VOAL

VOAL

SHBA mbështet hetimin e krimeve ruse në Ukrainë

RFE/RL

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, deklaroi të enjten në Poloni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s.

“Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht faktin se një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve”, tha Harris.

Këto komente Harris i bëri pas takimit në Varshavë me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

Edhe pse Harris nuk i quajti drejtpërdrejt krime lufte të Rusisë ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë, ajo tha se “çdo sulm ndaj civilëve përbën shkelje” dhe se për këtë mbështeti idenë e një hetimi ndërkombëtar.

Imazhet nga Ukraina treguan qartë mizoritë që po ndodhin, tha Harris, edhe para se një hetim të përcaktojë se si t’i quajmë ato.

“Absolutisht, duhet të ketë një hetim dhe ne të gjithë duhet ta vëzhgojmë”, deklaroi Harris, duke vënë në dukje se Kombet e Bashkuara kanë filluar tashmë një proces për të shqyrtuar akuzat.

“Nuk kam dyshim se sytë e botës janë te kjo luftë dhe çfarë ka bërë Rusia në lidhje me këtë agresion dhe këto mizori”, theksoi Harris.

Ajo tha se nuk do të mungojë mbështetja financiare, humanitare, si dhe mbështetja në fushën e sigurisë për Ukrainën.

Ndërkohë, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se “është e qartë që në Ukrainë rusët po kryejnë krime lufte”.

Ai tha se pushtimi rus i Ukrainës bart më vete “elemente të gjenocidit dhe synon eliminimin dhe shkatërrimin e një kombi”.

Ndërkaq, Harris lavdëroi popullin polak, i cili, sipas saj, ka hapur dyert për refugjatët ukrainas.

Tashmë, më shumë se 2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe më shumë se gjysma prej tyre kanë arritur në Poloni, ndërsa pritet që edhe më shumë të ikur pritet të mbërrijnë në ditët në vijim.

Duda paralajmëroi për një “katastrofë refugjatësh” nëse Polonia nuk merr më shumë ndihmë për të ndihmuar në strehimin dhe ushqyerjen e ukrainasve që ikin nga luftimet.

Italia ndërpret furnizimin me naftë ruse Nga Alba Kepi

16 miliardë euro për të përballuar rritjen e çmimeve, redukton taksën e gazit

 

Agjensia Kombëtare Italiane për furnizimin me hidro karbure, ENI, me një notë zyrtare ka informuar ndërprerjen e furnizimit me naftën ruse e derivatet e saj.

Agjensia italiane ka vendosur pezullimin e të gjitha kontratave në fuqi me Rusinë, për furnizmin me naftën bruto e produktet e saj, si dhe ka informuar se po ndjek me vëmendje procesin e furnizimit me gazin nga Rusia.

Kryeministri italian Mario Draghi ka informuar në Parlamentin italian mbi masat konkrete që qeveria po ndërmerr për të përballuar krizën energjitike që ka përfshirë vendin.

Qeveria italiane do të reduktojë në 5% taksën mbi konsumin në faturat e gazit e ka lëvruar një fond prej 16 miliardë euro për të ndihmuar familjet nga rritjet e çmimit të furnizimit me gaz.

Gjithashtu janë përcaktuar bonuese sociale për të përballuar rritjen e çmimeve të gazit e energjisë për familjet në nevojë e me të ardhura të ulëta, e familjet me persona të sëmurë.

Kryeministri italian ka informuar se ekzekutivi i tij po punon për të eleminuar varësinë nga gazi rus, e ka si objektiv të ndërmarrë një aksion të fortë e konkret ndaj Rusisë me pezullimin e furnizimit nga ku vend.

Tre janë rrugët e shpejta të identifikuara për të zëvendësuar gazin rus; rritja e kërkesës së furnizimit me gaz nga Algjeria e Libia, shtimi i prodhimit vendas i cili për momentin furnizon vetëm një përqindje të ulët të nevojës kombëtare, baraz me 3.l miliardë metra kub në vit, si dhe rritja e rezervave kombëtare të gazit për të përballuar cdo të papritur.

Ndaj krizës energjitike e të gazit, qeveria italiane po punon dhe për forcimin e sektorit të energjisë së rinovueshme e riaktivizimin e centraleve me karbon.

Gjatë një viti Italia furnizohet mesatarisht me 70 miliardë metra kub gaz, ku 30 miliardë eksportohen nga Rusia e që janë baraz me 40% të sasisë totale.

Ministri italian i Tranzicionit Tekonologjik ka informuar gjithashtu se brenda 30 muajve, Italia do të evitoj varësinë nga gazi rus, e se qysh në pranverën e këtij viti, 15-16 miliardë kub gaz që do të mbërrij në Itali, do të kenë një tjetër vend furnizues e jo më Rusinë.

Baerbock: Mbrojtja e paqes në Ballkan, përgjegjësi historike e Gjermanisë

VOA/Marrë nga Associated Press

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock thotë se vendi i saj ka “një përgjegjësi historike” për të mbrojtur paqen në Ballkan, pasi bëri një paralelizëm mes shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990 dhe agresionit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës.

“Jam e vetëdijshme se shumë njerëzve këtu u kujtohet periudha e tmerrshme e viteve 1990 kur shohin pamjet nga Kievi, nga Mariupoli,” tha zonja Baerbock të enjten në Sarajevë, duke iu referuar qyteteve ukrainase që janë vënë një shënjestër të sulmeve ruse.

Kryediplomatja gjermane shtoi se brezi i saj i politikanëve u rrit në krah të 350,000 refugjatëve boshnjakë të strehuar në Gjermani dhe se kjo ndikoi në formimin e tyre.

“Ne duam të jetojmë së bashku në shtëpinë evropiane,” tha zonja Baerbrock në ditën e parë të turneut të saj katër-ditor në Ballkanin Perëndimor që do të përfshijë gjithashtu ndalesa në Serbi, Kosovë dhe Moldavi.

Finlanda shqyrton mundësinë e anëtarësimit në NATO

VOA/Marrë nga Reuters

Finlanda do të rishikojë politikën e saj të sigurisë për të vendosur nëse do të anëtarësohet në NATO, tha të enjten Presidenti i vendit Sauli Niinisto.

Shqyrtimi i mundësisë për anëtarësim është bërë më urgjent që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO, tradicionalisht rreth 20%, është rritur gjatë muajit të kaluar.

“Pasi të kemi analizuar alternativat dhe rreziqet, do të dalim me përfundime”, u tha presidenti Niinisto gazetarëve, por pa dhënë ndonjë afat për procesin.

Zoti Niinisto u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Uashington fundjavën e kaluar dhe do të ketë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten.

Ai nuk pranoi të thoshte se çfarë do të bisedonte me presidentin rus.

Po të enjten, autoritetet e vendit thanë se Finlanda ka shtuar sasinë e rezervave emergjente, përfshirë karburantin dhe mallrat e prodhimit bazë.

Zelensky: Jemi në luftë prej 15 ditësh! Rusët janë monstra, por ne nuk do të dorëzohemi kurrë

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksky u shpreh se janë të vendosur në mbrojtje të shtetit, duke theksuar se ushtria ukrainase ka bërë të mundur zmbrapsjen e forcave ruse në zonat kryesore në Ukrainë.

“Falë ushtrisë tonë, falë Gardës Kombëtare, rojeve kufitare, policisë dhe të gjithë atyre që i janë bashkuar mbrojtjes së vendit , ne nuk u bëmë kurrë skllevër dhe këtë nuk do ta bëjmë kurrë, sepse ky është shpirti ynë , ky është fati ynë”, ka thënë Zelensky.

