Buenos Aires (Argjentinë)- “O mamma, mamma, mamma, sai perche mi batte il Corazon? Ho visto Maradona, ho visto Maradona! Eh mamma inamorato son!”. E kanë parë dhe e kanë kënduar për të në shtatë vite. Për Diegon legjendar. Për Pibe de Oron. Për “Maradonën që është më i mirë se Pele”. E kanë parë të gjithë, pastaj kanë qarë. Një jetë e mbushur me suksese të mëdha. Me gola, fantazi dhe dribling, lëvizje prej gjeniu dhe një gëzimi që nuk mbaron kurrë. Me zemër, dashuri dhe dhimbje të mëdha.
Mashkulli i parë i familjes
Diego është një përrallë. Ka lindur në 7.05 të së dielës, ditë në të cilën të gjithë luajnë futboll. Chitoro dhe Tota janë shumë të varfër, jetojnë në një vend të keq, brenda një barrakeje me hekurishte në një zonë që quhet Villa Fiorito. Kanë në shtëpi pesë femra, Diego është mashkulli i parë i familjes. Më pas, kanë mbërritur Hugo dhe Lalo. Diegon e kanë quajtur menjëherë Pelusa, sepse ka menjëherë një kokë të mbushur me flokë. Lind dhe luan me top, është një njeri i destinuar për suksese të mëdha, të gjithë e cilësojnë si fëmijën e Zotit. Tregojnë, që televizioni ka mbërritur në Villa Fiorito, një zonë të mbuluar nga uji gjithmonë, një ditë si për rastësi, Diego kishte 11 vite në atë moment. Telekronisti i thotë Diegos: më trego sesa herë arrin ta mbash topin. Diego fillon të kryejë palexhio me një top gome dhe arrin në dyqind palexhio. Dhe gazetari, një gazetar i qetë dhe i duruar, shprehet: Diego, mjaft, po mbaron kaseta për të xhiruar. Pastaj, tregojnë që njeriu i televizionit është shprehur: me të, topi këndonte.
Debutimi
Muzika e topit të Diego Armando Maradonës, detet dhe oqeanet pa harruar dhe malet e larta. Diego Armando debuton me Argentinos Juniors në moshën 15-vjeçare, 11 muaj dhe njëzet ditë, arrin ti kalojë topin prej shalësh markuesit të tij, Juan Domigo Kabrera, dhe një gazetë shkruan: “Surprizues, i shkëlqyer dhe inteligjent”. Është kthyer menjëherë në një yll të vogël, por me kalimin e kohës do të kthehet në më të madhin, në Pibe de Oro. Shkon të luajë tek Boka Juniors dhe më pas në Europë, në Barcelonë. Kur mbërrin tek Barcelona, gazeta sportive spanjolle ‘Don Balon’ titullohet: “Bum Maradona 15 miliardë që flasin, vrapojnë dhe shënojnë”. Ai entuziazmon të gjithë, por Spanja nuk e dashuron. Një lojtar bask, Andoni Goicoechea, i thyen kaviljen e majtë. Dy orë operacion, disa momente të vështira dhe këmba, e majta magjike, e rindërtuar. Goicoechea është skualifikuar për 18 ndeshje.
