VOAL

VOAL

3 poezi nga EKATERINA JOSIFOVA – Përktheu FASLLI HALITI

August 13, 2019

Komentet

Prezantohu, sa vlen ti zotëri?- Poezi nga VIRON KONA

 

Në bibliotekë pashë mijëra libra,
shkruar nga mijëra mendimtarë,
fare mikroskopik m’ u duk vetja,
në qiellin e madh shkëlqimtarë.
.
Kujdestari i bibliotekës m ‘pyeti:
s`po të njohim nga vjen o njeri,
duke m`u afruar, më pëshpëriti:
na u prezanto, sa vlen ti zotëri ?
.
U prezantova e ai butë më tha:
ty zotëri, s`të kemi fare n ‘listë,
por vend më t ‘mirë se ky s`ka,
ku ti mund të përfitosh dituritë.
.
Librat e radhitur bukur në rafte,
nga mendjendritur janë krijuar,
aty është nektari, ajka e dijeve,
ta dish shumë ke për t ‘mësuar!
.
Kur të vijë çasti që të shkruash,
ji vetvetja, askush s`të detyron,
por vepra jote do të jetë e vyer,
nëse zërin e zemrës dëgjon.
.
Nga misioni kurrë mos u tërhiq,
ndonëse mund të kesh dështim.
Asgjë s‘arrihet me fjalë magjike,
por me vullnet dhe përkushtim.
.
Ti duhet të dish që të zgjedhësh,
të jesh meteor apo yll jetëgjatë,
i pari flakëron dhe shuhet shpejt,
i dyti shkëlqen qiellin çdo natë.
.
Do shpërblehesh me mirënjohje,
s`do të kesh përfitim dhe pasuri,
njerëzimi i mban në zemër bijtë,
siç mban dielli rrezet e tij.
.
Në qoftë se veprat që do kryesh,
do të shpallen me vlera një ditë,
i nderuar e krenar do t ‘ndihesh,
dhe emrin do ta kesh në listë.

Meditim rreth vëllimit “Ëndrra mahnitëse” të Sokol Demakut- Nga Viron KONA

 

Doli nga shtypi vëllimi poetik “Ëndrra mahnitëse” e autorit Sokol Demaku, me 82 faqe shtypë në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë

“Ëndrra mahnitëse” titullohet vëllimi i ri poetik i Sokol Demakut. Janë “ëndrra” që shprehin pjesën e padukshme të ajsbergut, janë fjalë të pathëna që vrullojnë nëpërmjet vargjeve, si të duan të sfidojnë e të pastrojnë momente të turbullta që trazojnë jetën njerëzore, janë vargje që portretizojnë tipa dhe karaktere, por edhe shfaqin përpara lexuesve një mozaik temash dhe problemesh bashkëkohore. Sokol Demaku e shpreh mendimin e vet poetik me fjalën e tij të bukur si deti valët, si era flladet dhe aromat, si natyra ylberin dhe siç i shpreh shpirti i njeriut ëndrrat dhe shpresat.

Poeti dhe Demoni

I dashur lexues, kemi një libër plot thirrje të brendshme të një shpirti të mirë, që është ndeshur dhe vijon të ndeshet me vështirësi të llojllojshme, që u qëndron fort atyre dhe nuk dorëzohet. Kemi përpara një poet që kërkon të ndriçojë skuta të errëta të shoqërisë, të shpirtit njerëzor; nëpërmjet vargjeve poetikë ai kërkon të ngjallë te njeriu më shumë besim dhe shpresë, por edhe të qortojë apo edhe demaskojë në mënyrë poetike gabime dhe vese njerëzore. Kemi përpara një libër me poezi që përfshin brenda vargjeve momente të rëndësishme të filozofisë së jetës, filozofisë së mendimit. Një filozof do t`i shndërronte shumë nga mesazhet e këtij vëllimi në teza dhe hipoteza dhe do t`i zhvillonte në mënyrën e vetë, duke na krijuar vizione dhe këndvështrime origjinale dhe interesante; një piktor do të hidhte në tablo portrete dhe karaktere të ngjashëm me Demonin, atë qenie mbinjerëzore me fuqi të fshehtë, që besohet se ka në dorë fatin e njeriut, Demonin që, herë përfaqëson djallin, shpirtin e keq, një ngasje të keqe, një tundim, një ves të shfrenuar, si demoni i xhelozisë, i hakmarrjes, por, herë tjetër ai tjetërsohet apo përafrohet me Demonin e piktorit të madh Vrubel, ku figura e Demonit nuk përshkruhet si një mishërim i Djallit, por si një qenie njerëzore që është copëtuar nga vuajtja, apo si kërkim i lirisë shpirtërore.
Poeti Demaku depërton me idetë dhe mesazhet brenda shpirtit të njeriut, përpiqet t`i shpreh atij se gjithçka e egër dhe e fuqishme përballohet nga njerëz të ditur dhe të mirë, kjo jetë kërkon kapitenë, që sikurse përballojnë dallgët e oqeaneve në kohë të stuhishme, ashtu të përballojnë edhe dallgët e shpirtit. Sokol Demaku është një kapiten i tillë, është një poet i tillë, që njeh realitete nga më të shumëllojshmit, njeh botën dhe shpirtrat njerëzorë, që gëlojnë e gëlojnë pareshtur dhe që shfaqen nëpërmjet vargjeve edhe në këtë libër sa poetik dhe njëherazi me mesazhe filozofike.

Ta mbrojmë jetën!

Do të doja të zgjidhja disa nga poezitë dhe t`u bëja një koment më të gjatë në këtë hyrje, por ato janë aq shumë dhe pretendojnë podiumin e nderit për nga fuqia e mendimit dhe bukuria artistike, nga përmbajtja e thellësia, nga shprehjet jetësore dhe nga figurat letrare. Po përmend poezinë “Malli”, që çel librin, ku malli shpërthen si një llavë e brendshme e pa rrëfyer më parë. Te poezia “Hëna o hënë” ai i drejtohet hënës, si të dojë t`i kërkoj ndihmë, i bindur se, ajo do ta ndihmojë me dritën e saj. Te poezia “Ata yje”, i drejtohet yjeve… Te poezia “Jeta” ai e pranon dhe e mbron jetën, sepse ajo jepet një herë dhe njeriu duhet ta jetojë, sido që ajo të vijë, pasi siç dihet shumë pak gjëra kemi në dorë, madje, fare pak, e, megjithatë si qenie njerëzore, ne e duam dhe e mbrojmë jetën, madje edhe përpiqemi ta përmirësojmë, ndonëse ajo herë – herë edhe na fshikullon e godet, madje edhe rëndë, e përsëri ne e duam. Poeti do që t`u japë përgjigje dukurive të jetës, kurse te poezia “Themelet e jetës së re” ai kujton edhe kohë të liga, edhe kohë brengash, edhe kohë shkatërrimesh shpirtrash njerëzorë, teksa ngrihet në mënyrë poetike mbi to, duke i bërë thirrje vetëdijes njerëzore me vargjet: “të ndërtojmë kullën e shpresës,/së bashku si një,/të shtojmë një gur qëndrese,/në themelet e jetës së re.”

Kopshti i dashurisë

Janë si lulet e bukura të një kopshti poezitë që fshehin ndjenja dashurie, si trazime të thëngjijve brenda hirit, që atje qëndrojnë të strukur dhe druajnë të dalin e të shpërthejnë në ajër dritën e tyre verbuese dhe ngrohtësinë, teksa te poezia “Ata sy jeshile”, poeti shkruan: “Nuk kam guxim,/Të ndalem, të vështroj,/Ata sy jeshile,/Shumëçka tregojnë… /Ti je një lule,/Me aromë të rrallë,/Dua ta shijoj aromën,/Të lutem më ndihmo!” Ndjenjat e dashurisë fshihen edhe te poezitë “Nuk dua të shkoj”, “Fotografia e vjetër”, “Nuk dua largim” “Puthja e bardhë”, teksa sikur shpërthejnë te poezia “Ëndrra mahnitëse”, që i jep edhe titullin këtij libri e ku autori shkruan: “Të ëndërroj afër meje,/Sytë e tu më pushtojnë të tërin,/Më lejo të marr frymë thellë,/Fjalëve t`u jap përgjigje./Jeta është një shkollë e përhershme,/Që krijon shtigje të reja…”.

Një lypës në këtë botë të çmendur

Një poezi emocionuese, që na vë në mendime është “Lypësi i vogël”, ku autori përshkruan një lypës që jeta i ka dhënë veçse varfëri, si të ishte një zog në kafaz dhe që pret që dikush t`i hedhë një thërrime, teksa zemra e lexuesit ligështohet përballë realiteteve të tilla, që fatkeqësisht janë të dukshme. Në njërën anë lypësit e vegjël dhe varfëria e skajshme, kurse nga ana tjetër luksi i shfrenuar, jeta boshe dhe pa asnjë kuptim, ku pasuria e popullit shndërrohet në armë vdekjeprurëse, që vrasin e vrasin çdo ditë njerëz të pafajshëm…, teksa ai, lypësi i vogël vazhdon të lyp e të pres thërrimet e tij në këtë botë të errët e të çmendur..

Art, filozofi, traditë

Si njeri i palodhur i punës, poeti Demaku i këndon me vargje punës, që mban këtë jetë njerëzore, duke e quajtur punën “fryma e ditës që vjen”, jeta pa punë për atë “është si zhurmë pa tingull:, “ëndërr pa shpresë”, “tokë pa frymë” dhe ai përfundon: “Se çdo hap i hedhur në djersën e saj,/ Është jetë që ngrihet, është shpresë që s’ndal”. Vijon libri me poezinë “Mjerimi”, ku Demaku trondit shpirtin njerëzor me vargje të tillë: “Fëmijë pa lodra, gra pa fjalë,/Burra me shpresë të thyer ngadalë,/Kërkojnë diell në mes të shiut,/Kërkojnë drejtësi në heshtjen e zhurmës./Po mjerimi s’është vetëm varfëri,/Është harresë, është zemër që s’ndi,/…njeriu bëhet i huaj,/Për vëllanë që e sheh dhe s’e ndihmon kurrë!”. Nuk di pse, përballë kësaj poezie, sjell ndërmend fjalët e plakut të mençur drenicas, Xhemal Obria, të cilin kur e pyetën: “Përse ju ishit më pak, por ishit më të fortë. Ndërsa ne jemi më shumë, por jemi më të dobët? Xhemali u përgjigj: “Ne dikur e jepnim pasurinë për vëlla. Ndërsa ju sot e jepni vëllanë për pasuri!”.
Si një poet nga Drenica, nga vendi i shquar për virtyte, për rezistencë shekullore, për trima dhe heronj të kombit shqiptar, Sokol Demaku i ngre himne dhe vargje poetike besës, fjalës së dhënë të shqiptarëve. Këto fjalë të shkurtra dhe me shumë kuptim, shprehin virtyte të larta shqiptare, përmbajnë brenda tyre filozofinë tradicionale të shqiptarit në shekuj, ku besa dhe fjala e dhënë, janë si perla të ndritshme, që gjenden në Shqipëri dhe s`mund t`i gjesh lehtë tjetërkund në këtë botë të turbullt. Për shqiptarin dhe, njëherazi edhe për poetin “Besa është dritë që ndriçon nderin./ Se pa besë s’ka njeri të vërtetë,/Vetëm hije që rrinë në jetë”. Tradita e trashëgueshme shekullore e besës, e fjalës së dhënë, përshkruhet po aq bukur edhe te poezitë “Fjala e dhënë”, ”Burrëria’, “Miqësia’, ku poeti zbërthen kuptimin filozofik të saj, veçanërisht me vargjet: “Miqësia s’ka nevojë për fjalë të mëdha,/As për premtime që era i bartë,/Ajo lind në heshtje, rritet me kohën,/Dhe rri në shpirt si dritë që s’ ndalet./Një mik të vërtetë nuk e prishin stuhitë,/Ai s’pyet për lavdi, as për fitime,/Në ditë të mira rri pranë me gëzime,/Në ditë të vështira bëhet dritë mbi shpinë..”. Me art të hollë dhe me kuptim të thellë e figuracion të rrallë poeti i thur vargje xhelozisë që “Të vret ngadalë me fjalë që s’janë thënë”, mërisë, e cila “rritet si ferrë në zemrën e qetë”, tradhtisë, që “vjen si furtunë në ditë të paqme,/në shikimin që duket i sinqertë, por të mashtron…”. Ndër kulmet poetike është edhe poezia “Vallja e jetës”, ku me një “vështrim” të mendjes dhe të zemrës, poeti përshkruan jetën: “Në krahët e saj vallëzojmë të gjithë,/fëmijë e pleq, me lodhje e gëzim./…Vallja e jetës s’është për t’u mësuar,/është për t’u ndjerë me trup e me shpirt./Një poezi që nuk shkruhet me fjalë,/por me çdo frymë, çdo rrahje zemre,/ çdo ikje e ardhje…”
Po aq tërheqëse është dhe poezia “Të heshturit”, të cilën autori ua kushton dijetarëve të vërtetë, që me mendjet e ndritura i japin zhvillime të jashtëzakonshme jetës dhe njerëzimit dhe nuk kërkojnë asgjë prej tyre: “Ata nuk flasin, por fjala u ndizet në sy,/si yjet të fshehur pas reve të natës,/ Nëpër rrugë kalojnë pa zhurmë,/por toka i ndjen më shumë se bubullimat./Janë ata që mbajnë peshën e botës në shpinë…”.
Kanë një tingëllim realiste dhe jetësore poezitë “Lotët” dhe “Në heshtjen e mbrëmjes”, teksa është përshkruar me bukuri tronditëse, poetike e filozofike poezia “Dinaku”: “nën buzëqeshjen, që duket e qetë,/fshihet një ujk me fytyrë të vërtetë”. Apo poezia “Dyfytyrësia”, ku përshkruhet njeriu që mban një buzëqeshje për botën përjashta “një tjetër fytyrë në errësirë e fsheh”. Janë shprehur në formën e epigrameve poezitë “Shpirtngushti – Zemërgjeri”, e ku autori përball me njëri – tjetrin dy koncepte të kundërta të karakterit njerëzor. Kontrast paraqet dhe poezia “I ligu” i cili “…vjen pa zhurmë, si hije në terr,/me fjalë të ëmbla, por zemër ferr…thotë “jam shpëtim”, por sjell shkatërrim”. Poezia “Dashakeqi”, i cili “Në zemër ka zili që vlon,/një urrejtje të vjetër që s’pushon./Nuk të godet me dorë, por me fjalë,/me gjysmë të vërtetash, të mbjella si farë”. Vijon poezia “I pa gdhenduri”, të cili autori e krahason me “një statujë që s`u bë art”.

Gjerdan vargjesh vezullues

Krijohet përshtypja se poezia “Në heshtje fryn një fjalë”, shërben edhe si një epilog i këtij vëllim tërheqës e filozofik, që me pak fjalë dhe pak vargje të ngjeshur, përcjell bukuri mbresëlënëse për lexuesit, u shpreh atyre ide dhe mendime, ndjenja dhe mesazhe, si të ndajë me ta shqetësimet e jetës. Poeti depërton me vargje befasuese gjer thellë në shpirtrat e lexuesve, duke kuvenduar me ta, teksa “Në heshtje fryn një fjalë,/si puhizë mbi ujë të qetë,/ku hëna puth liqenin,/dhe nata rrëfen një jetë./Në mendje zgjohen kujtime,/si gjethet që bien në tokë, /secila ka një emër,/secila ndjen një mall./Në zemër digjet shpresa,/si qiri që s’do të shuhet,/dhe fjala që s’u tha kurrë,/në vargjet e mia struket”.
Dhe, në përfundim?
Në përfundim krijova përshtypjen se poeti Demaku, kësaj here kushedi pse më ngjasoi me peshkatarin e perlave, që zhytet me guxim në thellësinë e detit, atje ku gjallojnë e rriten mijëra guaska që fshehin brenda tyre perlat e ndritshme. Dhe, ai, me talentin dhe pjekurinë poetike, duke kërkuar ka “gjetur” jo një, por dhjetëra perla, të cilat na i përcjell ne lexuesve në këtë libër si një gjerdan vargjesh vezullues.
Urime dhe faleminderit, Sokol Demaku!

