VOAL

VOAL

Aleanca e nostalgjikëve të Serbisë e të Turqisë (1) – A i kemi serbët vëllezër? – Nga GANI MEHMETAJ

June 25, 2018

Komentet

Intervistë me Shasime Osmanin – deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Bernës, një meteor në ngjitje në politikën zvicerane por me këmbët në tokë Nga Elida Buçpapaj

Bilbordet e fotos ilustruese të Shasime Osmanit i takojnë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 29 marsit 2026 për Këshillin e Madh, ku tashmë ajo është deputete

HYRJE

Në nëntor të vitit 2024, Shasime Osmani, studentja e drejtësisë në Universitetin e Bernës, do të ishte asambleistja e parë shqiptare në parlamentin e kryeqytetit të Zvicrës, që njihet si Këshilli i Qytetit, ndërsa në fund të këtij marsi, në zgjedhjet për parlamentin kantonal të Bernës, që njihet si Këshilli i Madh, Shasimja do të jetë deputetja e parë shqiptare e këtij parlamenti. Suksesi i Shasime Osmanit bëhet edhe më konkret kur kemi parasysh se emigracioni shqiptar  i ngulitur si në rang Zvicre, ashtu edhe në Bernë, është në çerek shekullin e tretë. Mediat zvicerane shprehen me shumë simpati për Shasimen. E shohin si një “meteor në ngjitje”, si një “një zë për ata që nuk kanë zë”. Kauzat e Shasime Osmanit janë barazia dhe shanset e barabarta në arsimim. Shasime Osmani vjen nga një familje shqiptare tipike emigrantësh, me prejardhje nga Kërçova në Maqedoninë e Veriut. Gjyshi i Shasimes u vendos në Zvicër në fund të viteve ’70 si “gastarbeiter”. Në vitin 1993 do të shpërngulej në Zvicër babai dhe më 1999 nëna bashkë me Shasimen bebe. Familja, që do të shtohej edhe me dy fëmijë të tjerë, jeton në Bümplitz-Bethlehem, një nga lagjet e populluara me shumicë nga emigrantët e që përballen edhe me vështirësitë e jetës, megjithëse Zvicra është një nga shtetet më sociale të Europës. Shasimja, prej kur ishte 17 vjeçare, është angazhuar në Partinë Socialdemokrate të Zvicrës, me një aktivizëm të pandalshëm, shumë energjik dhe impresionues. Si deputete e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani do të startojë në qershor. I uroj shumë suksese. Më poshtë po ju përcjell intervistën me Shasime Osmanin.

Shasime Osmani, një vajzë e re si gjithë vajzat e reja të moshës së saj, drejt realizimit të ëndrrave

INTERVISTA

 

E.B.: Në qershor mbaron studimet për bachelor në drejtësi, pak histori për rrugën e studimeve?

Shasime Osmani:Pas përfundimit të praktikës sime si Kauffrau EFZ në Zyrën Federale të Policisë, kam vazhduar me maturën. Që nga viti 2022 studioj drejtësi me synimin për t’u bërë avokate.

E.B.: Ëndrra jote e fëmijërisë ishte të bëheshe gjyqtare, kur gjyshi, që sot krenohet aq shumë me ty, e nisi jetën në Zvicër si “gastarbeiter”, po ashtu edhe prindërit iu përveshën punës plot sakrifica që t’ju rrisnin ju tre fëmijëve, ku i mbështete ëndrrat e tua?

Shasime Osmani: Që herët kam kuptuar se kisha më pak shanse se fëmijët e tjerë. Dhe këtë nuk mund ta pranoja. Unë thjesht kam qenë që fëmijë me natyrë shumë luftarake. Kam bërë shumë përpjekje në shkollë dhe kam punuar pesë herë më shumë se të tjerët. Shumë fëmijë me prejardhje emigrante e përjetojnë këtë.

E.B.: Mediat zvicerane ju vlerësuan si një meteor në ngjitje dhe si “një zë për ata që s’kanë zë” dhe ju vetë thoni dhe e argumentoni me një logjikë që nuk mund të kundërshtohet, që e garanton ligji dhe shteti social në Zvicër “se do të mbroni fuqinë punëtore, ata që punojnë 100%, që paguajnë taksat, por prapë nuk fitojnë mjaftueshëm”, a mund ta shtjelloni pak?

Shasime Osmani: Zvicra është një vend i pasur dhe i disiplinuar. Por jo të gjitha sektorët kanë paga të mira dhe jo të gjithë njerëzit kanë në praktikë të njëjtat mundësi. Ka njerëz, veçanërisht shumë persona me prejardhje emigrante, që punojnë vetëm për të mbijetuar.

E.B.: Qëllimi yt para zgjedhjes në Këshillin e Madh apo Parlamentin e Bernës ishte të përfundoje një stazh në Gjykatën Rajonale, po sot?

Shasime Osmani: Praktikën duhet ta kryej pas përfundimit të studimeve të mia Master. Kjo do të ndodhë përafërsisht pas 2.5 vitesh. Si anëtare e Këshillit të Madh lindin disa probleme për shkak të ndarjes së pushteteve. Aktualisht po kërkoj një zgjidhje.

E.B.: Jeni anëtarja e parë femër me origjinë shqiptare në Këshillin e Madh, ka anëtarë meshkuj me origjinë shqiptare Parlamenti i Bernës?

Shasime Osmani: Aktualisht jam e vetmja në Këshillin e Madh me prejardhje shqiptare. Edhe në Këshillin e Qytetit të Bernës kam qenë personi i parë dhe i vetëm me prejardhje shqiptare.

