Robespierre u ndikua nga filozofet e shekullit te XVIII si Jean-Jacques Rousseau dhe Montesquieu. Ai ishte një mbështetës i krahut te majte te borgjezisë. Ai përshkruhet si një njeri me fizik normal dhe qe nuk i kushtonte rendësi paraqitjes se tij fizike dhe çështjeve te tij personale. Mbështetësit e tij e thërrisnin “I Pakorruptueshmi” kurse kundërshtaret e tij e quanin si “Tiran” si nënshkrues te diktaturës (diktatura e gjakderdhjes).
Jeta e hershme
Maximilien de Robespierre (Maksimilien dë Robespier ) u lind ne Arras, France. Origjina e familjes se tij mund te gjendet ne shekullin e XII, ne Picardy, Francën Veriore ; disa nga paraardhësit e tij ne linjën mashkullore ishin notere ne fshatin e vogël te Carvin afër Arrasit nga fillimi i shekullit te XVII. Një tjetër hipoteze është se ai ka prejardhje nga Irlanda, dhe pretendohet se mbiemri i tij te jete “Robert Speirs”. Lewes, Hamel, Michelet, Lamartine dhe Belloc e kishin cituar këtë teori edhe pse ka shume pak fakte ku ata mbështeten.
Gjyshi i tij, Maximilien de Robespierre, e shpalli veten ne Arras si avokat. Babai i tij, Maximilien Barthélémy François de Robespierre, gjithashtu një avokat ne Këshillin e Artois ishte martuar me Jacqueline Marguerite Carrault, e bija e një birreberesi, ne 1758. Maximilien ishte me i madhi i kater fëmijëve te lindur midis martesës se tyre- vëllezërit dhe motrat e tij ishin Charlotte, Henriette dhe Augustin. Për ta fshehur këtë fakt sa me shume qe te mundej, ndërsa babai dhe mamaja e tij bene një martese te shpejte (te cilën gjyshi i tij refuzoi ta pranonte). Ne 1764, Madame de Robespierre vdiq gjate një lindje. Burri i saj u largua nga Arras, dhe shëtiti rreth Evropës deri sa vdiq ne Mynih ne 1777, duke i lëne fëmijët te rriteshin nga gjyshërit e tyre dhe tezet.
Maximilien ndoqi kolegjin (shkollën e mesme) te Arras kur ishte tete vjeç, ndërsa zotëronte te lexuarin e te shkruarin. Ne tetor te vitit 1769, me një rekomandim nga peshkopi, ai ndoqi shkollën Lycée Louis-le-Grand ne Paris. Këtu ai mësoi te admironte figurën e Republikës se Romes dhe figurave si Ciceroni, Cato dhe te tjerë. Disa nga shokët e tij te klasës ishin Camille Desmoulins dhe Stanislas Fréron. Ai gjithashtu ishte njohur me Rosseaun gjate kësaj kohe dhe morri shume nga parimet e tij. Ai gjithashtu ngjalli interes. Interesi mbi Robespierre u rrit sepse ai ishte i virtytshëm, nje njeri qe rri vetëm ne prani te ndërgjegjes se tij.
Vetëm pak kohe pas kurorëzimit Luigji XVI ai vizitoi kolegjin Louis-le-Grand. Robespierre, atëherë 17 vjeç, ishte zgjedhur nga 500 nxënës për te mbajtur një fjalim qe t’i uronte mirëseardhjen mbretit; si një student me shume trofe, zgjedhja kishte qene e menjëhershme. Ne ditën e fjalimit, Robespierre dhe turma e priti mbretin dhe mbretëreshën për disa ore ne shi. Gjate mbërritjes, çifti mbretëror qëndroi ne karocen e tyre te udhëtimit për ceremoninë dhe u larguan menjëherë pas saj. Robespierre do te ishte një nga ata qe do te kërkonin vdekjen e mbretit.
