VOAL

VOAL

Manuel Sarrazin: Kosova është gjithmonë e fortë, kur arrin të thotë po

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha për RTK se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe është më e mira e mundshme.

Ai tha se i kupton shqetësimet në Kosovë. “E kuptoj se mund të ketë shqetësime të formulimeve të ndryshme, është gjë fisnike, është Marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën dhe duhet të trajtohet. Ka dy gjëra shumë të rëndësishme, së pari ajo është publike dhe mund të lexohet, sigurisht se mund të ketë vlerësim secili”, tha ai.

Emisari gjerman është shprehur se është i bindur se kjo është marrëveshja më e mira e mundshme dhe më e mira në kuptimin e organizimit që mund të arrihet.

“Nuk besoj se mund të kishte formulim më të mirë për interesat e Kosovës në atë marrëveshje e që dot ë ishte realiste për të arritur në proces, pra është krejtësisht e qartë, nëse kjo marrëveshje do të refuzohet nga Kosova, nuk dot ë ketë asnjëherë marrëveshje më të mirë në tryezë, nuk do të thotë ta pëlqeni, të jetë e përkryer. Nusja nuk do të thotë se është shumë e bukur, por martesa duhet të bëhet, ndoshta marrëveshja nuk është krejtësisht e duhura, ose më e mira e mundshme, mirëpo duhet të shihen mundësitë e së ardhmes që përqafohen nga kjo marrëveshje”, theksoi ai në intevistën për ‘Lajmet e fundit’ në RTK.

Emisari gjerman tha se Kosova është gjithmonë e fortë, kur arrin të thotë po.

Për Asociacionin, theksoi se duhet të ketë qasje pozitive për këtë çështje dhe të jepet një mundësi pozitive dhe sipas tij nuk ka rrezik për integritetin e Kosovës dhe sovranitetin. Ai siguroi se qëndrimi gjerman është shumë i qartë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Von der Leyen pret që Serbia dhe Kosova të tregohen konstruktive me planin e BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar të martën (më 14.03.2023) shpresën e saj se Serbia dhe Kosova do të jenë “shumë konstruktive” në bisedimet që do të rifillojnë të shtunën e ardhshme nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

“Kjo është mundësia, tani, që të dyja palët të shfrytëzojnë momentin dhe një normalizim është parësor ose vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Kështu që unë shpresoj shumë që të dyja të jenë shumë konstruktive në bisedimet e ardhshmem”, tha Von der Leyen në një takim me “Redaccion Europea de Agencias” (ENR).

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, më datë 18 në Ohër (Maqedoni e Veriut).

Të dy vendet po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre bazuar në një plan të ri, të promovuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA, e pranuan muajin e kaluar.

“Lufta në Ukrainë nënvizon rëndësinë gjeostrategjike të procesit të zgjerimit” të BE-së dhe “ne duam t’i sjellim partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor sa më afër dhe sa më shpejt të jetë e mundur me Bashkimin Evropian”, shtoi shefja e ekzekutivit e BE.

Nëse zbatohet, plani do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara në procesin e vështirë të nisur në vitin 2013 nën kujdesin e BE-së për të rregulluar lidhjet e tyre.

Ai parashikon, ndër të tjera, që Beogradi dhe Prishtina të njohin dokumentet zyrtare të të dy vendeve, në mënyrë që qytetarët e tyre të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet territoreve të dy kombeve. syri.net

Von Cramon: Nuk kemi interes të krijojmë një ‘Republika Srpska’ të dytë

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian pret që takimi i 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të përmbyllet me marrëveshje. Ajo pret që të ketë edhe nënshkrim mbi dokument të dy liderëve.

“Shpresoj të shohim edhe nënshkrime. Kjo do të ishte një marrëveshje që do të ishte hap tejet i madh përpara për të dyja vendet, por sidomos për Kosovën në kuadër të integrimit evropian”, ka theksuar Von Cramon në një intervistë me gazetarin Arton Mulliqi në magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK.

Ajo ka thënë se sikur të ishte ajo në pozitë për të vendosur, atëherë “gjithsesi se do të ishte në favor të kësaj marrëveshje”.

“E kam parë propozimin evropian në muajin shkurt dhe besoj se sidomos për Kosovën është një hap tejet i madh përpara, në kuptimin e njohjes si shtet sovran dhe në ecjen përpara”, ka shtuar Von Cramon.

Ajo ka thënë se marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me propozimin por edhe me ankesin. “Nëse nënshkruhet aneksi, atëherë ka shumë gjasë që të nënshkruhet edhe marrëveshja dhe besoj se ka gjasa reale që një gjë e tillë të ndodhë në takimin e Ohrit”, ka nënvizuar ajo.

Në pyetjen nëse plani evropian e ka njohjen de-facto nga Serbia, ajo ka thënë se “njohja de-facto është për dokumentet zyrtare, për tabelat, pasaportat, diplomat etj”.

“…kjo po ashtu nënkupton se Serbia duhet ta ndalë fushatën e çnjohjeve dhe Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe kjo është shumë thelbësore për Kosovën. Në këtë pikë të gjithë ekspertët pajtohen se ky është një hap i madh për Kosovën”, është shprehur eurodeputetja Von Cramon.

Sa i përket mundësisë që me arritjen e kësaj marrëveshje Kosova të fitojë edhe njohjen nga pesë vendet e BE-së, Von Cramon ka thënë se nuk mund të thuhet ‘100 përqind se kjo do të ndodhë‘ por se sipas saj më ‘nuk do të kishte pengesa ligjore për një gjë të tillë‘.

“Është sigurisht shumë e vështirë të thuhet diçka e tillë me bindje të plotë. Ajo çfarë kam dëgjuar nga ata që kanë negociuar me të dyja palët është se kjo është mjaft e mundshme dhe së paku nuk ka ndonjë pengesë ligjore apo juridike në këtë drejtim. Nëse Serbia de-facto njeh të gjitha dokumentet e Kosovës, atëherë nuk do të kishte pengesa për asnjë vend tjetër që ta njohë Kosovën. Nuk është se kam folur me qeveritë përkatëse por e shoh si lëvizje shumë të madhe”, ka thënë Von Cramon.

Duke folur për Asociacionin me komuna me shumicë serbe, ajo ka thënë se BE nuk do të lejojë një “Republika Srpska” të re.

“Ka modele të ndryshme edhe në BE dhe asnjë prej tyre nuk është e ngjashme me ‘Republika Srpska’ sepse nuk kemi kurrfarë interesi që të krijojmë një trup të dytë sikurse ‘Republika Srpska’ dhe kjo është e sigurtë. Ajo që u kemi ofruar palëve në Kosovë është diçka që nuk mund të çojë në ndonjë çarje apo ndarje”, ka theksuar Von Cramon.

Ajo ka thënë se i mbetet Qeverisë së Kosovës të vendosë për modelin , por ka thënë se “është me rëndësi që kjo pikë të mos refuzohet sepse është një prej arrave të forta” dhe është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

Italia në alarm: Po vijnë mbi 900 mijë emigrantë nga Libia

Italia mund të përballet me valën më biblike të emigrantëve klandestinë nga Afrika drejt brigjeve të saj. Qeveria e Melonit, sipas mediave italiane, parashikon një skenar të frikshëm që 900 mijë emigrantë të mbërrijnë drejt Lampeduzës deri në muajin Gusht.

Ndërkohë që shërbimet sekrete italiane kanë dhënë alarmin se jo vetëm nga Libia, por edhe nga shtetet e tjera drejt brigjeve italiane janë gati të mbërrijnë 685 mijë emigrantë.

Nisur nga këto rrethana, presioni i kryeministres Giorgia Meloni ndaj Bashkimit Evropian për të adresuar urgjentisht çështjen e emigracionit duket edhe më i qartë.

Nëse fondet e premtuara nuk arrijnë së shpejti, 1.9 miliardë dollarë nga FMN, 500 milionë Euro nga BE dhe ato të vendeve të ndryshme, përfshirë 110 milionë nga Italia, situata do të shpërthejë.

Frika e ekzekutivit shoqërohet me shpresën se Evropa do të forcojë patrullimin në Mesdhe, përveç rrugës qendrore dhe asaj turke, ka të bëjë edhe ajo libaneze dhe do t’i kushtojë më shumë vëmendje pikave të nxehta në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Ndërkohë që autoritetet italiane njoftuan se gjetën dhe dy trupa pajetë të një fëmije dhe një burri që u gjetën në bregdet, ndërsa janë shpëtuar 1200 emigrantë në det hapur.

Me dy viktimat e fundit, numri i atyre që humbën jetën në mbytjen e anijes tre javë më parë, disa qindra metra larg brigjeve kalabreze, shkon në 78, 32 prej tyre janë të mitur, nga të cilët 23 janë të grupmoshës nga 0 deri në 12 vjeç. syri.net

Itali- Shpëtohen mbi 1.000 emigrantë të vendosur në tri varka

Më shumë se 1.000 emigrantë, të vendosur në tri varka – të cilat ishin të mbipopulluara – u sollën të sigurt në dy porte italiane, tha të shtunën një roje bregdetare.

Shpëtimet erdhën në të njëjtën ditë kur u zbulua trupi i viktimës së 74-të pas përmbytjes së një varke me emigrantë në Itali gati dy javë më parë. Viktima është një vajzë e moshës rreth 5-vjeçare.

Tragjedinë e fundit me emigrantë në Itali, e cila ndodhi më 26 shkurt në brigjet e Kalabrisë, ka ngjallur kritika të ashpra ndaj qeverisë së krahut të djathtë të udhëhequr nga kryeministrja, Giorgia Meloni, për dështimin e saj për të ndërhyrë në kohë për të shpëtuar varkën.

Roja bregdetare tha të shtunën se pas një operacioni të madh shpëtimi që filloi të premten, u shpëtuan mbi 1.000 migrantë, ku tri varka u zunë duke u larguar nga brigjet në jug të Italisë.

Varka e parë kishte 487 migrantë në bordin e saj, të cilët sipas rojës, u sollën në mënyrë të sigurtë në portin Crotone rreth orës 02:00 të mëngjesit të 11 marsit.

Në varkën e dytë ishin rreth 500 migrantë të tjerë në portin e Reggio Calabria. Ndërsa varka e tretë kishte 379 persona, të cilët u shpëtuan nga dy varka patrullimi të rojës bregdetare dhe migrantët u transferuan në një anije të marinës që drejtohej në portin sicilian të Augusta.

Kryeministrja italiane në shkurt kishte shprehur “pikëllim të thellë” për përmbytjen e varkës, dhe ishte zotuar se do t’i japë fund migrimit të parregullt detar, si mënyrë për të parandaluar më shumë tragjedi.

Ajo më pas u kishte dërguar një letër liderëve evropianë duke iu kërkuar veprim të shpejtë për të zgjidhur problemin afatgjatë të kontinentit me migrantë.

