojnë mendimet dhe veprimet e tyre .Këta njerëz kanë bërë që të përballemi më krim  të organizuar dhe korrupcion të nivelit galopant. Udhëheqësit tanë shtetëror  janë treguar të gatshem që më qdo kusht të pasurohen duke i shkaktuar dëme të madha shoqërisë. Njerëzit më predisponime  psikopatike janë të vendosur që me veprimet e tyre të shkojnë deri në fund.Këta bëhën gjithnjë e më agresiv dhe të rrezikshem për shoqërinë  për ti mbrojtur interesat e tyre .Madje , shëndrrohen në vrasës duke shkuar largë në  terrororizem  . Shumë regjime në botë sot janë regjime terrorizuese.Dhe, mu për këtë kemi edhe aq shumë akte terroriste në botë , të cilat seriozisht po e rrezikojnë edhe paqën botërore .

Manifestimet e tilla psikopatike  janë duke  e degraduar shtetin e ri të Kosovës në secilin drejtim të jetës. Shteti dhe punët shtetërore nuk mund të qitën në binarë normal më përsona  të cilët nuk interesohen për kualitetin e jetës , nuk interesohen për zhvillime ekonomiko-sociale. Tek ne ,nuk kemi pasur asnjë filter si në shtetet e përparuara të botës  së kush mund ta udhëheq shtetin . Kan ardhur në pushtet tyrlifar teveqeli dhe psikopati të cilët e kan pru gjendjën  si është më së mbrapshti .Çka pritet të ndodhë më atë shtet kur njerëzit të cilët e kan gjendjen psikologjike të luhatshme të vijnë në krye të qeverisë, në krye të udhëheqjeve të qytetëve dhe në vende të ndryshme ku i përfaqësojnë qytetarët. Kan zënë vënd  në pozita të larta ,  ata të cilët nuk e kan as minimumin e aftësive  profesionale  .Predisopozicionet e tilla jo njerëzore kan bërë që të kemi kaq shumë keqpërdorime  karshi  pasurisë shoqërore , të kemi kaq shumë krim dhe kaq shumë korrupcion ,e dukuri tjera negative . Me fjalë të tjera  nga këto forca të errëta regresive dhe psikopatike , nuk mund të presim që të kemi institucione të fuqishme ,  nuk mund të presim që të kemi mirëqënje dhe zhvillim të gjithmbarshem …

Zeka: Me datën 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAA-VV

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka paralajmëruar se më 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAA-VV. Zeka duke iu referuar takimit të sotëm mes kreut të VV-së, Visar Ymerit dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se qëllimi I takimit ka qenë arritja e koalicionit në mes VV- dhe AKR duke përfshire edhe LDK-në.

Postimi i plotë i Zekës:

Pacolli është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes VV, jo per “kafe” qysh deklaroi ai. Sa për kafe ma mire ishte taku me mu.

Qellimi i takimit ka qene arriteja e koalicionit ne mes VV dhe Akr, duke perfshire edhe LDK ne. Kjo marreveshje, gojarisht, eshte arritur, me shkrim do te behet me daten 2 gusht.
E gjithe kjo flet per nje krize te thelle nga te dyja anet. Po te ishin punet ne terezi ne kampin kundershtar te Ramush Haradinajte, takimi Pacolli-Ymeri, s ‘ kishte pse me ndodhe. Po te ishin punet ne teeezi ne çadrate e Isa Mustafes, s’kishte pse te pihej kjo kafe, s’do duhej qe Mimoza Kusari ta kritikonte Labinot Tahirin, i cili pas kesaj kritike lajmeroje “per dhimbeje veshkesh”, asnuk do kishte nevoje te norvozohej ish kryeministri me meshkujte dhe nuset e partise se tije!

Nese krijohet kjo marrevesheje me 2 gusht, zhvillimet politike do te marrin kahje tjera politike.
Ka mundesi qe edhe NISMA te dale me nje propozim te vetin per Kryetar te Parlamentit, pasiqe ky post i takon PAN-it, po jo PDK-se.

Isa Mustafa: Nuk e votojmë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi

PRISHTINË – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.Këto komente Mustafa i bërë pasi ka përfunduar takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës. Ne kemi punuar për Kosovën. Ne kemi qëndrimet tona dhe nuk do të bëjmë koalicion me PAN si dhe nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendi sepse ai është iniciatori për prishjen e koalicionit sepse ai ka vënë interesat e tij para interesit të vendit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë me tej se LDK ka lënë mundësinë e hapur për Vetëvendosjen.

Borxhi i përgjithshëm i Kosovës shënon rritje

Borxhi publik i Kosovës vazhdon të shënojë rritje, përkundër faktit që ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në vitin 2016, borxhi i përgjithshëm i shtetit ka arritur në 852.7 milionë euro, kurse vitin 2015 ka qenë rreth 750 milionë euro.

Kjo rritje e borxhit, sipas raportit të Bankës Qendrore, i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm, i cili ka arritur në 479 milionë euro, ndërsa borxhi i jashtëm publik ka arritur në 373.8 milionë euro.

Shprehur në përqindje, borxhi publik ka arritur 14.5 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kjo vlerë e borxhit, nga ekspertë për çështje ekonomike, konsiderohet jo e lartë dhe se sipas tyre, ka hapësirë për të marrë kredi për qëllime zhvillimore.

Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë, thotë se shuma e borxhit publik të Kosovës nuk mund të konsiderohet alarmuese pasi është brenda kornizës ligjore.

E them këtë duke u bazuar në faktin se trend i borxhit duhet të matet dhe krahasohet me nivelin e rritjes ekonomike. Dhe nëse Banka Botërore dhe Fondi Monetar e konfirmojnë rritjen ekonomike për vitin 2016 afër 4 për qind dhe kemi këtë nivel të borxhit, atëherë nuk kemi nevojë për brengosje. Por, përkundrazi duhet të na motivojë që të kemi projekte që kanë arsyeshmëri sa më të mirë dhe disiplinë financiare”, thotë Gërxhaliu.

Edhe eksperti tjetër për çështje ekonomike, Naim Gashi, thotë se krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka përqindjen më të ulët të borxhit publik, por që sipas tij, ky borxh nuk duhet të rritet në mënyrë të pakontrolluar.

Kosova ka hapësirë juridike që të vazhdojë marrjen e borxheve, mirëpo edhe pse legjislacioni në fuqi na lejon këtë edhe parametrat e institucioneve financiare ndërkombëtare lejojnë. Megjithatë, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme në hyrje në borxhe të reja dhe gjeneratat e ardhshme t’i shlyejnë borxhet tona, në të cilat nuk ka leverdi ekonomike dhe përfitime financiare drejtpërdrejtë, për ekonominë, për qytetarët dhe për arkën e shtetit”, tha Gashi.

Gashi për Radion Evropa e Lirë tha po ashtu se në Kosovë ka shumë sektorë dhe shumë projekte profitabile, për të cilat autoritetet kompetente mund të marrin borxh dhe lehtë të shlyejnë kredinë.

Në këtë rast mendoj se është ndërtimi i kapaciteteve energjetike dhe riaktivizimi i sektorit minerar dhe metalurgjik në Kosovë. Përfitimet në këta dy sektorë janë shumë të mëdha dhe mendoj që shlyerja e borxheve nuk do të ishte barrë për gjeneratat e ardhshme”, tha Gashi.

Ndërkaq, Safet Grëxhaliu thekson se duhet të anashkalohet qasja e marrjes së kredive për tu investuar në infrastrukturë, por është koha, thotë ai, që të përmbushen objektivat tjera, konkretisht fuqizimi i sektorit privat.

Në këtë drejtim duhet vërtet të kemi më tepër institucione për hulumtim dhe zhvillim, që për fat të keq në Kosovë mund t’i gjesh pak ose fare hiq”, thekson Gërxhaliu.

Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.

Kritika është bërë e lirë, por nuk është e lirë jeta të cilën po e bëjmë?! – Nga Skënder MULLIQI

Të gjithe neve ne ndeja dhe në raste tw tjera kur bisedojmw mw njeri- tjetrin mendimet shpesh na kthehen nga e kaluara jonë e mirë ose jo shumë për tu lavdëruar.Ne ,që jemi tash më në moshë na shkojnë mendimet së në kohën kur në ishim të ri ishte më mirë ose me keq së koha bashkëohore.Ne, që kemi jetuar në shtetet e ish bllokut komunist shumica nuk i kemi përjetimet bash të mira , sidomos ata të cilët janë ndeshur në një formë apo tjetër më regjimin e eger komunist. Ne shqiptarët që patem fatin e keq  të jetojmë dhunshem nën Jugosllavi përjetuam gjera të rënda, si  të segregacionit, të izolimit kulturor, të përjashtimit si popull nga sistemi . Hiq përjetime të mira nuk paten edhe ata të cilët jetuan nën sundimin e diktaturës së vet.Përjetuam rënjen e komunizmit , përjetuam lirinë e fjalës dhe të shprehjës që nuk e kishim , ose e kishim por e paguanim më dënime të rënda .Nuk ka qenë e lehtë shëmbja e ish bllokut komunist në Evropë , ajo tërhoqi me vete edhe shumë viktima në njerëz dhe të mira materjale .Kjo ndodhi sidomos më rënjën e ish –Jugosllavisë  së Titos.Nese dikur nuk kemi’guxuar” të këndojmë lirshem një këngë patriotike , sot e kemi një mundësi të tillë pa asnjë problem .Kjo ndoshta është e vetmja “vlerë “ post komuniste të cilën po e përjetojëmë të gjithë .Kapitalizmi është rend shoqëror I cili nuk e kifizon lirinë e shprehjës.Me ardhjën e demokracisë , liria e shprehjës ka avansuar në vlerë shoqërore në republikat të cilat dolën nga ish –Jugosllavia.Më në fund mund të flasim dhe të bertasim deri në kup të qiellit , mund të ofendojmë , mund të kërcënojmë kënd të dëshirojmë dhe të mbetemi të ‘ pa prekur’ nga ligji.Këtu dëshirojë të bejë një analogji. Nese populli gjuan gurë e dru mbi regjimin , këta të fundit nuk merzitën për këtë punë fare, së I kan rregulluar të gjitha punët për vete dhe familjet e tyre .Por, kur ndodhë që regjimi të “ gjuaj’ gurë e dru mbi popullin  atëherë kemi tjetër muhabet.Kemi të bëjmë më shtypjen e masës së gjerë në forma  të ndryshme . Pra, nuk është e njejtë së kur njeriu fletë ashtu kotazi dhe nuk vepron konkretisht kunder aubuzuesve  të cilët sot po e rrënojnë shtetin e Kosovës .Kot shkruajmë grafite nëpër mure, kot vikasim në kup të qiellit duke nematisur këtë klasë sunduese për të bëmat e saja të pista , nese na mungojnë metodat e veprimit konkret kunder këtyre keqëbërseve politikë dhe keqbërseve ekonomik.Të gjithë po kemi të drejte te “shajmë ‘ pushtetin , por nuk po kemi të drejtë ta “ heqim” qafe këto pushtet të shfrënuar  .Politikanet të gjitha sharjet dhe fyerjet po i “tolerojnë” , veq një gjë nuk po tolerojnë , nese dikush tenton të  vepron edhe  praktikisht   . Çka është tepër , tëpër është thotë një fjalë e popullit.Nese ka kaluar koha e kërcinimve të pushtetit karshi popullit sikur në kohën e komunizmit klasik, ky kërcnim karshi familjeve tona po bëhët në mënyrën ‘ bashkëohore’ të sundimit , në emer të demokracisë po dhunohet çdo vlerë shoqërore .Po shohim sot gjithëfarë fyerjesh dhe sharjesh në internet dhe rrjete të ndyshme sociale, dhe askujt nuk po i shkon “ asnjë fije floku”.Krejt këto po kan rrjedhen normale të saj . Nese dikush sot në qender të qytetit bertetë duke sharë “ regjimin dhe së qeveria është kriminale “ pak kujtë do tia tërheq vemendjën ,mund të konsiderohet si njeri i marr.Ai i cili këtë gjë  e shkruan  në status konsiderohet si njeri normal.Sot, është bërw normë që në internet të ndahen mendimet e ndryshme , por jo ato të bëhën konkrete në realitet.Kjo është bërë shumë komode dhe  është kthyer në fenomen në vete.Njerëzit  të flasin diqka  tjetër dhe  po  veprojnë krejt ndryshe.Kritika është bërë e lirë , por nuk është e lirë jeta të cilën po e bëjmë .Jeta sot në Kosovë po na imponohet nga sundimtarët .Elitat politike , të cilat bëjnë “ be’ në fjalën e lirë ,  kur është fjala për ti mbrojtë pozitat e larta  politike  “ E humbin kontrollin mbi këtë fjalë te lirë”.Demagogjinë e kan bërë mënyrë të mbijetesës në politikë .Mos  të aplikojmë kritika të cilat  kërkojnë shpjegime nga sundimtarët , por të bëjnë kritika të cilat i bëjnë  revolucionet.Ajo që i ,lidhë të gjithë njerëzit e mirë të këtij nën qielli është si të largohen këto struktura në pushtet.Dëshira është që më këto struktura të kriminalizuara dhe të korruptuara  të konfrontohemi  më metoda demokratike deri në shpartallimin përfundimtarë të tyre .Mos të bëhemi  të pa aftë për të ardhmen dhe përspektivën tonë . ..Të gjitha pa knaqësitë  e grumbulluara  mos të mbesin vëtem  në statuse , nëpër mure të internetit, dhe në rrjete të ndryshme  sociale …