Italia
Në Napoli, Korrado Ferlaino dhe Antonio Juliano e përkëdhelin dhe arrijnë ta marrin në skuadrën e tyre. Do të thuhet: një shifër e çmendur, më shumë se 13 miliardë lireta për një mbret të vogël, të trishtuar dhe të masakruar. Por edhe: një lëvizje e shkëlqyer, një çmenduri e mrekullueshme. Të enjten, në 5 korrik 1984, në orën 18.31 mbërrin dhe prezantimi madhështor. “Mirë se ju gjej napoletanë, jam shumë i lumtur që jam këtu me je”, është shprehur Diego Armando Maradona dhe ndërkohë mban topin në ajër me San Paolon që këndon. Zëri i tij përhapet nga shtatë artopolante gjigandë. Në momentin e prezantimit janë më shumë se 70 mijë tifozë, çmimi i hyrjes ishte një mijë lireta. Ka patallona të gjata me një tutë gri dhe shallin e kaltër. Gjuan fort topin që ngjitet në qiell. Pastaj, Diego shprehet: “Tek Barcelona ndihesha i burgosur. Napoli do të jetë qyteti im”. Fillon në atë mbrëmje romani i një ekzistence të adhuruar dhe dashuruar, e njeriut dhe e numrit të tij. Numri dhjetë legjendar. Napoli është qyteti i tij dhe ai kthehet në Maradonapoli, duke dhënë spektakël për spektatorët. Diego ndërmjet Napolit dhe botës, fiton gjithçka. Kampionatin Botëror, tre tituj kampion, një me Boka Juniors, dy nën qiellin e Vezuvit. Një Kupë UEFA dhe dy kupa dhe superkupa me Barcelonën dhe Napolin. Fiton gjashtë herë klasifikimin e golashënuesve, pesë herë në Argjentinë dhe njëherë në Itali. Nuk fiton një Top të Artë, sepse në atë periudhë ekstrakomunitarët nuk mund ta fitonin. Në vitin 1995, ja japin për karrierën e madhe që ka zhvilluar.
Problemet
Në Napoli jeton me njerëzit e tij të besuar. Do të thonë shumë: si një mbret në botën e tij dhe kapricoz në sjellje. I nderuar dhe dashuruar, një lojtar i madh, i jashtëzakonshëm në botën e futbollit, njeri i një planeti tjetër. Artist rebel, mëkatar në sjelle. Një kampion i madh që humbet në labirinthet e zeza të drogës. Një miku tij, Salvatore Banji, do të tregojë pak më vonë: “Me ne të Napolit ka qenë vetëm Diego. Nuk ka ndikuar asnjëherë për të vendosur superioritetin e tij. Nuk ka thënë kurrë: djema, më jepni topin dhe mendoj unë. Nuk shikonte vetëm veten e tij, ishte një lojtar skuadre dhe mendonte gjithmonë për grupin. Ka qenë një shok skuadre perfekt”. Pastaj kokaina, drama, mërzia, arratisja dhe fundi i tij. Gjithmonë, duke vazhduar në dëshminë e Salvatore Banjit: “Ka rënë në botën e drogës, në një periudhë jete ku ishte shumë i lumtur. Luante futboll si mbret, kampion bote, Napoli i gjithi në gjunjët e tij, kishte të gjithë paratë që dëshironte. Ka rënë të bjerë në një situatë të vështirë gjatë një momenti kur kishte kapur majat. Jam përpjekur që ta ndihmoj, të arsyetoj, por të flisje me të në atë moment ishte shumë e bezdisshme dhe e vështirë”. Diego rrëzohet dhe ringrihet, dhe rrëzohet përsëri. Shëndoshet dhe ndihet i shkatërruar. Shkon tek Gedafi dhe tek Fidel Kastro, në Luvër dhe në Jeruzalem. Hedh poshtë jetën e tij dhe jetë të tjera. Zhduket krejtësisht, humbet me miq falso, dhe përfshihet në mizerje. Ishte duke vdekur, është kthyer në një bankinë, e kanë shtyrë ata të Argjentinës.
Rilindja e mitit
Tashmë është jashtë, të paktën kështu duket, nga të gjithë. Diego ka qenë Diego. Shumë i ekzagjeruar, në të mirë dhe në të keq. Ka thënë: “Unë gjithmonë kam fituar”. Kishte thënë më parë edhe: “Unë jam dora e Zotit”. Në fund është kryer dhe një film për të: “Dora e Zotit” nga Marko Risi. Diego njëherë i ka thënë një gjykatëseje femër: “Unë i kam dhënë kënaqësi shumë njerëzve”. Dhe ajo i përgjigjet: “Por duhet të kishe mbajtur diçka për vete”.
Komentet