“Me Kushtetutën e re e izoloi Shqipërinë”, pse Ramiz Alia fajësoi Enver Hoxhën pas ndarjes me Bashkimin Sovjetik e Kinën! “Sebepi” për krisjen e marrëdhënieve- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Doemos, ashtu siç kishin nisur marrëdhëniet me Kinën, ku pavarësisht se PK komuniste kineze ishte forca politike udhëheqëse, kishte edhe parti të tjera sado të vogla, se Mao Ce Duni kishte hedhur me kohë parullën: “Le të lulëzojnë 100 lule dhe 100 ide”, përderisa Enver Hoxha sa për sy e faqe na mësonte të thërrisnim “Enver- Mao Ce Dun!”, se miqësia me Kinën Popullore do të ekzistonte për jetë e mot, se më 1962, ai nisi të shkruante ditarin me titull “Shënime për Kinën” , dhe vite më pas do të vinte një ditë që të ndërpriste çdo lidhje me këtë vend që udhëhiqej nga një parti tashmë revizioniste, ashtu si PK e Bashkimit Sovjetik, nga i cili ishte shkëputur në vit më parë, më 1961.

“Sebep” për të çarën e parë në marrëdhëniet me Kinën u bë një ide e kinezëve “…të cilët në kuadrin e teorisë së tyre të njohur “të tri botëve” mendonin që Shqipëria të bashkohej me një aleancë miqësore me Jugosllavinë dhe Rumaninë dhe së bashku do të përbënin një barrierë kundër BS, që përfaqësonte sipas ekuacionit kinez “botën e parë.”(Jeta ime”, faqe 272)

E çara e dytë erdhi më 1972, si pasojë e ”…qëndrimit të kinezëve ndaj SHBA-së, ku: “Vizita e Kissingerit dhe më pas e Niksonit në Kinë u konsideruan nga ana e PPSH-së si shkarje politike, si pajtim me imperializmin dhe pabesi e luftës së popujve për çlirim kombëtar, veçanërisht ndaj luftës së popullit vietnamez, që pikërisht në atë kohë pësoi edhe goditjet më të rënda nga forcat ushtarake amerikane.” (po aty). Por pasi shkruan këto radhë, Ramiz Alia, dhe me të drejtë, arrin në përfundimin se udhëheqja shqiptare u nxitua, sepse këto lidhje nuk vinin në rrezik sistemin shoqëror në Kinë dhe për më tepër ato “…nuk dobësonin aspak pozitën e Shqipërisë në botë. Përkundrazi, ato mund të shfrytëzoheshin në të mirë të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”. (faqe 273)

Pas lexon këto radhë të krijohet bindja se Ramiz Alia dhe bashkë me të edhe ndonjë udhëheqës tjetër me rëndësi në Byronë Politike, kanë arritur që atëherë në këtë përfundim, por nuk kanë pasur guxim që t’ia shprehnin atë hapur Enver Hoxhës. Dhe nga një anë mirë kanë bërë, se “Xhingis Kani shqiptar” do t’i cilësonte armiq e do t’ua priste kokën, ashtu siç ndodhi në fushën e letërsisë dhe arteve pas Plenumit të 4-t të KQ, (1974), me grupin e ushtarakëve puçistë, ose me grupin e sabotatorëve në fushën ekonomike, të gjitha pjellë e përfytyrimeve të tij paranojake.

Pastaj Ramiz Alia shkruan se udhëheqja shqiptare i bëri të njohur udhëheqjes kineze se e quante të gabuar këtë qëndrim të saj.”…aq më tepër se në propagandën e tyre filloi të mungojë mbështetja për luftën antiimperialiste të popujve që kishin rrëmbyer armët për lirinë dhe pavarësinë kombëtare”. (faqe 273)

Me fjalë të tjera, Enver Hoxha i bënte Mao Ce Dunit po ato kritika që i kishte bërë edhe Hrushovit, kur, si i pari, ashtu dhe i dyti, e kishin mbajtur gjallë Shqipërinë. Madje i dyti edhe më shumë, siç pohon Ramiz Alia vetë në këtë libër “… se me ndihmën e Kinës u ndërtuan thuajse veprat kryesore që shënojnë industrializimin e vendit, si hidrocentrali i Vaut të Dejës, uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, uzina e plehrave azotike në Fier, uzina “Traktori” në Tiranë, një varg fabrikash ushqimore, u rrit në shkallë të lartë mekanizimi i bujqësisë me 20 mijë traktorë të ardhur nga Kina, etj… etj…”. (faqe 246)

“Prishja, – vazhdon më poshtë Ramiz Alia, – u bë e paevitueshme atëherë kur nga pala kineze pakënaqësia për qëndrimin e PPSH-së , (pra e Enver Hoxhës, S.K.), filloi të pasqyrohej edhe në marrëdhëniet ekonomike me vendin tonë, ashtu siç kishin vepruar dikur sovjetikët…”. (faqe 273).

Kësisoj ,”trimi i çartur”, Enver Hoxha, nuk duroi dhe në Kongresin e 7-të të PPSH-së ,i cili u mbajt nëntor të vitit 1976 denoncoi publikisht teorinë e “tri botëve”, dhe si pasojë shkruan Ramiz Alia”…nga bashkëpunimi i gjithanshëm dhe ndihmat në kredi të ndryshme, u kalua në marrëdhënie të thjeshta tregtare …Flirti kino-shqiptar mori fund”. (po aty)

Duket se fjalët e fundit janë shkruar jo pa shpoti, sepse më poshtë Ramiz Alia shpjegon se prishja e marrëdhënieve midis dy vendeve tona “më tepër dëmtoi Shqipërinë se sa Kinën. Shqipëria humbi një mbështetje të rëndësishme, kryesisht për zhvillimin e saj ekonomik, por edhe një aleate me peshë në fushën politike. Enver Hoxha dhe e tërë udhëheqja shqiptare e panë çështjen vetëm nga një këndvështrim, ai i luftës antiimperialiste dhe nuk patën parasysh arsyet e kinezëve të cilat lidheshin me interesat e tyre kombëtare”. (faqe 274).

Po përse atëherë udhëheqja shqiptare, me Enver Hoxhën në krye, nuk pati parasysh edhe arsyet e sovjetikëve, të cilët, po për interesat e tyre kombëtare propaganduan “bashkekzistencën paqësore midis sistemeve të ndryshme shoqërore”, që u bë kryesisht shkas që ky stalinist i pandreqshëm, edhe për faje të Hrushovit, të prisheshin marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe B.Sovjetik ?

Në kujtimet e tij ish-gjenerali i njohur Halim Ramohito, dënuar nga Enver Hoxha si pjesëtar grupit puçist me 1974, që kam përmendur në kapitujt e parë të këtij dosieri, pasi vë në dukje ndihmat e jashtëzakonshme që Kina i dha Shqipërisë jo vetën në fushën ekonomike, por edhe ushtarake me armatime nga më modernet që ajo kishte, citon deklaratën e mëposhtme të Enver Hoxhës, pas prishjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona:

“Kinezët i kishim miq. Si vende socialiste dhe internacionaliste, ata kishin detyre të na ndihmonin si vendi vogël që ishim. Këto ndihma i merrnim me kredi, që vendosëm t’ua paguanim deri më një, gjë që në fakt e kemi bërë dhe sot nuk u kemi borxh. Përkundrazi, ata na kanë sabotuar dhe kreditë e tyre përbëjnë një përqindje fare të vogël në buxhetin tonë”. (Gazeta “Dita”, 7 mars 2013)

Kursë Mao Ce Duni me një letër të drejtuar udhëheqësve shqiptarë më 1978 shkruante: “Ju ndihmuam , jeni mosmirënjohës”. (Po aty,16 mars 2013).

Vërtet mosmirënjohje e skajshme!…Shinasi Dragoti, ishministër i njohur i Ndërtimit gjatë regjimit komunist, në një bisedë që kam pasur më të pas viteve ’90-të, më thoshte se qeveria jonë i kishte pasur 10 miliardë dollarë detyrime Kinës, shumë që nuk u shlye asnjëherë.

RAMIZ ALIA KUNDËR PRISHJES MË KINËN, PRA KUNDËR ENVER HOXHËS!

“Prishja me Kinën, – përfundon Ramiz Alia me shumë sinqeritet dhe dhembje,-krijoi vështirësi, sidomos në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Mund të thuhet se në gjysmën e dytë të viteve ’70-të, por në mënyrë të dukshme në fillimin e viteve ’80-të ekonomia shqiptare ishte në stanjacion…Filluan të duken edhe vështirësitë në plotësimin e nevojave të njerëzve. Në fillim nga stanjacioni kaloi në krizë. Vështirësitë edhe lidhur me furnizimin e njerëzve me ushqime të dorës së parë u shtuan. Natyrisht, kjo gjendje u pasqyrua edhe në situatën politike, brenda dhe jashtë vendit, e cila erdhi duke u përkeqësuar gradualisht.”. (faqe 274)

Dhe kapitullin që pason ai e titullon:””Vetizolimi” dhe përpjekjet për lidhje më botën”. Pastaj në kapitujt e tjerë të librit të tij Ramiz Ala pranon se dënimet e njëpasnjëshme të kuadrove kryesorë në fushën e kulturës, të ekonomisë e të ushtrisë, (pra të T. Lubonjës, F.Paçramit, B.Ballukut, P.Dumes, K.Theodosit, M.Shehut, K.Hazbiut…”ndikuan në përkeqësimin edhe të gjendjes shpirtërore të njerëzve…” se “…ngjallën shqetësime te njerëzit jashtë dhe brenda partisë, por edhe frikë e dyshime”.” (po aty)

Me fjalë të tjera, dështim, katastrofë e plotë e sistemit komunist shqiptar…

Po kush ishte fajtor për këtë gjendje të mjerë në të cilën u katandis populli ynë fatkeq? Ramiz Alia, siç e pamë, citon gjithnjë fjalën “udhëheqja”, ku natyrisht përfshin edhe veten e tij. Në rast se vendimet për të ndërprerë përfundimisht marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik u morën vërtet nga udhëheqja, pra kryesisht nga Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia, në rastin e prishjes së marrëdhënieve me Kinën fajtori kryesor ishte vetëm Enver Hoxha. I pushtuar nga deliri i madhështisë, por veçanërisht nga jermi i etheve paranojake, ai duke u shkëputur nga Kina, e izoloi Shqipërinë nga bota, e detyroi të vazhdonte të zbatonte shprehjen: “Populli shqiptar ha bar, por parimet marksisteleniniste nuk i tradhton”, ashtu siç kishte deklaruar si ngrehaluc në mbledhjen e 81 partive komuniste në nëntor të vitit 1960 në Moskë. Por nuk e pyeti popullin. As atëherë, as kurrë…Dhe nëse pati nga ata që guxuan edhe të shpreheshin qoftë nën zë, Enver Hoxha ,falë Sigurimit të Shtetit, i zbuloi dhe i kalli në burgjet, kampet e tmerrshme të përqendrimit, kurse familjarët e tyre i internoi në skutat më të humbura të vendit.

RAMIZ ALIA FAJËSON ENVER HOXHËN QË ME KUSHTETUTËN E RE IZOLOI SHQIPËRINË

“Mbyllja e Shqipërisë, – shkruan Ramiz Alia, -…veçanërisht në mungesën e shkëmbimeve kulturore e turistike me botën e jashtme, në pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, ose ndalimin e marrjes së kredive dhe krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta me vendet perëndimore, e sanksionuar edhe në kushtetutën e vitit 1976, ka qenë pengesë për zgjerimin e lidhjeve të shumanshme të Shqipërisë me botën e jashtme”. (“Jeta ime”, faqe 276)

Kush e sanksionoi në kushtetutë këtë nen të mallkuar, kush ishte nismëtari dhe zbatuesi i kësaj mbylljeje me botën e jashtme? Vetë Enver Hoxha. Vetëm ai shkruante dhe vuloste, pa pyetur më njeri. Ramiz Alia e pohon hapur që ishte kundër kësaj mbylljeje. Besoj se edhe të tjerë nga udhëheqja. Por, siç e kam thënë edhe më sipër, asnjë nuk guxonte t’ia shprehte këtë mendim hapur diktatorit që po e shpinte vendin në greminë. As edhe pas vdekjes së tij, sepse ky nen ishte “sakrilegj”. Ndaj Ramiz Alia nuk pati guxim ta bënte këtë. Edhe kur më 1987 politikani i njohur gjermano-perëndimor, Shtraus, i ofroi atij ndihmën e vendit të tij dhe ky iu përgjigj se… nuk i linte …Kushtetuta. Enver Hoxha vazhdonte ta udhëhiqte Shqipërinë edhe pas vdekjes .

Duke vazhduar më arsyet e kësaj mbylljeje, ai vazhdon:

“…Kanë ndikuar shumë në këtë drejtim jo vetëm dërgimi i diversantëve nga jashtë, por edhe në veçanti qëndrimet dhe veprimet e Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik kundër Shqipërisë”. ( po aty).

Argument krejt pasaktë! Ramiz Alia na hedh në vitet ’50- të, kur Enver Hoxha nuk e quajti të arsyeshme vizitën e Hrushovit, që u pajtua me Titon, (aq më tepër që në verë të vitit 1956 ky i fundit pati deklaruar në qytetin jugosllav Pula se “…pa hequr Enver Hoxhën dhe të tjerë, nuk mund të zbatohen vendimet e Kongresit të 20-të”). Ai ka gjithashtu parasysh kur kundërshtoi sovjetikët për hapjen e tyre drejt Perëndimit dhe politikën e afrimit me ta falë “bashkekzistencës paqësore”, që sipas tij do të thoshte edhe braktisje e luftës nacional-çlirimtare të popujve të shtypur…për të cilat është shkruar gjatë në këtë dosier.

Por pas ndarjes me Bashkimin Sovjetik dhe lidhjeve me Kinën, pra në fillim të viteve ’60-të këto argumente që sjell Ramiz Alia, nuk kanë baza…

Meqë isha gazetar në “Radio Tirana”, kam lexuar rregullisht shtypin sovjetik edhe pas vitit 1961, deri më 1990. Është e vërtetë që vitet e para edhe gazetat, sidomos Radio Moska u përgjigjeshin sulmeve të Enver Hoxhës, madje edhe me gjuhë të rëndomtë. Por pas shkarkimit të Hrushovit dhe ardhjes në fuqi të trojkës Brezhnjev-Podgorni- Kosigin, më 1964, ky shtyp dhe Radio Moska as që merrnin mundimin të bënin polemikë me ne, pale edhe të shkruanin libra, a broshura kundër Enver Hoxhës dhe PPSH-së për dogmatizëm, në një kohë që Enver Hoxha nuk la gur pa përdorur për t’i qëlluar si revizionistë modernë, renegatë të marksizëm-leninizmit…Madje edhe me libra si “Kujtime me Stalinin”, “Hrushovianët” e paçavure të tjera.