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 3 gusht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të hënën që mbledhja e parë e parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, të mbahet më 3 gusht.

Vendimi i tij pasoi një mbledhje të ftuar prej tij me subjektet politike që kanë fituar vende në parlamentin e Kosovës, së cilës i ishte përgjigjur vetëm koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Takimi u refuzua nga lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, por edhe nga Lista Serbe. Këto e kishin cilësuar takimin të panevojshëm, meqë është në përgjegjësinë e presidentit që të thërras mbledhjen e parë të parlamentit.

Ato e kishin cilësuar zvarritjen e mbledhjes si favorizim të koalicionit që doli i pari në zgjedhje, por pa numrin e mjaftueshëm të votave për të themeluar i vetëm qeverinë.

Presidenti Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në fund të javës së kaluar se takimin e kishte thirrur në përpjekje për të nxitur partitë politike që “të gjejnë formulën që Kosovës i jep një qeveri të qëndrueshme, funksionale dhe efektive dhe që merr vendime që e çojnë vendin përpara dhe jo që e izolon vendin”.

Ai tha në intervistë se “njerëzit të cilët kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike, nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Kosovës”.

Që nga certifikimi i rezultateve partitë politike janë përqendruar në diskutimet për koalicionet paszgjedhore.

Sipas kushtetutës, kandidati i koalicioni të Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj,që doli i pari në zgjedhje ka të drejtën që të provojë të formojë qeverinë.

Por ky koalicion ka 39 vende në parlament dhe bashkë me deputetët e pakicave kombëtare arrin në 59 vota, dy më pak se sa votat e nevojshme për krijimin e qeverisë. Zyrtarë të këtij koalicioni pohojnë të kenë siguruar votat e mjaftueshme, ndonëse sipas tyre synimi është për të krijuar një qeveri me bazë sa më të gjerë dhe për këtë u ka bërë ftesë subjekteve tjera për lidhjen e koalicionit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë refuzuar ftesën e zotit Haradinaj për bisedime për krijimin e qeverisë duke theksuar se po presin që koalicioni i tij të dështojë për të provuar themelimin e qeverisë në herën e dytë.

Sipas kushtetutës presidenti i vendit i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit fitues. Nëse kabineti i propozuar prej tij nuk siguron votat e mjaftueshme, përkatësisht së paku 61 vota, atëherë presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër dhe nëse as herën e dytë nuk formohet qeveria, atëherë presidenti i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Thaçi arrin të mbledhë vetëm disa nga subjektet politike në konsultime

Ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për takim konsultativ me subjektet politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, i janë përgjigjur koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, si dhe disa subjekte të komuniteteve joserbe.

Ndërkaq, pjesëmarrjen në këtë takim e kanë refuzuar subjektet politike të radhitura pas koalicionit PAN, Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, por edhe Lista Serbe. Përfaqësuesit e këtyre subjekteve nuk kanë pranuar që të marrin pjesë në këtë takim.

Ditën e premte, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë quajtur të panevojshëm takimin e ftuar nga presidenti Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt politik i dytë më i madh për kah numri i votave në Kuvendin e Kosovës, përmes rrjetit social Feacebook ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e presidentit Thaçi.

Thaçi nuk ka asnjë kompetencë ligjore që t’i ftojë subjektet politike për t’u konsultuar lidhur me ditën dhe datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe ne nuk kemi asnjë obligim ligjor që të shkojmë në këtë takim”, thuhet në deklaratën e Lëvizje Vetëvendosje.

Ngjashëm, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Si lider i LDK-së nuk do të marr pjesë as në takimin e ftuar nga Presidenti, sepse konsideroj që takimet e tilla janë të panevojshme dhe se ato po krijojnë hapësirë për huti dhe konfuzion dhe për të blerë kohë për manipulime të ulëta me deputet nga njerëz të caktuar të PAN-it dhe shërbëtorë të tyre”, ka thënë Mustafa.

Ditën e diel edhe Lista Serbe ka paralajmëruar se nuk do të jetë pjesë e takimit konsultativ të ftuar nga presidenti Thaçi.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se do t’i përgjigjet vetëm ftesës për verifikimin e mandateve, në përputhje me ligjin, por “nuk dëshiron që populli serb të gjendet ndërmjet dy përplasjeve.

Rakiq ka thënë se pasi që të dihet emri i mandatarit për formimin e qeverisë “do të bëj konsultime me Beogradin dhe do të sjell vendimin për ndonjë koalicion eventual”.

Sidoqoftë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës, hapë rrugën që Presidenti i vendit t’i jap mandatin njërit prej kandidatëve të propozuar për kryeministër që ta krijojë Qeverinë e re dhe në këtë rast, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, kandidatit të koalicionit PAN-it, Ramush Haradinaj. Për formimin e Qeverisë së re, nevojiten së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili i ka 120 ulëse.

Cili është kontrabanduesi dhe matrapazi më i madh në LDK!? – Nga Florim Zeqa

 

Vizita e liderit të AAK-së, njiherit i nominuar i koalicionit PAN për kryeministër të vendit, zotit Ramush Haradinaj në familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, ngjalli reagime dhe emocione të shumta “Pro” dhe “Kontra”.
Ashtu sikurse që dihen motivet e vizitës së z. Haradinaj në familjen Rugova, dihen edhe motivet e mbështetjes dhe kundërshtimet e asaj vizite.
Megjithatë edhe përkundër të gjitha opinioneve hipotetike, i mistershëm mbetet epilogu i asaj vizite, sikurse që të mistershme mbeten edhe deklaratat “Pro” dhe “Kundër” të Teuta Rugovës!
Padyshim, ndër të parët që reaguan ndaj vizitës së Haradinajt në familjen Rugova, ishin ata që pretendonin se ushtrojnë monopol mbi atë familje. Kjo i bie, sipas logjikës së tyre të mjerë, çdo kush që dëshiron të vizitojë familjen Rugova, paraprakisht duhet të merr “vizën” në LDK, gjegjësisht tek organet uzurpuese të LDK-së, “mbrojtëse” të frymës rugoviane.
Nuk ka hipokrizi më të madhe se sa ajo e Isa Mustafës, e humbësit serik të katër palë zgjedhjeve, rrënuesit në themel të frymës rugovioane në LDK dhe manipuluesit më të madh me familjen Rugova, të kritikoj të tjerët për “matrapaz” në menaxhimin e vizitës së Haradinajt në familjen Rugova, respektivisht për kontrabandimin e mundshëm të votës së deputetes, zonjushes Teutë I. Rugova, kur vet është kontrabanduesi më i madh i vullnetit të elektoratit rugovian të LDK-së.
Ky është pak më tepër se standard i dyfisht, kur mirëfilli dihet se askush tjetër më “mirë” se Isa Mustafa nuk e ka luajtur rolin e matrapazit në kontrabandimin e vullnetit të elektoratit të LDK-së pas zgjedhjeve të vitit 2014 e këndej.
E kam thënë edhe herave të tjera, po e përserisë prap, LDK-ja asnjëherë nuk është dëmtuar nga oponentët e saj poltik, as nga fushatat e ndyta siq i quan zërat kritik Isa Mustafa, por është pikërisht pabesia e tij ndaj elektoratit rugovian të LDK-së dhe manipulimi me vullnetin e qytetarëve të vendit që e mbajti në pushtet PDK-në (edhe kur LDK-ja ishte në opozitë) nga viti 2010 e këndej, e katapultoi Hashim Thaçin në postin e presidentit dhe faktorizoi Kadri Veselin në skenën politike…
Kështu vepron vetëm një njeri që shkelë mbi të gjitha vlerat morale dhe etike, duke manipuluar me elektoratin besnik të LDK-së dhe familjen e presidentit Rugova.
Këtë e kam cekur dy vite më parë në një shkrim autorial të datës 31 korrik 2015 me titull; “Loja djallëzore e Isa Mustafës me djalin e presidentit Rugova!”, e që për lexuesit po e shkëpus vetëm një pasus të atij shkrimi; “Pas komprometimit politik që i bëri LDK-së me lidhjen e kurorës qeverisëse me PDK-në, si duket Isa Mustafa ka vendosur të kompremetoj edhe familjen Rugova. Në asnjë rrëthanë politike, përfshirja e djalit të presidentit Rugova në qeverisjen aktuale nuk i bënë nderë familjes Rugova dhe vet Mendimit si djalë i një babai të përgjegjshëm, siq ishte Ibrahim Rugova simbol i lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë”.
Thënë të vërtetën, pas denigrimit moral që Isa Mustafa i bëri LDK-së, deri në përmasat e shkatërrimit me lidhjen e kurorës me kapësit e shtetit, kam pritur një përgjigje tjetër nga familja Rugova ndaj uzurpuesit dhe rrënuesit të LDK-së post-rugoviane.
Kam pritur atë përgjigje që familja e Adem Jasharit i dha Hashim Thaçit, as më pak dhe as më shumë, ta ndëshkojë me të njëjtën masë Isa Mustafën për tradhëtinë që i bëri LDK-së dhe elektoratit të saj, me ç’rast LDK-në nga një parti të besës dhe shpresës shqiptare e shndërroi në të kundërtën e saj-në tradhëtare.
Meqenëse nuk ndodhi ajo që duhej të ndodhte, po vazhdon loja e dyfisht e Isa Mustafës me këtë familje emblematike dhe me të tjerët që tentojnë të vazhdojnë traditën e mirëbesimit në funksion të ndërtimit të institucioneve të shtetit.
Pas humbjes së katërt me radhë të LDK-së në zgjedhje dhe frikës së humbjes së monopolit në parti, Isa Mustafa e ka nuhatur edhe humbjen e monopolit që kishte krijuar mbi familjen Rugova përmes përdorimit dhe lojës djallëzore me familjarët e presidentit Rugova.
Kështu lideri aktual (diktatorial) i LDK-së, duke e vrejtur humbjen e primatit në parti dhe rolin e ndikimit ndaj disa deputetëve të sapozgjedhur për Kuvendin e Republikës së Kosovës nga partia e tij, shpërtheu si zakonisht në rrjetin social (Facebook) në stilin e tij tradicional, me gjuhën e urrejtjes patologjike, presionit dhe shantazhit politik ndaj të zgjedhurëve të popullit.
Postimi i Isa Mustafës në Facebook; “Institucionet e shtetit duhet të ndërtohen, por jo me matrapazë,…do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët… “! Kjo s’është gjë tjetër veqse një tendencë e sëmurë e tij, e cila për qëllim ka rehabilitimin e tij personal e jo bërjen e shtetit me instituicione, e aq më pak kthimin e besimit të elektoratit në LDK.
Kështu Isa Mustafa, mjerimin e tij intelektual dhe njerëzor dëshiron ta shpërndaj tek të tjerët, siq tenton të shpërndajë përgjegjësinë për humbjen dhe katandisjen politike të subjektit që ai drejton.
Vërtetë i mjerë është ai shtet dhe ajo qeveri (e Kosovës), e mjerë është ajo parti (LDK) dhe ajo derë (familja Rugova) që e lejojnë edhe më tutje një monstrum politik të luaj me moralin jo vetëm të tyre, por edhe me fatin e qindramijëra qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Isa Mustafa me nëntokën e tij politike, është duke u munduar që të prolongoj deri në pambarim krijimin e institucioneve të reja të shtetit, deri në krijimin e një optimumi të përshtatshëm politik për përfshirjen e tij në ato instituicione, pavarësisht çmimit që mund të paguaj partia tij dhe qytetarët në të ardhmen.
Karrieristët e sojit të tillë, nuk e kanë objektiv forcimin e shtetit, por marrjen e pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë edhe përmes krizave të gjata artificiale në dëm të shtetit dhe qytetarëve.
Përfundimisht, për t’ua ç’jerrë maskat matrapazëve dhe hequr të gjitha dilemat për mundësinë e kontrabandimit të votave të LDK-së, për lexuesit e nderuar, dëshiroj të parashtrojë pyetjen logjike: Cili është kontrabanduesi dhe matrapazi më i madh në LDK!?

