Ish-Nënpresidenti amerikan Joe Biden ka shprehur shqetësimin “për vetë shpirtin e vendit tonë” pasi Presidenti Donald Trump u zotua të hënën të përdorë ushtrinë për t’i dhënë fund “trazirave dhe paligjshmërisë” që kanë shpërthyer në të gjithë Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së një afrikano-amerikani që mbahej nga policia një javë më parë në Minneapolis.
Në një fjalim televiziv kombëtar në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, presidenti paralajmëroi se “nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të dislokoj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe do ta zgjidh problemin me shpejtësi”.
Komenti i referohej me sa duket Ligjit për Rebelimin të vitit 1807, i cili lejon presidentët të veprojnë ndaj paligjshmërisë gjatë emergjencave. Ligji u përdor së fundmi më 1992 në mes të trazirave në Los Angeles pasi një tjetër afrikano-amerikan, Rodney King, u rrah nga policia.
Presidenti Trump tha se ai “po mobilizonte të gjitha burimet e mundshme federale, civile dhe ushtarake, për të ndaluar trazirat dhe plaçkitjet, për t’i dhënë fund shkatërrimit dhe zjarrvënies dhe për të mbrojtur të drejtat e amerikanëve që respektojnë ligjin, përfshirë këtu edhe të drejtën tuaj të bazuar tek Amendamenti i Dytë”. Amendamenti i Dytë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve amerikanë për të mbajtur armë zjarri.
Pak para se presidenti të fliste, gazetarët që prisnin për komentet e tij në Kopshtin e Trëndafilave dëgjonin shpërthime të larta nga gazi lotësjellës që hidhej përreth Parkut Lafayette, ku forcat e policisë të veshura me paisje mbrojtëse shtynin me mburoja demonstruesit paqësorë. Gjithashtu u qëllua me plumba gome dhe u fut policia me kuaj për të pastruar zonën.
Lëvizja nga organet e zbatimit të ligjit erdhi më pak se gjysmë ore para orës 7 pasdite, kur shtetrrethimi hyri në fuqi për Uashingtonin.
Aksioni pastroi rrugën – por jo erën e gazit lotsjellës – rreth Kishës së Shën Gjonit, një bllok më në veri të Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Trump eci vetëm disa minuta pasi hyri në fuqi shtetrrethimi. Kisha historike Episkopale, e njohur në Uashington si “kisha e presidentëve”, pësoi dëme të vogla mbrëmjen e së dielës kur një zjarr i vogël u ndez në bodrumin e saj.
Përpara kishës së mbyllur, Presidenti Trump mbajti një Bibël, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara si “vendi më i madh në botë” dhe tha: “ne do ta ruajmë të sigurt”.
Presidenti Trump mban në dorë Biblën ndërsa qëndron përpara kishës së mbyllur
Në vazhdim, Presidenti Trump u kthye përsëri në Shtëpinë e Bardhë i rrethuar nga masa të mëdha sigurie.
Disa orë pas fjalimit të presidentit dhe paraqitjes së tij para kishës së Shën Gjonit, Joe Biden, kundërshtari i prezumuar demokrat i presidentit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti, denoncoi veprimet e Presidentit Trump në llogarinë e tij në Twitter. “Ai po përdor ushtrinë amerikane kundër popullit amerikan”, shkruajti Biden. “Ai përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë dhe gjuajti me plumba gome. Për një foto”.
“Për fëmijët tanë, për vetë shpirtin e vendit tonë, ne duhet ta mposhtim atë.”
Peshkopja Mariann Budde, udhëheqëse e Dioqezës Episkopale të Uashingtonit, gjithashtu shprehu në Twitter pakënaqësinë e saj me veprimet e Presidentit Trump. “Sonte Presidenti sapo përdori një Bibël dhe një kishë të dioqezës time si sfond për një mesazh që ishte e kundërta e mësimeve të Jezusit dhe gjithçkaje që përfaqëson kisha jonë. Për ta bërë këtë, ai sanksionoi përdorimin e gazit lotsjellës nga oficerët e policisë të veshur me paisje mbrojtëse për të pastruar oborrin e kishës”, shkruajti Peshkopja Budde.
“Vendimi i Presidentit Trump për të mobilizuar Ligjin për Rebelimin dhe retorika e tij provokuese, dëshmojnë se ai nuk mund të na udhëheqë në këto kohë të trazuara dhe të bashkojë vendin. Në vend të kësaj, ai ka vendosur të mbështetet në përdorimin e forcës ndaj atyre që ai i konsideron si kërcënim”, tha në një deklaratë Ligjvënësi Adam Smith, kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.
Presidenti, sipas zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes, ka urdhëruar ushtrinë që të dislokojë një batalion të policisë ushtarake në Uashington, juridiksioni i vetëm ku ushtria mund ta bëjë këtë pa u këshilluar më parë me guvernatorin e shtetit.