Sa i përket deklaratës së Lavrov se spitali i Mariupol nuk kishte gra dhe se ishte kthyer në një bazë për forcat ukrainase, Zelensky tha se kjo është ajo që Rusia di të bëjë më mirë të besojë gënjeshtrat e saj. bw

Kolona e tankeve ruse bie në kurthin e ukrainasve, vritet një tjetër komandat i lartë rus

Fotot dramatike të publikuara nga mendiat ndërkombëtare, tregojnë momentin kur një kolonë tankesh ruse shkatërrohet nga një pritë ukrainase pranë Kievit. Sulmi thuhet se i ka marrë jetën një komandanti tjetër të lartë rus, ndërsa forcat e Vladimir Putinit po bëjnë presion mbi kryeqytetin e Ukrainës.

Ukrainasit tani kanë pohuar se kanë vrarë mbi 12,000 rusë që kur Putin urdhëroi trupat e tij të hynin në vendin e tyre. Rusia priste të ishte një fitore e shpejtë kur ai urdhëroi pushtimin dy javë më parë, por forcat e tij janë bllokuar dhe tani rregullisht godasin civilët.

Forcat e Moskës thuhej se po bënin përparime të shpejta drejt Brovary, një periferi e madhe lindore e Kievit, në atë që besohet të jetë fillimi i një përpjekjeje për të pushtuar qytetin.

Por video e marrë nga një dron ukrainas tregon tanket të bombarduara me artileri në pritën shkatërruese dhe të detyruar të kthehen prapa, pranë periferisë.

Gjenerali i Ukrainës: “Kufomat e ushtarëve rusë janë kthyer në ushqim për qentë”

Gjenerali i Forcave të Armatosura të Ukrainë,  Dmytro Marchenko ka reaguar ashpër ndaj ushtarëve rusë, të cilët prej 15 ditësh nuk i kanë ndalur sulmet në Ukrainë, ndërsa janë bombarduar edhe civilë. Mi nisjen e pushtimit të Ukrainës, Rusia nuk e kishte menduar se do të përballej me një rezistencë të fortë nga ana e Ukrainës.

Ushtarët rusë kishin shpresuar për një fitore të shpejtë në Mykolaiv, një pikë kyçe për kontrollin e Detit të Zi, ndërsa kishtin pretenduar edhe realizimin e një sulmi përfundimtar në Odesa,  porti më i madh ky i Ukrainës.

Por duket se tashmë shpresat e tyre janë shuar.

Ata ndeshën në një rezistencë kokëfortë, tipike për vendosmërinë e vendit për të mbizotëruar.

Banorët e qytetit historik kanë luftuar duke detyruar trupat e presidentit Putin që tq tërhiqen nga aeroporti që ata pushtuan gjatë fundjavës.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme predhat nuk u ndalën mbi qytetet ukrainase.

Gjenerali Dmytro Marchenko, i Forcave të Armatosura të Ukrainës,tregon se nuk është trembur nga forcat ruse

Ai tha se armiku po i linte trupat e të vdekurve aty ku ata u vranë.

“Është e pakëndshme ta thuash këtë, por kufomat e tyre janë ushqim për qentë endacakë,” tha ai në një intervistë për The Times .

“Ne nuk jemi në gjendje t’i marrim ata për shkak të sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse në ato zona.”

Ai u zotua se njerëzit e tij do të vrisnin dhjetë rusë për çdo civil të vrarë në betejën për Mykolaiv , në verilindje të Odesës.

“Ne e dimë se cilët janë këta njerëz. Ne kemi një sasi të madhe inteligjence, duke përfshirë edhe partnerët tanë amerikanë. Ne garantojmë se nuk do të qëllojmë asnjë ushtar rus që dorëzohet. Gjithashtu, ne garantojmë që ekuipazhet ruse të tankeve nuk do të kenë asnjë dëm nëse ata vijnë në linjat tona me armët e tyre kryesore të kthyera nga ne. Nëse kanë kryer krime, do të gjykohen, por do të jenë të gjallë. Pjesa tjetër do të bëhet ushqim për qentë.”, tha më tej ai.

466866652e3202817ef50f51b008b458

Zyrtarët në Mykolaiv, të udhëhequr nga Vitaliy Kim, guvernatori karizmatik i rajonit, kanë thënë se presin një sulm brenda disa orësh.

Ata kanë frikë se rusët do të përpiqen të sulmojnë qytetin dhe marrin urën Varvarivskyi mbi lumin Pivdennyi Buh, e cila do t’u jepte atyre një rrugë të lehtë  drejt Odesës.

Kim, 41 vjeç, i cili u zgjodh në vitin 2020, ka frymëzuar popullatën e Mykolaiv-it për të marrë armët në mbrojtje të lirisë dhe vendit të tyre.

“Mykolaiv dëshiron që bota të dijë se ne jemi një qytet shumë i bukur me njerëz shumë të mirë. Dhe kur të përfundojë lufta, ne duam që turistë – jo rusë me armë – por njerëz nga e gjithë bota të vijnë këtu. Ne duam t’u tregojmë atyre se jemi një qytet krenar dhe kjo është arsyeja që nuk do ta lëmë kurrë armikun të hyjë këtu”, tha ai ndër të tjera.

Ndër të tjera tregoi se  gjatë të martës 28 rusë ishin dorëzuar dhe se ishin të uritur

“Ata janë të uritur, të pistë, të ftohtë. Ata kërkojnë ushqim dhe ujë. Ne do të kemi nevojë për ndihmë dhe autobusë për t’i larguar ata nga këtu. Ata po dërgohen nën shoqërimin e policisë në Kiev, Vinnytsia dhe qytete të tjera. Shumë prej tyre janë 19-vjeçarë ose 20-vjeçarë të cilët nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh rreth tyre. Ata thjesht po dërgohen këtu si mish për top. Mesazhi im për prindërit e tyre në Rusi është që të largojnë fëmijët e tyre nga këtu. Ne nuk kemi nevojë për to.”, ka thënë ai.

 Methode Times Prod Web Bin 4e8208f8 9fe1 11ec B38e 10b333e9179b

Koloneli Roman Kostenko, një veteran i Donbasit ka ndihmuar në mbrojtjen e Mykolaiv që nga dita e dytë e luftës.

“Me çdo ditë që kalon morali dhe qëndrueshmëria psikologjike e ukrainasve dhe këtij qyteti po rritet. Kam punuar me agjencitë e inteligjencës ukrainase dhe mund t’ju them se morali dhe qëndrueshmëria e forcave të armatosura ruse po bien me çdo goditje që forcat tona godasin kundër tyre. Ne do t’i shtojmë goditjet tona në atë masë sa që gjithçka që ata do të mendojnë  të ikin sa më shpejt që të munden.”

Kostenko tha se zyrtarët ukrainas po përdornin informacione nga sendet e gjetura në automjetet ruse të braktisura ose të kapura dhe mjete të tjera për të përpiluar një listë me emra dhe adresa të shtëpive të kujtdo që kishte sulmuar civilët ose kishte kryer krime lufte.

 Methode Times Prod Web Bin 552db5e4 9fe1 11ec B38e 10b333e9179b

“Unë i siguroj ata se pasi të përfundojë kjo luftë, ne do të veprojmë siç bëjnë izraelitët dhe ne do të ndjekim secilin prej tyre dhe do t’i ndëshkojmë ata.

Kim kishte një mesazh të thjeshtë për rusët teksa qëndronte jashtë zyrës së tij.

“Ne nuk do të heqim dorë nga qyteti ynë,” u zotua ai,  “Nëse arrijnë të hyjnë, do të sulmohen nga çdo drejtim. Ne kemi një sistem rrjeti rrugësh me shumë ndërtesa të larta dhe do të jetë e lehtë të përdoren koktejet molotov nga çatitë. Ata do të digjen.”, paralajmëroi ai.

