VOAL

VOAL

Tusk: BE do të veprojë në unitet përballë politikave të Trumpit

“BE-ja do të veprojë në unitet përballë politikave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë”, tha Tusk

BRUKSEL – Presidenti i Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk tha se BE do të veprojë në unitet pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Tusk tha se “BE-ja do të veprojë në unitet përballë politikave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë”.

Pasi ka rikujtuar se liderët e BE-së do të mblidhen së bashku më 17 maj në Sofje të Bullgarisë, Tusk ka ndarë informacionin se çështjet për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për tregtinë do jenë në axhendën e samitit. aa

Itali – Zbuloi bandën e Habilajt, del në gjyq shqiptari

Pasi dosja e megaoperacionit kunder trafikut te droges, mes klaneve mafioze siçiliane dhe Cosa Nostra ne Itali me nje numer te madh te arrestuarisht perfundoi ne Gjykate, kjo e fundit ka kerkuar ne seance denime te ashpra per anetaret e bandes.

Mes tyre jane edhe dy shqiptare, Erson Zhuka dhe Ermir Baja. Ndaj tyre, sipas mediave italiane, jane kerkuar denime me 18 vite burg për Erson Zhukën dhe me 12 vite burg për Ermir Baja.

Ndaj tyre rendon akuza e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge, realizuar mes vendit tone, Shqipërisë dhe Italise, specifikisht provincave te Katanais, Raguzës e Sirakuzës.

Emri i Zhukes nuk eshte i panjohur per drejtesine, pasi ai u cilesua si njeriu kyc, arrestimi i i te cilit, coi ne zbulimin dhe kapjen e bandes se Moisi Habilajt dhe rrjetit te tij te forte te trafikut te droges nga Shqiperia ne Itali.

Arrestimi i Zhukes zbuloi banden e Habilajt 

Autoritetet italiane të drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti etj. si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt etj. dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.

Shtetasi Moisi Habilaj, së bashku me shtetasit Nezar Seiti, Florian Habilaj, Metan Matani etj., që nga prilli 2017 e në vazhdim, u hetuan nga Prokuroria pranë kësaj Gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Hetimet e autoriteteve të drejtësisë italiane e kishin fillesën e tyre te një veprimtari hetimore, e kryer në kuadër të operacionit “Odessa 2012” ndaj një organizate të degëzuar kriminale, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në aksin Shqipëri-Itali.

Nga hetimet e kryera ndaj shtetasit shqiptar Erson Zhuka, element kyç i organizatës që operonte në territorin e Raguzës, kishin rezultuar kontakte të shumta me bashkatdhetarin e tij, shtetasin Moisi Habilaj.

Mbi këtë fakt, ndaj Moisi Habilajt, filloi përdorimi i mjeteve teknike të hetimit dhe rezultoi se ai ishte importues me shumicë i lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria.

Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë.

“Air France ballafaqohet me rrezikun e falimentimit”

PARIS – Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Maire tha se nëse kompania ajrore kombëtare Air France nuk ndërmerr hapat e nevojshëm ballafaqohet me rrezikun e falimentimit.

Le Maire i cili mori pjesë në një program në kanalin BFMTV theksoi seriozitetin e gjendjes në kompaninë ajrore kombëtare Air France, ku punëtorët e saj janë në grevë për 2.5 muaj me kërkesën për rritjen e pagave dhe përmirësimit të kushteve.

“Nuk e kuptoj gjendjen aktuale, përderisa Air France ishte në rrugë të drejtë. Aktualisht problemi kryesor është mbijetesa e kompanisë e cila po ballafaqohet me rrezikun e falimentimit në qoftë se nuk i ndërmerr hapat e nevojshëm për konkurrencë”, tha Le Maire.

Duke u bërë thirrje pilotëve dhe punonjësve të kompanisë ajrore, Le Maire tha se “kompania është në rrezik” dhe se ata nuk duhet të kërkojnë më shumë se pagat e ofruara nga menaxhmenti.

Ai paralajmëroi se mbijetesa e Air France është në rrezik dhe u bëri thirrje të gjithë punonjësve të veprojnë me përgjegjësi.

Pilotët, punonjësit e kabinës dhe shërbimit në tokë të Air France të cilët janë anëtarë të 11 sindikatave vazhdojnë grevën e tyre për më shumë se 2 muaj me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së pagave për 6 për qind.

Kryeshefi ekzekutiv i Air France, Jean-Marc Janaillac pas refuzimit të rritjes së pagës së propozuar nga kompania në një votim në mesin e punonjësve, ditë më parë njoftoi se ka dhënë dorëheqje.

Menaxhmenti i kompanisë njoftoi se në çerekun e parë të vitit 2017 greva ka shkaktuar humbje prej 269 milionë euro në të ardhura. Duke bërë të ditur se greva ka ndikuar sidomos gjatë muajve prill dhe maj, parashikohet se humbja e shkaktuar si pasojë e grevës do të jetë “të paktën 300 milionë euro”.

Zyrtarët paralajmërojnë se e ardhmja e kompanisë është në rrezik për shkak të shqetësimeve të anulimit të biletave dhe të rezervimeve në masë të madhe. aa

Japin miliona euro, Spanja i liron shqiptarët e kapur me heroinë

Gjashtë persona janë të akuzuar dhe pritet që brenda dy javëve të dalin para Gjykatës spanjolle për këtë çështje. Sipas akuzës, heroina trafikohej në krahinën e Pontevedra, ku më pas shitej përmes dozave. Një person i shtatë është shpallur në kërkim si pjesë e këtij grupi. Mediat spanjolle raportojnë se ai është një shtetas shqiptar, adresa e të cilit është në Valencia.

Gjatë kontrollit në banesën, ai nuk u gjet aty. Autoritetet spanjolle thonë se ai është drejtuesi i rrjetit shqiptar. Ai kishte në varësi dy shqiptarët e tjerë Sokol R. dhe Rinush G., të cilët tashmë janë mes 6 të pandehurve. Detyrat e organizatës ishin të ndara. Njëri prej të akuzuarve, Castor Manuel G., njëherë kishte udhëtuar personalisht drejt Barcelonës së bashku me gruan e tij për të dorëzuar heroinën që kishte marrë prej shqiptarëve. Ai ishte drejtues i rrjetit të drogës në Spanjë.

Sipas hetimeve, Castor Manuel G. kujdes për shpërndarjen e heroinës brenda territorit spanjoll, ndërsa shqiptarët kishin përgjegjësinë e transportit përmes Evropës. Dhe për këtë gjë kujdesej shqiptari Rinush G., i cili kishte për detyrë të siguronte makinat e transportit nga Europa Qëndore drejt destinacionit, që ishte Spanja. Gjatë aksionit anti-drogë të kryer në Mars të vitit 2016, policia sekuestroi 54 kg heroinë që nëse do të shitej në tregun e pakicës, kapte vlerën e 2.5 milionë Eurove. Prokuroria spanjolle thekson se Castor Manuel G. kishte përfshirë në aktivitet kriminal edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte krahu i djathtë.

