Les dieux ont toujours soif,
n’en ont jamais assez.
George Brassens
Është e shtuna e të shtunave, në verë,
dhe dita është thuajse e ëmbël, këtu në bregliqen.
Vetëm një valëz, pra, ose një pëshpërima e një drite
në rrjedhën e turbullt të kujtimeve,
të risjell mes nesh, Dante, duke të thirrur
nga koha jote e dikurshme. Psikopat,
paranoiak, thoshte njëherë ajo figurë e bukur
e mësuesit: katërmbëdhjetë?
pesëmbëdhjetë vjeç?
Por prapa shpine lije një rrugë të gjatë
Kështu grumbulloheshin makthet,
plagët, lëndimet. Pastaj erdhi vorbulla
e tradhtive dhe revoleve, keqkuptimi
për shkak të biletës së hyrjes, vdekja
të cilën askush ndoshta nuk e donte, pikërisht fundi
më absurd, me formën dhe buzëqeshjen
e një laku. Por më herët, shumë më herët
plagosja, në fjalët
dhe në gjestet: zotërime të pakufishme
hithrash. Dhe shfaqet në fund
vetëm një çështje fati: kush e ka pasur
e kush jo. Xhuzepja, Armandoja,
Luçija nga ballkoni, në Balernë,
ai me pushkë, në bodrum, e shumë të tjerë
miq të humbur, të cilët tani i kujtojmë me ankth.
E marramendje, gjithashtu: shtegu kalonte andej.
Ajri frymëmerret, shijohet. E di për lulevilet.
Komentet