(BalkanWeb)

OBSH bën bilancin: Rusia ka sulmuar me bomba 18 objekte shëndetësore në Ukrainë

Rusia ka sulmuar 18 objekte shëndetësore që nga fillimi i pushtimit të saj të Ukrainës dy javë më parë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi një sulm ajror rus shkatërroi një maternitet në portin Mariupol.

Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqen të largohen nga zona e luftimeve.

OBSH-ja tha më 9 mars se ka konfirmuar 18 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë dhe kishte konfirmuar 10 vdekje në sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe ambulancave që nga fillimi i luftimeve. bw

Rusët qëllojnë në qendër të banuar: katër të vdekur (përfshirë dy fëmijë)

VOAL- Një bombardim natën e së enjtes nga forcat e armatosura ruse goditi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër, përfshirë dy fëmijë. Kjo është raportuar nga BBC, duke cituar Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës. Sulmi goditi fshatin Slobozhanske, në juglindje të vendit. Shërbimet e urgjencës shtetërore thonë se nga sulmi është plagosur një vajzë pesëvjeçare e cila është dërguar me urgjencë në spital. Ekipet e shpëtimit kryen operacione kërkimi për orë të tëra për të nxjerrë trupat nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga rusët. rsi-eb

 

Harris në Poloni e Rumani, përqendrim tek hapat e ardhshëm kundër Rusisë

VOA

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris do të vizitojë Poloninë dhe Rumaninë për të diskutuar rreth hapave të ardhshëm për t’iu përgjigjur agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe për t’i siguruar këto vende mbi mbështetjen e Uashingtonit. Zonja Harris do të zhvillojë takime me udhëheqësit e këtyre dy vendeve duke filluar nga dita e enjte.

Polonia dhe Rumania kanë qenë tejet të shqetësuara mbi agresionin e Rusisë në rajon. Ato ndodhen në kufi me Ukrainën dhe po përballen me vërshimin e mijëra refugjatëve drejt territorit të tyre.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë se zonja Harris do të përqendrohet tek mënyrat se si anëtarët e NATO-s mund të zbatojnë sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Moskës dhe se si ata mund të qëndrojnë në një linjë e të bëjnë përpara së bashku.

Sipas të njëjtëve zyrtarë zonja Harris pritet gjithashtu të takohet me refugjatë ukrainas në Poloni, si dhe të diskutojë rreth vazhdimit të ndihmës humanitare e mbi sigurinë, për Ukrainën dhe rajonin. Numri i refugjatëve që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit i ka kaluar të 2 milionët.

Nënpresidentja pritet të diskutojë mbi këto çështje në Varshavë edhe me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, i cili gjithashtu po viziton rajonin.

Shumë nga diskutimet tona në këto dy kryeqytete do të jenë për caktimin e hapave të ardhshëm… dhe si të bëjmë përpara“, tha një nga zyrtarët.

Vizita në Evropën Lindore vjen pas udhëtimit të zonjës Harris në Gjermani ku mori pjesë në konferencën e Mynihut mbi sigurinë. Ajo u takua atje me aleatë e partnerë të SHBA-ve, mes tyre Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiyy, në një përpjekje për t’i mbajtur aleatët evropianë të bashkuar ndërsa agresioni rus ndaj Ukrainës po bëhej i pashmangshëm.

Vizita e zonjës Harris në këto vende është një shenjë e besimit në rritje të Presidentit Joe Biden në aftësitë diplomatike të zonjës Harris për çështje me ndjeshmëri të madhe. Kjo është gjithashtu një përpjekje e administratës për të menaxhuar nervozitetin mes disa vendeve aleate si dhe për të vazhduar fushatën e Uashingtonit për të izoluar Moskën ndërkombëtarisht, edhe pse Shtetet e Bashkuara po përpiqen të shmangin konfliktin e drejtpërdrejtë me Rusinë.

Të martën, Shtetet e Bashkuara refuzuan një ofertë të papritur nga Polonia për të dërguar avionët e saj luftarakë MiG-29, prodhim rus, në një bazë amerikane në Gjermani, e më pas në Ukrainë, për të përmbushur nevojat e këtij vendi për t’u përballur me agresionin rus.

Zyrtarët e administratës amerikane thanë se dialogu do të vazhdojë për të gjetur mënyrën më të mirë për të ofruar ndihmë për sigurinë në Ukrainë, por ata nuk dhanë detaje se si nënpresidentja planifikon ta trajtojë situatën me Poloninë.

Zonja Harris do ta përdorë udhëtimin për të përsëritur mesazhin se “Putini ka bërë një gabim që do të rezultojë në disfatë strategjike të fuqishme për Rusinë”, tha një nga zyrtarët e administratës.

Kremlini e quan sulmin ndaj Ukrainës një “operacion special” për të çarmatosur Kievin dhe për të rrëzuar ata që i quan, udhëheqësit neo-nazistë të saj.

Gra shtatzëna të gjakosura, fëmijë të plagosur, pamje nga spitali i sulmuar me bomba nga rusët në Mariupol

Forcat ruse kanë bombarduar këtë të mërkurë një spital për fëmijë në Mariupol, sulm ky i përshkruar nga presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky si mizori.

Sulmi i raportuar erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një pauzë 12-orëshe, për të lejuar refugjatët të evakuoheshin.
Këshilli i qytetit të Mariupolit postoi një video të spitalit të shkatërruar në qytet dhe akuzoi forcat ruse se hodhën disa bomba mbi të.

“Shkatërrimi është i madh,” tha këshilli. “Ndërtesa e objektit mjekësor ku janë trajtuar fëmijët së fundmi është shkatërruar plotësisht.

Vlen të përmendet se në një deklaratë Zelensky përsëriti thirrjen që NATO, duhet të shpallë një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë.bw

Scholz: Nuk do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë

RFE/RL

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky koment erdhi pasi Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29 në bazën amerikane në Gjermani.

“Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes… kemi dërguar armë, gjë për të cilën iu kemi treguar, por po ashtu është e vërtetë që ne e kemi shqyrtuar me kujdes se çfarë do të bëjmë, dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”, tha Scholz gjatë një konference për media të mërkurën, së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Scholz po ashtu u pyet nëse Gjermania e refuzon në mënyrë kategorike ndalesën importeve të energjisë ruse dhe tha se për disa muaj është duke punuar që shteti i tij të ulë varësinë nga importet e karburanteve.

Ndryshe, SHBA-ja ka refuzuar ofertën e Polonisë për të transferuar avionët luftarakë MiG-29 në një bazë amerikane në Gjermani, si mënyrë për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës, teksa ky shtet përballet me pushtimin rus.

SHBA-ja ka synim që të rrisin dërgesat e armëve në Ukrainë, mirëpo ideja e dërgimit të aeroplanëve luftarakë nga territori i NATO-s në një zonë lufte, “ngre shqetësime serioze për gjithë aleancën e NATO-s”, tha Pentagoni.

Ukraina i kërkon Rusisë armëpushim për të riparuar linjën elektrike në Çernobil

VOA

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të mërkurën se Rusia duhet të bjerë dakord urgjentisht për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet e një linje elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, duke thënë se ndërprerja e energjisë mund të shkaktojë rrjedhje rrezatimi.

Autoritetet ukrainase thanë se centrali, që është vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, po përdor gjeneratorë për furnizim të përkohshëm me energji.

Zyrtarët ukrainas thonë se ndërprerja mund të vërë në rrezik sistemet e ftohjes.

“Gjeneratorët me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të furnizuar me energji centralin e Çernobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes do të ndalin së funksionuari, duke e bërë të pashmnagshme rrjedhjen e rrezatimit,” tha zoti Kuleba në Twitter.

Nuk është ende i qartë shkaku i dëmtimit të linjës së energjisë që furnizon Çernobilin, por kjo ndodh në një kohë kur vazhdon agresioni us ndaj Ukrainës. Centrali është nën kontrollin e trupave ruse që nga java e kaluar.