Ndaj saj prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim dhe 17 vjet për bashkëshortin e saj Castor Manuel G. Kurse për shqiptarin Rinush G. është kërkuar 18 vjet burgim. Ai akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 3 identitete të rreme, mes të cilave një greke dhe një irlandeze. Kurse për Sokol R. Prokuroria spanjolle ka kërkuar 11 vite burg, po kështu edhe për dy të pandehur të tjerë. Edhe pse në pritje të gjyqit, Sokol R. ka dalë nga qelia me kusht, duke lënë garanci pasurore mbi 1 milionë Euro.

Nisur nga ky rast, prokurori spanjoll i çështjet ka kërkuar që ndaj të pandehurve të kërkohen garanci pasurore të larta duke filluar nga 7.5 deri në 9.5 milionë Euro për secilin. Kurse mediat spanjolle shkrujanë se pagesa mbi 1 milionë Euro si garanci pasurore tregojë fuqinë ekonomike të kësaj organizate kriminale.

Spanjë, shërbimi detar shpëton 476 emigrantë në Mesdhe

Shërbimi detar njoftoi se të premten dhe të shtunën shpëtuan emigrantët nga 15 anije të vogla

MADRID – Të paktën 476 emigrantë u shpëtuan në brigjet jugore të Spanjës pasi u përpoqën të kalonin Detin Mesdhe nga bregu afrikan, njoftoi shërbimi detar spanjoll.

Shërbimi detar njoftoi se të premten dhe të shtunën shpëtuan emigrantët nga 15 anije të vogla. Nuk ka informacione për viktima të mundshme.

Kushtet e mira të motit në këtë zonë kanë shkaktuar një valë të re përpjekjesh për të kaluar Detin Mesdhe.

Çdo vit dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun në kërkim të një jete më të mirë në Evropë dhe mijëra prej tyre mbyten gjatë përpjekjeve. aa

“Dita me dyer të hapura”, interes i lartë për institucionet e BE-së

Për “Ditën me dyer të hapura” është treguar interes i lartë nga qytetarët, ku përpara institucioneve të Këshillit të BE-së, Parlamentit Evropian (PE) dhe Komisionit të BE-së janë formuar radhë të gjata

BRUKSEL – Institucionet e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel kanë organizuar “Ditën me dyer të hapura”, me rastin e themelimit të Bashkimit Evropian 68 vite më parë, më 9 maj të vitit 1950.

Për “Ditën me dyer të hapura” është treguar interes i lartë nga qytetarët, ku përpara institucioneve të Këshillit të BE-së, Parlamentit Evropian (PE) dhe Komisionit të BE-së janë formuar radhë të gjata.

Hapja e kësaj dite të veçantë është kryer nga zv.presidenti i Komisionit të BE-së, Jyrki Katainen.

Në këtë ditë e cila ka për synim afrimin e popullatës me BE-në, qytetarët kanë gjetur mundësinë që të marrin informacione nga punonjësit rreth institucioneve dhe aktiviteteve të BE-së.

Fotografitë, muzika dhe një shumëllojshmëri e aktiviteteve të lojërave tërhoqën vëmendjen e prindërve dhe të fëmijëve që vizituan institucionet e BE-së. aa

Jean-Claud Juncker kujton me nostalgji Karl Marksin

Në qytetin Trier në Gjermani u zbulua sot një statujë e Karl Marksit, në 200 vjetorin e lindjes së filozofit gjerman që frymëzoi ideologjinë e ekstremit të majtë dhe diktatorët komunistë të Lindjes.

Statuja 4.4 metra e lartë është dhuratë e Kinës dhe ka zgjuar kritika të ashpra nga individë dhe grupe që fajësojnë Marksin për revolucionet e përgjakshme komuniste dhe regjimet shtypëse që uzurpuan një pjesë të madhe të botës nga Evropa Lindore në Rusi e Kinë.

Filozofia e Marksit e shpalosur në veprat e tij Manifesti dhe Kapitali, gjeti një aleat të pazakontë tek Jean-Claud Juncker, president i Komisionit Evropian.

Ai foli në vendlindjen e tij, Trier për mesazhin e Marksit, duke u shprehur se filozofi gjerman nuk duhet gjykuar për krimet që kryen të tjerët vite pas vdekjes së tij.

Juncker u shpreh se forca shtytëse e kapitalizmit duhet balancuar me një mendësi që nuk interesohet thjesht për sistemin, por edhe për njerëzit në këtë sistem.

Ai foli gjithashtu për nevojën që t’i kushtohet rëndësi dimensionit social të Bashkimit Evropian.

Vdiq disidentja antikomuniste që i shkruante letra Radios Evropa e Lirë

Doina Cornea. Maj, 1990.

 

 

Disidentja antikomuniste rumune, Doina Cornea, e cila ka dënuar regjimin e diktatorit Nicolae Ceausescu gjatë viteve 1980 me letra dërguar Radios Evropa e Lirë, ka vdekur. Ajo ka qenë 88 vjeçe.

Djali i saj, Leontin Iuhasz, tha se Cornea ka vdekur më 4 maj në qytetin Cluj, pas një sëmundjeje të gjatë.

Cornea ka fituar famë ndërkombëtare në vitin 1982, pasi ka nisur të dërgojë letra në Radion Evropa e Lirë, në të cilat kritikonte shkatërrimin në shkallë të gjerë të fshatrave dhe kishave rumune.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, e quajti Cornean “simbol të guximit dhe rezistencës antikomuniste”.

Cornea ka marrë disa çmime, përfshirë një nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003 dhe Legjionin e Nderit Francez për merita civile.

NATO: Misioni dhe mandati i FSK-së nuk vendoset nga ne

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, sipas NATO-s, është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, NATO ka thënë se mbështet zhvillimin e FSK-së brenda mandatit që është krijuar për këtë forcë.

“Struktura, mandati dhe misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk vendosen nga NATO. Kjo është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e NATO-s nga Brukseli dhënë Radios Evropa e Lirë.

“NATO mbështet zhvillimin e FSK-së brenda mandatit që ka. Nëse mandati i FSK-së ndryshon, Këshilli Veri-Atlantik, do të duhej të rishqyrtonte nivelin e angazhimit të NATO-s”, theksohet në përgjigje.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, krijimi Forcave të Armatosura mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese që bëhet nga dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës duke përfshirë edhe dy të tretat e votave nga deputetët që përfaqësojnë komitetet pakicë në Kuvend.

Ky transformim është kundërshtuar kategorikisht nga përfaqësuesit e Listës Serbe, çka e ka komplikuar gjithë procesin e transformimit.

Në vitin 2017 Kosova ka marr një iniciativë për ta krijuar ushtrinë vetëm me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese, por kishte hasur në kundërshtime të ashpra nga SHBA dhe NATO.

“Narco Jet” – Dy trafikantët shqiptarë në Spanjë me identitet të vjedhur

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan të hënën në Spanjë, të dyshuar si drejtues të një organizate mafioze që merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia.

 

Mediat spanjolle publikuan emrat e shqiptarëve që u arrestuan nga operacioni i një dite më parë në Madrid, ku u sekuestruan 1 ton kokainë dhe 1.55 milionë euro.