E.B.: Në nëntor 2024, vetëm 26 vjeçe, u zgjodhët këshilltarja e parë e Këshillit Bashkiak e qytetit të Bernës, si arritët deri aty?

Shasime Osmani: Kjo ishte një surprizë. Në atë kohë partia ime fitoi pesë mandate dhe një prej atyre mandateve e mora unë. Dhe kështu u bëra personi i parë me prejardhje shqiptare në Këshillin e Qytetit të Bernës.

E.B.: Jeni Anëtare e PS prej moshës 17 vjeçare, kush ju motivoi të futeshit kaq shpejt në politikë?

Shasime Osmani: Gjithmonë kam qenë e interesuar për politikën. Matthias Aebischer*, atëherë këshilltar kombëtar dhe president i “Kidswest”, më tha se shihte potencial tek unë dhe kështu u bëra anëtare.

E.B.: Keni fituar 9641 vota që ju dhanë shansin të startoni mandatin në Parlamentin e Bernës në qershorin që vjen, në cilën zonë ke kandiduar, cilët ju kanë votuar kryesisht?

Shasime Osmani: Kam kandiduar në njësinë zgjedhore të qytetit të Bernës dhe kam pasur një mbështetje të gjerë nga e majta, por edhe nga partitë e qendrës. Komuniteti shqiptar më ka mbështetur shumë.

E.B.: Si do da përshkruaje Bümpliz-Bethlehem, Zonën e VI apo distriktin e VI të Bernës perëndimore?

Shasime Osmani: Në Bümpliz-Bethlehem jetojnë shumë persona me prejardhje emigrante. Pabarazia sociale është një temë e rëndësishme: njerëz me paga të ulëta dhe fëmijët e tyre që kanë më pak mundësi për arsimim të lartë. Në të njëjtën kohë, aty mund të përjetosh shumë gjëra: projekte të shumta kulturore, qendra tregtare dhe takime me njerëz të ndryshëm.

E.B.: Në një kat përdhes të shumkatësheve prej betoni në Bümpliz-Bethlehem gjendet “Kidswest” një Atelie arti rekreativ falas që frekuentohet me shumicë nga fëmijët e të rinj nga mosha 6 deri në 16 vjeç me prejardhje emigrantësh, të cilën e vizitonit edhe ju fëmijë apo jo?

Shasime Osmani: Po, dhe “Kidswest” e ka formësuar shumë fëmijërinë time.

E.B.: Krijuese e Ateliesë së Artit ishte artistja Meris Schüpbach, e cila iu kushtua shumë fëmijëve dhe të rinjve nga prindër emigrantë që e vizitonin këtë shoqatë. Sot ajo nuk jeton më dhe e meriton një eulogji për krijesën e saj “Kidwest” – Fëmijët e Lagjes në Perëndim të Bernës. – Më bëri përshtypje një kredo e saj ku thosh “Më lejohet të jem ai/ajo që jam këtu dhe tani, me gjithçka që kam përjetuar, gjithçka që mendoj dhe gjithçka që dua, me gjithçka që më bën ajo që jam” – definicion i një mentoreje për të frymëzuar të qënit njeri i lirë në një botë pa paragjykime. Por edhe shoqëritë në sistemin demokratik nuk i shpëtojnë paragjykimeve, sidomos, kur flitet për qytetarët me prejardhje emigrantësh, a e keni njohur znj Meris, sot ju jeni kaq e re presidente e “Kidwest”e trashëgoni një thesar të krijuar prej saj, a mund të na e tregoni këtë rrugëtim?

Shasime Osmani: Meris Schüpbach ka qenë një nga figurat më përcaktuese në jetën time. Kur Kidswest u themelua në vitin 2006, unë kam qenë një nga fëmijët e parë që u bë pjesë e këtij projekti. Në vitin 2019 u bëra presidente e shoqatës dhe në vitin 2022 Meris Schüpbach, për fat të keq, ndërroi jetë. Gjurmët dhe vepra e saj janë edhe sot pjesë e Kidswest-it.

E.B.: Vazhdoni ta keni si maskotë-simbol të shoqatës «korbin»**. Përse? A ju kujtohet ndonjë ngjarje që lidhet me të?

Shasime Osmani: Në vitin 2009, SVP zhvilloi një fushatë të ashpër me korba. Kur e pashë këtë në rrugën time për në Kidswest, nga njëra anë u ndjeva e çuditur, sepse ata po përdornin maskotën tonë, dhe nga ana tjetër shpendi paraqitej sikur, si i huaj, po e “hante” Zvicrën. Kjo më tronditi dhe ishte një pikë kthese për interesimin tim në politikë. Zemërimi im frymëzoi çiftin artistik “Haus am Gern” për një fotografi të Këshillit Federal me fëmijë me prejardhje emigrante. Projekti më pas u bë i njohur në të gjithë Zvicrën dhe disa Këshilltarë Federalë na ftuan në Këshillin Federal ***.

E.B.: Ju përfaqësoni brezin e dytë apo të tretë të emigrantëve, që njihen si Sekondos, si e keni përjetuar të qënit me prejardhje të huaj dhe si mendoni t’i bashkangjisni kauzën tuaj “të drejta të barabarta në arsim”, një realiteti “se arritjet në arsim dhe statusi socialekonomik janë të drejta të trashëguara”?

Shasime Osmani: Në Bümpliz-Bethlehem, vetëm 1 në 11 fëmijë shkon në gjimnaz. Në lagje të tjera janë 5 në 10 fëmijë që shkojnë. Fëmijët e punëtorëve kanë më pak shanse, edhe kur kanë saktësisht të njëjtin sukses dhe performancë. Nga familjet akademike, rreth 75% vazhdojnë studimet. Nga familjet punëtore, vetëm rreth 25%.

