VOAL

VOAL

Vlash Droboniku, Naum Prifti, Pika e Ujit – Fillesa e Filmit Vizatimor Shqiptar dhe e Një Miqësie Jetëgjatë Nga Rafaela Prifti 

April 1, 2022

Komentet

Përtej lëndimit të Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt: IDIOTËSIA NUK KA NEVOJË TË JUSTIFIKOHET- Nga LUAN RAMA

Fakti është më shumë se skandaloz.
Në një festival filmi, është përfshirë në program pa marrë më parë pëlqimin e autorëve, siç e kane denoncuar faktin vetë autorët, edhe filmi “Rikard”, i regjisorit Mevlan Shanaj me skenar të poetes dhe skenaristes Natasha Lako.
Ndërsa në një ceremoni nga ato që tani i quajnë “gala”, fotografia e Natasha Lakos, shfaqet në ekran në vend të portretit të së mirës, regjisores së paharruar, Xhanfise Keko!
Të dy artistët bashkëshortë,
Natasha Lako dhe Mevlan Shanaj
kanë reaguar të fyer e të lënduar në të drejtën e tyre.
Miqtë e mi të dashur
Natasha dhe Mevlan,
Mos u ndjeni të lënduar nga e gjithë shpërfaqja skandaloze e injorancës së ngritur në sistem;
Mos u ndjeni të fyer nga ca idiotë pushteti që medoemos duan të dëshmojnë se janë idiotë;
ËSHTË KOHA E TYRE!
KOHA E PRANISË BESNIKE!
Ka diçka pothuajse estetike në këtë mjerim: mënyra se si e shëmtuara kërkon me kaq këmbëngulje të paraqitet si madhështore.
Ndoshta ky është paradoksi më i trishtë i kohës sonë: jo se mungon kultura, por se mungesa e saj ka filluar të prodhojë stilin e vet.
Dhe kur mungesa e kulturës arrin të bëhet stil, idiotësia nuk ka më nevojë të justifikohet. Mjafton të marrë skenën.

Më 2 shtator 1910 u nda nga jeta Henri Rousseau, piktori naiv më personal dhe autentik në pikturën moderne

VOAL- Henri Julien Félix Rousseau, i njohur si Douanier, lindi në Laval më 21 maj 1844. Një piktor autodidakt, ai ia detyronte një pjesë të madhe të frymëzimit të tij përvojave personale. Gjatë shërbimit të tij ushtarak, ai takoi ushtarë që ktheheshin nga fushata franceze në Meksikë duke mbështetur Perandorin Maksimilian. Me shumë mundësi, përshkrimet e tyre të atij vendi frymëzuan përshkrimet e tij të gjalla dhe të harlisura të xhunglës, tema e tij e preferuar. Gjatë jetës së tij, vepra e tij u kritikua dhe u denigrua gjerësisht, me vërejtje sarkastike dhe qortime kritike të pashmangshme. Shumë e konsideruan atë thjesht një piktor naiv, pa asnjë thellësi artistike. Ndër “epitet” që i drejtoheshin nga bashkëkohësit e tij ishin mbiemra të tillë si naiv, i pakulturuar, naiv, i sinqertë e kështu me radhë. Më pas, një njohje më e madhe kritike dhe një kuptim më i qartë i punës së tij kanë lejuar që merita e tij artistike të njihet. Ajo që dukej të ishte dobësia e tij (domethënë, të qenit naiv) doli të ishte themeli i origjinalitetit të tij autentik. Sot, Henri Rousseau konsiderohet piktori naiv më personal dhe autentik në pikturën moderne. Për më tepër, pas vdekjes së tij, stili i tij “primitiv”, i karakterizuar nga ngjyra të ndezura, vizatim qëllimisht i sheshtë dhe subjekte imagjinative, u imitua nga piktorët modernë evropianë. Pikërisht sepse ishte naiv, “i pakulturuar” dhe i pakufizuar, Henri Rousseau u pa si një artist i aftë të tejkalonte traditën me sinqeritetin e tij, duke shprehur lirshëm veten e tij të brendshme përtej rregullave akademike. Çuditërisht, ai iu përkushtua pikturës praktikisht gjatë daljes në pension, pasi kishte punuar pothuajse gjithë jetën e tij në zyrat doganore në Paris. Prandaj edhe nofka e tij: “Douanier”. Duke filluar nga viti 1886, ai ekspozoi veprat e tij në “Salon des Indépendants”, duke fituar admirimin e bashkëkohësve si Paul Gauguin dhe Georges Seurat. Pas një periudhe fillestare kushtuar portreteve dhe pamjeve të Parisit, në vitet 1890 ai kaloi në përshkrime fantastike shumë origjinale, të karakterizuara nga peizazhe tropikale me figura njerëzore që luajnë ose pushojnë dhe kafshë që qëndrojnë të palëvizshme dhe vigjilente, sikur të hipnotizuara nga diçka misterioze. Në pikturën e tij të famshme “Ëndrra”, për shembull (e datuar 1910), ai përshkruan një figurë nudo të shtrirë në një divan në një xhungël me ngjyra të gjalla, me bimë të harlisura, luanë shqetësues dhe kafshë të tjera; në “Cigani i Fjetur”, megjithatë, një grua pushon në paqe në shkretëtirë ndërsa një luan, me bishtin lart, e shikon me kuriozitet. Këto vepra, së bashku me shumë të tjera, mbahen në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork. Në jetën e tij private, Ruso ishte një njeri shumë i angazhuar shoqërisht. Ai mbahet mend për pjesëmarrjen e tij në fermentet revolucionare të kohës së tij. Henri Rousseau vdiq në Paris më 2 shtator 1910./Elida Buçpapaj

Një vështrim i thelluar në disa nga veprat e Henri Rousseau

Ëndrra (1810)

Autoportret si Piktor (1890)

Surpriza – Tigri në një Stuhi Tropikale (1891)

Lufta (1894)

Cigani i Fjetur (1897)

Magjistari i Gjarprit (1907)

Karroca e At June (1908)