Sipas “La Razon”, bëhet fjalë për Julian Deblinin dhe Dritan Gradicën, ndërsa dy të tjerë janë shtetas spanjollë, Ruben Paz Ciprian Munoz dhe Ruben de Castillo de la Torre. I pesti i operacionit u arrestua në Kolumbi, Lelio Nevarda Avila Santana.

Mediat lokale, duke iu referuar burimeve nga Policia, thonë se dy shqiptarët kanë përgatitje ushtarake dhe mendohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan.

Duket se në këtë rast i referohen luftës së Kosovës.

Megjithatë, nga verifikimet e kryera rezulton se të dy këta persona, të arrestuar në Spanjë, kanë qenë të pajisur me dokumente identiteti të falsifikuara.

Nga një kërkim në regjistrin e Gjendjes Civile, Dritan Gradica rezulton një person nga Kukësi, i cili jeton në Londër dhe 10 vite më parë ka denoncuar vjedhjen e identitetit.

Ndërsa personi tjetër, Julian Deblini, nuk figuron i regjistruar në Gjendjen Civile.

PANORAMA

Po ndodh: Trafik droge me avion nga Shqipëria në Itali, 7 arreste

Nje superoperacion antidroge po zhvillohet ne Bolonja ne Itali ku pritet te ekzekutohen 7 urdher arreste.

 

Mediat italiane bejne me dije se aksioni policor ka nisur qe ne oret e para te mengjesit et sotem dhe ka objektiv nje grup kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria në Itali me avion.

Pjese e aksionit jane karabinierët e Riccione-s, nën drejtimin e antimafias së Bolonjës. Policia njofton se ka sekuestriar sasi te konsiderueshme të kokaine, marihuanës dhe hashash.

Dyshohet se transporti behej me nje avion te vogel permes ajrit nga Shqiperia ne Itali e me pas aty perpunohej ndahej dhe trafikohej ne zona te tjera.

Ish-presidenti rumun: Gjermania po ushtron presion për të njohur Kosovën

Ish-Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku deklaroi së Bukureshti është nën trysninë e Gjermanisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë për televizionin rumun B1, Basesku tha se Gjermania po ushtron trysni ndaj pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës që sa më shpejtë ta bëjnë këtë.

Bëhet fjalë për trysni ndaj Rumanisë, Spanjës, Qipros, Greqisë dhe Sllovakisë, precizoi Basesku, përndryshe President nderi i Partisë së Unitetit Kombëtar.

“Rumania nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, përkundër premtimeve të cilat Gjermania ja ka dhënë udhëheqësve kosovarë. Do të ishte kjo një goditje e tmerrshme për Moldavinë, ngase situata në Transdnjestri është e ngjashme me atë në Kosovë”- tha Basesku.

SHBA konfirmon dërgimin e sistemeve anti-tank në Ukrainë

Ukrainë. Foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë dërguar sisteme të mbrojtjes anti-tank në Ukrainë, një lëvizje kjo që është mirëpritur nga Kievi. Por, me gjasë do të ngjallë zemërim në Moskë, e cila është e përfshirë në konfliktin katërvjeçar, duke mbështetur separatistët që luftojnë kundër forcave ukrainase.

“Ato tashmë janë dërguar”, tha një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, në një përgjigje dërguar REL-it, lidhur me dërgimin e sistemeve amerikane Javelins.

Kjo dërgesë duket se e thellon përfshirjen e SHBA-së në konfliktin në Ukrainë dhe shënon një fitore simbolike për Ukrainën, në përpjekjen e saj për të ruajtur mbështetjen perëndimore, në konfliktin që po vazhdon.

Pas disa muajsh të mbushura me debate në Uashington, dhe siç thuhet hezitimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka miratuar shitjen e sistemeve Javelin në muajin dhjetor.

Ky njoftim ka nxitur një reagim të ashpër nga Moska, ku zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka akuzuar SHBA-në se “po nxit luftë”.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit, nuk ka dhënë detaje të tjera, përveç se ka konfirmuar dërgesën e këtyre sistemeve.

Kievi dhe qeveritë Perëndimore thonë se Moska po furnizon me armë separatistët në Ukrainë dhe po dërgon luftëtarë rusë, për të ndihmuar separatistët që të kontrollojnë territore në kufi me Rusinë, që prej se Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014.

Amsterdami pa energji elektrike, anulohen shumë fluturime

Mungesa e energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit shkaktoi turma të mëdha në njërin prej aeroporteve më të frekuentuar në Evropë

AMSTERDAM – Për shkak të mungesës së energjisë elektrike në aeroportin ndërkombëtar “Schiphol” në Amsterdam janë anuluar dhe shtyrë për disa orë një numër i madh i fluturimeve.

Mungesa e energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit shkaktoi turma të mëdha në njërin prej aeroporteve më të frekuentuar në Evropë.

Autoritetet sot urdhëruan mbylljen e rrugëve dhe linjës hekurudhore drejt aeroportit në periferi të kryeqendrës holandeze.

Në ueb faqen e aeroportit njoftohet se sistemi kompjuterik për paraqitje sërish është në funksion, por paralajmëruan pasagjerët që të kontrollojnë radhën e fluturimit.

Siç theksuan në aeroport, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 do të ulet kapaciteti i fluturimeve ardhëse, si dhe disa fluturime janë anuluar.

Kompania kombëtare energjetike holandeze Tennet njoftoi se është duke hetuar shkakun e mungesës së energjisë elektrike. aa

Juncker: “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore”

“Evropa po humb fuqinë në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”, ka deklaruar Juncker

BRUKSEL – Presidenti i Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker, tha se “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”.

Juncker ka folur për gazetën holandeze “Trow” ku bëri deklarata në lidhje me ekonominë e BE-së, situatën demografike dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Ai ka theksuar se Evropa dhe Rusia duhet të fokusohen se si të formojnë sërish lidhjet duke lënë pas retorikën e Luftës së Ftohtë, duke shtuar: “Shoku im Putin, pavarësisht se askush nuk ka guximin të shprehet sot ‘shoku im Putin’ ne jemi shokë që prej shumë vitesh”. Sipas tij, Rusia është më shumë se një fuqi rajonale dhe tha se “duhet të mësojmë të flasim si të barabartë me rusët”.

Gjithashtu ai ka theksuar se siguria e Evropës nuk mund të ndërtohet pa Rusinë.

“Si evropianë mendojmë se jemi padronë të botës”

“Evropa po humbet fuqinë në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”, ka deklaruar Juncker.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Evropa ka rënë si një fuqi ekonomike dhe ka humbur fuqinë e saj demografike, Juncker tha: “Jemi të pranishëm nga pikëpamja kulturore, por nuk jemi dominues. Për këtë arsye unë i ftoj të gjithë që të jenë më modestë dhe të dëgjojnë pjesën tjetër të botës”.

“BE-ja nuk është një union kristian”, tha ai duke shtuar se kristianizmi ka ofruar kontribute të mëdha për zhvillimin e Evropës. “Në territoret tona jetojnë edhe myslimanë. Ata do të vazhdojnë të kenë vend në territoret tona për sa kohë që ata zbatojnë rregullat tona”, tha Juncker. aa

Gjermani, Parlamenti refuzon financimin nga buxheti i shtetit të një partie të ekstremit të djathtë

BERLIN -Parlamenti gjerman miratoi propozimin për përjashtimin e Partisë Nacionaldemokrate (NPD), formacion politik i ekstremit të djathtë, nga financimi nga buxheti i shtetit.

