(Truallit i rritet vlera, shqiptarëve iu rritet mosha)
Rama, Veliaj dhe i madhi Leon Tolstoi kanë koncepte të ndryshme për kohën dhe për truallin (2 metra tokë).
Ky i fundit, si të mos kishte fare vlerën e moshës, kohës, trurit, pra klasiku i letërsisë ruse Leo Tolstoi siç e thërrasin në perëndim la një mesazh në tregimin e tij të shkurtër “Për sa tokë ka nevojë njeriu?”.
Koha
I pari kërkon përjetësinë në pushtet.
I dyti pret kohën për të vuajtur dënimin.
Ndërsa i treti që nuk e jetuam kohën e tij, la emër dhe përjetësi me krijimtarinë letrare.
Kalim koha (Tranzicioni)
25 vite më parë, me mijëvjeçarin e ri, por me frymën socialiste (mentaliteti punist), nisi drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Edvin Rama (2000-2011). Pushteti i demokratëve i ngeci Lulzim Bashës si për të djegur kalimin e butë të luftës politike, (2011-2015). Tragjik në histori dhe errodues i vlerave të trashigimisë kulturore kombëtare mbetet drejtimi i Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj me po të njëjtën fyrymë me të cilën nisi mijëvjeçari, ideologji që të përgatit akuzën dhe të lë të dergjesh pas hekurave.
Kështu ëndërra e BE-së 2030 mbetet zhgënjyese për Tiranën e gati 1 milion banorëve, sepse 99% e politikanëve jetojnë ose kanë “migruar” në kryeqytet dhe janë këto 25 vite të kaosit urban që nuk të japin një adresë të saktë, përveç zyrave të Kuvendit, qeverisë, agjencive, deridiku selive dhe më shumë ekraneve Tv dhe ekraneve të xhepit me versionin “shorts”.
Kjo në të vërtetë nuk duket si tranzicioni ekonomik-shoqëror në kuptimin e vet, por duket si kalim koha e politikanëve dhe qytetarëve bashkë që ende duken të pa zgjuar për momentin historik që ka kërkuar ndrshimin në Shqipëri.
Zgjimi
Jo thjeshtë si etje ndaj vlerës së parasë vetëm.
Kjo tashmë u vjetërua.
I pangopuri i tillë do të mbetet. Nuk duhet ushqyer. Këtë ka nevojë të kuptojë shoqëria e emancipuar shqiptare dhe veçanërisht rinia, se si mund të ruhen të vlerat e traditës së shqipëtarëve për ta zhvilluar vendin e tyre.
Tre mandatet duken të ngjashme me rendjen e Pahomit në tregimin “Për sa tokë ka nevojë njeriu”;-“I kam bërë anët shumë të gjata; duhet ta bëj këtë më të shkurtër”. Dhe ai shkoi përgjatë anës së tretë, duke ecur më shpejt. Ai shikoi diellin: ishte pothuajse në gjysmën e rrugës drejt horizontit, dhe ai nuk kishte bërë ende dy milje të anës së tretë të katrorit. Ai ishte ende dhjetë milje larg qëllimit.
Ana e tretë e katrorit të kujton pikërisht momentin e Tiranës mes mandateve të Ramës dhe Rilindjes Socialiste me Rilindjen Urbane 2.0.
Shumë kush mund të pyesë se:- Çfarë lidhje kanë këto krahasime të zymta në një kur dëgjon dhe sheh në lajme se Presidenti i Shqipërisë Begaj është takuar me Presidentin e SHBA-ve Trump?
Përgjigja mund të jepet përmes një pyetje tjetër ndihmëse:- “Si e humbi Rama kryeministër mundësinë e fotos në 80 vjetorin e OKB-s?”.
Prologu ose Parashikimi i ditëve që vijnë
Në korrnizën e lajmeve që zbehen përditë prej korrupsionit, ATSH zyrtare i jep vetëm një qosh të vogël presidentit Begaj dhe rëndësisë së lajmit.
Kreu i shtetit mos nënkupton dikë tjetër për nga bëmat dhe fama?
Kjo duhet thënë dhe sqaruar sepse një natë më parë në “Pallatin e Brigadave” ashtu siç akoma vazhdon ta quajë Rezidencën Mbretërore Shqiptare (sëpaku për vlerat arkitekturore dhe historike të Shqipërisë), kryeministri Rama me veshje informale thellon dramën e pronave për shqiptarët duke e marrë pjesë në një mjedis të marrë me qira për një event të rëndësishëm të tregut mbi truallin dhe pasuritë e paluajtshme.
Autokrati Rama është ai që të jep çelësat, por është i dobët në karakter dhe i pafuqishëm dhe i tunduar çdo sekondë nga Leku.
Leku i ri dhe ai i vjetëri, ose Rilindja Urbane 1.0 me Veliajn që 10 vite më parë kërkonte vetëm 2 metër hapësirë* (link nga propaganda). Rama prezanton 10 vite më pas Rilindja Urbane 2.0 me paraqitjen e “rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri”.
Hap një katalog të ndërtimeve në fjalë dhe çmimet janë nga 1 deri në 3 milion euro, një plus më i madh në dollarë.
Në të dyja rastet me provë po shkohet drejtë një flluske të madhe për vendasit dhe ndoshta jo për ndërmjetësit e tregut moboliar.
Koha do ta tregojë.
Ndoshta parashikimi nxihet më shumë se ngjyra gri e korrupsionit shtetëror, por si për të mbyllur me rrëfimin e Tolstoit ana e “tretë e kastrorit”, ose mbylljen e gropës ekonomike të hapur, nga Veliaj tek Rama se për sa tokë ka nevojë njeriu, kjo fabul godet fort. Sepse edhe Veliaj dhe Rama kanë kohë që flasin për vlerën e shtuar “të pronave” të shqiptarëve me pak ujë, energji, infrastrukturë etj. etj…
Shqipëtarët janë larguar, janë mplakur dhe prej korrupsionit që nuk i lë të bëjnë më përpara, ndoshta as vitet e pensionit pas jetës në mërgim dhe pas vdekjes nuk do t’i duan më eshtrat në vendlindje.
Me pak durim drejt fundit të fabulës mbi një shekullore mund të lexoni nga Tolstoi:-“Ah, çfarë djaloshi i mirë!” thirri Kryetari. ‘Ai ka fituar shumë tokë!” Shërbëtori i Pahomit erdhi me vrap dhe u përpoq ta ngrinte, por pa që po i rridhte gjak nga goja. Pahomi kishte vdekur! Bashkirët kërcitën gjuhët për të treguar mëshirën e tyre. Shërbëtori i tij mori lopatën dhe hapi një varr aq të gjatë sa të mund të shtrihej Pahomi, dhe e varrosi aty. I mjaftonte vetëm një distancë prej gjashtë këmbë nga koka deri te thembrat’.
Kështu 2 metra dhè do të kushtojnë edhe më shtrenjtë se sot shqiptarëve pas dy dhe tre dekadave për ata që kanë jetuar, punuar dhe ndërtuar prona me djersën e tyre në emigracion. Një shtet i korruptuar të shet dhe fundos pa lënë gjurmë
____________
* Leon Tolstoi(1828-1910) – në tregimin “Për sa tokë ka nevojë njeriu”.
* ATSH- 26 Shtator, 2025, “Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Pronat e shqiptarëve po marrin gjithmonë e më tepër vlerë
26 Shtator, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)