VOAL

VOAL

Lukashenka viziton ushtarët rusë të stacionuar në Bjellorusi

RFE/RL

Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, vizitoi një bazë ushtarake ku janë të stacionuara trupat ruse, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë takimit, Lukashenka dhe përfaqësues të paspecifikuar të ushtrisë ruse, diskutuan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po zhvillojnë këto shtete, tha ministria.

“Në këtë fazë, njësitë e forcave të armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme të kryejnë detyrat e parashikuara”, tha një përfaqësues i ushtrisë ruse.

Bjellorusia është aleate e ngushtë e Rusisë. Minsku tha të enjten se do të marrë më shumë armë dhe pajisje nga Rusia, teksa dy shtetet po forcojnë bashkëpunimin ushtarak.

Rritja e bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Bjellorusisë ka rritur frikën se Moska mund të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme ndaj Ukrainës nga pjesa veriore.

Minsku ka mohuar se dëshiron të hyjë në luftën kundër Ukrainës, por Rusia kishte përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin më 24 shkurt. Moska vazhdon ta përdorë hapësirën ajrore bjelloruse për të kryer sulme me dronë dhe me raketa, ka thënë Kievi.

Bjellorusi: Fituesi i çmimit Nobel për Paqe rrezikon deri në 12 vjet burg 

VOA/Marrë nga Reuters

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Byalyatski doli para gjyqit në Bjellorusi të enjten, duke rrezikuar dënimin deri në 12 vjet burg në një rast që aleatët e tij e shohin si ndëshkim politik për punën e tij për të drejtat e njeriut.

60-vjeçari, i cili bashkëthemeloi grupin e të drejtave të njeriut “Viasna”, është një nga qindra aktivistët bjellorusë që u burgosën gjatë shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare që shpërthyen në verën e vitit 2020.

Zoti Byalyatski, i cili në tetor ndau Çmimin Nobel për Paqe me grupin rus të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe Qendrën e Ukrainës për Liritë Civile, u arrestua në vitin 2021 së bashku me dy bashkëpunëtorë të organizatës “Viasna”.

Treshja përballet me dënime nga shtatë deri në 12 vjet burg për akuzat e financimit të protestave dhe kontrabandës së parave. Zoti Byalyatski nuk i ka komentuar publikisht akuzat dhe avokatit të tij i është ndaluar të zbulojë informacione për rastin.

Pamjet televizive nga salla e gjyqit treguan tre të pandehuerit të ulur në stola brenda një kafazi metalik, të lidhur me pranga dhe në heshtje ndërsa nisi procesi.

Një aktivist i katërt i të drejtave të njeriut, që u largua nga Bjellorusia, po gjykohet në mungesë për të njëjtën çështje.

Organizata “Viasna” tha në rrjetin social “Twitter” se gjykatësi kishte refuzuar të zhvillonte gjyqin në bjellorusisht në vend të rusishtes dhe hodhi poshtë kërkesën e zotit Byalyatskit për një përkthyes. Gjyqi gjithashtu nuk mori në shqyrtim kërkesën për heqjen e prangave.

Rreth 30 persona, duke përfshirë diplomatë perëndimorë, shkuan në gjykatë por, shumica nuk u lejuan të hynin brenda.

Organizata “Viasna” luajti një rol udhëheqës në ofrimin e ndihmës ligjore dhe financiare për qindra bjellorusë të cilët u burgosën gjatë protestave masive që nisën kur udhëheqësi, Alexander Lukashenko, i cili është në pushtet nga viti 1994, pretendoi fitoren në zgjedhjet e vitit 2020.

“Akuzat kundër kolegëve tanë janë të lidhura me veprimtarinë e tyre për të drejtat e njeriut, ofrimin e ndihmës nga qendra e të drejtave të njeriut ‘Viasna’ për viktimat e persekutimit me motive politike”, u shpreh grupi përmes një deklarate.

Zoti Byalyatski dhe kolegët e tij konsiderohen si “të burgosur politikë” nga aktivistët e tjerë të të drejtave të njeriut. Ata thonë se në burgjet e Bjellorusisë mbahen rreth 1,500 të burgosur politikë.

Sipas tyre, që nga viti 2020, rreth 50,000 njerëz janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta, ose pse kanë kritikuar autoritetet.

Rriten me 7 % pagat në BE, Von der Leyen do paguhet me 1000 euro në ditë. Ja sa do të marrin komisionerët dhe eurodeputetët

50,000 punonjësit e BE-së presin me padurim rritjen e dytë të pagave në gjashtë muaj: pagat e tyre do të rriten me 7 për qind, raporton gazeta gjermane Bild,teksa shkruan “çmenduri e re e pagave në Bruksel”.

Edhe pse zyrtarët e BE-së kanë paga të majme, ka një rregullim automatik për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Për këtë arsye, pagat e tyre janë rritur që nga mesi i vitit të kaluar me 2.4% krahasuar me fillimin e janarit 2022. Rritja e re do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga korriku.

 

Do të thotë se paga bazë e Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, 64 vjeçe, rritet me 2044 euro në krahasim me vitin 2021 dhe në 31,250 euro është mbi 30,000 euro për herë të parë.

 

Bashkë me shtesën e huaj, madje shkon në gati 36 mijë euro në muaj. Komisionerët e zakonshëm të BE-së marrin 1667 euro më shumë dhe tani fitojnë deri në 25475 euro.

 

Shtesat e 705 eurodeputetëve rriten me gati 700 euro në 10,495 euro në muaj dhe kështu për herë të parë kalojnë 10,000.

 

Nëpunësit civilë mund të jenë gjithashtu të lumtur: paga bazë më e ulët e një eurokrati rritet me 214 euro në 3272 euro, më e larta me 1483 euro në 22 646 euro. Ka edhe lehtësira pa taksa si p.sh. shtesa e huaj (deri në 3400 euro).bw

Gjermania: Kërkesa për dërgimin e forcave serbe në Kosovë, krejtësisht e papranueshme

Pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës, Serbia edhe zyrtarisht i ishte drejtuar NATO-s me kërkesë për vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë me pretekstin se populli serb që jeton në veri “ka nevojë për mbrojtje”.

Nga KFOR-i dje i kanë thënë se ende janë duke e shqyrtuar atë kërkesë të Serbisë, ndërkohë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës në një përgjigje për Express kanë thënë se shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock ka potencuar qysh në dhjetor se një kërkesë e tillë e Serbisë për dërgimin e forcave ushtarake në Kosovës është krejtësisht e papranueshme.

“Siç ka deklaruar publikisht Ministrja e Jashtme Baerbock në Twitter më 11 dhjetor 2022: “Propozimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është plotësisht i papranueshëm…”, kanë thënë nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Tutje, Ambasada gjermane në Prishtinë thekson se qëndrimi i Berlinit zyrtar është se e vetmja rrugë për të shmangur tensionet dhe për të normalizuar përfundimisht raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë është dialogu.

Gjithashtu theksojnë se normalizimi i raporteve është parakusht për anëtarësimin në Bashkim Evropian për të dyja, Kosovën dhe Serbinë. Për këtë arsye, potencojnë se Gjermania përkrah plotësisht përpjekjet e emisarit sllovak Miroslav Lajçak për lehtësim të mëtejshëm të dialogut Prishtinë-Beograd.

Vazhdimi i dialogut është e vetmja rrugë për të shmangur tensionet dhe për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu është një parakusht për anëtarësimin e tyre të ardhshëm në BE. Prandaj Gjermania i mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak në lehtësimin e mëtejmë të dialogut”, përfundon përgjigja.

Qëndrimi gjerman për kërkesën serbe e ka penguar lidershipin e Serbisë të cilët s’kanë nguruar që të sulmojnë zyrtarët gjermanë, përfshirë ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç e kishte quajtur diplomatin gjerman si “anti-serb”.

Situata në veri të Republikës së Kosovës aktualisht është e qetë meqë pas një marrëveshje politike të ndërmjetësuar nga Brukseli dhe Washingtoni është arritur pajtim për heqje të barrikadave, meqë Kosova u ka dhënë garanci ndërkombëtarëve se s’ka listë të njerëzve të barrikadave për t’u arrestuar.

Ndërkohë edhe KFOR-i kishte dalë me një komunikatë se Forca e Sigurisë së Kosovës mund të shkojë në veri të Republikës së Kosovës vetëm pas miratimit paraprak nga komandanti i KFOR-it.

Për të rinisur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë përgjatë këtij muaji pritet që në Kosovë të zbarkojnë këshilltarët e Scholz dhe Macron bashkë me të dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

A është 2023 viti kur BE-ja i jep fund varësisë nga energjia ruse?

Todd Prince

Shqetësimet e Bashkimit Evropian për reduktime të rrymës – si pasojë e zvogëlimit të eksporteve ruse pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë – janë ulur falë fatit të mirë, motit jo të ftohtë dhe veprimeve të shpejta.

Moti i mirë i tetorit dhe nëntorit, i ka mundësuar Bashkimit Evropian që të kursejë më shumë energji për muajt e dimrit.

Ndërkohë rënia e kërkesës për energji në Kinë, si pasojë e kufizimeve të vëna për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka mundësuar që sasi të mëdha të gazit të lëngshëm natyror, të destinuara për në Azi, të marrin drejtim drejt bllokut evropian.

Rol kanë luajtur edhe thirrjet e zyrtarëve evropianë për të zvogëluar konsumin, për të përmirësuar efiçencën dhe për të zgjeruar alternativat e furnizimit me energji.

Mirëpo fatit nuk i dihet. Analistët besojnë se një rikthim i motit të ftohtë, në kombinim me mungesë të eksporteve të gazit nga Rusia, mund ta lë Evropën pa furnizime të mjaftueshme dhe ta përballë atë me çmime tejet të larta.

“Nëse importet përmes gazsjellësve nga Rusia për në Bashkimin Evropian bien në zero më 2023, dhe nëse Kina sërish do të ketë nevojë për gaz të lëngshëm natyror, sikurse në kohën para pandemisë, atëherë Bashkimi Evropian do të përballet me krizë serioze të furnizimit”, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë një një raport të publikuar më 12 dhjetor.

“Thënë shkurt, nuk ekzistojnë shumë parashikime të mira për Evropën”, ka thënë Agathe Demarais, udhëheqëse në Economist Intelligence në një kolumnë të publikuar në Politico në muajin nëntor, duke shtuar se situata mund të përkeqësohet dimrin e ardhshëm.

“Megjithatë në periudhë afatgjatë, Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë të energjisë”, ka shkruar ajo.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka vlerësuar se deficiti i gazit në BE më 2023 mund të shkojë në 57 miliardë metra kub, apo rreth 15 për qind e kërkesës së parashikuar, ani pse është thënë se masat që janë duke u zbatuar aktualisht – sikurse projektet e reja solare dhe ato të erës – mund të ulin mungesën në 27 miliardë metra kub.

Bashkimi Evropian mund ta mbulojë këtë mungesë nëse investon edhe 100 miliardë euro shtesë në zgjerim të projekteve në fushën e energjisë dhe avokon në energji efiçente, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Në BE, gazi natyror përdoret kryesisht për të ngrohur shtëpitë dhe ndërtesat, për të aktivizuar fabrikat si dhe për procese tjera industriale siç është prodhimi i plehrave.

Mungesa e energjisë do të mund të ndikojë në rritje të madhe të çmimit të energjisë në BE, duke nxitur kështu vështirësi në shumë procese të përditshmërisë.

Disa shtete veçse kanë krijuar plane në rast se do të ketë krizë të energjisë.

Shumë gjëra varen në atë që bën ose jo Kremlini.

Nga 60 në 0

Rusia ka qenë furnizuesja më e madhe e Bashkimit Evropian me gaz natyror, duke mbuluar rreth 40 për qind të nevojave të bllokut më 2021.

Këtë fuqi e ka përdorur Kremlini, pas nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

Përmes uljes së furnizimeve, Rusia ka tentuar të përçajë unitetin e Perëndimit në mbështetjen që i ka ofruar Ukrainës, pas nisjes së luftës.

Eksportet e gazit natyror rus në BE besohet se do të zvogëlohen për gati 60 miliardë metra kub më 2023 në krahasim me 140 miliardë metra kub vitin e kaluar dhe gati 200 miliardë metra kub në nivelet para pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht se marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë më të këqijat në dekada, Rusia ende furnizon BE-në me gaz përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër Ukrainë dhe Turqi.

Megjithatë, sipas ekspertëve, eksportet mund të zvogëlohen edhe më shumë sesa tani, apo edhe të ndalen tërësisht më 2023, duke detyruar Evropën që të gjurmojë për gaz, në një botë me opsione të limituara.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Rusia është duke furnizuar BE-në me rreth 25 miliardë metra kub gaz dhe dy të tretat e kësaj sasie kalojnë përmes Ukrainës, ku janë duke u zhvilluar luftime të ashpra.

“Besoj se ekziston rreziku që në gazsjellësin ukrainas të ndodhë dëm aksidental apo i qëllimshëm”, ka thënë Nadia Kazakova, analiste në organizatën Renaissance Energy Advisors me seli në Londër.

Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se eksportet ruse përmes Turqisë do të vazhdojnë, derisa Kremlini të vërtetojë se një ndalje e plotë e gazit në BE i përshtatet në aspektin ekonomik dhe atë ushtarak.

Chris Weafer, ekspert i energjisë në organizatën Macro Advisory me bazë në Moskë, ka thënë se nuk pret që Moska të ndalë më shumë furnizimet në Evropë, sepse ka nevojë për para dhe nuk mund të shesë menjëherë gaz diku tjetër për shkak të infrastrukturës.

