HYQMET ZANE
PARATHËNIA E NJË PROVOKACIONI
Janë shkruar dhe u shkruajtën shumë fjalë nga analistë dhe njerëz të medias për të ashtuquaturin “provokacionet greke të 2 gushtit 1949”. Por asnjëherë nuk u tha dhe nuk u shkruajt se para se të ndodhte ai provokacion që kërkohej të shkelej kufiri shqiptar, qeveria e Enver Hoxhës i bëri një presion të rëndë popullatës çame që kishte ardhur në Shqipëri pas genocidit që bënë grekët ndaj Çamërisë. E them jo vetëm unë, por edhe studiues të historisë këtë sepse ka disa të vërteta të hidhura që ka bërë me sjelljet e saj qeveria komuniste shqiptare e kohës që ishte nën presionin e orientimeve të këshillëtarëve jugosllavë të atashuar pranë PKSH. U përdorën krerë, intelektualë çamë që ishin të lidhur me luftën dhe frontin e ashtuquajtur nacional- çlirimtar dhe me bindje komuniste, kryesisht nga Filati, që t’u bënin thirrje çamëve që të bëheshin palë me komunistët grekë për të luftuar kundër nacionalistëve grekë që ishin autorët e masakrave në Çamëri.
GRACKA PËR ÇAMËT
Sipas të thënave nga dëshmitarë okularë dhe trashëgimtarë të prindërve tanë, por dhe historive që tashmë dihen, burrat çamë nuk e pranuan ftesën që të shkonin të luftonin me flamur grek me premtimin se po të fitonte EAM-i do të ktheheshin në Çamëri?! Çamët në tërësi nuk e pranuan dhe në kinematë e ndryshme në qytetet ku ishin vendosur çamët që nga Tirana e ne Vlorë e Durrës, në Elbasan e Peqin, e me tej u bënë sherre dhe u bënë zënie të egra me drejtuesit e këtyre takimeve. Nga popullata çame thuhej me të drejtë se “ne nuk luftojmë me flamur grek, pro me flamurin kuq e zi se jemi shqiptar” e të tjera. Ky ishte një atentat nga ana e qeverisë shqiptare që me këshilltarët vllehë si Nesti Kerenxhi e të tjerë si Koçi Xoxe dhe që bëri që burrat çamë të burgoseshin dhe internoheshin në Llozhan dhe Maliq të Korçës. Ngjarja u cilësua si pabesi nga ana e qeverisë shqiptare që donte të përdoret çamët si mish për top tek grekët. Zgjuarsia e burrave çamë bëri që të shpëtonin nga një masakër tjetër. Vepra të tilla ndaj çamëve edhe nga grekët u bënë edhe më 1940 me internimet e burrave nga gjithë trevat e Çamërisë që i çuan për t’i vdekur në ishujt e Hio e Midilin kur Italia sulmoi Greqinë. Këto “atentate” dëmtuan rëndë dinjitetin e shqiptarëve të Çamërisë që u cilësuan të “pabesë” pse nuk pranuan të bëheshin therror për grekët në luftën civile në Greqi dhe në provokacionet e 2 gushtit 1949.
PAK HISTORI
Njëri prej ngjarjeve të kohës në Ballkan ishte Provokacioni i Vidohovës, i datës 2 gusht të vitit 1949, një përplasje e armatosur në kufirin juglindor të Shqipërisë, e lidhur ngushtë me fazën përfundimtare të Luftës Civile (1946–1949), ku ishte përfshirë Greqia, si një luftë e përgjakshme midis ushtrisë qeveritare, të mbështetur fillimisht nga Britania e Madhe dhe më pas nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të Doktrinës Truman, dhe Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të drejtuar nga komunistët. Lufta nuk zhvillohej vetëm brenda kufinjve grekë. Kufijtë me Shqipërinë, Jugosllavinë dhe Bullgarinë kishin një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike. Terreni malor i Gramozit dhe Vicit lejonte lëvizje të shpejta të forcave guerile, furnizime dhe tërheqje drejt vendeve fqinje. Në verën e vitit 1949 ushtria qeveritare greke kishte nisur ofensivën përfundimtare kundër forcave komuniste në malet e Gramozit. Në këtë klimë, Athina ishte e bindur se baza kryesore e mbështetjes së rebelëve ndodhej në territorin shqiptar. Në këtë sfond ndodhi incidenti i Vidohovës, pranë Bilishtit.