E.B.: Duke marrë info për intervistën konstatova që keni një aktivizëm shembullor, pra, nëse shtypi bernez me simpati e përshkruan ngjitjen tuaj në Parlamentin e Bernës meteorike, a mendoni se kjo ngjitje i dedikohet vrapit tuaj të palodhur duke u përfshirë që adoleshente në politikë, në sindikatën studentore etj., a mund të na tregoni pak më tepër?

Shasime Osmani: Politika është përfaqësim. Unë punoj pa u lodhur për një Zvicër për të gjithë. Angazhimi im është vlerësuar nga populli. Kjo ka të bëjë padyshim me përkushtimin tim, por edhe me profilin tim politik dhe përfaqësimin e fortë që ofroj.

E.B.: Duke iu kthyer arsimimit, kauzës suaj të preferuar, me këtë rast po kujtoj Naim Frashërin, Rilindasi jonë që thosh se “vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë” dhe ndërkohë po sjell si fakt se gjuhën amtare në shkollat shqip e ndjekin në rang Konfederate vetëm 3% e fëmijëve. Ju vetë a keni patur mundësi ta ndiqni? A mendon se është shqetësim, se përmes gjuhës, brezat e së ardhmes mësojnë jo vetëm gjuhën, por edhe historinë e rrënjëve të tyre?

Shasime Osmani: Unë vetë nuk kam ndjekur kurrë shkollën shqipe. Në Zvicër njeriu është i angazhuar me gjermanishten dhe frëngjishten. Por nuk e shoh vërtet si problem. Të gjithë që unë njoh flasin shumë mirë shqip dhe janë gjithashtu shumë mirë të informuar për kulturën shqiptare.

E.B.: Cili do të jetë mesazhi që do t’i drejtoni rinisë me prejardhje shqiptare në Zvicër?

Shasime Osmani: Unë e di që nuk është e lehtë. Por dorëzimi nuk është opsion. Ndiqni atë që ju pëlqen dhe qëndroni besnikë vetes suaj. Diku gjithmonë hapet një derë.

E.B.: Rezultatet e 29 marsit, në Këshillin e Madh të Bernës që ka 160 anëtarë, kanë forcuar si maxhorancë krahun konservator SPD që nga 44 ka sot 51 vende, ashtu edhe Partia juaj Socialdemokrate ka rritje, a mendoni se do t’i arrini kauzat tuaja sipas premtimeve?

Shasime Osmani: Kjo do të jetë shumë e vështirë. Por jam e sigurt që do të gjejmë kompromise dhe jam e gatshme të flas me të gjithë, për t’i çuar përpara këto çështje.

E.B.: Meqë po flasim për premtime, unë jam dakord me vlerësimet që ju bën shtypi bernez si një meteor në ngjitje, por jeni me këmbët në tokë, sepse tek suksesi nuk u katapultuat, por e arritët me aktivizmin tuaj, a më premtoni se, kur një ditë do të zgjidheni deputete në Parlamentin e Konfederatës Helvetike, intervistën e parë do të ma jepni mua, që e kam parashikuar e para?

Shasime Osmani: Këtë parashikim e dëgjoj nga shumë njerëz në rrethin tim. Të shohim si do të vazhdojë karriera ime politike. Dhe po, ta premtoj që do të të jap intervistën e parë, nëse më kontakton shumë shpejt.

—-

 

*Matthias Aebischer është një politikan zviceran i SP, ish-gazetar televiziv, ish president “Kidswest”. Ka qenë deputet në Parlamentin e Zvicrës prej 2011-2025. Në fund të vitit 2024, ai u zgjodh në Këshillin e Qytetit të Bernës dhe mori detyrën në janar 2025. Ai dha dorëheqjen si deputet i Paramentit në mars 2025 për të marrë këtë pozicion, në krye të Drejtorisë për Inxhinierinë Civile, Transportin dhe Hapësirat e Gjelbra Urbane (TVS).

**Në vitin 2008 «korbi» u përdor nga SVP si një figurë simbolike për iniciativën mbi lëvizjen e lirë të personave. Ndërkohë «korbi» ishte simbol heraldik i ateljesë artistike Kidwest që frekuentohej shumë edhe nga fëmijë e të rinj me prejardhje emigrantësh. Më 2009 lindi një projekt bashkëpunimi midis fëmijëve e të rinjve të Kidwest me dyshen artistike të Haus am Gern (Rudolf Steiner dhe Barbara Meyer Cesta). Në këtë projekt që mori shumë hapësirë mediatike fëmijët e Kidswest rikrijuan foton zyrtare të Këshillit Federal (“Këshilli Federal i Kidswest”) për të nxjerrë në pah tema të tilla si pjesëmarrja dhe përfaqësimi. Haus am Gern dhe tetë fëmijë të Kidswest – përkatësisht Alberta, 8 vjeç (Kosovë), Shasime, 10 vjeç (Maqedoni), Bimi, 11 vjeç (Kosovë), Sheila, 12 vjeç (Shqipëri-Itali), Selina, 12 vjeç (Kili), Marigona, 13 vjeç (Kosovë), Ihab, 13 vjeç (Eritre), Sumudu, 9 vjeç (Zvicër-Sri Lanka) dhe Fjolla, 11 vjeç (Kosovë), e cila mori pjesë si zëvendësuese – u ftuan në Këshillin Federal të Konfederatës Helvetike.