Operatori ukrainas i rrjetit tha se pa energji, “parametrat e sigurisë bërthamore dhe rrezatimit” nuk mund të kontrollohen.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike tha në një deklaratë se humbja e energjisë në central nuk ka ndonjë ndikim kritik mbi sigurinë.

“Vëllimi i ujit ftohës në termocentralin bërthamor të Çernobilit është i mjaftueshëm për ftohje”, tha agjencia e OKB-së.

Polonia, e gatshme të dorëzojë aeroplanët MiG-29 në dispozicion të SHBA-së

RFE/RL

Polonia ka njoftuar se është e gatshme të dorëzojë të gjithë aeroplanët ushtarakë MiG-29 në bazën ajrore amerikane në Gjermani, dhe u ka bërë thirrje vendeve tjera anëtare të NATO-s, që kanë aeroplanë të tillë të prodhuar nga Rusia, që ta bëjnë të njëjtën gjë, ka thënë Ministria e Jashtme polake përmes një deklarate më 8 mars.

Ligjvënësit amerikanë kanë shtyrë administratën e presidentit amerikan, Joe Biden më 7 mars që të ndërmjetësojë transferimin e aeroplanëve nga Ukraina në Poloni, pas një kërkese që ka bërë më 5 mars, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

“Autoritetet e Republikës së Polonisë janë të gatshme të dorëzojnë – menjëherë dhe pa kosto shtesë – të gjithë aeroplanët MiG-29 në bazën ajrore Rammstein dhe t’i vendosin në dispozicion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Ministria.

“Në të njëjtën kohë, Polonia i kërkon SHBA-së që t’i ofrojë aeroplanë të përdorur me kapacitete të ngjashme operacionale. Polonia është e gatshme që menjëherë të diskutojë për kushtet e blerjes së aeroplanëve”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar gjatë fundjavës se janë duke punuar në një marrëveshje me Poloninë për ta furnizuar Ukrainën me aeroplanë.

Është raportuar se Polonia do të dorëzojë aeroplanët MiG-29 në këmbim të aeroplanëve ushtarakë amerikanë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

“Hakmarrje për çdo fëmijë të vrarë”, gratë e Ukrainës kërcënojnë ushtrinë e Putinit: Do t’ju shkatërrojmë

Gratë ukrainase kanë dërguar një mesazh rrëqethës për Ditën e Gruas, në të cilin thonë se do të hakmerren për çdo fëmijë të vrarë gjatë pushtimit rus të vendit të tyre.

Duke postuar një video në TikTok, gjashtë gratë që mbajnë mitralozë dhe pushkë sulmi dhe të veshura me veshje luftarake në sfondin e një flamuri ukrainas thonë se do të “shkatërrojnë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase”.

Videoja fillon me një grua, fytyra e së cilës është e mbuluar nga një shall lufte duke thënë: “Ne jemi gratë e Ukrainës. Ne i kemi bekuar njerëzit tanë për të mbrojtur tokën tonë.

“Tashmë i kemi çuar fëmijët tanë në vend siguri, i bashkohemi burrave dhe ushtrisë ukrainase”.

Videoja, e cila ka titra në anglisht, vazhdon me gratë që thonë se tashmë kanë pasur përvoja lufte, se nuk do të qëndrojnë më pasive dhe do ta mbrojnë vendin e tyre nga armiku.

Gratë që vendosën të qëndrojnë dhe të luftojnë në vend që të largohen shtuan: “Ne do ta shkatërrojmë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase.

“Në çdo qytet, fshat, pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi dhe rrugë të dëmtuara – ne do t’ju qëllojmë si qentë e tërbuar.’

Videoja përfundon me mesazhin: “Lavdi Ukrainës – vdekje armiqve”.

Mesazhi vjen pasi më shumë se një milion refugjatë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga vendi në atë që është kriza më e madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore. bw

Të paktën 12 000 ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë deri tani

VOAL- Të paktën 12 000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të vendit nga forcat e Moskës, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një postim në Twitter. Gjithashtu sipas Kievit, deri tani Rusia ka humbur 48 avionë, 80 helikopterë, 303 tanke, 1036 automjete të blinduara, 120 copë artileri dhe 27 sisteme raketore kundërajrore. rsi-eb

Ushtria ruse goditet sërish, ja 3 komandantë e lartë që vriten në qytetin e rimarrë nga ukrainasit

Tre komandantë rusë janë vrarë në një qytet të Ukrainës, ndërsa tanket me shenjën Z ​​u braktisën gjatë një pushtimi të mbetur në tentativë.

Ajo vjen pasi forcat ukrainase kanë rimarrë Chuhuivin teksa zyrtarët e mbrojtjes pretendojnë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse.

Denis Glebov

Gjeneral lejtënant Serhiy Shaptala tha se trupat e tij kishin marrë Chuhuiv nga kontrolli rus, duke vrarë një numër të madh të njerëzve të Putinit.

Dy komandantë të rangut të lartë rusë thuhet se u vranë në betejë.

“Okupatorët pësuan humbje të mëdha në personel dhe pajisje. Nënkoloneli Dmitry Safronov, komandanti i Brigadës së 61-të të Veçantë Detare të Forcave të Armatosura Ruse, dhe nënkoloneli Denis Glebov, Zëvendëskomandant i Brigadës së 11-të të Sulmit Ajror të Veçantë të Forcave të Armatosura Ruse, u vranë”, vazhdoi më tej shtabi i ushtrisë ukrainase.

 Konstantin Zizevsky 

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një automjet ushtarak me shenjën “Z” me flamurin ukrainas, ndërsa dëgjohet brohoritja.

Chuhuiv, një qytet i vogël me 30,000 banorë 22 milje në juglindje të qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv, ishte një nga të parët e pushtuar nga rusët.

Një javë më parë, një djalë i ri u vra në qytet pasi granatimet e forta goditën një bllok apartamentesh.

Dmitry Safronov 

Imazhi i një gruaje me një fytyrë të fashuar dhe të gjakosur pas granatimeve në Chuhuiv u bë një nga imazhet përcaktuese të konfliktit deri tani. bw

Zelensky paralajmëron se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë: Ne do të jemi të parët. Ju do jeni të dytët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi vendet perëndimore se lufta nuk do të ndalet në Ukrainë – dhe një sulm ndaj lirive atje do të prekë pjesën tjetër të botës.

Gjatë një interviste në ABC World News Sonte me David Muir të hënën, Zelensky përsëri theksoi nevojën për të siguruar hapësirën ajrore të Ukrainës – diçka që ai i ka kërkuar SHBA-së dhe NATO-s të ndihmojnë për ta bërë, pa dobi.

“Ne nuk mund ta lejojmë Rusinë të jetë aktive vetëm atje, sepse ata po na bombardojnë, po na bombardojnë, po dërgojnë raketa, helikopterë, avionë luftarakë – shumë gjëra”, tha Zelensky. “Ne nuk e kontrollojmë qiellin tonë.”

Ai shtoi se beson se presidenti amerikan Joe Biden “mund të bëjë më shumë” për të ndalur luftën. “Unë jam i sigurt se ai mund dhe unë do të doja ta besoja këtë. Ai është i aftë ta bëjë këtë,” tha Zelensky.

Qëndrimi i SHBA: SHBA dhe NATO kundërshtojnë krijimin e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të çojë në “luftë të plotë në Evropë”. Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se vendet që vendosin një zonë të tillë ndalim-fluturimi do të konsideroheshin si pjesëmarrëse në konflikt.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se Biden mbetet i vendosur në angazhimin e tij për të mbajtur trupat amerikane jashtë konfliktit.