Njësitë e Gardës Kombëtare
Të gjitha forcat prej 1200 anëtarësh të Gardës Kombëtare në kryeqytetin amerikan janë mobilizuar. Sipas zyrtarëve, pesë shtete po dërgonin me shpejtësi nga 600 deri në 800 ushtarakë të tjerë, disa të armatosur me armë vdekjeprurëse.
Forca të tjera ushtarake në shërbim aktiv, ndër to polici ushtarake dhe njësi xheniere, janë vendosur në gatishmëri përreth Distriktit të Kolumbias dhe mund të sillen nëse do të lindë nevoja, njoftuan zyrtarët.
Në orët e vona të së hënës, një helikopter Black Hawk i ushtrisë amerikane fluturoi mbi çatitë e lagjes historike Chinatown të Uashingtonit në një manovër “demonstrimi force”, duke i detyruar protestuesit të shpërndahen për të shmangur pluhurin dhe sendet që ngrinin helikat e helikopterit, që thyen edhe degët e pemëve.
Një automjet ushtarak qëndron në mes të K Street në kryeqytetin amerikan
Veprimet e Presidentit Trump po shihen si demonstrimi më i hapur i forcës autoritare që kur ai mori detyrën 3 vjet e gjysëm më parë.
“Jemi duke u përsiatur drejt një diktature”, tha Don Lemon në rrjetin e kabllove të lajmeve, CNN, menjëherë pas fjalës së presidentit. “Unë mendoj se presidenti po luan një lojë shumë, shumë të rrezikshme këtu”.
Presidenti i është referuar vazhdimisht CNN-it si “lajme të rreme” dhe shpesh i karakterizon mediat kryesore amerikane si “armiq të popullit”.
Presidenti Trump i quan guvernatorët “të dobët”
Më herët të hënën, guvernatorët morën një leksion nga Presidenti Trump, sekretari i mbrojtjes dhe prokurori i përgjithshëm, duke i nxitur ata të bëhen të ashpër me protestuesit e pabindur në rrugët e qyteteve të Amerikës.
Në një konferencë nëpërmjet telefonit me guvernatorët për demonstratat e dhunshme në të gjithë vendin, udhëheqësit e shteteve u kritikuan ashpër nga presidenti.
“Shumica prej jush janë të dobët”, u tha presidenti, sipas një regjistrimi audiofonik të telefonatës. “Ju duhet të dominoni. Nëse nuk mbizotëroni, po humbni kohën tuaj. Ata do t’ju shkelin me këmbë; do të dukeni si një tufë budallenjsh”.
Presidenti Trump është duke u përballur me kritika për mosmarrjen e rolit tradicional presidencial të “krye-ngushëlluesit”, që kur vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd ndërsa mbahej nga policia në Minneapolis, shkaktoi një rrjedhë agonie dhe zemërimi kombëtar.
Në vend të kësaj, presidenti ka kaluar kohën në Twitter duke sulmuar Biden-in dhe politikanë të tjerë demokratë, dhe duke i njehsuar me radikalët e majtë që ai fajëson për dhunën e ditëve të fundit.
Telefonata me Presidentin Trump të hënën ishte “thellësisht shqetësuese”, tha guvernatorja demokrate e Miçiganit Gretchen Whitmer.
“Në vend që të ofrojë mbështetje ose udhëheqje për të ulur temperaturën në protesta, Presidenti Trump u tha qeveritarëve që ta ‘shtypni’ ose do na ‘mposhtin’,” tha ajo në një deklaratë.
Rreth gjysma e guvernatorëve kanë aktivizuar tashmë njësitë e Gardës Kombëtare për të ndihmuar organet e zbatimit të ligjit në shuarjen e trazirave. Por më shumë ushtarakë janë të nevojshëm në rrugë, sipas presidentit.
“Ata janë të gatshëm, kanë dëshirën dhe aftësitë. Ata duan të luftojnë për vendin”, u tha Presidenti Trump guvernatorëve. “Do të doja të kishim një forcë okupuese prezente”.
Qyteti Los Angeles, konkretisht, “nuk është duke përdorur burimin më të mrekullueshëm që mund të përdorni”, tha Presidenti Trump për forcat ushtarake nën kontrollin e shtetit.
Presidenti Trump dhe Shtëpia e Bardhë po fajësojnë për dhunën një koalicion mes aktivistëve të së majtës së largët, të njohur si “antifa” (shkurtim i fjalës antifashist), anëtarët e të cilës bëjnë fushatë kundër asaj që i shikojnë si akte të autoritarizmit, homofobisë, racizmit ose ksenofobisë.
Presidenti republikan paralajmëroi më herët në Twitter se “kur plaçkitjet fillojnë, të shtënat fillojnë”. Presidenti Trump mohoi më vonë që fraza ishte një paralajmërim se vandalët do të qëlloheshin me armë dhe tha se nuk e dinte që shprehja ishte përdorur në mënyrë të dukshme nga shefi i policisë së Majamit në 1967 në përgjigje të kriminalitetit të dhunshëm në lagjet e afrikano-amerikanëve.