Vitin e kaluar, Organizata Ndërkombëtare për Migrim në raportin e saj të fundit, tha se më shumë se 29.000 njerëz kanë vdekur teksa kanë tentuar të migrojnë në Evropë prej vitit 2014. Mbi 5.000 viktima janë regjistruar vetëm në dy vjetët e fundit./ REL/

Tragjedia në det të hapur, Itali nis rojet bregdetare: 1 mijë emigrantë në rrezik

Mbytja e 73 emigrantëve pas përplasjes së varkës së tyre në brigjet e Italisë, ka qenë katalizatori i një vale operacionesh të rojes bregdetare italiane, falë të cilave janë shpëtuar me qindra emigrantë në disa varka përreth bregdetit të vendit tonë fqinj.

Në një deklaratë të rojes bregdetare flitet për mbi “ 1 mijë persona në rrezik”. Presidenti i rajonit jugor Kalabria, Roberto Occhiuto, pohoi se gjithsej 1300 emigrantë ishin në këto varka, për të cilat agjencia kufitare Frontex e BE-së tha se mund të përballeshin me probleme.

Njëri prej incidenteve u regjistrua pikërisht pranë qytetit kalabrez të Crotones, ku ndodhi tragjedia e 26 shkurtit. Tre mjete të rojës bregdetare kanë tentuar të largojnë rreth 500 emigrantë nga një varkë aty.

Anije të tjera janë dërguar gjithashtu për të shpëtuar 800 emigrantë të gjendur në dy varka të tjera më thellë në det. Një motovedetë e marinës italiane gjithashtu u dërgua me shpejtësi në zonë për të ndihmuar.

“Operacionet e shpëtimit janë në veçanti komplekse për shkak të numrit të madh të njerëzve në këto varka”, njoftoi roja bregdetare. Në një tjetër incident të mëparshëm të premten, roja bregdetare shpëtoi rreth 500 emigrantë pranë ishullit jugor italian Lampedusa, njoftuan mediat lokale.

Sipas Frontex-it, ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve që tentojnë kalimin në Mesdheun Qendror. Vetëm të premten, avionët e dronët e kësaj agjencie kanë pikasur 20 varka me qindra emigrantë që u ishin drejtuar brigjeve italiane. syri.net

Shpëtojnë 487 emigrantët që mbërritën në Crotone

Anija e peshkimit në pamjet ajrore të autoriteteve italiane

Anija u ndihmua nga autoritetet detare italiane për të mbërritur në portin e Kalabrisë, në bord, burra dhe disa të mitur kryesisht nga Afganistani.

 

VOAL- 487 emigrantët që ishin në bordin e një anije peshkimi 20 metra që mbërriti gjatë natës në portin e Crotone, në Kalabri, janë të gjithë të sigurt. Anija e peshkimit e kapur pasditen e së premtes nga roja bregdetare, nën përcjellje, arriti deri në dy milje nga Capocolonna duke përdorur shtytje autonome pavarësisht kushteve të detit – forca 4 pranë bregut – duke qenë e vështirë për një varkë në gjendje të keqe dhe të mbipopulluar.

Në funksion të mbërritjes në Crotone, ku deti ishte forcuar, varkës iu bashkua një rimorkiator i cili, siç thonë në zhargon, “e mori në një tufë” duke e lidhur në anën e djathtë me litarë.

Në këtë mënyrë anija ka mundur të mbërrijë e sigurt në portin italian. Operacionet e zbarkimit u kryen nga policia. Emigrantët u dërguan në qendrën e pritjes të Isola di Capo Rizzuto. Nga të dhënat e mbledhura nga zyra e imigracionit të stacionit të policisë Crotone, në mesin e emigrantëve të shpëtuar janë 370 pakistanezë, 85 egjiptianë, 35 afganë. Në përgjithësi janë rreth dyzet të mitur.

Nga kombësitë e emigrantëve që ndodheshin në bordin e varkës, hetuesit spekulojnë se udhëtimi nisi nga porti i Tobruk në Liban, një pikë takimi mes Pakistanit dhe Egjiptit, dhe jo nga Turqia siç ndodh zakonisht. Kalimi zgjati 5 ditë. Vijojnë hetimet për identifikimin e kontrabandistëve dhe konstatimin e portit të origjinës së mjetit lundrues. rsi-eb

Në Gjeorgji vazhdojnë protestat pavarësisht tërheqjes së Ligjit për agjentët e huaj

RFE/RL

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, për të natën të tretë me radhë, pavarësisht se partia qeverisëse, Ëndrra Gjeorgjiane, u zotua se do të tërheqë Ligjin kundërthënës për “agjentë të huaj” nga Parlamenti.

Protestuesit më 9 mars u mblodhën sërish jashtë Parlamentit, ku valëvitën flamujt të Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian dhe brohoritën slogane kundër Qeverisë dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Protestat nisën më 7 mars pasi Parlamenti votoi legjislacionin për agjentë të huaj, që mbështetej nga partia në pushtet. Kritikët kanë paralajmëruar se legjislacioni, që detyron organizatat e shoqërisë civile që pranojnë mbi 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë të klasifikohen si “agjentë të huaj”, është i njëjtë me legjislacionin e miratuar në Rusi.

Në protestat e 7 dhe 8 marsit, protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë dhe u arrestuan të paktën 77 persona dhe rreth 50 policë u lënduan.

Policia përdori gaz lotsjellës, shok-bomba dhe topa uji kundër protestuesve.

Përballë protestave dhe kritikave të ashpra nga Perëndimi, Ëndrra Gjeorgjiane njoftoi më 8 mars se do të tërhiqte legjislacionin duke thënë “si parti e Qeverisë që është e përgjegjshme për çdo anëtar të shoqërisë, ne kemi vendosur që ta tërheqim projektligjin që e kemi mbështetur”.

Por, mbrëmjen e 8 marsit protestuesit sërish dolën në rrugë duke kërkuar nga Qeveria që zyrtarisht të tërheqë ligjin dhe të lirojë të gjithë të arrestuarit.

Më pas Ministria e Brendshme gjeorgjiane njoftoi se të gjithë protestuesit që u arrestuan u liruan, por hetimet për aktet e dhunës do të vazhdojnë.

Në mbrëmjen e 9 marsit, presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, u dërgoi një mesazh mbështetjeje protestuesve përmes një video-adresimi.

“Para së gjithash, dua t’iu uroj të gjithëve si shoqëri për këtë fitore të parë të këtij lloji. Mirëpres përmirësimin e hapave të ndërmarra nga Qeveria për faktin se ata u tërhoqën nga ky draft-ligj”, tha ajo.

 

Ajo tha se Qeveria duhet të marrë parasysh “fuqinë e vërtetë të njerëzve. Ajo që kemi parë rrugët e Tbilisit është unitet. Nëse ne jemi shtet demokratik, nuk duhet që Qeveria dhe Parlamenti të mos marrin parasysh zërin dhe vullnetin e popullit”.

Partitë opozitare përmes një deklarate të përbashkët thanë më 9 mars se protestat do të vazhdojnë derisa të ketë garanci se “Gjeorgjia është në kursin pro-perëndimor”.

Opozita shpesh ka kritikuar Ëndrrën Gjeorgjiane se është shumë e afërt me Moskën, e cila mbështet separatistët në rajonet e shkëputura gjeorgjiane të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut.

I akuzuar për spiunazh, Gjykata e Romës dënon me 30 vjet burg oficerin e Marinës, Walter Bolt

Gjykata Ushtarake e Romës ka dënuar me 30 vjet burg Walter Biot, oficerin e Marinës, i akuzuar për spiunazh.

Biot është arrestuar dy vjet më parë, në një parking në Romë, teksa i dorëzonte dokumente sekrete një zyrtari të ambasadës ruse në Itali në këmbim të parave.

Prokuroria Ushtarake e Romës kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për oficerin e marinës, gjithashtu kishte paraqitur në seancën gjyqësore pamje të filmuara nga dy kamera në zyrën e Biot, ku ky i fundit fotografonte ekranin e kompjuterit të zyrës dhe një sërë dokumentesh me celular, më pas fsheh kartën e memories në një kuti me ilaçe dhe i fut në çantën e shpinës.

Ndër 19 dokumentet e fotografuara nga Walter Biot, kishte disa dokumente të klasifikuara të NATO-s dhe një dokument “Top-sekret.”

Avokati i mbrojtës, Roberto De Vita u shpreh se Walter Biot nuk kishte asnjë mundësi të tregonte pafajësinë, dhe tha se do ta vazhdojë luftën derisa klienti i tij të rikthehet me nder në Marinë. syri.net

Sllovakia: Është koha të vendosim për dërgimin e avionëve MiG-29 në Ukrainë

RFE/RL

Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, duke iu referuar flotës prej 11 avionësh që u tërhoq nga përdorimi verën e kaluar. Por jo të gjithë këta avionë janë në gjendje operacionale.

“Mendoj se është koha që të marrim një vendim”, shkroi Nad në Facebook.

“Njerëzit po vdesin në Ukrainë, ne vërtetë mund t’iu ndihmojmë, nuk ka vend për të bërë politikë”, shtoi ai.

Nad tha se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Polonisë gjatë takimit të Bashkimit Evropian të mërkurën dhe tregoi se i është thënë se Polonia do t’i bashkohej procesit për t’i dërguar Ukrainës avionët MiG-29.

Shtetet perëndimore i kanë dhënë Ukrainës armë, por deri tani kanë refuzuar që t’i dërgojnë avionë luftarakë. Polonia ka shprehur vullnet që të dërgojë avionë nëse formohet një koalicion shtetesh për këtë çështje.

Të enjten, shefi i zyrës së presidentit të Polonisë, Pawel Szort, i tha Radio Puls se numri i avionëve do të ishte më i ulët sesa 14 tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman, që Polonia ka premtuar se do t’i dërgojë në Ukrainë.

“Sigurisht se nuk do të korrespondojë me numrin e Leopardëve që janë dërguar. Ne sigurisht se do ta bëjmë këtë përmes një koalicioni më të gjerë ndërkombëtar”, tha Szrot.

Shtetet që janë në krahun lindor të NATO-s, sikurse Polonia dhe Sllovakia, kanë qenë mbështetëse të fuqishme të Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin vitin e kaluar.

Përkushtimi i Varshavës për fqinjët e saj ka kontribuar që të shtyjë edhe shtetet e tjera evropiane t’i japin Ukrainës armë të rënda, përfshirë tanke, që deri pak kohë më parë ishin kundërshtuar nga disa qeveri, përfshirë atë gjermane.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, muajin e kaluar deklaroi se shteti i tij do të nisë diskutimet për dërgimin e avionëve, pas kërkesës së Kievit.