Përgjigja e Zelensky: Presidenti ukrainas tha se raketat po goditnin strukturat civile, duke përfshirë universitetet dhe klinikat pediatrike. Nëse një raketë fluturon lart, “Unë mendoj se nuk ka përgjigje tjetër… ata duhet të rrëzohen. Ju duhet të ruani jetët,” tha ai.

Dhe ai paralajmëroi se lufta do të prekte pjesën tjetër të botës:
“Të gjithë mendojnë se jemi shumë larg Amerikës apo Kanadasë. Jo, ne jemi në këtë zonë lirie. Dhe kur kufijtë e të drejtave dhe lirive shkelen dhe shkelen, atëherë ju duhet të na mbroni. Sepse ne do të jemi të parët. Ju do të vini i dyti. Sepse sa më shumë të hajë kjo bishë, ai do më shumë, më shumë dhe më shumë.” bw

Kancelari Scholz: Energjia ruse thelbësore për Evropën

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka pohuar në një notë se energjia ruse thelbësore për Evropën.

Importet e energjisë nga Rusia janë “thelbësore” për furnizimin e Evropës.

Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz. Evropa me vetëdije ka përjashtuar furnizimet e energjisë nga Rusia nga sanksionet.

Furnizimi i Evropës me burime energjie për ngrohje, për lëvizje, për furnizim me energji elektrike dhe për industri nuk mund të garantohet ndryshe”, tha Scholz.

“Për këtë arsye është e një rëndësie thelbësore për furnizimin e përditshëm dhe për jetën e përditshme të qyteteve dhe qytetarëve tanë”, lexohet sërish.

“Qeveria gjermane punon së bashku me partnerët e tjerë të BE-së nën presion të madh për të zhvilluar alternativa ndaj energjisë ruse,” përfundon ai./rsi.ch/eb

Rusët vrasin një kryetar bashkie teksa shpërndante bukë

VOAL- Rusët vranë kryebashkiakun e Gostomel, një qytet afër Kievit dhe në vendin e aeroportit strategjik Antonov, tashmë skenë e përleshjeve. Këtë e raportojnë autoritetet e qytetit. “Kryetari i bashkisë së Gostomel, Yuri Illich Prylypko, vdiq teksa shpërndante bukë për të uriturit dhe ilaçe për të sëmurët në qytetin e tij”, shpjegon Bashkia në Facebook. Prylypko u qëllua së bashku me dy burra të tjerë, shton ai, pa specifikuar se kur ka ndodhur ngjarja. “Askush nuk e detyroi të hynte nën plumbat e pushtuesit, por vdiq për njerëzit e tij, për Gostomelin. Vdiq një hero”, vijon postimi. rsi-eb

Kievi kritikon rëndë Izraelin

VOAL- “Ndërsa bota sanksionon Rusinë për mizoritë e saj barbare në Ukrainë, disa preferojnë të fitojnë para të zhytura në gjakun ukrainas. Linja ajrore El Al po pranon pagesa duke përdorur sistemin bankar rus “Mir” të krijuar për t’iu shmangur sanksioneve. Një fakt imoral dhe një goditje e rëndë për marrëdhëniet ukrainas-izraelite”. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkruan në Twitter. rsi-eb

Zelensky: “Sa të vdekur duhen për të siguruar qiellin e Ukrainës?”

VOAL- “Sa të vdekur ju duhen për të siguruar qiellin tonë?” Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pyet, sipas raporteve nga Kyiv Independent. “Ne jemi duke pritur për këtë vendim, ose me forcat që keni ose duke na ofruar sisteme avionësh dhe kundërajrore që do të na japin forcën për ta bërë këtë,” përsëriti Zelensky. “Gjatë natës, Rusia goditi Mykolayv, zonat e banuara, duke përdorur raketa dhe artileri. Ata goditën Kharkivin, lagjet fqinje dhe goditën edhe qytete të tjera”, tha Zelensky, duke theksuar se “kjo nuk ka kuptim nga pikëpamja ushtarake, është thjesht terror”. “Nëse pushtimi vazhdon dhe Rusia nuk ndalet, nevojitet një paketë e re sanksionesh”, vazhdoi ai. Udhëheqësi ukrainas propozon “një bojkot të eksporteve ruse, refuzimin për të blerë naftë dhe produkte nafte ruse. Mund ta quash një embargo ose një gjë morale kur refuzon t’u japë para terroristëve”. rsi-eb

Lavrov do të takohet me Kuleba në Antalia

 Ministrat e jashtëm, ai rus Sergei Lavrov dhe ai ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen për bisedime paqeje të enjten në Antalia, Turqi. Kështu ka bërë të ditur shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.

 Çavushoglu njoftoi se më 10 mars do të takohet me homologët rusë dhe ukrainas në një format trepalësh në Forumin e Diplomacisë në Antalia.

rsi-eb

Komandanti rus i zënë rob – mesazh të fuqishëm nga Ukraina

Një komandant rus i kapur nga forcat ukrainase ka dhënë një deklaratë të fuqishme, duke dënuar agresionin ushtarak të vendit të tij dhe i është lutur Ukrainës, që të tregojë “mëshirë” ndaj bashkatdhetarëve të tij.

I burgosuri, një nënkolonel i Gardës Kombëtare të Rusisë, pretendoi se ai dhe shokët e tij ushtarë ishin gënjyer për Ukrainën, duke thënë se ishte gati të “shkonte në burg” për pushtimin.

Nënkoloneli Dmitry Mikhailovich besohet të jetë ushtari më i vjetër rus, që ka folur kundër pushtimit deri tani. Ai u tha gazetarëve se ishte në ekipin e njësisë së reagimit special të Gardës Kombëtare Ruse dhe se vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën kishte ardhur papritmas, duke e zënë njësinë e tij në befasi.

I emocionuar, ai i kërkoi falje Ukrainës, duke u shprehur se “Nuk mund të gjej fjalë për t’i kërkuar falje popullit ukrainas”, ndërsa shtoi se do ta “kuptonte” nëse Rusia nuk do të falej kurrë për këtë që po bën.

Ai i kërkoi Ukrainës që t’i lërë të jetojnë ushtarët rusë, pasi sipas tij, “shumë prej tyre janë thjesht të turpëruar. Ata nuk duan luftë. Ne nuk duam të mbjellim vdekjen, është më mirë të mbjellim jetën”.

Më tej, ai pranoi se Rusia nuk mund të fitojë kurrë në Ukrainë, teksa u shpreh se “Rusia nuk mund të fitojë këtu. Edhe nëse shkojmë deri në fund. Ne mund të pushtojmë territorin, por nuk mund të pushtojmë njerëzit”.

Komandanti rus e mbyll mesazhin e tij, duke thënë se “pas pushtimit, rusët do të kishin turp të thonin se janë rusë”.

(BalkanWeb)

Presidenti i Lituanisë: Putini nuk do të ndalet në Ukrainë

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, paralajmëroi të hënën kryediplomatin amerikan, Antony Blinken, se dështimi për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë, do të çojë në një konflikt global.

Sekretari amerikan i Shtetit po qëndron për vizitë në Vilnius.

Duke iu drejtuar atij, Nauseda tha se udhëheqësi rus, Vladimir Putin, “nuk do të ndalet në Ukrainë” dhe se bota e ka detyrim t’i ndihmojë ukrainasit “me të gjitha mjetet në dispozicion”.

“Vërtet mendoj në të gjitha mjetet, nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore. Zgjedhja është në duart tona”, tha ai.

Lituania, vend anëtar i NATO-s, ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur disa refugjatë ukrainas qëkur ka filluar pushtimi i saj nga Rusia, më 24 shkurt.

Blinken u takua me Nausedan përpara bisedimeve me ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin e Lituanisë.