INCIDENTI I VIDOHOVËS
Më 2 gusht 1949, njësi të ushtrisë greke kaluan kufirin shqiptar në sektorin e Vidohovës gjatë operacioneve kundër forcave të DSE-së. Burimet shqiptare të kohës e cilësuan ngjarjen si një agresion të mirëfilltë kundër sovranitetit të vendit, ndërsa literatura ndërkombëtare e lidh atë me ndjekjen e forcave komuniste pranë kufirit dhe me tensionet e krijuara nga mbështetja që Shqipëria u jepte atyre. Sipas dokumenteve ushtarake shqiptare, rezistenca ishte e organizuar dhe vendimtare. Forcat greke u detyruan të tërhiqeshin përtej kufirit pas përleshjeve që shkaktuan humbje nga të dyja palët. Numri i saktë i viktimave ndryshon sipas burimeve dhe mbetet objekt diskutimi historik, por nuk ka dyshim se bëhej fjalë për një nga incidentet më serioze kufitare të pasluftës. Ushtria greke në këtë sulm frontal kundër Shqipërisë kishte vënë në dizpozicion mbi 70 mijë forca të armatosura, 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 topa gjuajtës, ndërsa në vijën e mbrojtjes së Shqipërisë tonë u mobilizuan direkt në luftime rreth 10 mijë ushtarë, ndërkohë që u mbajtën rezervë në gatishmëri rreth 30 mijë trupa pranë vijës greke të sulmit. Nga trupat greke mbeten të vrarë në tokën shqiptare 300 ushtarë, 500 të plagosur dhe 270 robër. Sipas botimeve në shtyp, prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë shqiptarë dhe u plagosën 127 të tjerë. Pak javë më vonë, në fund të gushtit 1949, Lufta Civile Greke përfundoi me disfatën e Ushtrisë Demokratike. Atëherë nisi një tjetër dramë.
DYNDJA E GREKËVE
Mijëra luftëtarë dhe civilë grekë kaluan kufirin shqiptar për t’i shpëtuar ndjekjes së ushtrisë qeveritare. Sipas studimeve historike, rreth 10–12 mijë luftëtarë të DSE-së dhe civilë hynë në Shqipëri në fazën përfundimtare të luftës, ndërsa në shkallë rajonale dhjetëra mijëra të tjerë u strehuan edhe në Jugosllavi, Bullgari dhe vendet e bllokut lindor. Nga Shqipëria, një pjesë e madhe e tyre u transferuan më pas drejt vendeve të Evropës Lindore dhe Bashkimit Sovjetik. Provokacioni i Vidohovës mbeti për dekada një nga simbolet e gatishmërisë së ushtrisë shqiptare për mbrojtjen e kufirit. Në historiografinë shqiptare të periudhës socialiste ai u paraqit si një fitore e rëndësishme ushtarake kundër një agresioni të jashtëm. Studiuesit bashkëkohorë, duke përdorur dokumente shqiptare, greke, britanike dhe amerikane, e shohin ngjarjen në një kontekst më të gjerë: si pasojë e drejtpërdrejtë e Luftës Civile Greke dhe e përplasjes së madhe ideologjike që po ndante Evropën në dy blloqe.
DOKUMENTET USHTARAKE
Burimet greke, sidomos dokumentet ushtarake dhe diplomatike të kohës, nuk e paraqesin hyrjen në territorin shqiptar si një agresion të planifikuar për pushtim, por si një domosdoshmëri ushtarake të diktuar nga Lufta Civile Greke.
ARGUMENTET KRYESORE TË TYRE JANË:
1. Shqipëria ishte bazë e Ushtrisë Demokratike Greke (DSE). Sipas Athinës, forcat komuniste greke përdornin territorin shqiptar për t’u furnizuar me armë, municione, ushqime, kujdes mjekësor dhe për t’u tërhequr pas operacioneve. Për qeverinë greke kjo përbënte ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Shqipërisë në luftën civile. Kjo tezë mbështetet edhe nga dokumente diplomatike amerikane dhe britanike të vitit 1949.
2. “Ndjekja e armikut”. Shtabi i Përgjithshëm grek argumentonte se, gjatë luftimeve në Gramozs dhe Vitsi, repartet komuniste kalonin kufirin dhe strehoheshin në Shqipëri. Sipas këtij interpretimi, njësitë greke hynin përkohësisht në territorin shqiptar për të vazhduar ndjekjen e forcave guerile dhe jo për të pushtuar Shqipërinë.
3. Pretendimi për zjarr nga territori shqiptar. Më 4–6 gusht 1949, komunikatat ushtarake greke deklaronin se repartet e tyre ishin goditur me artileri dhe armë automatike nga territori shqiptar dhe se kishin pësuar të vrarë e të plagosur. Për këtë arsye, Athina argumentonte se kishte të drejtë të përgjigjej ushtarakisht.