Ekzekutivi i Heger është Qeveri në detyrë deri në zgjedhjet që do të mbahen në shtator, dhe Nad tha se ishte i gatshëm që ta përfshijë edhe Parlamentin në vendimin për planin e dërgimit të avionëve në Ukrainë.

Gjeorgjia tërheq ligjin për “agjentët e huaj”

VOA

Partia në pushtet e Gjeorgjisë njoftoi të enjten tërheqjen e një projektligji mbi “agjentët e huaj” pas protestave masive gjatë dy ditëve të kaluara.

Masa ligjore do të kërkonte që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga burime të huaja, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Kundërshtarët e projektligjit e krahasuan atë me një ligj rus të vitit 2012, që është përdorur për të shtypur ose mbyllur organizatat që kritikonin qeverinë ruse.

Partia ‘Ëndrra gjeorgjiane’ në pushtet, tha të enjten se projektligji u interpretua në mënyrë negative dhe se një pjesë e publikut u mashtrua. Përfaqësues të partive opozitare, thanë ndërkaq protestat do të vazhdojnë derisa qeveria të distancohet zyrtarisht nga projektligji dhe të lirojë të gjithë të arrestuarit gjatë protestave.

Presidenti i Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha më herët se ajo do t’i vinte veton projektligjit nëse do të arrinte në tryezën e saj, ndërsa kundërshtarët e tjerë shprehën shqetësime se masa do të ndikonte në shpresat e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se projekt-ligji ishte një “zhvillim shumë negativ” për Gjeorgjinë dhe mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet e vendit me BE-në.

Të enjten delegacioni i BE-së në Gjeorgji mirëpriti njoftimin për tërheqjen e projektligjit.

“Ne inkurajojmë të gjithë udhëheqësit politikë në Gjeorgji që të rifillojnë reformat evropiane në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konstruktive… që Gjeorgjia të sigurojë statusin e vendit kandidat”, për anëtarësim në bllok, thuhet në një postim në rrjetet sociale.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për këtë projekt-ligj që “do të shkelte disa nga të drejtat që janë thelbësore për aspiratat e popullit të Gjeorgjisë”.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër projektligjit të martën dhe të mërkurën.

Disa demonstrues hodhën gurë dhe shishe me benzinë mbi forcat e policisë që përdorën gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të shpërndarë protestuesit.

Rusia shihet si një vend armik nga shumë gjeorgjianë, pasi Moska mbështeti separatistët në rajonet gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

*Mbështetur në agjencitë e lajmeve Associated Press, France-Presse dhe Reuters.

Gjeorgjianët po i rezistojnë rusizimit, vendi ndizet nga protestat

BILD

Gaz lotsjellës dhe topa uji kundër demonstruesve!

Mijëra njerëz demonstruan në Gjeorgji kundër një ligji të propozuar kundër ‘agjentëve të huaj’, i cili sipas tyre ka për qëllim të frikësojë median dhe organizatat joqeveritare.

Shumica e deputetëve votuan pro projektligjit me titull ‘Për transparencën e ndikimit të huaj’. Zyrtarisht ai synon të zbulojë flukset e parave nga jashtë.

Për shembull, ligji në të ardhmen do i klasifikojë mediat si ‘agjentë të huaj’ nëse financohen më shumë se 20 përqind nga jashtë. Ato duhet t’i nënshtrohet edhe mbikëqyrjes nga Ministria e Drejtësisë. Shkelësit i nënshtrohen gjobave drakoniane.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë frikë se ligji i ri- nëse hyn në fuqi- mund të rrezikojë perspektivën evropiane të Gjeorgjisë. Kritikët kanë frikë se dispozita gjeorgjiane mund të modelohet sipas një shembulli të ngjashëm në Rusi.

Në Rusi, media të shumta të pavarura- por edhe organizata joqeveritare- cilësohen si ‘agjentë të huaj’. Rregullorja është kritikuar ndërkombëtarisht si një masë e motivuar politikisht që synon stigmatizimin dhe heshtjen e kritikëve të Kremlinit.

Veçanërisht që pas luftës ruse në Ukrainë, Kremlini ka ndërmarrë veprime masive kundër tyre që mendojnë ndryshe.

Dhe kështu mijëra njerëz protestuan kundër projektit në rrugët e kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi deri në mbrëmje- ndonjëherë edhe me dhunë. Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës.

Sipas televizionit të pavarur, Pireli TV, protestat fillimisht ishin paqësore. Të paktën një pjesëmarrës hodhi një koktej molotov ndaj oficerëve të policisë. Sipas dëshmitarëve okularë, disa demonstrues thuhet se hodhën shishe plastike dhe fishekzjarre ndaj policëve.

Siç shihet edhe nga pamjet televizive, demonstruesit tentuan të shembin rrethimin e godinës së parlamentit.

“Erdha këtu sepse vendi im i përket Europës, por qeveria ime nuk e kupton këtë,” tha protestuesi Demetre Shanshiashvili. “Ne jemi këtu për të mbrojtur vendin tonë sepse nuk duam të jemi përsëri pjesë e Rusisë”.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili mbështeti protestuesit në Tbilisi. “Sot ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, që e sheh të ardhmen e saj në Europë dhe nuk do të lejojë askënd ta grabisë atë të ardhme”, tha ajo gjatë një vizite shtetërore në Nju Jork.

Presidentja bëri thirrje që të braktiset ky projektligj dhe shpalli veton kundër tekstit. Meqenëse partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane ka një shumicë absolute në parlament, mund ta heqin veton. Të hënën pati edhe përplasje në parlament mes anëtarëve të partisë në pushtet dhe opozitës.

ImageImageImageImageImageImage

Ursula von der Leyen: Gratë e Ukrainës një frymëzim për të gjithë ne!

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter.

Von der Leyen shprehet se gratë ukrainase kanë treguar forcën e tyre përballë një rreziku shumë të lartë.

Ajo shkruan se gratë ukrainase janë bashkuar me forcat e armatosura në mbrojtje të vendit të tyre.

“Nderoj gratë që janë frymëzim për të gjithë ne. Gratë e Ukrainës. Ata që, duke u futur në ushtri, janë bërë forca të pathyeshme për të mirë”, ka thënë ajo.bw

Pas miratimit të Ligjit për agjentët e huaj në Gjeorgji, protestuesit përleshen me policinë

Protestë kundër Ligjit për agjentët e huaj në Gjeorgji. 7 mars 2023.

RFE/RL

Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit pasi Parlamenti miratoi në lexim të parë një ligj të diskutueshëm për “agjentët e huaj” që kritikët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, thonë se do të ndikojë në lirinë e vendit.

Ky ligj, i cili mbështetet nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, do të kërkojë që çdo organizatë që merr më shumë se 20 për qind të financimit të saj nga jashtë, të regjistrohet si “agjent i huaj” ose do të përballet me gjoba të konsiderueshme.

Policia u përball me protestuesit mbrëmjen e 7 marsit përpara ndërtesës së Parlamentit, kur protestuesit bllokuan sheshin Avenue Rustaveli, me thirrjen “Poshtë ligji rus”.

Ndërsa tensionet rriteshin, policia përdori sprej mbi protestuesit, të cilët thyen barrierat dhe disa hodhën gjësende ndaj personelit të sigurisë.

Më vonë, duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës policia shpërndau turmën në orët e hershme të mëngjesit, megjithëse nuk është e qartë nëse protestuesit ishin larguar nga zona kryesore apo ishin zhvendosur në hapësirë tjetër.

Përplasjet ndodhën pasi ligjvënësit votuan në lexim të parë në favor të projektligjit, në një votim të planifikuar për 9 mars, i cili u zhvendos më 7 mars, për arsye ende të pashpjegueshme.

Projektligji pritet të kalojë edhe në lexim të dytë dhe të tretë.

Kritikët thonë se ky ligj pasqyron legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje.

Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.

Projektligji do t’i dërgohet Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, një organ këshillimor për demokracinë dhe të drejtat që mund të ofrojë një opinion, por nuk ka fuqi zbatuese.

Më 6 mars, ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në Parlament gjatë diskutimit për këtë nismë ligjore, ku gjatë kohës së seancës forcat policore u shtuan rreth ndërtesës, teksa protestuesit kërkuan të mos shqyrtohet i njëjti.

Presidentja Salome Zurabishvili ka thënë se do të vërë veto ndaj projektligjit, megjithëse Parlamenti mund ta anulojë veton e saj.

Në një adresim me video të bërë gjatë një vizite zyrtare në SHBA, ajo tha se i mbështet kërkesat e protestuesve.

“Ky ligj – për të cilin askush nuk kishte nevojë – nuk vjen nga hiçi. Është diçka e diktuar nga Moska”.

“Gjorgjia, e cila e sheh të ardhmen e saj në Evropë nuk do të lejojë askënd ta largojë nga kjo e ardhme”, tha ajo.

Ambasada e SHBA-së në Tbilisi e quajti këtë “ditë të zezë për demokracinë e Gjeorgjisë”.

“Ndjekja e këtyre ligjeve do t’i dëmtojë marrëdhëniet e Gjeorgjisë me partnerët e saj strategjikë dhe do të minojë punën e rëndësishme të kaq shumë organizatave gjeorgjiane që punojnë për të ndihmuar qytetarët e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se veprimi i Parlamentit ishte një “zhvillim shumë i keq” për Gjeorgjinë dhe mund të ndikojë negativisht në lidhjet e saj me Brukselin. Gjeorgjia ka pasur prej kohësh aspirata për t’u anëtarësuar në BE.

Para votimit, Human Rights Watch dhe Amnesty International, i kërkuan Parlamentit të Gjeorgjisë ta kundërshtojë këtë projektligj.

Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej.

Spanja s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, kërkon zgjidhje përmes dialogut

RFE/RL

Spanja vazhdon të mos e ndryshojë pozicionin e saj sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndonëse tha se është koha që të bëhen përpjekjet përfundimtare që të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë spanjolle për Çështje të Jashtme, nëse Madridi ka ndryshuar qëndrim për Kosovën, pasi Prishtina dhe Beogradi u pajtuan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve. Nga kjo ministri thanë se “çështja e territorit të Kosovës” duhet të zgjidhet përmes dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Është koha që të bëhen përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Elena Aljarilla Cortezón, këshilltare për komunikimin në Ministrinë për Çështje të Jashtme të Spanjës.

Spanja dhe katër shtete të tjera të BE-së Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia) ende nuk e njohin pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.

Madridi zyrtar tha se ende ka punë sa i përket arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rezultati i takimit të 27 shkurtit ishte hap përpara, por ende ka punë për t’u bërë sa i përket arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve bazuar në propozimin e BE-së, që është mirëpritur nga Këshilli Evropian në shkurt. Edhe pse është pozitive që si Prishtina, ashtu edhe Beogradi janë pajtuar për tekstin e propozimit pa asnjë ndryshim, nuk do të ketë marrëveshje të fortë pa pasur një plan të qartë se si do të zbatohet”, u tha në përgjigjen dërguar REL-it.