Rusia ka përfituar nga rritja e çmimeve të energjisë më 2022, ndonëse pjesa më e madhe ka shkuar në financim të luftës në Ukrainë, të cilës nuk po i shihet fundi.

Për më shumë, parashikimet për të hyrat nga eksportet e gazit rus më 2023 nuk duken aq mirë.

Naftës, njërës prej burimeve që Rusia eksporton më shumë, i ka rënë vlera nga 130 dollarë në mars në vetëm 80 dollarë muajve të fundit.

Por Moska është e detyruar të zbresë çmimin e naftës për shkak të sanksioneve që i ka vënë Perëndimi.

Ndryshim në matematika

Eksportet e naftës dhe produkteve të rafinuara ia kanë siguruar Rusisë rreth 34 për qind të buxhetit federal më 2022 dhe vetëm gazi e ka mbuluar 10 për qind të kësaj shifre, sipas Elina Ribakovas, ekonomiste në Insitutin International Finance me bazë në Uashington.

Rusia “do të ketë nevojë që të paktën të sigurojë nivelet e eksportit të këtij viti për të mbajtur deficitin buxhetor sa më të vogël”, ka thënë Weafer për Radion Evropa e Lirë.

Mirëpo të dy anët nuk janë në situatë të mirë, të paktën tani për tani.

Evropa dhe Rusia “kanë arritur të zvogëlojnë gazin ndaj njëra-tjetrës këtë vit, mirëpo nivelet janë në shkallë kritike”, ka thënë Weafer.

“Asnjëra nuk mund të përballojë që nivelet e furnizimit me gaz rus në Evropë të zvogëlohen edhe më shumë më 2023 dhe 2024”.

Në fakt, BE-ja ka importuar më shumë gaz të lëngshëm natyror të Rusisë më 2022 sesa në vitin paraprak, teksa ka tentuar të gjejë alternativa për gazin rus që e siguron përmes gazsjellësve.

“Gazi i lëngshëm natyror i Rusisë është politikisht më i pranueshëm në Evropë, ia mundëson Brukselit të thotë se ka më shumë opsione dhe nuk është e bllokuar me rrezikun rus. Por, realiteti nuk është aq i pastër”, ka thënë Weafer.

BE-ja e ka mbuluar pjesën më të madhe të gazit rus duke importuar më shumë gaz të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindja e Mesme, si dhe duke rikthyer përdorimin e thëngjillit.

Gara me Kinën për gazin e lëngshëm natyror

Për të ulur varësinë ndaj gazit rus, BE-ja ka importuar rreth 50 miliardë metra kub të gazit të lëngshëm natyror më 2022.

Diçka e tillë do të ishte shumë e vështirë nëse Kina nuk do të mbyllte ekonominë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Në periudhën 2016-2021, Kina ka trefishuar blerjet e gazit të lëngshëm natyror, duke e kthyer këtë shtet në importuesin më të madh të këtij burimi të energjisë.

Ka pasur parashikime që Kina do të importonte edhe më shumë gaz të lëngshëm natyror më 2022, mirëpo izolimet e kanë bërë punën e vet dhe pjesa më e madhe e këtij gazi është drejtuar kah BE-ja.

Mirëpo Evropa mund të mos jetë kaq me fat më 2023.

Kina është duke hequr kufizimet për luftim të pandemisë dhe kërkesa për gaz të lëngshëm natyror mund t’iu rikthehet niveleve të vitit 2021, çka mund të nxisë garën me Evropën sa u përket furnizimeve.

“Ka mundësi që Evropa të përballet me vështirësi në sigurim të sasisë së mjaftueshme të gazit të lëngshëm natyror ashtu që të ketë rezerva për dimrin e ardhshëm”, ka thënë Carlos Diaz, analist në Institutin Rystan Energy me bazë në Oslo, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Për të përkeqësuar situatën, më 2023 nuk pritet të ndërtohen gazsjellës jorusë, ka thënë Diaz.

Norvegjia, Azerbajxhani dhe shtetet e Afrikës Veriore – eksportuesit kyçë të gazit në BE – janë duke vepruar me kapacitete të njëjta sikurse në të kaluarën.

As Shtetet e Bashkuara dhe Katari nuk pritet të lansojnë projekte të reja për eksport të gazit të lëngshëm natyror në dy vjetët e ardhshëm.

BE-ja mund të mos ketë nevojë për sasi të gazit të lëngshëm natyror që i duhen tani për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë nga hidrocentralet, ndonëse shpresat për energji bërthamore mund të mos materializohen asnjëherë, ka thënë Diaz.

Sipas tij, konsumi në BE varet shumë nga moti, prandaj sesa e vështirë do të jetë situata, varet kryesisht nga ajo sesa i ftohtë do të jetë dimri.

BE-ja ka pasur rezerva të mëdha të gazit natyror në dhjetor, falë një vjeshte me mot të ngrohtë të pazakonshëm, ndonëse disa ditë të ftohta afër fundvitit i kanë ndryshuar matematikat.

Sa më shumë që do të zvogëlohen rezervat në pranverë, aq më shumë do të pritet presioni që BE-ja të bëjë përgatitjet për dimrin 2023-24, ka thënë ai.

“Vetëvrasje me gaz”

Megjithatë, analistët besojnë se ndonëse BE-ja mund të vuajë në periudhë afatshkurtër nga përkeqësimi i marrëdhënieve Bruksel – Moskë, si pasojë e luftës në Ukrainë, është Moska ajo që do të humbë në periudhë afatgjatë.

“Shantazhi i Moskës i ka bindur të gjitha vendet e BE-së që Moska nuk është furnizuese e qëndrueshme e energjisë”, ka shkruar Demarais.

Teksa Evropa tenton të lirohet nga varësia prej Moskës, “duket se brenda tre vjetëve Evropa nuk do të ketë më nevojë për gazin dhe naftën ruse”.

Ky ndryshim i madh ka qenë pak i parashikuar para se presidenti rus, Vladimir Putin të niste luftën në Ukrainë, dhe pas shumë vjetëve tensione mes Moskës dhe Perëndimit.

“Biznesi me gaz rus në Evropë është gjithçka përveçse i vdekur”, ka thënë Thane Gustafson, profesor në Universitetin Georgetoën dhe autor I shumë librave për industrinë ruse të energjisë.

Rusia ka eksportuar gaz në Evropë prej viteve 1960 dhe marrëdhënia mes tyre i ka mbijetuar edhe Luftës së Ftohtë, edhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991, dhe krizave pasuese.

Në fillim të viteve 2000, pozicioni i Rusisë si furnizuese lidere e gazit natyror në Evropë është dukur i konsoliduar për dekadat në ardhje.

Putin, i cili ka fituar pushtetin në fund të vitit 1999, është pajtuar atëbotë për investim të mbi 200 miliardë dollarëve për të zhvilluar projekte të reja të gazit natyror në Gadishullin Yamal në pjesën e largët veriore, në mënyrë që të rrisë eksportet në Evropë.

Për të shitur gazin duke shmangur transitin nëpër Ukrainë, ai ka urdhëruar ndërtimin e shumë gazsjellësve tjerë, përfshirë Rrjedhën Veriore 1 dhe 2 drejt Gjermanisë, si dhe TurkStream në Turqi.

Këto investime i kanë ndihmuar Rusisë të gjenerojë të hyra në mbi 50 miliardë dollarë viteve të fundit.

Gustafson ka thënë se parashikimet kanë qenë që kërkesa për gazin rus në Evropë të rritet në dekadën e ardhshme, mirëpo vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën dhe ndalja e furnizimeve me gaz në Evropë, e kanë thyer besimin e BE-së për Kremlinin “për një gjeneratë”.

Lufta i ka përshpejtuar planet e BE-së për alternativa më të pastra të energjisë, dhe ka mundësi që brenda pjesë vjetëve, Turqia të mbetet “blerësja e vetme” e gazit rus në Evropë, ka thënë ai.

“Rezultati final është i qartë… Putin jo vetëm që ka kryer vetëvrasje me gaz”, ka shkruar Gustafson.

“Ai e ka mbytur gjysmë shekullin e fundit të marrëdhënieve me atë vendim”.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Ka ndërruar jetë Franco Frattini, ish ministër i Jashtëm i Italisë

VOAL- Ish-ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, vdiq të shtunën në mbrëmje. Këtë e raporton Corriere della Sera. Ai ishte 65 vjeç dhe aktualisht mbante postin e presidentit të Këshillit të Shtetit.

Midis 2008 dhe 2011 ai kishte udhëhequr në Farnesina, si ministër në qeverinë e fundit të kryesuar nga Silvio Berlusconi. Më parë, dhe gjithmonë me Berlusconin si kryeministër, ai kishte qenë kreu i diplomacisë italiane midis viteve 2002 dhe 2004. Ai gjithashtu kishte qenë Komisioner Evropian për Drejtësinë nga 2004 deri më 2008 nën presidencën e Josè Manuel Barroso.

Para këtyre detyrave, ai kishte qenë ministër i shërbimit publik midis 2001 dhe 2002, përsëri me Berlusconin, dhe më parë, Më 2006, në qeverinë e Lamberto Dinit. Frattini ndërroi jetë në spitalin Gemelli në Romë ku ishte shtruar prej disa kohësh. rsi-eb

Prej muajsh në front, ushtarët ukrainas festojnë Krishtlindjet

Pavarësisht vazhdimit të konfliktit, ushtarët ukrainas ende po arrijnë të mbajnë festime, megjithëse të ndryshme këtë vit.

Fotot e shpërndara nga ushtria e Ukrainës tregojnë një grup ushtarësh duke u futur në një vakt festiv, megjithëse nuk është e qartë se ku ndodhen.

Ndërkohë, sulmet ruse në Ukrainë vijojnë. Teksa dita e Krishtlindjes zbardhi, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Kiev dhe në të gjitha rajonet e Ukrainës, thanë zyrtarët.

Ka pasur gjithashtu raporte se shpërthime janë dëgjuar në Kiev, ndërsa avionët rusë u ngritën në qiell në Bjellorusi.

Sot gjithashtu tre punonjës ukrainas të urgjencës u vranë kur një minë shpërtheu ndërsa po çminonin pjesë të rajonit Kherson, thanë shërbimet e emergjencës./abcnews.al/

Vrau tre persona në Paris, autori: Jam racist

Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist.

Francezi 69-vjeçar, i cili hapi zjarr në një qendër kulturore të komunitetit kurd në Paris, u tha hetuesve se ishte racist, tha të shtunën një burim i afërt me rastin.

Të shtënat shkaktuan panikë në rrugët e mbushura me dyqane dhe kafene, në lagjen e 10-të të modës të kryeqytetit francez.

Arma të cilën e kishte përdorur sulmuesi, ishte një pistoletë “shumë e përdorur” e ushtrisë amerikane Colt 1911.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “kurdët në Francë kanë qenë objektiv i një sulmi në zemër të Parisit” dhe urdhëroi shefin e policisë së Parisit të takohet me udhëheqësit e komunitetit kurd të shtunën.

Sipas Këshillit Demokratik Kurd në Francë (CDK-F), të vdekur janë dy burra dhe një grua.

Pas sulmit, në Paris u mbajtën edhe protesta.

Prokuroria në Paris tha se i dyshuari, 69 vjeç, së fundi ishte liruar nga paraburgimi teksa po priste nisjen e gjyqit për një sulm me shpatë në një qendër të migrantëve. Sulmi kishte ndodhur vitin e kaluar dhe ishin plagosur disa persona.

Disa orë pas sulmit, protestuesit kurdë u përleshën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit hodhën në drejtim të policisë gjësende të forta, përfshirë kosha të plehrave dhe dëmtuan tavolinat e restoranteve.

Ata thanë se po shprehnin zemërimin lidhur me sulmin, duke shtuar se forcat e sigurisë franceze bën pak për ta parandaluar atë. syri.net

Skandali Katar-Gate, prokuroria belge ka frikë se shërbimet sekrete mund të rrëmbejnë eurodeputeten greke

Eurodeputetja greke Eva Kaili e cila u arrestua pas skandalit Katar-Gate do të qëndrojë në burg, kështu ka vendosur gjykata në Bruksel.

Gjyqtarët belgë kanë refuzuar kërkesën e bërë nga avokati i Kailit, i cili kërkoi masën arrest shtëpie.

Avokati ka kërkuar nga Prokuroria që Eva Kaili të vendoset në arrest shtëpie dhe të pajiset me një telefon që përgjohet nga autoritetet, dhe si të vetmin kontakt të ketë me fëmijën e saj.

Por kjo kërkesë ka qenë e papranueshme për prokurorët belg, të cilët thanë se rrezikon që Eva Kaili të arratiset jashtë vendit.

Madje, sipas avokatit, një prej prokurorëve ka thënë se shërbimet sekrete të Katarit mund të rrëmbejnë ish-eurodeputeten. syri.net

Ukraina përgatitet për mundësinë e një sulmi tokësor nga Bjellorusia

VOA

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënën dhe sipas zyrtarëve në Kiev dhe ekpertëve, kjo vizitë është një përpjekje për t’i bërë trysni Presidentit Alexander Lukashenko që t’i bashkohet një sulmi tokësor, që mund të nisë nga Bjellorusia. Ushtria ukrainase është përgatitur prej muajsh për një skenar të tillë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze ishte në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë për të parë situatën në terren.

Autoritetet ukrainase kanë rritur edhe më shumë vigjilencën në kufi me Bjellorusinë. Zëri i Amerikës ishte në pikën kufitare, ndërsa rruga kryesore që lidh dy vendet është e mbushur me mina.