Ai i tha më herët stafit të Ambasadës amerikane në Vilnius, se pushtimi rus i Ukrainës ka sfiduar parimet bazë, të krijuara për ruajtjen e paqes midis vendeve./REL

Ambasadori gjerman kundër Yuri Kim: Shqiptarët vendosin vetë kë të votojnë

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, thotë se është zgjedhje e shqiptarëve se kë do të votojnë.

Kjo ishte përgjigja e tij, pas pyetjes se a ndante të njëjtim mendim me Yuri Kim, që shqiptarët të mos votojnë për kandidatë që mbështeten nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha.

‘Më lejoni që të mos komentoj rreth këtij fakti, se kush votohet, i takon popullit shqiptarë që të vendosë’, u shpreh ambasadori gjerman gjatë komunikimit me gazetarët.

Gjatë takimit që pati me komisionerët e qendrës së votimit, Zingraf i pyeti ata nëse situata është më e qetë se ajo e zgjedhjeve të Prillit, dhe mori konfirmim prej tyre.

‘Të gjitha zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për vendin, për Shqipërinë. Unë personalisht jam shumë kureshtar që të shoh atmosferën e përgjithshme, gjykoj se është një përgatitje shumë e mirë e tyre.

Ardhja ime në Shkodër ishte e rastësishme, është një qytet ku vij shpesh’, deklaroi ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Goditje tjetër Putinit – Gjenerali bjellorus nuk pranon të mbështesë pushtimin aktual rus të Ukrainës

Zëvendësministri i Mbrojtjes për Bjellorusinë thuhet se ka dorëzuar dorëheqjen dhe pretendon se nuk mund të mbështesë pushtimin aktual rus të Ukrainës.

Gjeneralmajor Viktor Gulevich, i cili është gjithashtu shefi i shtabit të përgjithshëm, argumentoi se personeli i njësisë ushtarake bjelloruse refuzoi të merrte pjesë në veprime ushtarake dhe se Forcat e Armatosura të Bjellorusisë nuk mund të kompletonin një grup të vetëm batalioni.

Gulevich është në mesin e një numri zyrtarësh bjellorusë që përballen me sanksione ekonomike nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të afërsisë së tyre me Vladimir Putin.

Ai u akuzua për drejtimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe pëlqimin për vendosjen e trupave ruse përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën – gjë që, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, “kontribuoi drejtpërdrejt në aftësinë e Rusisë për të sulmuar Ukrainën”.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha më parë se ushtria bjelloruse ka “mbështetur dhe mundësuar pushtimin rus të Ukrainës” duke lejuar trupat ruse të ndërtohen në kufirin e saj me Ukrainën.

Një skanim i deklaratës së zotit Gulevich, i cili thuhet se iu drejtua ministrit aktual të Mbrojtjes Viktor Khrenin, shtoi: “Kryerja e punës shpjeguese me komandantët e njësive ushtarake nuk dha rezultate. Unë kam guximin të supozoj se zëvendësimi i komandantëve të këtyre reparteve ushtarake, të cilët nuk mundën të organizonin formimin e grupeve në terren, nuk do të na japë rezultatin që na duhet.

“Për sa më sipër, kërkoj vendimin tuaj për pranimin e dorëheqjes sime.

Një foto e letrës u shpërnda nga ish-zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Alexander Nosov.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë vuri në dyshim vërtetësinë e letrës dhe tha se zoti Gulevich nuk mund t’i kërkojë Ministrit të Mbrojtjes të japë dorëheqjen, por personit që e ka punësuar atë – komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë.

Ministria kundërshtoi gjithashtu pretendimet e tij dhe tha se formacionet dhe njësitë ushtarake të Bjellorusisë kanë staf ‘100 për qind’.

Ndërkohë, Oleksiy Arestovych, këshilltari i kreut të zyrës së presidentit ukrainas, tha se ai po kontrollon informacionin rreth dorëheqjes së z. Gulevich.

Duke folur për Rada TV të dielën në mëngjes, zoti Arestovych pretendoi se ushtria ruse po kryen bombardime nga Bjellorusia dhe po e mban kombin ‘peng’ gjatë pushtimit të Ukrainës.

Ai tha se ushtria bjelloruse nuk po përdoret kundër Ukrainës, por po vendoset përgjatë kufijve.

Ai shtoi: “Megjithatë, ushtria bjelloruse në nivelin e formacioneve nuk merr pjesë në agresionin e armatosur kundër Ukrainës.

“Megjithatë, territori i Bjellorusisë përdoret, për ta thënë butë, në maksimum – trupat vijnë nga atje, i gjithë sistemi i aeroporteve ushtarake përdoret për të bombarduar Ukrainën dhe lëshohen raketa antitaktike.”

Zoti Arestovych tha se dorëheqja e z. Gulevich mund të jetë për shkak se udhëheqja ruse po ‘shtyn dhe inkuadron’ ushtrinë dhe popullin bjellorus.

Duke njoftuar sanksionet kundër Gulevich, Ministria e Jashtme tha: ‘Gulevich është përgjegjës për drejtimin e veprimeve të forcave të armatosura bjelloruse, të cilat kanë mbështetur dhe mundësuar pushtimin rus të Ukrainës.

“Ai ka drejtuar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe ka dhënë pëlqimin për vendosjen e trupave ruse përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën, gjë që ka kontribuar drejtpërdrejt në aftësinë e Rusisë për të sulmuar Ukrainën, duke përfshirë edhe nga pozicionet në Bjellorusi.

OKB: Mbi 1.5 milion refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje

Gjenevë

 Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, njoftoi se më shumë se 1,5 milion refugjatë në Ukrainë kanë kaluar në vendet fqinje që nga fillimi i ofensivës ruse.

Në një deklaratë në Twitter, Grandi dha informacione për civilët e zhvendosur që nga 24 shkurti për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Duke theksuar se më shumë se 1,5 milion refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje brenda dhjetë ditëve, Grandi tha: “Kjo është kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se gjysma e refugjatëve ukrainas kanë kaluar në Poloni. Hungaria, Moldavia, Sllovakia, Rumania dhe vende të tjera evropiane radhiten përkatësisht pas Polonisë. AA

Ankaraja: Turqia dhe SHBA do të koordinojnë përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë

Marrë nga Reuters

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të kenë një “koordinim të ngushtë” ndërsa punojnë për gjetjen e një zgjidhje diplomatike për sulmin rus ndaj Ukrainës, tha Ministria e Jashtme turke pas bisedimeve mes zëvendësministrit të jashtëm turk dhe Zëvendës Sekretares amerikane të Shtetit të shtunën. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë aleatë të NATO-s.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë tensionuar për një sërë çështjesh vitet e fundit, përfshirë vendimin e Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes nga raketat, S-400 dhe dallimet në qasjen politike ndaj Sirisë dhe Mesdheut lindor. Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Ankarasë në dhjetor të vitit 2020 pasi Turqia bleu sistemin kundër-ajror rus S-400.

Turqia ndan një vijë kufitare detare me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja vendet. Ankaraja e ka quajtur të papranueshëm sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.

Në një deklaratë pas bisedimeve midis Zëvendës Ministrit të Jashtëm Sedat Onal dhe Zëvendës Sekretares amerikane të Shtetit, Wendy Sherman në Ankara, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se aleatët “konfirmuan mbështetjen e tyre për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”.

“U theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë të qëndrimeve për të menaxhuar ndikimet e shumëanshme të krizës dhe për të mbështetur një zgjidhje diplomatike”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme turke. Deklarata gjithashtu theksoi diskutimin mbi marrëdhëniet dypalëshe.

“U konfirmua vullneti i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dypalësh përmes një dialogu të qëndrueshëm dhe të institucionalizuar dhe u theksua se, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme për disa çështje, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një axhendë pozitive të gjerë”, thuhet në deklaratë.

Në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Turqia muajin e kaluar mbylli ngushticat e saj të Bosforit dhe Dardanelet që lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi për anijet luftarake, bazuar në paktin e vitit 1936, duke kufizuar kalimin e disa anijeve ruse.