Pavarësisht se autoritetet spanjolle nuk e bën të qartë nëse do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre pas arritjes së një marrëveshjeje eventuale për normalizim, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më 28 shkurt deklaroi se pret që shtetet mosnjohëse evropiane ta bëjnë një gjë të tillë.

“Duhet të ketë unifikim të qëndrimit në BE edhe nga pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nëse vendet e BE-së kanë arritur të kenë qëndrim unik rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, e kanë edhe më të lehtë të pajtohen për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Serbia ka obligim që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, nuk ka më arsye as nga ndonjëra prej pesë vendeve të BE-së që të mos e mbështesin Kosovën, për shembull në anëtarësim në Këshillin e Evropës, apo në procesin e integrimit në BE”, ka thënë Bislimi.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan se nuk ka më nevojë për diskutime lidhur me propozimin evropian, që ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

BE-ja më pas tha se palët kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë në planin për zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejtë një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim, blloku evropian pret që liderët të diskutojnë për planin e zbatimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes mes dy vendeve.

BE-ja dëshiron që në këtë takim palët të pajtohet për një aneks të planit që përfshin një kalendar të qartë se kur duhet të përmbushen të gjitha elementet e saj.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Manovër e dyfishtë e flotës ruse në detin Jon, avionët e Forcave Ajrore italiane ngrihen në fluturim

Tension shumë i lartë në brigjet e Italisë. Rusia vazhdon të sfidojë Perëndimin me anijet e saj në Mesdhe. Kremlini mban presionin ndaj NATO-s në detin që rrethon gadishullin dhe që është porta për në Evropë. Paralelisht me shtimin e forcave detare në Detin e Zi, Rusia po rrit edhe praninë e saj në Mesdhe.

Në aksion dy anije në detin Jon, një tjetër në ngushticën e Siçilisë. Kështu Putini mban lart sfidën me NATO-n në Mesdhe.

Siç raporton Repubblica, një nga operacionet më tinëzare të muajve të fundit po zhvillohet mes Kalabrisë dhe ishullit të Korfuzit. Në fakt, satelitët tregtarë kanë zbuluar praninë e Kolës, një furnizues i ardhur ditët e fundit nga Oqeani Atlantik.

Ka shumë të ngjarë që ai t’i bashkohej korvetës raketore që do të ishte nisur nga baza siriane e Tartous. Sipas ekspertëve, hipoteza më e besueshme është se dy anijet ruse janë në gjurmët e aeroplanmbajtëses amerikane Bush, e cila aktualisht lundron në Adriatik në brigjet e Pulias. Nuk është hera e parë që marina ruse e bën të ndjeshme praninë e saj në Mesdhe. Disa muaj më parë në Kanalin e Otrantos, disa anije ruse anashkaluan pikërisht ujërat që ruajnë TAP, gazsjellësin që sjell furnizim nga Azerbajxhani në Itali, të cilat zëvendësojnë ato ruse.

Ndërkohë nga aeroporti Sigonellas është nisur tashmë një P-72 i Forcave Ajrore Italiane që po monitoron situatën. Dhe nuk mbaron me kaq. Në fakt në brigjet e Siçilisë ndodhet anija Ammirgalio Kasatanov dhe cisterna Akademik Pashin. Patrulla e parë në Mesdhe për rreth 12 muaj. Është një nga anijet më moderne në flotën ruse. Dhe rusët nuk fshihen në det. Ata komunikojnë me bazën dhe gjithashtu dërgojnë një sinjal të qartë në NATO: ne jemi këtu në detin tuaj. bw

Gjykata në Minsk dënon me 15 vjet burgim lideren opozitare

Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, gjatë një interviste dhënë Radios Evropa e Lirë. Pragë, 11 maj 2022.

RFE/RL

Një gjykatë në Minsk ka dënuar në mungesë me burgime të gjata lideren opozitare në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, dhe katër liderë të tjerë opozitarë, për akuzat që gjerësisht konsiderohen se janë të motivuara politikisht.

Gjykata e Qytetit të Minskut më 6 mars dënoi Tsikhanouskayan me 15 vjet burgim, ndërkaq politikanin tjetër opozitar, Paval Latushka me 18 vjet.

Tre figurat e tjera opozitare, Maryya Maroz, Volha Kavalkova, dhe Syarhey Dylevski u dënuan me nga 12 vjet burgim.

Gjykatësi Pyatro Arlou shpalli pesë politikanët opozitarë fajtorë për tentim të rrëzimit të Qeverisë, krijim dhe udhëheqje të grupit ekstremist, nxitje të urrejtjes dhe dëmtim të sigurisë kombëtare.

Të pesë figurat opozitare janë larguar nga Bjellorusia në fillim të protestave masive vdekjeprurëse, që u mbajtën për të kundërshtuar rezultatin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020. Këto zgjedhje, udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka pretendon se i ka fituar. Opozita bjelloruse dhe qeveritë perëndimore thonë se zgjedhjet u manipuluan dhe fituesja e vërtetë e zgjedhjeve është Tsikhanouskaya.

Tsikhanouskaya tha se gjykimi ndaj saj ishte “farsë” dhe “hakmarrje” nga Lukashenka, dhe shtoi se nuk i është dhënë qasje në dokumentet e gjykatës.

“Kështu regjimi ‘shpërbleu’ punën time për ndryshime demokratike në Bjellorusi”, shkroi ajo në Twitter pas publikimit të vendimit.

“Por, sot nuk mendoj për dënimin tim. Mendoj për mijëra të pafajshëm, të arrestuar dhe dënuar me dënime të vërteta me burg”, shtoi ajo.

Shqiptimi i dënimeve u bë i ditur disa ditë pasi një gjykatë në Bjellorusi zgjati dënimin me burgim për 18 muaj ndaj burrit të Tsikhanouskayas, Syarhey Tsikhanouski, për shkak të siç u tha, “shkeljes” së rregulloreve të brendshme në paraburgim.

Tsikhanouski është duke shërbyer 18 vjet burgim për akuza që lidhen me zgjedhjet e vitit 2020. Ai kishte njoftuar për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale duke sfiduar Lukashenkën, por u diskualifikua nga gara dhe u arrestua para mbajtjes së zgjedhjeve. Më pas, gruaja e tij nisi fushatën për t’u bërë presidente.

Mijëra persona janë arrestuar në protestat kundër rezultatit zgjedhor dhe ka pasur raporte të besueshme se të arrestuarit janë keqtrajtuar dhe torturuar nga forcat e sigurisë. Disa persona kanë vdekur gjatë shtypjes së protestave.

Lukashenka, 68 vjeç, varet shumë nga mbështetja ruse, teksa përballet me sanksione perëndimore.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera refuzojnë ta pranojnë fitoren e vetëshpallur të Lukashenkës në zgjedhjet e vitit 2020.

Si e shkatërroi Ukraina një digë për ta shpëtuar Kievin

Ray Furlong

 

Në fillim të marsit të vitit 2022, teksa trupat ushtarake ruse iu afruan Kievit, bastioni i fundit në rrugën drejt kryeqytetit ishte fshati Moshçun. Marinsat rusë kanë ndërtuar tri ura për të fituar terren përtej lumit Irpin. Pas disa ditësh të luftimeve të ashpra, forcat ushtarake ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë dy kalime, mirëpo i kanë kërkuar komandës së lartë që të tërhiqen, për shkak të humbjeve të mëdha. Kjo kërkesë u është refuzuar, me arsyetimin se do t’ua hapte rusëve rrugën drejt Kievit. Më vonë, ata përmes hedhjes së një dige në ajër, e kanë përmbytur Irpinin – duke mundësuar rigrupimin e ushtrisë ukrainase dhe zmbrapsjen e trupave ushtarake ruse që kanë mbetur të bllokuar në ujë. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Arben Hoti)

Zyrtarët ukrainas njoftojnë për sulme ruse ndaj civilëve në Kherson

Zeri Amerikës

Një grua dhe dy fëmijë mbetën të vrarë në shtëpinë e tyre nga një predhë mortaje ruse në rajonin e Khersonit, në Ukrainë.

“Terroristët rusë vijojnë të vrasin civilë”, tha shefi i kabinetit të Presidencës ukrainase, pa dhënë më shumë detaje të tjera për sulmin.

Rajoni i Khersonit ishte vënë nën kontrollin e forcave ruse në fillimet e sulmit, por u lirua nga forcat e Kievit, nëntorin e shkuar. Që atëherë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, qyteti është goditur vazhdimisht nga pozicionet ruse nga bregu përballë i lumit Dnipro.

Instituti për Studimin e Luftës, në Shtetet e Bashkuara, tha së fundmi se forcat ruse vijojnë sulmet në qytetin e Bahkmutit dhe bënë sulme tokësore edhe në Donetsk.

Burimet ukrainase raportojnë se forcat ruse po synojnë të krijojnë kushtet për një valë sulmesh në jug të Ukrainës.

Ndërkohë, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, disa rezervistë rusë janë shprehur se armët e zjarrit dhe lopatat ishin mjetet e vetme me të cilat ishin dërguar në luftime.

Sipas ministrisë britanike, Rusisë po i mbarojnë municionet dhe trupave po u jepet më pak mbështetje nga artileria gjatë luftimeve.

Lajçak për Asociacionin: I kam ndarë me palët 16 modele ekzistuese evropiane

RFE/RL

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se në tavolinën e tij ka 16 modele ekzistuese funksionale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që i ka ndarë me Kosovën dhe Serbinë.

Sipas tij, ato mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

Kështu tha ai një intervistë për Këshillin Atlantik, më 3 mars.

Lajçak tha se dy vendet duhet të bien dakord se si do të jetë dhe si nuk duhet të jetë Asociacioni, por që BE-ja, siç tha ai, nuk dëshiron të krijojë diçka që e bën sistemin e Kosovës më pak funksional.

“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se nuk duhet të ketë frikë. Askush nuk ka interes ta dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë, dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës, sipas standardeve evropiane”, tha ai.

Emisari evropian tha se Asociacioni është obligim tash e 10 vjet i Kosovës, dhe se BE-ja e ka përsëritur “në secilin deklarim dhe dokument që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen nga palët”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përballur me thirrjet e SHBA-së dhe BE-së që të themelojë Asociacionin, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe 2015. Por, ai është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, me kompetenca ekzekutive.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se marrëveshja e vitit 2015, nuk është plotësisht në harmoni me Kushtetutën, duke shtuar se të 23 pikat – që janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës – mund të harmonizohen.

Lajçak foli edhe për Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se e vlerëson lartë që liderët e dy vendeve u pajtuan për këtë dokument, por tha se tani u takon palëve të merren vesh për aneksin, planin e zbatimit.