***Këshilli Federal është Parlamenti i Konfederatës së Zvicrës

Fëmijët e Kidwest, e dyta majtas Shasime Osmani viti 2009

 

Parlamenti i Zvicrës me shtatë Këshilltarët Federalë dhe me kancelieren më 2009

Atdheu nuk je ti ! Nuk di kush e ka mbushur atë sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, por ata nuk më përfaqësojnë mua Nga Arben Kallamata

 

Në vend që të organizojë mbledhje me emra bombastikë në Pallatin e Kongreseve, qeveria shqiptare do të bënte mirë të tregonte një minimum përgjegjësie për shtetasit e vet që jetojnë jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë. Sepse, para të gjithash, ne nuk jemi lopë, aq më pak lopa juaj.

Ajo që quhet diasporë është parë tradicionalisht nga ata që qeverisin Shqipërinë si lopë që duhet mjelë sa herë kujtohen ose kanë nevojë për të mjelë financiarisht dhe politikisht. Për krerët egocentrikë dhe të papërgjegjshëm që kanë drejtuar atë vend ndoshta që prej krijimit të tij, diaspora është një tufë mjeranësh që hyjnë në punë vetëm për të pompuar euro dhe dollarë drejt vendit duke lehtësuar disi nivelin e varfërisë, për ndonjë investim kur ua mban xhepi ose kur kanë ndonjë pare të pisët për të pastruar dhe, nëse është e mundur, për të “lobuar” imazhin dhe politikat idiote të diktatorucëve që si qëllim të vetëm kanë pasur zgjatjen e kohë-mbajtjes së prapanicave të tyre ngjitur pas karriges.

Ata që drejtojnë në Shqipëri duhet ta kenë të qartë që të gjithë shtetasit shqiptarë që janë larguar nga vendi e kanë bërë këtë jo për të kërkuar mundësi më të mëdha për t’iu shërbyer atyre apo kujtdo tjetër, por për një jetë më të mirë. Sakrifica e paimagjinueshme e zhvendosjes nga vendlindja kryhet vetëm si pasojë e një presioni të jashtëzakonshëm. Duke përjashtuar një përqindje të vogël profesionistësh që kanë ikur me oferta pune, pra për interesa karriere, shumica dërrmuese e milionave të larguarve janë nisur drejt të panjohurës dhe pasigurisë, të bindur se ato – e panjohura dhe pasiguria – janë më të mira se ajo që linin pas, mizerja ekonomike, mungesa elementëve më elementarë të jetesës, kufizimi i lirisë, korrupsioni në çdo nivel të shoqërisë dhe veçanërisht në majë të saj, imoraliteti dhe shkelja e normave etike, pra një mjedis fare i papërshtatshëm për të përfytyruar një të ardhme për veten dhe pasardhësit. Dhe përgjegjës për këto – deprivimet ekonomike, mungesën e lirisë, korrupsionin, imoralitetin dhe mjedisin e papërshtatshëm – janë të gjithë ata që kanë drejtuar shtetin shqiptar që nga Ismail Qemal Bej Vlora deri te Ismail Qemal Bej Rama, me një doze më të lartë përgjegjësie, kuptohet, për atë që qëndron kronoligjikisht diku në mes të kësaj arradhe politikanësh të shëmtuar, diktatorin never hoxha.

Ky takëm të paaftësish (them të paaftë sepse nën drejtimin e tyre Shqipëria për mëse një shekull ka mbetur ndër shtetet më të dobët ekonomikisht, më të pambrojtur ushtarakisht, më të pazhvilluar intelektualisht dhe më të korruptuar moralisht në Evropë) nuk bën asnjë përpjekje për të ndihmuar as ata që jetojnë brenda vendit dhe as ata që janë jashtë. Duke shfrytëzuar në mënyrën më hileqare kartën e patriotizmit, ata përpiqen ta identifikojnë veten me atdheun, sundimin e tyre feudal me flamurin, krokëllimat e tyre me himnin kombëtar.

Shiheni skenën që kanë përballë përfaqësuesit e diasporës në Pallatin e Kongreseve. Dy kokët e shqiponjës njësohen me kokën e Edi Ramës e kuruar së të jetë kopje e kokës së Ismail Qemalit. Ngado përflakje e kuqe dhe e zezë. Përflakje patriotike, frymëzim dykrenar, folklorizëm i shëmtuar. Nga podium Rama duket sikur thotë: “Ju, pjesa e Lopës që keni ardhur këtu, të jeni të sigurt se po mileni për atdheun. Dhe Atdheu jam unë: Ismail Qemal Rama me dy krena.”

Nuk jam marrë me gjedh dhe bagëti, por të paktën diçka elementare e di – që të marrësh qumësht nga lopa duhet ta ushqesh. Jepi dreqit ca bar që ta kthejë në qumësht. Këta qelbësira që drejtojnë Shqipërinë as bar nuk duan të japin. Përkundrazi, e trajtojnë emigrantin si plehrë, si diçka pa vlerë, e përdhosin sa herë që iu bije rasti, pastaj lëshohen si të babëzitur për ta mjelë.

Lexoni përmbledhjet e Samitit të Diasporës: nëm, nëm, nëm. Diaspora si potencial strategjik në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, përfshirja e diasporës në vendimarrje, investimet dhe inovacioni, kërkimi shkencor, ndihmesa në arsim, shëndetësi, kulturë dhe roli i saj në procesin e integrimit.

S’është kujtuar njeri t’iu lehtësojë atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë, le të themi, kryerjen e veprimeve elementare financiare apo administrative që kanë lidhje me pjesën e vendit që kanë lënë pas. Provo të hapësh dhe të mbash një llogari bankare nga larg. Ta bllokojnë kur të duash dhe duhet të heqësh picirin që ta ri-hapësh. Të kërkojnë vërtetime gjallese dy herë në vit.