Naser Rugova thotë se LDK është unike, nuk ka vota për Ramushin

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar në rrjetin social

Ai është përmendur në rastin e votimit të Ramush Haradinajt si kryeministër bashkë me Teuta Rugovën.

Teuta e mohoi menjëherë këtë gjë, duke thënë se ajo votën e jep vetëm nën kontekstin e vendimeve të LDK-së.

Edhe Naser Rugova ka pohuar se LDK-ja është unike dhe nuk voton për Ramushin kryeministër.

“Miq të dashur, Ju përshendes nga Istogu pitoresk. Njëfar portali i pa rëndësishëm më paska përmendur prap ashtu më thanë disa miq, se edhe portali është si pronari, një zero e madhe. LDK dhe grupi parlamentar unik si gjithmonë! Qentë lehin por karvani ecën… Vazhdojmë!”, ka shkruar Rugova në llogarinë e tij në Facebook.

Rugova, i cili u largua nga LDK-ja pas Kuvendit famëkeq të karrigeve, është rikthyer pak para kapitullimit të LDD-së, parti që e kishte formuar bashkë me Nexhat Dacin.

Ai ishte në listën e LDK-së në vendin e 88, por pavarësisht kësaj, ai fitoi votbesimin e popullit për të qenë në Kuvendin e Kosovës dhe është një nga 24 deputetët e LDK-së.

Ese politik – Secila ditë mund të jetë më e mirë… – Nga Skënder MULLIQI

Më shumë po bombardohemi nga lajmet e keqija , me tragjedi , krime… dhe situata tw tjera malicioze.Të gjitha këto lajme po bëjnë që të kemi një gjendje shpirtërore të lekundur, po ndikojnë që te kemi një gjendje psiqike  jo stabile …Njeriu për nga natyra më shumë është i predisponuar nga e keqja së sa të ndegjojë diqka që na bënë të lumtur.Dhe, fatkeqësisht kjo botë po është më shumë e mbushur më lajme të cilat na trondisin.Ngjarjet e mira si zakonisht ndodhin shumë më rrallë, ato duhet pritur  që të ndodhin , kurse e keqja ndodh ashtu pa pritur , ndodhë rrufeshem.Shumica do të thonë së nuk është bashë kështu.Gjerat jetësore para nesh nuk kemi shumë mundësi ti planifikojmë , ato rrjedhin ashtu vetevetiu si rrjedhë koha.Mediet janë ato të cilat po na servojnë iformacione të cilat do të ndikonin që të mendojmë që  ti ndryshojmë gjerat për të mirë. Natyrisht së gjithmonë duhet të flasim hapur për gjerat e keqija dhe për gjerat e mira .Gjithmonë duhet ti përshtatemi situatave jetësore  duke aplikuar të njejtin kriter.Nuk duhet të mësohemi më të keqën së ajo na bën të pësojmë katarsisë  negativ. Tragjeditë janë të rrufeshme dhe dinë të na qesin nga binaret normal të jetës . Ato në shumë raste janë fatale për të ardhmen tonë .Gjithmonë duhet të angazhohemi që qdo ndodhi ta perjetojmë ashtu siq na servohet , së në fakt edhe ashtu është jeta.Është koha e internetit ku ngjarjet që mund ti shohim në rrjete të ndryshme sociale , portale dhe njerëzit  na zgjojnë  kersherinë tonë.Gjithmonë psiqika jonë orjentohet që sado pak të disponohemi e jo t ë kemi disponim të keq nga ngjarjet e tmershme .Ne për një moment edhe vet bëhemi protagonist të ngjarje ve  të tilla . Misherohemi me to dhe I përjetojmë shpirterisht . Interneti dhe rrjetet sociale te rinia por edhe të të rriturit mund të ken efekte pozitive dhe negative  .Krejt mvaret nga predispozicioni së qfarë temash i preferojmë, ose e mësojmë trurin që ta kërkojnë .Gjithmonë qasja duhet të jetë pozitive që ta shpëtojmë jetën tonë karshi gjithë asaj qka na servohet dhe qka na rrethon në jetën reale.Ne, në Kosovë jemi duke përjetuar situata të pa lakmueshme të shumë natyrave , të jetës së vështirë , të pa knaqësive sociale ekonomike , po përjetojmë një jetë jashtë  ecurive normale , po kemi përjetime të veshtira të natyrës shpirëtrore, psiqike deri të situatat pa rrugëdalje . Mu për atë edhe po kemi aq shumë vrasje dhe vetëvrsaje në Kosovë.Traumat që na I shkaktuan të tjerët janë të mëdha , janë trauma që nuk shlyhen lehtë.Elitat politike paten predispnim kriminal karshi jetës tonë  .Nuk ka gjë më tragjike së kur mënyrën e jetës ta programojnë tyrlifarë kriminelësh dhe psikopatesh , të cilët nuk kan asgjë të bëjnë më njerëzorën .Sa dhe qka po bëjmë na që tu shpëtojmë situatave të tilla jo  të mira në të cilat kemi renë, është temë krejtë tjetër .Ne , përmes internetit dhe mjeteve bashkëkohore  të informacionit po e kemi botën shumë afër. Po shohim dhe po lakmojmë në jetën e mirë të cilët po e bëjnë qytetaret e botës së civilizuar , jo pa mund dhe ndjersë.Kjo  njeriun tonë po e deprimon për së tepermi.Po të kishim udhëheqje shtetërore të ndergjegjshme dhe të moralshme politikisht , nuk do ta kishim këtë gjendje të rëndë sociale- ekonomike të pa shpresë. Njeriu ynë ka pasur mundësi të jetë shumë më i lumtuar më jetën në këtë nenqiell. Kemi resurse natyrore dhe fuqi punëtore të re , e cila më një vullnet të mirë do ti qonte përpara të gjitha proceset .Pavarësia dhe liria më shumë kan mbetur farsë .Kemi mundësi që të ndajmë më  njeri – tjetërin përjetime të gëzueshme ,  të cilat janë  inspiruese për jetën .Është koha të  hapim  dritare të reja në këtë botë më plotë probleme. Secila ditë mund të na bëht  më shpresdhënëse po të angazhohemi  të gjithë që të punojmë mirë ,dhe për të mirën e shtetit tonë .Hileqarët dhe kriminelët të cilët na kan rënë në qafë që shumë kohë  vëtem më punë të madhe të të gjithë neve mund  të largohen . Çdo ditë mund ta bëjmë më të mirë dhe më të bëgatshme së tjetrën . Pyetja është së sa do ti hapim sytë dhe trurin që të veprojmë  …

Blushi: Duhet rinumëruar gjithë Tirana, na mungojnë 90 vota në 71 kuti që u hapën

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi i bën thirrje KQZ-së që të marrë vendim për të rinumëruar të gjithë Tiranën pas hapjes së 71 kutive me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së.

 

Sipas tij vetëm në këto 71 kuti të hapura, LIBRA-s i mungonin 90 vota.

Blushi tha më tej se nëse KQZ nuk vendos të rinumërojë të gjitha kutitë e Tiranës, atëherë ajo është bashkëpunëtore në grabitje.

Statusi i Blushit

MASAKRA MBI LIBRA. 71 KUTI MINUS 90 VOTA

KQZ pranoi se te pakten 76 numerues kane vjedhur vota ne Tirane ne vetem 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet te mjaftonte qe gjithe qarku i Tiranes te rinumerohej. Ne 64 kuti qe rinumeroi KQZ mungojne 50 vota per LIBRA , ndersa ne 7 kuti te tjera qe u bene publike mungonin 40 vota. Kjo do te thote se vetem ne 71 kuti ne Tirane, LIBRA i kane vjedhur 90 vota. Mjafton vetem kaq qe KQZ ta rinumeroje gjithe Tiranen. KQZ do ishte bashkepuntore ne grabitje nese nuk vendos te ndryshoje rezultatet duke rihapur te gjitha kutite. Edhe me kaq sa eshte njoftuar del se LIBRA eshte partia me e grabitur ne keto zgjedhje çka eshte per turpin e atyre qe e kane bere.