Megjithatë, Ankaraja ka kritikuar gjithashtu reagimin perëndimor ndaj sulmit në Ukrainë, duke thënë se sanksionet ndaj Rusisë duhet të synojnë ndalimin e luftës.

Ndërsa po përpiqet të forcojë lidhjet me Rusinë në fushën e energjisë, mbrojtjes dhe tregtisë, Turqia i ka shitur Kievit dronë ushtarakë, një vendim që ka zemëruar Moskën. Turqia, sektori i turizmit të së cilës mbështetet shumë tek turistët rusë, kundërshton gjithashtu politikat e Moskës në Siri dhe Libi, si dhe aneksimin rus të Krimesë në vitin 2014.

Më herët, zëdhënësi i presidentit turk Tajip Erdogan kishte thënë se ai do t’i kërkonte homologut të tij rus Vladimir Putin të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës gjatë një telefonate që do ta zhvillojë me presidentin rus të dielën.

Ukraina: Mbi 11 mijë ushtarë rusë të vrarë në luftë

Kiev

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se më shumë se 11 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën midis dy vendeve.

Shtabi i Përgjithshëm ka rishikuar të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt.

Më shumë se 11 mijë trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 44 avionë, 48 helikopterë, 285 tanke, 985 automjete të blinduara, 109 sisteme artilerie, 447 automjete, 60 cisterna karburanti dhe katër dronë janë shkatërruar. AA

Ukrainasit vrasin një negociator të tyre

VOAL- Shërbimet sekrete ukrainase vranë një anëtar të ekipit negociator me Rusinë të akuzuar për tradhti. Sipas burimeve të Ukrainska Pravda, burri u vra gjatë një tentative arrestimi.

I njëjti burim zbulon se kishte “prova të forta” se ai po rrjedh informacione në Rusi. Lajmi, i cili nuk ka marrë ende konfirmim zyrtar, u publikua edhe nga agjencia shtetërore ukrainase UNIAN e cila zbulon emrin e negociatorit të akuzuar si spiun: është Denis Kireyev, një bankier me shumë përvojë që konsiderohet krijesë e oligarkut Andrei Klyuev, një aleat i ish-presidentit Viktor Ianukovich. rsi-eb

Ukraina thotë se NATO po mashtrohet nga Rusia

RFE/RL

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka akuzuar të shtunën aleancën e NATO-s për përkulje ndaj presionit rus.

Këto akuza ai i bëri duke komentuar refuzimin e anëtarëve e NATO-s që të zbatojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

“NATO nuk është forca që ukrainasit e kishin imagjinuar më parë”, shtoi Kuleba.

Duke folur në televizionin ukrainas, Kuleba tha gjithashtu se ishte i hapur për bisedime me homologun e tij rus Sergei Lavrov, por vetëm nëse këto negociata do të ishin “domethënëse”.

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 4 mars duke thënë se refuzimi i NATO-s për të futur një zonë ndalim-fluturimi tregon “dobësi” dhe mungesë uniteti.

“Të gjithë njerëzit që vdesin nga kjo ditë e tutje do të vdesin gjithashtu për shkakun tuaj, për shkak të dobësisë suaj, për shkak të mungesës suaj të unitetit”, tha ai.

“Aleanca i ka dhënë dritën jeshile bombardimeve të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, duke refuzuar krijimin e një zone ndalim-fluturimi”, tha Zelensky.

Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, më 4 mars, shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, tha se avionët e saj nuk duhet të fluturojnë në hapësirën ajrore të Ukrainës gjatë konfliktit me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të Kievit për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi mbi këtë vend.

Udhëheqësit perëndimorë, deri tani, e kanë hedhur poshtë idenë, nga frika se kjo do të çonte në përshkallëzim më të madh të luftës.

Mbi 66 000 burra ukrainas kthehen në atdhe, marrin armët dhe luftojnë kundër pushtimit rus

Mbi 66 000 burra ukrainas janë kthyer nga jashtë për të luftuar për vendin. Kështu deklaron ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleskii Reznikov.

Një nga ata që vendosën të kthehen është Yuriy Vernydub, një trajner futbolli 56-vjeçar që udhëhoqi skuadrën moldave Sheriff Tiraspol drejt një fitoreje shokuese kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të vitit të kaluar.

Ai tha se vendosi të kthehej në momentin që djali i tij i telefonoi për t’i thënë se Rusia kishte sulmuar. Ai tregoi përvojën e tij të kthimit në shtëpi për BBC. bw

“Mirë se erdhët në ferr, rusë”, në qytetin e lindjes së Zelenskyt, bashkëqytetarët e tij gati të vdesin për presidentin e tyre

“Mirë se erdhe në ferr okupator rus”, është ky mesazhi i vendosur në një baner mbi një urë në rrugën hyrëse për në Kryvyi Rih, një nga qytetet minerare. Qyteti i djalit të famshëm, dikur një komedian, tani udhëheq vendin e tij pas sulmeve të agresionit rus.

Ndërsa janë në përgatitje për betejat në rrugë me trupat ruse, çdo burrë dhe grua në këtë qytet nuk ngurron të shprehë respektin për presidentit Zelensky. Ata gjithashtu janë të gatshëm të hidhen në luftë për të.

Ka vetëm një rrugë për rusë drejt qytetit të madh industrial të Dnipros, që kalon përmes Kryvyi Rih. Ndërkohë që forcat ruse kanë kapur Kherson dhe në lidhje lindje thuhet se kanë kapur termocentralin më të madh bërthamor në Europë.

Tani banorët e qytetit ku lindi dhe u rrit Zelensky janë të rrethuar për një luftë. Ata duan që presidenti i tyre ta dijë se nuk do të mungojnë.

“Të gjithë ne këtu dhe në Ukrainë jemi bashkë krah Zelenskit. Ai është një luftëtar i guximshëm që zgjodhi të qëndrojë në mesin e popullit të tij dhe t’i bashkojë ata, “tha kreu i administratës ushtarake të qytetit, Aleksandr Vilkul, dikur një rival politik i Zelensky, të cilin e njeh që kur ishin studentë në universitetin lokal.

“Ai na ka frymëzuar. Nuk ka të bëjë vetëm me mbështetjen tonë për të, por me mbështetjen e tij për ne. Ai duhet të dijë se qyteti i tij është gati për të luftuar.”, shtoi më tej ai.

Edhe një tjetër qytetar që merret me mirëmbajtjen e varreve, tregoi se ku ishin varrosur gjyshërit e Zelenskit. Ai tha se janë në një varrezë në anën perëndimore të qytetit, pranë një prej rrugëve kryesore të aksit ku po zhvillohet përparimi rus. “Unë jam gati të copëtoj dhe djeg pushtuesit rusë,”, tha 43-vjeçari Oleg, ndërsa tregoi se gjyshi i Zelenskit, Semyon Ivanovych Zelensky, një ushtar i Ushtrisë së Kuqe luftoi si anëtar i Divizionit të 57-të të Gardës Sovjetike të pushkëve me motor kundër Nazistët në Luftën e Dytë Botërore. “Presidentët e tjerë do të kishin ikur ose do të ishin dorëzuar, por jo Zelensky. Ne nuk do ta zhgënjejmë atë.”, pohoi ai.

Lufta tashmë ka arritur në Kryvyi Rih. Në ditën e parë të pushtimit, raketat goditën dy instalime ushtarake në qytet, i cili u themelua nga Kozakët në shekullin e 18-të.

