Nga Skifter Këlliçi
– Odiseja e trishtë e filmi të Kinostudios “Shqipëria e Re” që fitoi çmimin e Presidentit të Republikës së Italisë në Festivalin Ndërkombëtar të Xhifonit, (Itali), më 1979 –
Memorie.al / Këto ditë në faqet e këtij portali që unë e ndjek me shumë dëshirë dhe kërshëri çdo ditë këtu Waltham, (Boston), lexova disa kujtime ose më saktë një prozë poetike me kujtime, shkruar nga Herion Mustafaraj. Është një emër shumë i njohur nga fëmijë dhe prindër, sepse në vitet ’70-të të shekullit të kaluar ai, fëmijë 10-12 vjeçar, u bë protagonist në disa filma që edhe sot shihen me kureshtje nga fëmijët e brezit të sotëm dhe kam bindje se kështu do të ndodhë dhe me fëmijët e brezave të ardhshëm. M’u kujtua dhe Herioni që në këtë film luan rolin e Skënderit, njërit prej personazheve kryesore të këtij filmi, sepse në ato vite, bazuar në romanin tim për fëmijë ‘Pas gjurmëve’, pata shkruar një skenar filmi artistik me të njëjtin titull, të cilin regjisorja e jashtëzakonshme, Xhanfise Keko, bashkë me filma të saj të tjerë e shndërroi edhe atë ndër filmat e saj më të mirë të Kinostudios ‘Shqipëria e Re’. Bashkë me Herionin m’u kujtua një ngjarje e trishtë, që lidhet me këtë film të cilën po ua rrëfej lexuesve të kësaj media online.
Ishte një mbrëmje e 2 shtatorit të vitit 1979. Një mbrëmje e paharruar për mua, sepse të nesërmen do të martohesha. Dhe ja, papritur, në derë u dëgjuan trokitje. E hapa dhe pashë që në mesore u fut tërë gaz miku im, gazetari i njohur, Napoleon Roshi, asokohe shefi redaksisë së jashtme të gaztës “Bashkimi”. Mbante në dorë një fletë nga ato të buletineve të Agjensisë Telegrafike Shqiptare, të cilën, ma zgjati dhe më tha: “Filmi ‘Pas gjurmëve’ ka fituar çmimin Special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë në Xhifoni në Itali. Urime dhe ty si skenarist i tij!”. Dhe më përqafoi. Nënës iu mbushën sytë me lot nga gëzimi.
Pikërisht në një ditë gëzimi të rrallë, shtohej dhe një gëzim po kaq i rrallë. Lexova fletën që më zgjati. Lajmi ishte marrë nga Agjensia Telegrafike Italiane “Ansa”. Në të shkruhej se; “Pas gjurmëve”, film i regjisores së talentuar, Xhanfise Keko dhe me skenar timin, kishte fituar çmimin e “Presidentit të Republikës Italiane”, midis 95 filmash nga 75 vende të botës. Pastaj jepeshin hollësi se si presidenti Festivalit të Filmit, Guziboti, në ceremoninë dhënies së dhënies së çmimeve e kishte cilësuar filmin shqiptar si një befasi të këndshme dhe se pjesëtarët e jurisë, që ishin mbi 1500 fëmijë të pranishëm në ditët e festivalit, juri me të vërtetë shumë origjinale, e kishin pëlqyer këtë film pa masë. Kishte në atë lajm të zgjeruar edhe jehonën e e festivalit dhe të filmit në shtypin italian.
“Nesër ky lajm do të botohet në faqet e para të shtypit”,- më tha Napoleoni, duke më përqafuar edhe një herë. – “Nuk është vetëm sukses i Xhanfisesë, yti, i grupit krijues, por i tërë artit tonë kinematografik”. Të nesërmen me sabah shkova me nxitim në librari dhe bleva “Zërin e Popullit”, Bashkimin, “Dritën”, gazeta që botoheshin të dielën, por më kot, – ky lajm nuk ishte botuar jo më në faqen e parë, por as të fundit. Ndeza radion, më pas dhe televizorin, por, përsëri më kot: për këtë ngjarje as edhe një njoftim. Shkova dhe takova në shtëpi Napoleonin dhe i rrëfeva se ç’kishte ndodhur. Mbeti edhe ai i habitur. “Mbase njoftimi do të botohet të martën”, – më tha, sepse të hënave nuk botoheshin gazeta.
