Ditën e Hënë më 10 Nëntor, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, shqyrtoi dhe rrëzoi kërkesën e disa deputetëve të opozitës për përjashtimin e deputetit Taulant Balla për thyerjen e etikës në seancën plenare të së Enjtes së kaluar 6 Nëntor. ( Këtë ta thotë apo shet një tjetër gjë, vetëm ATSH-ja).
Ku mazhoranca!
Dhe ku opozita?!
Ne nuk po shkojmë thjeshtë në këtë rast shumë shprehës për-ndjekjen e etikës së deputetit Taulant Balla. As edhe tek virtualiteti i tij i freskët për marrjen e votave në diasporë (njeriu që mbiu pranë zyrave postare të DHL në diasporë), tjetërsuesi i pangopur dhe fyesi i një vote të vetme, ka treguar që mbetet mjeshtri numrave në kandarin rilindës brenda dhe jashtë kutisë aq thjeshtë, sa i ai vetë ka shpjeguar se në zgjedhjet e njëpasnjëshme të përgjithshme dhe vendore ka matematikën e votave (numrat që ai i njeh), brenda dhe jashtë në diasporë. Ky fakt (lajm i terezisë së një valleje të prapambetur, që nuk është as zhvillim për Evropën dhe as për grup kapitujt pretendues 2030), ka një rëndësi të veçantë për frymën që Kuvendi i Shqipërisë mban sot, sikurse edhe për më tepër ai i përcjell tek publiku jo vetëm etikën përmbytëse të rilindësve pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore të 11 Majit dhe të 9 Nëntorit, 2025.
Një moment që demokracia të mos mbytet (!).
Pra për të kuptuar se vota e lirë dhe zgjedhjet e ndershme dhe që mbeten kyçi i demokracisë. Ky është ekuilibri i pushteteve të pavarura për zhvillimin të vendit dhe vetëm atëherë kur institucionet që qeverisin janë të shkëputura nga korrupsioni dhe sistemi i partisë shtet.
Pra çfarë vlere do të kishte thënia e vendosur në titullin e këtij shënimi “Kush di të ruajë gjuhën, di të ruajë nderin”*.
Nderi, gjuha dhe mirëqenia të cilin e kemi marrë nga një material propagandë i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), kur në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti i Partisë Mundësia Agron Shehaj mori një kërcënim verbal nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla duke ju drejtuar kolegut deputet shprehimisht:-“…Ti o do të mësosh të sillesh. Ja pra do ta them unë… Ose do të mësoj unë … Unë do të të mësoj ty që të të vijnë mendtë”.*
Çfarë shfryrje! (apo edhe kërcënim dhe fyerje).
Situata e fyerjes dhe kërcënimit për të mos u përshkallëzuar u qetësua vetëm pas kërkesës nga vetë Balla për një pesë minutëshi pushim. Por ajo që e prish në të vërtetë jo thjeshtë qetësinë në jetën parlamentare për ecurinë e legjislacionit, mendimin zhvillues dhe ndërtues për vendin është ajo që ka humbur tashmë në çdo aspekt si mes mazhorancës dhe opozitës, po ashtu edhe për publikun që jo vetëm e shikon këtë vulgaritet VIP-ash, por edhe “i ka votuar” aq sa i është dashur një numri në listat e mbyllura të formacionit partiak. Për më tepër situata është e turbullt dhe e ndotur sepse mes palëve kërkesa për transparencë dhe përballja me faktet për aferat korruptive të qeverisë është bërë si një kufi i ndarjes, ku shumica ngre kartonin, ndërsa opozita në pakicë nuk i jepet e drejta të flasë. Pra kjo jo vetëm që diktohet nga shumica me ndryshimet e drejtimit të çdo debati, por vonesat dhe blerja e kohës shkojnë tek më e fundit që del nga rezultati i një votimi me fuqinë e kartonit në seancat plenare. Të gjitha këto tipare që nuk po ndryshojnë nga Legjislaturat e mëparshme po shtyhen jo vetëm nga mungesa e respektit për pakicën, por ajo shkon deri me “shpimin” e shtizës së flamurit të BE-së 2030, si dikur citatet moniste të partisë shtet. Nga kjo marrëdhënie e krijuar kemi dy palë shqiptarësh. Pamje e shtrembër që mes shqiptarëve paskemi “një pakicë armike”, të pakënaqur ndaj një shumice që nëpërmjet qeverisjes rrethohet me pushtet të pandërprerë, por që tund me propagandë hapjen e të gjitha grup kapitujve dhe flamurin e BE-së.Më konkretisht duke ndjekur mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme dhe raportimin propagandistik dhe “gjeostrategjik” të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali me pak muaj në detyrë, sikurse edhe me një përvojë të krye parlamentares nga një mandat i mbetur dhe më parë apo edhe me përvojën në legjislativ si ish Ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin do të mbetesh i pa fjalë për sa i përket trajtimit të asaj që propaganda shet dhe të asaj që publiku sheh me sytë e veta lidhjet e drejtpërdrejta dhe zhvillimet e punimeve apo të jetës së Kuvendit.
