Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, është shprehur thellë i zhgënjyer me vendimin e OKB-së që të mosj i mundësoj status special Komitetit për Mbojtjen e Gazetarëve (CPJ), ka thënë mbrëmë zëdhënësi i tij.
Zoti Ban “beson se ata bëjnë punë të vlefshme” dhe është “thellë i zhgënjyer” nga vendimi, me të cilin bllokohet qasja e CPJ-së në trupat e OKB-së, përfshirë Këshillin për të Drejtat e Njeriut me seli në Gjenevë, tha zëdhënësi, Farhan Haq.
Rusia, Pakistani dhe Azerbajxhani, ishin në mesin e 10 vendeve që e bllokuan procesin e dhënies së pëlqimit për CPJ-në
Në favor të kësaj mase votuan Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Greqia, Guineja, Mauritania dhe Uruguaji.
Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë apel kundër këtij vendimi në Këshillin ekonomiko-social të Kombeve të Bashkuara.
Komentet