Por as të hënën, as të martën, as edhe një ditë ky njoftim nuk u botua. U habit edhe Xhanfiseja, e cila ishte edhe e shoqja e kineastit të njohur, Endri Keko. Me që kishin mik të ngushtë, Dritërë Agollin, (jo vetëm një nga drejtuesit kryesorë dhe një figurë të madhe letrare, por gjithashtu edhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së), ata të dy nxituan të takonin edhe atë, që të merrnin vesh se si ishte e mundur që të mos bëhej i njohur publikisht një sukses i tillë!
Të mos harrojmë se Kinostudioja “Shqipëria e Re” deri atëherë me filmin “Lulekuqet mbi mure”, të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti, kishte fituar çmimin e Parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmi në Beograd dhe një çmim tjetër po në Festivalin për fëmijë në Xhifoni me filmin “Beni ecën vetë”, sipas skenarit të shkrimtarit të shquar Kiço Blushi, me regji të vetë Xhanfisesë, pa dyshim regjisorja më e mirë edhe sot për filma për fëmijë dhe me njohje ndërkombëtare.
Kështu që këtyre sukseseve i shtohej edhe një i tretë. Por as Dritëroi nuk nxori gjësendi në dritë. Pas disa ditësh doli në shesh kjo e vërtetë sa e ankthshme, aq edhe qesharake: Njoftimi për këtë sukses, as nuk botohej, as jepej në RTSH, me urdhër të Komitetit Qendror dhe as që do të bëhej ndonjë mbledhje, siç ndodhte në të tilla raste, sepse çmimi ishte dhënë nga… presidenti i Republikës Italiane!..
Ishte më të vërtetë një budallallëk më brirë. E para, sepse presidenti italian, që në atë kohë ishte Pertini, një njeri aq popullor edhe për veprimtarinë e tij antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk kishte qene fare në këtë ceremoni dhe, e dyta, ky çmim ishte simbolik dhe i përhershëm për këtë festival, pavarësisht se cili president ishte në Itali.
Ja përse as Dritëro Agolli, as drejtori i atëhershëm i Kinostudios, Vangjush Zallëmi, as Endri Keko, edhe ai regjisor i njohur, nuk kishin mundur të çanin këtë mur të lartë që ngrinte “Kupola e Kuqe”, me justifikimin se në shtypin tonë nuk mund të publikohej kurrë dhënia çmimit të mësipërm një filmi shqiptar…nga një president i një vendi kapitalist, si Italia. Ç’dogmatizëm!.
Dhe të mos harrojmë se, siç u mor vesh më pas, për tërheqjen e këtij çmimi, në Xhifoni, një qytet i vogël pranë Napolit, kishte shkuar atasheu kulturor i ambasadës sonë në Romë, që në fakt ishte punonjës i Sigurimit të Shtetit. Ai ishte vënë në pozitë kur gazetarë e kineastë, i kishin bërë pyetje për zhvillimet e kinematografisë shqiptare dhe artit tonë, të cilave, s’do mend, e kishte pasur të vështirë t’u përgjigjej. Doemos, nuk mund te ndodhte ndryshe, kur në këtë festival nuk kishte shkuar të paktën regjisorja e filmit, që ishte kërkuar atje me shumë insistim nga organizatorët e festivalit
Kisha një shok të ngushtë në Komitetin Qendror, me të cilin kisha mbaruar studimet, i cili kishte lidhje të drejtpërdrejta me Ramiz Alinë. Por më kot. Edhe ai më këshilloi që të mos merresha më me këtë çështje. Dhe të mos harrojmë, se vetë Ramiz Alia në janar të vitit 1979, pasi kishte pare filmin “Pas gjurmëve”, e kishte pëlqyer dhe kishte dhënë porosi që të përgëzoheshin edhe autorët, duke më përfshirë edhe mua si autor i skenarit.