Propozimi, i bërë nga konservatorët e CDU-së së Merkelit, socialdemokratët e SPD-së dhe Demokratët e Lirë (FDP), i kërkoi parlamentit që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese që NPD-ja të mos merrte gjatë gjashtë viteve të ardhshme fonde nga buxheti i shtetit.

“Për NPD-në edhe një qindarkë është shumë”, deklaroi Stephan Harbarth i CDU-së.

Në votimin e parlamentit gjerman nuk kishte asnjë votë kundër, përveç abstenimit nga partia tjetër e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

NPD ka qenë e njohur për glorifikimin e Rajhut të Tretë.

Suedi, lejeqëndrimi për 9 mijë afganë me kusht vijimin e shkollimit

Qeveria suedeze ka përgatitur një projektligj sipas të cilit parashihet leje qëndrimi në vend për rreth 9 mijë refugjatë të rinj nga Afganistani, me kushtin për të vazhduar shkollimin

STOCKHOLM – Qeveria e Suedisë ka përgatitur një projektligj sipas të cilit parashihet leje qëndrimi në vend për rreth 9 mijë refugjatë të rinj nga Afganistani, me kushtin për të vazhduar shkollimin.

Televizioni shtetëror suedez SVT njoftoi se gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015, në këtë vend kanë arritur 20 mijë emigrantë të pashoqëruar. Shteti ka dhënë azil për 11.000 prej tyre të cilët ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa pjesa tjetër prej 9 mijë që ishin të moshës mbi 18 vjeç, asokohe nuk fituan azil.

Qeveria e Suedisë ka vendosur për të ndihmuar emigrantët tjerë të rinj nga Afganistani, duke përgatitur një projekt-ligj, sipas të cilit 9 mijë afganë të rinj marrin leje qëndrimi, por me kusht që të vazhdojnë shkollimin e tyre.

Kryetarja e Partisë Liberale në pushtet, Annie Loof, deklaroi se partia e saj mbështeti projekt-ligjin dhe se do ta mbështeste atë gjatë votimit në parlament.

Megjithatë, deklarata e saj për mbështetjen e projektligjit në fjalë ka hasur në reagime të qarqeve raciste dhe ekstreme të krahut të djathtë.

Kështu, në rrjetet sociale u shfaq një fotografi e Loof me shami në kokë dhe nën të shkruante: “Shumica e 9 mijë afganëve janë terroristë, banditë dhe vrasës, popull i Suedisë zgjohu”.

Kryeministri suedez, Stefan Löfven dhe ministri i Arsimit të Suedisë, Gustav Fridolin reaguan ashpër ndaj këtyre pretendimeve.

“Jam shumë i zhgënjyer nga kërcënimet drejtuar Loof. Çfarëdo që të bëhet, Loff është një person e cila është shumë mirë e njohur për të gjithë. Me një qëndrim njerëzor ajo zgjedh një rrugë të vështirë në politikën suedeze”, tha Fridolin. aa

Gjermania do të rishikojë mbi 4 mijë vendime për azil politik

Një pasaport siriane kontrollohet në një qendër për azil-kërkuesit në Gjermani

Gjermania do të rishikojë mijëra vendime për azil politik, ka thënë sot një zyrtar, teksa prokurorët po hetojnë një zyrtar i migracionit, i cili dyshohet se ka miratuar aplikacione që nuk kanë përmbushur kriteret.

Mbi një milion emigrantë, që janë larfuar nga konflikti në Lindjen e Mesme kanë ardhur në Gjermani që prej 2015-s. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për kohezionin social dhe sigurinë.

Zëvndësministri i Brendshëm, Stephan Mayer ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013 – janar 2017.

Certifikatat për pranimin e azilit do të anulohen nëse lejohet ligjërisht ka thënë ai.

Të premten, prokurorët kanë thënë se një zyrtar po dyshohet se u ka dhënë azil rreth 1,200 personave, të cilët dyshohen se nuk kanë plotësuar kriteret. Shumica prej këtyre personave që kanë fituar azil, i përkasin komunitetit etnik Yazidi.

Mayer ka thënë se dhjetëra persona të tjerë dyshohen se kanë punuar me këtë zyrtar të migracionit, i cili ka lëshuar azil. Këtu, sipas tij, përfshihen edhe dy firma ligjore. Mayer ka thënë se të gjitha vendimet e këtyre firmave do të rishikohen.

BE do të investojë 1.5 miliardë euro në inteligjencën artificiale

Komisioni Evropian, publikoi masat për të rritur investimet dhe forcimin e konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale në shtetet anëtare

BRUKSEL – Komisioni i Bashkimit Evropian (BE), njoftoi se deri në vitin 2020 do të investojë 1.5 miliardë dollarë në programet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e inteligjencës artificiale.

Komisioni Evropian, publikoi masat për të rritur investimet dhe forcimin e konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale në shtetet anëtare.

Sipas kësaj BE-ja nga programi Horizon 2020, të cilën e krijoi për të mbështetur kërkimet shkencore, projektet e zhvillimit dhe inovacionit, do të realizojë një investim prej 1.5 miliardë dollarë në fushën e inteligjencës artificiale.

Me këtë burim do të mbështetet zhvillimi i inteligjencës artificiale në sektorët e rëndësishëm si transport dhe shëndetësi.

Ndërkohë, në shtetet anëtare të BE-së në fushën e inteligjencës artificiale në vit ndahen burime prej gjithsej 4 miliardë dollarë, ndërsa kjo shifër në SHBA kalon 20 miliardë dollarë. aa

Shpikësi danez dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares

Shpikësi danez, Peter Madsen, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall, në nëndetësen e tij.

Prokurorët thanë se Madsen e ka planfikuar vrasjen e 30-vjeçares duke e ngulfatur ose duke i prerë fytin.

Mbetjet e saj trupore janë gjetur nga policia daneze më 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi gazetarja e ka intervistuar Madsenin në bordin e nëndetëses së tij.

Madsen, 47 vjeç, u dënua të mërkurën në një gjykatë në Kopenhagë.

Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe sulm seksual.

Madsen e ka pranuar se e ka copëtuar trupin e gazetares dhe se e ka hedhur në det.

Bavaria e bën të detyrueshme vendosjen e kryqit në institucionet publike

Këshilli ministror i shtetit vendosi që nga 1 qershori, në pjesët hyrëse të institucioneve publike në këtë shtet të varet kryqi

BERLIN – Në shtetin jugor gjerman të Bavarisë është vendosur detyrimi i varjes së kryqit në institucione publik.

Këshilli ministror i shtetit vendosi që nga 1 qershori, në pjesët hyrëse të institucioneve publike në këtë shtet të varet kryqi.

Kryeministri i Shtetit të Bavarisë nga Partia Unioni Kristian-Social (CSU), Markus Söder, tha se kryqi përtej një simboli fetar është “vula kulturore” e shtetit të Bavarisë.

“Kryqi nuk është një simbol që i përket një feje”, deklaroi, duke shtuar se vendimi i marrë nuk përfshin ndërtesat e institucioneve të qeverisë federale.