Oleksandr Tsys, komandanti i Brigades 104 të Mbrojtjes së Territorit thotë se që nga nisja e agresonit rus në 24 shkurt, forcat ukrainase janë përgatitur për një ofensivë të mundshme nga Bjellorusia.

“Ne sot të gjithë e dimë se çfarë hapi duhet të ndërmarrin dhe si të reagojmë në rast sulmi”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Sipas tij forcat ukrainase ndihen të sigurta për të mbrojtur vendin.

“Kemi mbështetje të pabesueshme nga popullsia lokale dhe pushteti vendor. Kemi siguruar pajisje të shumta ushtarake nga partnerët tanë. Ne po përgatisim ushtarët tanë, kështu që jemi gati”, thotë Oleksandr Tsys, Komandant i Brigadës 104-të.

Koloneli Anton Kvyitlovsky thotë se sipas të dhënave të inteligjencës ukrainase, ushtria bjelloruse nuk është e përgatitur për veprime sulmuese. Megjithatë, ukrainasit po analizojnë me vëmendje stërvitjet e forcave bjelloruse. Në koordinim me forcat ruse, Bjellorusia mund të bëjë goditje dhe ukrainasit po përgatiten.

“Situata në kufi është nën kontroll”, thekson ai për Zërin e Amerikës.

Për shkak të relievit një sulm tokësor nga Bjellorusia në Ukrainë, duket i pamundur. Vitaliy Koval, guvernatori i rajonit “Rivne” që kufizohet me Bjellorusinë, tregon arsyet pse.

“Siç mund ta shihni, në të majtë janë kënetat. Ato janë të pamundura të kalohen. Për 92 kilometra kemi kënetat. Armiku duhet të kuptojë se ata nuk mund ta mposhtin natyrën dhe Zotin. Këto këneta na ndihmojnë. Përveç kësaj, ne kemi mbi një mijë lumenj të vegjël dhe të mëdhenj në rajon me ura, të cilat na shërbejnë si mbrojtje natyrore”, thotë ai.

Ukraina dhe Bjellorusia ndajnë një kufi prej 1000 kilometrash. Në shkurt, forcat ruse përdorën Bjellorusinë si pikënisje për sulmin e tyre ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev. Që nga nisja e agresionit rus, territori bjellorus u bë një bazë për logjistikën ushtrisë rsue dhe lëshimin e raketave.

Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, i tha Zërit të Amerikës se qeveria ukrainase e merr seriozisht kërcënimin.

“Rreziqet janë reale, asnjëherë nuk i kemi nënvlerësuar. Çështja është se Federata Ruse po pushton Bjellorusinë për momentin, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, përfshirë Bjellorusinë”, thotë ai.

Ekspertët thonë se autoritetet bjelloruse deri tani kanë nguruar të përdorin forcat e tyre tokësore për të sulmuar drejtpërdrejt Ukrainën. Po ata thonë se kjo mund të ndryshojë në çdo moment.

Në pranga për mashtrim dhe pastrim parash, arrestimi i eurodeputetes Kali “trondit” botën e kriptomonedhave

Arrestimi i deputetes evropiane dhe propozueses së kriptomonedhës, Eva Kaili, është cilësuar si një goditje për ekosistemin nga pjesëmarrës të shquar të industrisë së blockchain.

Kaili, një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian, u arrestua dhe u akuzua më 10 dhjetor nga prokurorët belgë, të cilët po hetojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe organizatë kriminale që përfshin Katarin dhe politikëbërës të lartë në Evropë.

 

Policia belge raportohet se sekuestroi 600,000 euro para në dorë, si dhe kompjuterë dhe telefona celularë që i përkisnin Kailit dhe tre individëve të tjerë të përfshirë në hetim. Që atëherë Kaili është pezulluar nga Parlamenti Evropian, ku është anëtare që nga viti 2014.

 

Kaili ka qenë një mbështetëse e zëshme e teknologjisë së kriptomonedhës dhe blockchain në Parlamentin Evropian dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në ofrimin e drejtimit për qasjen e organit qeverisës ndaj këtij sektori në vitet e fundit.

 

 

Erwin Voloder, bashkëpunëtor i lartë i politikave në Shoqatën Evropiane të Blockchain, në një deklaratë për median Cointelegraph, tha se akuzat kundër Kailit nuk mund të nënvlerësohen, por pranon se arrestimi i saj heq një zë shumë të nevojshëm për të mbështetur hapësirën e kriptomonedhës.

 

Voloder theksoi gjithashtu rolin e Kailit në udhëheqjen e regjimit pilot DLT dhe Rezolucionin e Blockchain 2016, si dhe rolin e saj si një raportuese në hije, në të cilën ajo loboi për të ngritur teknologjinë e blockchain gjatë propozimeve të InvestEU 2020.

 

Kaili gjithashtu mori frenat në një përpjekje individuale për të eksploruar argumentet e pandryshueshme (NFT) brenda fushëveprimit të rregulloreve të Bashkimit Evropian për Tregjet në Kripto-Asetet (MiCA) të miratuara së fundi. Voloder tha se përpjekjet e Kaili për të eksploruar NFT-të nga perspektiva e shërbimeve financiare dhe aplikimit industrial ishin pozitive për hapësirën e blockchain.

 

Voloder vazhdoi të nënvizonte ato që ai vërejti si argumente negative dhe të painformuara kundër teknologjisë blockchain dhe Web3 në Bundestagun gjerman në mes të dhjetorit. Ekonomisti beson se kjo ndjenjë negative është e përhapur në të gjithë kontinentin.

 

“Unë mendoj se ne kemi një problem të ngjashëm në nivelin e BE-së, pasi ideologjia mund të luajë një rol të madh në drejtimin e mënyrës sesi perceptohet një teknologji ose industri e caktuar, veçanërisht në klimën e sotme hiperpartizane”, tha ai.

 

Voloder gjithashtu vuri në dyshim nëse ngjarjet makro në hapësirën e kriptomonedhës, duke përfshirë shpërthimin e FTX , kanë luajtur një rol në etiketimin e ekosistemit si “industri non grata dhe fajtor nga shoqërimi”.

Përjashtimi i Kailit nga parlamenti lë një boshllëk për një përkrahës po aq të zëshëm dhe të pasionuar të kriptomonedhës për të nxitur eksplorimin rregullator.bw

Arrestohet djali i një diplomati në Vjenë, spiunazh në emër të Rusisë për disa vite

39 vjeç, shtetas grek me origjinë ruse dhe djali i një diplomati. Dhe me sa duket një spiun që ka punuar në Austri për vite me radhë për llogari të Rusisë.

Kështu e nis artikullin e saj gazeta austriake “Kurier”. Dihet mirë se Rusia, veçanërisht në Vjenë, ka një rrjet të dendur spiunësh në veprim.

Rasti i një 39-vjeçari që u bë i njohur të hënën jep një pasqyrë të këtij konstrukti.

 

Dhe kjo e bën të qartë se sa seriozisht autoritetet e brendshme të sigurisë, të udhëhequra nga Drejtoria për Sigurinë Shtetërore dhe Inteligjencën (DSN), e marrin kërcënimin nga Rusia.

 

Në rastin e 39-vjeçarit të dyshuar për spiun, banesa e të dyshuarit u sulmua më 24 mars në Vjenë-Donaustadt.

 

Dy ekipe të njësisë antiterroriste Cobra mësohet se kanë qenë në detyrë për shkak të natyrës së rrezikshme të personit.

 

Shtetasi grek me origjinë ruse akuzohet se prej disa vitesh ka spiunuar për një shërbim sekret rus në dëm të Austrisë.

 

Dhe mesa duket nuk ishte i vetmi. Sepse babai i tij, një ish-diplomat, i cili thuhet se ka qenë i stacionuar në Austri dhe Gjermani gjatë shërbimit të tij aktiv, thuhet se ka punuar tashmë si spiun për Rusinë.

 

Hetimet e DSN-së me partnerë të huaj dhe në bashkëpunim me prokurorin publik të Vjenës, me sa duket duhet të tregojnë se 39-vjeçari ka marrë edhe trajnim special ushtarak në Rusi.

Ai ishte gjithashtu në shkëmbime me diplomatë dhe spiunë të tjerë nga vende të ndryshme. Por kjo nuk është e gjitha: Pak para dhe gjatë luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, i dyshuari ishte vetë në Moskë.

Rezultatet e hetimit të përpiktë të shërbimit sekret austriak duhet të vërtetojnë sa vijon: Nga viti 2018 deri në fillim të vitit 2022, 39-vjeçari thuhet se ka kryer gjithsej 65 udhëtime jashtë vendit, si dhe në Rusi, Bjellorusi, Turqi dhe Gjeorgji. Megjithëse ai mori vetëm pak përfitime sociale në Austri, bleu disa prona në Vjenë, Rusi dhe Greqi.

Çfarë sekretesh ka spiunuar i dyshuari në emër të Rusisë? Para së gjithash, ai mund të ketë shërbyer si një lloj barometri humori nga Austria.

Thuhet se ai ka marrë informacion mbi politikën e jashtme, situatën e përgjithshme sociale dhe të sigurisë dhe ia ka përcjellë Rusisë.

Pra, udhëtimi në Moskë pak para fillimit të luftës ndoshta nuk ishte rastësi, por një shkëmbim i ndërgjegjshëm i informacionit për njohuritë e marra nga Austria.

Por i dyshuari thuhet se nuk ka shkëmbyer vetëm informacione gjatë udhëtimit. Edhe në Vjenë u zhvillua një sistem i veçantë me vende të fshehta ku fshiheshin mesazhet për të transmetuar informacione.

Vendndodhjet e dorëzimit u bënë të dukshme për marrësin me shenja kryesisht të padukshme.

Siç tregojnë hetimet, personeli diplomatik nga Federata Ruse thuhet se ka qenë gjithmonë i pranishëm në këto dorëzime në kohën dhe vendin e duhur.

Gjatë kontrolleve të ndryshme në shtëpinë e të dyshuarit, thuhet se është zbuluar një detektor sinjali – i cili mund të zbulojë pajisjet e përgjimit dhe kamerat e fshehura – dhe një kostum mbrojtës kundër fragmenteve.

Gjithashtu janë sekuestruar celularë, laptopë dhe tabletë, mbi të cilët janë vlerësuar gjithsej dhjetë milionë skedarë.

39-vjeçari është tashmë i lirë pas arrestimit. Ai do përballet me një dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet pas gjykimit.

Mbetet e diskutueshme nëse pas zbulimit të rastit të spiunazhit dhe demonstrimit të marrëdhënieve të ngushta mes diplomatëve rusë, një ripërtëritje e dëbimit të tyre do të pasojë.

Në prill, pas shumë hezitimesh, Austria hoqi statusin diplomatik të tre punonjësve të Ambasadës Ruse në Vjenë dhe një punonjësi të Konsullatës së Përgjithshme në Salzburg.

Aktivitetet e mundshme të shërbimit sekret nga diplomatët rusë tashmë janë përmendur si arsye.bw

Terminali gjerman i rigazifikimit lundrues është një realitet

VOAL- Që nga e shtuna (sot), Gjermania është disi më pak e varur nga metani që mbërrin në vend nëpërmjet tubacioneve nga Rusia. Kancelari Olaf Scholz ka inauguruar impiantin e tij të parë të rigazifikimit, një impiant lundrues që hap rrugën për importimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) të transportuar nga deti në temperatura nën -160°C për të reduktuar volumin e tij. Anija, Höegh Esperanza, mbërriti të enjten në portin e Wilhelmshaven ku u ndërtua në një kohë rekord një terminal i lidhur me objektet e magazinimit Etzel nëpërmjet një tubacioni të ri rreth 25 kilometra të gjatë.

Impianti i rigazifikimit është zemra e anijes së madhe të marrë me qira nga një kompani norvegjeze. Ajo do të nisë menjëherë përpunimin e LNG-së me origjinë nigeriane që ka transportuar nga Spanja dhe do të fillojë ta fusë në rrjetin gjerman duke filluar nga data 22 dhjetor. Më pas do të presë ardhjen e impianteve të reja të metanit për të rindërtuar stokun e saj prej 170,000 metra kub gaz të lëngshëm, të mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e 50,000 familjeve për një vit.

Ndërkohë, Gjermania është në pritje të ndërtimit të pesë terminaleve të tjerë lundrues dhe fillimit të punës për ato fikse që do t’i lejojnë asaj të çlirohet nga varësia e saj nga lindja. Në pak vite, sipas planeve të autoriteteve dhe kompanive të përfshira, ato duhet të garantojnë mbërritjen nga deti të rreth 30% të gazit që u nevojitet individëve dhe industrive gjermane, duke ulur më tej rrezikun e mungesës jashtëzakonisht të rëndë të parashikuar. nga disa muaj më parë. Problemi për momentin, megjithatë, është të dihet se nga do të vijë LNG. Berlini deri më tani ka nënshkruar një kontratë me Katarin për furnizimin e 2 milionë tonëve nga viti 2026. Arritja e objektivit prej 30% është ende rreth 10 herë më shumë. rsi-eb

Shea: Serbisë do t’i refuzohet kërkesa, por është mirë që nuk veproi pa bërë kërkesë

RFE/RL

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, është i bindur se Serbisë nuk do t’i aprovohet kërkesa për kthimin e ushtarëve dhe policëve në Kosovë, megjithatë shprehet i kënaqur që të paktën Serbia ka vendosur të bëjë kërkesë dhe jo të veprojë në mënyrë unilaterale.

