Këtu bie shi për ditë të tëra, nganjëherë edhe me muaj.
Gurët janë të zes nga rrebeshet,
shtigjet të rënda.
Buzë kanaleve:
fultere, teneqe të zeza. Një valixhe
e katramuar.
Një fill vaji pikon
mbi zall. Sipër: beton.
Nëse e rrëmih tokën: lyshtëra,
tulla të cifluara, dhëmbë lepuri.
Mund të presësh zhurma njerëzore,
hapa, topa tenisi. Zëra rastësorë.
Çdo copëz është e pranishme, ndonëse e padobishme.
Duke qenë zbrazëtirë këtu ka vend për të gjithë,
e ajo pakgjë që është, më mirë të mos ishte.
Edhe binarët janë mrekullisht vendnumëro,
edhe hardhucat të palëvizshme, vagonët
të harruar.
E pastaj koteci i pulave. Gjërat pa histori.
Ose jashtë. Një karrocë dore
që nuk ka rrota. Një pus. Një kalbësirë e thatë
që nuk ka fund. Emri i një marroku:
Luixhino. Pupla brenda rrjetës së pulave.
Vrima brenda rrjetës. Intriga të thyera.
Kjo që ju nuk e quani mizori.
Unë jam ky: asgjë.
Dua atë që jam, fortësisht.
Dhe fjalët: askush tani nuk m’i vjedh dot.
Komentet