Vendim i qeverisë së shtetit shkaktoi reagime të shumta.

Të Gjelbërtit, Partia e Majtë dhe Partia e Lirë Demokratike kritikuan vendimin në fjalë, duke thënë se në vend të simboleve, në politikat ditore duhet të vendoset toleranca dhe dashuria.

Reagime kanë pasuar edhe në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale.

“Unë e dija se shteti dhe kisha janë të ndarë nga njëra-tjetra”; “Sa keq! Unë mendoja se kemi lënë prapa Mesjetën”, ishin disa nga reagimet në rrjetet sociale.

Shteti i Bavarisë edhe më parë ka sjellur detyrimin për vendosjen e kryqit në shkollat shtetërore dhe në sallat e gjykatave.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, më parë ka deklaruar se “Islami nuk i përket Gjermanisë”, duke tërhequr reagime nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka kritikuar këtë deklaratë duke thenë tha se edhe muslimanët dhe feja e tyre Islami i përkasin Gjermanisë. aa

Këshilli Mysliman Gjerman thotë se anti-semitizmi është “mëkat”

Gjermania, viteve të fundit, ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme

Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani tha se anti-semitizmi është “mëkat”.

“Anti-semitizmi, racizmi dhe urrejtja janë mëkate të mëdha në Islam, andaj nuk do t’i tolerojmë kurrë”, tha presidenti i Këshillit, Aiman Mazyek, për gazetën gjermane “Rheinische Post”.

Mazyek iu përgjigj komenteve të bëra në fundjavë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se Gjermania po përjeton “një fenomen të ri, ku refugjatët dhe njerëzit e tjerë me origjinë arabe po sjellin një formë ndryshe të anti-semitizmit”.

Mazyek tha se komentet e Merkelit kanë qenë “si zakonisht të diferencuara”, sepse ajo ka theksuar se anti-semitizmi nuk u kthye në Gjermani me refugjatët; “statistikat e krimit e tregojnë”, tha ai.

Mazyek tha se Këshilli Mysliman po organizon takime mes hebrenjve dhe refugjatëve, si dhe po udhëheq disa programe arsimore.

Salah Abdeslam dënohet me 20 vjet heqje lirie

Një gjykatë belge dënoi të hënën me 20 vjet heqje lirie të dyshuarin për sulmet në Paris, Salah Abdeslam dhe një bashkëpunëtor të tij, për tentim vrasjen e policëve gjatë një shkëmbimi të zjarrit në Bruksel në vitin 2016.

Gjyjatësja Marie-France Keutgen, tha se 28 vjeçari Abdeslam dhe tuniziani 24 vjeçar Sofien Ayari, u gjetën fajtorë për “tentim vrasjeje terroriste” gjatë një shkëmbimi të zjarrit në mars të vitit 2016.

Abdeslami është në një burg francez në pritje të gjykimit pë rrolin e tij në sulmet e grupit militant Shteti Islamik në nëntor të vitit 2015 në Paris që lanë pas vetes 130 të vrarë. Prokurorët thonë se ai është sulmuesi i vetëm i mbijetuar.

As ai e as Ayari, që është në burg në Belgjikë, nuk ishin të pranishëm në sallën e gjykatës gjatë shpalljes së vendimit.

Në kohën kur kishte ndodhur shkëmbimi i zjarrit në Bruksel më 15 mars të vitit 2016, Abdeslami po fshihej për katër muaj pasi kishte ikur nga Parisi natën kur i vëllai kishte hedhur vetë në erë në një kafene.

Ai mendohet se luajti një rol qendror logjistik në përgatitjen e sulmeve. Sipas akuzave ai siguroi shtëpi të sigurta për autorët, transportoi përmes Evropës të dyshuar të tjerë dhe çoi me makinë tre autorët e sulmeve vetëvrasëse në stadiumin e futbollit të Parisit, ku ata hodhën veten në erë gjatë një loje mes Francës dhe Gjermanisë.

Sulmi në stadium ishte i pari në një sërë sulmesh në gjithë Parisin në një mbrëmje të ngrohtë nëntori. Terroristët vunë në shënjestër bare, restorante dhe sallën e koncerteve të Bataclanit, para se të hidhnin veten në erë, ose të vriteshin nga policia.

Gjyqi i Brukselit është vetëm njëri prej proceseve që do të mbahen në muajt në vazhdim që ka në qendër sulmet terroriste në gjithë rajonin.

Belgjikë, vitin e kaluar janë humbur 618 fëmijë refugjatë

Në vitin 2015 në Belgjikë kishin humbur 277 fëmijë refugjatë, 284 në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar ky numër është rritur në 618

BRUKSEL – Sipas të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Child Focus, vitin e kaluar në Belgjikë janë humbur 618 fëmijë refugjatë të pashoqëruar.

Sipas Child Focus, organizatë e cila kryen hulumtime mbi fëmijët e humbur dhe të abuzuar seksualisht në Belgjikë, krahasuar me vitet e kaluara në vitin 2017 kishte një rritje serioze në numrin e fëmijëve refugjatë të humbur.

Child Focus thekson se në vitin 2015 ishin humbur 277 fëmijë refugjatë, 284 fëmijë në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar ky numër është rritur në 618.

Organizata shpreh shqetësimin se fëmijët refugjatë janë kapur nga abuzuesit.

Duke u shprehur se “këto shifrja janë një pjesë e vogël i një problemi shumë të madh”, zyrtarët e Child Focus thonë se po përpiqen që fëmijët t’i drejtojnë në qendrat e refugjatëve, por që këta fëmijë në masë të madhe po ikin me dëshirë që të kalojnë në shtetet tjera. aa

Francë: Evakuohen turistët pas një kërcënimi ndaj forcave të sigurisë

Mont Saint-Michel

 

 

Policia franceze ka evakuuar njerëzit nga ishulli turistik Mont Saint-Michel dhe po kontrollon shtëpitë, pasi një person ka kërcënuar forcat e sigurisë, raportojnë mediat lokale.

“Një person ka hyrë në Mont Saint-Michel. Para një pronari të një kafeneje, ai ka bërë kërcënime specifike kundër forcave të sigurisë”, tha kreu i qeverisjes lokale për transmetuesin publik FranceInfo.

Personi i dyshuar nuk dihet nëse është i armatosur, citohet të ketë thënë për transmetuesin francez, shefi i policisë, Jean-Marc Sabathe.

“Kam urdhëruar që të gjitha shtëpitë të kontrollohet dhe të verifikohet nëse personi është ende në Mont-Saint-Michel”, tha ai, duke shtuar se personi i dyshuar mund të jetë larguar së bashku me turistët, gjatë evakuimit.

Mijëra turistë vizitojnë këtë vend çdo vit.

Forcat e sigurisë në Francë kanë qenë në gatishmëri të lartë, që prej një serie të sulmeve terroriste kanë marrë jetën e mbi 230 personave gjatë vitit 2015 dhe 2016.

Hungarezët protestojnë kundër politikave të Orbanit

Protesta në Budapest

Mijëra hungarezë protestuan për të dytën fundjavë me radhë kundër politikave të reja të kryeministrit, Viktor Orban.