Përkundrazi, këta “revizionistë” bënë hapa që të afroheshin me Shqipërinë, pavarësisht nga kundërtitë ideologjike që na ndanin, por nuk gjetën mbështetje nga Enver Hoxha, që vazhdonte të mbante në mbikëqyrje, madje edhe të burgoste, deri gra sovjetike, si “agjente” të KGB-së dhe agjenturave të tjera të vendeve të lindjes, veprim që e kritikon edhe Ramiz Alia në librin e tij “Jeta ime”. (faqe 235)

Pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën Ramiz Alia në librin e tij thekson:

“Sulmet tona propagandistike ndaj Kinës ishin të matura. Vetëm pas Kongresit të 7-të që u mbajt në nëntor të vitit 1976, kur në raportin që mbajti Enver Hoxha, u kritikua botërisht teoria kineze “e tri botëve”, në shtypin e partisë filloi të shkruhej më gjerë për demaskimin e tezave kineze”. (faqe 278). Pra, veproi si Hrushovi që në Kongresin e 21-të të PK të B.S, më 1961, kishte bërë botërisht të njohur mosmarrëveshjet midis të dy partive dhe për këtë ishte dënuar nga Enver Hoxha.

Dhe, si për t’u shfajësuar, Ramiz Alia vazhdon:” Pra, u zgjerua fronti i luftës kundër revizionizmit. E kam thënë më sipër se me këtë front lufte merrej drejtpërdrejt E.Hoxha”. (po aty). Doemos, kështu do të ndodhte, se ai vazhdonte ta quante veten Guliver para byroistëve liliputë, duke përfshirë këtu dhe vetë Ramiz Alinë.

Epilog – Pas izolimit, katastrofa që e pranon edhe Ramiz Alia, për faj të politikës dogmatike të Enver Hoxhës

Me sa miq që i ktheu në armiq, u mor Enver Hoxha që nga viti 1945, deri sa mbeti vetëm.!…Dhe pasi, preu koka të bashkëpunëtorëve të tij, sepse edhe ata i dolën armiq, u vetizolua, dhe atëherë u shpreh ngadhnjyeshëm se “Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që ndërtonte socializmin”, atë biçim socializmi që Ramiz Alia nuk ka fare drojë ta përcaktojë kështu pas këtij vetizolimi:

“Situatën në përgjithësi e rëndonte fakti se vështirësitë ekonomike kishin filluar të shfaqeshin gjithnjë e më shumë. Sidomos nuk po u vinte fundi radhëve për të siguruar qumështin e vezët, për të mos folur pastaj për mungesat që kishte në treg për mallra industriale. Kuptohet se këto vështirësi ndikonin negativisht në gjendjen moralo-politike të njerëzve”. (faqe 302)

Dhe pasi kishte shpartalluar sipas mësimeve të Stalinit revizionistët titistë, revizionistët sovjetikë, revizionistët kinezë, ashtu siç e pamë në këtë dosier, duke vënë në përdorim makinën e vet propagandistike, të cilën ia besoi së pari Ramiz Alisë, si shef i propagandës, siç pohon edhe ai në faqet e librit “Jeta ime”, pastaj vetvetes, me artikuj në gazeta, me broshura, vepra të tij shumëvëllimëshe në gjuhë të huaja dhe të shpërndara anekënd botës, që mund të shërbenin vetëm për ..ambalazhim, pasi ftoi grupe marksisteleniniste që të shihnin nga afër “sukseset madhështore të Shqipërisë socialiste, shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut”, që çante bllokadën borgjezo-revizioniste, e cila ekzistonte në kokën e tij të një paranojaku, Enver Hoxha u nda nga kjo botë, duke ia lënë Shqipërinë trashëgim Ramiz Alisë, i cili në vazhdim të marshit funebër që kompozon për “socializmin enverist”, në librin e tij “Jeta ime”, na dhuron edhe pasazhin që kam përmendur në fillim të këtij dossieri dhe që po e përmend edhe tani dhe që mbyllet me këtë citim të përvajshëm:

“Në vitin 1990 ne hymë me mungesa të mëdha që ndiheshin në të gjitha fushat e jetës. Industrisë i mungonte lënda e parë ,gjë që e detyroi qeverinë të ndalojë punën në disa fabrika. Të ardhurat e eksportit nuk mjaftonin për të sjellë nga importi mallra të domosdoshme…Papunësia shtohej…Valuta e lirë që dispononte Banka Kombëtare, kishte mbaruar, ndërsa për të kërkuar kredi, as që mund të bëhej fjalë” . (faqe 332)

Kuptohet se ky ishte fundi i komunizmit enverist dhe i komunizmit në Evropë, pra në Bashkimin Sovjetik, ku lindi, si dhe në vendet e tjera socialiste. Ky ishte dhe fundi i ideologjisë marksiste-leniniste dhe varianteve të saj, staliniste, që mbështeti dhe zbatoi me fanatizëm Enver Hoxha dhe titiste, hrushoviane, maoiste, gorbaçoviane…

Ky ishte edhe fundi i komunizmit botëror në teori dhe praktikë. Ndaj, edhe ato faqe me kujtime të luftës së Enver Hoxhës për triumfin ndaj revizionizmit hrushovian, ose maoist dhe triumfin e një bote, ku komunizmi do të fitojë, të cilat Ramiz Alia herë- herë i përshkruan në librin e tij “Jeta ime” me shumë frymëzim, por edhe në mënyrë mjaft kritike, janë iluzion që nuk ngjallen kurrë më, sepse edhe këto ideologji janë të vdekura njëherë e përgjithmonë.

Jalta – vendimi e tre të mëdhenjve, Ruzveltit, Çërçillit dhe Stalinit në shkurt të vitit 1945, që Shqipëria të përfshihej në sferën e Lindjes, të zotëruar nga Bashkimi Sovjetik, pas Kongresit të Berlinit, më 1878, Konferencës së Ambasadorëve në Londër ,(1913), qe goditja më e fortë, e cila solli që Shqipëria të lidhej radhazi pas qerres së vendeve të mësipërme komuniste dhe vetëm pas vitit 1992, kur u shemb përfundimisht sistemi komunist, të krijonte lidhje të vërteta më tërë botën./Gazeta Panorama 

“Po të ndërhyjmë ne, Kina do të na ndërpresë ndihmat…”- Çfarë shkruante Ramiz Alia në librin “Jeta ime”! Raportet e Enver Hoxhës me Mao Ce Dunin! Pasojat e Revolucionit Kulturor Kinez në Shqipëri Nga SKIFTER KËLLIÇI

Qysh nga viti 1945 u shtrënguam të çirreshim “Enver-Tito!”, pastaj “Enver-Stalin”” “Enver – Hrushov!”, më 1961 zumë të thërrasim “Enver -Mao Ce Dun!”.

“Marrëdhëniet e ngushta me Kinën, – shkruan Ramiz Alia , – vazhduan rreth 15 vjet, thuajse aq sa kishin zgjatur edhe ato me Bashkimin Sovjetik… Kinezët ndihmuan për zhvillimin e shpejtë të industrisë sonë, duke ngritur kapacitete të reja prodhuese, në energjetikë, në metalurgji dhe në industrinë kimike…Ata ndihmuan shumë për modernizimin e bujqësisë, kryesisht për mekanizimin e saj.” “(“Jeta ime”, faqe 246)

Pra, Shqipëria u nda nga një mik, sepse kishte “revizionuar” disa parime bazë të ideologjisë marksiste-leniniste, pra u nda nga revizionistët sovjetikë, ose hrushovianët, siç i quante Enver Hoxha, për të fituar një mik shumë të largët, por që edhe ai udhëhiqej nga disa parime që ishin në kundërshtim me këto parime, të cilat Enver Hoxha i kishte zbatuar me kaq fanatizëm, sa revizionistët sovjetikë i quanin me drejtë dogmatike. Për këtë qëllim i drejtohem e veprës së pr.dr.Agron Fico “Profesor në tri kontinente”, (Tiranë 2004): ”Kina, – shkruan ai, – qysh në fillim kishte marrë një drejtim tepër origjinal, të ndryshëm nga komunizmi dogmatik i sovjetikëve të periudhës së Stalinit. Ishin të vjetra divergjencat e Mao Ce Dunit me udhëheqjen sovjetike për një varg problemesh të teorisë dhe praktikës së ndërtimit të socializmit. Në Kinë kishte një zhvillim dhe ruajtje të pronës private”. (faqe 122)

Pasi përmend ato që kam cituar më pjesët e para të këtij dossieri, pra që në Kinë ekzistonin edhe disa parti të tjera politike, se ish-pronarët e fabrikave kishin ruajtur një pjesë të privilegjeve, (2% të të ardhurave nga prodhimi i ish- fabrikave të tyre), autori vazhdon:

“Në vend të monopolit ideologjik që kishte Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, në Kinë vija themelore ishte: “Le të lulëzojnë 100 lule, le të lulëzojnë 100 shkolla”, që padyshim i hapte mundësi një diversiteti dhe pikëpamjesh. Është fakt që monopolin e kishte PK e Kinës, por aty gjeje edhe rryma të ndryshme”. (po aty)

Jo vetëm kaq. Më 21 dhjetor të viti 1949, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së Stalinit, kur nuk kishte veçse dy muaj që ishte krijuar Republika Popullore e Kinës, Mao Ce Duni shkoi për vizitë në Moskë. Por pritja qe e ftohtë.

“Stalini shihte tek Mao Ce Duni, një antagonist në udhëheqjen e regjimeve komuniste dhe nuk pranoi asnjë nga kërkesat për kthimin e territoreve të pushtuara nga carët. Mao Ce Duni mori vetëm një hua modeste prej 300 milionë dollarësh në pesë vjet dhe nënshkroi disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak”. (“Biografia e Mao Ce Dunit”, nga burime historike në internet, italisht.)

Pastaj, a dinte Enver Hoxha se si PK kineze e udhëhequr nga marksist-leninisti i madh, Mao Ce Dun, më 1950 kishte urdhëruar që të pushtohej Tibeti, edhe sot nën këtë pushtim, ashtu si Stalini dhe PK e BS më 1940 kishin dhënë urdhër të pushtoheshin vendet balltike, Letonia Lituania dhe Estonia?

Sigurisht që Enver Hoxha i dinte të tëra këto. Dinte, gjithashtu, ato që shkruan Ramiz Alia në librin e tij “Jeta ime” rreth kundërtive sovjeto-kineze, dinte se midis këtyre dy partive kishin lindur mosmarrëveshje,”… që, siç u duk edhe më vonë, në thelb lidheshin me synimin që kishte secila nga këto parti për të vendosur hegjemoninë e vet në lëvizjen komuniste ndërkombëtare dhe kampin socialist”, (faqe 210), që i kam përmendur më sipër.

Ata, – shkruan Ramiz Alia për kinezët, – kishin aritmetikën e tyre për të matur vlerat e një personaliteti. Kështu, sipas tyre, Stalini kishte pasur 8 të mira dhe 2 të këqija dhe nga kjo del se ai mbetet marksist i madh. Kuptohet që delegacionit tonë qëndrimi i kinezëve ndaj Stalinit i pëlqente .Të dy palët e çmonin Stalinin si udhëheqës të madh dhe nuk ishin dakord me raportin sekret të Hrushovit”. (“Jeta ime”, faqe 248). Por Enver Hoxha dinte, gjithashtu, që në Kinë nuk kishte asnjë institucion, asnjë fabrikë asnjë uzinë, asnjë shkollë që të mbante emrin e Stalinit, kur në Shqipëri ndodhte e kundërta, aq sa emrin e tij e mbante edhe një qytet! Dhe kjo sepse kinezët si marksist-leninistin më të madh të ditëve tona mbanin Mao Ce Dunin! Sa për faktin tjetër që:” Mao Ce Duni pohon vetë se numri i të vrarëve gjatë periudhës 1949-1952 i kalon të 2 milionë të vetët”, (Maurice Meisner, “Mao Tse Dun’s China and after”- ”Kina pas Mao Ce Dunit”, 1999, faqe 72, sipas burimeve të internetit, në anglisht), kjo nuk bënte aspak përshtypje Enver Hoxhës, sepse ai ishte mësuar të vriste dhe do të vriste sa të mundte, sipas ”mësimeve” të usta Stalinit. Megjithatë, pas vitit 1961 Kina u bë aleatja më e madhe e Shqipërisë, aq më tepër që qeveria jonë luajti rol parësor që ajo të pranohej anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

KUNDËRSHTITË

Mirëpo gjatë vizitës së tretë më 1962, siç e shkruan Ramiz Alia”…u duk qartë se ndryshimet në pikëpamjet tona për disa çështje politike, të cilat i kishim konstatuar gjatë punimeve të komisionit përgatitor dhe më pas gjatë zhvillimit të mbledhjes së 81 partive, vazhdonin të ishin ende prezente”. (faqe 249). Dhe atëherë Enver Hoxha, që ashtu si Mao Ce Duni, ose Hrushovi pretendonte të mbante në kokë kurorën e “ideologut më të madh të komunizmit botëror”, zuri të na “kërrente” veprën e tij “madhore” “Shënime për Kinën”, në dy vëllime,(1962- 1972 dhe 1972-1977, që u botuan më 1979), të cilat”…përbëjnë një analizë të thellë marksiste-leniniste të çështjeve politike dhe ideologjike të viteve 1962- 1977,ku: “…duke ndjekur hap pas hapi për vite të tëra faktet, dukuritë dhe ngjarjet e ndodhura në Kinë, duke zbuluar thelbin e tyre dhe duke nxjerrë konkluzionet përkatëse, shoku Enver Hoxha në këtë vepër demaskon përmbajtjen antimarksiste të pikëpamjeve synimeve dhe veprimeve të udhëheqësve kinezë, tregon se…”maocedunideja” nuk ka asgjë të përbashkët me marksizëm-leninizmin”. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, botimi i parë, faqe 1007, 1985). Sa i pa çiltër, sa hipokrit, sa sharlatan, tregohet Enver Hoxha! Në një kohë që “milte lopën gjigante kineze”, në një kohë që pa ndihmën e saj do të përfundonte, ashtu siç e përshkruan Ramiz Alia gjendjen e Shqipërinë pas prishjes me Kinën: ”Gjithnjë e më shpesh mungonin në treg edhe gjërat më të nevojshme ushqimore, si qumështi, vezët, ndërsa mishi filloi të shpërndahej me talone. Për pasojë, jo vetëm që nuk u pakësuan, por filluan të shtoheshin radhët përpara dyqaneve, gjë që sillte rritjen e pakënaqësive tek njerëzit”. (“Jeta ime”, faqe 285).

Ky diktator, doemos pas tij edhe tërë makina propagandistike, shtypi, RTVSHja, ndërkohë i ngrinin himne miqësisë së pathyeshme shqiptaro-kineze, farkëtuar nga dy korifejtë e marksizëm-leninizmit, për të cilët nga disa bejtexhinj u thurën vargjet :”Dy luanë ka sot bota, /Një Kina dhe një Evropa” ose: “Enver Hoxha dhe Mao Ce Duni, / Janë të dy të një brumi”.