Por përpara se të shkojmë tek rasti i edukatorit legjislativ Taulant Balla le të freskojmë disa nga situatat e njëpasnjëshme në Kuvend. Se çfarë fryme lejon ose mbjell vetë kryetari i tij Peleshi.
Këto ngjarje në vend që të plotësojnë kujtesën duket se po bëjnë të kundërtën. Ato shuajnë debatin dhe fshehin thelbin e asaj që përse opozita po ndëshkohet vazhdimisht që nga ndalimi e fjalës së lirë e deri tek përjashtimet disa ditore të përfaqësuesve të saj për motive dhe kritere që vetëm rilindësit dinë t’i kallëzojnë dhe t’i ndëshkojnë po me fuqinë e kartonit.
Këtu do të kujtonim rastin e një vendosje të raportit të standardeve të ndryshme të ndjekura pikërisht aty në Kuvend përmes deputetit demokrat Klevis Balliu* i cili është drejtuar duke u shprehur se:- “Fjalimet më të egra kundër gjyshit tënd Beqir Balluku, i ka bërë daja i shefit tënd Spiro Koleka…ylli në ngritje, një yll të jashtëzakonshëm që u ngrit dhe që e kishin urdhër nga partia ta nxirrnin në krah me Nexhmien (gruaja e diktatorit Enver Hoxha), në çdo fotografi dhe ky ishte Kristaq Rama. Mos bëj të njëjtin gabim se do të përfundosh njësoj”.
Kryetari Peleshi:– Zoti Balliu, nuk e keni marrë fjalën për të bërë historinë dhe biografinë e të tjerëve.
Dakord?…
Nuk është fjala për biografi. Nuk lejohet të përdoren emrat dhe personalitete të tjerë
…Urdhëro?
Jo!
Jo nuk lejohet!
Je duke shkelur rregulloren. Je duke dalë jashtë kodit te etikës.
Nuk Lejohet.
Nuk Lejohet.
Ndërhyj se është e drejta ime te mos lejoj askënd të shkelë rregulloren.
Kështu nëse doni të vazhdoni edhe 30 sekonda pa përmendur emra dhe pa ofenduar, pa fyer…”
Deputeti Balliu:–“E kuptoj që e keni shumë problem të vërtetën, por është e pa shmangshme. Ju zotërinj keni një problem madhor me moralin. Një problem madhor me moralin në partinë tuaj, se siç thotë kryetari ‘hëngëshin kokat e njëri-tjetrit’, por me qytetarët, popullin me të varfër të Evropës, 50 milion euro për aferat korruptive të Edi Ramës nuk mund të ndodhi kurrë. Dhe ju të gjithë në qoftë se nuk i referoheni fakteve dhe historisë, të gjithë do të bashkoheni tek këto pranga njësoj si shumë kolegë tuaj. Zgjohuni sa nuk është vone se siç iku Erioni, Beqaj, e tjetri e tjetri, ai do t’ju çojë të gjithëve për të shpëtuar kokën e vet.”Në qoftë se një deputet sjell fakte dhe argumente, fjala dhe mendimi i lirë të shprehura mund të gjykohen si nga institucionet ligj zbatuese, po ashtu nga media dhe nga opinioni publik për kuptuar vërtetësinë apo pavërtetësinë e tyre.