Provo ta kalosh pensionin në llogari të përbashkët me bashkëshortin/bashkëshorten. Nuk e pranojnë, sepse presin që njëri të vdesë dhe tjetri të mos ketë mundësi të tërheqë nga banka apo sigurimet shoqërore paratë që kanë mbetur.

Kërko të marrësh pensionin që të takon. Të nxjerrin ujin e zi. Le të tjerat, por kanë kaluar edhe një ligj arbitrar që iu mohon pensionin të gjithë atyre që kanë kontribuar më pak se 15 vjet. Duket si ligj i projektuar posaçërisht për emigrantët, për të mos lejuar me mijëra prej tyre që janë larguar pasi kanë punuar për vite në atdhe të marrin pjesën e parave që e kanë investuar. Ku shkon kontributi i tyre për pensionin gjatë këtyre viteve? Në xhepat e qeverisë hajdute. Përderisa pensioni i punonjësve varet nga kontributi, edhe një muaj të kesh punuar, të takon ta marrësh atë, qoftë edhe dhjetë qindarka në muaj.

Përveç ca veprimeve elementare për nxjerrjen e certifikatave, ajo platforma mizerabël e-Albania e reklamuar me aq fishekziarre si fjala e fundit e teknologjisë elektronike nuk vlen për asgjë. Emigranti shqiptar ka vështirësi për të nxjerrë një kartë identiteti apo një pasaportë.

Asnjë institucion i asnjë qeverie shqiptare nuk ka bërë ndonjë studim të saktë për të përcaktuar se ku i ka shtetasit shqiptarë. Nuk po flas as për folklorizma nacionaliste, etnicitete, plisa e xhubleta dhe hamendësime nacionaliste. Po flas për statistika mbi qytetarët që mbajnë nënshtetësi shqiptare. Ka vende në botë që nuk pranojnë dyshtetësi. Nëse një shqiptar në diasporë për një arsye apo një tjetër e ka lënë nënshtetësinë shqiptare, ai ose ajo nuk është më shtetas shqiptar. Pra, a ka të dhëna shteti shqiptar se ku dhe në çnumër i ka shtetasit e vet në botë? A ka marrë mundimin të studiojë se cilat janë problemet e tyre aty ku janë? A i ka pyetur ndonjëherë se cilat janë nevojat e tyre në lidhje me Shqipërinë?

Zero. Vetëm i numërojnë si bagëtitë kur hyjnë e dalin në Shqipëri për pushime, sa për të fryrë statistikat e turistëve që vizitojnë vendin.

Natyrisht, faj kanë edhe ata shqiptarë emigrantë që bëhen prè e shqiponjës me dy koka Rama-Rama, ata që kujtojnë, ose i mbushin mendjen vetes dhe të tjerëve që po i shërbejnë atdheut, kur në fakt e lejojnë veten të milen si lopë nga diktatoruci i rradhës.

Unë nuk di kush e ka mbushur atë sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, por di të them që s’kam pikën e respektit për ta. Ata nuk më përfaqësojnë mua.

Sa për kokat e diktatorucëve që mbushin ekranet e mëdha, ata nuk e zëvendësojnë kurrë shqiponjën dykrenare. Ata nuk janë as koka e shqiponjës dhe as atdheu.

Expulsions of Albanians in the Balkans (1877–1999) Nga Isuf B.Bajrami

Historical Continuity of Displacements, State Transformations and International Intervention

This paper examines the historical processes of displacement of Albanians in the Balkans from 1877 to 1999, situating them within the broader framework of long-term political, state-building, and demographic transformations in the region. By combining political history, historical demography, and international law, the study seeks to explain how territorial changes and recurring conflicts have shaped the social structure of the Balkan space. Beyond its academic dimension, the paper also reflects on the human consequences of these processes as part of historical memory and collective responsibility.¹

Historical Context and Introduction

Modern Balkan history has been shaped by the gradual dissolution of the Ottoman Empire and the rise of nation-states based on ethnic, territorial, and political principles.² This process did not only involve border changes but also a profound restructuring of social and demographic systems.

Within this historical space, population movements cannot be understood as isolated phenomena, but rather as part of a continuous dynamic in which state, territory, and identity are closely interconnected. This makes it necessary to interpret them as long-term historical processes rather than discrete events.

Nineteenth-Century Transformations and Early Mass Displacements

Following the Russo–Turkish War (1877–1878), Serbia’s territorial expansion into the Sanjak of Niš marked a crucial moment in the demographic history of the region.³ This expansion was accompanied by profound changes in the ethnic composition of the affected territories.

The Albanian population faced multiple forms of pressure that resulted in mass displacement, including:
• forced movements during military operations
• imposed administrative and political restructuring
• confiscation of property and disruption of ownership structures
• settlement of new colonist populations in depopulated areas

These processes created a major wave of displacement, as entire families relocated to Kosovo, significantly influencing subsequent demographic and social developments.⁴

Nation-State Formation and Colonisation Policies

Following the Balkan Wars and the incorporation of Kosovo into Serbian state structures, a new phase of territorial consolidation began.⁵ This period was characterised by policies aimed at restructuring land ownership and demographic composition.

Within this framework, agrarian reform and colonisation included:
• redistribution of land in favour of settlers
• expropriation of local property owners
• alteration of rural economic structures
• encouragement of migration toward Turkey and other destinations⁶

These measures had not only economic but also profound social consequences, reshaping interethnic relations and local community structures.