Ai tha se ky aneks është pjesë e pandashme e marrëveshjes, dhe se i njëjti do të bëhet publik pasi palët të merren vesh.

Në takimin e së hënës, Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përnbajtjen e tekstit të propozimit evropian, por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin.

Në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Në praktikë, kjo do të thotë se duhet të formohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Fituesi i Çmimit Nobel të Paqes dënohet me 10 vjet burg në Bjellorusi

Zoti Bialiatski duke u nderuar me një çmim në Stokholm (3 dhjetor 2020)

VOA/Marrë nga Reuters

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen dhe aktivisti për të drejtat e njeriut Ales Bialiatski u dënua me 10 vite burg të premten nga një gjykatë në atdheun e tij Bjellorusi, ku u gjet fajtor për financimin e protestave.

60-vjeçarit Bialiatski iu dha Çmimi Nobel në tetor për punën e tij në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Bjellorusi, ku ish-udhëheqësi i epokës sovjetike Alexander Lukashenko, një aleat i fortë i Rusisë, ka qeverisur me dorë të hekurt për gati 30 vjet, duke burgosur kundërshtarët, apo duke i detyruar ata të largohen.

Drejtuesja e Komitetit Novergjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, e quajti një tragjedi dënimin. “Ales Bialiatski është një ndër luftëtarët më të shquar për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut në Bjellorusi. Çështja gjyqësore dhe akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht”, tha zonja Reiss-Andersen.

Ministra e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e quajti procesin gjyqësor “një farsë”.

Drejtuesja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila është larguar nga vendi, e quajti vendimin si “revoltues”. Ajo u shpreh në Twitter se “duhet të bëjmë gjithçka për të luftuar kundër kësaj padrejtësie të paturpshme” dhe për lirimin e tij.

Sviatlana Tsikhanouskaya

Sviatlana Tsikhanouskaya

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, tha gjatë një takimi në Gjenevë, se ky institucion i OKB-së është i shqetësuar nga gjyqi dhe për “mungesën e një procesi të paanshëm dhe mungesën e një gjyqësori të pavarur në Bjellorusi”.

Në pamjet filmike nga salla e ngarkuar e gjyqit në Minsk duket zoti Bialiatski, që bashkëthemeloi grupin e të drejtave të njeriut “Viasna” (“Pranvera”), me duart të lidhura pas shpinës, ndërsa ndjek pas hekurave procesin së bashku me të akuzuarit e tjerë.

Gjatë protestave të opozitës në Bjellorusi (4 tetor 2020)

Gjatë protestave të opozitës në Bjellorusi (4 tetor 2020)

Zoti Bialiatski, i cili u arrestua në vitin 2021 dhe tre persona të tjerë në të njejtin proces, u akuzuan për financimin e protestave dhe futjen ilegalisht të fondeve në vend. Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta konfirmoi se gjykata u dha dënime të gjata me burg të gjithë të akuzuarve, përfshirë një dekadë burgim për zotin Bialiatski. Ai i mohon të gjitha akuzat ndaj tij, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.

Eurodeputeti: Karota dështoi, nxirrni shkopinjtë ndaj Serbisë

Deputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Rutten, kritikoi ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që refuzoi të firmoste propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai e konsideron këtë qëndrim të liderit të Beogradit zhgënjyes dhe të pritshëm.

“Refuzimi i turpshëm i Vuçiçit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai ‘e pranoi’ të hënën, sugjeron qartësisht se Serbia po luan me kohën. Metodat e buta duhet të marrin fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, shkruan eurodeputeti në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Ndërkohë, edhe më herët, ligjvënësit holandezë kanë kërkuar dënimin e Serbisë për qasjen agresive ndaj Kosovës dhe për mos-dënimin e luftës së Rusisë në Ukrainë përmes sanksioneve. Madje është kërkuar që Serbisë t’i ndalohet anëtarësimi në BE dhe t’i rikthehet regjimi i vizave./dita

Në pranga Rosetta, motra e Messina Denaros

VOAL- Edhe Rosalia, e njohur si Rosetta, përfundoi pas hekurave pasi e kishte ndihmuar për një kohë të gjatë të fshihej. Karabinierët e grupit operativ special (ROS) arrestuan motrën e bosit Matteo Messina Denaro mëngjesin e së premtes, nën akuzën e shoqërimeve mafioze. Hetimi u koordinua nga prokuroria e Palermos.

Sipas hetuesve, gruaja do të kishte ndihmuar vëllain e saj të shmangte kapjen për vite me rradhë dhe do të kishte menaxhuar “familjen” “cash” dhe rrjetin e transmetimit “pizzini” në emër të saj, duke lejuar kështu bosin mafioz të ruante marrëdhëniet me burra.

Motra e shefit është gruaja e Filippo Guttadauros, i cili ka vuajtur 14 vjet për shoqërime mafioze dhe është ende në burg dhe nëna e Lorenzës, një avokate e cila që nga dita e arrestimit ka ndihmuar xhaxhain e saj, bosin mafioz.

Aktualisht, dhjetëra kërkime janë duke u zhvilluar në provincën e Trapanit. rsi-eb

BE-ja insiston në nënshkrimin e Marrëveshjes dhe planit të zbatimit

RFE/RL

Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin ose planin e zbatimit, ka thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian, të enjten në Bruksel gjatë një takimi me gazetarë.

Ky zyrtar ka sqaruar edhe dilemat që kanë lindur rreth nënshkrimit apo jo të Marrëveshjes dhe interpretimeve të palëve.

“Kemi pasur dy pjesë të dokumentit unik. Propozimin dhe aneksin [planin] për implementim. Nuk u diskutua për propozimin, sepse palët u pajtuan se nuk ka më nevojë. Fokusi ishte në implementim. Do të ishte ideale sikur të kishte pajtim për të dyja dokumentet, por kjo nuk ishte reale. Skenari më i keq ishte sikur të mos pajtoheshin për asnjërin”, tha ky zyrtar.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi që dokumenti të nënshkruhet, por përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, bëri të qartë se BE-ja nuk e ka menduar kështu takimin, sepse sipas tij, marrëveshja duhet të përfshijë edhe aneksin me afatet kohore për implementimin e saj.

“Ky dokument, pa pjesën e implementimit, do të jetë vetëm një deklaratë politike. Diskutimi për implementim ishte i vështirë dhe nuk kemi shkuar larg. Nuk është sekret kur them se çështja e Asociacionit [të komunave me shumicë serbe] është më e vështira”, tha ky zyrtar, duke shtuar se pasi të nënshkruhet, marrëveshja do të bëhet dhe ligjërisht obliguese.

Kurti deklaroi të hënën pas takimitse ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ishte i gatshëm.

Presidenti Vuçiq, ndërkaq, ka thënë në një intervistë në një televizion të Serbisë se ai vërtet nuk ka dashur ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Vuçiq ka folur më shumë për planin e implementimit.

BE-ja pret që palët të dërgojnë reagimet e tyre lidhur me draftin e planit të implementimit që kanë marrë nga Brukseli.

Kurti dhe Vuçiqi takohen në Ohër më 18 mars

Takimi i radhës i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër, ka konfirmuar zyrtari i BE-së.

Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes mes dy vendeve.

Skenari i dëshiruar për palën evropiane është që ky të jetë një takim ku liderët do të pajtohen për një aneks të planit që përfshin një kalendar të qartë se kur duhet të përmbushen të gjitha elementet e saj.

Diskutimi për propozimin evropian konsiderohet i mbyllur për palën evropiane, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e mbajtur më 27 shkurt në Bruksel, u pajtuan për tekstin e propozimit të BE-së.

Burimi tha se vendimi për publikimin e tekstit të propozimit, për të cilin është mbyllur diskutimi, ka qenë i Borrellit, por me këtë janë pajtuar edhe palët.

Propozimi evropian është thënë se synon që t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në propozimin evropian nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Zyrtari evropian tha gjithashtu se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit “ishte më i miri deri më tash, por ka shtuar se “nivel i i mosbesimit mes palëve është ende i madh, prandaj të dyja palët, me të drejtë, kërkojnë edhe garanci, prandaj edhe është i domosdoshëm një plan i implementimit, i cili nuk lë vend për ambiguitet dhe do të sqarojë obligimet dhe afatet kohore”.

Ky zyrtar tha se Borrelli i ka njoftuar Kurtin dhe Vuçiqin se më 20 mars, në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, dhe më 24 mars, në takimin e Këshillit Evropian, do të raportojë edhe për rezultatet e dialogut.

“Borrell do të njoftojë ose për suksesin ose në rast të dështimit, për arsyet e dështimit”, tha ky zyrtar, duke shtuar se “të dy liderët e kanë kuptuar mirë këtë mesazh sepse vendet anëtare kanë në duart e tyre shkopin apo karotën dhe vendosin se cilat dhe si do t’i përdorin”.

Finlanda, më afër pranimit në NATO pa Suedinë

RFE/RL

Finlanda më 28 shkurt nis debatin parlamentar që synon të përshpejtojë rrugën e shtetit drejt pranimit në NATO dhe duke rritur gjasat që ta vazhdojë këtë rrugë vetëm pa shtetin fqinj, Suedinë.

Finlanda – që ka një prej kufijve më të gjatë me Rusinë në Evropë – dhe Suedia hoqën dorë nga politika dekadëshe e mosangazhimit ushtarak dhe aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore majin e kaluar, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Por, për shkak se u përball me më pak pengesa diplomatike sesa Stokholmi, Helsiniki duket se po lëvizë drejt NATO-s edhe para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në prill në Finlandë, teksa opinioni publik po ashtu mbështet anëtarësimin në aleancë.

Të dy shtetet kanë marrë mbështetjen e 28 nga 30 shtetet anëtare të NATO-s. Vetëm Hungaria dhe Turqia ende nuk kanë ratifikuar pranimin e dy vendeve nordike në aleancën ushtarake.

Shumë deputetë finlandezë po kërkojnë që të miratohet legjislacioni që Finlanda të pranojë kushtet e traktatit të NATO-s para zgjedhjeve të 2 prillit.

Debati parlamentar mbahet të martën, ndërkaq votimi pritet të ndodhë të mërkurën.

Kur të miratohen i gjithë legjislacioni i duhur, Finlanda mund të lëvizë më shpejt edhe nëse ratifikimet ndodhin para se Qeveria e re të formohet.

“Koha është tani për të ratifikuar dhe për të mirëpritur plotësisht si anëtare Finladën dhe Suedinë”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në këtë shtet të martën.

“Mesazhi im për Finlandën dhe Suedinë është që të përmbushin ato që kanë premtuar në marrëveshjen trepalëshe që arritën me Turqinë qershorin e kaluar”, shtoi ai.