PETRAQ KOLEVICA SJELL LË KORBYZJË NË TIRANË – Nga Dr. ORHAN SAKIQI

Viti 1960 . Nje djalosh 26 vjecar , ne projektimin e nderteses mbas bankes sjell arkitektin e madh ne Tirane. Lê Korbyzje (keto dite kishte perkujtimoren e dites se vdekjes),eshte nje nga krijonjesit e arkitektures moderne, nje nga mbrojtesit me te zjarrte . Ai e mbylli jeten duke i pare te realizuara idete e tij. Fjalet e tij u degjuan, veprat e tij u studiuan, arti i tij u perhap ne te gjithe boten.(P. K Zeri im). Autor i shume projekteve dhe studimeve urbanistike ne te gjithe boten. Nje nga kryeveprat e tij eshte “njesia e banimit “ne Marseje nje ndertese 18 kateshe me apartamente banimi ku strehohen rreth 1600 veta dhe eshte elementi baze qe formon’qytetin rrezatonjes te propozuar nga Lê Korbyzje. Pese parimet e tij ne arkitekturen moderne janě: Vendosja e nderteses mbi shtylla , zhvillimi i lire i planimetrise, trajtimi i lire i fasades, perdorimi i dritareve horizontale mbulimi i ndertesave me terraca – kopshte. Ne ndertesen mbas bankes Petraqi u mundua ti zbatonte keto parime por disa u ndryshuan qe ne projektim si zvoglimii dritareve: -Se bashku me ministrin na thiri ne zyren e tij Kryeministri-Keto lakra , qe ke bere ketu , keto ke dhe ti ne koke. Cjane keto karagjoza qe ke bere?Cjane keto dritare te medha? Ndryshoje!”(P.K. Arkitektura dhe diktatura f96). Kollanat e katit perdhe u zune nga qoftet e byreket ,fasada e lire u llanganjos me boje dhe sot nuk njihet. Per gjelbrimin ne terace as nuk behet fjale.
LARG DUART NGA BLLOKU I BANE SAVE MRAPA BANKES KOMBETARE.
Ne kete kohe ‘mesymjesh’ kunder vlerave te Tiranes per ti zevendesuar me kulla po kujtoj shkrimin e Kolevices 20 vjet me pare me titullin e me siperm ne librin e tij- Arkitektura dhe diktatura-Ka dyzet vjet qe ky bllok po kendon kengen e tij te heshtur por kete kenge e nderprene tani disa bojaxhij qe derdhen mbi te paditurine e tyre te mjere…. Ky bllok banesash eshte nder te paret me arkitekture moderne ndertuar tek ne pas me se njedhjetvjecari ndertimesh me stilin e arkitektures sovjetike. Per kete arsye them , se ne mos krahas te pakten pas germallave te kalave meriton te mbrohet kjo godine kulture e lloit te vet. Ky bllokbanimi tashme ka hyre ne historine e arkitektures moderne shqiptare dhe askush s’mund ta nxjerre prej atje dhe po to vere minat e ta shembe. Keto fjale te Kolevices jane njezet vjet me pare. Tani orekset jane shtuar. Kullat kerkojne vend dhe shteti perulet para tyre. Në qofte se Institutit te Monumenteve te Kultures i ka mbetur pak ‘kulture’ duhet te vendose pllaken ‘Ky objekt eshte monument kulture’ dhe te ktheje fasaden ne gjendjen e pare. Viti 1963 viti i ndertimit dhe kane kaluar 63 vjet nga ajo kohe. Po postoj foto ate qe kam perzemer , packa se e kam postuar dhe here tjeter dhe e kam titulluar:Ndertesa, selivite dhe ark. Kolevica, nje trinom i pa ndare.
Dr. Orhan Sakiqi

LIDHJA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE TË SHQIPËRISË, NGUSHËLLIM PËR NDARJEN NGA JETA TË PIKTORIT TË SHQUAR KUJTIM BUZA (1937–2026)

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë shpreh dhimbjen e thellë dhe hidhërimin e saj për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar shqiptar, studiuesit, pedagogut dhe personalitetit të njohur të arteve figurative, Kujtim Buza, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e 27 gushtit 2026.
Me largimin e tij, arti shqiptar humbet një prej përfaqësuesve të rëndësishëm të një brezi artistësh që i kushtuan jetën krijimit, dijes, edukimit estetik dhe pasurimit të kulturës kombëtare.
Kujtim Buza ishte një personalitet shumëplanësh i kulturës shqiptare. Për më shumë se gjashtë dekada, ai e ndërtoi veprimtarinë e tij mbi një marrëdhënie të thellë me pikturën, studimin dhe pedagogjinë, duke lënë gjurmë të dallueshme në historinë e arteve figurative shqiptare.
Ai ishte mjeshtër i peizazhit, por peizazhi i tij nuk ishte thjesht riprodhim i natyrës. Në telajot e tij, natyra shndërrohej në një gjuhë të ndjenjës, të kujtesës dhe të identitetit. Drita, ngjyra, hapësira dhe atmosfera merrnin një funksion të veçantë shprehës, duke e ngritur pamjen konkrete të vendit në një përjetim estetik dhe shpirtëror.
Në këtë pikë qëndron një nga vlerat e veçanta të krijimtarisë së Kujtim Buzës: ai nuk e pikturoi vetëm Shqipërinë; ai kërkoi të pikturonte shpirtin e saj përmes natyrës. Malet, fushat, qytetet, brigjet dhe hapësirat shqiptare, në veprën e tij, marrin një jetë të dytë artistike, duke u bërë pjesë e kujtesës pamore të disa brezave.
Krijimtaria e tij mbart një dialog të veçantë me traditën e pikturës shqiptare dhe me zhvillimet e artit modern. Formimi i tij teorik dhe artistik, përvoja pedagogjike dhe njohja e historisë së artit i dhanë mundësinë që përtej teknikës së pikturës të kërkonte edhe kuptimin e saj estetik dhe kulturor.
I biri i një prej figurave themelore të pikturës shqiptare, Abdurrahim Buzës(me origjinë nga Geghyseni i Tropojës, i vendosur në Gjakovë, Shkup dhe Tiranë), Kujtim Buza trashëgoi një emër të madh të artit, por mbi të gjitha ndërtoi identitetin e tij krijues. Nëse nga i ati trashëgoi dashurinë për artin dhe për motivin shqiptar, në veprën e tij ai zhvilloi një sensibilitet të vetin, veçanërisht në trajtimin e peizazhit, të dritës dhe të atmosferës.
Kjo trashëgimi artistike familjare përbën një nga rastet më të bukura të vazhdimësisë së një tradite krijuese në artin shqiptar: dy breza të një familjeje që i shërbyen artit me gjuhë të ndryshme, por me të njëjtën bindje se arti është kujtesë dhe identitet.
Buza studioi teorinë dhe kritikën e artit në Akademinë e Arteve të Shën Petersburgut në vitet 1959–1961, ndërsa më pas ndoqi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, 1961–1964.
Kjo përbën një element të rëndësishëm për të kuptuar formimin e tij: ai nuk ishte vetëm praktikues i pikturës, por kishte edhe një bazë të formimit teorik e kritik.
Një vend të veçantë në jetën e Kujtim Buzës zë edhe veprimtaria e tij institucionale. Ai shërbeu si drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, në vitet 1966–1969.
dhe për shumë vite der isa doli në pension si Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për artet figurative dhe pedagog, duke u dalluar për përkushtimin ndaj zhvillimit të jetës artistike dhe, veçanërisht, për mbështetjen e artistëve të rinj, pavaresisht kufizimeve ideologjike të kohes .
Në këtë rol ai nuk ishte vetëm administrator i artit, por edhe ndërmjetësues i brezave. Ai dinte të shihte tek talenti i ri jo vetëm atë që ishte, por edhe atë që mund të bëhej. Mbështetja e tij për artistët e rinj përbën një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së tij njerëzore dhe institucionale.
Për LSHA-në, ndarja e tij nga jeta ka një dhimbje të veçantë. Kujtim Buza ishte pjesë e historisë së kësaj organizate dhe e jetës së saj artistike për dekada lufte dhe veshtiresishe per te mbrojtur artet dhe letersine nga kufizimet ideologjike të realizmit socialist, si një metodë e vetme dhe e detyruar estetike e krijimtarisë. Emri i tij është i lidhur me një periudhë të rëndësishme të bashkëjetesës së letërsisë, pikturës dhe arteve të tjera në institucionin që për dekada ka qenë një prej qendrave më të rëndësishme të kulturës shqiptare.
Sot, përpara veprës së tij, fjala duket e pamjaftueshme. Peneli që për dekada i dha jetë dritës, peizazhit dhe ngjyrës shqiptare ka heshtur. Por heshtja e artistit nuk është fundi i veprës së tij. Ajo është çasti kur vepra fillon të flasë vetë, përtej autorit dhe përtej kohës.
Kujtim Buza do të mbetet në kujtesën e artit shqiptar si një artist që e shndërroi peizazhin në përjetim, ngjyrën në emocion dhe natyrën në një formë të veçantë të identitetit kombëtar.
Ai do të mbetet gjithashtu në kujtesën e kolegëve, artistëve dhe brezave të rinj si një personalitet që besoi tek arti, tek puna krijuese dhe tek vlera e talentit njerëzor.
Veprat e tij do të vazhdojnë të jetojnë aty ku artistët e mëdhenj nuk vdesin: në kujtesën e kulturës, në historinë e artit dhe në sytë e brezave që do t’i shohin.
Në këto çaste të dhimbshme, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së piktorit Kujtim Buza, të afërmve, miqve, kolegëve, ish-studenteve dhe gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë.
Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm dhe vepra e tij e ndriçoftë gjatë kujtesën e artit shqiptar.
Me nderim dhe dhimbje,
Dr. Mujë Buçpapaj
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë

Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar Kujtim Buza

 

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së enjtes piktori i njohur shqiptar Kujtim Buza, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e artit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta të artistit.

