Gazeta italiane Il Secolo XIX – botim i La Stampa boton artikullin – “La poliziotta del G8 e lo scandalo albanese” – Policia e G8 dhe skandali shqiptar – të cilin Voal po e sjellë të plotë, për të qartësuar lexuesin:
“Ngritjen në detyrë Anna Poggi e mori ndërsa proçesi gjyqësor ishte në vazhdim, konfirmimi iu dha pas dënimit. Në ditët e errëta te G8 në 2001 kur kazerma e Bolzanetos u transformua në një qendër torturash, Anna Poggi, drejtuese e policisë së Xhenovës, ishte shefe e zyrës, ku u arrestuan në mënyrë të jashtëligjshme, u dhunuan dhe u torturuan manifestues noglobalistë.
Ashtu si shumë policë të tjerë të ndëshkuar per dhunën gjatë Samitit, dënimi prej 2 vitesh e 4 muajsh, nuk e pengoi të bënte përpara me karrierën e saj. Pavarësisht problemeve me drejtësinë, Italia e ngre në detyrë dhe e emëron në përfaqësinë diplomatike në Shqipëri: në një detyrë shumë delikate, përgjegjëse për koordinimin me Interpol, në frontin e luftës kundër trafiqeve të drogës në rrang botëror, për të cilat Italia është shumë e vëmendshme, duke qenë se është vetëm pak kilometra nga brigjet e saj. Zyra sot është afër një skandali, që ka përfshirë Ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahirin, te akuzuar nga ish shefi i Antidrogës i Vlorës, se është i lidhur me një bandë të narkotrafikantëve, dhe që rrezikon të rrezojë qeverinë në Tiranë. Dhe Poxhi (Anna Poggi), në mënyrë të mistershme, u shkarkua nga detyra me një urdhër nga Ministria e Brendshme italiane.
Historia me spiunë ndërkombëtarë
“Për ra kuptuar më mirë këtë histori, po e nisim nga epilogu, gushti që lamë pas, kur në një zyrë anonime të autoriteteve zvicerane paraqitet një burrë që kërkon azil politik. Ka frikë, ndjehet i tradhtuar, është arratisur në fshehtësi nga Shqipëria, sepse trembet për veten dhe për familjen. Dikur ishte një njeri i rëndësishëm, ka qenë shef i Policisë Kufitare të Vlorës e më pas përgjegjës për luftën kundër narkotrafikut. Emri i tij është Dritan Zagani. Vitin e fundit është përballur me një shpifje: i arrestuar per akuzën, ashtu si në gjithë skenarët me trame noir, se ka kaluar në anën tjetër. Sikur kishte marrë pjesë në operacione të jashtëligjshme, sikur kishte trafikuar drogë dhe shitur informacione hetuesve italianë të Guardia di Finanza.
Për të njëjtën histori Zagani tregon një version krejt tjetër: “Problemet e tij, thotë se nisën kur zbuloi një linjë të re të narkotrafikantëve, që në vend se të kalonin nga deti, kishin nisur të fluturonin aeroplanë plot me drogë, për në Itali. Hetimet e çuan tek një bandë, pjesë e së cilës ishin edhe disa kushërinj të Ministrit të Brendshëm shqiptar, dhe që kishin përdorur makina shtetërore për të fshehur ngarkesën e tyre. Skenari që përshkruan, në një intervistë të bërë publike nga gazetari hulumtues Basir Collaku, është apokaliptike. Nga krimi i organizuar deri tek ganglionet e shtetit. Rasti u kthye në një tërmet.
Kush është në të vërtetë Zagani, një zyrtar i korruptuar, siç e quan kryeministri i Tiranës, apo një Serpiko (Frank Serpico, sipas filmit Serpico, 1973, që është një oficer policia, interpretuar nga Al Pacino, që zbulon korrupsionin në rradhët e policisë – shënim i përkth. E.B.) që preku interesa shumë të forta për të? Dhe mbi të gjitha: çfarë implikimi ka Italia në gjithë këtë?
Siklete diplomatike
“Në qershor cikloni kishte nisur. Dhe pas shumë vitesh Anna Poxhi shkarkohet dhe zëvendësohet nga zëvëndës/komisari Michele Grillo. Burime nga Ministria e Brendshme e konsiderojnë një lëvizje rutinë. Por ështe fakt, qe situata nuk është kaq e lehtë në zyrat e hetuesve italianë.
Nga njëra anë janë kundërshtimet e kritikëve të Zaganit, që e përshkruajnë atë si një njeri që dyshohet se kaloi informacione për Guardia di Finanza (në mënyrë të pabesë). Nga ana tjetër është versioni i vetë Zaganit, me të cilin gazeta (Secolo XIX) komunikoi në telefon. Ai qëndron në një vend sekret, me statusin e refugjatit. Mes provave të tij, ai tha se disponon edhe një letër të firmosur nga zyrtarët italianë. Një dokument zyrtar që ka lënë në hije parregullsi për aktivitetin e tij. Një skenar ky, që megjithëse pritet të vërtetohet, nxjerr në dritë një situatë shpërthyese që rrezikon të përfshijë edhe Italinë. Ndërkohë, siç pretendon polici në arrati, së bashku me policinë italiane ai drejtonte operacione hetimore shumë delikate kundër trafikantëve të drogës, të autorizuara dhe të njohura nga të dy shtetet”,- shkruan artikulli i gazetës italiane.
Po këtë helme a kanë të bëjnë me ndryshimin e kreut të zyrës investigative italiane në Tiranë? Anna Poggi është përfunduar ndërkohë në Lubjanë, Slloveni. Gazeta Il secolo XIX është përpjekur të kontaktojë me të përmes kanaleve ligjore. Pa sukses, por me gjasa që një replikë do të mund të mbërrijë në ditët e ardhshme. Prej kohësh, Ministria e Brendshme (për drejtuesit gjenovezë si dhe për kolegët e tjerë me përgjegjshmëri civile) ka rënë dakord për të mbuluar koston e kompensimit për viktimat në Bolzaneto. Para dënimeve të formës së prerë, ngritje në detyrë të tjera ishin bërë në adresë të superpolicëve të dënuar nga faktet 14 vjet më parë, veçanërisht për ata që bënë bastisje në shkollën Diaz, veçanërisht për Vincenzo Canterini (nga shef i policisë në sheh të Interpolit në Rumani), Francesco Gratteri (nga ish numri tre i policisë), Giovanni Luperi (ish kreu analist i shërbimeve sekrete), Gilberto Caldarozzi (ish kreu iSco, Fbi italiane)./Përktheu Elida Buçpapaj
Komentet