Në qoftë se:-“… para pak muajsh kur isha në Strasburg fola për Zvërnecin si deputet i Vlorës do të doja të flisja përpara kolegëve si edhe të atyre të opozitës edhe për banorët e kësaj zone dhe se si ata e përjetojnë e atë që ne synojmë të gjithë që është zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë tonë. Për familjet që presin prej vitesh certifikatën e pronës dhe për të rinjtë që kërkojnë punë të mirëpaguar që ata të qëndrojnë në Vlorë, për sipërmarrësin që kërkon të investojë (e pse jo), pse duket këtu që jemi mbledhur që të kërcënojmë sipërmarrësit dhe jo t’i mirëpresim dhe për banorët që detyrimisht nuk pranojnë që zhvillimi të cenojë natyrën qoftë edhe dinjitetin”, kështu e çeli diskutimin e tij ish Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në Takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipëri Bashkimi Evropian.
Terminologjia e zgjedhur prej deputetit socialist i prek pjesërisht problemet.
Kemi edhe një ‘element’, të pestë.
Janë shpendët!
Qindra mijë autoktonë dhe miliona që emigrojnë përjetësisht duke folenizuar dhe duke u riprodhuar në Lagunën e Nartës.
Siç transmetohet me këtë pjesë ligjërimi, flitet për deputetin në një territor si Vlora dhe në Strasburg BE-në.
Paralelizohet detyra me fjalën kolegë kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, pra Kuvendin e RSH dhe BE-në.
Flitet për problemet siç janë banorët, familjet, çështjet e pronësisë (të pazgjidhura) dhe flitet për investime, rritje punësimi të popullatës dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Me një shikim dhe kuptim të shpejtë a mund të kapet se çfarë është lënë jashtë nga kjo metodë përgjithësuese?
Me siguri mund kuptohet infrastruktura turistike (rrugë, ujësjellës kabllo elektrikë dhe telekomunikacioni digjital), ndërtimet në Zvërnec dhe Sazan.
Ajo që nuk zihet tani me gojë mbetet Aeroporti i Vlorës i hedhur për zgjidhje gjyqësore ndërkombëtare.
Ndërsa ajo për të cilën nuk flitet fare janë burimet natyrore, flora dhe fauna, biodiversiteti dhe ekosistemi i Lagunës së Nartës dhe Lumi Vjosa deri në grykë derdhjen e vet.
Në se për këto nuk flitet atëherë çfarë presim të zgjidhet?!
Me vëmendje e kemi ndjekur trajtimin e propagandës shtetërore. Në 113 Ditë rresht për Protestën Qytetare shkruhet shabllon në lajme; “Vijon protesta…” dhe asnjë herë nuk harrohet fjalia “Qytetarët u mblodhën sërish sot në sheshin ‘Skënderbej’ dhe nisën marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e … të protestave kundër investimit në Zvërnec”.
Ky është i vetmi konstatim dhe e vetmja hapësirë që politika dhe mediat pranë pushtetit i bëjnë protestës.
Sa për muajt e kaluar kur flitet për Strasburgun, në një deklaratë ai që është bashkë kryetar i Takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipëri Bashkimi Evropian, Taulant Balla shprehej në muajin Korrik, 2026:-“Ekziston Parku Kombëtar i Vjosës dhe Parku i Nartës. Nuk janë një park i vetëm. Parku i Vjosës është zonë e mbrojtur 100 për qind dhe Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka një park të tillë. Në këtë aspekt duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime.”*
Pra i është thënë në sy dhe me arrogancë Evropës:-“…duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime”
A mund të presë publiku një qendrim më ndryshe se sa ky?
Sa për skemat përfituese se si u gjet “njolla e aeroportit ekzistues”, “ku u gjetën paratë” dhe se si “përfundoi në bllokim ndërkombëtar koncesioni” i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës që shkeli çdo parashikim dhe premtim, fitues del natyra.
Do të jetë linja “Adriatik Flyway”*
Në se respektohen kërkesat për ndryshimin e Ligjit 21/2024 dhe në se zbatohen rezolutat evropiane për mjedisin, në vend të VIA-s Vlora mund të ketë Universitetin dhe Qendrën më të madhe studimore për Biodiversitetin, Florën dhe Faunën tokësore dhe ujore si dhe të shpendëve migratorë.
Duke ndjekur Takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipëri Bashkimi Evropian mungesa e këtij trajtimi ra në sy sikurse edhe prania e profesionistëve mjedisorë të fushës.
Do të ishte një shembull edhe më i fuqishëm, angazhimi dhe protesta qytetare pranë mjediseve të takimit mes politikanëve vendas dhe atyre të BE-së.
Deputeti socialistë theksoi se:-“… një leksion i nxjerrë nga ditët e protestave është pikërisht ose gjykoj unë se duhet ndërtuar ai model ku qytetari është partner i zhvillimit dhe jo thjeshtë spektator…”
Po mirë more duhet thënë:-A e dëgjuat juve parlamentarë të nderuar publikun, apo edhe vetë me kartonat në duar keni hedhur poshtë ose keni kaluar çfarë ju është ofruar?!”.
Ju lutemi ta kurseni talljen…
Anuloni Ligjin 21/2024!
Strasburgu ka zbarkuar në Tiranë.
___
*ATSH
*Adriatic Flyways- korridori i fluturimeve të shpendve migratorë në Mesdhe.
Qendrime të UGSHPD
21 Shtator, 2021
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)