“Është një lëvizje që nëse nuk e shtypni, do të përkeqësohet dhe përkeqësohet”, u tha guvernatorët Presidenti Trump të hënën. “Këta janë radikalë dhe janë anarkistë.”
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, e pyetur gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me reagimin e guvernatores së Miçiganit, tha se ajo nuk e kupton pse Guvernatorja Whitmer do të shqetësohej që presidenti u thotë guvernatorëve të bëjnë punën e tyre.
Një tjetër demokrat, Guvernatori J.B. Pritzker i shtetit Illinois, i tha presidentit, “Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar për retorikën që është përdorur nga ju. Është provokuese”.
Presidenti u përgjigj: “Edhe mua nuk më pëlqen shumë retorika juaj,” duke kritikuar përgjigjen e Guvernatorit Pritzker ndaj pandemisë së koronavirusit. “Sinqerisht mendoj se mund të kishit bërë një punë shumë më të mirë”.
Prokurori i Përgjithshëm William Barr u tha guvernatorëve, “ne duhet të kontrollojmë rrugët … dhe kjo kërkon një prani të fortë”.
Provokatorë profesionistë po kërkojnë të lëvizin nga shtetet e fortë drejt shteteve të dobët për të shkaktuar rrëmujë, tha zoti Barr, duke shtuar se kjo bazohej në raportet e shërbimeve të zbulimit.
“Të gjithë po kërkojnë pika të dobëta,” tha Presidenti Trump.”Duhet të arrestohen këta njerëz” dhe të burgosen për disa vite. “Këta janë terroristë. Ata janë antifa dhe e majta radikale”.
Presidenti Trump posaçërisht u bëri thirrje qytetit të Nju Jorkut dhe Filadelfias që “të ashpërsohen .”
Presidenti Trump tha se përgjigjja fillestare në Minesota ishte “e dobët dhe patetike”, por se Guvernatori i Minnesotas Tim Walz, një demokrat, meritonte lavdërime për dislokimin e Gardës Kombëtare, e cila rrëzoi demonstruesit “si kunjat e lojës bowling – një gjë e bukur për tu parë”.
Gjatë konferencës me telefon, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper u tha guvernatorëve se “sa më shpejt që të mbushni dhe mbizotëroni hapësirën e betejës, aq më shpejt do të shpërndahet kjo gjë”.
Një javë pasi Floydi, 46 vjeç, vdiq ndërsa mbahej nga policia dhe u filmua një oficer i bardhë i policisë që e shtypte në qafë me gjurin e tij për më shumë se 8 minuta, demonstratat paqësore janë lënë në hije nga dhuna urbane në mbarë Amerikën. Bizneset janë vandalizuar dhe plaçkitur, monumentet publike janë dëmtuar dhe oficerët e organeve të zbatimit të ligjit kanë qëlluar me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, disa prej të cilëve kanë goditur policinë me tulla, fishekzjarre dhe qese me lëngje trupore.
Mijëra njerëz u arrestuan në demonstratat në mbarë Shtetet e Bashkuara të shtunën dhe të dielën.
Të hënën Kalifornia urdhëroi mbylljen e ndërtesave të qeverisë së këtij shteti në qendrat e qyteteve.
Në Çikago, dy njerëz u vranë gjatë demonstratave të hënën në zonën periferike Cicero dhe u arrestuan 60 persona, raportoi agjensia e lajmeve Associated Press.
Në Uashington, D.C., Kryebashkiakja Muriel Bowser u shtriu orarin e shtetrrethimit me katër orë, duke filluar nga ora 7 pasdite.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë McEnany tha për Presidentin Trump se, “ai e kupton dhimbjen” e demonstruesve të ligjshëm. Ajo shtoi se, “është vërtet një turp” që radikalët në rrugë po dëmtojnë mesazhin e protestuesve paqësorë.
Mbahet sot protesta e 115 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Tiranë.
Sot bëhen 115-të qëndresë, revoltë, rezistencë.
Protesta e 115-të pritet të vijojë me të njëjtin format, me grumbullimin e qytetarëve, fjalimet e aktivistëve dhe më pas marshimin në rrugët e Tiranës.
Në protestat e ditëve të fundit janë dëgjuar sërish thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria po bën revolucion”.
Protestuesit kanë mbajtur gjithashtu pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe për ndryshimin e mënyrës së përfaqësimit politik.
Një prej mesazheve të përsëritura gjatë marshimeve ka qenë edhe “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, ndërsa protestuesit kanë kërkuar pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare.
Në ditët e fundit, aktivistët kanë ngritur gjatë fjalimeve edhe çështje të tjera politike, mes tyre ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, mënyrën e përfaqësimit në Kuvend, Reformën Territoriale, zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike.
Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe të marshimeve në kryeqytet.
Qëndresa e përditshme, sipas tyre, do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve. bw
Në qoftë se:-“… para pak muajsh kur isha në Strasburg fola për Zvërnecin si deputet i Vlorës do të doja të flisja përpara kolegëve si edhe të atyre të opozitës edhe për banorët e kësaj zone dhe se si ata e përjetojnë e atë që ne synojmë të gjithë që është zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë tonë. Për familjet që presin prej vitesh certifikatën e pronës dhe për të rinjtë që kërkojnë punë të mirëpaguar që ata të qëndrojnë në Vlorë, për sipërmarrësin që kërkon të investojë (e pse jo), pse duket këtu që jemi mbledhur që të kërcënojmë sipërmarrësit dhe jo t’i mirëpresim dhe për banorët që detyrimisht nuk pranojnë që zhvillimi të cenojë natyrën qoftë edhe dinjitetin”, kështu e çeli diskutimin e tij ish Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në Takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipëri Bashkimi Evropian.
Terminologjia e zgjedhur prej deputetit socialist i prek pjesërisht problemet.
Kemi edhe një ‘element’, të pestë.
Janë shpendët!
Qindra mijë autoktonë dhe miliona që emigrojnë përjetësisht duke folenizuar dhe duke u riprodhuar në Lagunën e Nartës.
Siç transmetohet me këtë pjesë ligjërimi, flitet për deputetin në një territor si Vlora dhe në Strasburg BE-në.
Paralelizohet detyra me fjalën kolegë kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, pra Kuvendin e RSH dhe BE-në.
Flitet për problemet siç janë banorët, familjet, çështjet e pronësisë (të pazgjidhura) dhe flitet për investime, rritje punësimi të popullatës dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Me një shikim dhe kuptim të shpejtë a mund të kapet se çfarë është lënë jashtë nga kjo metodë përgjithësuese?
Me siguri mund kuptohet infrastruktura turistike (rrugë, ujësjellës kabllo elektrikë dhe telekomunikacioni digjital), ndërtimet në Zvërnec dhe Sazan.
Ajo që nuk zihet tani me gojë mbetet Aeroporti i Vlorës i hedhur për zgjidhje gjyqësore ndërkombëtare.
Ndërsa ajo për të cilën nuk flitet fare janë burimet natyrore, flora dhe fauna, biodiversiteti dhe ekosistemi i Lagunës së Nartës dhe Lumi Vjosa deri në grykë derdhjen e vet.
Në se për këto nuk flitet atëherë çfarë presim të zgjidhet?!
Me vëmendje e kemi ndjekur trajtimin e propagandës shtetërore. Në 113 Ditë rresht për Protestën Qytetare shkruhet shabllon në lajme; “Vijon protesta…” dhe asnjë herë nuk harrohet fjalia “Qytetarët u mblodhën sërish sot në sheshin ‘Skënderbej’ dhe nisën marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e … të protestave kundër investimit në Zvërnec”.
Ky është i vetmi konstatim dhe e vetmja hapësirë që politika dhe mediat pranë pushtetit i bëjnë protestës.
Sa për muajt e kaluar kur flitet për Strasburgun, në një deklaratë ai që është bashkë kryetar i Takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipëri Bashkimi Evropian, Taulant Balla shprehej në muajin Korrik, 2026:-“Ekziston Parku Kombëtar i Vjosës dhe Parku i Nartës. Nuk janë një park i vetëm. Parku i Vjosës është zonë e mbrojtur 100 për qind dhe Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka një park të tillë. Në këtë aspekt duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime.”*
Pra i është thënë në sy dhe me arrogancë Evropës:-“…duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime”
A mund të presë publiku një qendrim më ndryshe se sa ky?
Sa për skemat përfituese se si u gjet “njolla e aeroportit ekzistues”, “ku u gjetën paratë” dhe se si “përfundoi në bllokim ndërkombëtar koncesioni” i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës që shkeli çdo parashikim dhe premtim, fitues del natyra.
Do të jetë linja “Adriatik Flyway”*
Në se respektohen kërkesat për ndryshimin e Ligjit 21/2024 dhe në se zbatohen rezolutat evropiane për mjedisin, në vend të VIA-s Vlora mund të ketë Universitetin dhe Qendrën më të madhe studimore për Biodiversitetin, Florën dhe Faunën tokësore dhe ujore si dhe të shpendëve migratorë.
Duke ndjekur Takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipëri Bashkimi Evropian mungesa e këtij trajtimi ra në sy sikurse edhe prania e profesionistëve mjedisorë të fushës.
Do të ishte një shembull edhe më i fuqishëm, angazhimi dhe protesta qytetare pranë mjediseve të takimit mes politikanëve vendas dhe atyre të BE-së.
