Ah! Dashuria s’paska hiç mëshirë,
Se më ka shembur e më ka përpirë,
Se unë asnjë të keqe s’i kam bërë,
Që ma ka prerë shpresën me gërshërë.
Po, perëndi, kur qenka Dashuria,
Ahere siç na thotë Dituria,
Se merr kalemi që të na mundonjë
Dhe shpirt e zëmër të na përvëlojë.
S’them dot se fajin ma ke ti moj Fillë;
Nga mjalta jote s’del një helm i tillë,
Dhe kurrë s’them se vjen nga perëndia.
Ahere vdes, kështu e zgjidh problemin,
Se ndryshe s’kam sesi t’ia gjej melhemin
Lëngatës që s’i dihet katandia!
Komentet