Gonxhja e ka cilësuar Kujtim Buzën si një piktor dhe studiues të rëndësishëm, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e artit pamor shqiptar.

Kujtim Buza i përkiste një prej familjeve më të njohura të lidhura me historinë e artit shqiptar. Ai ishte i biri i Abdurrahim Buzës, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare.

I rritur pranë artit, Kujtim Buza vijoi traditën artistike të familjes, por ndërtoi edhe rrugëtimin e tij krijues dhe një profil të veçantë në skenën artistike shqiptare.

Përmes veprës dhe studimeve të tij, ai la një kontribut të rëndësishëm në jetën kulturore dhe artistike të vendit.

Ndarja e tij nga jeta shënon një humbje të ndjeshme për artin shqiptar, ndërsa kujtimi i tij do të vijojë të mbetet i lidhur me trashëgiminë e pikturës dhe kulturës shqiptare. bw

Liri Lushi rrëfim për artin, emigrimin, rilindjen dhe ëndrrën për t’u kthyer në skenë- Intervistoi për “Nacional” Angela Kosta

Liri Lushi: “Së pari njeri, pastaj artist i mirë”

“ Nga skena e Teatrit “Aleksandër Moisiu” te emigrimi në Zvicër dhe ëndrrën për t’u rikthyer në skenë me Shekspirin: aktorja dhe pedagogia shqiptare rrëfen rrugëtimin e saj artistik, rolin e Shote Galicës, fuqinë e teatrit për të ndërtuar reziliencë dhe bindjen se arti nis nga kërkimi i përhershëm për të kuptuar misterin e qenies njerëzore.”

“Arti dhe mërgimi më mësuan reziliencën”.
“Së pari njeri, pastaj artist i mirë…”

Me këtë mesazh të fuqishëm, aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi rrëfen në këtë intervistë – dialog të hapur dhe emocionues, rrugëtimin e saj artistik e human.

Një karrierë brilante që nisi që në moshën 13-vjeçare, sukseset në Teatrin “Aleksandër Moisiu” (Durrës), roli ikonë i heroinës Shote Galica dhe më pas emigrimi i detyruar në Zvicër në vitin 2000. Në këtë intervistë aktorja dhe pedagogia shqiptare Liri Lushi tregon pa filtra për përvojat që kanë shënjuar jetën e saj dhe për mënyrën se si arti e ndihmoi të përballonte vështirësitë.

Emigrimi i mori për një periudhë aktrimin, por më pas u bë pikënisja e një “rilindjeje” të re.
Në Zyrih, themeloi Studion Teatrale, me synimin për t’i ndihmuar të rinjtë e prekur nga traumat e luftës në Kosovë të rifitonin besimin te jeta dhe te vetja. Përmes teatrit, psikologjisë dhe punës me të rinjtë, Liri Lushi zbuloi kuptimin e vërtetë të fjalës “reziliencë”.

Në rrugëtimin e saj ndërthuren teatri, kinemaja, psikologjia dhe studimi i zhvillimit psikosocial. Përvoja e saj dëshmon se arti nuk është vetëm një mënyrë për të shprehur emocionet, por mund të shndërrohet edhe në një mjet shërimi, force dhe rilindjeje.

Në këtë intervistë, Liri Lushi rikthen kujtime nga një karrierë e jashtëzakonshme dhe ndan me lexuesit një nga sekretet më të rëndësishme të profesionit të aktorit: të mos pushosh kurrë së dashuruari dhe së hulumtuari misterin e mrekullueshëm të qenies njerëzore.

Ju ftoj të lexoni rrëfimin e sinqertë të saj për artin, emigrimin, jetën, dhimbjen, shpresën dhe fuqinë për të rilindur.

Përshëndetje e dashur Liri. E nderuar të jem sot me ju në këtë intervistë.
Në moshën 13-vjeçare fituat çmimin tuaj të parë artistik me monologun “Tregim për katër kufitarët”. Si e kujtoni sot atë moment?

Kënaqësi edhe për mua të jem këtu Angela.
Faleminderit për këtë pyetje kaq intriguese…
Është një pyetje thelbësore, sepse më kthen te fillimi i rrugëtimit tim artistik dhe te një e vërtetë që e kam kuptuar me kalimin e viteve: identiteti ynë i ka rrënjët më të fuqishme në fëmijërinë e hershme.
Sot, si aktore dhe si pedagoge në fushën psikosociale, e kuptoj se nuk ishte rastësi që, në moshën trembëdhjetëvjeçare, zgjodha vetë poemën “Tregim për katër kufitarët”, një poemë që fliste për jetën dhe vdekjen.
Ndoshta pikërisht atëherë, ende pa e kuptuar plotësisht jetën, lindi brenda meje pyetja që do të më shoqëronte gjatë gjithë rrugëtimit tim: çfarë e bën njeriun njeri?
Që atëherë, gjithçka që kam bërë, në teatër, në film, në studimet  në zhvillimin psikosocial dhe sot në dëshirën për t’u rikthyer te Shekspiri, ka qenë në thelb i njëjti kërkim: përpjekja për të kuptuar më thellë njeriun dhe ekzistencën e tij.

Nga aktrimi tek zhvillmi psiko- social i njeriut. Cila prej tyre ju ka dhënë emocionet më të forta në karrierë?

Për mua nuk kanë qenë kurrë dy rrugë të ndara, ndaj është e vështirë të zgjedh mes tyre. Emocionet më të forta i kam përjetuar pikërisht aty ku arti dhe zhvillimi psikologjik i njeriut takohen. Në thelb, të dyja burojnë nga i njëjti vend: nga nevoja për të kërkuar të vërtetën njerëzore. Prandaj nuk i shoh si dy profesione, por si dy gjuhë të ndryshme që flasin për të njëjtin mister: njeriun, misteri më i mrekullueshëm që më ka tërhequr gjatë gjithë jetës sime.

Roli i Shote Galicës në dramën “Gërsheti i luftërave” ju bëri të njohur për publikun e gjerë shqiptar. Çfarë përfaqëson ky personazh për ju si artiste dhe si grua shqiptare?

Shote Galica ishte për mua shumë më tepër se një rol. Ajo ishte një tjetër takim me njeriun në kufijtë e ekzistencës, aty ku jeta përballet me humbjen, frikën dhe sakrificën, por zgjedh të mos dorëzohet.
Si artiste, sfida ime nuk ishte të interpretoja një heroinë, por të zbuloja gruan që fshihej pas legjendës: një grua që dashuronte, vuante, kishte frikë dhe, megjithatë, zgjidhte lirinë. Pikërisht ky dimension njerëzor më ka tërhequr gjithmonë, si në art ashtu edhe në jetën time profesionale.
E, mbi të gjitha, ky rol më mësoi se rolet nuk formohen vetëm nga artisti: edhe artisti formohet prej tyre. Besoj se pikërisht ky formim më hapi rrugën drejt personazheve të tjerë që i kam gjithmonë në zemër, si Dila në filmin “Rruga e Lirisë”, Nëna në “Këtu bën ftohtë”, apo “Valsi i ngrirë në Prishtinë”, “Këngë dashurie me korbat”. Të gjithë këta personazhe kanë një të përbashkët: janë njerëz që përballen me kufijtë e jetës dhe zgjedhin të mbijetojnë.