“Është më mirë që Serbia, publikisht dhe në mënyrë transparente, i ka kërkuar KFOR-it t’i kthejë trupat në Kosovë e jo ta bëjë këtë në mënyrë unilaterale, apo sekrete, pasi kjo do të ishte ekstremisht provokuese në rrethanat aktuale”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

Ai beson se edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i vetëdijshëm se kjo kërkesë nuk do t’i aprovohet, por thotë se ky është një “veprim politik, sepse ndoshta ai [Vuçiq] ndjen se mund ta arrijë një fitore në marrëdhënie me publikun, pa e ndryshuar realisht situatën në terren”.

Vuçiq ka thënë se Serbia është duke kërkuar kthimin e 100 deri në 1.000 trupave në Kosovë, “sipas Rezolutës 1244” të Kombeve të Bashkuara.

Shea – i cili ishte zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë – thotë se kjo rezolutë ia lejon Serbisë të kërkojë kthimin e trupave, por vetëm në rrethana të caktuara.

“… në rrethana të caktuara, kryesisht sa u përket kontrolleve kufitare. Ideja ishte që të ketë koordinim në kufi për të parandaluar incidente, për të luftuar vjedhjet, trafikimin ilegal, për mbrojtjen e minoriteteve, të monumenteve”, thotë Shea.

Britaniku, i cili ishte pjesë e NATO-s deri në pensionimin e tij në vitin 2018, shton se kthimi i trupave serbe në Kosovë do të lejohej vetëm “nëse ndihmon në qetësimin e situatës”.

“Është shumë e rëndësishme që KFOR-i vendos nëse kjo do të jetë e dobishme apo jo. Dhe në atmosferën aktuale, qartësisht të tensionuar mes Prishtinës dhe komunitetit serb të Kosovës, rrethanat aktuale janë dukshëm në të kundërtën – një gjë e tillë do ta përshkallëzonte situatën”, shprehet Shea.

Ai përkrahi përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në kërkesën që vetë serbët lokalë t’i largojnë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor në veri dhe iu bashkua thirrjeve që Kosova dhe Serbia të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Fatkeqësisht, sot në veri të Kosovës ka ende njerëz me pikëpamje shumë ekstreme, radikale, që nuk duan të bëhet asnjë lloj përparimi, dhe stagnimi aktual, meqë çon në dhunë, i përshtatet më shumë agjendës së tyre”, shtoi ish-zëdhënësi i NATO-s.

Deputeti ukrainas i dërgon Zelenskyt kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Deputeti ukrainas, i cili kohë më parë ka qëndruar në Kosovë, Oleksiy Gonchaernko ka marrë iniciativë të re për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

Ai ka bërë të ditur se i dërguar një peticion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“I dërgova një peticion Presidentit të Ukrainës me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina tani duhet ta mbështesë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Deputeti më tutje ka renditur arsyet pse duhet të njihet pavarësia e Kosovës duke thënë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, si dhe nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s gjersa “në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar”.

“Rusia nuk e njeh Kosovën dhe i konsideron këto toka si serbe. Në të njëjtën kohë, propagandistët e Kremlinit pretendojnë se është e nevojshme të vendoset “i njëjti rend si Putini më 24 shkurt” në Ballkan. Dhe përfaqësuesit e partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq folën për “denazifikimin e Ballkanit”. Rusia, së bashku me Serbinë, po përpiqet të nisë një luftë, duke i justifikuar veprimet e saj si çështje kombëtare”, shkruan më tutje.

Ai thotë se me njohjen e pavarësisë së Kosovës do të dëshmojë mbështetjen dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij shteti, shkruan Telegraf.

“Rezoluta ime për njohjen e pavarësisë së Kosovës qëndron në Verkhovna Rada pa marrë parasysh. Prandaj, me këtë peticion, së bashku me publikun, kërkojmë nga presidenti i Ukrainës që sa më shpejt të marrë një vendim lidhur me Kosovën”, përfundoi ai.

 

Gjermania do të blejë avionë luftarakë të prodhimit amerikan

Një avion luftarak i llojit F-35.

RFE/RL

Gjermania i ka dhënë dritën e gjelbër blerjes së dhjetëra avionëve luftarakë F-35, të prodhimit amerikan. Këto blerje do të jenë pjesë e rindërtimit të ushtrisë, proces që është nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

Komiteti për buxhet i Parlamentit gjerman miratoi tetë projekte në vlerë të përgjithshme prej 13 miliardë eurosh, përfshirë edhe blerjen e avionëve luftarakë F-35, që është paraparë të kushtojnë 10 miliardë euro.

Për shkak të sfidave aktuale të sigurisë, përfshirë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, bashkëpunimi i ngushtë në mes aleatëve është më i rëndësishëm se kurrë, tha Ambasada amerikane në Berlin, pas vendimit të autoriteteve gjermane.

“Programi gjerman i avionëve F-35 do të sigurojë vazhdimin e angazhimeve të Gjermanisë dhe do të garantojë mbrojtje më të fortë të NATO-s në të ardhmen”, tha Ambasada amerikane.

Ambasadorja Amy Gutmann shkroi në Twitter se partneriteti i mbrojtjes mes SHBA-së dhe Gjermanisë kurrë nuk ka qenë më i fortë. Ajo tha se ky partneritet është shtyllë kyçe e partneritetit transatlantik të NATO-s.

Të 35 avionët luftarakë pritet që të dorëzohen në Gjermani mes viteve 2026 dhe 2029, tha Ambasada amerikane.

Në mars, Berlini kishte njoftuar se dëshiron të blejë avionët amerikanë, për të zëvendësuar flotën e saj të Tornadove, që janë avionë më të vjetër. Por, Ministria e Mbrojtjes kishte ngritur shqetësime për këtë plan, duke paralajmëruar se mund të kishte “vonesa dhe kosto shtesë”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se lufta në Ukrainë e ka shtyrë Gjermaninë që ta bëjë këtë investim, që është investimi më i madh në ushtri që nga themelimi i saj pas Luftës së Dytë Botërore.

Komiteti parlamentar për buxhet po ashtu miratoi edhe blerjen e pushkëve të reja dhe radio-sistemee.

Kancelari Scholz, disa ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, kishte njoftuar se do të ndante 100 miliardë euro fonde për rindërtimin e ushtrisë. Paratë për blerjen e avionëve amerikanë do të merren nga ky fond.

Scholz: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE është në interes të Gjermanisë

VOA

Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf Scholz tha sot se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ai përshëndeti shtimin e angazhimit të BE-së me gjashtë vendet e rajonit, ndërsa vlerësoi vendimet për t’i dhënë Bosnjes dhe Hercegovinës statusin e kandidatit dhe futjen e Kroacisë në zonën e Shengenit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti ringjalljen e bisedimeve për zgjerimin e Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajve të fundit dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnje-Hervegovinës statusin e kandidatit.

Zoti Scholz i bëri këto komente në fjalimin e tij në parlament, para takimit të nivelit të lartë të bllokut me 27 anëtarë në Bruksel.

“Është në interesin gjerman dhe evropian që pjesa e mbetur e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha zoti Scholz para ligjvënësve në Berlin.

Për momentin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme në aspiratën e tyre për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.

Kancelari gjerman vlerësoi gjithashtu vendimin për futjen e Kroacisë në zonën evropiane të udhëtimit pa kontrolle, e njohur si zona Shengen.

“Është poashtu në interesin tonë që nga viti 2023 Kroacia të jetë pjesë e zonës Schengen”, tha zoti Scholz.

Zoti Scholz tha se njësoj duhet të veprohet edhe me Bullgarinë dhe Rumaninë, përfshirja e të cilave në zonën Schengen u bllokua javën e kaluar nga Austria.

Gjatë viteve të fundit procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk ka shënuar ndonjë përparim.

Por pas sulmit rus në Ukrainë në fund të shkurtit, zyrtarët e BE-së kanë theksuar se rritja e angazhimit të bllokut me vendet Ballkanit është jetik për sigurinë në Evropë.

Kancelari tha se mbështetja për Kievin dhe sanksionet kundër Moskës do të vazhdojnë të intensifikohen për aq kohë sa Presidenti Vladimir Putin vazhdon luftën e tij kundër Ukrainës.

“Ne do të sigurohemi që Ukraina të vazhdojë të ketë burimet financiare që i nevojiten në vitin 2023”, tha ai ndërsa njoftoi planet për t’i siguruar Kievit 18 miliardë euro shtesë.

Duke folur për rëndësinë e unitetit, zoti Scholz tha se forcimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara përmes “tregtisë së përbashkët dhe të ndershme” është thelbësore.

Aleatët e Ukrainës premtojnë 1 miliard dollarë për vendin e shkatërruar nga lufta

Gjatë takimit në Paris

VOA

Rreth 70 vende dhe institucione ndërkombëtare premtuan të martën më shumë se 1 miliard dollarë në ndihma të reja për Ukrainën. Paratë do të shërbejnë për të riparuar infrastrukturën e goditur rëndë nga Rusia në javët e fundit, që për pasojë ka lënë me miliona ukrainas pa energji elektrike dhe ujë.

Gjatë takimit në Paris, ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha se ndihma ishte frut i një angazhimi të ri. “Janë ndihma ose dhurata dhe jo hua“, theksoi ajo.

Zonja Colonna shtoi se ndihma do të “përdoret gjatë muajve të dimrit, gjë që do të ndihmojë në forcimin e qëndrueshmërisë së infrastrukturës civile”.

Rreth 400 milionë dollarë pritet të përdoren për sektorin energjetik të Ukrainës, të cilin Rusia e ka patur objektiv të sulmeve të saj të vazhdueshme ajrore.

Takimi i së martës me donatorët ndërkombëtarë u organizua nga Franca. Në fillim të konferencës Presidenti francez Emmanuel Macron tha se qëllimi i saj është ta ndihmojë popullin ukrainas “të kalojë stinën e dimrit”. Presidenti ukrainas tha nëpërmjet një lidhjeje videofonike se vendit të tij i nevojiten gjeneratorë energjie, po aq sa i nevojiten edhe autoblindat për forcat e armatosura.

“Në zemër të ofensivës ruse pas humbjeve ushtarake të javëve të fundit është zhytja e popullit ukrainas në dëshpërim dhe sulmimi në një mënyrë të papranueshme i infrastrukturës civile, ndërprerja e ujit, ndërprerja e elektricitetit dhe zhytja e popullsisë në errësirë dhe të ftohtë. Prandaj ne jemi mobilizuar që t’i ndihmojmë ata të rezistojnë”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Nëpërmjet një videokonference, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha aleatëve të mbledhur në Paris të martën se nevojiten të paktën 800 milionë Euro për asistencë emergjence për furnizimin me energji gjatë dimrit, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të godasin objektiva civile në mbarë vendin.

Presidenti Zelensky u tha pjesëmarrësve se po aq sa i nevojiten autoblindat për forcat e armatosura, vendit të tij i nevojiten edhe gjeneratorët e energjisë.

Zonja e Parë e Ukrainës merr pjesë në takim ndërsa Presidenti ukrainas Zelensky është lidhur nëpërmjet një videokonference (Paris, 13 dhjetor 2022)

Zonja e Parë e Ukrainës merr pjesë në takim ndërsa Presidenti ukrainas Zelensky është lidhur nëpërmjet një videokonference (Paris, 13 dhjetor 2022)

Gjatë fjalimit të tij në takim, presidenti francez dënoi me forcë sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile.

“Këto sulme ajrore kanë haptazi në objektiv popullsinë ukrainase dhe infrastrukturën civile. Këto sulme, që siç e pranoi Rusia kanë qëllimin e vetëm dobësimin e rezistencës së popullit ukrainas, përbëjnë krime lufte. Ato shkelin pa asnjë dyshim parimet më themelore të ligjeve humanitare”, u shpreh presidenti francez.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE-ja po ofron 40 gjeneratorë për furnizimin me energji të spitaleve në Ukrainë dhe 800 gjeneratorë për përdorim në objekte të tjera në mbarë vendin.

Konferenca vjen pas një zotimi të hënën të udhëheqësve të Grupit të Shtatëshes për të plotësuar nevojat urgjente të Ukrainës për paisje ushtarake. Konferenca po shqyrton mundësinë e krijimit të një mekanizmi në internet ku Ukraina mund të paraqesë nevojat e saj dhe vendet donatore mund t’iu përgjigjen atyre. Një takim i dytë mes Francës, Ukrainës dhe 500 kompanive franceze po shqyrton se ku mund të investohet dhe çfarë mund të bëhet në periudhën afatshkurtër.

* Për këtë artikull u morën të dhëna nga agjencia e lajmeve Reuters.

Eva Kaili shkarkohet zyrtarisht

VOAL- Parlamenti Europian ka miratuar shkarkimin e eurodeputetes greke Eva Kaili si zëvendëspresidente. Seanca plenare votoi po me një shumicë prej më shumë se dy të tretave (625 vota), siç parashikohet nga Parlamenti. Një kundër dhe dy abstenime.

Votimi u mbajt me thirrje me emër me kërkesë të grupeve S&D, të Majtë dhe ID, thanë zyrat e Parlamentit Evropian. Një analizë e votave tregon se Mislav Kolakushiq, kroat nga joanëtarët, votoi kundër. Holandezi i Ecr, Dorien Rookmaker dhe gjermani i Id, Joachim Kuhs abstenuan.

Ndërkohë, numri total i kartëmonedhave të gjetura nga policia belge gjatë kontrollit të banesave të Antonio Panzerit dhe ish-zëvendëspresidentes së Eurodhomës Eva Kaili, të dy të arrestuar për Katargate, shkon në mbi një milion e gjysmë euro. . Kështu raportojnë mediat belge duke cituar policinë federale.rsi-eb

Nga Mogherini tek Avramopoulos, pas skandalit “Katar gate”, figura të rëndësishme të BE japin dorëheqjen nga OJQ-ja e ish-eurodeputetit të akuzuar për korrupsion

Emra të rëndësishëm po japin një e nga një dorëheqjen nga një OJQ e rëndësishme pas skandalit të korrupsionit që ka përfshirë Parlamentin Europian.

Ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ish-kryeministri francez Bernard Cazeneuve, ish-komisioneri Evropian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos dhe ish-deputetja e BE-së, Cecilia Wikström, janë të gjithë të listuar si anëtarë të një “Bordi Nderi” të Luftimit të Mosndëshkimit. Po kështu edhe eurodeputetja Isabel Santos.

Ata të gjithë janë larguar nga bordi drejtues pas akuzave që kanë përfshirë themeluesin e Fight Impunity (Luftimit të Mosndëshkimit, Pier Antonio Panzeri. Ky i fundit, një ish-eurodeputet nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve u arrestua të premten në lidhje me akuzat për ryshfet dhe ndikim të padrejtë nga Katari – akuza që Doha i mohon.

Asistentët e Parlamentit Evropian që kanë punuar për organizatën janë arrestuar gjithashtu dhe zyrat e tyre janë vulosur nga policia. Fillimi i një OJQ-je në Bruksel është relativisht i lehtë. Fitimi i besueshmërisë është shumë më i vështirë. Kur lidhjet kanë të bëjnë me paratë, kjo ju ndihmon të tregoni se kë njihni.

Panzeri, një ish-kryetar i nënkomisionit për të drejtat e njeriut të Parlamentit, njihte disa njerëz të fuqishëm dhe ai me sa duket i përdori ata për të krijuar përshtypjen e një klubi ekskluziv. Ai e njihte Mogherinin, për shembull, përmes anëtarësimit të tij në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit. Më pas Panzeri, i cili u largua nga Parlamenti në vitin 2019, e caktoi atë për t’u bashkuar me bordin e Fight Impunity, sipas një ndihmësi në Kolegjin e Evropës, ku Mogherini është tani rektore.

Ndihmësja vuri në dukje se ajo ishte e ftuar të bashkohej me bordin së bashku me Avramopoulos dhe Emma Bonino, një grua e moshuar e së majtës italiane dhe ish-ministre e jashtme. Mogherini pranoi të mbante fjalën hyrëse në mars gjatë një prezantimi që studentët organizuan me OJQ-në, por sidoqoftë Mogherini nuk ka pasur asnjë përfshirje me organizatën, tha ndihmësi.

Mogherini u largua nga bordi që nga e shtuna. Avramopoulos tha se ai, Cazeneuve dhe Ëikström gjithashtu u larguan nga bordi sapo dëgjuan për akuzat. Bordi i nderit nuk kishte “asnjë rol ekzekutiv apo menaxherial”, tha Avramopoulos në një email të dielën.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ishte ftuar të bashkohej “së bashku me personalitete të tjera në këtë OJQ”. Avramopoulos tha se ai mori lejen nga Komisioni Evropian për të marrë këtë pozicion dhe mori një honorar të deklaruar midis shkurtit 2021 dhe shkurtit 2022.

Pas kësaj, honorari ndaloi “pasi unë kisha zero përfshirje me OJQ-në në fjalë tha Avramopoulos. Avramopoulos dhe ndihmësi i Mogherinit thanë se tema e Katarit nuk u ngrit kurrë në kontekstin e “Luftës kundër mosndëshkimit”. Isabel Santos, një eurodeputete e S&D nga Portugalia, tha të dielën se ajo i kishte shkruar tashmë Fight Impunity duke kërkuar që të hiqej nga bordi.

“Jam e tronditur dhe e befasuar nga lajmet e fundit që kanë të bëjnë me Presidentin e Shoqatës”, tha ajo në një email, duke iu referuar Panzerit. Anëtarësimi i Boninos në bordin e Fight Impunity nuk ka të ngjarë të shkaktojë ndonjë problem për të. Një ish-deputete dhe aktiviste e dekoruar për të drejtat e njeriut, ajo është themeluese e “Jo Paqe pa Drejtësi”.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, drejtori i përgjithshëm i asaj OJQ-je, Niçolò Figà-Talamanca është arrestuar gjithashtu në hetimin e korrupsionit. E fokusuar në drejtësinë penale ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe promovimin e demokracisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, organizata është zyrtarisht me qendër në Romë dhe Bruksel dhe ka të njëjtën adresë në Bruksel.bw

Parlamenti Evropian i tronditur pasi zëvendëspresidentja e tij (deputetja greke Eva Kaili) u burgos me akuza për korrupsion

Von der Leyen: “Çështje serioze, shumë e shqetësuar”

VOAL- “Akuzat ndaj nënkryetarit të Parlamentit Evropian janë jashtëzakonisht shqetësuese, shumë serioze, është çështje e besimit të njerëzve në institucionet tona dhe ky besim kërkon standardet më të larta të pavarësisë dhe integritetit. Unë kam propozuar tashmë krijimin e një institucioni të pavarur. organ i etikës që mbulon të gjitha institucionet e BE-së”. Këtë e tha të hënën kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, teksa Parlamenti Evropian është në tronditje, i detyruar të reagojë ashpër pas burgosjes së nënpresidentes (deputetes greke Eva Kaili), e akuzuar për korrupsion në një rast. e lidhur me të ashtuquajturën “Qatargate”, e cila kërcënon të njollosë imazhin e institucionit.

Katari dhe skandali i korrupsionit

Kaili dhe tre persona të tjerë u burgosën në Bruksel të dielën, dy ditë pasi u arrestuan në një hetim mbi shumat e supozuara të parave të paguara nga vendi pritës për Kupën e Botës 2022 për të ndikuar në politikën e BE-së. Ndërkohë, Doha ka mohuar të jetë përfshirë në ndonjë përpjekje për korrupsion.

Kryetarja e Kuvendit, maltezja Roberta Metsola, do të flasë në orën 17.00, në hapjen e seancës plenare mujore të të gjithë eurodeputetëve në Strasburg. Një mbledhje e kryetarëve të grupeve politike është thirrur për të diskutuar hetimin gjyqësor belg, të njoftuar të premten, sipas dy burimeve të Parlamentit Evropian.

Sekuestrohen “çantat me para” në shtëpinë e nënkryetares Eva Kaili

Eva Kaili nuk përfitoi imunitet deputeti për shkak se krimi u zbulua “në flagrancë”, tha një burim gjyqësor belg, duke shtuar se në banesën e eurodeputetit grek u gjetën “çanta me para”. Ndërkohë, të gjitha pasuritë e Eva Kailit janë ngrirë nga Autoriteti Grek Kundër Pastrimit të Parave dhe deputetja është përjashtuar nga Partia Socialiste Greke (Pasok-Kinal), prej së cilës ajo ishte tashmë një personazh kontrovers.

Eva Kaili dhe udhëtimi në Katar

Eva Kaili, 44 vjeç, një ish-prezantuese televizive, është eurodeputete që nga viti 2014 dhe u zgjodh në janar 2022 nënkryetare e Parlamentit Evropian. Në fillim të nëntorit, ai vizitoi Katarin, ku, në prani të ministrit të Punës të Katarit, vlerësoi “reformat e emiratit në këtë sektor”. Duhet mbajtur mend se emirati ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare pikërisht për shkak të të drejtave që u mohohen punëtorëve emigrantë dhe shfrytëzimit të tyre (emigrantë të punësuar, natyrisht, edhe në ndërtimin e stadiumeve për Kupën e Botës).

Kailit i ishte hequr tashmë të shtunën në mbrëmje të gjitha detyrat që i ishin deleguar nga presidentja Roberta Metsola, përfshirë atë të përfaqësimit të rajonit të Lindjes së Mesme.

Në rast të “sjelljes së keqe të rëndë”, drejtuesit e grupeve politike mund t’i propozojnë Kuvendit, me një shumicë prej tre të pestat, shkarkimin e zëvendëspresidentit nga detyra. Më pas, eurodeputetët duhet të votojnë për propozimin me një shumicë prej dy të tretave të votave të hedhura.

Skandali i vitit 2011

Në vitin 2011, Parlamenti Evropian u trondit nga një tjetër skandal, kur tre eurodeputetë dhe ish-ministra – rumunë, austriakë dhe sllovenë – u cilësuan nga gazetarët e Sunday Times si lobistë. Ata kishin rënë dakord të dorëzonin ndryshime në ligjet e propozuara evropiane, veçanërisht në sektorin bankar, në këmbim të pagesave deri në 100,000 euro.rsi-eb

Katar-Gate, sekuestrohen pronat e Eva Kailit dhe familjarëve të saj në Greqi

Të hënën në mëngjes (12 dhjetor), kreu i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, Zëvendës Prokurori i Nderit i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, urdhëroi ngrirjen e aseteve të zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Keili dhe anëtarëve të familjes së saj në Greqi.

Sipas informacioneve, si Eva Kaili ashtu edhe bashkëshorti i saj kishin një firmë pasurish të paluejtshme.

Z. Vourliotis, sipas informacioneve, është zhvendosur menjëherë pas zhvillimeve në Belgjikë, për të siguruar asete, të cilat mund të vijnë nga aktivitete të paligjshme në Greqi që përfshijnë prona, llogari, kompani, etj.

Lajmi për ti sekuestruar pasuritë i është njoftuar tashmë institucioneve greke të kredive, por edhe shërbimeve kompetente shtetërore (zyrat e regjistrimit të tokës) dhe ka të bëjë si me eurodeputeten e ndaluar, ashtu edhe me të afërmit e saj të ngushtë (prindër, vëllezër e motra).bw

Arrestimi i Eurodeputetes dhe akuza për korrupsion, policia belge monitoron telefonatat e të gjithë personave të përfshirë në skandal, çfarë pritet të ndodhë nesër

Nesër në mesditë priten njoftimet e autoriteteve gjyqësore belge për rastin e financimit nga Katari, që po “pllakos” Parlamentin Europian, ndërsa nënkryetarja greke Eva Kaili, është në “ paraburgim të përkohshëm”.

Sipas burimeve nga Brukseli, nuk do të ketë konferencë për media, por do të dalë një komunikatë për këtë rast. Të njëjtat burime theksojnë se policia belge ka përdorur metoda moderne për të luftuar krimin e organizuar, duke përfshirë edhe përgjimin telefonik.

Mbrëmjen e së premtes, 9 dhjetor, autoritetet belge proceduan me sjelljen dhe arrestimin e zyrtarëve dhe eurodeputëve, mes të cilëve ishte edhe nënkryetarja e Kuvendit, Eva Kaili, në kuadër të një hetimi të madh për skandalin e korrupsionit dhe parave të marra nga persona nga Katari.

Edhe pse hetimi që i parapriu operacionit policor ishte rezultat prej muajsh, zhvillimet në këtë rast që ka tronditur Parlamentin Europian janë të stuhishme. Çështja e parë kishte të bënte me faktin nëse znj. Kaili ishte sjellë apo arrestuar nga autoritetet belge .Mediat belge u konfliktuan.

Siç mësoi “Protothema” nga Brukseli, në këtë fazë të hetimit termi “arrest” nuk është ai i duhuri, pasi në Belgjikë procedura cilësohet si “arrest në pritje të dëshmisë së të dyshuarit”.

Vlen të theksohet se arrestimi i nënkryetares së Parlamentit Europian, Eva Kaili, e cila kaloi natën në paraburgim, u bë pas të paktën 16 operacioneve të synuara nga autoritetet belge, në kuadër të një hetimi për korrupsion dhe pastrim parash.

Për shkak të zhvillimeve të stuhishme, grupi politik i Socialistëve dhe Demokratëve, të cilit deri dje i përkiste zonja Kaili, kërkoi pezullimin e punës për çdo dosje dhe votë në Parlamentin Evropian në lidhje me shtetet e Gjirit, derisa autoritetet kompetente të sigurojnë informacione dhe sqarime. Në të njëjtën kohë dhe siç raporton nga Brukseli gazetari britanik Jack Parrock, autoritetet e Katarit po hetojnë ambasadorin e tyre në Bashkimin Evropian, Abdulazizi bin Ahmed Al Malki, për përfshirje të mundshme në rastin e financimit.bw

“Do vijojmë me shpalljet non grata”, ambasadorja Yuri Kim ka një mesazh për SPAK

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përmes një editoriali teksa shprehet se SHBA do të vazhdojnë të intensifikojë përpjekjet për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar, ajo thekson se do të vijojnë  me shpalljet non grata.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin luftën kundër korrupsionit me veprime të qarta. Ne financojmë reforma në drejtësi, përfshi me BE-në dhe partnerë të tjerë. Mbështesim median investigative dhe organizatat e shoqërisë civile që luftojnë korrupsionin. Përdorim shpalljet non grata dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shprehet ajo.

Në një tjetër reagim në twitter pas publikimit të editorialit, Kim shkruan se presin më shumë rezultate nga SPAK-u gjatë vitit 2023 duke vlerësuar çfarë ka ndodhur gjatë vitit 2022.

Kënaqësi të shoh se si SPAK vlerësohet për arritjet e tij gjatë vitit 2022. Presim edhe më tepër arritje gjatë vitit 2023″, shkruan ajo.

Gazeta Express

Të dy nga grupi socialdemokrat! Skandali i korrupsionit në Parlamentin Evropian, kush janë dy eurodeputetët e tjerë të përfshirë?

Këta janë dy eurodeputetët e tjerë që dyshohet se u përfshin në skandalin e korrupsionit, pas hetimeve të autoriteteve belge.