Kundërtitë e para me Kinën, sipas Ramiz Alisë, nisën që më 1962, kur ai dhe Hysni Kapo vizituan Kinën dhe kur gjatë takimeve që patën me kinezët, këta , shprehën mendimin se duhej të mbahej një mbledhje tjetër si ajo e vitit 1960, si synim arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët që t’i jepte fund polemikës publike që kishte filluar dhe ndërhyrjes dhe veprimeve përçarëse të kujtdo në punët e brendshme të partive motra dhe të vendeve të kampit socialist”,(“Jeta ime”, faqe 250, 51), që u kundërshtua nga pala shqiptare, “…sepse një mbledhje e tillë për bashkim nuk do të kishte vlerë, nëse më parë nuk dënoheshin shkaqet që çuan sovjetikët dhe aleatët e tyre në ato veprime të gabuara, siç ishte rasti i prerjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë”. (Po aty)

Sipas Ramiz Alisë, Cu En Lai, gjithashtu, nguli këmbë dhe madje nisi të ushtronte presione, duke thënë se “…kinezët po ndeshnin me vështirësi të mëdha për të kontraktuar diku në Francë apo Itali uzinën e plehrave azotike që po ndërtohej në Fier. Me fjalë të tjera, ai na thoshte: zgjidhni e merrni, mbledhjen apo uzinën!? (po aty). Por ishte Mao Ce Duni që i dha fund kësaj historie, duke thënë: “Mos u bëni merak se asnjë mbledhje nuk do të bëhet”. (po aty)

REVOLUCIONI NË 1967

Kjo lëvizje masive anarkiste që me urdhër të Mao Ce Dunit përfshiu Kinën në gjysmën e dytë të viteve ’60-të të shekullit të kaluar, nuk mund të kalonte pa u reflektuar edhe nga udhëheqja shqiptare. Ndaj në librin e tij “Jeta ime” edhe Ramiz Alia ndalet në zhvillimet e skajshme të ashtuquajturin Revolucion Kulturor Kinez, ku, siç thekson ai: ”…iu nënshtrua një kritike nihiliste kultura perëndimore”, ku: “.. hidheshin poshtë Bethoveni e Shekspiri, mohoheshin Ajnshtajni dhe Rembrandi…”, ku: “…të frymëzuar nga idetë e Mao Ce Dunit .. e gjithë kultura, e gjithë filozofia, e gjithë shkenca, përmblidheshin në “Citatet e Mao Ce Dunit”, ku: “Brenda në Kinë miliona kuadro dhe qytetarë iu nënshtruan një persekutimi të paparë…që rriheshin e poshtëroheshin…duke filluar që nga ish-presidenti i Republikës së Kinës, Liu Shao Ci, apo Sekretari i përgjithshëm i Partisë, Ten Siao Pin, që më vonë, pas këtij revolucioni famëkeq, u rehabilitua dhe u bë udhëheqës i shquar i Kinës pas vdekjes së Mao Ce Dunit.”(faqe 252). (Ai duhej të shtonte se si pasojat e këtij të ashtuquajturi revolucion sollën edhe shfarosjen e rreth 700 mijë njerëzve krejt pafajshëm dhe qarkullimin e mbi 4 milionë të rinjve dhe intelektualëve, për të punuar në kushte çnjerëzore ”gju më gju” me fshatarët në komunat popullore).

Kështu shkruan më 2010 Ramiz Alia , kurse në vitet kur kjo murtajë shpërtheu dhe pati pasoja shumë të rënda në Kinë, vetë udhëheqësit shqiptarë me Enver Hoxhën në krye “…ndonëse”…në fakt, nuk ishte dakord… me veprimet ekstreme të gardistëve të kuq, me dënimet dhe vrasjet e mijëra e mijëra kuadrove dhe komunistëve kinezë, të akuzuar si “revizionistë”, a “borgjezë” e “mbështetën atë….Por këtë mendim nuk ua thamë asnjëherë shokëve kinezë, duke e quajtur “revolucionin kulturor punë të brendshme të tyre. Por edhe për të mos krijuar incidente që nuk na duheshin”. (faqe 253)

Qëndrim aspak “parimor” i Enver Hoxhës dhe klanit të tij!n Atëherë, përse nuk e quajti “punë të brendshme” të qeverisë sovjetike afrimin e saj me Jugosllavinë, që u miratua gjithashtu edhe nga qeveritë e vendeve të tjera mike, duke e cilësuar të gabuar vendimin e Stalinit që e kishte përzënë atë nga kampi socialist komunist dhe duke e cilësuar Titon marksist, siç e kemi parë më sipër në këtë dosier? Apo të afrimit të Kinës me Amerikën, siç do të shohim më poshtë?

Më kujtohen shumë mirë artikujt entuziastë që botoheshin në shtypin tonë në përkrahje të kësaj murtaje të kuqe dhe habiteshim me këto që ndodhnin në Kinë. “E çuditshme!”, – mendonim dhe shtonim: ”Përse Enver Hoxha kritikonte ashpër ”bashkekzistencën paqësore’” që kërkonte Hrushovi, të cilën e quante përulje ndaj imperializmit ndërkombëtar dhe në dëm të lëvizjeve nacional-çlirimtare të popujve të shtypur, kur gardistët e Maos shtypnin dhe vritnin bashkatdhetarët e tyre?”

Pastaj, çdo të thotë shprehja e mësipërme e Ramiz Alisë “…për të mos krijuar incidente që nuk na duheshin?”. Mos ndoshta se Enver Hoxha gjykonte: “Po të ndërhyjmë ne, Kina do të na ndërpresë ndihmat, ashtu siç vepruan me ne sovjetikët?!”. “Megjithatë, ky revolucion nuk kaloi pa lënë gjurmët e tij edhe në Shqipëri,- detyrohet të pohojë më poshtë Ramiz Alia në veprën e tij “Jeta ime”. – Nën ndikimin e tij pikërisht në mesin e viteve ’70-të edhe në vendin tonë filloi lëvizja për “Revolucionarizmin e partisë dhe gjithë jetës së vendit”, natyrisht ”jo sipas stilit kinez.”( faqe 254)

Pasoja

Përkundrazi, në shumë aspekte krejtësisht sipas stilit kinez, madje jo në mesin e viteve ’70-të, por në gjysmën e dytë të viteve 60- të. Ramiz Alia e pohon vetë se “lufta kundër burokratizmit, nxitja e kritikës së hapur publike ndaj veprimeve të gabuara të kuadrove, apo organeve të ndryshme,…ishin imitimi i praktikave kineze. “Fletërrufetë” ishin kopje e “dacibaove” kineze.”(“Jeta ime” faqe 254-55). Më pas ai vazhdon: “…U hoqën gradat për oficerët. Tashmë shenja dalluese do të ishte ndonjë kuadrat ose trekëndësh i kuq në jakën e xhaketës së oficerit, e cila tregonte nivelin e repartit që komandonte…Ishte qartë që në këtë drejtim u zbatua përvoja kineze”. (faqe 257). Pastaj, a nuk ishte ashtuquajturi “qarkullim i kuadrit” metodë kineze, sipas të cilit “kuadrot e niveleve të qendrës të shkonin dhe të punonin në rreth e në bazë për një kohë të caktuar…”,po ashtu si dhe shkrimtarët dhe artistët ”…që të njiheshin me ambientet e punës dhe të jetës së punëtorëve e të fshatarëve, në mënyrë që në veprat e tyre të paraqitej realisht jeta dhe puna e njerëzve”. (faqe 266). Për cilën jetë ose punë bëhet fjalë? Për jetën dhe punën e shqiptarëve që po përkeqësoheshin çdo ditë e më shumë, aq më tepër nën trysninë Sigurimit të Shtetit? Po sikur ta paraqitnin atë ashtu siç ishte, krijuesit do të përfundonin në birucat e këtij Sigurimi, siç përfunduan më 1973 pas Plenumit të 4- t KQ të PPSH-së dhe më pas shumë krijues qoftë edhe për ndonjë ndikim të quajtur nga Enver Hoxha borgjezo-revizionist, aq më tepër, siç vë në dukje Ramiz Alia: “lëvizja për revolucionarizim solli që të likuidohej Ministria e Drejtësisë dhe instituti i avokaturës, me justifikimin se zbatimi i drejtësisë kryhet nga të gjitha institucionet shtetërore, ndërsa mbrojtjen e të akuzuarve e bën vetë shteti. Këto masa, në fakt, i dhanë pushtet të pakufizuar organeve të Sigurimit të Shtetit”, (faqe 256). Bash si në Kinë!..

Por Ramiz Alia “harron se “përvoja kineze” u zbatua edhe në fusha të tjera, sidomos në art dhe letërsi. Në teatrot dramatike dhe në TOB u hoqën nga repertori veprat klasike, për t’u zëvendësuar me vepra kineze ose revolucionare, si baleti “Detashmenti i kuq i grave”. Po kështu, në kinema ose ekranin e TVSH-së mund të shihje kryesisht filma kinezë. Edhe bibliotekat u mbushën vetëm me vepra të shkrimtarëve revolucionarë, sidomos me tregimet për heroin popullor kinez, Lej Fen, që u futën në të gjitha programet e shkollave, nga ku u hoqën autorët klasikë. Nën shembullin kinez, sipas të cilit letërsia shkruhet nga masat, nisën të botoheshin vepra të autorëve punëtorë, fshatarë, pa asnjë vlerë letrare. A nuk ishte kjo “kinezërizimi” i thuajse gjithçkaje në vendin tonë etj., etj.?/Gazeta Panorama 

 

LIBRAT QË S’JANË SHKRUAR PËR TY… (Mbi këshillën e artë borgesiane)- Esé nga REX KASUMAJ

Qershor, 2025

Ishte një virtyt ndër të hershmet vite, mendoja unë: librat, kryesisht histori, publicistikë, filozofi a gjeografi politike, si rregull, i lexoja deri në fund.

Natyrisht, në krye printe letërsia artistike. E, brenda saj, ajo e bukura, lozonjarja, letërsia deshpërimit. Admiroja, si një aksiomë, thënjen e Dostojevskit: më jep një dhimbje të t’a jap një vepër…Sepse, thjeshtë, ashtu si dashuri, pa dhimbje s’mund të ketë as letërsi të bukur…

Pra, si t’mos i lexoja? Prej nga e drejta ime, thoshja, t’a përbuzja mundin e atyre që ishin shkrirë netësh pa gjumë që unë të kisha kënaqësinë fine të leximit? E nga ndonjë tyresh dhe privilegjin e dijes së hollë? A s’i thoshte Machiavelli Princit: hirësi, unë ju dhuroj mundësinë që, në një libër të vetëm, t’mësoni atë që unë kam mësuar tërë jetën!

Porse mote më pas, ky virtyt doli të mos ishte aspak i tillë. Ngulmëria kishte një çmim të vështirë mëkati. I tillë që as indulgjenca kishtare, sado i kamur të isha, zor t’a dëlirte dot.

Rastiste, ndaj, që një libër t’më trishtonte kur i afrohej fundi. Më kish mrekulluar dhe s’doja të mbaronte. Kur kaloja gjysmën e përtej, siç do t’ndodhte me “Apologjinë e Sokratit”, ndaloja një grimë. Rezervoja, rëndom, pjesë magjie për një tjetër kohë të mëpasme, nëse pritmëria e saj paralajmëronte rënje e mërzi…

Sa do t’deshja që të vijonte, t’mos këputej gjatë fjalë e tij. Veçse, për të gëzuar privilegjin e epërm për lexim brilantinësh të tjerë, duhej dhe gjyqi i filozofit të madh, akuzuar për shpërfillje Panteoni e shpallje hyjnish të rinj, të zgjatej paskajsisht…

Dhe ja, një dëshirim imi, përvëlues e mizor, që ikën prapa, thellë e pendueshëm, në mugëtirën antike…

Mirëpo, jo rrallëherë, librat kanë brymësinë e indiferencës (pati dhe ndonjë nga provimet e bezdisshme studentore, por kjo është një sagë tjetër), që, kur mezipritshëm hapja fletët e tyre, humbisja në një pellg zhgënjimi.

Por zotimi im i hekurt e i pathënë, nuk lëkundej.

Ndonjëherë ngjante që autori të ketë qenë lektyrë kohe: emër historie a kulture. E, prandaj, ndieja një si ngasje morale t’a sfidoja durimin tim. Dhe, ashtu, robëtoja përvujtnisht për t’i vajtur deri në fletëmbramën e tij.

Ndonëse ngjan një paradoks, libra të tillë më dhuronin një gëzim prej fitimtari. Jo me leximin sigurisht, por me fundin e tyre që, ndryshe nga të tjerë, doja t’u vinte shpejt. Mbyllja e kopërtinave që shoqërohej nga një frymëmarrje shpëtimi, më sillte një çlirim të pamatë, ashtu si kopshtarit në muzg kur ndien paqe e lumni për punën e vyer.

Porse, njëj dallimi elegant,
sepse e drejta e kopshtarit për të gazmuar ishte e përligjur. Kopshti lulëzonte dhe priste agun diellor ngjyrash të kuqëlimta. Kurse unë, ndërkaq, gëzoja nga mbarimi i torturës pas një pune kotnare.

Më ka ngjarë kështu, fjala vjen, kur, me një përpjekje tepër të lodhshme, lexoja një roman (autor A. D.) të shkruar njëkohësisht në dy gjuhë, shqip e serbisht!

Me t’a kryer, do t’a ktheja i lehtësuar në raftin e librave me pluhur. Por larg një tjetri të zi ku, si thotë Eco, ruhen të veçuar librat e gënjeshtrës që mugëtojnë kohët…

E, pastaj, një ofshâmë klasike më dilte vetishëm plot ndërdyshje, keqardhje e ndjesë…Dhe pëshpërimë e heshtur, një si lutje mëshire…

Mirëpo, shëlbimi nuk e pret njeriun vetëm Andej, ku koha nuk ekziston.

Ndaj, një ditë mestetori flokëverdhë kur bleva në Prishtinë “Qeniet imagjinare” të Borges-it, paskësh qenë e bekuar.

Teksa lexoja me një frymë Ligjëratat e tij, do të gjeja atë që nuk e prisja. Kujtoja që, si një i burgosur i idealit, isha ndëshkuar t’u veja librave deri në fletën e sosme: atyre që më lartonin, dhe atyre që më dërmonin…

Por gjeniu më dha çelësin e daljes. Ishte një këshillë e artë: librin që nuk të pëlqen lëre në cilëndo fletë të jesh. Nuk është një përbuzje, idhnakëri apo braktisje meskine e tij.

Thjeshtë, autori nuk e ka shkruar për ty!

Eh, sa libra kam lexuar që autorët s’i kishin shkruar për mua. Dikur, mjerisht, përzgjedhja ishte e vogël. E varfër dhe provinciale. Mandej ishin dhe stinë të furtunta dhe libri i mirë, i pakgjendur aherë, ngjante një luks që rëndonte orën bizantine të mbijetesës. Madje, mund të kthehej në faj për mëkatin e diturisë…

Por Borges-it do t’i lëkundnim eshtnajën për së vdekuri, nëse akoma do të lexonim libra të pashkruar për ne. Dhe ai, që atje, matanë kësojete, na sheh i ulur prorë mes librash.

Sepse, në vegimet e tij, kështu duhej të ishte parajsa ku prehet: një bibliotekë e pafill dhe
anë!

r.

Më 9 qershor 1974 u nda nga jeta shkrimtari nobelist guatemalas Miguel Asturias, autor i romaneve ‘Zoti President’ dhe ‘Papa jeshil’

VOAL – Miguel Ángel Asturias Rosales (lindur më 19 tetor 1899 në Guatemala City, ndarë nga jeta më 9 qershor 1974 në Madrid) ishte një shkrimtar, poet dhe diplomat i Guatemalës. Asturias iu dha çmimi Nobel i vitit 1967 për letërsi.


Si djali i një gjykatësi (mestizo) dhe një gruaje indiane Mayan Asturias ishte në gjendje të studionte mjekësi, gazetari dhe juridik në vendlindjen e tij nga viti 1917 e tutje. Pas diplomimit, ai themeloi së bashku me miqtë në 1922 një kolegj të komunitetit, i cili duhet të sigurojë arsim për klasat e varfëra. Më 1923 ai mori doktoratën e tij për problemet sociale të indigjenëve dhe shkoi në Evropë për të kryer në Londër studimet për ekonomi politike, të cilat i ndërpreu pas disa muajsh. Në vend të kësaj, ai studioi në Paris deri në vitin 1926 teologji dhe etnologji në Sorbonne, veçanërisht kulturat para-kolumbiane të Amerikës Latine dhe diplomoi në temën e mitologjisë indiane. Pas mbarimit të studimeve, ai qëndroi në Paris dhe ndërmori disa udhëtime nëpër Evropë.