Helsinki ka theksuar se preferon që t’i bashkohet aleancës së bashku me Suedinë, por miratimi i legjislacionit – që pritet të miratohet pa problem në Parlamentin finlandez – po shihet si sinjal se Finlanda është e gatshme të lëvizë drejt NATO-s e vetme.

Turqia ka bllokuar pranimin e anëtarëve të rinj, veçmas të Suedisë, të cilën e akuzon se po strehon ata që Ankaraja i konsideron “terroristë”, posaçërisht anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Megjithatë, më 27 shkurt kryediplomati i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Turqia e sheh në mënyrë më favorizuese anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“Ne ndoshta duhet të ndajmë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës”, tha ai.

Përderisa miratimi i legjislacionit nga autoritetet finlandeze nuk nënkupton se shteti automatikisht do të anëtarësohet në NATO pas ratifikimeve nga Turqi dhe Hungari, por vendos afate kohore sesa mund të presë për fqinjin e saj.

Nis takimi Kurti-Vuçiq

Bruksel, 27 shkurt 2023.

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Deri tash nuk ka ndonjë deklarim për mediat.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për një propozim të BE-së për normalizimin e raporteve.

Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre qysh në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të takimit se presin që Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë propozimin pa diskutime të mëtejme.

Sipas tyre, përmbajtja e propozimit është e njohur për palët nga muaji shtator i vitit 2022 dhe nuk ka më nevojë të flitet për të.

Një version të përditësuar të propozimit, palët besohet se e kanë marrë në dhjetor.

Përmbajtja e tij nuk është bërë publike, por, sipas një drafti që ka parë Radio Evropa e Lirë, propozimi parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Propozimi nuk përfshin njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, por përkushtimin e të dyja palëve që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Një zyrtar i lartë i BE-së ka thënë të premten se e kupton që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq nuk e kanë të lehtë ta arsyetojnë në vendet e tyre pranimin e këtij propozimi, por, sipas tij, nuk kanë zgjidhje më të mirë.

Për Vuçiqin konsiderohet problem fakti se me këtë propozim – sipas interpretimeve të BE-së – Serbia de facto e njeh Kosovën.

Për më tepër, Vuçiq besohet se përballet edhe me presionin e Rusisë që të mos e pranojë atë.

Në anën tjetër, për Kurtin sfida më e madhe peshon te krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas Kurtit, Vuçiq takon zyrtarët evropianë

RFE/RL

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paraprakisht, ata u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas orës 17:00 pritet një takim i përbashkët mes tyre.

Deri tash nuk ka ndonjë deklarim për mediat.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara.

Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se presin që Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë propozimin, pa diskutime të mëtejme.

Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.

Burimet në Bruksel i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përmbajtja e propozimit është e njohur për palët nga muaji shtator i vitit 2022, dhe nuk ka më nevojë të flitet për këtë përmbajtje.

Një version të përditësuar të planit, palët besohet se e kanë marrë në dhjetor.

Po ashtu, bazuar në përvojën e së kaluarës, zyrtarët e BE-së mendojnë se, nëse do të ketë kërkesë për ndryshim të tekstit, atëherë gjithçka do të duhet të nisë nga fillimi dhe mundësitë për sukses janë të vogla.

Një zyrtar i lartë i BE-së, ka thënë të premten se e kupton që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, nuk e kanë të lehtë të arsyetojnë në vendet e tyre pranimin e marrëveshjes, por nuk kanë pasur zgjidhje më të mirë.

Për Vuçiqin konsiderohet problem fakti që me këtë marrëveshje, sipas interpretimeve të BE-së, Serbia de facto e njeh Kosovën.

Presidenti serb besohet se përballet edhe me presionin e Rusisë që të mos e pranojë këtë propozim.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, propozimi parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në plan parashihet edhe që Serbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe që palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Në anën tjetër, për Kurtin sfida më e madhe peshon te krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Mirëpo në BE nuk kanë asnjë dyshim që me pranimin e propozimit të BE-së, pranohet edhe obligimi për Asociacionin.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pjesë e këtij propozimi. Pra, me pranimin e këtij propozimi nënkuptohet edhe pranimi i zbatimit të obligimit për krijimin e këtij Asociacioni”, ka thënë të premten një zyrtar i Bashkimit Evropian.

Kjo kërkesë i është përsëritur Kurtit edhe në një letër të nisur të dielën nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Angazhimi i këtyre tri vendeve më të mëdha të BE-së, për të siguruar rezultat konkret në dialog, ka shtuar optimizmin në Bruksel për takimin e 27 shkurtit.

Edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se pret përparim të dukshëm në këtë takim.

Përveç kësaj, propozimi i BE-së është përkrahur edhe në mënyrë kolektive nga vendet e bllokut evropian në takimin e fundit të Këshillit Evropian.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Macron, Scholz dhe Meloni i shkruajnë Kurtit një ditë para takimit me Vuçiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë nesër një takim të nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Një ditë para këtij takimi, Kurti ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin Evropian. Siç njofton Zyra e Kryeministrit në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit”, thuhet në njoftim.

Ata në letrën e tyre kanë përmendur edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Në konkluzionet e tij të datës 9 mars, Këshilli Evropian shprehu mbështetjen e tij për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë i kërkoi Serbisë dhe Kosovës t’i përmbahen, plotësisht dhe pa kushte, detyrimet që u angazhuan në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet nga viti 2013 dhe 2015 për të krijuar Asocacionin e Komunave me Shumicë serbe”, thuhet në letrën e përbashkët të Macron, Scholz dhe Meloni.bw

Të paktën 30 emigrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke në jug të Italisë

Varkë me migrantë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Të paktën 30 persona kanë vdekur pas përmbytjes së një varke me emigrantë në rajonin e Kalabrisë në Itali, kanë raportuar agjencitë italiane të lajmeve të dielën.

Trupat e 27 personave janë gjetur në brigje dhe të tjerë janë parë në det, sipas këtyre agjencive.

Besohet që më shumë se 100 persona kanë qenë në varkë, dhe rreth 50 janë shpëtuar.

Varka, e cila ka qenë me migantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, besohet se është përplasur në shkëmbinj detarë gjatë motit të lig.

Garda bregdetare italiane nuk e ka komentuar ende këtë situatë.

Treni i vetëm falas drejt Gjermanisë për refugjatët ukrainas

VOA/Henry Ridgwell

Në javët e para të agresioni rus në Ukrainë, refugjatëve që u larguan në vendet fqinje iu ofrua udhëtim falas nëpër Evropë. Një vit më vonë, i vetmi transport falas i mbetur është një tren nga Polonia në Gjermani, i paguar nga shteti gjerman dhe i drejtuar kryesisht nga vullnetarë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nga Polonia, kërkesat janë të larta për të siguruar një vend në këtë tren.

Treni udhëton gjatë natës drej Gjermanisë një herë në dy ditë. Ai niset nga qyteti polak i Përzhemishelit, në kufirin me Ukrainën, për në Hanover dhe është i rezervuar vetëm për refugjatët. Por nuk është e lehtë të sigurohet një vend në këtë tren.

Brenda stacionit të Përzhemishelit, një dhomë e pritjes për udhëtarët është shndërruar në një qendër strehimi për nënat dhe fëmijët e tyre të vegjël. Ata janë të parët që marrin shiritat e dorës që u garantojnë atyre një vend në tren.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq e mbikëqyrin këtë proces. Atyre shpesh u ofrohet ryshfet për sigurimin e një vendi në tren. Por ata krijojnë një listë rigoroze me emrat e atyre që duhet të presin.

Alexandr Hrabarchuk dhe familja e tij u larguan nga qyteti i Donetskut, në vijën e frontit në Ukrainën lindore. Pasi priti dy ditë, familja mori shiritat e dorës dhe po përgatitet për jetën në Gjermani.

“Shtatëdhjetë për qind e qytetit është shkatërruar. Do të duhen të paktën tre ose katër vjet për t’u rindërtuar. Sigurisht, dua të kthehem, jam rritur atje. Largimi ishte shumë i vështirë. E bëmë për hir të fëmijëve”, thotë ai.

Në çdo dhomë të trenit mund të flenë gjashtë persona, ose deri në tetë nëse ka familje me fëmijë të vegjël.

“Treni ka vetëm katër vagona. Ne kemi 210 persona me shirita dore që do të udhëtojnë me këtë tren për në Hanover. Do të preferonim të kishim pesë ose gjashtë vagona sepse ne kemi një nevojë të madhe për më shumë hapësirë për transportimin e refugjatëve”, thotë vullnetari i Kryqit të Kuq, Sebastien Bertin.

Procesi është i ngadaltë dhe metodik. Vullnetarët përdorin çdo hapësirë të disponueshme për refugjatët dhe bagazhet e tyre.

Ka shumë më tepër refugjatë që duan të arrijnë në Gjermani se sa vende të disponueshme në tren.

Disa prej tyre mund të blejnë vetë bileta treni, autobusi ose avioni për në Evropën Perëndimore dhe më gjerë. Por shumë refugjatë kanë humbur gjithçka dhe mbështeten në këtë shërbim falas.

Për shumë njerëz, është një pritje e gjatë në netët e ftohta të dimrit. Olga është nga Zaitseve, një fshat afër Bakhmutit në Ukrainën lindore, që është bërë skenë e luftimeve të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

“Shtëpitë janë shkatërruar plotësisht. Nuk kishim ku të shkonim. Ata shkatërruan fshatin në mes të natës. Nuk e di se ku mund të filloj sërish jetën. Tani nuk mund të blejë ose ndërtojë një shtëpi. Nuk e di si mund të jetojë. Nuk e di se çfarë shprese mund të na japë Zoti”, thotë ajo.

Për momentin, shpresa e vetme është shpëtimi nga lufta dhe besimi në bamirësinë e të huajve.

Pas një operacioni dy-orësh, 230 refugjatë hipin në tren, 20 më shumë se sa ishte planifikuar.

Dhe në orën 22:30 fillon udhëtimi 16 orësh drejt Hanoverit. Një tjetër hap në rrugën e gjatë drejt një jete të re në një tokë të panjohur.

Ndihmat ushtarake për Ukrainën, zyrtari polak: Tanket tona ‘Leopard 2’ kanë mbërritur në Kiev

Polonia ka dërguar tashmë në Ukrainë tanket e para Leopard 2 nga 14 prej tyre që ka premtuar, sipas zëvendëskryeministrit polak dhe ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Mariusz Baszczak, duke folur në hapjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit.

“Sot tanket polake Leopard kanë arritur në Ukrainë,” tha ai, duke folur në hapjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit.

Sipas presidentit polak Andrzej Duda, i cili gjithashtu mori pjesë në këtë ngjarje, kryeministri shkoi në Kiev për të “çuar atje Leopardët polakë”. “Këto janë tanket e para që janë pjesë e ndihmës me tanke të koalicionit që do të arrijnë në Ukrainë,” shtoi ai.