Organizatorët kanë thënë se në protestën e 21 prillit kanë marrë pjesë mbi 100 mijë persona. Hungarezët kanë protestuar në qytete të ndryshme të vendit, ndërkaq në kryeqytet, Budapest, vlerësohet se 30 mijë persona dolën në rrugë.

Partia Fidesz u shpall fituese në zgjedhjet e 8 prillit, duke i lejuar Orbanit mandatin e tretë radhazi si kryeministër dhe të katërtin në përgjithësi.

Kritikët e kanë akuzuar atë për politika anti-Bashkimit Evropian, anti-emigrantëve dhe kanë thënë se kryeministri Orban po kufizon liritë dhe po tenton që ta shdërrojë Hungarinë, në atë që ai vetë e ka quajtur “shtet joliberal”.

Liderët e partisë në pushtet kanë premtuar se do të miratojnë një ligj që do të kufizonte punën e organizatave joqeveritare që ndihmojnë refugjatët dhe azilkërkuesit.

Organizatorët e protestave e kanë thënë se media shtetërore pro-qeveritare dhe ato private, që kanë përkrahur partinë Fidez, kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit.

“Ne duhet të bëhemi bashkë që t’i japim fund gënjeshtrave që publikohen nga televizioni shtetëror”, ka thënë Gergely Homonnay, gazetar dhe shkrimtar, që ka ndimuar në organizimin e protestave.

“Duhet të formohet një organ i pavarur që mbikëqyrë funksionimin e mediave publike, të cilat nuk duhet të mbështesin fushatat politike”, ka thënë tutje ai.

Reagon Doris Pack: Turp për Ramën, e sulmon deputetin gjerman, mendon se të gjithë blihen e shiten

Doris Pack, ka reaguar për deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama ne adrese te Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategoritë e tij: të gjithë mund të blihen + shiten. Turp për të + gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan ajo në Twitter.

doris pak tww

Sot, kreu i PD-së, Lulzim Basha denoncoi dhe denoi ashper sulmet qe sipas tij, Edi Rama po bën nga mediat e kontrolluara prej tij, ne adrese te Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Ne nje deklarate nga selia blu, Basha permendi tre emra, Ramen, Tahirin dhe kryebashkiakun Veliaj, si pjese e ketij sulmi, sipas Bashes, neverites.

“Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar që lidhen drejtpërdrejt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn.

Ai është një nga figurat më të nderuara të Gjermanisë dhe evropës, një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë, por ku të sundojë shteti i të drejtës dhe demokracia, ndaj ka shprehur hapur kritikat. Kritikat e tij janë shprehur Ramës dhe qeverisë dhe nga shumë qeveri të BE, edhe nga SHBA, por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë, që të reflektojë për kritikat Rama ka zgjedhur të prodhojë fushatë shpifjesh kundër kryetarit të cështjeve të BE në Bundestag. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, që po zhvillohet prej tre ditësh, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit që lidhen direkt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn”- tha Basha.

Organizata baske ETA: Keqardhje për vuajtjet që kemi shkaktuar

ETA, përgjegjëse për vrasjen e mbi 800 njerëzve, përfshirë policë, politikanë dhe biznesmenë, muajin e ardhshëm do të njoftojë zyrtarisht shpërbërjen e saj

MADRID – Organizata paramilitare baske ETA, sot tha se ndjen keqardhje për vuajtjet që ka shkaktuar, në kohën e fushatës së saj të armatosur për pavarësinë e Baskisë nga Spanja, ndërkohë që premtoi se kurrë nuk do t’i kthehet dhunës.

Në një njoftim të botuar nga të përditshmet baske “Beria” dhe “Gara”, ETA pranon fajin për dhimbjet e shkaktuara gjatë fushatës së saj të armatosur, ndërkohë që shpreh përkushtimin për tejkalimin përfundimtar të pasojave të konfliktit dhe mospërsëritjen e tij.

“Me të vërtetë ndjemë keqardhje”, thuhet në kumtesë.

Transmetuesi publik bask, ETB, publikoi se organizata ETA, përgjegjëse për vrasjen e mbi 800 njerëzve, përfshirë policë, politikanë dhe biznesmenë, muajin e ardhshëm do të njoftojë zyrtarisht shpërbërjen e saj.

Pas mbi katër dekada të sulmeve me autobomba, dhe armë tjera, përfshirë rrëmbimet, ETA në vitin 2011 hoqi dorë nga fushata e dhunshme, ndërsa në vitin e kaluar dorëzoi armët. aa

Evakuime masive në Berlin, gjendet një bombë e luftës së Dytë Botërore

Një evakuim masiv po mbahet mëngjesin e së premtes në Berlin, për shkak të një bombe të gjetur, e cila është që nga lufta e Dytë Botërore.

Evakuimet nisën rreth orës 09:00 dhe do të prekin një zonë deri në 800 metra nga vendi ku është zbuluar bomba.

Zona përfshin Ministritë e Qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit.

Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.

Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba, e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar.

Kompania hekurudhore Deutsche Bahn dhe operatorët e tjerë të transportit kanë paralajmëruar për ndryshime të orareve për trenat, tramvajet dhe autobusët në zonë.

Fluturimet në aeroportin Tegel, rreth 7 km larg zonës, nuk do të preken, edhe pse aeroplanët që vijnë në tokë do të shmangin fluturimin mbi vendin.

Tegeli, i cili është aeroporti më i ngarkuar i Berlinit, u mbyll shkurtimisht në gushtin e shkuar pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Shtatorin e kaluar, pacientët në spitalet në Frankfurt u evakuan për të lejuar shpërthimin e kontrolluar të një tjetër bombë të madhe të kohës së luftës.

BE u dha azil mbi gjysmë milioni refugjatëve më 2017

Bashkimi Evropian u ka dhënë azil mbi gjysmë milioni refugjatëve në vitin 2017, bëri të ditur Agjencia për Statistika e BE-së, Eurostat.

Shifra është për rreth një të katërtën më e vogël, krahasuar me vitin 2016.

Eurostat-i tha se qytetarët sirianë kanë përbërë numrin më të madh të azilkërkuesve të suksesshëm, vitin e kaluar, për t’u pasuar nga afganët dhe irakianët.

Po sipas Eurostat-it, Gjermania ka marrë numrin më të madh të azilkërkuesve, rreth 60%, dhe është pasuar nga Austria dhe Suedia.

Më së paku azilkërkues kanë pranuar Republika Çeke dhe Polonia.

Migrantët nga Shqipëria dhe Kosova kanë pasur më së paku gjasa për azil vitin e kaluar, tha Eurostat-i.

Grupi separatist ETA do të shpërbëhet në maj

Organizata terroriste në fjalë, do të shpallë vendimin më 5 maj, gjatë një eventi në qytetin francez Bayonne

MADRID – Grupi separatist bask ETA planifikon në fillim të muajit të ardhshëm të njoftojë shpërbërjen e tij, pasi paraprakisht vitin e kaluar, pranoi një armëpushim dhe braktisjen e armëve.

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE, shkruan se organizata terroriste në fjalë do të shpallë vendimin më 5 maj, gjatë një eventi në qytetin francez Bayonne.