Me këtë rast e shoh të arsyeshme t’ë ndalem shkurt, me përmbajtjen e këtij filmi. Më 1972, kisha botuar romanin “Pas gjurmëve”, vazhdimi i ngjarjeve të romanit tjetër “Kujtimet e mëhallës së vjetër”, të dy vepra për fëmijë, temë që kurrë nuk e kisha trajtuar, duke qenë se nuk kisha qenë dhe nuk as sot nuk jam i aftë të shkruaj qofte edhe një përrallë për fëmijë.
Por në këto romane kisha përshkruar ngjarje të fëmijërisë sime, sidomos të “Pas gjurmëve”, ngjarjet e të cilit zhvillohen në vitet e para të pasçlirimit, gërshetuar me veprime aventureske: dy vëllezër binjakë, siç isha në fakt unë dhe im vëlla, Luani, me shokë, ndërmarrin aksione për zbulimin e një keqbërësi, fshehur pas pamjes së një plaku babaxhan. Ata i bëjnë këto veprime edhe ditën edhe natën duke u kacavjerrë nga dritarja e dhomës së tyre me çarçafë të lidhur si litarë në rrugë dhe duke sajuar më tej episode komiko-dramatike.
I nxitur nga disa shokë shkrova edhe skenarin e mësipërm, bazuar në këtë roman të cilin, më pas, Xhanfise Keko e pëlqeu. Pas vërejtjeve të redaksisë së skenarëve në Kinostudio, skenari iu nënshtrua edhe kërkesave të vetë regjisores së talentuar dhe redaktorit, Muharrem Skënderi. Kështu, më 1979, filmi përfundoi së xhiruari dhe montuari. Në rolet kryesore luanin fëmijët Ylli Trajçe, Herion Mustafaraj, Genci Mosho, aktori i madh, Sulejman Pitarka; kompozitor i filmit ishte Nikolla Zoraqi, piktor Shyqyri Sako, më fjalë te tjera, grup krijues me të vërtetë autoritar.
Por ja ç’na dilte. Pas suksesit nëpër kinematë tona, pas fjalëve të mira, madje edhe në gazetën “Zëri i Popullit”, që shkruante vetëm për vepra të njohura letraro-artistike, vinte një arritje edhe më e madhe, këtë radhë në arenën ndërkombëtare, njoftim që nuk jepej as në shtyp as në RTSH, sepse “çmimin e paskësh dhënë …Presidenti i Republikës Italiane….”!? Njerëzit më pyesnin ndërkohë se ç’kishte ndodhur që çmimi nuk publikohej në shtyp! Bëra mirë atëherë që qepa gojën, sepse mund ta ndërlikoja veten në situata jo të këndshme, po të shkonte fjala atje…lart, ku edhe mund të më akuzonin se po bëja propagandë armiqësore duke ngulur këmbë për një çmim të tillë…!
Erdhi kështu fundi i janari të vitit 1980. Një të shtunë vonë në mbrëmje, krejt rastësisht, mora vesh se filmi “Pas gjurmëve” do të shfaqej të nesërmen në ekranet e TVSH-së. Menjëherë në mëngjesin e së dielës i telefonova shokut tim në Komitetin Qendror, që t’i bënte një telefon Ramiz Alisë dhe t’i shpjegonte se; nuk kishte arsye që para se të fillonte filmi, të mos jepej njoftimi se ky film kishte fituar çmim ndërkombëtar…! M’u përgjigj se e kishte të vështirë që ta bënte këtë, aq më tepër që ishte e diel.
Atëherë më lindi një ide tjetër, që doli e hajrit.
I shkova në shtëpi Alfons Gurashit, telekronistit tonë të njohur në RTSH. E dija që ai kishte miqësi me Dhimitër Tonën, drejtor i drejtorisë së Shtypit në Komitetin Qendror të PPSH-së. Dhe kjo, sepse Alfonsi, si autor i telekronikave për udhëheqësit më të lartë, kishte pasur rast të njihej drejtpërdrejt edhe me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë dhe se kronikat e tij, para se të transmetoheshin, i kontrollonte gjithnjë edhe Dhimitër Tona.