tabela e kqz

Deri kur me qeverisje jolegjitime!? – Nga Florim Zeqa

Përderisa në të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike rënja e daljes së elektoratit në zgjedhje nën kuotat e 80 % konsiderohet shqetësim nacional, në vendin e paradokseve të mëdha të quajtur Kosovë, edhe pse për 13 vite rresht kemi pasur rënje drastike të daljes së elektoratit në zgjedhje, gjegjësisht nga viti 2004, dalja e votuesve në zgjedhje ka pësuar rënje nën kuotat e 50%-it, respektivisht në 49,5 %, kurse në zgjedhjet e fundit të 11 qershorit me vetëm 41,3% .
Sipas rregullave dhe rendit demokratik, për të fituar të drejtën, gjejgjësisht legjitimetin e plotë një klasë politike për të qeverisur vendin, nevojiten së paku 51% e daljes së elektoratit në zgjedhje.
Kur flasim për legjitimitetin e qeverisjes në vend, janë shifrat ato që na tregojnë në mënyrë besnike legjitimitetin e qeverisjes së vendit. Dhe vërtetë nëse ju referohemi shifrave të daljes së elektoratit në zgjedhje atëherë lirisht dhe praktikisht mund të konkludojmë se nga viti 2004 e këndej vendit i ka munguar qeverisja legjitime, shkaku i daljes së ulët të elektoratit në zgjedhje.
Për të ilustruar legjitimitetin e zgjedhjeve, duhet të nisemi nga zgjedhjet lokale të vitit 2000, ku daja e elektoratit në zgjedhje ishte 79%, e pasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, edhe pse kishte rënje të elektoratit në zgjedhje, përqindja ishte e kënaqshme, me 64, 3%.
Paralajmërim serioz të mosdaljes së elektoratit në zgjedhje treguan zgjedhjet lokale të vitit 2002, ku dalja e elektoratit në zgjedhje ishte vetëm 53,9%, ku dy vite më pas, në zgjedhjet parlamentare kuotat e daljes së elektoratit në zgjedhje bien nën 50% (49,5%).
Llogaritur në proporcion me daljen e elektoratit në zgjedhje, nga viti 2001 e këndej asnjë subjekt politik nuk e ka marrë legjitimitetin qytetar për të qeverisur me vendin, ngase asnjëra nga partitë nuk i ka arritur kuotat e 50%-it, edhe pse LDK-ja në vitin 2001 ishte shumë afër me 48%.
Kështu nga viti në vit, nga një palë zgjedhje në tjetrën kemi rënje të legjitimitetit qeverisës në vend shkaku i rënjës në përqindje të subjekteve politike. Këtë rënje të legjitimitetit qeverisës e bënë akoma më të thellë fakti tjetër, kur për shkak të lidhjeve të koalicioneve dhe llogarive paszgjedhore të subjekteve për marrjen e pushtetit, drejtimi i qeverisjes me vendin i është dhënë liderëve të partive minore me më pak se 10% të votave të fituara (8,2%)!
Pse që nga viti 2004 shumica e popullit nuk votoi!? 
Edhe pse askush deri më sot nuk është marrë seriozisht me shkaqet e mosdaljes së elektoratit në zgjedhje, arsyet janë të shumta dhe të shumllojshme.
Në radhë të parë është mosprofilizimi i skenës politike kosovare, gjegjësisht profilizimit të gabuar të partive politike, i cili u tregua teper i dëmshëm për zhvillimet demokratike në vendin tonë.
Kështu pra, me profilizimin politik edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër demokratik të botës, do të krijoheshin dy blloqe të forta politike, që do të krijonin një konkurencë të mirëfilltë demokratike për elektoratin kosovar.
Do të dihej qartë kush është pozitë dhe opozitë, kush është i djathtë e kush tjetër i majtë, gjegjësisht kush me orjentim socialist e kush tjetër me orjentim liberal. Pra, jo vetëm që do të qartësoheshin gjërat, por kjo do të ndikonte ne rritjen e interesimit të elektoratit për dalje në zgjedhje.
Arsye tjetër janë edhe koalicionet e panatyrshme paszgjedhore, përmes të cilave liderët e papërgjegjshëm partiak kontrabanduan vullnetin e elektoratit të partive të tyre tek subjektet rivale parazgjedhore.
Edhe pse në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, për herë të parë i kishim dy koalicione (të panatyrshme) parazgjedhore, të cilat nuk prodhuan diçka pozitive për vendin, vetëm sa ndikuan në fuqizimin e një subjekti tjetër politik.
Mbase strubmullari i pakënaqësive më të mëdha të elektoratit për mosdalje në zgjedhje është keqqeverisja me vendin e klasës aktuale politike, e cila për 18 vite rresht, dhe afro 10 vite të pavarësimit të vendit nuk arriti të krijojë zhvillim të qendrushëm ekonomik dhe mirëqenje për qytetarët e vendit.
Janë edhe mijëra shkaqe të tjera, por për të mos u zgjatur më tepër në këtë segment, po u kthehemi fakteve numerike. Nëse e marrim pikë refernce daljen e fundit të elektoratit në zgjedhje, atëherë temë diskutimi mbeten rrethë 60% e elektoratit që nuk kanë votuar.
Parashtrohet pyetja hipotetike, ku janë 58,70% e elektoratit kosovar që nuk dolën në zgjedhjet e fundit!?
Përgjiga në këtë pyetje na qon deri të zgjidhja e problemit, gjegjësisht deri tek motivimi i daljes së elektoratit në zgjedhje, si kusht i domosdodhëm për ndryshimin e “Status quos” politike në vend.
Shumica e elektoratit të regjistruar zgjedhor nuk jeton në Kosovë, ata ndodhen në Diasporë, të privuar nga e drejta në votim. Kjo situatë paradoksale po u konvenon këtyre partive politike të inkriminuara që të qendrojnë edhe më tutje në pushtet.
Jo votim përmes poste, por votim dhe numërim në përfaqësitë diplomatike
Pas 17 shkurtit 2008, gjegjësisht nga zgjedhjet e vitit 2010-të e këndej, ishte dasht të organizohen zgjedhjet nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës (ambasada, konsullata) gjithandej vendeve ku ka shtrirje diplomatike shteti ynë.
Me krijimin e komisioneve zgjedhore në secilin shtet, do të motivoheshin  mërgimtarët për të zgjedhur dhe për të qënë të zgjedhur nga subjektet politike edhe në mërgatë.
Në këtë rast numërimi i votave duhet të ndodhë në pikat e caktuara të votimit në mërgatë, e jo dërgimi i votave me postë, por komunikimi telematik i rezultateve zgjedhore nga shtetet përkatëse. Praktika këto e të gjitha shteteve me mergatën e tyre.
Një praktikë e tillë e organizimit të zgjedhjeve në mërgatë, do të kthente legjitimitetin qeverisës dhe ndryshimin e madh politik në Kosovë. Ndryshim ky i cili do të prodhonte qeverisje të mirë për vendin si dhe do të gjeneronte zhvillim të hovshëm ekonomik dhe përmirësim substancial të mirëqënjes qytetare në Republikën e Kosovës.
Edhe pse ndodhemi shumë largë, synim i politikanëve duhet të jetë arritja e kuotave të daljes së elektoratit në zgjedhje, ashtu siq ishte në vitet e ’90-ta, respektivisht ai i zgjedhjeve të vitit 1991, kur pjesmarrja e elektoratit në zgjedhje ishte 99%.
Mbase për rrethanat e krijuara, kur skenës politike kosovare i mungon një liderë i përgjegjshëm dhe unifikues, është e pamundur arritja e kuoatave maksimale të daljes së elektoratit në zgjedhje, mirëpo është i mundur kthimi i legjitimitetit qeverisës të vendit me përfshirjen e mërgatës në proceset zgjedhore.

Ftesa e Thaçit për paritë politike cilësohet jokushtetuese

Jokushtetuese po cilësohet ftesa e presidentit, Hashim Thaçi, për të mbledhur në një takim konsultativ partitë politike që do të jenë pjesë e Kuvendit.

Shoqëria civile e vlerëson të panevojshëm takimin dhe thotë ai po bëhet për të blerë kohë për koalicionin PAN.

Por, ky takim i paralajmëruar të mbahet më 24 korrik, nuk parashihet me Kushtetutën e Kosovës.

Neni 66 i saj tregon për mënyrën e zgjedhjes dhe mandatin e Kuvendit, në pikën 3 e përcakton qartë rolin e presidentit, e që është thirrja e seancës së parë të Kuvendit.

AAK-ja ka konfirmuar ftesën, ndërsa LDK-ja dhe VV-ja nuk janë deklaruar ende, raporton KTV.

Ndryshe Presidenti Hashim Thaçi, është takuar në një kafiteri në Prishtinë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, si dhe me kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku.

Në takim ka marrë pjesë edhe Rrahim Pacolli. Ky i fundit ka thënë se janë takuar rastësisht dhe se ka qenë një kafe e rastësishme dhe private.

Vetëvendosje me LDK-në, AKR-në dhe Alternativën thonë se i kanë numrat për Qeverinë

 

Krijimi i shumicës parlamentare mbetet synim jo vetëm i koalicionit fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, por edhe i dy subjekteve që u renditën në vendin e dytë dhe të tretë në këto zgjedhje.

Duke besuar se koalicioni PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, do të dështojë të krijojë shumicën parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me partitë partnere, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën, thonë se janë duke vazhduar takimet për mundësin e arritjes së një koalicioni paszgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt që ka dalë i dyti për kah numri i ulëseve të fituara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, thotë se tashmë ekziston një shumicë parlamentar pa koalicionin fitues.

Dardan Sejdiu, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se me LDK-në dhe partneret e saj, janë duke diskutuar rreth programit qeverisës dhe koalicioni të ri, për një qeverisje ndryshe.

Në fakt ekziston shumica parlamentare, nëse i shihini si të them numrin e deputetëve që i ka Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA. Ne i kemi 32 deputetë, derisa koalicioni LAA i ka 29 deputetë. Që do të thotë kemi 61 vende pa minoritete. Pra një shumicë shqiptare. Ne jemi duke u takuar dhe kemi pasur dy takime deri tani“, tha Sejdiu.

Të gjitha këto takime, thekson Sejdiu, janë në kuadër të diskutimeve, pasi që siç thotë ai, Presidenti nuk po e thërret seancën konstituive, ku do të bëhej zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, për të vazhduar me procedurat e tjera.

Pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit, koalicioni PAN, si fitues i zgjedhjeve, i ka 15 ditë afat për formimin e Qeverisë së re.

Por, Vetëvendosje është e bindur se PAN nuk do të arrijë t’i sigurojë minimumin prej 61 votave për formimin e Qeverisë dhe pret që shansin e dytë ta ketë ky subjekt politik me LDK-në dhe partitë partnere.

Krejt këto takime e kanë rolin e përafrimit sa më të madh deri në momentin kur të na jepet mundësia e dytë pas mandatarit i cili vjen nga koalicioni PAN. Kështu që ne jemi duke punuar që të kemi një program qeverisës, në mënyrë që kur të na vjen mundësia t’i kemi numrat e duhur për të formuar Qeverinë e ndryshimit“, tha Sejdiu.

Ndërkohë, Mimoza Kurasi- Lila, kryetare e partisë politike, Alternativa që është pjesë e koalicionit me LDK-në, tha për Radion Evropa e Lirë se takime me Lëvizjen Vetëvendosje, janë në vazhdim e sipër.

Mundësia dhe gatishmëria është që të formohet kjo shumicë parlamentare, vetëm duhet të përcillen procedurat e parapara me ligj dhe Kushtetutë. Do të thotë, që mundësia i jepet koalicionit fitues që ta formojë Qeverinë dhe në dështim të asaj përpjekje për koalicionin fitues, Presidenti duhet ta mandatojë ose ish dashur të mandatojë të dytin fitues nga këto zgjedhje, gjegjësisht partinë e dytë, Lëvizjen Vetëvendosje. Në atë situatë apo skenar vetëm kanë filluar përgatitjet në proces të dakordimit për programin qeverisës dhe pastaj në nivelin politik në një fazë të më vonshme“, tha Kusari -Lila.

Kusari-Lila thekson se koalicioni PDK, AAK, NISMA i njohur si PAN, nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë. Sipas saj, vonesat për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit janë indikatorët më të mirë që tregojnë se ai koalicion ka mungesë të votave.