Politikat e hershme
Pasi kishte përfunduar studimet e tij mbi ligjet, Robespierre u pranua si pjese e klubit avokateve te Arrasit. Kryepeshkopi i Arrasit, Louis François Marc Hilaire de Conzié, e emëroi atë si gjykatesin mbi krimet ne Dioqezën e Arrasit ne Mars 1782. Ky emërim nuk e pengoi atë te ishte pjese e klubit te avokateve te Arrasit. Ai u be shpejt një avokat i suksesshëm dhe zgjodhi si parim te tij përfaqësimin e te varfërve. Gjate seancave gjyqësore ai ishte i njohur si mbrojtës i idealeve te paqes dhe te drejtave te njeriut d.m.th klientëve te tij. Me vone ne karrierën e tij ai lexoi shume dhe shume I interesuar për shoqërinë ne përgjithësi, një nga shkrimtaret me te mire dhe një nga te rinjtë me te njohur te Arrasit.
Ne shtator 1783, ai ishte zgjedhur si anëtar i akademisë se Arrasit, ne takime te cilat ai shkonte rregullisht. Ne 1784, ai fitoi një medalje nga akademia e Mertz për esenë e tij për pyetjen se a duhet te ndajnë dënimin dhe te afërmit e një krimineli te dënuar me te. Ai dhe Pierre Louis de Lacretelle, një avokat dhe gjykatës ne Paris, e ndanë çmimin bashke. Shume nga esetë e tij qe e pasuan këtë te fundit ishin me pak te suksesshme, por këto nuk patën shume rendësi sepse ai ishte i njohur ne letërsinë dhe shoqërinë muziore te Arrasit, te njohur si “Rosatia”, ne te cilin ndodhej edhe Lazare Carnot, qe do te ishte kolegu i tij ne Komitetin e Sigurisë se Përgjithshme.
Ne 1788, ai morri pjese ne një diskutim se si qeveritë provinciale te Francës duhet te zgjidheshin, duke treguar qarte dhe me force ne Addresse à la nation artésienne se n.q.s do te zbatohej përsëri mënyra e votimit nga anëtaret e provincave, shtersat nuk do te përfaqësonin me popullin e Francës. Ka mundësi qe ai e ka thëne këtë gjë qe te kishte mundësi te merrte pjese ne punimet e saj dhe kështu te ndërhytë duke ndryshuar politikat e monarkisë. Mbreti Luigji XVI me vone shapalli zgjedhje te reja për te gjitha provincat duke i lejuar ne këtë mënyre Robespierre te behej deputet për shtresën e trete. Edhe pse anëtaret e bashkisë ishin zgjedhur Robespierre me sukses u zgjodh midis tyre. Ne asamblenë e bailliage , konkurrenca ishte e madhe por Robespierre kishte filluar te merrte pike me politiken e ndjekur ne Arras 1779. Me këtë ai siguroi mbështetjen e zgjedhësve vendas edhe pse tridhjet dhe relativisht te varfër dhe humbja e përkrahjes ai ishte zgjedhur deputet i peste i shtereses se trete te Artois. Kur Robespierre arriti ne Versaje, ai ishte relativisht i panjohur, por ai shpejt u be pjese e Asamblesë se Përgjithshme qe me vone u kthye ne Asamble Kushtetuese.
Ndërsa Asambleja Kushtetuese po merrej me krijimin e një kushtetute te re, Robespierre u kthye qe nga asambleja e avokateve provinciale dhe borgjezisë se pasur tek njerëzit e Parisit. Ai ishte një folës i shpeshte i Asamblesë Kushtetuese ; ai hodhi shume ide te reja për Deklaratën e te Drejtave te Njeriut dhe për Provincat Kushtetuese ; gjithmonë me një sukës te madh. Ai ishte i njohur si Pétion de Villeneuve i dyti dhe një lider i trupit te vogël te ekstremisteve te majte ; “30 zerat” siç Mirabeau i quante shpesh ata.
