Jemi të detyruar, pra, të të mohojmë,
Zot tumoresh, Zot i lules së gjallë
dhe të fillojmë me një jo gurit të zi
«unë jam» , dhe të pranojmë vdekjen
dhe mbi çdo varr të shkruajmë
vetëm sigurinë tonë : «thanatos athanatos» ?
Pa një emër që të kujton ëndrrat
lotët lulet e këtij njeriu
i mundur nga pyetje ende të hapura ?
Dialogu ynë ndryshon ;
bëhet në çast absurditet i mundshëm.
Atje përtej tymit të mjegullës, brenda pemëve
vigjilon forca e gjetheve,
është i vërtetë lumi që mëshon mbi brigjet.
Jeta nuk është ëndërr.
Njeriu i vërtet dhe vajtimi i tij xheloz i heshtjes.
Zot i qetësisë, hape vetminë.
Përktheu: Falli Haliti
Komentet