I shpjegova Alfonsit se si ishte puna, dhe për fat të mirë ai nuk ngurroi t’i telefononte në praninë time, drejtorit të madh të Shtypit. Ky i fundit, nga ana tjetër e telefonit, premtoi se do t’i jepte përgjigje më pas. Dhe kështu ndodhi. Nuk di se më kë bisedoi Dhimitër Tona. Siç mora vesh më vonë, me Ramiz Alinë. Por fakti është se u dha pëlqimi që në njoftimin që do të jepej në TVSH, para fillimit të filmit, duhej theksuar se filmi…tashmë bërë… “legjendë”, kishte fituar çmim, por jo “të Presidentit të Republikës Italiane”, por thjesht çmimin e Tretë.
Përsëri “Havazi i Mukës”, se tjetër ishte çmimi i tretë dhe tjetër çmimi në fjalë. Por nuk kisha nge të mendoja për këtë çinformim!…! Shkova bashkë me Alfonsin në zyrën e programacionit të TVSH-së. Atje vetë formulova njoftimin. U ktheva në shtëpi. Isha i tendosur e mezi prisja të vinte ora e shfaqjes së filmit. Kisha ende frikë se mos nga lart ishin bërë pishman. Sidoqoftë, njoftova Xhanfisenë për gjithçka që kisha bërë. U gëzua pa masë.
Erdhi ora 21.00. Në ekran u shfaq paraqitësja e programit që shqiptoi këto fjalë: “Dhe tani do të shfaqim filmin artistik shqiptar ‘Pas gjurmëve’, prodhim i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’. Ky film ka fituar çmimin e Tretë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë në Xhifoni, (Itali), të vitit 1979, midis 95 filmave nga 75 vende të botës”.
Të nesërmen pa dalë mirë nga shtëpia, njerëz që i njihja dhe nuk i njihja, më thoshnin: “Urime për çmimin, urime për filmin! Sukses i madh…”! Kjo ndodhte gjashtë muaj pasi filmi ishte nderuar me këtë çmim në një festival kaq të rëndësishëm…! Dhe mund të kishin kaluar edhe gjashtë vjet dhe “Pas gjurmëve”, mund të kishte vazhduar të…humbiste gjurmët. Vetëm e vetëm sepse kishte pasur “mëkatin” të fitonte çmimin e …”Presidentit të Italisë”!
Në vitin 2007, i ndodhur tashmë prej shumë vitesh në SHBA-ës, një shok, gazetar i njohur, kishte bërë në një gazetë një intervistë me Ramiz Alinë, tashmë në pension dhe me dha numrin e telefonit të tij në shtëpi: 245-935 dhe adresën e emalit: ralia@yahoo.com. I dërgova një emali me adresën e mësipërme. I kujtova shkurt për rekomandimin që kishte dhënë ai për çmimin me të cilin ishte lauruar filmi “Pas gjurmëve” në Festivalin Ndërkombëtar…!
I kujtova gjithashtu se si ai, në verën e vitin 1986, kur ishte jo vetëm sekretar i parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, por edhe president i Shqipërisë, kishte dhenë urdhër që unë të mos drejtoja më tutje ‘Rubrikën sportive’ në TVSh, sepse; “u ngjaja komentatorëve sportivë italianë’.
Çuditërisht më ktheu këtë përgjigj: “Ashtu ishin kohët”.