Varri i Asturias në varrezat Père Lachaise

Në këtë periudhë vijnë edhe botimet e tij të para letrare, siç është libri i botuar në vitin 1930 Legjenda nga Guatemala, i cili u vlerësua shprehimisht nga Paul Valéry dhe ai u bë i njohur si një artist i fjalës dhe zbulues letrar i botës Mayan në gjithë globin. Më 1933 u kthye në Guatemalë, ku diktatori guatemalas Jorge Ubico ia ndaloi shkrimin dhe mësimdhënien. Më 1942 ishte anëtar i Kongresit të Guatemalës. Pas rënies së diktatorit Jorge Ubico 1944 ai hyri në shërbimin diplomatik, më 1946 u bë atashe kulturor në ambasadën e Guatemalës në Mexico City, nga 1947 në Argjentinë dhe më vonë në El Salvador. Ai botoi gjatë kësaj kohe shumë vepra që nuk mund të publikoheshin nën diktaturë. Kur në vitin 1954 në Guatemalë, qeveria e Presidentit Jacobo Árbenz Guzmán u rrëzua nga një grusht shteti, Asturias dha dorëheqjen nga zyrat e tij dhe shkoi më 1966 në mërgim në Argjentinë.

Në vitin 1966, zgjedhjet e lira u mbajtën në Guatemalë pas dymbëdhjetë vjetësh. Presidenti i zgjedhur Méndez Montenegro përsëri caktoi Asturiasin diplomat për vendin e tij – ambasador në Paris. Në të njëjtin vit ai u nderua me çmimin Lenin për Paqen për 1965.

Në vitin 1967, ai u dha çmimin Nobel për Letërsinë për trilogjinë e tij të bananeve të quajtur cikli i tre romaneve.

Asturias është një përfaqësues i realizmit magjik në letërsinë e Amerikës Latine, i cili punon në veprën e tij mitet dhe legjendat e popujve autoktonë të atdheut të tij; në mënyrë të veçantë Mayans dhe njerëzit e saj kryesore Quiché. Ai gjithashtu pasqyron kushtet sociale, politike dhe ekonomike të Amerikës Latine, efektet negative të diktaturave dhe rolin e SHBA në këtë rajon të botës.

Asturias është varrosur në varrezat Père Lachaise në Paris.

Djali i Asturias, Rodrigo ishte nga viti 1971 një drejtues i lëvizjes guerile Organización Revolucionaria del Pueblo en Armas (ORPA), e cila luftoi diktaturën ushtarake të Guatemalës. Ai përdori emrin e kopertinës “Gaspar Ilom”, të cilin e kishte marrë nga një roman i babait të tij.

Në Shqipëri janë botuar romanet e tij “Zoti President” dhe “Papa Jeshil”, përkthyer me mjeshtëri nga Petro Zheji./Elida Buçpapaj

VEPRAT

  • El problema social del indio, 1923
  • Arquitectura de la vida nueva, 1928
  • Rayito de Estrella, 1929
  • Leyendas de Guatemala, 1930,
  • Emulo Lipolidón, 1935
  • Sonetos, 1936
  • Alclasán, 1940
  • El señor Presidente, 1946; trad. it., Il Signor Presidente, Milano, 1958
  • Sien de Alondra, 1949
  • Hombres de maíz, 1949; trad. it., Uomini di mais, Milano, 1967
  • “Trilogia bananera”
    • Viento fuerte, 1950; trad. it., Vento forte, Milano, 1965
    • El Papa Verde, 1954; trad. it., Il Papa Verde, Roma, 1959
    • Los ojos de los enterrados, 1960; trad. it., Gli occhi che non si chiudono, Milano, 1968
  • Ejercicios poéticos en forma de soneto sobre temas de Horacio, 1951
  • Carta Aérea a mis amigos de América, 1952
  • Soluna, 1955; trad. it., Torino, 1968
  • Week-end en Guatemala, 1956; trad. it., Week-end in Guatemala, Milano, 1964
  • La Audencia de los Confines, 1957
  • Nombre custodio e imagen pasajera, 1958
  • Poesía precolombina, 1960
  • El alhajadito, 1961; trad. it., La pozza del mendico, Roma, 1966
  • Mulata de tal, 1963; trad. it., Mulatta senzanome, Milano, 1967
  • Rumanía, su nueva imagen, 1964
  • Sonetos de Italia, 1965
  • Claravigilia primaveral, 1965; trad. it. Chiarivigilia di Primavera, Roma, 1969
  • Parla el Gran Lengua, 1965; tra. it., Parla il «Gran Lengua», Parma, 1965
  • El espejo de Lida Sal, 1967
  • Latinoamérica y otros ensayos, 1968
  • Maladrón, 1969; trad. it., Il ladrone, Milano, 1972
  • Tres de cuatro soles, 1971
  • Viernes de dolores, 1972
  • América, fábula de fábulas, 1972
  • Sociología guatemalteco, 1977
  • Tres de cuatro soles, 1977
  • twitter

  • facebook

  • linkedin

SPAÇI – BURGU QË DUHET TË FLASË. MUZE I KUJTESËS DHE DINJITETIT… nga Visar Zhiti

 

Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por mbi ndërgjegjen e tij. Spaçi është një nga ato plagë…
Burgu famëkeq në zemër të maleve të veriut, dikur skenë e fshehur, aq sa mundej, i dënimit dhe vuajtjes torturuese sistematike, i punës së detyruar dhunuese dhe përpjekjes për të zhbërë njeriun, por dhe vend martir i qendresës emblematike, i rebelimit historik, ku të burgosurit politikë guxuan dhe ngritën të ngjyrosur me gjak Flamuri Kombëtar, pa yllin e socializmit real, por siç ishte në epokën e Skënderbeut dhe siç është tani, – nguliteni në mendje, në ndërgjegje dhe kujtesën kolektive: “Flamuri siç është sot”, – dhe sot ky Spaç ka mbetur një rrënojë arkeologjike e vetvetes dhe e moralit.
Por a duhet të mbetej kështu?

A duhet ta ruajmë këtë rrënojë siç është – një trup i shkatërruar që flet vetë – apo duhet të ndërhyjmë me kujdes, që të mos jetë thjesht një gërmadhë, por të bëhet një muze, një altar për të përndjekurit dhe brezat që nuk e kanë njohur kurrë frikën e hekurave për një mendim të lire, një z:e që I flet s;e ardhmes nga e shkuara?

Mendoj se nuk është thjeshtë një çështje arkitektonike. Është një zgjedhje (j)etike dhe kult/urë. Shqipja më ndihmon të nënkuptoj më shumë se fjala. Pra, Spaçi t:e jet:e një referendum i heshtur me historinë.

Kujtesa: një e kaluar apo një përgjegjësi?

Filozofi francez Paul Ricoeur, në veprën e tij “Kujtesa, historia, harresa”, na kujton se: “Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fsheh as krimin, as viktimën – ajo që kërkon drejtësi përmes të vërtetës.”
Spaçi është një vend ku krimi shtetëror dhe viktima/ dissident,/ kundërshtar, /hero kanë qenë përballë çdo ditë, madje edhe janë. Aty ku fjala e lirë u fut në minierat primitive me skllevë aspak modernë, por si atëhere, dhe në errësirën e thellë të zgafellave të shkatërrimit moral.
Moskujtesa do të ishte një formë tjetër dënimi. Heshtja është një lloj amnistie që i bëhet së keqen.

 

 

Spektri i thyer i debateve

Debati për fatin e burgut të Spaçit si vend-muze është më shumë se një çështje arkitekturore apo utilitare — është një sfidë për ndërgjegjen historike, kujtesën kolektive dhe etikën e një shoqërie që kërkon të pajtohet me të kaluarën e saj të dhunshme.
Shqetësimet mund të përmblidheshin n:e k;eto çështje:

1. Të restaurohet siç ka qenë (model konservues):
Qëllimi: Ruajtja autentike e strukturës si një dëshmi e gjallë e diktaturës.
– Pro: Jep një ndjesi të drejtpërdrejtë të realitetit të së kaluarës; ka vlerë të madhe dokumentare dhe muzeale.
– Kundër: Rrezikon të kthehet në një relike të ngrirë në kohë, pa shumë
efekt edukativ nëse nuk shoqërohet me kuratorí dhe programim.

2. Të restaurohet me ndryshime utilitare, edukuese (model interpretues):
Qëllimi: Shndërrimi në muze bashkëkohor i kujtesës, me panele informuese, teknologji ndërvepruese, dëshmi të gjalla, arkiv digjital.
– Pro: Mund të shërbejë si hapësirë për edukimin e brezave të rinj; forcon ndërgjegjen demokratike dhe shërben si paralajmërim.
– Kundër: Rrezikon t’i humbasë elementët autentikë; mund të interpretohet si “teatër” i së kaluarës.

3. Të lihet në gjendjen e tanishme (model arkeologjik-moral):
Qëllimi: Ta ruajmë si rrënojë, si një shenjë e mosndërhyrjes, siç janë kampet naziste që ruhen në heshtje dhe zhveshje.
– Pro: Rrënoja flet vetë, heshtja është gjuhë e fuqishme, e pandotur nga aktualizime ideologjike.
– Kundër: Degradimi fizik i objektit çon në zhdukje; ndonjëherë rrënoja hesht më shumë sesa flet.

4. Të ndërhyjë Shteti – por si?
– Detyra shtetërore: Pjesë e përgjegjësisë kombëtare për kujtesën historike dhe arsimimin qytetar.
– Rreziku: Ndërhyrja burokratike mund ta shndërrojë në projekt propagandistik ose të zhveshur nga përmbajtja e vërtetë.
– Dhe aq më keq, nëse do të jetë një zbukurim i diktaturës si BunkArt 1 e 2 apo “Shtëpia me gjethe” apo shtëpi të tjera ngjashëm, por muzeu i qendresës I kundërshtar;eve dhe martirëve ende mungon.

5. Të dëgjohen ish-të burgosurit dhe shoqatat:
Pse: Ata janë dëshmitarët e parë; pa zërin e tyre, projekti s’ka shpirt.
Sfidat: Mosmarrëveshjet midis vetë të përndjekurve; trauma personale; përplasja e vizioneve.
Në fund të fundit, Spaçi nuk është thjesht gur e hekur, beton e parrulla por kujtesa e njeriut shqiptar që vuajti për fjalën dhe lirinë, që vendi të jetë I lire dhe i hapur, pjesë e kulturës euroaltlantike, etj.
Nëse nuk kujtojmë me dinjitet dhe përkushtim dhe ndjeshmëri, rrezikojmë të ndëshkojmë për së dyti viktimat – me harresë. Po vet;em kaq, t:e rroposim idealet.

Modelet në botë, kur heshtja flet:

1. Kampi i përqendrimit Auschwitz (Poloni)
Rrënojat janë ruajtur me përpikmëri, pa ndërhyrje estetike apo modernizuese. Mbetet një vend i heshtur, por i fuqishëm në dëshmi.
Eshtrat e ndërtesave, dhomat e gazit dhe telat me gjemba janë pjesë e narrativës së dhimbjes, ku çdo gur është kujtesë.
– Historiani Tony Judt shkruan se “kujtesa nuk është vetëm akt personal, por përgjegjësi publike.” Auschwitz është një akt i tillë përgjegjësie.

2. Muzeu i Stasit – Berlini Lindor (Gjermani)
Ish-selia e shërbimit famëkeq të sigurimit është ruajtur siç ka qenë, por me ndërhyrje kuratoriale moderne.
Brenda saj, të rinjtë gjermanë mësojnë sesi një shtet i përgjonte dhe terrorizonte qytetarët.
Sipas Aleida Assmann, teoriciene e kujtesës kulturore: “Kujtesa institucionale e dhunës shtetërore kërkon hapësira të materializuara ku e kaluara të bëhet e prekshme, por jo e stërkomentuar.”

3. Shtëpia e Terrorit – Budapest (Hungari)
Ish godina e policisë sekrete naziste e më pas komuniste është kthyer në muze me ndërthurje artistike, dëshmi të gjalla dhe simbolikë të fortë vizuale.
Ka krijuar debat: a është tepër spektakolare, apo tërheqëse estetikisht për një vend dhimbjeje?
Sipas Timothy Snyder, ky është rreziku kur “e kaluara shndërrohet në ekspozitë për konsum emocional, jo për kuptim etik.”

4. Memoriali i Paqes – Hiroshima (Japoni)
Kupola e vetme që mbeti në këmbë nga bomba atomike u la ashtu siç ishte – një rrënojë e shenjtë që flet pa fjalë.
Aty është realizuar një kombinim mes ruajtjes së rrënimit dhe instalimeve edukative moderne.
Sipas sociologes japoneze Yoshiko Nozaki: “Kujtesa nuk është vetëm çfarë ndodhi, por si vendosim ta tregojmë dhe kujt t’ia tregojmë.”

 

Sociologë dhe mendimtarë me ndikim mbi kujtesën kolektive:

1. Maurice Halbwachs – themeluesi i konceptit të “kujtesës kolektive”:
“Asnjë kujtim nuk qëndron vetëm: ai lidhet me strukturën sociale që e mirëpret ose e shtyp.”

2. Paul Ricoeur – filozof francez, autori i La mémoire, l’histoire, l’oubli (Kujtesa, historia, harresa): “Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fsheh as krimin, as viktimën – ajo që kërkon drejtësi përmes të vërtetës.”

3. Zygmunt Bauman – sociolog i modernitetit:
“Shoqëritë moderne preferojnë të fshijnë të shkuarën për ta rikonfiguruar sipas nevojave të së tashmes.”

Shtesë për Shqipërinë:
Paralajmërime për rrezikun e manipulimit të kujtesës, sidomos në projekte që mund të përdoren për “lavazhin moral” të historisë.

– Në mungesë të një narrative shtetërore të unifikuar për krimet e komunizmit, Spaçi është kthyer në simbol të heshtjes zyrtare.
– Kujtesa është mbajtur më shumë nga të përndjekurit dhe shoqëria civile, jo nga institucionet shtetërore.
– Kjo sjell një obligim moral: nëse shteti nuk ndëshkon të keqen e djeshme, të paktën le të kujtojë viktimat me dinjitet.

Çfarë duhet bërë me Spaçin?

Të mos ndërhysh do të thotë ta lësh kujtesën në harresë, në mëshirë të agjentëve atmosferikë, të erës dhe të shiut dhe të vapës çmendurake, por dhe të agjentëve të së keqes, që u intereson fshehja e krimit.
Të ndërhysh pa ndjeshmëri, rrezikon ta shndërrosh në një ekspozitë, mbase dhe zbavitëse.
Të ndërhysh me etike do të thotë:

1. Ta ruajmë autenticitetin fizik të Spaçit – strukturat e tij, dhomat, shkallët, taracën e numërimit, mencën e urisë, qelitë ndëshkimore, të mbeten siç janë, të konservuara, jo të rindërtuara, grykat përbindsh:erore të minierës.

2. Të ndërtohet rreth tij një muze i heshtjes dhe qëndresës që përfshin:

– Dëshmi të të mbijetuarve.
– Dosje të deklasifikuara.
– Dokumentarë e arkiva digjitale.
– Pjesëmarrjen aktive të të rinjve në projekte kujtese dhe etike.

3. Të përfshihen zërat e ish-të përndjekurve, shoqatave të tyre, studiuesve dhe arkitektëve të kujtesës.

4. Të ketë status ligjor si vend me vlerë kombëtare historike dhe morale, të mbrojtur nga shteti dhe i hapur ndaj vizitorëve, studiuesve, studentëve.