Sikur t’i kishin votat do të kishim deri më tash mbledhjen konstituive të Kuvendit dhe procesin e mandatimit të zotit Haradinaj, për të prezantuar Qeverinë. Por, ma merr mendja që mungesa e votave dhe situata në të cilën po hyjmë është si rrjedhojë e mungesës së votave, që edhe e tregon se në cilëndo matematikë ata i kanë vetëm 59 vota dhe jo 61 vota sa ju duhet një shumicë minimale për të votuar Qeverinë në Kuvend“, tha Kusari- Lila.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka caktuar ende datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, por ai pritet që të zhvillojë një takim me partitë parlamentare më 24 korrik, pikërisht për datën e konstituimit të këtij institucioni.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i subjekteve politike, të cilave u prin Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i janë përgjigjur pozitivisht një ftese për të diskutuar për formimin e Qeverisë së re, nga kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Jo xhamive në Kosovë! – Nga Gani Qarri

 

Siç dihet tanimë botërisht, xhamitë e panumërta të ndërtuara vend e pa vend, po bëjnë kërdinë kudo në Kosovë me transferimin e egër të identitetit kombëtar shqiptar, në atë turko-arabo-fetar.

 

Në to nuk ka asnjë mbishkrim ,shenjë a simbol kombëtar, ligjërohet më tepër arabisht dhe flitet e shpjegohet vetëm për turq e arab.

 

Në Kosovën tonë të vogël, vend dardan dhe të banuar me shqiptar, sot ka hiq më pak se 800 xhami dhe të ashtu quajtura shkolla kuranore, por megjithatë njëjtë siç e pati mbushur dikur Enver Hoxha Shqipërinë me bunkerë, imamët e BIK-ut, tani duan ta mbulojnë të gjithë Kosovën me xhami.

 

Llogaritur për kokë banori, edhe po të banohej vendi ynë me 100% musliman, për nga numri i objekteve të tilla, Kosova për momentin ia tejkalon edhe vet Stambollit.

 

Ndërsa fatkeqësi më vete e cila po tronditë që nga paslufta kombin tonë, mbetet fakti se imamët shqipfolës të autorizuar e paguar majm nga BIK-u, me parat e dyshimta arabe, pothuajse nëpër të gjitha xhamitë, me shpejtësi marramendëse po transformojnë shqiptarët nga popull evropian, në komunitet fetar afrikano-aziatik, gjë që do duhej ti alarmonte të gjitha institucionet e vendit dhe bashkëkombësit kudo.

 

Vetëm Prizreni sot numëron mbi 36 xhami, pra ndoshta edhe më tepër se sa që ka shkolla. Por sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, për çudi edhe atje bëhen thirrje dogmatike dhe dëgjohen zëra të mekur, që edhe mbi Kalanë e Prizrenit, të qytetit historik të “Lidhjes Kombëtare Shqiptare”, t`ia hipin një xhami.

 

Po ashtu, kërkohet me këmbëngulje dhe paralajmërohet edhe me kërcënime se si krye imami aktual dhe bashkëmendimtarët e tij, do të bien edhe “shehit” që në qendër të Prishtinës, leje e pa leje, ta ndërtojnë edhe një xhami, një edhe më të madhe, të madhe sa nuk ka tjetër, më të madhen nga më të mëdhatë, e cila do të hijezonte murgshëm, shumë rrugë e parqe dhe tërë arkitekturën evropiane të kryeqytetit.

 

Në anën tjetër, xhamia e Çarshisë në Prishtinë, e cila thuhet se është edhe më e vjetra në Ballkan, ka kohë që ka mbetur e zbrazët, është mbushë bërllok dhe kthyer në vatër të drogës dhe prostitucionit, por për të nuk tregon asnjë interesim z.Tërnava as BIKU i tij.

 

Madje mediat njoftojnë se të paktën edhe 24 xhami tjera në vendbanime të ndryshme të Kosovës, nuk përdoren nga askush as frekuentohen më nga besimtarët, por përkundër të gjithave imamët duan edhe më tej ndërtime xhamish.

 

Sa herë fluturojmë mbi Kosovë, gjatë vizitave në atdhe, nuk të sheh syri pothuajse asgjë tjetër të re, përveç xhamive të ngritura vend e pa vend, të cilat mbijnë si kërpudhat pas shiut edhe nëpër varre, buzë rrugësh e ku jo tjetër, nevojë e pa nevojë, nga imam dhe organizata të dyshimta fetare, me para të pakontrolluara e origjinë të dyshimtë.

 

Deri kur do të lejohen avaze të tilla dhe edhe sa kohë do të durojnë shqiptarët që BIK-u, ta hijezojë mbarë Kosovën me arkitekturën hijerëndë turko-arabe, sikur nuk e di askush.

 

Ndaj kështu siç ka marrë turr BIK-u, me ndërtime xhamish,në çdo çosh dhe skutë të atdheut tonë të shtrenjtë, krijohet përshtypja, se shqiptarët në Kosovë, të vetmit në Evropë dhe Ballkan, nuk kanë asnjë nevojë tjetër, përveç ndërtimit të xhamive dhe nuk u duhet as puna, shkollat as fabrikat, sepse ushqehen nga xhamitë.

 

E çfarë hanë ata aty…..?!

 

Për fat të mirë inteligjenca dhe qytetaria më në fund sikur po zgjohen nga kllapia e gjatë dhe të lodhur e të frustëruar nga të gjitha sa po bëjnë imamët e papërgjegjshëm, kanë vendosur të reagojnë kundër vërshimeve të tepruara të xhamive të cilat po mbijnë kudo, si kërpudhat pas shiut.

 

Kështu që përfundimisht ata dhe filluan nisiativën e shumëpritur për nënshkrimin e një peticioni të qëlluar kundër ngritjes së mëtejme të objekteve të tilla boshe e të thata.

 

Mjaftë më me këto xhami!

 

Edhe unë personalisht jam për ndalimin e ndërtimit të mëtejmë të xhamive, në Prishtinë dhe kudo tjetër në vendin tonë.

 

Të gjithë jemi dëshmitar se objekte të tilla, kudo që janë ngritur dhe lejuar, që nga Kosova,Shqipëria, Evropa dhe deri në Amerikën e largët, përveç radikalizmit islamik, nuk kanë prodhuar asgjë të mirë as të hajrit.

 

Xhamitë nuk janë institucione shkollimi as fakultete, ato praktikojnë dogmën ndaj asnjëherë nuk kanë nxjerrë,as nxjerrin asnjë kuadër të vetëm efecientë ekonomiko-financiare dhe asgjë të mirëseardhur që do të garantonte mbarëvajtjen ekonomike, ushqyerjen dhe mbijetesën e banorëve të varfër në vend.

 

Aty, radikalizohen të rinjtë, keqpërdoret mosha e tyre e njomë dhe prej këtyre objekteve ata dërgohen edhe në luftëra të huaja, siç kishim raste më tepër se të mjaftueshme në Kosovë duke lënë shumë prindër e familje pa bijtë e tyre të dashur.

 

Nisur nga këto fakte, unë personalisht mendojë se Kosova ka më tepër se që në fakt i duhen xhami, ndaj jam kundër ndërtimit të mëtejmë të tyre.

 

Në vend të xhamive boshe, Kosovës i duhen më shumë shkolla të mbushura me nxënës të mirë-përgatitur,më tepër arsim cilësor, çerdhe moderne fëmijësh dhe vendstrehime bashkëkohore për pleq e të sëmurë, mbetur pa përkujdesje shoqërore.

 

Në Kosovë nga ndërtimi i xhamive, populli kurrë nuk ka pasur asnjë përfitim praktik përveç pasurimeve marramendëse e të paligjshme financiare të imamëve vahabistë të cilët për parat me prejardhje të dyshimtë që marrin, duan ti shtojnë edhe më tepër xhamitë dhe arabizojnë gjithë Kosovën.

 

Nga imam të tillë, që nga paslufta në Kosovë, drejtësisë dhe shtetit tonë të vogël i dolën dhe dalin vazhdimisht telashe të mëdha, si për mbikëqyrjen ashtu edhe për pengimin e akteve terroriste dhe arrestimin e islamistëve të shumtë radikal në vend.

 

Me shtimin kaq të madh të xhamive, lind përshtypja sikur ky popull jeton vetëm nga to.

 

Shqiptarët asnjëherë nuk e lanë vendin, për shkakun se atyre u munguan “xhamitë”.

 

Ata detyrohen të ikin nga mungesa e kushteve për mbijetesë, derisa para syve të tyre të uritur, imamët e BIK-ut, në bashkëpunim me organizata të dyshimta arabe, shpenzojnë miliarda euro, për ndërtime xhamish.

 

Kur dhe në cilën kohë dhanë një shembull pozitiv kombëtar e human ,këto xhami që i po i japin pamje-krejt aziatike Kosovës.

 

Pse u dashka tani të ndërtohet patjetër edhe një xhami e “madhe” në Prishtinë, se mos ato tjerat ishin të vogla !?

 

Në Kosovë ka rreth 800 xhami dhe të ashtuquajtura “shkolla të Kuranit”, ndërtuar pa asnjë kriter e plan dhe vend e pa vend, që nga pas lufta kudo nëpër të gjitha skutat e saj.

 

A thua edhe në një vend kaq të vogël si Kosova, nuk mjaftuaka gjithë kjo mori objektesh të kultit të huaj aziatiko-afrikan mbi të cilat valojnë flamuj turko-arab dhe nuk ekziston asnjë shenjë kombëtare apo mbishkrim i vetëm në gjuhën shqipe?!

 

Si nuk duan ta shohin imamët e babëzitur me paranë e sheikëve arab, se rreth 25 xhami, në vendbanime të ndryshme të Kosovës kanë mbetur bosh, objekte që nuk i përdorë askush dhe ngrehina që ekzistojnë kot.

 

Po shqiptarët harruan se radikalizmi islam ka lindur nëpër xhami, është rritur e përhapur nga ato dhe kthyer në kërcënimin më serioz për Kosovën?

 

Imamët dhe Xhamitë e tilla, që nga fillimi i punës së tyre, zhvendosën tërësisht identitetin kombëtar evropian të shqiptarëve , në atë aziatiko-afrikan fetar.

 

Ndaj sot shifrat e “myslimanëve” të radikalizuar janë aq alarmuese, sa që edhe strukturat shtetërore dhe ato të shoqërisë civile, vetëm me shumë mund e përpjekje, po arrijnë t’i frenojnë këto zhvillimet kaq shqetësuese për vendin.

 

Për të gjitha, bashkëfajtorë ishte dhe është BIK-u.

 

Me udhëzimet e tij (BIK-ut) në të gjitha këto ngrehina, më tepër ligjërohet arabisht, bëhen thirrje për xhihad dhe mbahen shpjegime vetëm për turq e arab.

 

Imamët e BIK-ut, nëpër xhami bënë që megjithëse vendi ynë numëron më pak se dy milionë banorë, prej vitit 2012, vahabistët nga Kosova ti nisin për ndihmë ISIS-it, në Siri e Irak, rreth 320 “ushtarë” shqiptar, mes të cilëve pati edhe të atillë që me vete morën edhe gra e fëmijë të pa fajshëm, ani pse gratë as fëmijët kurrë nuk ishin të interesuar për Siri as Irak, e lëre më për luftërat e tyre sektare.

 

Mese 60 prej tyre, thuhet deri më tani, të jenë vrarë, disa edhe si kamikaz, përderisa me gjithë shuarjen e ngadalshme por të trishtë të ISIS-it, mendohet se për të ashtuquajturin “Shtet Islamik”, luftojnë edhe qindra shqiptar.

 

Rreth 120, sosh flitet të jenë kthyer, me të cilët të gjithë jemi të vetëdijshëm se shteti, familjet dhe shoqëria nuk do ta kenë aq të lehtë, të ruhen nga planet e tyre terroriste të shpalosura disa herë më kërcënimet më makabre në media të shkruara dhe radio e televizionet vendore kundër Kosovës.