Epilog
Që atëherë e deri sot kanë kaluar 46 vjet nga këto ngjarje. Filmi “Pas gjurmëve”, krahas filmave të tjerë shqiptarë, shfaqet sipas rasteve në të gjitha kanalet televizive shqiptare dhe ato të Diasporës. Madje, atë mund ta shohë çdo teleshikues në televizorin e vet, mjafton të klikojë titullin e filmit. Por ende pas gati gjysmëshekulli, poshtë titullit të tij nuk janë vendosur këto radhë: “Ky film ka fituar çmimin e Presidentit të Italisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë në Giffoni, Itali, 1979”, si, siç ndodh kudo në botën e qytetëruar. Deri në vitin 1992, një shtatore e vogël simbolike dhe një diplomë që dëshmonte për këtë ngjarje të veçantë në historinë Kinematografisë Shqiptare, ishte vendosur në një nga stendat e Ekspozitës “Shqipëria Sot”, krahas simboleve dhe diplomave që kishin fituar filma të tjerë shqiptarë. Por me prishjen e kësaj ekspozite, veç zhdukjes së objekteve që të vendosura në këtë ekspozitë, u zhdukën edhe ato. (Uroj të ruhen diku). Edhe simboli dhe diploma./ Memorie.al





Keto jane me se te verteta dhe per nje qe ķa 2 leke tru mjafton te kujtoj si u be Berisha kryetar i PD dhe i percau studentetkur im ate i tha hap dosjet ah zotni ket smujt me e ba sa per Ridvanin nipi i Tosun Bacit kush te bente ekonomist po te mos ishe spiun zgjohu o popull komunizem dje komunizem sot
O kolegu I Sigurimit te Shtetit. Bashkepuntoret e tu te kane ndihmuar te kryeje punen, te forcoje dhe ta mbaje te paster Diktaturen e Proletariatit dhe te merrje lavderime e dekorata; tani pse i tradhton? A je i zoti te zbulosh se kush ka qene bashkepuntor i UDB, Asfalise Greke, dhe KGB-se? Keta jane te rrezikshem sot, kur shqiptaret ndodhen nen kercenimin real te shkaterrimit te plote kombetar?
Me siguri që do ketë të dhëna edhe për ato !!!!
Shif nje her shtepin tate, qe ke, e cfar ke brenda, pastai dil tek oborri, dhe shif cbejn komshinjte,po nuk qe ne rregul dhe paster mrena ne shpin tate mos kerko te jet paster rrugeve,me bashkpuntoret e UDB,Asfalis Grek,KGB e tjer te meren ato qe deshen dhe dun regjimin Komunist e socialst,dhe kto bebigengst e PD.Hapja dosjeve ka dash bo 26 vite perpara edhe tashti nuk esht von asnjehere.
Si nuk te erdhi nji nga kto spiunet e tuaj,te fuste nji plumb kokes.Mos te firmoste e fusje 7 pale ne dhe o qelbesire….po ju lumte,gjetet kta idiote qe ty dhe seren tande nuk e zhduku pas’90.
O sigurims i ndyre,pse nuk jep pseudonimin e Xhevdet Shehut,ja po ja fhem une “Balona”
Klysh kurve , laje gojen kur permend oficerat e sigurimit se ishim bijt me te zgjedhur te popullit.Djemt me te perkushtuar per Atdheun. POer ty klysh bushtre te denje jane spiunet e UDB dhe te ASFALIs.
Kabir jashtqitja muti i mutit sahanlepirsat hjenat e popullit ishit dhe ngelet ne histori.
Andrea Dinushi, ka qene, jo me shume se nje vite si punonjes ne SHIK dhe kjo me shume prej nje miku te familjs se tije qe kishte pushtet ne SHIK…..Andrea ishte shef i SHIKUt ne Kavaje per disa muaj dhe ne Poradece vetem per tre muaj…..a kane perzene nga puna sepse luante bixhoz dhe i zgjidhte ploblemet vartesve duka e qerasuar ate, Andrean…..as qe behet fjale per funksion te larte apo qe te kete patur akses tek dosjet edhe per ate qe kur ky mashtrues filloi pune ne Kavaje, dosjet ishin grumbulluar ne Tirane dhe ishin shume pak persona zyrtare qe punonin me ata te cilet ishin ne grupin e punes ne Komisionin Mezini……Andrea, nje persosn i pa moralshem qe e perzuri edhe familja, qe parat e rroges por edhe ato te bakshisheve, i linte ne bixhoz, i pa vlere ne te gjitha profesionet qe ka provuar, vetem mashtron se[pse vetem duke mashtruar ka nxjerre buken e gojes si po ben edhe me gazeten DITA…..turpi nuk eshte i Anrdeas se Andrea as qe e njeh turpin, por eshte i gazetes qe na e sjell ketu…..