Konkretisht: “SPAÇI – MUR I FJALËS SË LIRË”

Një muze që të mos jetë vetëm për të parë, por për të kuptuar. M:e tej rrethimit me tela me gjeba si dukur, të ketë një qendër dokumentimi, një hapësirë për aktivitete edukative, për performanca të kujtesës, poezi, art, për bashkëbisedim ndërbrezor.
Një qendër që të merret me histori jo për të ndalur kujtimin, por për ta dhënë atë si dritë për të ardhmen. Sepse, siç thotë Hannah Arendt:
“E keqja më e madhe është kur njeriu i zakonshëm nuk e vë më në dyshim të keqen e përditshme.”

Jo një përfundim, por një fillim:

Pra një model i mirë për Spaçin do të ishte, – përsërisim, – një kombinim mes autenticitetit të rrënojës dhe ndërhyrjes edukative:
– Ta ruajmë strukturën siç është, si në Auschwitz, por
– Të krijojmë rreth tij një muze i heshtjes dhe rezistencës, me dëshmi, arkiv, dhe përfshirje të të mbijetuarve, si në Berlin.
– Një muze i tillë nuk do të ishte thjesht kujtesë e së kaluarës, por parandalim për të ardhmen. Siç thotë Hannah Arendt prapë: “Ne nuk kujtojmë për të qarë mbi të shkuarën, por për të mos e lejuar të përsëritet.”
Nëse Spaçi hesht, atëherë kemi dështuar ta mbrojmë kujtesën. Dhe pa kujtesë, demokracia është vetëm një dritë e përkohshme mbi një gërmadhë.
Spaçi mund të jetë vendi ku njeriu shqiptar mësoi të mos dorëzohej. Le të jetë tani vendi ku ne mësojmë të mos harrojmë.

EPILOGU IM

Fillimi i punimeve bashkë me dabatin për Spaçin, koinçidojnë dhe me përpjektjet tona për xhirimin e një filmi artistik për revoltën historike të të burgosurve politikë, dëshmi të dhunës dhe të qendresës, etj.
Regjisori dhe producenti Namik Ajazi e ka ndjerë si mission një film të tillë, që mungon. Të rinjtë janë të sulmuar nga filmat e realizmit socialist.
Skenari i filmit “Kryengritje në ferr” është shkruar nga autori i këtij shkrimi para disa vjetësh, ish i burgosur politik, me familjen të përndjekur nga regjimi. Po kështu dhe regjisori dhe babai i tij janë ish të burgosur politikë
Është menduar që edhe piktori i filmit të jetë një ish i burgosur politik dhe në role, jo vetëm figurantë, por edhe episodikë, të ketë nga ish të burgosurit politikë, të mbetur gjallë, kjo do ta bënte filmin unik në botë, ndërsa në rolet kryesorë janë gjetur nga regjisori aktorë të njohur, shqiptarë dhe të huaj. Mbështetja e huaj, interesi i tyre kinematografik është, ajo e shtetit shqiptar ende mungon.
Spaçi si burg fizik tani mungon. Nëse ai do të ishte si muze i kujtes:es, xhirimet do të bëheshin aty dhe ky do të ishte dhe intersi i filmit. Kaq.
Kur vuajtja dhe dhimbja, persekutimi, të vërtetat dhe traumat e shkaktuara prej tyre arrijnë të kthehen në jo vetëm në muzeume, po më fort e të gjalla në poezi e pikturë, në romane, drama e filma, është emancipim i vërtetë i një shoqërie të kulturuar, ku e kaluar kështu s’është më pengesë, por përvojë dhe art.

Duke kujtuar njё grua- Tregim nga ARTUR SPANJOLLI

 

Sa nostalgji kishte tani tek shihte atё pikturё!!! Tё njёjtin shesh, tё njёjtёn rrugё, pemёt pёrreth shatёrvanin, siç kishte qenё dikur, edhe pse nё 35 vjetёt e fundit, ndryshimet urbane ia kishin tjetёrsuar krejt pamjen. Ja aty përgjatë rrugës tutje kalonin, si ajo, po ashtu dhe motra e saj S. Kjo ndodhte gjithmonё tё shtunën nё orёn 4 pa dhjetë. Ishin bërë ato të shtuna pёr tё, si himne perjetësie, festa shpirti, ngazëllime vetmitare. Atij i mjaftonte t’i shihte. Aq pra i mjaftonte, s kёrkonte mё shumё edhe pse e dinte qё tё kёrkonte mё shumё ishte thjeshtё e pamundur. Ato jetonit aq larg nga jeta e tij. Vajza vishte njё xhaketёn blu tё errёt. Po tё kishte qenё e mundur, ai do t’a ruaja atё xhaketё blu nё ndonjё muzeum. I donte aq shumё veshjet e saj tё atёhershme. “Muzeu i dashurisё,” do t’a quante. E mbante atё rrobё nё muzeun e zemrёs dhe ndoshta, ishte i vetmi qё ende ruante njё kujtim aq tё dashur pёr njё veshje tё thjeshtё dimёrore. Ishte i bindur. Kur njeriu dashuron, ai dashuron gjithçka tek tjetra. Deri edhe rrobat sё bashku me qenjen. Dashuron deri edhe miqtё e saj. Rrugёt, vendet qё ajo frekuenton, gjithçka.

Ajo vishej me xhinsat blu, tё gjёra, pak mё tё hapura se ngjyra e xhaketёs. Hidhte nё qafё shallin e kuq dhe ecte njё trup me tё motrёn e saj S. E cila ishte pak mё e shkurtёr, por kishte nё vёshtrim tё njёjtёn ёmbёlsi vrastare qё ndrinte aq fort. Ajo e shihte ama, dhe i buzёqeshte. Ajo pranverё e 89-tёs, sa e bukur. Sa bukur, sa e veçantё kish qenё pёr ndёrgjegjen e tij.

Mendonte se, qenjet njerёzore, s ishin gjё tjetёr veç se botё qё jetonin nё ndёrgjegjet e tyre. Brenda ndёrgjegjeve tё njerёzve krijohej, perceptohej, ndodhte gjithçka. Mendonte se njeriu, aty e kishte metrin me tё cilin e maste lumturinё e tij. Ja kёshtu, gjithkush, mund tё ishte i lumtur falё botёs sё brendёshme, edhe duke disponuar fare pak tё mira materiale. Fёmija ёshtё herё herё mё i lumtur tё lozё i lirё poshtё lagjes, sesa tё ketё me dhjetra lodra por i mbyllur tek dhoma e tij, vetёm.

Ai, zinte vend gjithmonё cepave tё rrugёs, udhёkryqeve. I heshtur dhe i mitur, i studjonte pikat nga ku mund t’a priste dhe t’i shihte nё ecje. Krejt indiferent, i paturbulluar nga sytё zhbirues dhe tё paftyrё tё njerёzve tё cilёt, kurjoz, shpesh e kryqёzonin nё ecje. I interesonte veç qё ajo t’a shihte. Qё ajo ta dinte qё kishte dalё pёr tё. Kjo e ngushёllonte. Herё fshihej prapa njё porte, herё pas njё peme, herё ulej tek bordurat e trotuareve. Herё ecte, herё rrinte tek shatёrvani. E kujtonte ajo vallё Shatёrvanin? E kush nuk e kujtonte atё shatёrvan me granit tё kuq?! Tё gjithё e kujtonin. Ai bёnte pjesё tek kujtesa kolektive e qytetit.

Sa mall kishte. Ky mall djegёs, nuk i shёmbёllente me atё nostalgjinё e sёmurё. Nuk ishte njё lidhje malinkonike e tij me tё shkuarёn, ishte thjeshtё njё pёrndritje, njё rrespekt i thellё qё ai kishte pёr dashurinё. Pёr atё ndjenjё madhёshtore, e cila e bёnte njeriun tё ndjehej i gjallё; t’i jepte kuptim jetёs sё tij.

Vite mё vonё, pak herё e kishte ndjerё njё dashuri tё tillё si ajo pёr tё. Kishte qenё vёrtetё njё pёrqёndrim shpirti, trupi dhe mendimesh. Njё pёrqёndrim intensiv, 28 mujor mbi figurёn e saj, mbi qenjen e saj, duke krijuar njё jetё paralele, gjithmonё pranё saj. Mendimi pёr tё, e kishte ndjekur aq egёr, aq tmerrshёm, aq kёmbёngulёs.

Po! Mesa kujtonte, kishte qenё edhe njё kanadeze, e cila i kishte dhuruar lumturinё me shkulme drite. Lumturinё e mohuar. Shumё varjante mundёsishё kishte patur, por ç rёndёsi kishte tashmё. Nё fund tё fundit pak i kishin mbetur ende gjallё nё shpirt. Aventurat, njё pjesё tё madhe ai i kishte harruar fare. Edhe kutinё me korrispondenca dhe fotografi, sapo ishte martuar, i kishte hedhur tej. I sigurtё qё ato, do t’i sillnin veç probleme, xhelozira tё kota me shoqen e jetёs. Kujtonte qё çdo vajzё i kishte falur njё lumturi tё ndryshme. Ndjenja pёr tё kishte qenё me shije hidhёrimi, por ajo, kishte qenё gjithashtu edhe mё e thella, mё e vuajtura, mё tronditёsja. Gati si çdo dashuri adoleshenti.

Ajo ecje gjithmonё shpejt, me hapin e bindur sikur tё ruante sa mё mirё gravitetin dhe shihte gjithmonё drejtё.

Flokёt e florinjtё qё i derdheshin mbi supe, nga ecja krenare prej dreri, i lёkundeshin bukur. Sapo ato kryqёzoheshin, ai i shihte sytё e zinj dhe tё ёmbёl tej mase, faqet e lёmesta dhe tё bardha, shpatullat e bukura. Ishit vegimi i vetёm nё atё jetё krejt gri dhe nё atё mjerim shpirti tё asaj kohe. Ajo ishte e vetmja dritё dhe shpresё jete. Ishte ushqimi i ёndёrrёs, lumturia e mohuar, ishte gjithashtu edhe ushqimi pёr tё nesёrmen. Njё ushqim aq i shijshёm, aq i kёndshёm, aq i bukur, i thellё. Plot ndjenja dhe dёshira moshe. Ç nuk do tё kishte dhёnё qё tё hynte dikund nё botёn e saj tё atёhershme. Nё botёn e saj, tё cilёn e imagjinonte tё bukur dhe madhёshtore, plot dritё, plot gaz dhe fare hyjnore. Po, bota e saj, pёr djaloshin, ishte krejt hyjnore. Ishte parajsa e zbritur nё tokё. Aq e bukur dhe plot dhurata, i dukej atij, sikur tё kishe zbritur vёrtetё nga qielli.

Sa e sa herё e kishte imagjinuar shtёpinё e saj nga brenda. Si mund tё ishte ajo e jetuar nga brenda. Ajo kishte njё kuptim krejt tё veçantё. Njё vlerё krejt tё paçmuar. Ishte streha ku banonte Hyjnia. Dhomёn, e cila binte mbi ballkonin e rrugёs, e kishte imagjinuar sa e sa herё. Nuk e dinte ç ishte. Ishte ajo, zonё e ёndёrrёs. Ishte me siguri, ajo zonё e ndaluar, dhoma ndenje. Aty, ai mund tё fluturonte veç me fantazinё. Kishte imagjinuar bibliotekёn, kolltuqet, divanet, tv-nё. Kishte imagjinuar çentrot dhe mbulesat mbi divane. Kishte imagjinuar edhe aneksin ndoshta ku gatuanit, pak me tutje. Kishte imagjinuar tavolinёn e mesit, lulet mbi tavolinё, orёn e murit dhe gjithkund pikturat e babait tё saj, varur mbi mure. Ato portrete dhe pejzazhe frymёzuar nga shkolla ruse, me ngjyra disi tё errta por plot me penelata mjeshtёrore.

Por ja, vinte rishtaz e shtuna. Ajo e shtuna mbasdite, pёr tё cilёn ai mendonte gjatё tё gjithё javёs. S dinte se si tё vishej. Donte tё vishej sa mё bukur. Do t’a shihte ajo. E si mund t’a shihte ajo, veshur jo bukur?!

Prap bulevardi ndrinte, sapo ajo dhe motra e saj shfaqeshin tek ecnin nё bulevard me hap tё shpejtё. Ai i pikaste nga larg, tek nxitonin. Dielli rrinte pёrjetshёm pezull mbi dhé. Drita fekste mbi qelqe, mbi vetrina, mbi syprina muresh. Nё ato çaste, gjithçka kёndonte, bёhej muzikё hyjnore. “Ti po vjen pёr sё largu magji-plotё e dal-ngadalё, ” kёndonte Lasgushi.

Kishte frikё. Po, kishte shumё frikё. Edhe pse tek ajo shkollё ai kishte hyrё me mijra herё,  – aty ai studjonte, – tё shtunave mbas orёs katёr, ai kishte frikё tё madhe tё ngjiste shkallёt. Zemra i rrihte si e tёrbuar, gjunjёt i priteshin, zbehej krejt dhe dridhej si fёmija ne terr. Aty, tek salla e matematikёs, ku jepte kursin e anglishtes B. tani ishte ulur ajo. Ishte ulur mbi njё nga ato banka ku ai muaj mё parё, ishte ulur kushedi sa herё. Tani, rrinte ulur ajo, madhёshtorja, hyjnorja, gjigandja, dritёsorja. Rrinin ulur nё mes tё studentёve tё tjerё, pёr tё ndjekur kursin e anglishtes. Kishte nxёnёs tё çdo moshe. Aty, ai nuk mund tё futej dot. Aty i ishte e ndaluar tё vinte kёmbёn. Dёshironte aq fort, por nuk mundej. E dinte se po tё regjistrohej edhe ai tek kursi i anglishtes, do tё linte nam kejt. Do tё bllokohej nga emocjoni, do tё mekej krejt nga tmerri i dashurisё, kur profesori t’a pyeste pёr foljet anglisht. Ndjente se sapo e shihte, sapo ndjente praninё e saj, dikund rreth e rrotull, djajtё e dashurisё zgjoheshin brenda tij. Ia pushtonin krejt trupin edhe shpirtin duke e tundur aq fort nga emocjoni. Ç ishte ajo ndjenjё e tmerrshme ashtu?! Njёlloj ndoshta si ai ishte shkundur edhe Dantja kur shihte Biçen. Botiçeli kur shihte Simonetёn? Petrarka kur shihte Laurёn. Belini pёr Magdalenёn e tij? Leopradi pёr Silvian? Etj etj. Por ah se, tё ndjeje prezencёn e saj nё rrethinat, ishte edhe lumnia mё e madhe. Gёzimi mё i pafundё qё kishte njohur, qё pat njohur nё jetё. Ishte ajo ndjenjё gjithashtu edhe ngazёllimi mё i madh. Tё ёndёrroje pёr tё me tё, mbi tё. Mbi figurёn e saj tё mrekullueshme, ishte sikur dikush t’i dhuronte krejt botёn. T’i vinte drejtё dhe t’i thoshte: “Ja, kjo ёshtё bota me tё tёrё lumninё e saj. Ja, kjo ёshtё ёndёrra me pasurinё e saj, dhe ky ёshtё çelёsi i cili hap derёn e Parajsёs!”

