Porsa ditës i pat xanë filli,
Drandofillja muer me çilë
Gjetht e vet e andej prej qielli
Pritte voesen per shtat t’ vet.
Kqyra n’ nesret, gjetht kish’ mshilë,
Dikush ksajë shpejt tash i a shklet.
Vrojta ‘i halë, s’ cillës i kercnohen
Diell e borë e erë e shi:
Rrajtë e saja veç forcohen
E kahë qiella ajo lshon shtat;
Qinda vjetsh kjo pau duhi,
Por duhija ç’ i ban s’ pat.
E virtyti asht shemllesa
Ajo halë qi s’ lodhë stuhija;
Drandofillja, qi e kohës kmesa
Kputë, hijeshin na perfytron.
– Kalojn ditt e bukurija!
Veç virtyti m’ tokë qindron. –
Komentet