Të dashuruar, harrojeni dashurinë,
radhituni në dashurinë e këtyre
Ajo një lule dritareje
dhe ai një murlan dimri.
.
Kur velloja e dritares së ngrirë
shkrihet dhe bie në mesditë
dhe zogu i verdhë i kafazit
vërtitet mbi të në sintoni.
.
Ai i lë shenjë në xham
s’mund ta ndihmojë veç të lërë gjurmë
dhe vetëm t’i parakalojë asaj
për t’u kthyer prapë në muzg.
.
Ai ishte një erë dimri
i lidhur me akull dhe borë,
barërat e thara dhe zogjtë e paçiftuar
dhe pak nga dashuria mund të njohë.
.
Por ai psherëtin mbi parvaz
dhe i jep një të tundur xhamit,
si dëshmitari i vetëm aty
që e kalon natën syhapur
.
Mbase ai triumfoi përgjysmë
ta bindte atë për ngarendjen
larg nga pasqyra flakëruese
dhe drita e stufës së ndezur.
.
Por lulja u mbështet mënjanë,
mendoi më mirë të mos flasë,
mëngjesi e gjeti murlanin
njëqind milje të ikur larg.
Komentet