 

Prandaj një Kosovë kaq e vogël me mbi 800 xhami turko-arabe, jo vetëm se ka shumë më tepër se që, në një shtet normal dhe vërtetë laik, mund të duhen dhe lejohen xhami, por në mënyrë urgjente duhet parë mundësia e reduktimit masiv të tyre kudo që ato janë të tepërta dhe të panevojshme.

 

Kosova medoemos dhe patjetër, sa më parë duhet t’ia kthej vendit pamjen e vet evropiane duke ndërtuar jo më xhami, por më shumë shkolla e fabrika për arsim dhe uljen e varfërisë, shpëtimin e shqiptarëve nga zhytja në radikalizëm islamik dhe pengimin e “mbytjes” së të rinjve tanë në dogmat fetare-afrikano-aziatike.

 

Sot Kosovës mbi të gjitha, i duhen vend-punime, shkolla e fabrika si dhe zhvillim ekonomik e ngritje intelektuale dhe jo më xhami, në Prishtinë as kudo tjetër në shtetin tonë të vogël e të ri.

 

Shtimi edhe më tej i numrit të xhamive, në mënyrë masive rrit edhe rrezikun e shtimit të radikalistëve islamik në Kosovë, kur dihet mirë, se ishin po këto xhami, që jo vetëm furnizuan me ushtar ISIS-in, por bënë që të vdesin disa dhjetëra shqiptar në Siri e Irak dhe Kosova nga Bota Demokratike, sot të konsiderohet si vatër e terrorizmit islamik në Evropë.

 

Ngritja e asnjë xhamie, nuk ka dëshmuar deri më tani, se ka përmirësuar kushtet e jetesës së cilitdo banorë të thjeshtë, të varfër e të papunë të këtij vendi, përkundrazi ato kanë rritur radikalizmin, kudo që janë shfaqur.

 

Pra, unë personalisht i bashkohem peticionit të intelektualëve shqiptar dhe jam kundër dhënies së lejes për ngritjen e xhamisë në Prishtinë, aty e kudo tjetër në vendin tonë.

 

Xhamia nuk është ilaç as posedon ndonjë shkop magjik për shërimin e asnjërës nga problemet e shumta që po rëndojnë vendin. Përkundrazi ndërtimi i tyre shton edhe më tepër rreziqet për shtim të radikalizmit dhe tensionim të mëtejmë të situatës.

 

Ndaj, para se të jepen leje të reja për ndërtime xhamish vend e pa vend, të cilat edhe ashtu janë më të tepërta se që kanë nevojë shqiptarët për to, preferojë ngritjen e sa më shumë shkollave, objekteve ekonomike, punësimin e njerëzve, zhvillimin e përparimin shkencorë dhe ngritjen intelektuale të të rinjve shqiptar, si kushti më i sigurt për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara tash e sa vite në Kosovë.

 

Gani Qarri

Kuvendi dhe Qeveria pritet të bëhen brenda një dite

Votimi i Qeverisë së re pritet të ndodhë në ditën kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët thonë se seanca e parë e Kuvendit pritet të mbahet gjatë kësaj jave.

Sipas tyre, kandidat për kryekuvendar nga koalicioni më i madh i dalë në zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të jetë lideri i PDK-së Kadri Veseli.

Mirëpo, ndonëse është raportuar se ka deputetë të AKR-së, të cilët do ta votojnë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn, zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë të vendosur se asnjë deputet i AKR-së nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Ata madje kanë theksuar se nuk do ta votojnë as kandidatin për kryeparlamentar nga radhët e PAN-it Kadri Veselin. Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e PAN-it kanë ritheksuar sërish se i kanë numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë.

Me logjikën autoritare nuk implementohen standardet bashkohore evropiane – Nga Skënder MULLIQI

Është bërë e qartë që shumë kohë, së jemi largë normave të sistemit evropian .Sistemet tona që shumë kohë janë kompremituar dhe e kan humbur besimin e qytetarëve.Një sistem I cili komplet ka deshtur është sistemi I drejtësisë. Niveli i gjithëmbarshem i zhvillimit ekonomik, dhe standardi i ulët I jetesës së qytetarëve janë vepër e këtij estabilishmenti , I cili shtetin e ka pru afër kapitulimit finanaciar dhe të kapitulimit të përgjthshem. Në këtë sistem i kreiruar nga ana e kësaj klase politike vendi është futur në kaos .Të gjitha segmentet e sistemit po funksionojnë me defekte të mëdha. Na është mbushur aparati shtetëror më njerëz jo kredibil, më njerëz gjysem analfabet, më njerëz të cilët janë të implikuar në vepra të ndryshme te krimit dhe të korrupcionit. Mu për atë edhe nuk kemi sistem shendetësor të mirë , por shumë të dështuar. Nuk kemi arsim as afer të nivelit të arsimit evropian … kemi standardë jetësor të dobët, pensione mizerable, nivel të papunësisë të lartë, emigrim të qdo ditëshem të popullatës… qytetarët po jetojnë të izoluar si në shtetet ku mbretëron aparteidi … janë rritë vetëvrasjet nga mjerimi social …Nuk mund të flasim as për të drejtat dhe liritë njerëzore, nuk mund të flasim për të drejtat e atyre që punojnë në punë.Edhe pse është miratuar ligji I punës , ai nuk po gjenë zbatim në praktikë.Punëdhënesit po i largojnë punëtorët pa asnjë dro së do të ndeshen më ligjin , së shumë biznismen mafioz janë ngritur mbi ligjin …Nuk mund të flasim as për temën shoqërore sociale e cila është nën çdo nivel…Mënyra së si është duke u qeverisur vendi është e gabuar. Ata që po e drejtojnë shtetin po kujdesën vetëm për plotësimin e egove të tyre të sëmuara pushtetare. Kjo turmë e paraziteve politikë nuk është në gjendje që më sukses ti kryej asnjë punë të aktualitetit ekonomik, dhe sfidave politike të vendit… Të gjitha këto janë tregues së na nevoitet urgjentisht që këtë elitë të zhytur në krim dhe korrupcion ta dergojmë në shtëpi . Këta janë shëndrruar ose edhe kan qenë njerëz më bindje të ish sistemit komunist .Nuk e kan kuptuar dhe as që po dëshirojnë ta kuptojnë sistemin demokratik pluralist. Me qafë e më krye janë duke bërë përpjekje ta kthejne kohën e perënduar të komunizmit . Këta nuk janë të zotet të punojnë mirë , nuk kan aftësi për ndryshime pozitive shoqërore – politike.Nuk kan mundësi më logjikën autoritare të implementojnë standare bashkohore evropiane.Ndryshimet pozitive mund të bëhën pa komplet këtë estabilishment politike në krye të shtetit. Nevoiten ndryshime duke filluar nga themeli , së gjithqka kjo kastë e bastarduar politike e ka kthyer mbrapsht. Duhet të ndërtojmë shoqëri prosperuese , të ndërtojmë sisteme dhe shtet ashtu si duhet, në principet e shteteve bashkohore të Evropës

Kosovë, 74 gra e fëmijë gjenden ende në luftën e Sirisë

Përfaqësues të policisë së Kosovës bënë të ditur se në konfliktin e Sirisë dhe Irakut kanë mbetur rreth 74 gra e fëmijë nga Kosova. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një tryeze me temën “Fuqizimi i rolit të gruas në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm; të arriturat dhe sfidat në Komunën e Prishtinës”, e organizuar nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë.

Taibe Canolli nga Policia e Kosovës, tha se nga 44 gra të përfshira në konfliktin e Sirisë, vetëm shtatë prej tyre janë kthyer në Kosovë.

“Aktualisht, numri i përafërt është se në konfliktin e Sirisë ishin apo janë të përfshira, diku 44 femra apo gra, prej të cilave 7 janë kthyer. Ndërsa, po ashtu kemi edhe 37 fëmijë në zona të luftës momentalisht”, tha zonja Canolli.

Përfaqësuesit e komunës së Prishtinës thanë se aktualisht nuk kanë ndonjë projekt për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Zyrtarë të kësaj komune thanë se po bëhen përpjekje që nëpërmjet politikave sociale të ngritet roli i gruas në parandalimin e dukurive negative.

Që nga viti 2012, mbi 300 qytetarë të Kosovës u janë bashkuar luftërave në Siri dhe Irak. Rreth 120 prej tyre janë kthyet në Kosovë, ndërsa besohet se atje gjenden rreth 75 luftëtarë dhe po aq gra dhe fëmijë.

Rreth 200 veta janë hetuar për përfshirje në rekrutimin dhe nxitjen e përfshirjes në veprime ekstremiste.

Autoritetet thonë gjithashtu se gjatë vitit të fundit nuk janë regjistruar raste të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme.

Qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 200 milionë euro në vit për duhan

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë njerëz në gjithë botën, vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit. Një pasojë e tillë, përveç dëmeve shëndetësore dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve, vlerësohet se shkakton dëme të mëdha edhe për ekonomitë e vendeve të ndryshme.

Vetëm në Kosovë, për një vit hyjnë rreth 3 mijë e 500 tonelata duhan. Në bazë të këtyre statistikave të Doganave të Kosovës, del se qytetarët harxhojnë rreth 150 deri në 200 milionë euro për një vit për konsum të duhanit. Kurse për një person, mbi bazën e llogaritjeve nëse ai shpenzon një pako cigare në ditë, del se shpenzimet e tij vjetore arrijnë shumën minimale prej 600 euro.

Sami Uka, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë i tha Radios Evropa e Lirë se dëmtimi i ekonomisë vendore nga duhanpirja është i vazhdueshëm dhe në rritje e sipër.

Ne si zyre e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbajmë qëndrimin se me duhanpirje dëmtohet ekonomia e vendit dhe këtë duke u mbështetur në studimet e vendeve tjera, ndonëse nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë specifik për Kosovën”.

Por, Kosova nuk bën përjashtim, pasi duhanpirja shkakton pasoja shëndetësore të cilat rrjedhimisht e dëmtojnë edhe ekonominë e vendit me mungesa në punë, me vdekje të parakohshme dhe dëmtimin e shëndetit të popullatës”, tha Uka.

Ndryshe, në Kosovë Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi në vitin 2013, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë (në Qeverinë në largim) tha për Radion Evropa e Lirë se vendi ka arritur që të ulë prevalencën e duhanpirjes, sidomos tek të rinjtë, derisa shton se edhe importi i duhanit ndër vite ka shënuar rënie.

Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme për uljen e prevalencës, uljen e pirjes së duhanit, ku në vitin 2013 është bërë miratimi i Ligjit për kontrollin e duhanit”.

Si rrjedhojë e aktiviteteve të ndryshme, masave ligjore dhe fuqizimit të tyre për kontrollin e duhanit, në vendin tonë ka pasur efekte pozitive që lidhen me uljen e pirjes së duhanit tek të rinjtë. Studimi i bërë në vitin 2016 për moshat 13 deri në 15 vjeç, ka rezultuar se nga konsumi i duhanit prej 6.7 për qind ka rënë në 4.4 për qind. Gjithashtu edhe duhanpirja pasive ka shënuar rënie nga 84 në 43 për qind”, tha Hoti.

Po ashtu, Hoti përmend edhe ngritjen e akcizës për importin e duhanit në Kosovë, që sipas tij, ka dhënë efektet e veta.

‘’Ka pasur rritje të akcizës së duhanit prej 27 euro për një kilogram cigare sa ka qenë në vitin 2012, në 41 euro në vitin 2016. Rënie e importit është vërejtur si dhe ka hapësira të lira pa tym duhani ndonëse ka edhe shkelje’’, shprehet Hoti.

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbetjet e duhanit përmbajnë mbi 7,000 lëndë kimike toksike që helmojnë mjedisin, përfshirë këtu lëndë që shkaktojnë kancerin.