E themeluar në vitin 1959, përmes luftës së armatosur ETA u përpoq të arrijë themelimin e shtetit të pavarur të Baskisë, i cili do të shtrihej në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës.

ETA akuzohet për vrasjen e të paktën 800 njerëzve dhe për rrëmbimin e dhjetëra të tjerëve.

Organizata e cila në prill të vitit 2017 njoftoi braktisjen e armëve, është në listat e organizatave terroriste në BE-së dhe SHBA.

Gjithsej 228 persona të akuzuar për pjesëtarë të ETA-s ndodhen në burgjet e Spanjës, ndërkohë që 52 të tjerë në burgjet e Francës dhe një tjetër në Portugali.

Përkundër shpërbërjes së ETA-s, të dënuarit nuk pritet të lirohen nga burgjet. aa

Tusk: S’ka marrëveshje për Brexit pa zgjidhur çështjen e kufirit me Irlandën

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Nuk do të ketë marrëveshje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe as marrëveshje tranzicioni derisa nuk zgjidhet çështja e kufirit me Irlandën, tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Vendimi i Britanisë për Brexit ka shkaktuar problem dhe Britania duhet ta zgjidhë atë”.

“Pa zgjidhje, nuk do të ketë marrëveshje për tërheqje e as për tranzicion”, tha Tusk, duke folur para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Negociatorët e Brexit-it do të takohen sot për të vlerësuar nëse ka përparim në çështjen e kufirit irlandez.

Britania dhe BE-ja janë pajtuar se nuk duhet të ketë “kufi të vështirë”, por diferencat mbeten në atë se si të arrihet ky qëllim.

Britania duhet të largohet nga BE-ja deri në mars të vitit të ardhshëm.

Tulipanët në Holandë, kopshti i luleve në Keukenhof tërheq vëmendjen e vizitorëve

Keukenhof tërheq jo vetëm përfaqësuesit e botës së biznesit të kopshtarisë, por edhe fotografë dhe admirues të tjerë të luleve çdo vit me koncepte të ndryshme

AMSTERDAM – Qyteti Keukenhof i Holandës llogaritet si kopshti më i madh i tulipanit në botë, ndërsa këtë vit vizitorët priten me temë “Romancë në lule”.

E vendosur jo shumë larg qytetit të Lisse, Keukenhof tërheq jo vetëm përfaqësuesit e botës së biznesit të kopshtarisë, por edhe fotografë dhe admirues të tjerë të luleve çdo vit me koncepte të ndryshme. Parku mori emrin sipas kështjellës Keukenhof.

Ngjarja për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të tulipanit do të jetë e hapur nga fundi i marsit deri në mesin e muajit të pestë, ndërkaq edicioni i këtij viti do të zgjasë deri më 13 maj.

Fokusi i parkut është në pothuajse 7 milionë copë lule, që mundëson një numër kompanish të prezantojnë katalogë te tyre të gjallërisë. Rreth 500 kultivuesve kanë mundësinë të ekspozojnë një gamë të gjerë lulesh.

Ekipi i ekspertëve përpiqet të sigurojë për të gjithë ekspozuesit një hapësirë të veçantë që plotëson nevojat e tyre.

Rreth 20 fermerëve në vitin 1949 u lindi ideja për të organizuar një manifestim në formën e ekspozimit të luleve, e cila ishte një sinjal për ngjarjen në Keukenhof në formën e parkut të pranverës.

Për publikun u hap në vitin 1950 dhe menjëherë shënoi sukses të madh, kur u vizitua nga rreth 236,000 njerëz. Këtë vit organizohet edicioni i 69-të, kurse organizatorët presin një numër të madh vizitorësh edhe kësaj radhe. aa

Botuesi polak paditet për dy libra që flasin mbi Hitlerin

Dy të mbijetuar të Holokaustit dhe një ish-anëtar i rezistencës polake kanë ngritur padi kundër një shtëpie botuese, e cila sipas tyre ka qarkulluar libra të cilat lavdërojnë Adolf Hitlerin.Padia e tyre kundër botuesit Katmar Gdansk lidhet me dy libra propagandistike të bashkëpunëtorit belg të nazistëve, njëherësh oficer i SS, Léon Degrelle: “Shekulli i Hitlerit” (në dy vëllime) dhe “Hitleri demokrat.”

“Glorifikimi i nazizmit dhe mohimi i Holokaustit është një vepër penale në Poloni, dhe në teori mund të ndiqet penalisht, por në praktikë prokurorët kanë vepruar jo në mënyrë efektive në shumicën e rasteve”-shpjegon për AFP, Wojciech Kozlowski, një avokat i cili punon për firmën ligjore ndërkombëtare Dentons.

Ky është rasti i parë që një gjykatë civile në Poloni shyrton një çëshje të tillë”, shtoi Kozlowski, i cili ka deklaruar se prokurorët kanë hedhur poshtë një padi të mëparshme kundër botuesit në fjalë. Ankuesit argumentojnë se librat janë më shumë propagandë naziste sesa dokumente historike, por parashtruesit ankohen se këto botime ndikojnë në dinjitetin e tyre si njerëz që duruan vuajtje të tmerrshme në pushtimit nazist të Polonisë.

Një zëdhënës i botuesit mohoi kategorikisht çdo simpati me të djathtën ekstreme, duke siguruar që këto botime japin vetëm një pamje të mentalitetit nazist. Librat nuk u botuan për të “vlerësuar Hitlerin, por për të treguar fytyrën e vërtetë të gjermanëve, dhe sjelljen e tyre ndaj Hitlerit”-thotë Angie Ribes. Ai shtoi se ideologjia naziste dënohet në mënyrë eksplicite në një shënim të botuesit.

Juncker paralajmëron për Ballkanin Perëndimor

“Nëse i largojmë këto shtete nga perspektiva e BE-së, do t’i përjetojmë përsëri ngjarjet që i përjetuam në vitet 1990. Nuk dua që Ballkani Perëndimor të kthehet përsëri në luftë”

STRASBURG – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është shprehur se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të largohen nga perspektiva e BE-së, dhe paralajmëroi se ne të kundërtën paraqitet rreziku i kthimit në vitet 1990.

Juncker mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE), e cila po vazhdon në Strasburg.

Pas fjalimit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Asamblenë e Përgjithshme, fjalën e mori Juncker, i cili vlerësoi fjalët e Macron-it për të ardhmen e BE-së dhe për “sovranitetin evropian”.

Duke rikujtuar se BE në vitin 2003 ka dhënë premtime për shtetet e Ballkanit si perspektiva e së ardhmes, Juncker thotë se “Unë nuk jam naiv, jam në dijeni të problemeve. Jam në dijeni të përpjekjeve që duhet të tregojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nëse i largojmë këto shtete nga perspektiva e BE-së, do t’i përjetojmë përsëri ngjarjet që i përjetuam në vitet 1990. Nuk dua që Ballkani Perëndimor të kthehet përsëri në luftë”.

Duke iu drejtuar Macronit me fjalët “Franca e vërtetë u rikthye”, Juncker thotë se është i kënaqur nga afrimi i Gjermanisë dhe të Francës.