Socialist Yugoslavia and Federal Dynamics

After 1945, Kosovo became part of the Socialist Federal Republic of Yugoslavia, which was built on the principle of equality among nations and nationalities.⁷ The 1974 Constitution significantly expanded Kosovo’s autonomy, granting extensive institutional competencies.

However, this balance began to weaken after 1980. Economic crisis, political changes, and the rise of various nationalisms within the federation gradually undermined its structural stability.⁸

Political Discourse and the SANU Memorandum

During this period, the SANU Memorandum emerged as an intellectual document articulating perceptions of the Yugoslav crisis and the position of Serbs within the federation.⁹

Although not an official state document, it had a notable influence on the intellectual and political climate of the time, contributing to the reconfiguration of public discourse and increased polarization in the late 1980s.

The 1998–1999 Conflict and Mass Displacement

At the end of the twentieth century, accumulated tensions escalated into armed conflict in Kosovo. During 1998–1999, hundreds of thousands of civilians were forced to leave their homes, as documented by UNHCR.¹⁰

The Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) documented widespread destruction of settlements, damage to civilian infrastructure, and a rapidly deteriorating humanitarian situation.

In March 1999, the North Atlantic Treaty Organization (NATO) launched an air campaign in response to the escalating humanitarian crisis, marking a decisive moment in international intervention.¹¹

International Legal Dimension and Institutional Outcomes

The conflict was addressed by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY), which investigated serious violations of international humanitarian law.

This included war crimes, crimes against humanity, and forced displacement of civilian populations.

Following the end of the conflict, the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo (UNMIK) assumed responsibility for the provisional administration of the territory, with the aim of institutional stabilisation and administrative reconstruction.¹²

Comparative Perspective and Broader Framework

In academic literature, the Kosovo case is often compared to other major twentieth-century conflicts such as Bosnia (1992–1995), Rwanda (1994), and Armenia (1915). These cases share elements of mass displacement, systematic violence, and demographic transformation, although they differ in scale, duration, and political context.¹³

Conclusion

Overall, the displacement of Albanians between 1877 and 1999 represents a long-term historical process shaped by the interaction between state formation, territorial control, and identity politics in the Balkans.

This process demonstrates that demographic changes are not merely the result of spontaneous historical developments but are often closely linked to political decision-making, armed conflict, and deep institutional transformations.

Beyond structural and political dimensions, this history also carries a profound human significance, representing the lived memory of entire communities whose lives were irreversibly affected by historical events.

For this reason, the study of these processes holds not only academic value but also a reflective function: contributing to a deeper understanding of the past and helping prevent the recurrence of cycles of violence in the future. In this sense, the Balkans remain a space where peace cannot be taken for granted but must be continuously built upon dialogue, respect, and institutional responsibility.

Footnotes:

1. United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR), Kosovo Emergency Reports 1998–1999.
Official UNHCR humanitarian reports documenting the large-scale movements of civilian populations during the Kosovo crisis in the period 1998–1999. They include data on the number of displaced persons, migration directions (Albania, North Macedonia, Montenegro), and humanitarian conditions at border crossings and in temporary refugee camps.

2. Noel Malcolm, Kosovo: A Short History (Macmillan, 1998).
An academic historical work addressing the political and demographic development of Kosovo from the Middle Ages to the end of the twentieth century, with particular focus on periods of changing rule, state structures, and inter-ethnic relations.

3. Mark Mazower, The Balkans: A Short History (Modern Library, 2000).
A general study of Balkan history analyzing the formation of nation-states, the collapse of empires, and processes of nationalism in the region, including the demographic consequences of nineteenth- and twentieth-century conflicts.

4. Miranda Vickers, Between Serb and Albanian: A History of Kosovo (Columbia University Press, 1998).
A specialized book on the history of Kosovo, focusing on historical relations between Serbian and Albanian communities, as well as state policies that influenced demographic changes and ethnic tensions.

5. Ivo Banac, The National Question in Yugoslavia (Cornell University Press, 1984).
A classic study of the national question in Yugoslavia, analyzing the formation of national identities and structural conflicts within the Yugoslav state during the twentieth century.

6. League of Nations Archival Materials on Population Movements (1920s–1930s).
Archival documents of the League of Nations addressing population movements in the Balkans and international agreements on population exchanges or adjustments during the interwar period.

7. Sabrina P. Ramet, The Three Yugoslavias: State-Building and Legitimation, 1918–2005 (Indiana University Press, 2006).
An analysis of the development of three forms of the Yugoslav state and how political changes influenced ethnic relations and the institutional stability of the federation.

8. Tim Judah, Kosovo: War and Revenge (Yale University Press, 2000).
An analytical book on the Kosovo conflict in the 1990s, including its political causes, the course of the war, its consequences on the ground, and the role of international actors.

9. Serbian Academy of Sciences and Arts (SANU), Memorandum, 1986.
An intellectual document prepared by the Serbian Academy of Sciences and Arts addressing the crisis of the Yugoslav federation and the political position of Serbs within it. The text is considered influential in the political discourse of 1980s Serbia, although it does not have official state status.

10. UNHCR Kosovo Situation Reports, 1999.
A series of operational reports by UNHCR documenting daily and weekly developments during the Kosovo crisis in 1999, including refugee flows, border conditions, and international humanitarian coordination.

11. NATO, Operation Allied Force Documentation (1999).
Official documentation of the NATO alliance regarding the air operation in Kosovo in 1999, including strategic objectives, humanitarian justification, and the operational development of the air campaign.