Një ditë më parë, u pengua ulja e një avion transporti Il-76 të ngarkuar me parashutistë rusë teksa pista ishte bllokuar me tanke. Ndërkohë, tre ditë më parë, një kolonë e madhe e blinduar që po shtynte drejt qytetit u tërhoq pas dy herë pas sulmeve me raketa nga helikopterët ukrainas. Teksa rusët avancojnë drejt veriut, zyrtarët janë të sigurt se qyteti i tyre është objektivi tjetër.

“Ne jemi në rrugën kryesore për në Dnipro. Është vetëm një rrugë kryesore në veri që kalon përmes Kryvyi Rih,”, tha Vilkul, i cili po koordinon mbrojtjen. “Njësitë kryesore ruse janë vetëm 90 kilometra në jug larg nga ne. Ata lëvizin shpejt dhe kjo do të thotë se Ata duan të lëvizin në Dnipro, që do të thotë se këtu do të kemi beteja në rrugë.”, tha ai.

Plani i betejës së Vilkul për të mbrojtur vendlindjen e Zelensky është i thjeshtë. Duke shfrytëzuar mijëra vullnetarë civilë dhe forca të mbrojtjes territoriale që janë mbledhur pas thirrjes së Zelensyt për të marrë armët dhe për të mbrojtur vendin, ata kanë ngritur në rrugë linja të segmentuara të mbrojtjes. Trupat ukrainase dhe armatimi antitank mbrojnë territorin nga armiku, ndërsa civilët e armatosur janë gati për luftime në rrugë duke vendosur barrikada me thasë me rërë. “Ne kemi grumbulluar ushqime, municione dhe armë. Nuk do të tërhiqemi. Ne do të qëndrojmë dhe do të luftojmë.”, shtoi Vilkul.

Zelensky lindi nga prindër hebrenj në vitin 1978, djali i një profesori dhe një inxhiniereje dhe studioi drejtësi në universitetin e qytetit. Shumë nga shokët e tij studentë ishin dje në barrikada.
“Ai ishte një udhëheqës i natyrshëm brenda grupit të tij në universitet, energjik dhe i shkëlqyer në organizim,” tha Vadim, një vullnetar 43-vjeçar i cili po drejtonte punëtorët për të krijuar barrikadat në rrugë. “Ne rrinim bashkë kur ishim studentë dhe bënim shaka. Isha i habitur kur ai hyri në politikë dhe, si çdokush me të cilin keni qenë në shkollë që përfundon në politikë, isha i dyshimtë se si do të vepronte. Por që nga pushtimi ai ka frymëzuar secilin prej nesh në këtë qytet. Ai është njeriu ynë. Udhëheqja e tij në këtë luftë e ka bërë atë presidentin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Ukraina.”, tha një prej shokëve të Zelenskyt.

Besnikëria ndaj presidentit ishte shumë e madhe në kompleksin e banesave Kvartal 95 (Treekulli 95), ku ai jetoi si fëmijë dhe që më vonë i dha emrin trupës së tij të komedisë dhe kompanisë së parë të prodhimit të filmit. Prindërit e Zelensky kanë ende një apartament këtu, megjithëse të dy u larguan nga forcat e sigurisë në një vend sekret në prag të pushtimit.

“Ai është një djalë i lezetshëm,” tha Yulia, një banore në Kvartal 95, familja e së cilës ndante pushimet me dy nga miqtë dhe bashkëpunëtorët kryesorë të Zelensky, Sergei dhe Boris Shefir.

Megjithatë, në zemrat e banorëve të tjerë të kompleksit të banesave, kishte acarim kur pyetej për presidentin. Brenda disa minutave pas mbërritjes sonë, të nxitur nga lajmet mbi raportet e fshehta ruse ku thuhej se po planifikonin vrasjen e presidentit të tyre, një grup banorësh dolën nga banesat e tyre të irrituar. “Nëse do të kisha një armë, do të qëlloja çdo të huaj që vinte këtu për të pyetur për presidentin tonë,” bërtiti një grua, ndërsa të tjerët bllokuan makinën tonë derisa policia e armatosur mbërriti për t’i shpërndarë. “Ne jemi në luftë. Ne nuk jemi të interesuar të flasim për prejardhjen e Zelensky.”, tha një tjetër.

Përkthyer nga: The Times

(BalkanWeb)

Forcat Speciale të Ukrainës shkatërrojnë autokolonën ruse pranë Kievit

Një operacion i Forcave Speciale të Ukrainës ka shkatërruar një autokolonë ushtarake ruse të përbërë nga tanke dhe blinda, në hyrje të Kievit.

Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë tanket në flakë në mes të rrugës. Beteja ka qenë mjaft e ashpër në periferi të kryeqytetit ukrainas.

Forca armike është neutralizuar e gjitha, por po ashtu edhe arsenali ushtarak që do tentonte të pushtonte Kievin, është bërë shkrumb e hi.

Ky kontigjent ushtarak i përket trupave dhe mjeteve që kapërcyen kufirin drejt Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit.

Sa i takon autokolonës gjigante prej 64 km, të dhënat e inteligjencës amerikanë bëjnë të ditur se karvani ushtarak është bllokuar 25 km larg nga Kievi dhe prej disa ditësh nuk ka lëvizur.

Luftimet në Ukrainë vijojnë prej 10 ditësh, pas agresionit ushtarak të Vladimir Putin për të pushtuar fqinjin jugor. syri.net

Zelensky: “Nuk kam ikur”


VOAL- “Çdo dy ditë thonë se kam ikur nga Ukraina, nga Kievi. Por unë jam këtu, e shihni, në vendin tim”. Kështu presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një video të postuar në Instagram, mohoi njoftimin e bërë më herët nga presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, sipas të cilit vetë Zelensky kishte ikur në Poloni. Askush nuk ka ikur askund, po punojmë”, shton aty presidenti ukrainas. rsi-eb

Zelensky dënon “jo”-në e NATO-s për një zonë të ndaluar fluturimi

VOAL- Presidenti ukrainas ka dënuar NATO-n për përjashtimin e një zone të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij, duke deklaruar se aleanca ushtarake perëndimore e di se agresioni i mëtejshëm rus ka të ngjarë. “Duke ditur se sulmet dhe viktimat e reja janë të pashmangshme, NATO ka vendosur qëllimisht të mos mbyllë qiellin ndaj Ukrainës”, tha Volodymyr Zelensky në një video të publikuar nga presidenca. “Sot lidershipi i aleancës – këmbënguli presidenti – i dha dritën jeshile bombardimeve të mëtejshme të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, duke refuzuar krijimin e një zone ndalim-fluturimi”. rsi-eb

Të paktën tre komandantë rusë janë vrarë ditën e sotme

Të paktën tre komandantë rusë janë vrare ditën e sotme sipas zytareve perendimore.

Ata thonë se zëvendëskomandanti i Ushtrisë së 41-të të Armëve të Kombinuara u vra nga zjarri snajper. Një komandant divizioni dhe një komandant regjimenti janë vrarë gjithashtu.

Komandantët rusë kanë ecur më tej për të marrë më shumë kontroll dhe më shumë shtysë pas operacioneve të cilat, në disa raste, kanë ngecur keq.

Ata komandantë po përpiqen të imponojnë personalitetin e tyre në fushën e betejës, por kjo nga ana tjetër po i vë në rrezik më të madh, besohet.bw

Suedezët tani janë pro NATO-s

VOAL- Për herë të parë, shumica e suedezëve janë në favor të anëtarësimit në NATO, një ndryshim opinioni i shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë. Këtë e ka zbuluar një sondazh i Institutit Demoskop të publikuar sot. Në një muaj, numri i mbështetësve të anëtarësimit u hodh me nëntë pikë, duke arritur një rekord të të gjitha kohërave prej 51%, ndërsa ata që e kundërshtojnë atë ranë në 27%, një rënie prej dhjetë pikësh. Ndërkohë, numri i të pavendosurve mbetet pothuajse i qëndrueshëm në 22%. sda-eb


Send this to a friend