Nuk ka ndodhur në historinë e Europës që një kryetar qeverie të ketë prodhuar dhe mbështetur kaq kriminelë.
Ky është rasti unik i Edi Ramës, të cilit së fundmi i ra në pranga edhe kryebashkiaku i tij, Agim Kajmaku. Ky i fundit u kap me 20 kg kokainë në Itali, ndërkohë që Edi Rama e kishte mbrojtur me zjarr.
Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një video ku Rama e mbron Kajmakun. “Ja si mbrohej Kajmaku i mallit nga Edvini,” shkruan Berisha.
“Si është e mundur që një burrë, i cili nuk ka paguar një gjobë në jetën e vet dhe për të cilin nuk vierifkohet asgjë, fare, zero, ju e fusni dhe e bëni tre. Si është e mundur? Dhe dalin e pozojnë aty: Krimi-krimi, droga- droga, kajmaku- kosi- gjiza”, tha Rama.
syri.net
Komentet