Sidoqoftë, ndonëse nuk ka statistika të sakta, të dhënat që prezantojnë organet kompetente në Kosovë flasin për rreth 800 raste të reja të kancerit në vit. Numri më i madh i rasteve, i takon kancerit të mushkërive, atij të gjirit dhe lëkurës, i cili sipas ekspertëve shëndetësorë, ndërlidhet shumë me duhanin dhe duhanpirësit.

’’Trojet e Arbrit’’ shpreh ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, atdhetarit dhe studiuesit Murteza Xajë Nura

Telegram Ngushllimi i Shoqatës së Intelektualëve mbarshqiptar :’’Trojet e Arbrit ’’ me rastin e ndarjës nga jeta të shkrimtarit, atdhetarit dhe studiuesit Murteza Xajë Nura:
E nderuara familje Nura , të nderuar miq dhe bashkëveprimtarë të atdhetarit Murteza Xajë Nura,
Dje me pikllim e morëm lajmin se nga jeta u nda shkrimtari poeti dhe qendrestari i madh Murteza Xajë Nura. Baca Xajë siç e quanim ne më të rinjët ishte qendrestari i cili me aktivitetin e tij kombëtar sfidoj pushtuesit komunist në Trojet Arbërore. Ai gjatë kësaj kohe të këtyre pushtimeve bëri mbi 21 vjet burgim të rëndë nëpër kazamatet serbo-sllave por asnjëherë nuk u gjunjëzua. Nuk u gjunjëzua edhe atëherë kur ju përsekutua familja dhe ju maltretua shumë rendë. Por e sfidoj regjimin pushtues jugosllav duke e kundërshtuar në çdo formë. Ai asnjëherë nuk ju nda lapsit. Si mendjendritur Murteza Xajë Nura ka botuar mbi 25 përmbledhje me poezi dhe romane. Ka lenë në dorëshkrim edhe rreth tridhjetë vepra tjera qe e presin dritën e botimit. Murteza Xajë Nura e ka dhënë një aktivitet të çmuar me shkrimet, studimet dhe pjesëmarrjen e tij edhe tek Shoqata e Inteletkualeve Gjithshqiptarë :“Trojet e Arbrit”. Shkrimet e tij ishin të veçanta se fliste dhe shkruante për konceptet e nacionalizmës shqiptare, për rrugën Evropiane të shqiptarëve. Ai në studimet e shkrimet e tij lidhte fijet e djathizmit të shkëputur, një kohë bukur të gjatë gjatë sundimit të dikaturave komunoste ne trojet Etnike Shqiptare.
E nderuara familje Nura , Të nderuar Ithtar të Shqipërisë Etnike kudo ku jeni ,
Vdekja e shkrimtarit,poetit e atdhetarit Murteza Xajë Nura, duhet të na jep forcë që ta përballojmë dhimbjen. Koncepti kombëtar i Murteza Xajë Nurës dhe bashkëveprimtarëve të tij duhet të na shërbej si shkëndija të dritës që na rrezatojnë në rrugën e përbashkët dhe të shenjët kombëtare për një Shqipëri Etnike dhe demokratike. Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë:’’ Trojet e Arbrit ’’ju ngushllojmë e nderuara familje Nura për humbjen e djalit tuaj, që u përpjekë gjatë gjithë jetës për shqiptarizëm. Ngushëllime edhe për miqtë dhe bashkëveprimtarët e Murteza Xajë Nures që ndanë aktivitetet e përbashkëta, që ndanë vuajtjet dhe veshtirësitë e kaluara nëpër burgjet e pushtusve jugosllav por nuk u dorzuan asnjëherë.
 
Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë :’’Trojet e Arbrit’’ pranoni ngushllimet vëllazerore nga Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Kosova po përjeton krizë ekzistenciale?! – Nga Skënder MULLIQI

  Mbarë shoqëria që shumë kohë po përballët më agoninë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale. Aktivistët partiakë nuk po pritojnë në kohë zgjedhjesh të vrapojnë pas vote duke premtuar shumë e për të realizuar pak kërkesat e qytetarëve të lodhur.Kështu ndodhi edhe në zgjedhjet të cilat i lam mbrapa . Nuk ka njeriu çka fletë shumë për zgjedhjet e deritashme  , veq se ato ishin  mirë të shminkuara.Gjendja vazhdon të jetë jo e mirë, më plotë probleme të pa zgjedhura  të premtuara nga partitë politike në kohë të fushatave .Jemi duke përjetuar përulje sociale e nacionale , jemi duke u përballur më pa punësi enorme dhe më mjerim social, e më të keqijat më të mëdha të pas luftës siq janë krimi i organizuar dhe korrupcioni.Të gjitha keto dhe shumë dukuri të tjera të cilat e kan goditur Kosovën janë “dhuratë” nga mafiozet në pushtet.Pushtetet e pas luftës kurrë nuk u ballafaquën më realitetin , kurrë nuk punuan kunder mjerimit social , kurrë  nuk u interesuan për të rinjet tanë që ata të inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike të vendit.Kurrë nuk u interesuan që të hapën vende te reja të punës dhe as që u interesuan për rritje të mirëqeqenjës së përgjithshme . Gjithnjë e më shumë Kosovën kjo kastë politike  po e shendrrojnë ne Banana Republikë .Kosova po përjeton krizën ekzistenciale , e cila krizë nuk po dihet së deri ku e ka kufirin .Nuk kemi në pushtet njerëz elitar, njerëz të cilët din dhe dojnë ti qojnë proceset përpara.E kan kapur shtetin njerëzit narcisoid, profiterët politikë dhe profiterët ekonomik  . Këta nuk e din dhe as nuk deshirojnë më e ditë deri ku është kufiri i të keqës.Aktet kriminale dhe aktet e korrupcionit  nuk u ndalen krejt pas luftën, të cilat akte e zvetnuan  shumë imazhin e Kosovës në botë.Shumica e qytetarëve  e kan humbur besimin në këtë politikan dhe në partitë të cilat e udhëhoqën deri më tash shtetin .Nu po iu besojne ideve të tyre , nuk po iu besojnë më  mashtrimeve dhe manipulimeve, më të cilat  po shërbehen .Këta krijuan parajsë për familjët e tyre , për miqët dhe për militantët partiakë.Krijuan pasqyrë të rreme para qytetarëve së nuk bën dhe nuk punohet ndryshe për Kosovën.Partitë kryesore  politike edhe pushteti  nuk paten shumë dallime kur është në pyetje klientelizmi .Partitë bënë  që pushtetet të ndihen të pa mposhtura. Qasja dhe ndijesia  e qytetarëve duhet ndryshuar në mënyrë që Republika të çlirohet nga këta  uzurpatorë të tipit  mafioz…

Mimoza Kusari: Koalicionin qeverisës e bën Vetëvendosja dhe LAA

PRISHTINE- Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se koalicioni kundërshtar që është edhe fituesi i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, do të ketë një përpjekje dështuar për krijimin e Qeverisë.

Sipas saj, Qeverinë do ta krijojë koalicioni ku edhe ajo bën pjesë, LDK-AKR-Alternativa, dhe Lëvizja Vetëvendosja.

“Jam shumë e sigurt që Qeverinë do ta bëjë LAA dhe Vetëvendosja. Presidenti ka për obligim që të jetë faktor uniteti, që ndikon në qëndrueshmërinë e institucioneve të tjera”, ka thënë jo. “Nëse kemi objektiv që të shtyjmë një program qeverisë të mirëfilltë, do të vijë dhe pajtimi për pozitën e kryeministrit”./K.Kosova

Çka i ndan dhe çka i bashkon subjektet politike kosovare!? – Nga Florim Zeqa

Nga cilido aspekt të nisemi, i gjejmë ngjajshmëritë e shumta mes subjekteve politike. Për të ilustruar më së miri ato ngjajshmëri, po nisem nga dy intervista të ndara, në dy studio televizive të kundërta, gjegjësisht të Albin Kurtit në TV Klan Kosova tek Baton Haxhiu dhe të Vjosa Osmanit në TV Dukagjini tek “KOMITETI” i Berat Buzhalës. Vërtetë kjo paraqet pak më tepër se analogji!
Në pyetjen përafërsisht të njëjët nga të dy moderatorët drejtuar Kurtit në Klan Kosova dhe Vjosës në “Komitet”, rreth mundësisë së lidhjeve të koalicioneve paszgjedhore për formimin e Qeverisë, Kurti e Vjosa ua dhanë të njëjtën përgjigje moderatorëve, pothuajse identike sa u përket modaliteteve dhe mënyrës së lidhjes së koalicioneve mes subjekteve LVV-LDK!
Dallimi qendronte vetëm në atë, se Albini thirrej në qëndrimet e partisë së tij, ndërsa Vjosa sillej rreth liderit të partisë, duke i mbajtur “zhagun” dhe mbrojtur edhe kësaj radhe Isa Mustafën, duke mos e fshehur ambiciozitetin e saj të pakufishëm për të trashëguar vazhdimësinë politike të idhullit të saj-Isa Mustafa në LDK.
Si njëri (Albini) ashtu edhe tjetra (Vjosa) në intervistat e ndara i vërtetuan ambiciet e tyre personale për pushtet, edhe pse të kamufluara për “interesin” e qytetarëve të vendit.
Përderisa ambiciet e Albinit u zbuluan tek arsyeja e vënjës së kravatës, tek Vjosa ato u shfaqën në ngazëllimin e marrjes së votave (të kontrabanduara) dhe rehabilitimi i raporteve me liderin e partisë.
Për të mos e personalizuar çështjen, ngjajshmëritë mes subjekteve politike janë më të mëdha se sa dallimet, nisur nga financimet e tyre që kryesisht bazohen të mafio-oligarkët e bizneseve dhe bizneset e dyshimta deri tek mënyra se si veprojnë; njëjtë i gënjejnë dhe mashtrojnë qytetarët derisa t’ua marrin votën, njëjtë e keqpërdorin paranë publike, njëjtë vrapojnë pas tenderëve, njëjtë punësojnë të afërmit dhe militantët partiak,…njëjtë, njëjtë dhe çithçka njëjtë!
Aq shumë ka ngjashmëri mes subjekteve politike, saqë dallohen vetëm nga pozicioni që mbajnë, gjegjësisht pushteti qendror apo lokal.
Partive politike shqiptare, kur është në pyetje pushteti, asnjëherë nuk u bëhen pëngesë vijat programore, qofshin ato të kaltra, jeshile apo të kuqe. Pra kur është në pyetje pushteti s’ka “semafor” që i ndalë të bëhen bashk për të “mirën” e qytetarëve.
Pushteti i ëmbël i bënë të shkrihen aq shpejtë “bakllavat e ngrira”, i bënë të dashurohen aq shumë në njëri-tjetrin, saqë nuk pyesin për qërshitë e “lagura”,  i harrojnë të gjitha “vijat e kuqe”, programet, konceptet ideologjike premtimet elektorale,…duke e harruar edhe elektoratin e përçarë paturpërisht gjatë fushatave zgjedhore.
Tani pas çertifikimit (të vonuar) zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit, shkaku i rezultatit të ngusht mes tre blloqeve parazgjedhore, ka mbetur e hapur gara mes tre pretendetëve për kryeministër.
Ky fakt e bënë akoma më të vështirë mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore, por akoma më të lehtë e bënë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
E themë këtë nga përvoja e deritanishme e formimit të qeverive në Kosovë.
Pasi asnjëra nga qeveritë e pasluftës në Kosovë nuk janë formuar pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe votat e elektoratit.
Madje një gjë e tillë ju ka pamundësuar edhe liderit historik Ibrahim Rugova kur partia e tij ka dalë fituese absolute e zgjedhjeve, duke i imponuar koalicion të gjerë dhe dhënien e mandatit për kryeministër partive tjera, në një rast edhe një partie minore, duke i pamundësuar qeverisjen e vendit partisë fituese të zgjedhjeve (LDK), në kundërshtim me vullnetin plebishitar të qytetarëve të vendit”.
Bazuar në ambiciet e sëmura të shqiptarëve për pushtet dhe interesat e ndërkombëtarëve në Kosovë, kësaj radhe më shumë se prej subjekteve vendore, formimi i qeverisë varet prej interesave të ndërkombëtarëve.
Pa dashur të lëshohem më thellë, kësaj radhe pritet një prerje e re nga gërshërët e ndërkombëtarëve, e cila në një mënyrë do t’i kënaq të gjithë ngapak, ku asnjëri nuk do ta ndjen vetën fitues të zgjedhjeve siq e pretendojnë që janë.
Fakti, pse asnjëra nga blloqet parazgjedhore nuk e ka shumicën e nevojshme, jo vetëm se mund ta prolongoj formimin e Qeverisë, do ta rritë në maksimum pazarin politik për blerjën e deputetëve në kuvend, si dhe do ta bëjë akoma më të lehtë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në formimin e qeverisë, për të ruajtur kështu kontinuitetin e formimit të qeverive nën presionin ndërkombëtar, gjithnjë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
Bazuar në elementet e sipërpërmendura, mund të vijmë tek konkludimi se, subjektet politike kosovare, të gjitha pa dallim janë bërë të njëjta, ndërsa Kosova realisht ka rrëshqitur në duart e mafias dhe e tërë klasa politike është në shërbim të mafias, ndërkaq qytetaret e pakënaqur nga një situatë e tillë paradoksale, e kanë humbur besimin në klasën aktuale politike dhe shpëtimin e kërkojnë duke tentuar të ikin sa më larg Kosovës.
Kjo e vërteton më së miri degradimin e skenës politike, imoralitetin e politikanëve dhe përgjumosjen e qytetarëve të vendit.
Qytetarë të dëshpruar të Republikës së Kosovës, ikja nga vendi nuk është zgjidhja e duhur. Ikjes tuaj nga vendi i gëzohen vetëm politikanët e korruptuar dhe kriminalizuar deri në fyt. Vetëm ballafaqimi me ta dhe largimi i politikanëve të dështuar është shpëtim i vërtetë për vendin.
Në përballje me kusarët politikë, klasën e dështuar dhe shëmtuar politike do ta keni mbështetjen e fuqishme të vllëzërve tuaj në mërgatë. Vetëm të bashkuar, pa dallime partiake, ideologjike apo fetare mund ta lirojmë shpejt vendin nga bandat kriminale, shtetin nga uzurpatorët.
Të qëndrojmë të bashkuar me besa-besë për shtetin e Kosovës!