Ç parajsё kёrkonte? Se dinte as vetё! Njeriu lind tё dashurojё, kjo ёshtё e natyrshme. Ai ka nevojё pёr tё siç ka nevoja pёr ujё, bukё, strehё. Dikush e gjen atё. Dikush nuk e gjen dot. Ka tё tjerё qё bёjnё edhe pa tё. Ende tё tjerё as nuk e vrasin mёndjen fare pёr tё. Njё jetё pa dashuri, ishte pёr tё njё jetё e shkuar kot. Njё konsumim i pёrgjysmuar i qёllimit tё jetёs. Sa e trishtё duhej tё ishte tё shtegtoje mbi kёtё dhé dhe tё mos e ndjeje asnjёherё emocjonin madhёshtore tё dashurisё, rrahjet e tёrbuara tё zemrёs. Ajo tani rrinte nё qytetin e madh ku kokё mё kokё mblidheshin kombet. Ishte me siguri tjetёr njeri. Kishte ajo, tjetёr botё, tjetёr shpirt, tjetёr lёkurё. Ndoshta e kujtonte, ndoshta jo. Njeriu zakonisht kujton ato ndodhi qё e godasin atё mё shumё. Kujton emocjonet mё tё forta. Pjesёn tjetёr ai e hedh tej, e flak nё bodrumet e kujtesёs dhe thjeshtё jeton pa to. Por ja qё sa mё shumё kalonte koha, netёve tё ftohta dimёrore, nё verё me afshin, nё vjeshtё me gjethet e thara qё era i fuste deri tek oda e tij, ai para se tё flinte apo para se tё zgjohej, e kujtonte. E kujtonte me mall dhe nostalgji.

S.

Takim me albanologun Ullmar Qvick (Kvik) Vargje nga Viron KONA

 

Suedezi Ullmar Kvik

Në gadishullin skandinav,
Kemi shokë e miq fisnikë,
I përzgjedhuri midis tyre,
Suedezi Ullmar Kvik.

Në udhën e studiuesve,
Tunmann dhe Pedersen,
Si Ullmarin mikun tonë,
Një tjetër rrallë e gjen.

Në shkrime dhe krijime,
Në gjuhë shqipe ligjëron,
Pena e tij e larë me dritë,
Vezullon në çdo shkronjë.

Zë ëmbël e i mirëpritur,
Fjalëbukur e plot nektar,
Studiues mendjendritur,
Mendje e tij sjell behar.

Me studime e përkthime,
Kombin tonë përjetëson,
Mik i madh i shqiptarëve,
Miqësi përherë ofron.
Në vatra ka vend nderi,
Miku ynë me xhamadan,
Sa lezet i ka shqiponja,
Jeleku dhe plisi bardhë!

Për ilirët e Skënderbeun,
Me fjalë zemre kuvendon
Për gjuhë shqipe dhe liri,
Edhe shpirti i këndon.

Nëpër vite, nëpër shekuj,
Do të ndriçojë vepra e tij,
Yll i ndritshëm i Veriut,
Do bëj dritë në Shqipëri.

Miqësinë me mikun tonë,
Do ta kemi sa t ‘jetë jeta,
Me fjalë zemre e urojmë,
Ullmar Kvik, tungjatjeta!

……………….
Ullmar Qvick (Kvik) – albanolog suedez, njohës i madh i kulturës shqiptare, studiues i historisë dhe gjuhësisë shqipe, përkthyes i shquar nga gjuha shqipe në suedeze dhe anasjelltas. Konsiderohet “Ambasador i kulturës shqiptare në Suedi”. Ullmari ka drejtuar si kryetar shoqatën suedeze – shqiptare, i ka kushtuar kombit shqiptar dhjetëra artikuj, intervista dhe studime me rëndësi të madhe historike, gjuhësore, letrare dhe kulturore, ka shkruar veprën madhore “Më shumë heroizma se sa grurë” – Një përshkrim dokumentar i historisë dhe jetës shoqërore të shqiptarëve gjatë shekullit XX, Prishtinë, 2013. Ai ka mbështetur fuqimisht Kosovën dhe luftën e saj për liri e pavarësi; është suedezi më i njohur për shqiptarët, u është gjendur atyre në çdo kohë dhe në çdo situatë, është quajtur “Mik i madh i shqiptarëve”. Ndër thëniet e famshme të Ullmarit është: “Unë, nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët.”

 

POEZIA E JAHO MARGJEKËS- ESTETIKA E PASQYRËS SË TRAZUAR DHE ENËS SË TEJPASHME TË SHPIRTIT* Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Askurrkund lumi Valbona. E ka pasur në dritaren e kullës lumin sapo ka lindur, me lumin është rritur. Nuk dihet ku fillon klithja e tij e parë e ardhjes në jetë dhe ku mbaron jehona e lumit, nuk dihet ku fillon jehona e lumit dhe ku mbaron klithja e tij e parë e ardhjes në jetë. Të dyja të kaltra. Më të kaltrat.
Lumin më të kaltër të botës- a thua- breglumasi i lindur ua ka falur poetëve, tropojanëve dhe të tjerëve?
“… Jam i të gjithë lumenjve,” thotë poeti tek “Brigjeve të lumit” nga cikli “A vdesin stinët”. A mund të jetë kjo përgjigja ndaj pyetjes sime?
E pra, libri me poezi të zgjedhura i Jaho Margjekës mban në ballinë titullin “Lutje në kohën e Sizifit”, ndërsa mund të ishte “Jehonat e Valbonës” apo “Dënesjet e Valbonës”, sepse vërtet nganjëherë, kush e njeh më mirë këtë lum, e di se ai edhe qesh, edhe dënes.
Megjithëse vijmë nga dy fshatra fqinje dhe nga dy familje që gjatë brezave kanë pasur marrëdhënie të ngushta, autorin e kam njohur për herë të parë nëpërmjet një fletoreje me poezi që ma dërgonte.
Ishte fletore e ëndrrave, siç janë gjithmonë fillimet e poetëve, unë zgjodha disa prej tyre dhe e këshillova t’ia dërgonte gazetës “Zëri i rinisë”. Iu botuan të gjitha. Ishte cikli i parë poetik dhe, nëpërmjet tij, i hapej rruga për të vazhduar studimet e larta për gjuhë letërsi, i hapej rruga për karrierën e tij krijuese.
Poeti vërtet ua fali lumin e vet kolegëve, por nuk ia fali askujt tjetër pasqyrën e lumit, e mbajti me vete për të parë në pasqyrën e saj pa emër, anonime, të fshehtë, gati asnjëherë të qetë, gati gjithnjë të trazuar, për të parë aty botën që e rrethon, njerëzit bashkëkohës, për të parë aty, fundja, vetë shpirtin e tij poetik, një enë e tejpashme, një enë e kthjellët, gjithsesi e kqyrur në një pasqyrë të trazuar.
Aq i tejpashëm është shpirti i poetit sa tejpamësinë e përcjell edhe tek një trup tjetër, aq i tejpashëm sa mund të shihet edhe brenda një trupi tjetër:
“… Shpirtin tim e pashë në trupin tënd ngujuar
E s’di pse s’desha të jem më i lirë.”
(Poezia “Odé”, nga cikli “Guri i thinjur”)
Kjo është estetika e poezisë së Jaho Margjekës, nga një libër në tjetrin, derisa vjen te kjo përzgjedhje që përfaqëson bukur individualitetin e tij, rrugëtimin e karrierë së tij poetike. Është estetikë e harmonisë së pajtimeve kundërvënëse midis dukjeve të trazuara, të turbullta dhe brendësive të qeta, të kthjellëta tejpamësie të kulluar, estetikë e vetë shpirtit të poetit.
Kjo përcakton edhe ndarjen në tetë cikle, jo sipas tematikave, si ndodh rëndom, por sipas kumteve poetike.
Falë kësaj pasqyre të trazuar pamjet përmbysen, tablotë kthehen kokëposhtë dhe këmbëpërpjetë, anasjellat nuk kanë fund asnjëherë, falë saj antitezat përqasen dhe përplasen mes tyre: “Në sy e kam dashurinë, / E sy në sy nuk vështrohemi, / Zgjatur duart e nuk takohemi, / Afrojmë buzët e s’përqafohemi. /Dashurinë e kam në një OH, / Herë më djeg e herë më ngroh, / Herë zemërohet e herë më falë,/ Herë fëmijë, herë burrë, herë djalë./Lind e vdes në një OH të bardhë.” (poezia “Dashurinë e kam në një OH të bardhë” nga cikli i parë: “Bota nën hënë”). Falë saj e mundura bëhet e pamundur, e pamundura bëhet e mundur, aq sa poeti, i njëjtësuar me një Sizif modern, pyet veten, më mirë me thënë, pyet shpirtin e tij: “Shelgu a ëndrra, / Cili jam unë.” (poezia “Lutje shpirtit”, po aty).
“… pranë luleve…/ kalon një qivur…” na e kujton poeti tek poezia “Orë fikse” nga cikli vijues “Shtëpia në ndërtim” ku “të gjitha dritaret/ nuk mund të shikojnë nga dielli”, siç thotë poeti në dialog me vetveten, ku “na mbetën pa vjelë metaforat”, siç thotë poeti në dialog me Azem Shkrelin (“Agu ilirik”), apo “diku e ka një fund/ diku e ka një fillim,” (“Etja e fjalës”) në dialog me Din Mehmetin, apo “një fushë beteje/ e mbytur në heshtje/ pasi janë mbytur të dyja ushtritë, në dialog me të dashurën (“Një dritare”), apo “pse po dridhesh ti shelg i hollë”, në dialog me fëmijërinë e tij, që përfundon në dialog me mungesën e vetvetes (“Pranverë-verë”)
Më tej në ciklin e tretë të librit (“A vdesin stinët”) poeti e lejon veten të zhytet në kujtimet. Aty është malli për kullën e vjetër që si “shiu ia lag tjegullat”, aty janë babai, nëna, aty edhe vëllai që iku herët nga jeta, aty janë dashuritë e dikurshme, të dashurat e dikurshme, më të “papërceptueshme,.se ajri” tashmë, aty është edhe plaga e një dashurie të travajshme, e cila lakon gjithçka “Ah;/ Zemrën, / Shpirtin/Jo.” (Poezia “Lakimet”), aty është pabesia: “Na preu në besë e marta/… po i lutemi së mërkurës” (Poezia “E marta”).
Më vetë e parë, më filozof se kudo tjetër poeti është në ciklin e katërt “Guri i thinjur” (“Besuar se kisha/ se thinjet guri”). Askund tjetër nuk është më e madhe droja se “po na plaket koha”, askund tjetër nuk janë më të pranishme ndarjet, kthimet, orët e liga, përjetësia, ku i vetmi mjet shpëtimi është tavolina e punës, i vetmi mjedis ku poeti e ka “shpirtin pa dry”. Sa dramatike është ndjesia se koha duke u plakur vetë, duke u zhbërë vetë nuk lë gjë tjetër pa plakur dhe pa zhbërë, e tregojnë më së mirë vargjet:
“Rrëketë ia gërryjnë
truallin e lashtë.
Era e zhvesh prej
gjelbërimit…
Zogjtë cicërojnë e
ikin. Akuareli
hepohet prej kornize,
xhami thyhet, e
pema s’është më.”
Kjo është “Pema në kornizë”, e cila është jeta që nuk iu mbijeton dot agjentëve të kohës, të cilët nuk lënë gjë pa asgjësuar. Këto janë vargjet e krejt poezisë me të njëjtin titull.
“Katarsis” është cikli i identitetit njerëzor (“në vend të resë së bardhë/ të shoh grafinë e vetvetes”- poezia “Pak qiell dhome”), sa dhe i përplasjes së antitezave (“Prej dashurisë dhe urrejtjes/ jam ai që jam”- poezia “Frikë me ngjyrë”), i ndërthurjes së metamorfozave. “Pa të kundërta nuk ka përparim. Tërheqja dhe zmbrapsja, arsyeja dhe energjia, dashuria dhe urrejtja janë të nevojshme për ekzistencën njerëzore,” thotë me të drejtë poeti anglez William Blake. Margjeka i kthen legjendat në jetën e përditshme dhe jetën e përditshme e degdis tek legjendat, i aktualizon të parat dhe e arkivon të dytën. Ai thërret në të sotmen tonë Konstandinët, Doruntinat, Rozafat, besën e dhënë, besën e pambajtur, besëmbajtësit dhe besëshkelësit, murosjet dhe çmurosjet, të murosur e të çmurosur, të vdekur të gjallë dhe të gjallë të vdekur. Tek poezia “Sot” ai vajton thekshëm mikun e tij të dikurshëm duke përsëritur në strukturën e krjimit, kutpmisht duke e zbritur thellë e më thellë atje poshtë, nga ku nuk dilet më: “sot varrosa një njeri” (dy herë), “sot hyri në dhé i gjallë një njeri”, “hyri në dhè krejt i gjallë”.
Jaho Margjeka nuk shkruan poezi të gjata (poema). Asnjëra sosh nuk zgjat më shumë se 34 vargje. Nganjëherë, si ato në ciklin VIII “Një poezi e dëshpëruar dhe njëzet këngë dashurie”, poezitë janë pothuaj telegrafike (shkurtima, do t’i quante Xhevahir Spahiu), pothuaj pasthirrma dënesëse shpirti. Një poezi e tërë është, për shembull “Sarkofag”: “Njerëzit/ Të kujtojnë të vdekur/ Ti i përbukuri / Jeton.” Të tillat kanë edhe natyrë aforizmatike: “S’paska motër/ Ëndrra.” Apo “Në majë të majës/ Humnera.”
Poezia e Jaho Margjekës ka trajtën e një fjalie të vetme. Përsëritjet e fjalëve në fillim, në mes apo në fund të vargjeve, refrenet nuk e ndërpresin mendimin, i cili fillon me fjalën e parë dhe mbarojnë me fjalën e fundit, por shërbejnë për të organizuar sa më mirë ritmet e brendshme të poezisë. Poeti synon të mos lejojë asnjë fjalë, asnjë fjalëz, mundësisht asnjë tingull të tepërt, synon që çdo fjalë, çdo fjalëz, mundësisht edhe çdo tingull të jetë në vendin e duhur, asnjë shenjë dhe asnjë shenjëz pikësimi të mos jetë e tepërt, çdo shenjë dhe shenjëz pikësimi të jetë në vendin e vet. Sekretin e kësaj estetike e shpalos më mirë vetë poeti tek poezia “Në hapësirën midis fjalëve” (Cikli I): midis “fjalës e fjalës, shkronjës/ syrit e syrit, tingullit e tingullit/… fluturojnë zogj të bardhë…”
Për të përmbushur kërkesat e tij estetike, poeti vë në punë përvojën e bardëve të baladave popullore, nganjëherë këtë përvojë, për hir të frymës epike, e realizon drejtpërdrejt në gegnishte, duke rikthyer, për hir të furisë së fjalëve, edhe pasakajoren e foljeve, si në ciklin VI “Baladë e vjetër”. Poeti ua kujton ish të dashurave kodet e dikurshme të fshehura, ndonjërës ia shpreh dashurinë që ia pati mbajtur të pashprehur si tek “Statuja memece”, ndonjërës ia përmend edhe emrin, nganjëherë qoftë edhe përkëdhelisht të shkurtuar, siç ndodh më shpesh në ciklin VII “Asgjë nuk zgjat përgjithnjë”.
Në 125 poezitë e vëllimit, të bukura dhe shumë të bukura, asnjë lum me emër, por një det me “lutje” poetike. Dhe ky “det” ia jep titullin librit të tij me poezi të zgjedhura. “Lutje në kohën e Sizifit” është kështu dënesje për të gjitha brengat dhe dashuritë që e përbëjnë shpirtin e poetit.
Vëllimi poetik “Lutje në kohën e Sizifit” dëshmon se, edhe pse Jaho Margjeka vjen nga një trevë me individualitete të fuqishme poetike, falë talentit të tij, ka arritur të ketë zërin e vet të veçantë dhe ka ditur të krijojë e të kristalizojë dukshëm individualitetin e tij dhe vendin e tij në poezinë shqipe.
Zvicër, prill 2025
*Parathënia e librit “Lutje në kohën e Sizifit”

 

 

 