Cilat kanë qenë sfidat dhe kënaqësitë më të mëdhaja gjatë viteve të punës në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës?

Shpesh them me buzëqeshje një shprehje që ma ka lënë nëna ime: “Kam lindur me këmishë!”
Dhe e them sepse pata fatin e rrallë t’i hidhja hapat e parë, si një beb i skenës, pranë mjeshtrave, si: Nikolin Xhoja, Haxhi Rama, Kadri Pirro, Bashkim Hoxha, autorit Avni Mulaj dhe shumë artistëve të tjerë që i përkasin panteonit të teatrit shqiptar.
Prej tyre mësova se skena, me gjithë magjinë dhe disiplinën që mbart brenda vetes, është sfida më e bukur për një artist. Ajo nuk të përket kurrë; besimin e saj duhet ta fitosh çdo mbrëmje. Ky u bë lajtmotivi që më udhëhoqi në çdo skenë ku kam interpretuar.
Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, sot e ndiej se jam gati për sfidën më të madhe artistike të jetës sime: një rikthim në skenë me Shekspirin. Më thërret “Mbreti Lir”, një rol i shkruar për një mbret, por që do të doja ta sillja në një lexim të ri, si mbretëreshë. Po aq fort më thërret edhe Hamleti. Nuk e shoh këtë si një provokim, por si një vazhdim të natyrshëm të kërkimit tim për njeriun. Nëse marr dhe kam guximin ta ëndërroj këtë sot, ia detyroj shkollës së madhe që mora në Teatrin “Aleksandër Moisiu”. Për këtë do t’i jem gjithë jetën mirënjohëse.

Si ka ndikuar në jetën dhe identitetin tuaj artistik emigrimi në Zvicër?

Emigrimi për mua ishte një zgjidhje e detyruar. Në fillim, sfida më e madhe ishte humbja e spontanitetit. Kur fillon të komunikosh në një gjuhë të huaj, nuk humbet vetëm gjuhën e nënës, për një kohë humbet edhe emocionin që shoqëronte çdo fjalë të saj. Të duket sikur ke humbur një pjesë të vetes. Por, ndërsa fiton një gjuhë të re, rikthehen, madje edhe më të forta, siguria, spontaniteti dhe besimi te vetja.
Besoj se emigrimi të detyron të rilindësh. Ai të jep një shikim më të thellë mbi veten dhe të mëson se identiteti nuk është vetëm vendi nga vjen, por kultura që mbart brenda vetes.
Zvicra më mësoi se rrënjët mund të jenë të forta edhe kur degët shtrihen në një qiell tjetër, madje më të forta!

Ju nuk u shkëputët asnjëherë nga arti edhe pas largimit nga Shqipëria. Çfarë ju motivoi të vazhdonit rrugëtimin artistik në një vend të huaj?

Në vitet e para të emigrimit kuptova se kisha nevojë kisha nevojë të ruaja dialogun me identitetin tim dhe  njëkohësisht të isha pranë njerëzve të komunitetit tim këtu në mërgim, me gjithçka që arti dhe formimi im mund t’u ofronin atyre. Pikërisht ky kërkim më çoi drejt disa studimeve pasuniversitare në fushën psikosociale.
Arti dhe ky profesion, në dukje i ri, u bënë dy rrugë që u bashkuan në mënyrë të pazgjidhëshme natyrshëm. Njëri më ndihmonte të kuptoja njeriun përmes krijimtarisë, tjetri përmes jetës së tij reale. Sot këto dy botë takohen çdo ditë në punën time me fëmijë dhe të rinj që kalojnë periudha të vështira ose kriza jetësore. Nuk i shoh më si dy profesione të ndara. Prandaj mund të them se që nga dita kur erdha në Zvicër nuk jam shkëputur kurrë nga arti, thjesht ai ka marrë një formë më të gjerë dhe më njerëzore.

Në vitin 2004 themeluat Studion për Teatër dhe Film “Aleksandër Moisiu”. Cili ishte vizioni juaj kur krijuat këtë studio?

Pas luftës në Kosovë, shumë të rinj që jetonin në Zvicër vinin nga familje që kishin përjetuar luftën, shpërnguljen dhe humbjet e saj. Besova se arti mund të bëhej një hapësirë ku ata t’u jepnin kuptim atyre përjetimeve dhe të ndërtonin një urë drejt një jete të re.
Kështu, në vitin 2004, lindi Studioja “Aleksandër Moisiu”. Vizioni i saj nuk ishte vetëm të formonte artistë të rinj, por të krijonte një hapësirë ku ata të rizbulonin besimin te vetvetja, te jeta dhe te forca që secili mbart brenda vetes.
Por shumë shpejt pranova para vetes një zbulim mahnitës: nuk isha vetëm unë që u jepja diçka atyre. Ata më mësuan forcën e jashtëzakonshme të njeriut për të mbijetuar.
Tek ata pashë se luftonin ende për të mos lejuar që trauma të kishte fjalën e fundit. Mbi të gjitha, zbulova atë që psikologjia e quan reziliencë: aftësinë e tyre  për të gjetur brenda vetes burimet për t’u ringritur.

Si kanë qenë eksperiencat tuaja në produksionet zvicerane, si: “Strähl”, “Dilemma” dhe “Ditë e natë”? A ka dallime mes kinemasë shqiptare dhe asaj zvicerane?

Çdo kulturë artistike ka ritmin dhe etikën e saj të punës. Në Zvicër gjeta një metodë pune shumë të strukturuar dhe një respekt të jashtëzakonshëm për procesin krijues. Në Shqipëri kam përjetuar spontanitetin, intuitën dhe një energji emocionale që shpesh lind edhe në rrethana më të vështira. Nuk besoj se njëra është më e mirë se tjetra. Përkundrazi, besoj se arti pasurohet pikërisht kur kultura të ndryshme krijuese mësojnë nga njëra-tjetra. Kam pasur privilegjin t’i përjetoj të dyja.

Çfarë roli mendoni se luan arti në ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare në diasporë?

Arti shqiptar në diasporë e shndërron origjinën nga një fakt biografik në një përvojë të gjallë. Ai nuk ruan vetëm gjuhën apo traditën,  krijon një lidhje emocionale me rrënjët. Nga këndvështrimi i zhvillimit psikosocial, identiteti nuk ndërtohet vetëm nga ajo që dimë për veten, por nga ajo që përjetojmë. Arti i jep jetë kujtesës, dhe aty ku kujtesa bëhet përjetim, lind identiteti.

Çfarë mesazhi do t’u jepnit të rinjve shqiptarë që ëndërrojnë të ndjekin rrugën e aktrimit dhe artit?

Do t’u jepja  vetëm këtë mesazh: mos e humbisni kurrë kureshtjen për njeriun. Mësoni ta dëgjoni, ta vëzhgoni, ta kuptoni dhe ta doni, edhe kur është i brishtë, i gabueshëm apo i ndryshëm nga ju. Sepse sa më thellë ta njihni njeriun, aq më njerëzorë do të bëheni edhe vetë. Dhe besoj se ky është parakushti më i rëndësishëm për çdo artist: së pari njeri, pastaj artist i mirë.