Haradinaj dështon në përpjekjen e parë për koalicion

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i subjekteve politike, të cilave u prin Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të diskutuar për formimin e Qeverisë së re, të cilën një ditë më parë ua ka bërë kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt që ka dalë i dyti për kah numri i ulëseve të fituara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, por edhe koalicioni, të cilit i prin Lidhja Demokratike e Kosovës, si i treti me numër të fituar të ulëseve në Kuvend, që nga dita e hënë kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Haradinaj.

Avni Arifi, këshilltar i Haradinajt, ka theksuar se ky i fundit, do t’i ftojë në takim të gjitha partitë parlamentare.

Lidhur me refuzimin e dy subjekteve politike, të cilat pas koalicionit PAN, kanë numrin më të madh të ulëseve në Kuvend, Arifaj ka theksuar se megjithatë presin një përgjigje formale nga ato.

Ne u kemi bërë ftesë formale dhe presim përgjigje formale. Propozimet e para ua bëjmë partive parlamentare, që të jenë pjesë e qeverisjes. Nëse kemi refuzim, atëherë do të shikojmë mundësinë e ndërtimit të partneritetit me deputetë, jashtë grupeve parlamentare”, ka thënë Arifaj.

Ai ka shtuar se i nominuari për kryeministër, Haradinaj, ka pasur takime me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës, përveç përfaqësuesve të komunitetit serbe, të cilëve, siç tha ai, së shpejti do t’iu bëhet ftesë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, i cili gjatë ditës së hënë është takuar me zotin Haradinaj, të martën është takuar edhe me liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin. Subjekti politik që drejton Pacolli është në koalicionin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Detajet e këtij takimi nuk janë publikuar, por ambasadori Delawie u ka thënë shkurt mediave se “do t’i takoj të gjithë”.

Në anën tjetër, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhje, me çka është hapur rruga për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit, si dhe formimin e Qeverisë së re, partitë politike do të përballen me realitetin, siç e vlerësojnë, jo të lehtë.

Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se skena politike në Kosovë gjendet përballë dy varianteve për krijimin e institucioneve të reja.

Varianti i parë, pra, që PAN-i ta formojë Qeverinë, duket se nuk do të jetë ashtu siç kanë qenë deklaratat. Së paku, edhe nëse formohet, do të jetë shumë i brishtë koalicioni qeveritar dhe si i tillë lë për të dëshiruar se mund të ketë jetë të gjatë. Në variantin e dytë, pavarësisht se çfarë mendon personalisht presidenti (Hashim Thaçi), besoj që – duke i parë kontaktet e deritanishme me ndërkombëtarët – bashkësia ndërkombëtare, shtetet e QUINT-it, do ta detyrojnë Thaçin që t’i japin mundësinë që të formohet Qeveria nga Vetëvendosja, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe subjektet tjera”, tha Beqaj.

Ai beson që pavarësisht se cili subjekt apo koalicion do të qeverisë në këtë mandat, nuk do ta ketë jetën e gjatë, por në anën tjetër as një bllokadë për formimin e Qeverisë dhe shkuarja sërish në zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk janë zgjidhje për situatën dhe përballë proceseve që e presin Kosovën.

Vetëvendosje dhe LDK refuzojnë ftesën e Haradinajt

Kandidati i nominuar për kryeministër nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, u ka dërguar ftesë liderëve të partive politike, parti këto që kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe për krijimin e Qeverisë së re.

Ai e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje, si subjektin e dytë të dalë nga zgjedhjet, që të diskutojë për formimin e Qeverisë, ndonëse kjo e dyta ka dalë me qëndrimin se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë e ardhshme. Nisur nga e drejta kushtetuese që i jep, koalicionit PAN, si fituese i zgjedhjeve, të drejtën për formimin e Qeverisë, Haradinaj ka ftuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe dhe subjektet tjera joserbe që të bisedojnë dhe në afatin, sipas tij, sa më të shkurtë kohorë të formojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Për të martën, Haradinaj ka ftuar në takime të ndara kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Haradinaj, gjatë një takimi me media, ka thënë se u ka propozuar liderëve të partive politike që t’i zhvillojnë takimet në Kuvendin e Kosovës.

Kam shkruar letra dhe u kam dërguar sot Lëvizjes Vetëvendosje, koalicionit që ka garuar me LDK-në, Listës Serbe, komuniteteve joserbe, me qëllim që deri sot një javë të mund ta mbajmë seancën konstituive (të Kuvendit) dhe pas seancës konstituive, menjëherë ta mbajmë edhe seancën për formimin e Qeverisë, pra për votimin e Qeverisë. Si i nominuar, përparësi i jap një koalicioni sa më të gjerë me subjekte politike, duke u bërë thirrje të sinqertë deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që ta përkrahin Qeverinë që ua propozojmë”, tha Haradinaj.

Por, Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje, duke komentuar ftesën nga zoti Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky i fundit nuk mund të bëj thirrje për konstituim të Kuvendit, për shkak se ai ende është vetëm një nga tre kandidatët për kryeministër, të nominuar nga subjektet e ndryshme politike. Ndërkaq, lidhur me ftesën e Haradinajt për formimin e Qeverisë së re, Pantina thekson se nuk ekziston arsye që Lëvizja Vetëvendosje t’i përgjigjet kësaj ftese.

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk është mbledhur, nuk e ka shqyrtuar një kërkesë të tillë. Megjithatë, ne e kemi kandidatin tonë dhe nuk e shoh të arsyeshme që ne t’i përgjigjemi thirrjes së zotit Haradinaj. Ne do të presim që zoti Haradinaj, nëse do të jetë i mandatuar nga Presidenti, ta konsumojë të drejtën e tij për të tentuar ta bëj Qeverinë dhe menjëherë pas kësaj, radha do të na kalojë ne. Në fakt, ne tashmë kemi filluar bisedimet me LDK-në, që bashkërisht të bashkëqeverisim në katër vjetët e ardhshëm”, thekson Pantina.

Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka konfirmuar se ka pranuar një letër prej kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ftesën e Haradinajt për takim, në mënyrë të prerë e ka refuzuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të shkojë në një takim të tillë.

Jo, sepse nuk kemi fare nevojë për takime të tilla. Ne si LDK jemi deklaruar qartë edhe si koalicion, se nuk do të hyjmë në asnjë marrëveshje tani me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Ata e kanë të drejtën, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që të procedojnë. Ne presim që ata t’i kryejnë të gjitha proceset demokratike që duhet t’i bëjnë. Grupi jonë parlamentar, përkatësisht deputetët e koalicionit tonë, do të marrin pjesë në mbledhjen konstituive dhe Kuvendi do të marrë vendim meritor”, tha Mustafa.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është hapur rruga që brenda një muaji, të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që brenda 15 ditëve të bëjë propozimin e tij për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai pritet që mandatin për kryeministër ta marrë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në rast se zoti Haradinaj, dështon t’i marrë mbi gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, atëherë procedura përsëritet brenda dhjetë ditësh. Hera e dytë, mbetet në diskrecionin e Presidentit që të vendosë se kujt do t’ia jap mandatin, pa kufizimin që mandatin t’ia japë partisë së dytë apo të tretë, varësisht nga subjekti politik, i cili ia dëshmon Presidentit se ka numrin e nevojshëm të votave për ta zgjedhur Qeverinë, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme.

Shqipëria ‘bllokon’ eksportin nga Kosova (Video)

Për sezonin e verës Dogana e Shqipërisë ka rritur tarifën për mallrat që do të eksportohen nga Kosova.

Kjo për tregun e Kosovës dhe ekonominë e vendit po vlerësohet e dëmshme dhe që do e rëndojë edhe më shumë ekonominë vendore.

Sipas njohësve të ekonomisë ky veprim nuk lë hapësira që Kosova të planifikojë të eksportojë në ndonjë vend tjetër rajonal.

Haradinaj fton për takim krerët e LDK-së, VV-së dhe Listës Srpska

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për medie ka folur kryetari i saj dhe i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, raporton KTV.

Ai ka thënë se që nga “koha e certifikimit të rezultateve e deri në ditën e mbledhjes konstituive të Parlamentit jam vetëm i nominuar për kryeministër i jo mandatar për krijimin e Qeverisë”.

Haradinaj në vazhdim ka njoftuar se gjatë ditëve që vijnë do t’i drejtohet me nga një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymerit, kryetarit të LDK- së Isa Mustafa dhe Listë Serbe.

Qëllimi i letrës, sipas tij, është njoftimi se deri të hënën e ardhme të mbahet seanca konstituive e Kuvendit e pas kësaj seance të vazhdojë puna për krijimin e Qeverisë.
Haradinaj, po ashtu, ka njoftuar se për nesër ka propozuar një takim me zyrtarët e Vetëvendosjes.

Takimi, ka thënë ai, mund të mbahet në hapësirat e Kuvendit.


Send this to a friend