Por në rastin e replikës në mungesë të Ballukut ose Ramës qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit Peleshi me shprehjen:-“Zoti Balliu, nuk e keni marrë fjalën për të bërë historinë dhe biografinë e të tjerëve. Dakord?…Nuk është fjala për biografi. Nuk lejohet të përdoren emrat dhe personalitete të tjerë …Urdhëro? Jo! Jo nuk lejohet! Je duke shkelur rregulloren. Je duke dalë jashtë kodit te etikës. Nuk Lejohet…” *, kjo të bën të kuptosh interesat e politikanëve të zgjedhur. Të bën të kuptosh edhe njerëzit pra publikun shqiptar si brenda ashtu edhe në diasporë të cilët pasi kanë shprehur të drejtën e votës, lehtësisht e kuptojnë se kush janë të pandryshuarit në politikë dhe kush është realiteti?
Cila është e vërteta?
Kush janë nostalgjikët?
Kush janë mbrojtësit e parti shtetit pa pluralizëm?Për të mos e lënë këtu dhe duke shkuar tek zanafilla e Taulant Ballës, hipokrizia për etikën dhe jo etaloni i etikës thënia e tij e duke kujtuar një fjalë të urtë:-“Kush di të ruajë gjuhën, di të ruajë nderin” mund të përdoret edhe anasjelltas “Kush do ta ruajë nderin, di ta mbajë të pastër edhe gjuhën”, për standardet dhe veprat që bën.
Ama ta shohësh Taulant Ballën në mesin e një grupi tifozësh (histori te përsëritura me selfi-e kudo ku luan kombëtarja), në ndeshjen e grupit me Andorrën të kombëtares së futbollit që me përllogaritjet e kualifikimit ka zënë rradhën me ëndje për biletën e Finaleve të Botërorit në stadiumet e shteteve të SHBA-2026 (!), kjo të bën të mbetesh i pa fjalë për patriotizmin e tij, (VIP-llëkun), e më pas për kohën dhe përkushtimin.
Dreqi t’i hajë shpenzimet e shtetarëve që ndryshe i hiqen zgjedhësve me parimet sa herë që zgjedhjet afrojnë.
Ja thjeshtë po pyesim:-Nga dalin paratë për të fluturuar vajtje-ardhje?
Përgjigjen nuk e marrim dot sepse korrupsioni, etikë quan “kërcënimin”.
Fjalorin dhe fjalën e urtë të Ballës, me mbështetjen e partisë, pasi tashmë e dimë se partia e vet i ka dhënë pasaportën për t’u ndodhur jo vetëm kudo në diasporë, por edhe në çdo ditë të javës sa herë ja lyp nevoja. Ndaj nuk është çudi që edhe Zoti Taulant të jetë edhe staf i FSHF deri në dhomat e zhveshjes. Kjo është një lartësi vlerash sportivo-patriotike e një politikani për të cilin sikur nuk ta nxë më mendja (?!).
____________
*ATSH- Kuvend 10 Nëntor, 2025
*Video e plotë e mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ndodhet në faqen-web të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë sikurse edhe për publikun në llogarinë e Facebook-ut të kësaj trupe më të lartë legjislative e përbërë nga 140 anëtarë, përfaqësues të popullsisë nga zona të ndryshme zgjedhore të territorit të Shqipërisë dhe në vitin 2025 për herë të parë të shqiptarëve të diasporës.
* Video lehtësisht e gjindshme në faqen-web të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë sikurse edhe për publikun në llogarinë e Facebook-ut të kësaj trupe më të lartë legjislative e përbërë nga 140 anëtarë, përfaqësues të popullsisë nga zona të ndryshme zgjedhore të territorit të Shqipërisë dhe në vitin 2025 për herë të parë të shqiptarëve të diasporës.
*ATSH- Kuvend 6 Nëntor, 2025
14 Nëntor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)