Gazeten Dita edhe enveri do e kishte zili.ndjell vetem percarje mes shqiptareve,nji shpifse e ndyre dhe gjoja gazetaret qe ka,tue fillu me xh shehun “poetin” arben,fytyra ma te ndyra nuk ka
Sa u djege sigurimsave kur u thu te verteten dhe si femije te vegjel sulen kush e kush te genjeje me fort, jo Andrea bixhoz, jo ky ashtu. Andrea eshte nje njeri qe po ju thote te verteten haptas publikisht. S’po flet me pseudonime si ju apo si ne ate kohe. Keta zoterinjte qe sot mbajne majat e piedestalit te moralisteve te dalin ta pergenjeshtrojne se po i sulmon me emer e mbiemer. Per cfare percarje flisni ju?! A ka percarje me te madhe se ka bere politika ne keto 26 vjet pikerisht se drejtohej nga keta morra?! Ca te presesh kur te drejtojne njerez qe nuk kane gelltitur nje luge corbe te prishur, por nje kazan?! Ikni mos na lodhni veshet, patjeter qe duam te verteten dhe konfrontim. Kujt te mos ia mbaje te ike ne shtepi po jo te na hiqet si burre shteti apo grua e hekurt nderkohe qe ka jetuar per vete si skuth duke spiunuar te tjeret!
Sa po e kuptoj ketu tregon brockula nji apasionist komunist nji nostalgjik i kohes se Enverit ku me vone e pash se nuk kishit pas cmim njeriu sepse nuk kishit qene, sot ka ndryshuar cdo gja ne te mire te popullit me apo pa keta qe si te rinj ishin kunder sistemit qelbesir te enverit dhe ketij qe akoma mendon ti degradoj njerzit sepse nuk e mbajten fjalen te jene te varfun, te mbesin element i sherbimeve idiotike te aparatit komunist idiotik mendoj se e keni gabim. Nuk keni fuqi veprimi se edhe sod do veproni si ma heret ku edhe mundoheni por me mire do ishta ta mbyllni at goj me dhembe te prishur sepse sa here qe e hapni gojen na bie te fiket vetem kur ju permendim e sidomos juve te aparatures komuniste qe shkatrruat cdo vyrtyt dhe qenie shqiptaresh ne Shqiperi po ashtu edhe ne nga Ilirida, Kosova, Sanxhaku, pjese te malit te zi, Cameris e shum e shum vendeve qe as nuk e dinit se egzistojm, ku mund te them pa ngurrim se ishit dhe akoma jeni fundrrina te erresires se atehershme dhe edepsezt dhe klysht e sherbimeve Serbe Greke e Ruse apo edhe Kinez ,ku akoma merrni guxim ti damkoni njerzit. A rhuani se edhe une kur isha i ri e i vobekt ishi shpion apo tradhetar, Jo JO kurr sepse ju ishit ata qe vepruat kunder popullit Shqiptar ku nuk e di a jeni vet shqiptar apo ndonji pjell Jevgjish qe nek dini as vet se ne cilen bote jeni. Deshiroj qe ket pjese mos ta zbardh mengjesi i neserm kurse populli dhe ata Shqipdashes pacin uraten me te mire ne jete.
Suleman Idrizi
KUMANOVE
Jozefina Çoba Topalli nuk mundet te deklarohet se flet edhe zyra e Hysen Laçit, mikut me te ngushte te Ramiz Alise, mikut te mikut. Ajo Dizinjatorja te tregoje vetem si e mori pasaporten te shkoje ne Itali ne kohe te diktatures. Kush i persekutuar politik ka dale e ka hy ne Shqiperi pa qene i besuar plotesisht. Edhe ne PD e futi Azemi pas takimit historik te bujtina e Pashukut ne Shkoder. Mire eshte qe PD te pastrohet nga let’s spiune se nuk jep njeri vota per agkentet e Sigurimit te Diktatures.
plerat e shikut te gjithe komuniste,keta zhuzhake mund te bejne spiun ke te duan sidomos ata qe jane demokrate,artikulli eshte genjeshter e ndyre
Hëmone kjo po del se katovica ka qenë me te vertetë !