4. Mohimi fillestar i shkeljes së kufirit. Në ditët e para të incidentit, komunikatat zyrtare greke mohuan akuzat shqiptare për depërtim në territorin e Shqipërisë dhe këmbëngulën se operacionet zhvilloheshin në territor grek. Megjithatë, dokumentet diplomatike britanike dhe amerikane të kohës tregojnë se ekzistonte shqetësimi real se ushtria greke mund të hynte ose kishte hyrë në territorin shqiptar gjatë operacioneve kundër DSE-së.
GUERILASIT KOMUNISTË
Nga këndvështrimi grek, operacioni ishte një veprim i imponuar nga nevojat e luftës kundër guerilasve komunistë, ndërsa nga këndvështrimi shqiptar ishte një agresion ndaj integritetit territorial. Dokumentacioni i sotëm tregon se incidenti nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit të Luftës Civile Greke dhe fillimeve të Luftës së Ftohtë, kur kufiri shqiptaro-grek ishte shndërruar në një vijë përballjeje midis dy blloqeve. Vetëm kështu mund të kuptohet plotësisht një episod që nuk ishte thjesht një incident kufitar, por pjesë e historisë së trazuar të Ballkanit në fillimet e Luftës së Ftohtë.
EPILOG
Forcat shqiptare që u bënë mbështetje për komunistët grekë, ishin ata që 5 vite më parë, kur ndodhi masakra greke mbi Çamërinë, edhe pse Enver Hoxhës i thanë se në Çamëri po ndodhgte një masakër, ai si një filoserb e filo grek urdhëroi mbylljen e kufitit në gushtin 1944, në kohën kur popullata e pafajshme çame po kërkonte të hynte në Shqipëri, duke lënë në mëshirën e fatit këtë popullatë. Edhe ndihma e qeverisë shqiptare pas çlirimit (nëse mund të quhej çlirim) ka qenë një injorim i plotë dhe ata që e ndihmuan këtë popullatë të strehohej ishte popullata atdhetare sqhipatre. Rreth 3 mijë banorë çamë që u vranë në Çamëri që nga bandat e andartëve të Napoleon Zervës, po aq u vdiqën brenda kufirit sdhqiptar nga mosndihma e qeverisë shqiptare, edhe pse UNRRA kishte dhënë miliona ndihmë për këtë popullatë. Historia flet me fakte se sjellja e qeverisë shqiptare ndaj popullatës çame ka qenë injoruese dhe si atentate ndaj edhe atyre që kishin luftuar kundër nazifashizmit si në Greqi edhe në Shqipëri. Kjo më jep të drejtën të them se pabesia e qeverisë shqiptare ndaj popullatës çame ka qenë e orientuar nga vllaho – grekët që kishin poste kuçe në kupolën komuniste.
/Gazeta Panorama










Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe kete e vertetojn keto fotografi dhe ky shkrim:
https://www.voal.ch/disa-foto-qe-shtojne-dyshimet-mbi-vetevrasjen-e-mehmetit-nga-xhevdet-shehu/multimedia/dossier/
Ka vetem nje plage aty edhe kjo plage nuk eshte plage por eshte vetem nje lyerje me boje.
Te godiste me pistolete zemren Mehmeti edhe ta kishte kraharorin edhe barkun plotesisht te paster nga gjaku pastaj? Jo se do ishte plot me gjak nese do kishte bere vetevrasje me pistolete Mehmeti!
Mehmeti ne keto fotografi eshte i parruajtur sikur ka 2 ose 3 dite pa u rruajtur. Mehmeti me 17 dhjetor 1981 ishte i rruajtur se nuk shkonte askush ne byrone politike pa u rruajtur.
Pse jane ne keto fotografi prane krevatit edhe shapkat edhe kepucet e Mehmetit edhe ca i duhej atyre qe kane bere fotografite qe i fotografuan edhe ato?
Pse nuk ka fotografi sic gjoja e gjeten Mehmetin sapo hyne ne dhome? Pse pas vetevrasjes ishte mbuluar vet Mehmeti?
Pse eshte here me syze edhe here pa syze Mehmeti ne keto fotografi?
Si i mban duarte e perthyera Mehmeti madje edhe ne pozicione te ndyrshme pasi gjoja ka vrare veten?
Pse nuk u degjua krisma e pistoletes se Mehmetit? Mehmet gjojai vuri nje jastek para kraharorit para se te vriste veten. Atehere ku eshte ai jasteku? Mehmeti i ka te dy jasteket poshte kokes edhe ata jane te paster pa gjak.