Deputeti socialistë theksoi se:-“… një leksion i nxjerrë nga ditët e protestave është pikërisht ose gjykoj unë se duhet ndërtuar ai model ku qytetari është partner i zhvillimit dhe jo thjeshtë spektator…”
Po mirë more duhet thënë:-A e dëgjuat juve parlamentarë të nderuar publikun, apo edhe vetë me kartonat në duar keni hedhur poshtë ose keni kaluar çfarë ju është ofruar?!”.
Ju lutemi ta kurseni talljen…
Anuloni Ligjin 21/2024!
Strasburgu ka zbarkuar në Tiranë.
___
*ATSH
*Adriatic Flyways- korridori i fluturimeve të shpendve migratorë në Mesdhe.
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të hënë në Tiranë, duke hyrë në ditën e 114-të të qëndresës së përditshme të qytetarëve.
Pas protestës së 113-të të zhvilluar të dielën, ku qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, protestuesit rikthehen sërish në rrugët e kryeqytetit. Në tubimin e një dite më parë, mesazhet kryesore ishin kundër qeverisë, ndërsa një prej kërkesave të përsëritura ishte dorëheqja e kryeministrit.
Protesta e 114-të pritet të vijojë me të njëjtin format, me grumbullimin e qytetarëve, fjalimet e aktivistëve dhe më pas marshimin në rrugët e Tiranës.
Në protestat e ditëve të fundit janë dëgjuar sërish thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria po bën revolucion”. Protestuesit kanë mbajtur gjithashtu pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe për ndryshimin e mënyrës së përfaqësimit politik.
Një prej mesazheve të përsëritura gjatë marshimeve ka qenë edhe “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, ndërsa protestuesit kanë kërkuar pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare. Në protestën e 113-të, pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, marshimin e morën në dorë studentët, gratë dhe vajzat.
Në ditët e fundit, aktivistët kanë ngritur gjatë fjalimeve edhe çështje të tjera politike, mes tyre ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, mënyrën e përfaqësimit në Kuvend, Reformën Territoriale, zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike.
Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe të marshimeve në kryeqytet. Qëndresa e përditshme, sipas tyre, do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve.bw
Protestat qytetare në Shqipëri, që kanë hyrë në ditën e 113-të, kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, protestat janë trajtuar nga SBS Dateline, programi australian i gazetarisë investigative, i cili ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri, ku mijëra qytetarë protestojnë në shesh për çdo natë.
Emisioni në fjalë sqaron se protesta nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit të parashikuar në Zvërnec, por më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe mënyrës së funksionimit të sistemit politik në Shqipëri.
Në prononcimet për gazetaren Jennifer Scherer, protestuesit shprehen se synojnë ndryshimin e sistemit dhe kërkojnë një reagim të fortë qytetar. “Ne po përpiqemi të sjellim një ndryshim sistemi. Kemi nevojë për një ndryshim thelbësor. Tani është koha”, shprehet një prej protestuesve.
Për emisionin ka folur edhe aktivisti Jurgen Shpërdhea, i cili ka argumentuar se Shqipëria ka potencialet e nevojshme për të qenë një vend i pasur. Ai ka vënë në dukje edhe pjesëmarrjen e fëmijëve në protestë, të cilët i janë bashkuar thirrjeve të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama.
Protestues të tjerë kanë thënë se pjesëmarrja e tyre në tubime lidhet me dëshirën për të ndikuar në të ardhmen e vendit dhe për të kërkuar ndryshime politike.
Në emision është përfshirë edhe qëndrimi i kryeministrit Edi Rama. Ai ka deklaruar se protestat nuk mund të përcaktojnë fatin e projekteve dhe zhvillimin e vendit, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë për sa kohë ai është në drejtimin e qeverisë.
“Përparimi në Shqipëri dhe projekti nuk mund të përcaktohen nga protestat në rrugë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Jo sa kohë jam unë në krye”, citohet Rama. bw
Tirana pritet të jetë sërish sot në fokus të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me zhvillimin e tubimit të 113-të radhazi.
Qytetarët pritet të mblidhen gjatë pasdites për të vijuar protestën dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Tubimi i sotëm zhvillohet vetëm një ditë pas protestës së 112-të, e cila u shoqërua me marshim në disa prej rrugëve të kryeqytetit dhe me thirrje kundër qeverisë.
Gjatë protestës së djeshme, qytetarët brohoritën “Edi Rama, jep dorëheqjen!”, “Arresto Ballukun, arresto Ramën!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”.
Protestuesit e konsiderojnë dorëheqjen e kryeministrit një nga kërkesat kryesore të tyre, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e qëndresës dhe pjesëmarrjen në protestat e radhës.
Protesta e 113-të pritet të nisë gjatë pasdites në Tiranë, ndërsa mbetet për t’u parë shtrirja e marshimit dhe itinerari që do të ndjekin protestuesit. bw
Mbahet sot në Tiranë protesta e 112 kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish pasditen e sotme për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Protesta vjen një ditë pas tubimit të 111-të, i cili u shoqërua me marshime në rrugët e kryeqytetit dhe me thirrje të forta kundër qeverisë.