Po gjithemone ka pase dhe do te kete spiune , me cudite fakti qe nuk i dallojme dot por nje gje eshte e vertete tani me reformen e drejtesise nuk e duan pikerisht spiunet , i vetmi popull ne bote jemi qe nje opozita kundershton Vetingun … tani spiunet e kane radhen e ikjes nga e verteta nga qe informacione ka te bollshme se kush ishin … duke i falemderuar interesit e ShBA dhe Europes x qe nje here e pegjithemone te qrenjosin Slavizmin e Ballkanit …
Me duken per te qeshur keto we thoni, Jo SE nuk Kane qene por sot te gjithe politikane, pushtetaret dhe shume qytetare te thjeshte luajne keto role kundrejt parase. Me mire te shkruhet nje artikulli me pasurite e fshehura te qeveritareve….
per deri sa kane pranuar te behen spiune kuptohet per interesa te pakten duhen zhdukur nga politika tu sekuestrohet pasuria ne se nuk e justifikojne me te ardhurat dhe precet hoxhat te mos pranohen neper studjo televizive ne po ndrojme kanaletPO TREGOJ NJE RAST NJE KUSHERI I AFERT ME PERBERJE JO SHUM TE MIRE POLITIKE MBASI MBAROJ GJIMNAZIN NE VITIN968 E THIREN SIGURIMSAT DHE I THANE NE SE DO BURSE DO PUNOSH PER NE NE TE KUNDERT VAZHDO BEJ QILIZME ME BEL KY PRANOJ QILIZMEN DHE SI RITKA NUK U BE PRA QE NGA SHEF PENDICILINA SLLABODANKA RIDOT E RAKICKES PRECET HOXHAT DUHEN FSHIRE SI NJERES DHE TE JETOJNE SI KUFOMA KETA E ROPEN DHE E MASHTRUAN POPULLIN
PD e Saliut dje dhe e lulit SOT i perngjan nje PUSETE m..i !?
ja ke fut kot kto jan perralla qe i kemi degjuar nga 27 vite
SA TURP SA TURP ..PO TI MOR SPIUNI I SIGURIMIT PSE DEL TANI DHE I THUA KETO FLLIQESIRA DHE NUK I THE DITET E FILLIMIT TE RREZIMIT TE PUSHTETIT TEND KRIMINAL 60VJECAR QE JU MORI SHPIRTIN SHQIPETAREVE PO DEL TANI DHE THUA MBROCKULLA JU JENI KRIMINELET E POPULLIT SHQIPTAR TURP PER TY DHE PER KETA QE NXJERRIN INTERVISTEN TENDE
Nje kuriozitet: nga e ka ditur ky qe Sala paska qene mjeku i dyte ne bllok?? Dihet qe as e pyeste njeri…
Saper Dizenjatoren Jozefine me duket qe i shoqi vjen nga njera prej familjeve me te pasura ne Shqiperi….
Keta llapaqener qe e quajne veten edhe ish sherbim segret, kur flasin me emra dhe mbiemra te nxjerrin fakte, dokumenta pasi me llafe pazari jemi plot…
Heret te paska dal gjumi, shkrim i porositur nga Udbeja, pse tani.