“Por BE-ja nuk përbëhet vetëm nga Franca dhe Gjermania. BE-ja ka 28 anëtarë. Nesër do të bëhemi 27 (Brexit). Në mënyrë që ky motor të vazhdojë të punojë, nevojitet bashkëpunimi edhe me të tjerët”.

Shtetet si Serbia dhe Mali i Zi nga Ballkani Perëndimor po i vazhdojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini në muajin shkurt kishte prezantuar strategjinë për Ballkanin Perëndimor, ku kishte theksuar se “Viti 2025 nuk është datë e anëtarësimit, por një perspektivë e vërtetë për Ballkanin”. aa

Macron: Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se duhet të ketë një ofertë të besueshme për Ballkanin Perëndimor, pasi, sipas tij, ekziston rreziku i rritjes së ndikimit të fuqive të huaja në vendet e rajonit.

“Para nesh ka një rrezik gjeopolitik nëse Ballkani Perëndimor lëviz drejt Turqisë ose drejt Rusisë. Ky është rrezik”, tha Macron.

Ai foli para Parlamentit Evropian, ku theksoi nevojën e një pragmatizmi nga ana evropiane kur është në pyetje Ballkani Perëndimor.

Ai tha se mbron një qasje të dyfishtë: përafrimin e rajonit kah Evropa, por edhe reformimin e brendshëm të tij përpara anëtarësimit.

“Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë, por nuk dua që Evropa të ketë probleme të funksionojë me 28 anëtarët e saj, ndërsa nga nesër do të jenë 27. Ndoshta në disa vite të ardhshme do të vazhdojë me 30, 32 anëtare nën të njëjtat rregulla”, tha Macron.

Ky ka qenë adresimi i tij i parë në Parlamentin Evropian prejse ka marrë detyrën e presidentit të Francës.

Franca është në mesin e atyre vendeve të BE-së, që nuk duan të lidhen me afate kohore sa i përket zgjerimit të bllokut.

Macron: “duket se ka nisur një luftë civile evropiane, ku nacionalizmi dhe egoizmi kanë përparësi”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje evropianëve t’i rezistojnë rritjes së autoritarizmit dhe të ripërtërijnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë.

“Nuk dua t’i përkas një brezi të të përgjumurve që kanë harruar të kaluarën e tyre”, tha Macron në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg.

“Dua t’i përkas një brezi që zgjodhi të mbrojë demokracinë e tij”, tha ai.

Macron tha se “duket se ka nisur një luftë civile evropiane, ku nacionalizmi dhe egoizmi kanë përparësi”.

Ai e dënoi, siç u shpreh, magjepsjen me joliberalët.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e lavdëroi fjalimin e Macronit dhe përkushtimin e tij ndaj BE-së.

“Kjo është Franca e vërtetë”, tha Juncker.

“Mes SHBA-ve dhe Francës nuk ka pikëpamje të ndara”

“SHBA-të me të cilët u bashkuam në operacion e kuptojnë plotësisht se misioni ynë në Siri nuk është vetëm për të luftuar me DEASH (ISIS), por ai përfshin edhe përgjegjësitë humanitare dhe ndërtimin e paqes”

PARIS – Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se nuk ka pikëpamje të ndara mes vendit të tij dhe SHBA-ve në çështjen e objektivave dhe mbrojtjes së pranisë ushtarake në Siri.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në rezidencën presidenciale Elysee pas takimit me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, Macron ka theksuar se që nga fillimi koalicionit ndërkombëtar në Siri ka patur qëllimin e luftës kundër DEASH-it.

“Ajo që Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur është pozicioni që ne kemi qenë duke mbrojtur që nga fillimi. Nuk ka pikëpamje të ndara mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës. Edhe unë nuk thashë se SHBA dhe Franca do të qëndronin në Siri për qëllime ushtarake për një kohë të gjatë. Kam arsye të them se SHBA-të me të cilët u bashkuam në operacion e kuptojnë plotësisht se misioni ynë në Siri nuk është vetëm për të luftuar me DEASH, por ai përfshin edhe përgjegjësitë humanitare dhe ndërtimin e paqes. Ne në Siri kemi vetëm një armik dhe ai është DEASH-i”.

Pasi ka rikujtuar se Asadi kryen operacione të papranueshme kundër popullit me pretekstin e DEASH-it, dhe se ai nuk zbaton vendimet e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), Macron tha se “Në këtë kuadër legjitim Franca, SHBA-ja dhe Britania kanë kryer ndërhyrje”.

Macron ka shtuar se Franca ka tre përparësi në rajon, të cilat janë lufta kundër terrorizmit, dërgimi i ndihmave humanitare dhe vendosja e armëpushimit si dhe përgatitjen e një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse për të ardhmen e Sirisë.

Në një program televiziv mbrëmë Macron ishte shprehur se “10 ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, ishte shprehur se do të tërhiqte ushtarët nga Siria. Ne bindëm amerikanët që të qëndronin në Siri. Në të njëjtën kohë kemi siguruar që operacioni të ishte i kufizuar vetëm me qendrat për prodhimin e armëve kimike”.

Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në lidhje me deklaratën e Macron kishte theksuar se “Presidenti Trump është i qartë në çështjen se dëshiron që ushtarët amerikanë të kthehen në shtëpitë e tyre në kohën më të shpejtë”. aa

Macron: Nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë

“Nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”, ka theksuar Macron, duke bërë të ditur se sot ka 4.5 deri në 6 milionë qytetarë myslimanë francezë

PARIS – Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur se “nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”.

Macron i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një program special të publikuar nga BFMTV dhe Mediapart. Ai pyetjes në lidhje me myslimanët dhe mbulesën në vend, i është përgjigjur se kryesisht feja islame është përhapur në Francë pas emigrimeve dhe lëvizjeve të popullsisë.

“Për Francën kryesisht kjo fe konsiderohet e re. Historikisht Franca ka patur lidhje me katolikët, protestantët dhe hebraikët. Shumë nga bashkatdhetarët tanë kanë frikë nga ky fenomen i ri. Nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”, ka theksuar Macron, duke bërë të ditur se sot ka 4.5 deri në 6 milionë qytetarë myslimanë francezë.

Më tej Macron ka nënvizuar se kjo frikë është ushqyer për shkak të rrymave radikale dhe se kjo nuk paraqet Islamin e vërtetë.

Pyetjes “Çfarë ndieni kur përballeni me një grua të mbuluar?”, Macron i është përgjigjur “e respektoj dhe gjithashtu ndaj kësaj duhet të tregohet respekt edhe në Francë.”

Ai duke vënë në dukje se nuk është pro një rregullimi ligjor që do të sillte ndalimin e shamive në Francë, Macron ka përmendur ndryshimet e mënyrës së jetesës tradicionale franceze me fenë islame.

Në lidhje me çështjen e pjesëmarrjes së nënave të mbuluara bashkë më fëmijët e tyre në aktivitetet dhe shëtitjet e shkollave, që në një kohë në Francë u bë temë diskutimesh, presidenti Macron u shpreh: “Nëse ato janë qytetarë, nuk janë punonjës apo me detyrë në shkollë, ata mund t’i vendosin shamitë e tyre të mbulesës sepse shkolla është laike, shoqëria nuk është laike”. aa


Send this to a friend