“Edi Rama, jep dorëheqjen!”, “Arresto Ballukun, arresto Ramën!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë tubimit të kaluar.
Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave.bw
(Klodiana Spahiu “All in”:-“… unë ose e sjell PET Scan-in, ose jap dorëheqjen”)
Ka shkelur fort me të majtën kur ka hipur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë Ministrja e sapo betuar e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu për të fituar jo vetëm besimin, por edhe për të ruajtur integritetin profesional që në rast se nuk e mban një zotim si ky:-” Në janar fillon Instituti i Onkologjisë. Në fillim të vitit 2027, unë ose e sjell PET Scan-in, ose jap dorëheqjen”, e përforcojmë deklaratën; do të jap dorëheqjen.
Që prej 2009 në parlament me gjithë ndryshimet që Rilindja Socialiste e kryetarit dhe kryeministrit Rama ka bërë në përfaqësim numerik dhe në përmbajtje, përvoja 17 vjeçare e saj duket e dobishme në mandatin e 4 jo vetëm për besnikërinë e provuar, por edhe për bastin 2 milion dollarë (afërsisht me 26 milion lekë me kursin e këmbimit valutor), që hodhi në kazinonë socialiste që në interpelancën e parë gjatë ditës së Enjte 17 Shtator, 2026.
E bëjmë këtë krahasim me kazinonë pikërisht për të kuptuar një aspekt se si lidhen me paranë pushtetarët. Buxhetin dhe arkën e shtetit si dhe menaxhimin e financave nga ministrja përkatëse Spahiu, pas tre të dështuarve të njëpasnjëshëm Beqaj (arrest shtëpie), Manastirliu (e thirrur në SPAK dhe e promovuar si Kandidate për kreun e Bashkisë Tiranë), Sala (e sapo dorëhequr).
Kur paraja/korrupsioni hyn në mes krahasimi me kazinonë na i përcakton si duhet lojtarët dhe varësinë e tyre me lojën. Dikush mbetet, dikush rrezikon, të tjerë ushqehen dhe luajnë pa e kuptuar se e thellojnë borxhin për shkak të varësisë.
Varësia (adiction*) që njihet si term mjekësor nuk e ka më mirë kuptimin e saj se sa në lidhjet me paranë, korrupsionin dhe narkotrafikun për të cilat qeveria shqiptare është vënë në fokusin e organizatave ndërkombëtare të specializuara që luajnë një rol kryesor në parandalimin, hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme në mbarë botën dhe sigurisht të medias në përgjithësi dhe asaj investigative në veçanti.
Befasohesh kur një interpelancë që fillon nga ana e ministres Spahiu ku deklarohen se janë vetëm 100 orët e para të uljes në tavolinë dhe se në se deri në fillim të 2027 po nuk e mbajti premtimin ajo do të largohet.
Kërkesa është në fakt prej kohësh nga publiku që të bëhet puna dhe të bëhet me cilësi dhe me humanizëm.
A e dini se në faqen e facebook-ut ministrja Klodiana Spahiu vetëm pas 100 orëve të para ka 9 segmente video ?
Kush i prodhon?!
Le të themi 7 deri tani në total pasi dy janë marrë nga faqja e Kuvendit, por të kujdesesh me 7 mesazhe propagandistike dhe t’i finalizosh ato me mbledhjen e “drejtuesve të institucioneve në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në të Premtet e çdo jave në orën 17:00 nën tematikën Prania Besnike”, kjo formë dhe veprim e tejkalon shkallën dhe cilësinë e patronazhimit. Ajo tregon se administratën, specialistët, mjekët dhe pacientët i kthen në aktorë të ideologjisë së Rilindjes Socialiste.
E turpshme që në 100 orët e para…
Duke e ndjekur me vëmendje këtë lojë dhe filma të shkurtër propagande facebook-u, tërhoqi vemendjen një mesazh që nuk i arrin takimet e së Premtes, por i shërben për sa ka mbetur në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pa një përgjigje, besojmë se duhet përforcuar pasi ngjan me zërin dhe kërkesat e fjalës së lirë në protestat e kryeqytetit plot 111 ditë. Pikërisht poshtë zyrës së kryeministrit dhe tryezës së kazinosë të kabinetit qeverisës. Një qytetar P.K shkruante ndër të tjera:-“Për personat me Aftësi të Kufizuar nuk kam patur asnjëherë përkrahje dhe që dr. Klodi e njeh mirë djalin që është 43 vjeç. Të shohim dhe mbajmë shpresën se historia e djalit tim është si nëpër filma”.