12. United Nations Security Council Resolution 1244 (1999).
A United Nations Security Council resolution establishing the international framework for the administration of Kosovo after the conflict, creating UNMIK and defining principles of stabilization and international security on the ground.

13. Samantha Power, A Problem from Hell: America and the Age of Genocide (Basic Books, 2002); ICTY Case Archives.
An academic work addressing international responses to twentieth-century humanitarian crises, including the Balkans, as well as the archives of the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY), which contain judicial documentation on war crimes and violations of international humanitarian law.

Tha Land of Leka;16.04.2026

Dëbimet e shqiptarëve në Ballkan (1877–1999) Nga Isuf B.Bajrami

Vazhdimësia historike e zhvendosjeve, transformimet shtetërore dhe ndërhyrja ndërkombëtare

Ky punim trajton proceset historike të zhvendosjes së shqiptarëve në Ballkan nga viti 1877 deri në vitin 1999, duke i vendosur ato në kuadër të transformimeve të gjata politike, shtetformuese dhe demografike në rajon. Përmes ndërthurjes së historisë politike, demografisë historike dhe së drejtës ndërkombëtare, synohet të shpjegohet mënyra se si ndryshimet territoriale dhe konfliktet e përsëritura kanë ndikuar në strukturën sociale të hapësirës ballkanike. Përveç dimensionit akademik, teksti i kushton vëmendje edhe pasojave njerëzore të këtyre proceseve, si pjesë e kujtesës historike dhe përgjegjësisë kolektive.¹

Hyrje dhe kontekst historik

Historia moderne e Ballkanit është formësuar nga shpërbërja e Perandorisë Osmane dhe nga ngritja e shteteve kombëtare mbi baza etnike, territoriale dhe politike.² Ky proces solli jo vetëm ndryshime të kufijve, por edhe riformësim të thellë të strukturave shoqërore dhe demografike.

Në këtë hapësirë historike, lëvizjet e popullsisë nuk kanë qenë fenomene të izoluara, por pjesë e një dinamike të vazhdueshme ku shteti, territori dhe identiteti kanë qenë të ndërlidhura ngushtë. Kjo e bën të domosdoshme leximin e tyre si procese të gjata historike, dhe jo si ngjarje të veçuara.

Transformimet e shekullit XIX dhe zhvendosjet e para masive

Pas Luftës Ruso–Turke (1877–1878), zgjerimi territorial i Serbisë në Sanxhakun e Nishit shënoi një moment kyç në historinë demografike të rajonit.³ Ky zgjerim u shoqërua me ndryshime të thella në përbërjen etnike të territoreve të përfshira.

Popullsia shqiptare u përball me presione të shumta që rezultuan në largime masive, të cilat u zhvilluan në disa forma:
• lëvizje të detyruara gjatë operacioneve ushtarake
• ndryshime administrative dhe politike të imponuara
• konfiskim të pronave dhe prishje të strukturës së pronësisë
• vendosje të kolonëve të rinj në zonat e zbrazura

Këto procese krijuan një valë të madhe zhvendosjesh, ku familje të tëra u vendosën në territorin e Kosovës, duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimet e mëvonshme demografike dhe sociale.⁴

Formimi i shteteve kombëtare dhe politika e kolonizimit

Pas Luftërave Ballkanike dhe përfshirjes së Kosovës në strukturat shtetërore serbe, nisi një periudhë e re e konsolidimit territorial.⁵ Kjo periudhë u karakterizua nga politika që synonin ndryshimin e strukturës pronësore dhe demografike të rajonit.

Në këtë kuadër, reforma agrare dhe kolonizimi përfshinë:
• rishpërndarje të tokës në favor të kolonistëve
• shpronësim të pronarëve lokalë
• ndryshim të ekuilibrit ekonomik rural
• orientim të migrimeve drejt Turqisë dhe vendeve të tjera⁶

Këto masa nuk ishin vetëm ekonomike, por kishin edhe pasoja të thella shoqërore, duke ndikuar në marrëdhëniet ndër-etnike dhe strukturën e komuniteteve lokale.

Jugosllavia socialiste dhe dinamika e brendshme federale

Pas vitit 1945, Kosova u përfshi në Federatën Socialiste të Jugosllavisë, e cila u ndërtua mbi parimin e barazisë ndërmjet kombeve dhe kombësive.⁷ Kushtetuta e vitit 1974 solli një rritje të ndjeshme të autonomisë së Kosovës, duke i dhënë asaj kompetenca të gjera institucionale.

Megjithatë, ky ekuilibër filloi të dobësohej pas vitit 1980. Kriza ekonomike, ndryshimet politike dhe rritja e nacionalizmave të ndryshëm në federatë krijuan tensione të reja, të cilat gradualisht minuan strukturën federale të shtetit jugosllav.⁸

Diskursi politik dhe Memorandumi i SANU

Në këtë periudhë u shfaq edhe Memorandumi i SANU, një dokument që artikulonte perceptime mbi krizën e Jugosllavisë dhe pozitën e serbëve brenda saj.⁹

Ky tekst, ndonëse jo zyrtar shtetëror, pati ndikim të dukshëm në klimën intelektuale dhe politike të kohës, duke kontribuar në riformulimin e debatit publik dhe në rritjen e polarizimit politik gjatë viteve të fundit të federatës.

Konflikti i viteve 1998–1999 dhe zhvendosjet masive

Në fund të shekullit XX, tensionet e akumuluara shpërthyen në konflikt të armatosur në Kosovë. Gjatë viteve 1998–1999, qindra mijëra civilë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, siç dokumentohet nga UNHCR.¹⁰

Organization for Security and Co-operation in Europe dokumentoi shkatërrime të gjera të vendbanimeve, prishje të infrastrukturës civile dhe përkeqësim të shpejtë të kushteve humanitare.