Robespierre shpejt u përfshi ne Shoqërinë e Shokëve te Kushtetutës, e njohur zakonisht si Klubi i Jakobinëve. Fillimisht ky grup ishte i përberë nga anëtare te erdhur nga Brittany. Pasi Asambleja u zhvendos ne Paris, klubi filloi te pranonte një sere borgjezesh parizinesh ne anëtarësinë e tij. Ndërsa koha ecte shume nga artizanatet inteligjente dhe tregtaret e vegjël u bene pjese e këtij klubi. Ne rradhet e këtyre njerëzve, Robespierre fitoi simpati jo te vogël. Ndërsa borgjezia e pasur e Parisit dhe deputetet e krahut te djathte po përjetonin sukës nga klubi i 1789, ndikimi mbi liderat e vjetër te Jakobineve, si Barnave, Duport, Alexandre de Lameth u zvogëlua. Kur ata te shqetësuar për përparimin e Revolucionit, themeluan klubin e Feuillants ne 1791, te majtët, duke përfshire Robespierre dhe shokët e tij, mbizotëruan ne grup.
Ne 15 maj 1791, Robespierre propozoi qe asnjë deputet qe ulej ne Kuvend nuk mund te ulej ne Asamble, i vetmi propozim i tij i pranuar nga kjo Asamble. Përleshja ne 20 qershor, dhe pas kësaj arrestimi i Luigjit te XVI dhe i familjes se tij ne Versajë qe përfundoi duke vetëshpallur Robespierre ne grupin e Jakobineve, “ni monarchiste ni républicain” (as monarkist as republikan). Por kjo nuk ishte e pazakonte; shume pak ne këtë pike u pranuan si republikane.
Pas masakrës te Kampit te Marsit ne 17 korrik 1791, duke dëshiruar te ishte me afër me Asamblenë dhe Jakobinët, ai u zhvendos tek shtëpia e Maurice Duplay, një mobilier qe jetonte ne Rue Saint-Honoré dhe një admirues i flkte i Robespierre. Robespierre jetoi atje (përjashtohen vetëm dy periudha te shkurtra largimi) deri ne vdekjen e tij. Ne fakt, ne baze te disa burimeve, duke përfshire doktorin Souberbielle, Vilate, një anëtar jurie i Gjyqit Revolucionar, dhe me e reja nga vajzat e te zotit te shpise (qe me vone do te martohej me Philippe Le Bas nga Komiteti i Sigurisë se Përgjithshme), u fejua me vajzën me te re te te zotit te shtepise, Éléonore Duplay.
Ne 30 shtator, kur Asambleja Kushtetuese u shpërnda, kurorëzuan Pétion dhe Robespierre si dy patriote te pakorruptuar me qellim qe te tregohej pastërtia e parimeve te tyre., te mënyrës modeste se si ata jetonin dhe për refuzimin e ryshfeteve te ndryshme.
Me shpërndarjen e Asamblesë ai u kthye për një vizite te shkurtër ne Arras, ku u prit ne mënyre madhështore. Ne nëntor u kthye ne Paris për t’u vendosur ne pozicionin e Prokurorit Publik te Parisit. Wikipedia
Moje moter sje e para ase e fundit qe rrefen te tilla ngjarje pore faren e keleshve te keqe ike prape ishalla ju trete zoti faren e tyne une ju njofe mire se kame pase nje shoqe punet lili Jegeni super zoje se kena fole gjate edhe nje gjyshe ijemi nga nana ska guxu kushe me fole per parti se thote mullne gojen sete kuqte poju tresin bojen epoju lajne jetime e fukara jane njerez tepa shpirrte se jupate marre tane shteti asaje kohe me bageti me toke me blete me ullishte ai sdote meju ndigju emrin seka punu ne poste telegrafe shtylle me shtylle eika pase tana me munde te vedin été prindeve tevete ishalla jeni me jete ju na ekushe eshte sina été jemi krenare edhe pse nuke jemi te pas un mjafton qejemi njerez ne radhe te pare ejemi shpirrte njeriut