Më 25 janar, qeveria gjermane konfirmoi se do të dërgonte 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do t’u jepte vendeve të tjera lejen për të rieksportuar pajisjet. Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Sllovakia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca gjithashtu njoftuan synimin e tyre për të siguruar Kievin me tanke të prodhimit perëndimor. Polonia njoftoi planet për të ndarë 14 tanke. Kievi pret të marrë deri në 140 tanke nga 12 vende si grupi i parë i tij.bw

Kryeministrja italiane viziton Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, flet me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë një takimi dypalësh me krerët e BE-së, pjesë e samitit të liderëve evropianë në Bruksel. 9 shkurt 2023.

RFE/RL

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka arritur të martën në Kiev, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta vizituar Ukrainën.

Pas marrjes së detyrës, ajo tha se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane.

Ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.

Roma, po ashtu, ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që t’i luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Meloni, cila drejton partinë e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, është euroskeptike, por ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës – edhe pse aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën.

Ajo është distancuar nga partnerët në koalicionin e saj qeverisës.

Ministri gjerman vëzhgon trajnimin e ushtarëve ukrainas për tanket Leopard 2

RFE/RL

Planifikimet për trajnimin e ekipeve ukrainase se si të përdoren tanket e avancuara gjermane, janë duke ecur në rrugë të duhur, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pasi ka vizituar një qendër ushtarake të trajnimit në veriperëndim të Gjermanisë.

“Synimi është që tanket Leopard 2 dhe Marders, të dërgohen në Ukrainë në fund të marsit dhe që trajnimet ushtarake të kryhen deri atëherë”, ka thënë Pistorius të hënën.

Gjatë vizitës së tij, Pistorius ka parë komandantët ushtarakë duke testuar pajisjet Marder dhe Leopard 2.

Ukrainasit pritet të trajtohen për pesë javë se si t’i përdorin këto pajisje, para se ato të dërgohen në fushëbetejë.

“Dallimi është sikurse mes Mercedesit dhe Ladës”, ka thënë një ushtar ukrainas teksa e ka komentuar dallimin mes pajisjeve gjermane kundrejt tankeve T-72 të epokës sovjetike që gjenden në Ukrainë.

“Synimi është që t’i bëjmë [ekipet ukrainase] të gatshme për luftë, në mënyrë që ata ta menaxhojnë veten në betejë”, ka thënë një zyrtar gjerman, duke shtuar se rreth 20 për qind e ekipeve ukrainase kanë përvojë për luftimet në fushëbetejë, derisa të tjerët kanë vetëm njohuri bazike ushtarake.

“Ukrainasit janë tejet të motivuar dhe shumë kërkues”, ka thënë zyrtari gjerman për agjencinë e lajmeve dpa.

Pistorius është shoqëruar në këtë vizitë nga një zyrtar i lartë i partisë Demokristiane si dhe nga ukrainasi Vladimir Klitschko, ish-kampion botëror në boks, vëllai i të cilit aktualisht është kryetar i Kievit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Inteligjenca ushtarake suedeze: Është rritur kërcënimi nga Rusia

RFE/RL

Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirëpo forcat e saj tani janë të angazhuara në luftën në Ukrainë, ka thënë të hënën Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake (MUST).

“Rendi i sigurisë në Evropë, siç e njohim ne, është ndalur së ekzistuari… prandaj edhe janë rritur rreziqet për sigurinë suedeze”, ka thënë Lena Hallin, udhëheqëse e këtij Shërbimi, në një konferencë për media.

Hallin ka thënë po ashtu se pret që Rusia të forcojë kapacitetet ushtarake në zonën e afërt me Suedinë, kur të jetë e mundshme, si përgjigje ndaj aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Ajo ka thënë se Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake ka vlerësuar se Rusia dëshiron të shmangë përshkallëzimin e tensioneve që do të mund të rezultonte në konflikt me NATO-n.

“Megjithatë, ekzistojnë shumë paqartësi, sidomos ato që lidhen me gatishmërinë e udhëheqësisë ruse për t’u përfshirë në rreziqe të mëdha”, ka thënë ajo, duke shtuar se tensionet e larta mund të rrisin rreziqet për aksidente, dhe se gjykimet e gabuara mund të çojnë në konflikt.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

“Gjykata e Popullit” nis gjykimin e Putinit për luftën në Ukrainë

RFE/RL

Një “gjykatë e popullit” nxori në gjyq presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të hënën mbi akuzat për pushtimin e tij në Ukrainë, në një lëvizje simbolike për ta plotësuar “hendekun e llogaridhënies” në mungesë të një gjykate ndërkombëtare me mandat për ta bërë një gjë të tillë.

Gjykata nuk ka fuqi ligjore, por prokurorët thanë se do të paraqesin prova se Putini kreu krimin e agresionit duke urdhëruar pushtimin gati një vit më parë dhe duke nisur kështu një luftë shkatërruese që ka lënë mijëra të vrarë dhe shumë qytete në gërmadha.

“Ky është një krim që kërkon përgjegjësi”, tha Drew White, një avokat kanadez që vepron si një nga prokurorët e gjykatës.

Përderisa Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur një hetim për krimet e kryera në Ukrainë, ajo nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht liderët e Rusisë për agresion.

Megjithatë, presioni ndërkombëtar është në rritje për krijimin e një gjykate speciale për ta ndjekur penalisht këtë krim. Legjislatura e Bashkimit Evropian miratoi një rezolutë në janar duke i bërë thirrje bllokut 27-vendesh që të punojë “në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare … për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”.

Holanda, shtëpia e disa gjykatave ndërkombëtare, ka ofruar ta strehojë edhe këtë gjykatë.

Gjykata e Popullit është një iniciativë e grupit aktivist të Kinemasë për Paqe, Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile dhe Ben Ferencz, avokatit 102-vjeçar që është prokurori i fundit i mbijetuar nga gjyqet pas Luftës së Dytë Botërore të Nuremburgut ndaj liderëve të lartë nazistë.

Një javë me seanca fillestare u nis në Hagë dy ditë pasi nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, tha se Uashingtoni ka përcaktuar se forcat ruse në Ukrainë kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe këmbënguli që autorët të sillen para drejtësisë.

Dita e parë e së hënës përkoi gjithashtu me një vizitë të paparalajmëruar në Kiev nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Gjykata është planifikuar të japë një vendim të premten, në përvjetorin e pushtimit të Rusisë.

Putini u ftua të marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore, por organizatorët nuk morën përgjigje nga Ambasada ruse në Hagë.

Fituesja i çmimit Nobel për Paqe, Oleksandra Matviichuk, nga organizatës për liritë civile të Ukrainës, bëri një deklaratë përmes një videoje para nisjes së seancës.

“Putini dhe … udhëheqja politike dhe komanda e lartë ushtarake që nisën, planifikuan dhe filluan këtë agresion duhet të ndëshkohen për këtë krim ndërkombëtar”, tha ajo.

Dëshmitarja e parë ishte një gazetare ukrainase, Angela Slobodyan, e cila i tha një paneli prej tre gjyqtarësh se ajo ishte në qytetin e Hersonit, kur forcat ruse nisën sulmin duke “gjuajtur gjithçka që lëvizte”.

Protesta në Moldavi, mbështetësit pro-rusë dalin në rrugë kundër qeverisë

Kriza ekonomike dhe pasiguritë kanë bërë që mijëra njerëz të protestojnë në Moldavi kundër qeverisë dhe në mbështetje të Rusisë.

Protestat e së dielës, të organizuara nga partia pro-ruse e Moldavisë Sor, u ndoqën me vëmendje nga qeveritë në të gjithë Europën dhe më gjerë. Shumica e protestuesve udhëtuan për në kryeqytetin Kishinau me autobus, me shpenzimet që u mbuluan nga kjo parti.

Ditë përpara se të mbahej tubimi, presidentja Maia Sandu paralajmëroi se Rusia po planifikonte të dërgonte agjentë të trajnuar ushtarakë në vend, të maskuar si civilë, për të rrëzuar qeverinë e saj pro-perëndimore.

Rusia e mohon këtë gjë duke i cilësuar akuzat si një përpjekje të autoriteteve moldave për të shmangur vëmendjen nga dështimet ekonomike.

Marina Tauber, sekretarja e përgjithshme e Sor, e cila drejtoi protestën jashtë parlamentit tha se partia e saj nuk është kundër BE-së dhe dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha palët.

Por ka nga ata në partinë e saj që pranojnë se do të mirëprisnin ndërhyrjen ruse. Moldavia, e vendosur në kufirin me Ukrainën, varet nga gazi rus. Vitin e kaluar, Moska përgjysmoi furnizimin, duke ushtruar presion mbi qeverinë në Kishinau.lapsi.al

Ukraina: 143 mijë ushtarë të vrarë dhe rreth 10 mijë mjete të shkatërruara të Rusisë

Forcat ushtarake të Rusisë kanë pësuar pothuajse 143,000 viktima që nga fillimi i luftës në Ukrainë sipas burimeve zyrtare të Kievit.

Përditësimi i fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se numri i viktimave nga pala ruse kishte arritur në 142,860, me 590 që u shkaktuan vetëm dje.

Ministria njoftoi gjithashtu se 3,310 tanke dhe 6,545 automjete të blinduara luftarake ishin shkatërruar.

Duke postuar shifrat në Twitter, ministria përfshiu një citim nga kënga e The Beatles e vitit 1968 ‘Kthehu në BRSS’: “Më lejoni të dëgjoj balalaikan tuaj [një instrument rus] që kumbojnë”.bw

Lufta në Ukrainë nxit Çekinë që të rimendojë lidhjet me Kinën

Presidenti i zgjedhur çek, Petr Pavel, dhe gruaja e tij Eva Pavlova.

Reid Standish

Duke pranuar të realizojë një bisedë telefonike 15-minutëshe me homologen e tij tajvaneze, presidenti i zgjedhur çek, Petr Pavel, theu protokollin diplomatik të vendosur me dekada, dhe hapi rrugë për një epokë të re të raporteve midis Evropës dhe Kinës – dhe me gjasë shteti i tij do të jetë udhëheqës i kësaj epoke të re.

Biseda e 30 janarit me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-Wen, u zhvillua pak kohë pasi Pavel u zgjodh president i ri i Republikës Çeke, dhe nxiti reagimin e Kinës, e cila e dënoi këtë bisedë dhe e akuzoi Pragën se po shkelë “vijë e saj të kuqe”.

Kjo bisedë telefonike shënoi largimin nga normat e mëhershme, kur bëhej fjalë me angazhimin me politikanët e nivelit të lartë nga ky ishull vetëqeverisës. Këmbimet zyrtare zakonisht janë të kufizuara në nivel të shërbyesve civilë dhe të niveleve më të ulëta të ministrive. Por, Pavel u bë lideri i parë evropian që bisedoi drejtpërdrejtë me një lider të Tajvanit.