Përveç një prej kryetareve të Parlamentit Evropian, deputetja greke Eva Kaili, e cila raportohet se është futur në qeli pasi u kap në flagrancë, është marrë në pyetje edhe eurodeputeti belg Mark Tarabella, si dhe kolegia e tij, Marie Arena, të dy nga grupi socialdemokrat.

Për muaj të tërë, hetuesit belgë “dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik dhe/ose një pozicion të rëndësishëm strategjik” brenda atij organi”.

“Zero tolerancë për korrupsionin” deklaron partia e socialdemokratëve në Parlamentin Europian në vazhdën e rastit të arrestimeve në Belgjikë.

Siç thonë ata, janë të alarmuar nga zhvillimet e fundit dhe kërkojnë që të hetohet: “Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, deri në dhënien e informacioneve dhe sqarimeve përkatëse nga organet përkatëse, kërkojmë pezullimin e punës për çdo dosje dhe votim në Plenare në lidhje me shtetet e Gjirit, veçanërisht liberalizimin e regjimit të vizave dhe vizitat e planifikuara”.

Kujtohet se Katari po përpiqej të arrinte heqjen e vizave në Evropë, gjë që kishte shkaktuar reagimin e disa vendeve, si Franca.

Çfarë parashikohet për imunitetin e eurodeputetëve

Imuniteti parlamentar nuk është një privilegj personal i një eurodeputeti, por një garanci që anëtarët e Parlamentit Evropian mund të ushtrojnë lirisht mandatin e tyre pa u ekspozuar ndaj persekutimit politik arbitrar. Pra, ai përbën një garanci për pavarësinë dhe integritetin e Parlamentit në tërësi.

Anëtarët e Parlamentit Evropian nuk i nënshtrohen hetimit, ndalimit ose ndjekjes penale për shkak të një mendimi që ata kanë shprehur ose një votë që kanë dhënë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Imuniteti i një eurodeputeti përfshin dy aspekte:

– brenda territorit të shtetit të tij dhe është i ngjashëm me imunitetet që u jepen anëtarëve të Parlamentit të vendit të tij;

-brenda territorit të shteteve të tjera anëtare dhe ofron një përjashtim nga çdo masë paraburgimi dhe çdo ndjekje ligjore.

Si hiqet imuniteti?

Në rast se autoritetet kombëtare kompetente i kërkojnë Parlamentit Evropian heqjen e imunitetit të deputetit të PE (ose në rast se një eurodeputet ose ish-deputet kërkon mbrojtjen e imunitetit të tij), Presidenti i Kuvendit njofton në seancën plenare se Parlamenti ka marrë kërkesën dhe i referohet komisionit kompetent, komisionit për çështje juridike.

Komiteti mund të kërkojë çdo informacion ose shpjegim që mendon të nevojshëm. Anëtari në fjalë duhet të ketë mundësinë të shprehë këndvështrimin e tij dhe mund të sigurojë dokumente ose prova të tjera me shkrim që ai i konsideron të dobishme.

Pas dyerve të mbyllura, komisioni miraton një raport duke rekomanduar që Parlamenti si organ të miratojë ose refuzojë aplikimin, d.m.th. të heqë ose të ruajë imunitetin e deputetit në fjalë. Në seancën e parë plenare pas vendimit të komisionit, Kuvendi vendos për këtë çështje me shumicë të thjeshtë. Pas votimit, Presidenti i PE njofton menjëherë vendimin e Parlamentit tek eurodeputeti në fjalë dhe tek autoritetet kompetente të shtetit anëtar në fjalë.

A i mbajnë deputetët mandatet e tyre, edhe nëse u hiqet imuniteti?

Po. Mandati i eurodeputetëve është një mandat kombëtar dhe nuk mund të hiqet nga asnjë autoritet tjetër. Për më tepër, heqja e imunitetit nuk përbën një vendim fajësie ose jo të eurodeputetit. Nëpërmjet tij, autoriteteve gjyqësore kombëtare u jepet thjesht mundësia të ndërmarrin veprimet përkatëse, pra të kryejnë një hetim ose një gjykim. Duke qenë se eurodeputetët zgjidhen sipas ligjit kombëtar zgjedhor, nëse një deputet shpallet fajtor për një vepër penale, i takon autoriteteve të shtetit anëtar që të informojnë Parlamentin në përputhje me rrethanat.

Katari shkakton skandal në Bruksel- Çanta plot para në shtëpinë e eurodeputetes së arrestuar greke!

“Një bombë e vërtetë në zemër të demokracisë evropiane”, e përshkruan L’Echo arrestimin e pesë personave si pjesë e hetimeve për financim nga Katari.

Sipas gazetës belge, në shtëpinë e nënkryetares së Parlamentit Europian, Eva Kaili u gjetën çanta me para.

Ndërkohë hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet dhënia e urdhër-arresteve të reja. L’Echo raporton se eurodeputetja, e cila mban njëkohësisht postin si një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian është arrestuar, ndërsa natën e ka kaluar në qendrën e paraburgimit.

Gjithashtu raportohet se babait të eurodeputetes greke iu është gjetur një valixhe plot me para teksa po largohej pasi ishte ‘alarmuar’ nga një prej bashkëpunëtorëve të tij, siç dyshojnë hetuesit.

Media informon se në shtëpinë e eurodeputetes u gjetën çanta me para, por shuma ende nuk është përcaktuar.

“Ajo është arrestuar në flagrancë, e vetmja mënyrë e mundshme për të rrëzuar imunitetin e saj deputete. Pas arrestimeve në orët e para të mëngjesit dhe sekuestrimin e 600 mijë eurove kash, hetuesit arrestuan edhe babanë e Kaili, gjithashtu me një valixhe të mbushur me kartëmonedha dhe po tentonte të largohej, pasi ishte paralajmëruar nga bashkëpunëtorët”, raporton L’Echo.

Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe korrupsion nga autoritetet belge.gsh

Kroacia në Shengen, kundërshtimi i Austrisë pengon hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Vendet e Bashkimit Evropian vendosën sot të pranojnë Kroacinë, por jo Bullgarinë dhe Rumaninë në zonën Shengen. Austria kishte kundërshtuar përfshirjen e Bullgarisë dhe Rumanisë duke shprehur shqetësime për aftësinë e dy vendeve për të frenuar emigracionin dhe për të garantuar sigurinë në kufijtë e BE-së.

Vendimi u mor në një takim të Ministrave të Brendshëm të BE-së të enjten. Nga janari, Kroacia do të jetë pjesë e Shengenit, zona e udhëtimit pa kontrolle në Evropë që përfshin 26 vende.

Siç pritej, Austria kundërshtoi përfshirjen e Bullgarisë dhe Rumanisë, gjë që pengoi përfshirjen e tyre, pasi vendimi duhet të jetë unanmim në mënyrë që të hyjë në fuqi.

Qëndrimi i Vjenës, u ritheksua të enjten para takimit nga Ministri i Brendshëm i vendit, Gerhard Karner, i cili tha se tani nuk është koha për të ndëmarrë këtë hap.

“Mendoj se do të ishte i gabuar. Është gabim që një sistem që nuk funksionon në shumë vende të zgjerohet në këtë pikë”, tha ai duke përmendur faktin se në Austri këtë vit ka pasur më shumë se 100,000 kalime të paligjshme kufitare në Austri këtë vit.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ishte shprehur se përfshirja e këtyre dy vendeve, do ta përmirësonte kontrollin në kufijtë e Bashkimit Evropian.

“Mund ta shohim qartë, veçanërisht përmes rrugës ballkanike, se kontrolli i kufijve tanë është shumë i rëndësishëm. Këndvështrimi i Francës është se një zgjerim me këto tre vende do të na lejonte të respektonim më mirë kontrollin e kufijve”, tha ai.

Edhe ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, shprehu një qëndrim të ngjashëm.

“Ne shohim përparim të konsiderueshëm nga të tre vendet në lidhje me zbatimin e plotë të kërkesave të Shengenit Kjo është arsyeja pse kancelari (gjerman) Olaf Scholz dhe unë mbështesim kërkesën e tre vendeve për t’u bashkuar me Shengenin”, tha ajo.

Komisioni Evropian kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur se të tre vendet i kanë plotësuar kërkesat e nevojshme teknike që kanë të bëjnë me kontrollet kufitare, mbrojtjen e të dhënave dhe politikat e vizave, ndër të tjera.

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se kundërshtimet ndaj përfshirjes së Bullgarisë dhe Rumanisë, janë politike.

“Ne jemi më të fortë, jo më të dobët, përmes zgjerimit të Shengenit dhe zgjerimi i Shengenit do të thotë kontrolle më të shumta dhe më të forta”, tha ai.

Në një përpjekje për të lehtësuar shqetësimet e partnerëve të tyre, Bullgaria dhe Rumania ftuan dy herë në muajt e fundit misione faktmbledhëse të BE-së me ekspertë kombëtarë për të parë se si është përmirësuar gjendja, veçanërisht lidhur me shqetësimet për krimin e organizuar, migrimin e paautorizuar dhe shqetësime të tjera të sigurisë.

Vëzhguesit kishin vënë në dukje se refuzimi i përfshirjes së vendeve të reja në Shengen, mund të shkaktojë përçarje brenda bllokut në një kohë kur uniteti dhe siguria janë thelbësore përballë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Shengen është zona më e madhe e udhëtimit të lirë në botë dhe përfshin 26 vende — 22 shtete të BE-së plus Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Pothuajse 1.7 milionë njerëz jetojnë në një vend të Shengenit dhe punojnë në një vend tjetër.

Rreth 3.5 milionë njerëz kalojnë kufirin e brendshëm çdo ditë.

Janusz Bugajski: Beogradi besnikëri ndaj Moskës me çmimin e stabilitetit evropian!

Ka reaguar Janusz Bugajski, eksperti i njohur amerikan i Ballkanit pas lajmit se Serbia gjatë takimit të BE në Tiranë ishte i vetmi vend që refuzon të nënshkruajë deklaratën e samitit BE-WB6, e cila kërkon sanksione kundër Rusisë dhe dënon pushtimin rus të Ukrainës.

Ja reagimi i Bugajskit në Twitter:

“Beogradi duke u zotuar për besnikërinë e tij ndaj Moskës me çmimin e stabilitetit evropian.

Ja çfarë do të thotë për Serbinë nën Vuçiqin “normalizim”.

 

Komisioni Evropian pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosin viza Kosovës

RFE/RL

Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, të publikuar më 5 dhjetor, gabimisht ka vendosur një pasus, ku Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi u është kërkuar që t’i vendosin regjim vizash Kosovës.

Nga KE-ja thanë se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e saj dhe se mbështesin fuqishëm liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se nuk ka absolutisht asnjë ndryshim në qëndrimet e Komisionit Evropian dhe ne, absolutisht, e mbështesim lirinë e lëvizjes në rajon [v.j. Ballkanin Perëndimor]”, tha në një konferencë për media zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer.

Pasusi i lartpërmendur është shoqëruar me arsyetimin se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk i kanë përshtatur politikat e vizave me ato të BE-së.

Shtetasit e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në këto dy shtete, por jo edhe në ato të Bashkimit Evropian, që përbëjnë pjesën më të madhe të zonës me lëvizje të lirë, të njohur si Schengen.

Megjithatë, javën e kaluar, zyrtarë të BE-së kanë miratuar një vendim, sipas të cilit, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen do të hyjë në fuqi jo më larg se më 1 janar të vitit 2024.

Zëdhënësja për çështje të brendshme e KE-së, Anitta Hipper, tha të martën se KE-ja “mbështet tërësisht lirinë e lëvizjes në rajon” dhe “liberalizimin e vizave për Kosovën, si çështje me prioritet”.

“Sa i përket çështjes specifike nga rajoni, jemi duke e përmirësuar dhe do të dalë versioni i përmirësuar”, tha ajo për pasusin e vendosur fillimisht në raportin e KE-së.

Ky pasus shkaktoi reagime edhe në mesin e disa zyrtarëve kosovarë.

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e cilësoi si “të papranueshme” kërkesën për regjimin e vizave, por më pas shtoi se KE-ja do ta përmirësojë këtë gabim.

Arrestohen 25 anëtarë të grupit që dyshohej se po planifikonte grushtshtet në Gjermani

RFE/RL

Pas bastisjes së dhjetëra lokacioneve në 11 shtete federale të Gjermanisë, policia gjermane ka arrestuar 25 persona, të cilët dyshoheshin për komplot për rrëzimin e Qeverisë.

Prokurorët federalë thanë se në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 3.000 policë, të cilët kryen bastisje në 130 lokacione.

Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, e përshkroi aksionin si “operacion anti-terrorizëm”, dhe tha se dyshohet se grupi ka planifikuar një sulm të armatosur ndaj institucioneve të shtetit.

Raportimet në mediat gjermane thonë se grupi i përbërë nga figura të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarakë, planifikoi të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin.

Sipas autoriteteve gjermane, 22 nga 25 të arrestuarit janë shtetas gjerman, ndërsa tre të tjerë, përfshirë një shtetas rus, dyshohet se mbështesnin grupin.

Në krye të grupit dyshohet se ishte një 71-vjeçar, të cilit i referoheshin si princi Heinrich XIII.

Prokurorët federalë thanë se grupi planifikoi që ta instalonte atë si udhëheqësin e ri të Gjermanisë, dhe për këtë arsye vet 71-vjeçari dyshohet se kishte kontaktuar me zyrtarët rusë me qëllim të negocimit të një rendi të ri në vend, pasi Qeveria gjermane të rrëzohej.

Ai dyshohet se u ndihmua nga një grua ruse, Vitalia B.

Pjesë e këtij grupi thuhet se janë anëtarë të lëvizjes ekstremiste “Reichsbuerger” apo “Qytetarët e Rajhut”, të cilët janë prej kohësh në vëzhgimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste.

Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë bërë komplot për të përmbysur Republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871.

BE dhe Ballkani Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje për roming

Flamuj të BE-së dhe Shqipërisë të vendosur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku shihen forca policore. Gjatë kohës së samitit, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kundër Qeverisë Rama. 6 dhjetor 2022.

Jetmira Delia-Kaci

Operatorët telefonikë të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar të martën një marrëveshje në Tiranë për zvogëlim të tarifave të romingut.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, do të nisë së zbatuari më 1 tetor të vitit 2023.

Zotimi kryesor i liderëve të bllokut evropian në këtë samit pritet të jetë mbështetja dhe përshpejtimi për procesin e zgjerimit të BE-së. Tema të tjera me rëndësi që pritet të diskutohen janë edhe pasojat e pushtimit rus të Ukrainës dhe bashkërendimi i përgjigjes ndaj tyre, sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë, por edhe përballimit të krizës energjetike.

Osmani paralajmëron aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret që samiti që po mbahet në Tiranë, do të ndihmojë në përshpejtim të procesit të anëtarësimit të rajonit të Ballkanit në bllokun evropian.

Ajo i ka bërë këto deklarata pak para nisjes së samitit.

Megjithatë, Osmani e ka përmendur se është koha që BE-ja të kalojë “nga fjalët në vepra”.

Ajo ka paralajmëruar që në samit do të bëjë të ditur vendimin e Kosovës për të aplikuar këtë vit për anëtarësim në bllokun evropian.

“Ne presim mbështetjen e plotë të vendeve anëtare”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke arritur në samit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke arritur në samit.

Ajo, po ashtu, ka thënë se BE-ja duhet të dërgojë mesazhe të qarta për vendet që janë në linjë me të për sanksionim të Rusisë, si pasojë e luftës së nisur në Ukrainë, dhe atyre që nuk kanë vepruar njëjtë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës.

Temat e samitit

Në samitin në Tiranë, po ashtu pritet të diskutohet për ndalimin e emigrantëve që kalojnë përmes shteteve të Ballkanit për në BE e frenimin e emigrimit nga vendet e rajonit.

Samiti do të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët të liderëve. Radio Evropa e Lirë ditë më parë ka raportuar për përmbajtjen e draftit të “Deklaratës së Tiranës”. Përveç zotimit për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, në të theksohet edhe rëndësia e partneritetit mes bllokut dhe këtij rajoni.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, që po përshkallëzohet dhe po e vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane e atë globale, potencon rëndësinë e partneritetit strategjik mes BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në tekstin e draft-deklaratës së Tiranës.

Në këtë draft-dokument theksohet se “vendet e rajonit duhet ta harmonizojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së”.

Në lidhje me rritjen e valës së emigrantëve ilegalë që hyjnë në BE përmes Ballkanit, zyrtarët evropianë më 5 dhjetor shprehën shqetësimin e tyre dhe kërkuan forcim të menaxhimit të kufijve.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e vendeve të këtij rajoni.

Protesta e paralajmëruar e opozitës shqiptare

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për roaming, do të ketë dy seanca plenare dhe në orën 14:30 do të mbahet konferenca për mediat e presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo është hera e parë që një samit i këtij formati mbahet në një nga shtetet e rajonit.

Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Presidenti serb e konfirmoi pjesëmarrjen një ditë më herët, pasi paraprakisht ishte thënë se nuk do të udhëtonte për në Tiranë.

Gjatë kohës së mbajtjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kundër Qeverisë Rama.

Udhëheqësit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë thirrur protestë në orën 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zonë që policia shqiptare e ka përfshirë në perimetrin e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Samiti mbahet në hotel “Marriot” në kullën e “Air Albania”, që gjendet pak metra larg bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sali Berisha deklaroi të hënën pasdite se protesta nuk kërcënon “sigurinë e miqve evropianë”, por shtoi se kërcënim për Shqipërinë përbën “Rama dhe Qeveria e tij”.

Gjatë kohës kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kundër Qeverisë Rama.

Gjatë kohës kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kundër Qeverisë Rama.

Policia e shtetit ka marrë masa të larta sigurie në bashkëpunim edhe me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare Interpol dhe Europol, për të garantuar sigurinë e 32 delegacioneve shtetërore të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbarëvajtjen e samitit.

Forcat e rendit, po ashtu, thanë se do të mbikëqyrin dhe do të garantojnë mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar nga opozita, por jashtë perimetrit të sigurisë.

Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar dy baza ajrore; nis sulme të reja me raketa

VOA/Marrë nga Associated Press

Dronët ukrainas goditën dy baza ajrore thellë në brendësi të territorit rus, njoftoi Kremlini të hënën, pak përpara se forcat ruse të fillonin një sulm masiv me raketa drejt Ukrainës, të cilat goditën shtëpi dhe ndërtesa, dhe vranë civilë.

Shtëpia e Bardhë dënoi sulmet e fundit ruse kundër Ukrainës, duke thënë se ato janë një kujtesë e brutalitetit të Presidentit rus Vladimir Putin.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij ukrainas, Oleksii Reznikov, dënuan sulmet brutale ajrore të Rusisë ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës. Sekretari Austin shprehu gjithashtu “angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur aftësinë e Ukrainës për të kundërshtuar luftën e agresionit të Rusisë”, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

Sekretari Austin ritheksoi mbrojtjen ajrore si një përparësi kryesore për përpjekjet e ndihmës së sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, siç tregohet nga angazhimet për t’i ofruar Ukrainës municione shtesë për sistemet e avancuara të raketave tokë-ajër NASAMS, si dhe kapacitetet për të luftuar sistemet ajrore pa pilot.

Sulmi i paprecedentë në Rusi rrezikon të arrijë një përshkallëzim të madh të luftës nëntë-mujore, pasi goditi një aerodrom ku mbahen avionë bombardues që kanë kapacitetin për të mbartur armë bërthamore. Presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar se do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin rus, një deklaratë që është interpretuar se përfshin edhe armët bërthamore.

Rusia ka bërë bombardime pothuajse të përjavshme ndaj Ukrainës në formë hakmarrjeje për një tjetër sulm të guximshëm – shpërthimin e 8 tetorit të një kamioni tek një urë jetike që lidh kontinentin me Gadishullin e Krimesë.

Të hënën, Presidenti Putin u përpoq të tregonte se vendi i tij mund ta rimarrë veten nga imazhi i dëmtuar nga një sulm i tillë, duke i dhënë vetë një makine nëpër urën e riparuar pjesërisht. Presidenti Putin e inauguroi personalisht urën 19 kilometra të gjatë në vitin 2018, në kuadrin e përpjekjeve të kushtueshme për të konsoliduar pretendimin territorial mbi Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Gjatë sulmit të së hënës, raketat ruse ndërprenë shërbimet bazë në disa rajone të Ukrainës, si pjesë e strategjisë së Moskës për të shkaktuar më shumë vështirësi me afrimin e dimrit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se katër persona u vranë gjatë sulmeve të së hënës.

Njerëzit duke u strehuar në tunelet e metrosë së Kievit (5 dhjetor 2022)

Njerëzit duke u strehuar në tunelet e metrosë së Kievit (5 dhjetor 2022)

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan më shumë se 60 nga 70 raketat dhe Presidenti Zelenskyy u shfaq sërish sfidues, duke lavdëruar punëtorët që u përpoqën menjëherë të rikthenin energjinë.

“Çdo raketë ruse e rrëzuar është provë konkrete se terrori mund të mposhtet”, tha Presidenti Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Ukraina tha se të dhënat paraprake treguan se Rusia lëshoi 38 raketa me vetëdrejtim nga mjetet detare në Detin Kaspik dhe nga rajoni jugor Rostov. Përveç kësaj, 22 raketa Kalibr u nisën nga flota ruse e Detit të Zi dhe gjithashtu u përfshinë edhe avionë bombardues me rreze të gjatë, avionë luftarakë dhe raketa të drejtuara nga larg, tha ai.

Kompania e energjisë elektrike Ukrenergo tha se ishin goditur objektet e saj, duke shkaktuar disa ndërprerje energjie, megjithëse kryeministri tha më vonë se objektet e energjisë ishin dëmtuar në vetëm tre zona, pra nuk ishin aq të përhapura sa në sulmet e mëparshme.

Në kryeqytetin Kiev, njerëz të shumtë mbushën me shpejtësi stacionin qendror të metrosë Zoloti Vorota pas paralajmërimeve për sulm ajror. Nuk kishte shenja të menjëhershme se qyteti ose rajoni përreth gjithashtu ishin goditur.

Mediat ukrainase raportuan shpërthime në jug të Kievit, në Cherkasy, Krivyi Rih dhe Odesa. Zyrtarët thanë se uji, energjia elektrike dhe ngrohja qendrore u ndërprenë në shumë pjesë të Odesa-s.

“Armiku po sulmon sërish territorin e Ukrainës me raketa!”, shkruajti në Telegram, Kyrylo Tymoshenko, nëndrejtor i zyrës së presidentit ukrainas.

Në Moldavinë fqinje, Ministria e Brendshme tha në faqen e saj në Facebook se oficerët e patrullës kufitare kishin gjetur një raketë në një fermë pranë qytetit verior Briceni, pranë kufirit me Ukrainën. Një ekip i specializuar për çmontimin e bombave shkoi në vendngjarje, por nuk u bë e qartë se kur ra raketa ose kush e gjuajti atë.

Në një fotografi të qarkulluar nga Ministria e Brendshme e Moldavisë, duket pjesa e një rakete në një vresht në Briceni, Moldavi (5 dhjetor 2022)

Në një fotografi të qarkulluar nga Ministria e Brendshme e Moldavisë, duket pjesa e një rakete në një vresht në Briceni, Moldavi (5 dhjetor 2022)

Duke dhënë më shumë detaje për sulmet ndaj bazave ajrore, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte rrëzuar dy dronë ukrainas. Ajo tha se tre ushtarakë rusë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën dhe se dy avionë u dëmtuan lehtë.

Sulmet në bazën Engels në rajonin Saratov në lumin Vollga dhe në bazën Dyagilevo në rajonin Ryazan në Rusinë perëndimore ishin pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për të kufizuar forcën e bombarduesve me rreze të gjatë veprimi të Rusisë, tha ministria.

Baza Engels, e gjendur mbi 600 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, strehon bombarduesit strategjikë Tu-95 dhe Tu-160 me aftësi bërthamore që kanë qenë të përfshirë në nisjen e sulmeve ndaj Ukrainës. Baza ajrore Dyagilevo, e cila strehon avionë cisternë që përdoren për të furnizuar me karburant avionët e tjerë në fluturim, është rreth 500 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën.

Avioni bombardues rus Tu-160

Avioni bombardues rus Tu-160

Sulmet treguan dobësinë e disa prej pikave më strategjike ushtarake të Rusisë, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me efektshmërinë e mbrojtjes së tyre ajrore, nëse dronët mundën të afroheshin kaq shumë.

Ministria nuk tha se nga e kishin origjinën dronët, por blogerët ushtarakë rusë thanë se ato ka të ngjarë të ishin nisur nga ushtarë në pararojë të Ukrainës.

Agjencitë ruse të lajmeve kishin raportuar më herët shpërthime në të dy vendet, duke dhënë detaje paksa të ndryshme nga Ministria e Mbrojtjes për viktimat.

Forcat e armatosura të Ukrainës publikuan një foto ku thanë se tregohet gjak në borë nën një automjet ushtarak në një nga bazat ajrore. Autenticiteti i fotos nuk mund të verifikohej.

Këshilltari i Presidentit Zelenskyy, Mykhailo Podolyak, përmendi sulmin me dron ndaj bazës Engels, por nuk mori përgjegjësinë.

“Nëse diçka lëshohet në hapësirën ajrore të vendeve të tjera, herët a vonë objekte fluturuese të panjohura do të kthehen tek pika e nisjes”, shkruajti zoti Podolyak në Twitter.

Ukraina: Çmimi tavan ndaj naftës ruse të ulet në 30 dollarë për një fuçi

RFE/RL

Ukraina përshëndeti vendosjen e çmimit tavan ndaj naftës ruse prej 60 dollarësh për një fuçi, por tha se ky çmim duhet të ulet në 30 dollarë për të goditur edhe më shumë ekonominë ruse.

“Ne e arrijmë gjithmonë qëllimin tonë dhe ekonomia e Rusisë do të shkatërrohet, ajo do të paguajë dhe do të jetë përgjegjëse për të gjitha krimet e saj”, tha shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, në Telegram.

“Por do të ishte e nevojshme që tavani të ulet në 30 dollarë për të shkatërruar më shpejt ekonominë e armikut”, shtoi Yermak.

Çmimi tavan prej 60 dollarësh për një fuçi u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë më 2 dhjetor, dhe erdhi pas disa muajsh punë.

Kjo masë ndalon shtetet që të paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse, që transportohet përmes detit.

Çmimi tavan u prezantua në shtator nga shtetet e G7-s (SHBA-ja, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian) në përpjekje për të goditur aftësinë e Rusisë që të financojë luftën e saj kundër Ukrainës.

Të premten, Bashkimi Evropian miratoi çmimin tavan – që kërkonte miratimin e të gjitha shteteve anëtare – pasi bindi Poloninë që të mbështeste këtë masë.

Polonia njoftoi se do të mbështeste masën pasi u sigurua se çmimi tavan do të mbetet 5 për qind më ulët sesa niveli në tregje.