(Intervistoi: Angela Kosta)

Autoportreti i kohёs sonё. Njeriu dhe rёnia e tij- Piktori i demonёve brenda nesh- Nga ARTUR SPANJOLLI

Me rastin e hapjes sё ekspozitёs: “Vuoto,” tё Krist Dimos tek Galeria e Artit Tiranё.
Krist Dimo, nuk ёshtё dhe nuk dёshiron tё jetё piktori figurativ siç jemi mёsuar t’i shohim nё
traditёn tonё shqiptare. Gjithashtu ai nuk dёshiron tё shprehё harmnoninё dhe elegancёn e formave
siç e njeh imagjinari ynё. Njё harmoni e trashёguar qё fillon me artin egjyptjan, pastaj me atё grek,
romak dhe vazhdon me rilindjen deri tek impresionizmi. Ai shpёrfill gjithçka tё tillё.
Ai e gjen frymёzimin e artit tё tij tek shqetёsimet tona, tek çrregullsia e linjave, tek deformimet,
dhe tek shkatёrrimi i ndёrgjegjshёm i tё gjitha rregullsive qё arti njeh.
Kjo estetikё agresive, kjo brishtёsi e shёmtuar krijon njё bukuri tё re. Bukurinё estetike tё
klithjes sё tij, e cila e ka zanafillёn e saj tek pandёrgjegja. Pra, pёr tё kuptuar forcёn emocjonuese tё
pikturёs sё tij, duhet tё rrёmojmё tek pandёrgjegja jonё. Aty gjenden edhe embrionet e emocjoneve
qё ajo zgjon. Bukuria e tabllove tё tij duhet kuptuar nё kuptimin estetik tё Pollock, Basquiat apo
Kandinsky-it. Sepse ai e shpёrfill trashgimёrinё klasike, injoron figurativen dhe arti i tij shndёrrohet nё
linjё, formё, shenjё, gjurmё, gjendje shpirtёrore.
Nё rastin i piktorit nё fjalё, ajo shndёrrohet nё diçka tё zymtё, tё errёt, tё pashpjegueshme,
enigmatike.
Kjo lloj pikture, shpreh fuqishёm atё transformim tё vazhdueshёm tё gjendjeve
shpirtёrore tё njeriut. Ndoshta mё shumё se botёs sё emancipuar perёndimore, ajo i pёrket dhe i
drejtohet njeriut ballkanas. Ndryshimeve tona socjale. Ajo flet pёr rёnjen e pashmangshme tё njeriut
bashkёkohorё.
Ky tencjon estetik, kjo forcё domethёnёse, ky zhgёnjim i vazhdueshёm, kjo ulёrimё Munch-u e
shprehur me tonalitetet e ngjyrave tё vrazhda, tё papritura dhe plot hov, ёshtё klithma e
transformimit tonё tё vazhdueshёm. Nё njё botё qё lёviz dhe ndryshon çdo ditё. Njё transformim
rrёnjёsor i njeriut nё raport me vetveten, me teknollogjinё, me shoqёrinё, me familjen. Ёshtё ky
tjetёrsim, njё metamorfozё e re? Ndaj edhe e frikshme, e tmerrshme, e papёrcaktueshme?
Ёshtё Krist Dimo piktori i demonёve qё jetojnё brenda nesh? Demonё qё na lёnё pa gjumё, qё
na turbullojnё, qё na udhёheqin drejt shtigjesh tё frikshme? Demonё tё tmerrshёm, tё cilёt janё pjesё
e pandashme tё dualitetit tonё njerёzorё. Krist Dimo nё telajot e tij refuzon tё pikturojё dritёn,
optimizmin, shpresёn, entuzjazmin, lumturinё e qenjes, siç e aspiron atё njeriu.
Ai i shpёrfill krejt kёto tema. Ai ua lё kёtё detyrё piktorёve konvencjonalё. Ai, tёrhiqet nga “il lato
oscuro dell’uomo,” nga ana e errёt, e zymtё, e tmerrshme e njeriut. Rёnja, deformimi, apatia, boshi,
metamorfoza, janё kёto elemente qё pёrbёjnё edhe magmёn e krijimeve tё tij.
Arti i tij ёshtё njё
pikturё krejt e lirё, jo konvencjonale, bazuar tek emocjoni, intuita, instikti, jo tek llogjika dhe
rracjonalja.
Nё pikturёn e tij, “e shёmtuara”, shndёrrohet nё: e bukur, nё momentin kur ne para njё telajo tё tij
ndalim, mbёshtesim mjekrrёn tek grushti, picёrrojmё sytё dhe mendohemi. Ç ka dashur tё thotё me
kёtё vepёr? Nuk e kuptoj, por mё pёlqen! Ky trazim kaq i thellё, mund tё jetё edhe trazimi im. Ky
deformim, kjo metamorfozё, mund tё jetё edhe deformimi, metamorfoza ime! Ky bosh i madh, mund
tё jetё edhe vetё boshi im! Kjo “shёmti” ekspresive, mund tё jetё edhe “shёmtia” ekspresive e imja?
Ndaj duke u pёrpjekur t’i japim njё kuptim ngjyrave qё pёrdor, shpesh, krejt tё zymta, linjave tё
çrregullta, (linja qё ndjekin emocjonet), mundohemi tё gjejmё domethёnjen e tyre. Ky deformim,
shkatёrrim shpirtёror i njeriut nё tabllotё e tij, ёshtё edhe transormimi i njeriut tё sotёm nё raport me
gjithçka qё e rrethon.
Tmerr, frikё dhe shqetёsim, mё ndjellin telajot e tij. Tё shoh pikturat e tij ёshtё njёlloj si tё shkosh tek
terapisti, ku rrёfim mbas rrёfimi, ne kthehemi prapa nё kohё dhe ndeshemi me traumat tona. Me
tragjeditё private tё shtresёzuara thellё nё nёn ndёrgjegje. Aty ku ne shohim nё sy pёrbindёshat tanё.
Hijet.
Mё shёmbёllen, si tё gjendem nё pyllin e errёt, tё frikshёm dhe tё panjohur tё saj. Aty, ku gjithçka
ёshtё sovrane dhe na udhёheq pa e pyetur fare anёn tonё rracjonale. Artisti, rrёmon nё atё zonё tё
ndёrgjegjes tonё qё rrin zhytur nё mjergull. Njё zonё krejt e pakuptueshme, e pa prekshme, e pa
trajtueshme, sovrane. E cila qёndron gjithmonё nё hije. Dhe fare pa kuptuar, ajo na udhёheq.
Kjo, po ti shohim telajot e tij nё raport me veten tonё.
Po ti shohim ato nё raport me kohёn tonё, me shqetёsimet tona, me metamorfozёn tonё, me
ndyshimet shoqёrore qё ky çerek shekull i ri po na ofron, kjo ёshtё mё e thjeshtё pёr tu kuptuar.
A nuk ёshtё njeriu shqiptar nё njё transformim tё vazhdueshёm? A nuk po pёsojmё ne njё
metamorfozё pa fund? Sa trajta ka marrё sot njeriu shqiptar? Kemi shqiptarin over 60 vjeçar, qё iu
pёrshtat transormimeve shoqёrore gjatё pluralizmit. Kemi shqiptarin e diasporёs, pёrshtatur nё vendin
pёrkatёs. Po ashtu edhe brezin e ri shqiptar rritur nё pluralizёm dhe liri.
Ёshtё kjo njё metamorfozё sa humbёse, po aq edhe pasuruese. E gjithё kjo metamorfozё e shoqёrisё
shqiptare, reflektohet tek tabllotё e piktorit Krist Dimo.
Ngjyrat e tij herё tё zymta, herё agresive, shkatёrrimi i formave, deformimi, zgjon tek shikuesi njё
ndjesi frike por edhe magjepsje.
Liri shprehje nё art, don tё thotё edhe udhёtim brenda vetes. Udhёtim nё tё panjohurat tona.
Udhёtim nё botёn e misterit. A nuk ёshtё tmerri dhe frika njё kostante e jetёs tonё tё pёrditshme?
Frika nga sёmundjet, frika nga tёrmetet, frika nga njё crac financiar, frika nga kataklizmat shoqёrore?
Kёto ankthe gjithashtu evidencohen, reflektohen nё tablotё e tij.
Krist Dimo ёshtё piktor i sё bukurёs kuptuar si forcё ekspresive. Si kёrkim i pandёrprerё dhe i
pandalshёm i tij nё raport me shoqёrinё, me fenomenet politike, artistike, socjale rreth tij.
Ky tencjon, ky trazim i vazhdueshёm, kjo magmё e errёt pyetjesh pa pёrgjigje, kjo ulёrimё e deformuar
subkonshi, pёrbёn edhe lёndёn bazё tё pikturёs sё Krist Dimos. Njё artist, i cili, sipas mendimit tim ka
njё vend nderi nё artin bashkёkohor shqiptar. Ai ёshtё njё neo–ekspresionist i vonuar.
Ajo qёndron mbi modat dhe platformat akademike. Njё pikturё jashtё traditёs sё pikturёs nё vend.
Para sё gjithash, ajo ёshtё njё pikturё qё i drejtohet shpirtit. Njё pikturё nё kёrkim tё vazhdueshёm.
Ajo provokon, ngre pyetje, trazon, na vё nё mendime, por nuk jep zgjidhje, as nuk ngushёllon. Ajo na
kёnaq, dhe ne nuk e njohim arsyen e vёrtetё tё kёsaj kёnaqёsie. Krist Dimo, dёshiron ta shohё tё
vёrtetёn nё sy, me ngjyra, linja dhe herё herё edhe me fjalё.
Njё pikturё e cila ka nё qendёr njeriun e sotёm. Njё njeri nё shpёrbёrje, nё transformim, nё kёrkim tё
vetvetes. Ajo flet pёr anёt e errta tё njeriut. Gёrrmon tek hijet, ngacmon fantazmat e tij. Ajo e braktis
rracjonalen dhe zhytet tek irracjonalja. Njё metafizikё plot tencjon dramatik ku njeriu nuk ёshtё kurrё i
kёnaqur, pёrherё pa gjumё, pёrherё i trazuar. Piktura e tij, ёshtё autoportreti i kohёs tonё.