Ky vendim i presidentit të ri çek erdhi në kohën kur Bashkimi Evropian po e rimendon marrëdhënien e tij me Pekinin, proces që është përshpejtuar nga mënyra sesi Kina e ka trajtuar pandeminë COVID-19, nga rritja e retorikës agresive diplomatike dhe mbështetjes së vazhdueshme që Kina i jep Moskës, pavarësisht pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

“Nuk duhet ta lejojmë Kinën t’ia bëjë Tajvanit atë që Rusia po ia bën Ukrainës”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Petr Kolar, ish-diplomat çek, i cili tani këshillon Pavelin për çështjet e politikës së jashtme. “Besoj se ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është për shkak të mungesës së një mesazhi të qartë [të Evropës] ndaj Rusisë për vite me radhë. Kjo është një kambanë zgjimi, dhe tregon se sa e rëndësishme është që të tregohet prej fillimit se demokracitë e tjera, sikurse Tajvani, nuk do të braktisen”.

Tajvani u nda nga Kina gjatë luftës civile të vitit 1949. Që nga vitet ’70 e tutje, shumica e shteteve kanë vendosur lidhje formale me Pekinin, duke e lënë Tajpein me pak miq, pasi fuqia politike dhe ekonomike e Kinës u zgjerua në mbarë botën. Pekini e sheh Tajvanin si provincë të saj dhe është zotuar për ribashkim, edhe përmes forcës nëse është e nevojshme.

Duke e thyer këtë precedent diplomatik, Kolar tha se Republika Çeke tani e gjen veten të pozicionuar mirë “për të ndikuar apo bindur” edhe liderët e tjerë evropianë që të bëjnë hapa drejt angazhimit të tyre me Tajpein. Në vitet e fundit, një mori ligjvënësish evropianë nga disa shtete kanë vizituar Tajpein dhe janë takuar me udhëheqjen tajvaneze, duke zemëruar Kinën.

Pavel, ish-gjeneral i NATO-s, ka hapur rrugën për angazhim me Tajvanin. Gjatë fushatës zgjedhore dhe pas bisedës me Tsai, ai u zotua se do të takohet personalisht me presidenten tajvaneze – edhe pse ai nuk ka specifikuar se kur mund të ndodhë ky takim, ku dhe në çfarë formati.

“Biseda telefonike thyen akullin për ta bërë këtë gjë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Martin Hala, ekspert për Kinën në Universitetin Charles në Pragë, njëherësh drejtor i Sinopsis, projekt që gjurmon ndikimin kinez në gjithë Evropën. “Tani që dikush e ka bërë këtë, të tjerët kanë shumë gjasa që ta ndjekin këtë shembull”.

Rruga e Pragës përpara

Ndryshimi i Pavelit ndaj Kinës dhe Tajvanit shënon një ndarje të qartë me paraardhësin e tij, presidentin aktual çek, Millosh Zeman, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në mars.

Gjatë mandatit dhjetëvjeçar të Zemanit – i ndarë në dy mandate pesëvjeçare – ai krijoi lidhje më të forta me Kinën dhe mbajti një linjë pro-Pekinit për shumë çështje sa i përket të drejtave të njeriut, me shpresën që të tërheqë investime më të mëdha kineze.

Në një lëvizje që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe kritika në shtet, Zeman emëroi Ye Jianming, ish-kreun e kompanisë China Energy, si këshilltar nderi për ekonomi. Miliarderi u arrestua më 2018 nga autoritetet kineze dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti çek, Millosh Zeman.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti çek, Millosh Zeman.

Kolar – konsulent politik që më herët ka shërbyer si ambasador rus në Pragë – tha se Paveli po kërkon që të përafrojë pikëpamjet e tij të politikës së jashtme me traditën postkomuniste të Republikës Çeke për mbështetjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në nivel global.

Ai tha se mbështetja për Tajvanin duhet të shihet si pjesë e një ndryshimi më të gjerë të paradigmës në Evropë, të formësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Gjatë fushatës, Pavel ka mbështetur Evropën në ndihmën për Ukrainën dhe ka thënë se udhëtimin e parë jashtë vendit si president do ta realizojë në Kiev së bashku me presidenten sllovake, Zuzana Caputova.

“[Pushtimi i Ukrainës] është përkujtues se demokracitë evropiane duhet të përqendrohen në agresionin e Kinës ndaj Tajvanit”, tha ai. “Ne duhet të tregojmë mbështetje tani, në mënyrë që Pekini të mos tundohet që të përdorë forcë më vonë, sikurse ka bërë Rusia”.

Sipas Kushtetutës së Çekisë, presidenti ka kryesisht fuqi ceremoniale, por presidentët mund të kenë ndikim joformal për shumë vendime kyçe, veçmas në politikën e jashtme. Presidenca është e ndarë nga Qeveria që udhëhiqet nga kryeministri, që ka fuqi formale për të qeverisur dhe për të krijuar politika.

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, dhe presidenti i zgjedhur çek, Petr Pavel.

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, dhe presidenti i zgjedhur çek, Petr Pavel.

Por, për dallim nga Zemani, qëndrimet e Pavelit ndaj Tajvanit, Rusisë dhe për çështje të tjera të politikës së jashtme përputhen me koalicionin qeverisës të kryeministrit çek, Petr Fiala, potencialisht duke sjellë një epokë të rrallë të unitetit.

Tajvani, që është shtet kritik në zinxhirët e furnizimit global, është bërë një investitor më i madh se Kina në Republikën Çeke dhe kompanitë tajvaneze po vazhdojnë të zgjerojnë lidhjet e tyre në Evropë.

Tajvani prodhon mbi 90 për qind të gjysmëpërçuesve të botës, që janë kyçë në prodhimin e produkteve të teknologjisë së lartë, të cilët janë vitalë për ekonomitë në mbarë botën.

“Tajvani e kupton se ka një mundësi tani, pasi Evropa është në proces të rimendimit të marrëdhënies së saj me Kinën”, tha për REL-in, Zsuzsa Anna Ferenczy, hulumtuese në Universitetin Kombëtar Dong Hwa në Tajvan, njëherësh ish-këshilltare në Parlamentin Evropian.

“Shtetet anëtare individuale në BE tani kanë më shumë vullnet që të flasin hapur dhe të ofrojnë forma të reja për të mbështetur Tajvanin. Tajpei po shpreson që të përfitojë nga kjo”.

Një e re në Evropën Qendrore dhe Lindore

Në përgjigje të telefonatës midis Pavelit dhe Tsait, Pekini akuzoi Republikën Çeke për shkelje të “parimit një Kinë”, nën të cilin, Pekini e konsideron veten si Qeverinë e vetme legjitime të Kinës dhe e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur.

Vetëm 13 shtete dhe Vatikani ka raporte zyrtare diplomatike me Tajvanin dhe e njohin ishullin, me 24 milionë banorë, si shtet të pavarur. Shumë shtete perëndimore nuk e kundërshtojnë hapur pretendimin e Kinës ndaj Tajvanit, por këto shtete as nuk e mbështesin.

“Është në interesin [e Republikës Çeke] për të forcuar raportet me Tajvanin dhe me partnerët e tjerë demokratikë në rajonin e Indo-Paqësorit”, tha për Politico ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky. “Ne kemi politikën tonë ‘një Kinë’. Asgjë nuk ka ndryshuar”.

Njohja formale e Tajvanit nuk është në mendjen e Pragës, e as në shtetet e tjera të BE-së. Por, analistët dhe zyrtarët e kanë pranuar se shtetet e bllokut mund të marrin një qëndrim më të prerë ndaj Pekinit dhe Tajpeit.

Ky ndryshim ka ndodhur në Republikën Çeke dhe në mbarë Evropën Qendrore dhe Lindore – me përjashtim Hungarinë – për vite me radhë. Kreu i Senatit çek, MIllosh Vystrcil, udhëhoqi një delegacion në Tajvan më 2020 dhe parlamentet çeke dhe sllovake mirëpritën ministrin e Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, gjatë një vizite të paprecedent më 2021.

Ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, gjatë marrjes së medaljes nga kreu i Senatit çek, Millosh Vystcil, gjatë vizitës në Pragë më 2021.

Ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, gjatë marrjes së medaljes nga kreu i Senatit çek, Millosh Vystcil, gjatë vizitës në Pragë më 2021.

Nisma e Kinës, e quajtur “17+1” – ku bëjnë pjesë Kina dhe 17 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore – është funksionalizuar viteve të fundit. Lituania u tërhoq nga kjo nismë më 2021, ndërkaq, Estonia dhe Letonia po ashtu vepruan njësojë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe për shkak të mbështetjes që Kina i jep Moskës. Anëtarët e tjerë të kësaj nisme, sikurse Republika Çeke dhe Sllovakia, ende nuk janë larguar zyrtarisht, por kanë reduktuar angazhimin e tyre në këtë format.

“Marrëdhënia jonë me Kinën është duke u rishikuar”, tha Lipavsky për New York Times, gjatë një interviste dhënë në shkurt. “Ka lindur një realitet i ri gjeopolitik”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Zelensky përjashton mundësinë e një marrëveshjeje për territor me Putinin

RFE/RL

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë e dhënies të ndonjë pjese të territorit të shtetit të tij, si pjesë e ndonjë marrëveshjeje të mundshme të paqes me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në një intervistë për BBC në prag të përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Zelensky paralajmëroi se dhënia e territorit do të nënkuptonte se Rusia “do të vazhdonte të kthehej”, teksa theksoi se armët perëndimore do ta sjellin më afër paqen.

Sipas tij, ofensiva e pranverës veçse ka nisur.

“Sulmet ruse po ndodhin në disa drejtime”, tha ai.

Megjithatë, ai tha se beson se forcat ukrainase do të vazhdojnë të rezistojnë ndaj avancimit rus, derisa të jenë në gjendje të kryejnë një kundërofensivë, edhe pse ai përsëriti thirrjet e tij për më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi.

“Natyrisht, armët moderne përshpejtojnë paqen. Armët janë e vetmja gjuhë që Rusia kupton”, tha ai.

Perëndimi e ka ndihmuar me armatime Ukrainën, por Kievi po kërkon që dërgesat e armëve të arrijnë sa më shpejt. Ukraina po pret tanket e premtuara nga shtetet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, por tanket pritet të shkojnë në Ukrainë pas disa javësh.

Zelensky po ashtu komentoi deklaratat e liderit të Bjellorusisë se nëse trupat ushtarake hyjnë në Bjellorusi, ky shtet do të hyjë në luftë me Kievin.

“Shpresoj që Bjellorusia të mos i bashkohet luftës. Nëse i bashkohet, ne do të luftojmë dhe ne do të mbijetojmë”, tha ai.

Forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke hyrë në territorin e Ukrainës përmes Bjellorusisë.


Send this to a friend