“I vlerësoj marrëdhëniet e mira midis komunitetit dhe Guvernatorit, dhe përpiqem me shpirt të jap maksimumin tim për të ruajtur unitetin.”
Sophia Zayas, Përfaqësuesja e Bronksit në zyrën e Guvernatorit të Nju Jorkut foli për dëmet e pandemisë në komunitetin ku punon dhe rëndësinë e kultivimit të lidhjeve që na mbajnë bashkë. Ajo ka kryer studimet për Legjislacionin në Sektorin e Biznesit dhe është e para femër që ka arritur një post të lartë zyrtar në familjen e saj. Sophia vjen në ceremonitë dhe festimet e pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës së bashku me zyrtarë dhe përfaqësues të komunitetit, familjarë dhe miq. Ata kujtojnë një moment kur Sophia i vendosi para kraharorit të dyja pëllëmbët e hapura dhe shqiptoi qartë “Hej Shqipe!” Kujtimet e asaj kohe bëhen edhe më të vyeshme gjatë muajve të izolimit në Nju Jork, kur vendi u shndërua në epiqendër të krizës globale të koronavirusit. Të tronditur dhe të kapluar nga ankthi, Nju Jorkezët ndiqnin konferencat ditore të shtypit të Guvernatorit Cuomo për tu informuar dhe për të kuptuar sesi të përshtateshin në kohën e pandemisë virusale. Me kalimin e kohës u shtuan njohuritë dhe të dhënat për sëmundjen ngjitëse që shkakton virusi, të cilën ekspertët rreken ende ta kuptojnë sesi ‘trasnferohet’ nga cdokush dhe sesi mund të paraqesë simptoma të ndryshme te gjithsecili.

Intervistën me Sophia Zayas e filluam në maj dhe e përfunduam në fund të qershorit. Herë herë aty ndihej trishtimi për jetët e humbura por edhe vendosmëria se jemi të zotët ta tejkalojmë këtë kohë sfiduese. Për disa javë gjatë muajit maj, disa lagje të Bronksit kishin numrin më të lartë të infeksioneve. Dhe përfaqësuesja e rajonit ishte në radhët e para me drejtuesit e komunitetit, aktivistët dhe banorët.
Në fillim e pyeta për masat e marra në ato pesë zona, në të paktën njërën prej tyre banojnë shumë shqiptarë. “Flisja për ditë me zyrtarët vendor dhe përfaqësuesit e zgjedhur, prej andej e transmetoja të dhënat në zyrën e guvernatorit në Albani. NJë nga faktorët kontribues ishte përqendrimi i një popullsie me pak të ardhura që reflektohet në pabarazi shëndetësore. Unë arrita ta përcoj situatën e rëndë të këtyre zonave në zyrën e guvernatorit, i cili nga ana e vet u përgjigj duke hapur më shumë qendra testimi në lagjet në jug të Bronksit. Hapi tjetër pozitiv në parandalimin e përhapjes së krizës ishte testimi për antikorpe. Kjo u arrit në sajë të bashkëpunimit me kishat dhe vetë banorët. Për zonat ku gjendja nuk kishte alarmante, ne u përqendruam te uniformat mjekësore e spitalore, lëndë sanitare dhe mjete mbrojtëse, tha Përfaqësuesja e Guvernatorit për Bronksin.
Në përgjigje të pyetjes sime për kapacitetet testuese në Nju Jork, Zayas kujtoi momentet e nxehta të kundërvënies midis Guvernatorit dhe niveleve federale. Në sajë të atyre përpjekjeve, testet për diagnostikim dhe antikorpe janë në dispozicion në qendra të shërbimit urgjent, farmaci, kisha dhe shitore, për punonjësit. Megjithëse nuk u reklamua, testimi për antikorpse mund të bëhet edhe në mapot ushqimore dhe ka pasur shumë sukses. Banorët e mirëpritën dhe vlerësuan faktin që Guvernatori dhe Ministria e Shëndetësisë ishin të angazhuar për të plotësuar nevojat e tyre.