Enigma e Hitlerit- pikturë me vaj mbi kanavacë nga Salvador Dali, krijuar në vitin 1939

Enigma e Hitlerit është një pikturë me vaj mbi kanavacë nga Salvador Dali, krijuar në vitin 1939.

U realizua aty nga koha e përjashtimit të tij nga lëvizja surrealiste. Piktura mbahet në koleksionin e Muzeut Kombëtar të Artit Reina Sofía, në Madrid. Dalí tregoi se piktura ishte një interpretim i disa ëndrrave që kishte parë për Adolf Hitlerin – njëra prej tyre tregonte çadrën e Neville Chamberlain duke u shndërruar në një lakuriqë nate – një simbol nga fëmijëria e tij që e mbushte me frikë.

 Kablloja e prerë e telefonit e përshkruar në pikturë është interpretuar si shkëputja e komunikimit midis Chamberlain dhe Hitlerit.

 Piktura u ekspozua për herë të parë në vitin 1939 në Galerinë Julien Levy në New York City, ku, me çmimin 1750 dollarë amerikanë, nuk u shit. Më pas u riprodhua në numrin e revistës Life të 17 prillit 1939. (Wikipedia)

Edward Lear, “Pelicans in Aulona”, 1848

Edward Lear, “Pelicans in Aulona”, 1848.
The following text is taken from the book by the English artist and writer Edward Lear (London 1812 – Sanremo 1848), author of the illustration of the pelicans. // Il testo seguente è tratto dal libro dell’artista e scrittore inglese Edward Lear (Londra 1812 – Sanremo 1848), autore dell’illustrazione dei pellicani. // Teksti i mëposhtëm është marrë nga libri i artistit dhe shkrimtarit anglez Edward Lear (Londër 1812 – Sanremo 1848), autor i ilustrimit të pelikanëve.
—–
“I was to visit the monastery of Aghia Marina di [sic!] Svernez, in a little island about two miles from Avlona. […] These birds frequent the coast around Avlona in great numbers, breeding in the rocky inlets beyond the bay, and living on fish and refuse in the salt lagunes.”
“Dovevo visitare il monastero di Aghia Marina di Zvërnec, su una piccola isola a circa due miglia da Vlora. […] Questi uccelli frequentano in gran numero la costa intorno a Vlora, ​​nidificando nelle insenature rocciose al di là della baia e nutrendosi di pesce e rifiuti nelle lagune salmastre”.

Fushata zgjedhore në bllokun e karikaturistit të talentuar Bujar Qeriqi

Fushata zgjedhore në bllokun e karikaturistit të talentuar Bujar Qeriqi

Më 21 maj 1844 lindi Henri Rousseau, piktori naiv më personal dhe autentik në pikturën moderne

VOAL- Henri Julien Félix Rousseau, i njohur si Douanier, lindi në Laval më 21 maj 1844. Një piktor autodidakt, ai ia detyronte një pjesë të madhe të frymëzimit të tij përvojave personale. Gjatë shërbimit të tij ushtarak, ai takoi ushtarë që ktheheshin nga fushata franceze në Meksikë duke mbështetur Perandorin Maksimilian. Me shumë mundësi, përshkrimet e tyre të atij vendi frymëzuan përshkrimet e tij të gjalla dhe të harlisura të xhunglës, tema e tij e preferuar. Gjatë jetës së tij, vepra e tij u kritikua dhe u denigrua gjerësisht, me vërejtje sarkastike dhe qortime kritike të pashmangshme. Shumë e konsideruan atë thjesht një piktor naiv, pa asnjë thellësi artistike. Ndër “epitet” që i drejtoheshin nga bashkëkohësit e tij ishin mbiemra të tillë si naiv, i pakulturuar, naiv, i sinqertë e kështu me radhë. Më pas, një njohje më e madhe kritike dhe një kuptim më i qartë i punës së tij kanë lejuar që merita e tij artistike të njihet. Ajo që dukej të ishte dobësia e tij (domethënë, të qenit naiv) doli të ishte themeli i origjinalitetit të tij autentik. Sot, Henri Rousseau konsiderohet piktori naiv më personal dhe autentik në pikturën moderne. Për më tepër, pas vdekjes së tij, stili i tij “primitiv”, i karakterizuar nga ngjyra të ndezura, vizatim qëllimisht i sheshtë dhe subjekte imagjinative, u imitua nga piktorët modernë evropianë. Pikërisht sepse ishte naiv, “i pakulturuar” dhe i pakufizuar, Henri Rousseau u pa si një artist i aftë të tejkalonte traditën me sinqeritetin e tij, duke shprehur lirshëm veten e tij të brendshme përtej rregullave akademike. Çuditërisht, ai iu përkushtua pikturës praktikisht gjatë daljes në pension, pasi kishte punuar pothuajse gjithë jetën e tij në zyrat doganore në Paris. Prandaj edhe nofka e tij: “Douanier”. Duke filluar nga viti 1886, ai ekspozoi veprat e tij në “Salon des Indépendants”, duke fituar admirimin e bashkëkohësve si Paul Gauguin dhe Georges Seurat. Pas një periudhe fillestare kushtuar portreteve dhe pamjeve të Parisit, në vitet 1890 ai kaloi në përshkrime fantastike shumë origjinale, të karakterizuara nga peizazhe tropikale me figura njerëzore që luajnë ose pushojnë dhe kafshë që qëndrojnë të palëvizshme dhe vigjilente, sikur të hipnotizuara nga diçka misterioze. Në pikturën e tij të famshme “Ëndrra”, për shembull (e datuar 1910), ai përshkruan një figurë nudo të shtrirë në një divan në një xhungël me ngjyra të gjalla, me bimë të harlisura, luanë shqetësues dhe kafshë të tjera; në “Cigani i Fjetur”, megjithatë, një grua pushon në paqe në shkretëtirë ndërsa një luan, me bishtin lart, e shikon me kuriozitet. Këto vepra, së bashku me shumë të tjera, mbahen në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork. Në jetën e tij private, Ruso ishte një njeri shumë i angazhuar shoqërisht. Ai mbahet mend për pjesëmarrjen e tij në fermentet revolucionare të kohës së tij. Henri Rousseau vdiq në Paris më 2 shtator 1910./Elida Buçpapaj