Në se kjo është një histori 43 vjeçare kthesa nga ministrja dhe justifikimi mund të jetë i kollajshëm. Në fakt është njësoj i barabartë me një nga më të freskëtit në ditët e para të protestës kur një prindi*, babai i një fëmije me status invaliditeti u arrestua gjatë shpërthimit të protestave pasi kërkonte ndihmë në pajisjet mjekësore që nuk i mbulonte pikërisht kjo ministri.
Histori të tjera dhe të ngjashme janë të shumta, por ajo që na lidh me çështjen është se ideologjizimi i pranisë besnike në pushtetin e rilindësve është një sistem që është hedhur dhe i ka aty themelet. Propaganda vetëm sa e lustron duke dhënë premtime. Ndryshimet janë zëvendësim lojtarësh e fytyra të reja që e provojnë kazinonë e kabinetit të kryeministrit. Boshatisin xhepat, futen në borxhe, detyrohen të përvetësojnë për të luajtur dhe “fatkeqësisht” kur kapen shkojnë pas hekurave pa e kuptuar adiction-in , varësinë nga pushteti.
‘All in’, tani është radha e Spahiut pas kurdisjes së 100 orëve dhe daljes së videoklipeve të para propagandistike.
Teksa punohej për këtë shënim një tjetër titull i ri u shfaq në facebook-un e ministrisë., Onkologjiku i QSUT.
Pa dashur të keqkuptohemi me rastin e pacientit në nevojë, fabula e videos propagandistike shënon:-“Nënë Liliana prej ditës së sotme po trajtohet në Spitalin Onkologjik në QSUT, pa qenë nevoja të udhëtojë vajtje-ardhje nga Elbasani”.
Tani për qartësim
Ku u gjet ky humanizëm?…
Ku ishte kjo empati e munguar?…
Çfarë ka ndodhur që nuk po i besojmë as syve pas 100 orëve të para?!
Në thelb do të sqarojmë jo dëshirën për të parë dorëheqjen në fillim të 2027 nëse ministrja Klodiana Spahiu nuk e mban premtimin pasi së pari kjo qeveri nuk shkon dot aq gjatë. Fjala është për propagandën dhe menaxhimin.
Janë dy rastet vetëm deri tani që duan vëmendje me ministren e sapo emëruar; 1- Check up falas nga mosha 70 dhe 2-PET Scan.
E para sipas video njoftimit fton esëll grup moshën për vizita falas nga ora 8-11 në Klinikën Nr.2 Tiranë. Pyetja sa do të jetë fluksi dhe si do të mbulohen kërkesat. Si do të sigurohet rradha e pritjes kur këtë moshë e angazhon që të paraqitet dhe ca më shumë esëll. Orari i bukur vendosur nga e Hëna në të Shtunën ka në mes edhe ditë e pranisë besnike ku padyshim vjelja e mesazheve do të frymëzojë për zgjedhjet e ardhshme.
E dyta PET Scan-i, ka me vete provën e menaxhimit me taksat dhe paratë e qytetarëve. Një pajisje profesionale kushton nga 200 mijë deri në 2 milion. Çdo qytet mund ta kishte atë bashkë me personelin në se qeverisja do ta kishte bërë punën edhe këto 13-14 vite.
Ka edhe një shembull të dytë menaxhues në qoftë se ka përkushtim dhe dëshirë për t’i shërbyer qytetarëve. Me një ose disa pajisje PET-Scan të lëvizshme vetëm me 70 mijë dollarë në muaj personeli mjekësor mund t’i shkojë më pranë qytetarëve në nevojë duke ju ulur edhe transportin sikurse filmat propagandistikë vazhdojnë.
Në fund të këtij shënimi dhe sidomos kur flitet për problematikën në shëndetësinë shqiptare dikush mund të shprehej se përse ky shënim shpreh pakënaqësinë tani kur “shyqyr që sapo ka filluar punë dhe diçka po ndryshon”, po të ishte i vërtetë rezultati do të përgëzohej padyshim.
Rastet që përmenden kur krahasohen me kazinonë, i përmbys llogaritë. Videoklipet dhe propaganda janë menaxhim i bindjeve ideologjike deri në adiction për rilindësit dhe Ramën të cilës kura nuk i është gjendur.
Ajo që është e dukshme dhe e krahasueshme do të ishte përmes pyetjes:-Më mirë një Laborator i lëvizshëm PET Scan-i me qira mujore 70 mijë dollarë apo 80 mijë euro pagesë për një incenerator që nuk ekziston.
Premtimi i Spahiut është plotësisht i mbajtshëm për sasinë e parave.
Ndaj entuziazmi i saj ishte “ALL IN”.
All in deri kur në orët e vona për të treguar forcën e katronave, në kazinonë e buxhetit u shfaq edhe vetë kryelojtari Rama.
Një mesazh me dhunë kartoni, një mesazh Propagandistik, Politizues, Besnik dhe aspak më me një koncept ekonomik.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
_______
*ALL -in- të luash me gjithçka sa ke.