Bluzja ose kemisha e Mehmetit eshte e lyer siper ne ate vendin e gjoja plages me boje. Ne ate fotografi ku eshte ngritur larte bluzja e Mehmetit per te fotografuar gjoja plagen duket qarte qe Mehmeti nuk ka plage sepse ajo bluzja e Mehmetit eshte e paster nga poshte edhe i duket vetem njolla e bojes qe e leu vet Mehmeti bluzen me boje nga larte por gjaku do kishte njollosur bluzen nga poshte pra nga kraharori edhe jo si nje njolle boje qe Mehmeti e vuri me dore siper bluzes. Kjo eshte shenja me e qarte edhe me e pakundershtueshme qe Mehmeti luajti rolin sikur vrau veten. Mehmeti jetonte edhe pas kesaj loje ne byrone politike iku me njerez te besuar te vet edhe te Enverit ne Kanada. Edhe Duro Shehu ne Kanada eshte sot.
Edhe ky eshte vazhdimi i shkrimit per Mehmet Shehun:
Ishte vetem nje loje e regjimit te Enverit dhe Mehmetit kjo edhe asgje tjeter. Mehmeti ishte shume i forte edhe ne 1989 me 200 vjetorin e revolucionit francez te 1789 qe e bene masonet me illuminatin ne krye do behej nderrimi i sistemit socialist ne te gjitha vendet e Europes lindore ne sistem kapitalist. Ashtu edhe u be.
Nuk mund te ishte ne Shqiperi Mehmet Shehu ne 1989 ose 1990 ne pushtet sepse Mehmeti ishte shume i forte. Mehmeti ishte trim me flete edhe shume inteligjent. Prandaj nuk do i pershtatej Mehmetit tranzicioni me gjithe shkaterrimin e industrise, ushtrise edhe shtetit sic u be. Ne pushtet duhet te ishte nje lolo si Ramiz Alia te cilit do i pershtatej tranzicioni ashtu sic u be.
Pastaj politika ka edhe show sepse i duhet politikes se illuminatit show si fejesa e Skender Shehut me Silva Turdiun qe Enver Hoxha e njihte shume mire. Asgje nuk u ndodhi Turdinjeve ne Tirane. Si ka mundesi? Ishte nje skenar hollivudi kjo fejese edhe prishja e fejeses me gjithe gjoja kritikat qe i beri Enveri Mehmetit deri me 17 dhjetor 1981.
Atmosfera ne byrone politike ishte ate dite e qete edhe Mehmeti luante rolin pa bere kundershtime por thoshte here pas here “po”. Madje dhe Kadriu i beri nje gjoja kritike Mehmetit per largimin e rojeve ne plazhin e Durresit kur ishte Mehmeti atje ne plazh. Pse serioze ishin keto diskutime? Enveri diten tjeter e kishte gati te gjthe skenarin edhe e shpalli Mehmetin armik edhe paralajmeroje qe me vone do dalin edhe gjera te tjera si Mehmeti poliagjent. Pse i besonte njeri nga familjet Hoxha, Shehu, Kapo e Hazbiu keto fantashkenca hollivudi?
Ne kete video eshte mbledhja e byrose politike te 17 dhjetorit 1981:
https://www.youtube.com/watch?v=DXcaSGrCCOo
Edhe Kadri Hazbiu nuk u ekzekutua edhe te gjitha gjerat kunder Kadriut ishin false edhe vetem teater politike. Kadriu ishte gjithashtu shume i forte edhe nuk mund te ishte ai ne pushtet ne 1989 ose 1990.
Keto fotografite e Mehmetit e kane vulosur plotesisht kete teater sepse jane prova te pamohueshme qe Mehmeti ne keto fotografi eshte gjalle edhe luan rolin sikur ka vrare veten.
Familja Kapo si mori ne 1991 direkt pasaportat amerikane?
Jane plotesisht ndryshme gjerat e politikes nga ca duken.
Pse nuk kishte mjaftueshem qumesht Shqiperia qe ne vitet 1978 deri 1990 ishte cmenduria e radheve te qumeshtit? Pse nuk kishte grure Shqiperia qe fshataret kishsin shume kohe vetem buke misri? Po minoriteti i Dropullit pse kishte gjithemone buke gruri? Se ne fashtra ishte minoriteti. Pse? Epo duhet te kishte edhe gjera per te cilat kundershtaret e regjimit te Enverit brenda vendit mund te flisnin kunder regjimit. Edhe pakenaqesira duhej te krijoheshin ashtu si edhe me tufezimet qe te shpallej ne 1990 sistemi i deshtuar edhe qe duhej nderruar. Se po te mos kishte pakenaqesira pse duhej ndryshuar sistemi?
Ajo piramida e Enverit ne mes te Tiranes eshte simboli i masonerise dhe i illuminatit. Prandaj Erion Veliaj e quajti nje here ne 2015 si ndertesen me me vlere te Tiranes edhe eshte ne internet kjo thenje e Veliajt. Por me bunkieret tallen Rama e Veliaj.
Mehmeti e luajti rolin e vet ne teatrin politik.
Kush ka pyetje mund te shkruaj komente.