Një vështrim i thelluar në disa nga veprat e Henri Rousseau

Ëndrra (1810)

Autoportret si Piktor (1890)

Surpriza – Tigri në një Stuhi Tropikale (1891)

Lufta (1894)

Cigani i Fjetur (1897)

Magjistari i Gjarprit (1907)

Karroca e At June (1908)

Besim Golemi iku, duke lënë pas bojërat, penelat, kanavacat- Nga Fatbardh Amursi

ExLibris

Kur shihja në galerinë MOMA të Nju Jorkut tablo të artit modern, më kujtohej Besim Golemi, sidomos koha: kur rrinim bashkë dhe në Bibliotekën Kombëtare shfletonim albume me piktorë abstrakt, ndaj të cilëve Besimi linte mendjen dhe unë tregohesha i rezervuar. Nëse pëlqente një gjë, ai e përjetonte si të kishte rënë në kontakt me mrekullinë dhe ti duhej t`ia mbaje anën për t`mos ia prishur atë marrëdhënie hyjnore. I ndruhesha reagimeve impulsive të tij, që, në kohën e vrulleve revolucionare, të hapnin avaze. Ishte krejt i zbuluar, nëse doje ta dëmtoje. Të ishe i dashuruar me ngjyrat, në kohën e realitetit bardhezi, vetvetiu e mbartje rrezikun.

Kur ulem të pi kafe me llafe në Lushnje, përsëri më kujtohet Besimi, thuajse i harruar, në mos i quajtur i tejkaluar nga pretendentët e radhës. (Besimi nuk ka qenë aq i qeshur, sa duan ta skicojnë, as aq i vetmuar sa duan ta vizatojnë, as aq i luftuar, sa duan ta pikturojnë. Në esen “Gjaku i ëmbël i Besim Golemit” Xhevahir Lleshi e portretizon kështu: “E kam të fiksuar portretin e tij: fytyra pakëz gjatoshe, tiparet e skalitura fort, sytë e zjarrtë si gaca që të digjnin, vështrimi i tij pak flu, por i kujdesshëm në përqendrim, dhe e qeshura e tij e çuditshme, pak si e fshehur dhe pastaj çelej e shtrihej në gjithë tiparet e fytyrës.”)

Nuk njoh një të dytë, të besonte aq shumë tek vetja, i skllavëruar ndaj gjithçkaje që bënte, i dalldisur, me zjarrmi dhe hove, mbushur me energji të skajshme, duke u matur veçse me të mëdhenjtë e artit, si e vetmja referencë e tij. Meqë të mëdhejtë i përkasin panteonit e qiellit dhe ai, nxitoi të ikte: më shumë i shtyrë nga e rëndomta se sa i tërhequr nga e magjishmja, ndaj dhe qielli e mori shpejt. Njësia matëse: i krahasueshëm me të mëdhenjtë, ia njihte aq natyrshëm vetes, sa dhe ne u mësuam, t`ia merrnin si normalitet, sikurse e kujton dhe Mimoza Ahmeti: “Më erdhi njëherë nga Gjermania Besim Golemi. Më ka dashur shumë dhe më ka vlerësuar shumë! Më quante dhe magjistaria e fjalës. Pa një dhomë të thjeshtë, dy fëmijët, dy piktura. I tronditur nga pikturat më tha: “Ç`a bën ti këtu moj me këto kalamjë?!-dhe shtriu dorën sikur të ishin sende.-Ç`a është ky para tej, po ai!-dhe më përmendi ca emra.-Ti je magjistaria e fjalës?!” Aty kuptova se midis një mashkulli gjenial siç ishte ai, dhe një gruaje qoftë dhe gjeniale siç mund të isha unë! Në atë kohë kam qenë vërtetë e jashtëzakonshme!” Besimi, kur heshte të dukej si murg dhe kur ekzaltohej, teatral. Teksa të hidhte vështrimin, të kqyrte në mënyrë të tillë, sikur po të peshonte: vleje apo nuk vleje si portret, se për të tjerat as që donte t`ia dinte. Ndodhte t`i thoshte dikujt: “Mos lëviz!”, nxirrte bllokun dhe hidhte vetëtimthi impresionet e para dhe, kushedi se në ç`tablo do ta mbaje frymën. Më kishte rastisur ta shihja në studjo duke pikturuar, ku shtati i gjatë me lëvizje të dallueshme, ngjashëm me mizanskenat e një dirigjenti, t`i afrohej tablos me hapin kompas, sikur donte ta përpinte telajon dhe, me lëvizje të shkathta të penelit hidhte imazhe dhe, po aq vrullshëm tërhiqej pas, duke mbyllur njërin sy, i fiksuar gjatë dhe pasi bindej për çka duhej të bënte më tej, një hap i dytë dhe peneli vallëzonte në telajo. Nëse gjithë ky ritual përfundonte sipas pritshmërive të tij, atëherë kujtohej për praninë tënde dhe të jepte një të qeshur. Domethënë, shkoi mirë! Në rast se jo, i shtohej nervozizmi, ku peneli trazohej në tavalloz dhe njolla e fshirë ia linte vendin një tjetre. Uroja, që të mos ndodhte kjo e dyta, se tersi do quhesha unë. Kur bënte portrete, rrinte gjatë në studjo, ndërsa peisazhet i gjuante në natyrë, duke ecur kilometra të tëra deri sa t`i mbushej mendja se ku duhej t`i ngulte kambalecat. Ishte po aq realist sa të tjerët, ndërkohë një kamuflues i regjur për të fshehur eksperimentimet të yshtura nga albumet me piktorë modernë. Kurajon asnjëherë nuk e çoi në lartësinë e guximit, por, shpirtin novator s`e zbriti në konformizëm. Në gjykimin tim, moderniteti i tij kaloi paq, ngaqë ai ishte një vizatues i shkëlqyer, duke mos e tradhëtuar figurën, objektin.