MOS ZBUKURONI FERRIN!- Nga VISAR ZHITI

Ferri nuk zbukurohet! Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë për ata që ishin në ferr…
Burgu famëkeq i Spaçit, ku vuajtën mizorisht mijëra kundërshtarë të diktaturës enveriste, ku u pushkatuan apo u ridënuan rëndë ata qê guxuan dhe u ngritën në revoltën e madhe, tashmë të futur në histori si ndër të paktat dhe më heroiket në të gjithë perandorinë komuniste, por e vetmja ku u ngrit Flamuri Kombëtar pa yllin e kuq, ku u vranë në minierat me kushte primitive, ku punonim si skllevër, ku vdisnim urie e varrezë nuk kishte, banonim në fjetore pa asgjë, me tullat si luspa reptilësh, ku mbi 50 veta ngjeshur flinin në një dhomë-shpellë, me dyshekë kashte me tri radhë njeri mbi tjetrin, dritare te shkaterruara ku futej era e dimrit dhe shiu dhe vëzhgonte policia e çmendur, ku s’lejoheshin rroba te tjera veç te burgut, as këpucë apo orë dore, kuzhina me tym si gazi në kampet naziste, etj, etj, një infermieri pa ilaçe, ku alkoolin e pinin policet me spiunët e tyre, me ata në sherbim të komandës, berberhane, tubi i ujit me vrima nga rridhte uji qe ngrinte akull, banjot pa dyer, shkallë dhe zgëqe e thase, shtylla, altoparlantë që lehnin, kthina e takimeve të rralla me familjarët- e ndaré me hekura në nje dhomez sa kolibja e qenit të komandës, vendi i rrethuar me tela me gjemba një herë, dy herë, tre herë, katër herë, pesë… dhe male, përrenj me ujë të zi që dilte nga grykat e minierës si gojë lubish, kullat e dëndura të vendrojeve me trarë si përbindësha, etj, etj.
PSE?
– Një herë u bë krimi i madh, që u ngrit ai burg politik aq çnjerëzor…
– Së dyti, që e lanë të rrënohej, po prishej një dëshmi, po zhytej në mjegullat e harresës nga qeveritë…
Së voni- po duan ta bëjnë muze, shumë mirë, por jo ta tjetërsojnë, nëse po ndodh, jo ta zbukurojnë siç nuk ka qenë, të lihet ashtu siç e bënë etërit…
FILMI?
Po ndreqet për një film, po dëgjoj këto ditë të thonë, që do të xhirohet aty…
Skenarin e filmit, “Kryengritje në ferr”, e kam shkruar unë, ish i burgosur i Spaçit, drejtimor i filmit dhe regjisor ështe Namik Ajazin, edhe ai ish i burgosur si unë, edhe babai i tij e mijëra shqiptarë, ndërkaq i është kërkuar shtetit nëpërmjet kryeministrit, cilitdo që do të ishte, (se s’e kemi emëruar ne, por është zgjedhur), të mbeshtesin filmin, si rrëfim i vuajtjes dhe i qendresës dhe kryengritjes tonë, për një Shqipëri të lirë, demokratike, euroatlantike, nder për historinë dhe krenari për popullin, që s’u gjunjëzua i gjithë.
Shteti e ka për detyrë, i ka paratë, janë tonat, qoftë dhe nga ato të punës së papaguar të mijëra e mijëra të burgosurve politikë në dekadat e socializmit real në miniera, tharje kënetash, hapje kanalesh, themelesh, ngritje pallatesh, taracash, stadiumesh e deri dhe aeroportin e kryeqytetit, etj, etj.
Shteti të dënojë krimin shtetëror të diktaturës enveriste, të nxjerrë kriminelët e saj politikë, t’i sjellë nga ku janë strehuar, jo t’i riciklojë, të ndëshkojë Realizmin Socialist dhe të keqen!
Shteti të mos zvarrisë apo të shmangë kulturën e kujtesës tonë!…
Tê ribëjë burgun e Spaçit si muze ashtu si Aushvicin bota, si pjesë të kujtesës njerëzore, ashtu siç ishte, autentik, nëse s’mundet, të mos e zbukurojë, le t’ua thoshin etërve atëhere ta bënin siç do të donin tani – si makiazh krimit të madh shtetëror, ferri është ferr, ai thjesht duhet të dëshmohet, të kujtohet si një e vërtetë e mynxyrshme, me qëllim që të mos përsëritet…
Këtë do të donim të bënim me filmin, nderim vuajtjes dhe martirizimit, gjakut dhe qëndresës, ëndrrës dhe së ardhmes…
Shteti të mos e pengojë, nëse nuk e mbështet dot artin e madh si pasuri kombëtare!
Visar Zhiti

Isaiah Berlin: Tri orët e mrekullueshme në praninë e Virginia Woolf-it- Përktheu Bujar Hudhri

 

 

Më kujtohet se në vitin 1933 Virginia Woolf ishte ftuar të kalonte natën në shtëpinë e kushëririt të saj të parë, H. A. L. Fisher, që atëherë ishte drejtues i New College. Zonja Fisher më tha se nuk e kishte shumë për zemër, pasi e konsideronte disi arrogante, por Herbert Fisher-i kishte një vlerësim të madh për të, përveç lidhjes së afërt familjare. Darka u shtrua në banesën e drejtuesit dhe të pranishëm, përveç mysafires së nderit dhe mikpritësve – z. dhe znj. Fisher – ishin edhe John Sparrow, asokohe anëtar i All Souls (ashtu si edhe unë), Richard Crossman, për të cilin znj. Fisher kishte shumë simpati, C. S. Lewis, që nuk e duronte shoqërinë e grave dhe nuk i pëlqente veçanërisht shkrimtaret, si dhe një pedagog i letërsisë klasike nga Brasenose College, i quajtur Alan Ker që, në mos gaboj, ishte mik i familjes Fisher.

Virginia Woolf, që ishte pa dyshim gruaja më e bukur që kisha parë ndonjëherë – atëherë e ndoshta edhe më vonë – dukej tepër e shqetësuar dhe e hutuar; nuk është se përplasej me mobiliet, por lëvizte drejt tryezës me një pasiguri të dukshme. Unë isha ulur në të majtë të Fisher-it, ajo në të djathtën e tij. Zonja Fisher, e rrethuar nga Crossman-i dhe Lewis-i, qëndronte në skajin tjetër të tryezës. Mary Fisher (që më vonë u bë zonja Bennett), vajza e Fisher-it, e cila ra plotësisht nën magjinë e kushërirës së saj, si edhe shoqja e saj Rachel Walker, ishin gjithashtu të pranishme.

Zonja Woolf dridhej nga nervozizmi dhe kur fqinji i saj në tryezë, pedagogu nga Brasenose, e pyeti nëse edhe zoti Woolf do të vinte, nuk u përgjigj fare. Me sa duket, arsyeja ishte se Leonard Woolf-i ishte i bindur se Fisher-i kishte qenë, të paktën pjesërisht, përgjegjës për shpikjen e “Black and Tans” për të shtypur kryengritjen irlandeze të vitit 1921 dhe ai nuk pranonte të ndodhej në të njëjtën dhomë me një anëtar kaq të lig të kabinetit të Lloyd George-it.

“Bën ndonjë shëtitje, Virginia?” – e pyeti Fisher-i disi me dëshpërim.

“Po, bëj. Jo shumë në Londër. Më tepër në fshat”.

“Çfarë të bie më shumë në sy kur shëtit?”

“Mendoj… më së shumti dhitë në shpatet e kodrave, duken kaq kishtare”.

Ndërkohë, në anën tjetër të tryezës, shoqëria fliste me zë të lartë se sa shumë u pëlqente Uppingham-i (nuk garantoj saktësinë e kujtesës sime për fjalët e thëna). “Mua më pëlqejnë shkollat me shpirt të fortë, – tha Crossman-i, – jo ato me njerëz të lëbyrshëm e të artit – kur isha në Winchester kishte disa, por jo shumë. Eton-i, natyrisht, është shumë më keq”. Znj. Fisher, mendoj, ra dakord.

Lewis-i tha se e kishte të vështirë të jepte mësim tek introvertët në Magdalen. “Të lëbyrshëm e të dhënë pas artit, shumë mirë the: Betjeman, Pryce-Jones – kuptova se nuk kishin aspak një kuptim të vërtetë për prozën apo poezinë, qoftë moderne apo klasike, u ndjeva shumë i lehtësuar kur u larguan”.

Zonja Woolf u tendos nga toni, zëri i lartë dhe ato që po thuheshin, dhe Fisher-i u përpoq me shpejtësi të ndërhynte. Filluan të flisnin për njerëz që kishin njohur, për udhëtime në Itali dhe gjëra të ngjashme – nuk mbaj mend çfarë thanë vajzat e reja. Pastaj kaluam në sallonin e pritjes, ku ishin mbledhur jo më pak se dyzet a pesëdhjetë studentë dhe të diplomuar të New College-it, të konsideruar të përshtatshëm për të parë dhe për të dëgjuar shkrimtaren e madhe.

Ajo qëndronte përpara tyre, e heshtur, e tendosur, me shikimin ngulitur në një pikë të largët, e paaftë të nxirrte zë – ishte pak si një ekzekutim, ose ndoshta si një peshkop tepër i ndrojtur, gati të bekonte një klasë djemsh shkollorë apo studentësh. Më në fund foli.

“Ka ndonjë këtu që ka lexuar Jane Eyre?” – tha ajo, duke parë nga tavani, pastaj nga dritaret, duke u përpjekur të mos shikonte askënd në fytyrë. Një djalosh ngriti dorën. “Mund të ma tregoni subjektin?” – tha zonja Woolf.

Djaloshi bëri ç’mundi, iu deshën rreth dhjetë minuta për ta përshkruar. “Po Lartësitë e stuhishme, e ka lexuar ndokush?” Përsëritja e së njëjtës procedurë. “Po Guri i hënës?” Edhe atë e kishte lexuar dikush.

“Ju pëlqen të lexoni romane detektivësh?” – pyeti ajo. Për këtë pati përgjigje të përziera. Pastaj, dukshëm e rraskapitur, tha: “Nuk mund të vazhdoj të flas kështu, më vjen shumë keq. Le të përzihemi si qenie njerëzore.”

Dhe kështu bëmë.

Ishte afër orës dhjetë kur zonja Fisher njoftoi se po shkonte për të fjetur, porse ata që dëshironin mund të qëndronin. Fisher-i e pyeti zonjën Woolf nëse i pëlqente Handel-i, Mozart-i, Haydn-i, Beethoven-i. Ajo tha se i pëlqente të gjithë. “Ç’tjetër shije kaq katolike!” – tha ai.

Pas kësaj u shpërndamë në grupe të vogla dhe ajo bisedoi me shumë dashamirësi në një cep me dy a tri vajza të reja – ndoshta edhe me kushërirën e saj, Mary-n – dhe më pas të gjithë shkuam për të fjetur.

Shumë më vonë, mendoj në vitin 1938, zonja Woolf më ftoi për darkë në shtëpinë e saj në Tavistock Square. Në kartolinën që më dërgoi, ajo shkroi: “Nëse troket në derëzën time gri, do të ta hap unë.”

Përveç meje, të vetmit persona të pranishëm ishin Leonard-i, Ben Nicolson-i dhe Sally Graves, mbesa e Robert Graves-it, që atëherë ishte e martuar si zonja Chilver, e cila më vonë u bë drejtore e Lady Margaret Hall në Oksford – zonja Woolf, siç dukej, kishte një pasion për të dhe e kishte marrë në pyetje (siç më tha vetë zonja Chilver) për të kuptuar nëse kishte shumë dashuri të lirë mes të rinjve: a njihej lezbizmi? Dhe të tjera si këto. Më duket se ajo duhet të ketë marrë në pyetje edhe mbesat e saj për këto gjëra – kishte ndjesinë se dinte shumë pak për botën bashkëkohore në Angli.

Filloi të përshkruante një vizitë te një nga princeshat mbretërore – mendoj se ishte princesha Beatrice – që kishte bërë në studion e Duncan Grant-it, dhe sa e këndshme kishte qenë kjo ngjarje. Leonard-i, i cili me dorën që i dridhej po përpiqej të ndizte sobën me gaz, tha: “Nuk e kuptoj pse të duket e tillë – familja mbretërore është tamam si gjithë të tjerët, nuk ka asnjë ndryshim mes tyre dhe njerëzve të zakonshëm.” “Gabohesh, Leonard”, – i tha ajo. – “Janë krejt ndryshe. Krejt të mrekullueshëm. Krejt të jashtëzakonshëm. Aspak si njerëzit e zakonshëm. Atëherë u ndjeva shumë e emocionuar dhe nuk turpërohem për këtë”.

Pastaj iu kthye Ben Nicolson-it – gjithnjë kishte dikë që, me sa dukej, i pëlqente ta ngacmonte – dhe i tha:

Pastaj ajo iu kthye Ben Nicolson-it – gjithmonë kishte dikë që i pëlqente ta ngacmonte – dhe tha: – Ben, na trego, të lutem [ai ishte Asistent Përgjegjës për Pikturat Mbretërore], a duhet të veshësh pantallona të shkurtra deri poshtë gjurit kur shkon në Pallatin Buckingham apo në Windsor? A përkulesh shumë poshtë? A bie në gjunjë? A flet ndonjëherë pa të folur më parë? A guxon të bësh ndonjë pyetje? Kur largohesh nga  Mbreti, ecën mbrapsht? Dhe kështu me radhë.

Ben-i u përgjigj si mundi, pa buzëqeshur, me solemnitetin që e karakterizonte dhe më në fund, shpërtheu:

“Gjithmonë më ngacmon, Virginia. S’do ta harroj kurrë kur e pyete të shkretin Hugh Walpole nëse makina e tij ishte e veshur me ar.”

Pastaj ajo u kthye nga unë.

“Ç’libër ishte ai me të cilin hyre brenda?”

E pashë.

I thashë se ishte libri i Henry James-it për Hawthorne-in.

“Pres të mos kesh lakuriq nate në kambanoren tënde, zoti Berlin”, – më tha ajo. – “E shoh qartë këtë – nuk më dukesh si njeri i interesuar për ëndrra apo për fantazi. Apo je?”

Nuk mbaj mend si iu përgjigja. Mbase belbëzova nga frika e pranisë së saj. Ajo përcillte praninë e gjeniut dhe biseda e saj – të cilën nuk kam shpresë ta riprodhoj – ishte plot me imazhe dhe analogji të mrekullueshme, dhe ishte më magjepsëse për ta dëgjuar se ajo e kujtdo tjetër që kam takuar ndonjëherë – vetëm Pasternaku i afrohej.

“Henry James-i, – tha ajo, – tani natyrisht që të gjithë e lexojnë, por kur e njoha unë s’ishte veçse një përbindësh i ngrirë nga pleqëria. Nuk lexoj shumë romane moderne, madje as ato që botojmë vetë, unë dhe Leonard-i. Stephen Spender-i na tha sa i mrekullueshëm i dukej In a Province i Laurens van der Post-it – e botuam ne, e di. M’u duk krejt i ndershëm, por mrekulli? Jo. E ke lexuar Murder in the Cathedral? Apo e ke parë? Mua më pëlqeu goxha”.

“Unë dola në mes të shfqjes, nuk e duroja dot”, – tha Leonard-i. – “Tom Eliot-i është shumë i errët për mua. Gjithë ajo marrëzi fetare”.

Nuk kujtoj më asgjë tjetër, por kalova tri nga orët më të mrekullueshme të jetës sime në praninë e kësaj shkrimtareje që nuk ishte fort simpatike dhe sigurisht, jo shumë e sjellshme, por jashtëzakonisht e dhuruar – një shkrimtare gjeni, siç e konsideroj ende dhe gjithnjë e më shumë, sa herë që rilexoj veprat e periudhës së saj të mesme.

Përktheu Bujar Hudhri

(Marrë nga ExLibris)


Send this to a friend