1 cdo regjim ka nje institucjone te fshehte zbulimi me inicjale te ndrysheme si edhe informatore me nje ose ma shume psudonime ska shtet ne bote pa polici sekrete pore duhene diskretituare ata qe kane bere deshmi te rreme ose qe nuke e pohojne veprimtarine apo fuksonin qe kishine . 2 Duhene zuluare e denuare te gjethe ata PERSONA qe kene qene ose jane ne sherbime te agjesive sekrete te cilat kane vepuare ose vepojne ne dame te shqiperise ete SHQIPTARVE
Mire qe po thu emra dhe te gjithe qenkan tewpd-s po te ps. a ka patur spiuna dhe me trego nje sekret ate qe nuk pranonte te behej spiun meeshum i vrisje apo i bejshe per cmendi
Po me vjen mire se te gjithe spiunet e sigurimsat qenken ne PD. Te pakten njerzit e mire dine ku te shkojne tek partite e pastra .Por mor i dashur spiun a mund te me thuash a mund te beheshe minister ose sekretare i pare partie pa qene koleg me (larg koftin djallin kush nuk e kupton) ty .Zoteri se je pa moral kuptohet shume mire qe nga gazeta ne te cilen shkruan .per te gjitha sa shkruan shko ne gjykate e nej denoncime ose dil ne nje medja te besushme .KOMUNIST E DJALI NGA BABAI I ENVERIT
Shyqyr qe doli e paster PS ,LSI dhe partite e tjera.Po fajin e ka neritan ceka .Po ta kujtoje mire populli Shqiptar vitin 1991kur u bashkun rreth 150 000vete dhe u drejtun drejt bllokut do ti kishin djege nga rramizi e deri ke kelyshi i funit komunist,por i doli perpara turmes HARROMI neritan ceka dhe e mashtroi turmel.po te kishim bo ate qe boni populli RUMUN nuk do te humshin kohen kot me keto LEGENA.Sepse e keqja shkulet nga rronjet o popull e kam fjalen per komunizmin dhe kelyshet e vet tu fillu nga PD,PS,LSI ,PR,dhe shume parti te tjera kurva.Tashti eshte shume vone O POPULLI INTElGJET SHIPTAR.
Falenderojme Z.Andrea Dimushi per kete informacion te sakte,qe i jep opinjonit shqiptar,lidhur me llumrat e Komunizmit.e Spiune te regjur qe kane drejtuar e drejtojne sot politiken shqiptare.
Andrea, na i nxorre te gjith te PD _se spiuna, ju jeni modeli i Enver Hoxhes, sa here qe e ndjeni se po bini nga pushteti filloni e kerkoni armiq e spiuna, po me e bukra eshte se i gjeni vetem te kundershtare tuaj politik. Mjer ju, o njeri i ri i partise, ju eshte shplare truri, keni nevoj per lavazh o mjerane, po shyqyr qe jeni duke dhene shpirt e jeni ne gerrhamat e fundit, harrojeni se do te riktheni komunizmin e diktaturen e proletariatit.
Andrea, na i nxorre te gjith te PD _se spiuna, ju jeni modeli i Enver Hoxhes, sa here qe e ndjeni se po bini nga pushteti filloni e kerkoni armiq e spiuna, po me e bukra eshte se i gjeni vetem te kundershtare tuaj politik. Mjer ju, o njeri i ri i partise, ju eshte shplare truri, keni nevoj per lavazh o mjerane, po shyqyr qe jeni duke dhene shpirt e jeni ne gerrhamat e fundit, harrojeni se do te riktheni komunizmin e diktaturen e proletariatit.
Te dashur komentues ,sigurisht qe duhet te me falni nese ju cilesoj si injorant ne kete fushe por duhet ta dini qe sigurimi i shtetit objekt pune kishte klasat e permbysura,lidhjet e te arratisurve,inteligjencen e rinine,artet, antipartite dhe kur zgjente brume ne keto fusha i rikthehesh luftes brenda lloit.Dhe sigurisht qe te gjithe bashkepuntoret i zgjidhte nga radhet e ketyre grupimeve apo kontigjenteve potenciale armike sic i quante.Dy fjale per te intervistuarin Dimushi.Ky ka qene oficer ushtrie ne Permet dhe pas 90-tes eshte futur ne shik nga nje tjeter ish oficer ushtrie shoke te vjeter dhe ky i fundit arriti te behej deri nenkryetar i shikut Bujar Rama,Per emrat e tjere nuk di gje,por per Ridvan Boden flas me kopetence qe ja ke fut kot plako,