Unë e pyeta për përgatitjet eventuale për të ashtuquajturën valën e dytë, për të cilin flitet shumë në mjetet e informimit. Ajo tha se optimizni për kalimin e një vale të vështirë nuk duhet të na bëjë neglizhent. Ekspertët kanë njoftuar se vala e dytë është e pashmangshme. “Ndërkohë që kemi filluar fazën e parë të rihapjes,” tha përfaqësuesja guvernatoriale e Bronksit, një zonë si Pelham Gardens ku banojnë shqiptarë, ka një shkallë të lartë infeksionesh krahasuar me lagje brenda në qytet. Puna ime si Përfaqësuese e Rajonit është të jem pranë njerëzve që janë në karantinë, t’i dëgjoj dhe ngushëlloj ata por edhe t’i jap kurajo të ndjekin masat preventive. Gjatë kohës së revoltave, njerëzit janë shpërqendruar me bastisjet dhe protestat. Unë e vë theksin te rekomadimet për mbrojtje dhe distancim social. Tani jemi mirë sa i takon rasteve të diagnostikuara me COVID. Bronksi duhet të përqendrohet sesi të hedhim hapat e tjera përpara.” Pas një heshtje të shkurtër, ajo tha: “Shteti dhe mbarë vendi janë ngritur në këmbë. Protestuesit duke mos praktikuar masat mbrojtëse mund të paraqesin rrezik për shtimin e rasteve infektive. Guvernatori thotë se kur fitojmë një ndjenjë sigurie nga statistikat e ulta atëherë tregohemi më pak vigjilent në mbrojtjen nga virusi.” Ajo beson se Guvernatori i priu me sukses një sfide të paparë për nga përmasat dhe pasojat. Prej kësaj periudhe kanë dalë mësime të vlefshme në menaxhimin e krizave të fushës së shëndetësisë dhe ballafaqimin me pandemi.
Përsa i takon sektorit të ekonomisë, e pyeta për fazën e pare të hapjes ndërsa kishin filluar revoltat, disa herë të dhunshme, që vazhduan për ditë të tëra në lagjet e qytetit. “Duke i kushtuar vëmendje protestave, nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me sëmundjen COVID-19, dhe të mbrojmë pronat dhe bizneset për të cilat njerëzit kanë investuar dhe derdhur djersë,” tha Sophia.
Pjesën e dytë të intervistës e bëmë kur kishin kaluar 100 ditë nga koha kur u identifikua zyrtarisht rasti i parë infektiv. Bronksi vazhdonte të ishte qendër me një shkallë të lartë infeksioni dhe raste të COVID-19. Katër muaj pas shpalljes së pandemisë, virusi vazhdon të jetë rrezik për popullsinë. Në një nga konferencat për shtyp, Guvernatori Cuomo tha se ekziston edhe një virus tjetër “ai i racizmit”. Ndërsa protestuesit marshonin në rrugë për barazi raciale, edhe një herë pasojet I ndjenë lagje si Bruklin, Nju Jork dhe Bronks. Disa pjesë të Bronksit si Fordham, Grand Concourse, Burnside pësuan shumë shkatërrime. Ngazëllimi i fazës së parë të hapjes u ekslipsua nga dëmtimet e bizneseve të vogla dhe plackitjet e pronarëve të vegjël në komunitetin tonë. “Bizneset shqiptare si për shembull ato në Morris Park nuk u plackitën sepse banorët u bashkuan dhe i mbrojtën. Por bizneset e pronarëve latinë dhe zezakë u dëmtuan keq. Plackitësit dëmtuan komunitetet e tyre. Unë i pashë vetë dëmet gjatë inspektimit me Presidenten e Korporatës për Zhvillimin e Përgjithshëm Ekonomik të Bronksit, Marlene Cintron, me qëllim që të ndihmojmë të dëmtuarit me hua dhe programe financuese.

Sophia Zayas ka kryer studimet për Legjislacionin në Sektorin e Biznesit dhe është e para femër që ka arritur një post të lartë zyrtar në familjen e saj. E pyeta të më përshkruante një ditë të zakonshme pune. Ajo ka dy vjet në këtë post dhe tha se dita e Përfaqësuesit Rajonal është e paparashikueshme. Pastaj u interesova për një moment të vecantë nga puna e saj. Ajo tregoi për një mbrëmje festive për një projekt të madh komunikacioni për të cilën Guvernatori donte të mblidhte 400 të ftuar dhe ajo ishte lajmëruar 18 orë përpara festimit. Sophia kujton sesa e stresuar ishte gjatë atyre orëve dhe sesi ia doli mbanë me sukses. Ajo ia atribuon suksesin kultivimit të lidhjeve me bashkësinë. Kjo ishte ndërlidhja më e mirë për pyetjen time të fundit që kishte të bënte me raportet me shqiptarët dhe se cili ishte shqiptari i parë që kishte takuar në Bronks. “Ishte Esad Rizai. U prezantova si Përfaqësuesja për Bronksin. Në ceremoninë përkujtimore për pavarësinë e Shqipërisë, unë paraqita proklamatën nga Guvernatori dhe ia dorëzova Fondacionit të Shoqërisë Shqiptare Amerikane. U miqësuam shpejt. Shqiptarët janë mikpritës dhe të mirëpritshëm. Mendoj se kam një njohje të shumta dhe se kam arritur të kultivoj marrëdhënie të mira me bashkësinë shqiptare. Vitin e kaluar me rastin e pavarësisë së Kosovës, paraqita proklamatën për të nderuar pas-vdekjes Ali Rizain, babanë e Esadit, për punën e tij. Gjithashtu, solla zëvendës-guvernatoren Kathi Hochul, në festën e pavarësisë së Kosovës në sallën e zyrës presidenciale të Bronksit. Zëvendës-guvernatorja dorëzoi një proklamatë nga ana e Guvernatorit për të gjithë bashkësinë dhe organizatat shqiptare. I vlerësoj marrëdhëniet e mira midis komunitetit dhe Guvernatorit, dhe përpiqem me shpirt të jap maksimumin tim për të pasur unitet.”
Intervista është përkthyer me disa shkurtime nga anglishtja, sot me rastin e ditëlindjes së Sophia për t’ia uruar këtë ditë të shënuar.
Komentet