Kur drurët e gjelbër qeshin me zërin e gazmimit,
dhe përrenjtë valëzues duke qeshur gurgullojnë;
Kur ajri qesh me humorin tonë të hareshëm,
Dhe kodrina e gjelbër qesh me zhurmën e saj;
.
Kur livadhet qeshin me gjelbërimin e gjallë,
Dhe karkaleci qesh në këtë skenë gëzimi;
Kur Meri dhe Suzana dhe Emilia
Me gojët e tyre të rrumbullta këndojnë: Ha, ha, hi!
.
Kur zogjtë e pikturuar qeshin në hije,
Kur tryeza jonë është mbushur me arra dhe qershi:
Eja ta jetojmë, ndihu shend e verë dhe bashkohu me ne,
Të këndojmë në kor ëmbëlsisht: Ha, ha, hi!
Komentet