“Unë nuk i mbaj mëri atdheut” titullohet një intervistë e tij e vitit 1991 në një media gjermane. Kjo intervistë ka vlerën e një autoportreti. Shihni se kujt ia drejton ai mirënjohjen: “Unë kam mendimin se nënë më bëri artist,-e cila i thoshte se:-fillimisht ti ke vizatuar me sy.” Në fakt, mirënjohja duhet të shkonte për njeriun, që e zbuloi dhe u kujdes për arsimimin e tij, duke shkuar tek ministri i arsimit për kohën, Thoma Dejlana, dhe ky ishte: Faslli Haliti. Ndodhur para një kompozimi të Besimit, ekspozuar në sallën e katit të dytë në shtëpinë e vjetër të kulturës, mësuesi i vizatimit do më thoshte për ish-nxënësin e tij: “Këtu në çdo centimetër katror ka art.” Pyetjes së gazetarit gjerman, se cilët ishin miqtë dhe shoqëruesit e tij në Shqipëri, ai i përgjigjet: “Nëna, Xhek London, babai, Shopenhaueri, Dielli duke perënduar, vëllezërit, kali i bardhë, Pikaso, Van Gogu, gratë, Bluzi amerikan, Tina Turner, Dostojevski”. Nuk përmend asnjë artist shqiptar, le mik apo shok, as Mimozën, që në numër mund t`i kishte më shumë se kushdo tjetër. Më qeshet kur shoh ndonjë, që tenton ta privatizojë njohjen me të, pasi ai nuk ngurronte të thoshte, sidomos në çaste dëshpërimi: “Njerëzit për mua janë si punë e stiletit, kur i mbaron boja e hedh.” Për pikturën ishte gati të hidhte në erë dhe veten. Duke u shprehur: “Unë nuk i mbaj mëri atdheut”, përkundër atyre që për dështimet e tyre fajsojnë atdheun, inatet duhet t`i ketë me ata, që i mbajnë peng krijimtarinë të dhuruar prej tij.

 

 

Besim Golemi ishte aq i veçantë sa dhe piktura e tij, tek e cila shkriu të gjithë talentin, duke e lënë veten në plan të dytë. Më pas në plan të tretë, të katër, të pestë, deri sa i dha fund jetës me hedhje nga një lartësi pallati. Qe i bindur, se vdekja nga lartësia, ku ai qe ngjitur, do i vinte. Kujtoj mbrëmjen e fundit, kur Besimi nga trotuari përtej rrugës do më thërriste: “Fatbardh Rustemi je i madh!” Për Besimin nuk kishte të mesme: o i madh, o i vogël. I ngrita dorën dhe teksa mori rrugën për më tej, pashë t`i merreshin këmbët. Ishte hera e parë, që e shihja të dehur. (Drejtori i shkollës ku Besimi ishte mësues, më ishte ankuar për neglizhencat e tij në punë. “Mos e luaj. Lëre në botën e tij!”-i thashë. I fyer, ngaqë Besimi nuk e pyeste, drejtori nis t`më jepte shembuj të shkeljeve disiplinore të mësuesit të vizatimit, sikurse e njihte ai. “Në atë shkollë përsoni më i rëndësishëm është ai.-ia preva shkurt. Nga Gjermania kishte përfunduar në një mësues fshati. Nuk më la kohë të bëja më të mirën për të.) Të nesërmen, kur po shkoja në një mbledhje në prefekturën e Fierit, tek ura e Sheqit, pashë Besimin, që ecte nëpër shi, i lagur. E mora me mend, që kishte shkuar të takonte të birin, i cili jetonte me të ëmën në Fier. Ishte duke kapërcyer një urë, një kohë apo vetë jetën? Të nesërmen mora vesh lajmin e hedhjes së tij nga pallati. “Një porosi kam për popullin tim: të ecësh, të ecësh drejtë, por gjithmonë duke vështruar Evropën në sy: boll me frikë tek hiletë dhe tek kurthet.”-e mbyll ai intervistën me gazetarin gjerman. Edhe këtu, ai i drejtohet të mëdhenjëve dhe popullit, i bindur se hilet dhe kurthet i bëjnë veçse të vegjëlit, që ai i injoronte, pa i shkuar në mend se ata mund të hakmerren dhe në postmortumin e tij.

Besimi Golemi me piktorin
e shquar Sali Shijaku

Në gazetën “Koha jonë” e 18 prillit 1998, 28 vite më parë, vdekja tragjike e piktorit Besim Golemi shoqërohet dhe me dy shkrime homazh nga shkrimtari Bujar Xhaferi dhe piktori Vladimir Myrtezai. “Ai pikturoi gjithë jetën ëndrrën e tij me një penel të lirë…pikturonte duke klithur nën zë… Ai ishte ndër të paktët që në vend të herarkëve pikturoi koka të bukura minatorësh dhe shkrimtarësh. Për të sjellë ndërmend këtu portretin e Dritero Agollit, Ismail Kadaresë, Petro Zhejit e Rudolf Markut.”-vë në dukje Bujari, duke shtuar: “Tek pinim kafe në hollin e hotel Dajtit në Tiranë, më tronditi kur më tha se po punonte pikturën e tij të fundit…Besimi kishte pikturuar për herë të parë dhe të fundit vetveten.” Ndërsa Vladimir Myrtezaj ndalet në vlerat e artit të tij: “Natyrë artistike dhe shumë i talentuar! Me temperament të vrullshëm në shfaqjet e tij….I vetmi dhe i mrekullueshmi në llojin e tij. Vdekja e Besimit qe e dhimbshme dhe tragjike. Më vjen të skuqem pak, kur mendoj që Golemi me vetëpërjashtimin e tij, sikur sfidon të gjithë racën e kalkulatorëve të vetëquajtur dhe të vetëzgjedhur “kritikë” dhe “artistë” dhe vazhdojnë e luajnë komikisht në arenën e artit, ku me një cinizëm vulgar, bashkë me shtetin dhe racionalitetin e tyre, pozojnë brenda kësaj arene.” Ndoshta tek të tillët duhet kërkuar, që për Besimin s`po kujtohet askush. Të shohim se c`ka në mend të bëjë Mimoza Ahmeti, e cila ka premtuar të shkruaj një kapitull më vete për Besim Golemin. “Në të majtë të hollit dallova një figurë të gjatë, diçka midis një prifti dhe një dinozauri; ky ishte vetë Besim Golemi… Unë dhe Besimi ndenjëm gjatë aty mes pikturave, ku filloi edhe ajo miqësi e çuditshme për të cilën do të shkruaj një tjetër kapitull. Para se të nisej në emigrim, në Gjermani, ai erdhi disa herë në apartamentin ku jetoja asokohe te Rruga e Durrësit, me Aurelin. Më kishte bërë edhe një portret, që e ruaj edhe sot e kësaj dite, edhe kur u transferova e mora. Aureli ishte zakonisht indiferent, plot impenjim me botën e tij të përkthimeve dhe zbulimeve letrare. Besoj se ka qenë para ikjes në Gjermani, kur Besimi më la një seri nga bojërat e tij, furça dhe kanavace dhe më tha: “Përdori!”…Besimi më kishte prurë nga Gjermania libra arti, Munch, Van Gog..Me dedikime për mua: “Magjistares së madhe të fjalës”. Kam vite, që e kam ngritur zërin për ta shpëtuar Besim Golemin nga harrimi, i vetmi që më është përgjigjur, një ish nxënësi i tij nga Divjaka, Enea Janko, i cili disa punime të Besimit i ekspozoi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, duke u bërë dhe korniza nga më të shtrenjtat, të cilat më pas iu kthyen familjarëve. Iku nga kjo botë, duke lënë bojëra, furça dhe kanavacë, që të përdoren…


Send this to a friend