* Kazino,sipas Ligjit pika 15. është një zonë e veçantë për zhvillimin e lojërave të fatit, ku lojtarëve u ofrohet mundësia për të luajtur me mjetet e lojërave të fatit, si makina të tipit slot, video-lotari ose makina elektronike, me shumë lojtarë, si dhe tryeza loje të quajtura “lojëra live”.
*ATSH-Në janar fillon Instituti i Onkologjisë. Në fillim të vitit 2027, unë ose e sjell PET Scan-in, ose jap dorëheqjen
* Altin Hila- arrestuar /shoqëruar nga policia gjatë protestës më 3 Korrik, 2026. Brenda 24 orëve qytetarët grumbulluan 115 mijë euro ndihma.
* PET Scan- tomografia me emetim pozitronesh, një analizë imazherike që jep pamjet se si funksionojnë në nivel qelizor organet dhe indet në trupin e njeriut. Çmimi nga 200 mijë deri në 2 milion dollarë. Imazheria Mobile, si një qendër shëtitëse mund të merret me qira mujore nga 20 mijë deri në 70 mijë dollarë).
TIRANA– Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 111-të të revoltës kundër klasës politike. Qytetaret janë ngritur në protestë nën thirrjet “Rama në burg! Berisha në burg!”, “Opozitë e shitur”.
Qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku spikasin kritikat ndaj qeverisë dhe thirrjet drejtuar drejtësisë./Dosja.al
Vijon sot në Tiranë protesta e 111-të kundër qeverisë, pas protestës së 110-të të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.
Gjatë protestës së djeshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në zonën e sheshit “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Protestuesit përcollën sërish thirrje kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas përfundimit të tubimit, organizatorët paralajmëruan vijimin e protestave edhe gjatë ditës së sotme.
Por ndryshe nga ditët e tjera, ditën e djeshme protesta nisi që në orën 10 me nisjen e seancës plenare në Kuvend.
Tubimi u shoërua me tensione, përplasje me policinë dhe disa të ndaluar. bw
Të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia në Komisariatin numër 1 në Tiranë nga policia pas protestës së zhvilluar para Parlamentit gjatë seancës plenare dhe tensioneve në rrugët e kryeqytetit.
Edhe protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.
Duke përsëritur thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, disa protestues rrëzuan kazanët e mbeturinave në rrugë në afërsi të selisë së Partisë Demokratike në shenjë revolte, ndërsa deputetët ndodheshin brenda sallës së Parlamentit. Panorama
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama hyn sot në ditën e 110-të, ndërsa këtë herë aksioni është paralajmëruar të zhvendoset edhe para Parlamentit gjatë paradites.
Prej 110 ditësh, qytetarë dhe aktivistë mblidhen në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa tubimet janë shoqëruar me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe ndalesa para institucioneve.
Për sot është paralajmëruar një protestë në orën 10:00 para Parlamentit, pikërisht në kohën kur Kuvendi pritet të zhvillojë seancën plenare. Thirrja për pjesëmarrje u përsërit edhe gjatë protestës së 109-të, të zhvilluar një ditë më parë.
“Do të jemi të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti”, ishte thirrja e bërë gjatë tubimeve, ndërsa aktivisti Arben Kola deklaroi se protesta para Kuvendit synon të shënojë një tjetër fazë të aksionit qytetar.
“Nesër është protestë te Parlamenti që në orën 10:00, ku ka seancë”, deklaroi Kola gjatë protestës së mbrëmshme, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit.
Protesta e sotme vjen pas tubimit të 109-të, kur qytetarët nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Përpara godinës së qeverisë u përsëritën kërkesat për largimin e Ramës dhe u shfaqën pankarta me mesazhe kritike ndaj qeverisë.
Gjatë protestës së një dite më parë morën fjalën qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm, të cilët artikuluan kritika ndaj qeverisë dhe kërkuan vijimin e protestave. Profesori Lush Susaj bëri thirrje që tubimet të vijojnë në mënyrë paqësore, duke theksuar se protesta duhet të mbështetet te “durimi, rezistenca dhe qëndrueshmëria”.
Një pjesë e diskutimeve të protestës së 109-të u përqendrua gjithashtu te zhvillimet në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së, ndërsa protestues të ndryshëm shprehën qëndrimet e tyre për këtë çështje.
Protestat e ditëve të fundit nuk janë kufizuar vetëm në qëndrimin para Kryeministrisë. Qytetarët kanë zhvilluar marshime në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa një prej kërkesave të përsëritura ka qenë edhe lirimi i protestuesve të ndaluar gjatë tubimeve të mëparshme.
Me hyrjen në ditën e 110-të, vëmendja zhvendoset sot te Parlamenti. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të mblidhen para godinës gjatë zhvillimit të seancës plenare, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë më pas aksioni dhe nëse protesta do të rikthehet në itinerarin e zakonshëm drejt Kryeministrisë dhe rrugëve të tjera të kryeqytetit. bw
Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.
“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.
Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.
Komentet