EKATERINA JOSIFOVA
(Екатерина Петрова Йосифова)
(1941)
Ekaterina Petrova Yosifova (bullgarisht:
Екатерина Петрова Йосифова) ( lindur
në 4 qershor 1941) është një edukatore bullgare.
VIHEM NË NJË VEND TË REHATSHËM
Mbi divan, jastëku, batanija e butë, librat.
Edhe ndriçimi është i mirë.
nuk vjen askush,
por unë nuk e humb shpresën
që të hyj e të them
me ton qortues:
edhe kjo qeveri ra
dhe ti lexon Lao Tsun.
Për të cilën unë përgjigjem:
saktësisht.
DHURATAT
Ti ke një sëpatë dhe një ishull.
Ishulli ka një pemë.
Vetëm sa për të bërë një pirogë.
Hip në varkë.
Shkëputu nga bregu duke ngulur në të degën më të drejtë të ish pemës.
Rryma e volitshme rrëmben varkën.
E ndal në bregun e kontinentit.
Vendos të jetosh atje. Jo, jo mbi breg, në qytet.
Varka është kalbur prej kohësh.
Nuk di emrin – mos e pyet për atë ishull.
As për atë pemë.
SHTRËNGIM
Të pyet ajo, në rastin ideal, në një qeli të vetme
me një instrument, për shemull me një violinë
dhe të thotë: ti del që këtu vetëm po të mësosh t’i biesh violinës
Ose në një qeli me një kinez:
Do të dalësh po të nisësh të flasësh kinezçe.
S’ke dashur kurrë të shkruaja një poezi.
Por është e dobishme:
Unë mund të rregulloj sobën.
Mund të zbërthej bravën e derës.
Komentet