Është raportuar se BE-ja dëshironte të vendoste çmim tavan prej 65-70 dollarësh, por ky propozim u refuzua nga Polonia, Lituania dhe Estonia, që argumentuan se ishte një çmim i lartë.

Rusia ka dënuar këtë masë, teksa ka paralajmëruar se nuk do të furnizojë me naftë ato shtete që do ta aplikojmë çmimin tavan.

Para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, mbi gjysma e eksporteve të naftës në Evropë vinte nga Moska. Gjermania ishte importuesja kryesore, pasuar nga Holanda dhe Polonia.

Por, që nga nisja e luftës, shtetet e BE-së kanë tentuar që të ulin varësinë e tyre nga energjia ruse. Ndërkaq, SHBA-ja veçse ka ndaluar naftën e papërpunuar ruse.

Udhëheqësit rusë mund të ndiqen penalisht për agresionin në Ukrainë

VOA/Henry Ridgwell

Ukraina dhe aleatët e saj thonë se sulmi i Rusisë në shkurt ishte një krim agresioni, i përcaktuar nga statuti i Kombeve të Bashkuara si përdorim i paligjshëm i forcës kundër një shteti tjetër. Bashkimi Evropian tha të mërkurën se Moska duhet të mbajë përgjegjësi.

“Po propozojmë krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e agresionit rus”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë po heton krimet e dyshuara ruse të luftës, përfshirë ndalimin arbitrar dhe vrasjen e civilëve, torturën, përdhunimin dhe sulmet ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës. Por Rusia nuk e njeh gjykatën, thotë për Zërin e Amerikës avokati Frank Ledwidge.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale përballet me një sërë problemesh juridiksioni, veçanërisht në lidhje me krimin e agresionit.”

Hapi i parë për ngritjen e një gjykate speciale do të ishte paraqitja e një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Rusia do t’i vërë veton dhe ndoshta edhe Kina dhe pastaj do të kalojë për votim në Asamblenë e Përgjithshme. Në votim ndoshta mund të marrin shumicën. Kështu që do të krijohet një gjykatë e posaçme me mbështetjen e OKB-së”, thotë zoti Ledwidge.

Mbledhja e provave do të ishte komplekse dhe kërkon kohë.

“Ata duhet të gjejnë prova që lidhin Putinin me forcat e tij usharake, çka do të ishte shumë e lehtë. Për vartësit e Putinit të përfshirë në krimin e agresionit, do të duhet gjithashtu të sigurohen prova sekrete, dhe rrjedhimisht marrëveshje që provat të paraqiten në gjykatë, siç ndodhi në rastin e ish-Jugosllavisë”, thotë Frank Ledwidge, avokat dhe hetues i krimeve të luftës

Rusia këmbëngul se çdo gjykate për të hetuar ndërhyrjen e saj në Ukrainë do t’i mungonte legjitimiteti.

Zoti Ledwidge ndihmoi në mbledhjen e provave në ish-Jugosllavi për ndjekjen penale për krime kundër njerëzimit të ish-presidentit Slobodan Millosheviç në vitin 2001.

“Sigurisht, diktatori rus do të reagojë me përqeshje. Kështu veproi edhe Millosheviçi. Buzëqeshjet u fshinë shpejt nga fytyra e Millosheviçit dhe bandës së tij dy vjet më vonë kur ra qeveria e tij dhe ai përfundoi në Hagë. A do të ndodhë e njëjta gjë me Putinin? Le të shohim”.

Viti 1945 ishte hera e fundit që u krijua një gjykatë për të hetuar krimin e agresionit, gjatë gjyqeve të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore. Përkrahësit e krijimit të gjykatës së posaçme thonë se është jetike që Rusia të mbahet përgjegjëse.

Ambasadave të Ukrainës në të gjithë Evropën iu dërgohen, sy kafshësh në kuti të lyera me gjak

Pakot të spërkatura me gjak, që mbanin brenda sy të nxjerrë kafshësh, janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës në shtatë vende evropiane ditët e fundit.

“Pakot e përgjakshme” u dorëzuan në ambasadat e Ukrainës në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali dhe në konsullatat e saj në Napoli të Italisë; në Krakov të Polonisë dhe në qytetin çek të Brno, sipas Oleg Nikolenko, një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Një kuti me sy kafshësh, e lyer me gjak, iu dërgua gjithashtu në ambasadën e Ukrainës në Madrid, e cila ishte ndër gjashtë adresat në Spanjë që iu dërguan zarfe-bombë në fillim të kësaj jave.

“Pakot përmbanin sy kafshësh,” shkroi Nikolenko në një përditësim në faqen e tij në Facebook më 2 dhjetor. “Vetë pakot ishin zhytur në një lëng me ngjyrë karakteristike dhe kishin erën përkatëse.”

Dmytro Kuleba, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, tha se pakot që po dërgoheshin në ndërtesat diplomatike ukrainase ishin pjesë e një “fushate terrori dhe frikësimi të mirë-planifikuar ndaj ambasadave dhe konsullatave ukrainase”.

“Duke mos qenë në gjendje të ndalojnë Ukrainën në frontin diplomatik, ata përpiqen të na frikësojnë”, shtoi ai. “Megjithatë, mund të them menjëherë se këto përpjekje janë të kota. Ne do të vazhdojmë të punojmë efektivisht për fitoren e Ukrainës.”

Autoritetet spanjolle raportuan se gjithsej gjashtë zarfe-bombë u dërguan në disa zyra në vend gjatë javës së kaluar, duke përfshirë edhe zyrën e kryeministrit Pedro Sánchez dhe ambasadën amerikane.

“Kjo është padyshim një formë e re terrorizmi,” tha Kuleba për letrat bomba. “Ne po punojmë shumë aktivisht, së bashku me autoritetet spanjolle, për të zbuluar se kush qëndron pas këtyre.. Sigurisht, ne kemi një hamendësim se kush është dërguesi, por duhet të gjurmojmë të gjithë rrjetin e agjentëve dhe të njerëzve të përfshirë në këtë fushatë. ”

Ambasada ruse në Madrid e dënoi zyrtarisht letrën-bomba të enjten, duke thënë në një postim në Twitter se “çdo kërcënim apo sulm terrorist, veçanërisht ato të drejtuara ndaj misioneve diplomatike, janë plotësisht të dënueshme”. syri.net

SHBA mbetet në “krah” të Zelenskyt, lëviz sistemet e mbrojtjes ajrore drejt territorit të Ukrainës

Pasi u zotua të sigurojë sistemet e mbrojtjes ajrore në Ukrainë, SHBA po punon me vendet e Lindjes së Mesme për të lëvizur një pjesë të vogël të sistemeve. të tyre drejt Ukrainës.

Shefi ekzekutiv i Raytheon Technologies, Greg Hayes tha se SHBA po planifikon të dërgojë Sistemet Kombëtare të Avancuara të Raketave (NASAMS) në Ukrainë në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Ka NASAMS në të gjithë Lindjen e Mesme dhe disa nga aleatët tanë të NATO-s po punojmë me disa vende të Lindjes së Mesme që aktualisht përdorin këto sisteme dhe po përpiqen t’i dërgojnë ato në Ukrainë,” tha ai teksa shtoi se SHBA do të plotësojë rezervat e Lindjes së Mesme gjatë dy viteve të ardhshme.

Administrata Biden do të duhet të miratojë planet dhe nuk ka komentuar ende për këtë çështje, ndërsa Ukraina ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për NASAMS, për të cilën thotë se do të ndihmonte kundër sulmeve me raketa ruse.bw

BE bën thirrje për sjellje evropiane, pas deklaratave të Vuçiqit për Kurtin

RFE/RL

Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në ulje të tensioneve.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka bërë këto deklarata pas pyetjeve të gazetarëve për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka thënë se Samiti i Tiranës ka një rëndësi të veçantë, sidomos në kontekstin e situatës globale, dhe BE pret që të gjithë liderët të marrin pjesë në të.

“Natyrisht se ky është një samit shumë i rëndësishëm dhe presim që të gjithë liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të jenë të pranishëm, sikur që do të jenë edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.

Stano ka thënë se është me rëndësi të merret parasysh situata dhe ajo të jetë e qetë.

“Situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Samiti i Tiranës është me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh rrethanat gjeopolitike” ka thënë ai.

Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin janë bërë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërim të Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Serbia e ka konsideruar këtë vendim si shkelje dhe ka thënë se Rashiq nuk përfaqëson serbët e Kosovës.

Gazetarët e kanë pyetur Stanon nëse deklaratat e Vuçiqit përbëjnë “sjellje evropiane”.

“Ne si komunitet i 27 vendeve presim nga të gjithë partnerët që të sillen në mënyrë evropiane, e kjo përfshin edhe Serbinë edhe Kosovën. Kjo nënkupton përmbajtje nga deklaratat nxitëse”, ka thënë Stano.

Duke iu referuar emërimit të Rashiqit, Stano ka thënë se “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i tij nuk ka qenë në përputhje me kushtetutën”.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Pozita në të cilën është emëruar Rashiq, deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.

Viteve të fundit Rashiq ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë.

Para formimit të Listës Serbe më 2013 – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë.

Më 2020, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati emëruar Rashiqin si drejtor të Zyrës për Komunitete, mirëpo ai ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar atë nga aktakuza për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Ukraina hap linjë telefonike për dorëzimin e ushtarëve rusë, gati 100 kërkesa në ditë

Qeveria ukrainase ka thënë se një skemë që ka krijuar për ushtarët rusë për t’u dorëzuar, po merr deri në 100 kërkesa në ditë. Projekti “Dua të Jetoj” ka nisur në shtator.

Duke telefonuar në linjën telefonike ose duke futur të dhëna përmes aplikacioneve të mesazheve, trupat ruse mund të organizojnë mënyrën më të mirë për t’u dorëzuar para forcave ukrainase.

Zyrtarët në Kiev thonë se kanë pasur më shumë se 3,500 kontakte nga personeli pushtues si dhe nga familjet e tyre.

Ka pasur një rritje të dukshme që kur Presidenti rus Vladimir Putin mobilizoi qindra mijëra burra rusë dhe që kur qyteti i Kherson u çlirua.

BBC-së i janë dhënë regjistrime nga disa prej telefonatave.

Siç dëshmojnë korridoret e errëta, selia e Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës nuk është imune ndaj ndërprerjeve të energjisë elektrike që mundojnë vendin.

Në një zyrë të vogël takojmë Svitlanën, jo emri i saj i vërtetë, një ukrainase, pritëse telefonatash që flet çdo ditë me ushtarët rusë.

Ata ose mund të kontaktojnë përmes telefonit ose në shumicën e aplikacioneve të mesazheve, si Telegram dhe WhatsApp.

Ajo shpjegon se mbrëmjet janë më të ngarkuara, kur trupat kanë më shumë kohë të lirë dhe mund të largohen fshehurazi dhe të bëjnë një telefonatë.

“Së pari dëgjojmë një zë, kryesisht mashkullor”, shpjegon ajo. “Shpesh është pjesërisht i dëshpëruar, pjesërisht ie frustruar, sepse ata nuk e kuptojnë plotësisht se si funksionon linja telefonike, apo nëse është thjesht një konfigurim.

“Ka edhe kuriozitet sepse shumë bëjnë telefonata për të mos u dorëzuar, por që  të zbulojnë se si mund ta bëjnë nëse është e nevojshme. Është ndryshe çdo herë.”

Svitlana nuk lejohet të na tregojë sa rusë ka ndihmuar, apo saktësisht se si ndodh. Atyre thjesht u thuhet të tregojnë vendndodhjen e tyre përpara se t’u jepen udhëzime të mëtejshme.

Disa ushtarë rusë gjithashtu kontaktojnë për t’i provokuar, thotë ajo, megjithëse nuk mendon se të gjithë ata i besojnë pretendimet e pabaza të Kremlinit se Ukraina drejtohet nga nazistët.

“Ne nuk mund të gjykojmë një vend të tërë,” thotë ajo. “Shumica e tyre janë të shqetësuar për jetën e tyre.”

Svitlana kujton gjithashtu një thirrje nga një burrë që jetonte në Krimenë e pushtuar dhe ishte mobilizuar për të luftuar kundër familjes dhe vendit të tij.

Duket se Moska tani ka bllokuar numrat e telefonit që të kontaktohen nga brenda Rusisë. Telefonatat nga një kartë SIM e Mbretërisë së Bashkuar ose ruse priten me një mesazh gabimi.

Lufta në Ukrainë: Estonia u bën thirrje shteteve evropiane të dyfishojnë shpenzimet ushtarake

Ministri i Jashtëm i Estonisë u ka bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të dyfishojnë shpenzimet e tyre të mbrojtjes për shkak të luftës së rusëve në Ukrainë — duke shtuar se vendi i tij ka planifikuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes kombëtare në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu i bëri komentet e tij në një intervistë gjatë një vizite në Kiev me gjashtë ministra të tjerë të jashtëm nga rajoni nordik dhe baltik: Finlanda, Letonia, Lituania, Islanda, Norvegjia dhe Suedia.

Udhëtimi kishte për qëllim të tregonte mbështetje për Kievin, pasi ai po lufton me ndërprerjet e energjisë pas një vale sulmesh me dron dhe raketa nga Rusia, e cila pushtoi Ukrainën në shkurt.

“Ne do të donim të shihnim vendet evropiane që të dyfishonin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në kohën e luftës në Ukrainë dhe pas luftës dhe ne do të shpenzojmë 3% të PBB-së tonë për mbrojtjen kombëtare,” tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se vendet në aleancën ushtarake, anëtare e së cilës është Estonia, mund të vendosin të synojnë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sesa objektivi i tyre aktual prej 2% të prodhimit kombëtar.


Send this to a friend