Në mars 1999, ndërhyrja ajrore e North Atlantic Treaty Organization u ndërmor në kuadër të një krize humanitare në përshkallëzim, duke shënuar një moment vendimtar në ndërhyrjen ndërkombëtare në konflikt.¹¹

Dimensioni juridik ndërkombëtar dhe pasojat institucionale

Konflikti u trajtua nga International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia si pjesë e hetimeve mbi shkeljet serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Në këtë kuadër, u identifikuan kategori të ndryshme shkeljesh, përfshirë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe zhvendosje të detyruar të popullsisë civile.

Pas përfundimit të konfliktit, United Nations Interim Administration Mission in Kosovo mori përgjegjësinë për administrimin e përkohshëm të territorit, me synim stabilizimin institucional dhe rindërtimin e sistemit administrativ.¹²

Krahasimi ndërkombëtar dhe kuadri më i gjerë historik

Rasti i Kosovës shpesh vendoset në literaturën ndërkombëtare në krahasim me konflikte të tjera të mëdha të shekullit XX, si Bosnja (1992–1995), Ruanda (1994) dhe Armenia (1915). Këto raste kanë elemente të përbashkëta në lidhje me zhvendosjen e popullsive, dhunën sistematike dhe transformimet demografike, por dallojnë në intensitet, kohëzgjatje dhe kontekst politik.¹³

Përfundim

Në tërësi, zhvendosjet e shqiptarëve në periudhën 1877–1999 përfaqësojnë një proces të gjatë historik të formësuar nga ndërveprimi midis shtetit, territorit dhe identitetit në Ballkan.

Ky proces tregon se ndryshimet demografike nuk janë thjesht rezultat i zhvillimeve spontane historike, por shpesh lidhen me vendimmarrje politike, konflikte të armatosura dhe transformime të thella institucionale.

Megjithatë, përtej dimensionit strukturor dhe politik, kjo histori mbart edhe një peshë të thellë njerëzore. Ajo përfaqëson kujtesën e komuniteteve të tëra, jetët e të cilëve janë ndikuar në mënyrë të pakthyeshme nga ngjarjet historike.

Për këtë arsye, studimi i këtyre proceseve nuk ka vetëm vlerë akademike, por edhe një funksion reflektiv: të kontribuojë në kuptimin më të thellë të së kaluarës dhe në shmangien e përsëritjes së cikleve të dhunës në të ardhmen. Në këtë kuptim, Ballkani mbetet një hapësirë ku paqja nuk mund të merret si e mirëqenë, por duhet të ndërtohet vazhdimisht mbi dialog, respekt dhe përgjegjësi institucionale.

Fusnotat:

1. United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR), Kosovo Emergency Reports 1998–1999.
Raporte zyrtare humanitare të UNHCR që dokumentojnë lëvizjet masive të popullsisë civile gjatë krizës së Kosovës në periudhën 1998–1999. Përfshijnë të dhëna mbi numrin e të zhvendosurve, drejtimet e migrimit (Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi) dhe kushtet humanitare në kufi dhe në kampet e përkohshme të refugjatëve.

2. Noel Malcolm, Kosovo: A Short History (Macmillan, 1998).
Vepër historike akademike që trajton zhvillimin politik dhe demografik të Kosovës nga mesjeta deri në fund të shekullit XX, me fokus të veçantë në periudhat e ndryshimeve të sundimit, strukturave shtetërore dhe marrëdhënieve ndër-etnike.

3. Mark Mazower, The Balkans: A Short History (Modern Library, 2000).
Studim i përgjithshëm mbi historinë e Ballkanit, i cili analizon formimin e shteteve kombëtare, shpërbërjen e perandorive dhe proceset e nacionalizmit në rajon, duke përfshirë edhe pasojat demografike të konflikteve të shekujve XIX dhe XX.

4. Miranda Vickers, Between Serb and Albanian: A History of Kosovo (Columbia University Press, 1998).
Libër i specializuar mbi historinë e Kosovës, me fokus në marrëdhëniet historike ndërmjet komuniteteve serbe dhe shqiptare, si dhe në politikat shtetërore që kanë ndikuar në ndryshimet demografike dhe tensionet etnike.

5. Ivo Banac, The National Question in Yugoslavia (Cornell University Press, 1984).
Studim klasik mbi çështjen kombëtare në Jugosllavi, i cili analizon formimin e identiteteve kombëtare dhe konfliktet strukturore brenda shtetit jugosllav gjatë shekullit XX.

6. League of Nations Archival Materials on Population Movements (1920s–1930s).
Dokumente arkivore të Lidhjes së Kombeve që trajtojnë migrimet e popullsisë në Ballkan dhe marrëveshjet ndërkombëtare për shkëmbime apo rregullime të popullsisë gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore.

7. Sabrina P. Ramet, The Three Yugoslavias: State-Building and Legitimation, 1918–2005 (Indiana University Press, 2006).
Analizë e zhvillimit të tre formave të shtetit jugosllav dhe mënyrës se si ndryshimet politike kanë ndikuar në marrëdhëniet etnike dhe stabilitetin institucional të federatës.

8. Tim Judah, Kosovo: War and Revenge (Yale University Press, 2000).
Libër analitik mbi konfliktin e Kosovës në vitet 1990, duke përfshirë shkaqet politike, zhvillimin e luftës dhe pasojat e saj në terren, si dhe rolin e aktorëve ndërkombëtarë.

9. Serbian Academy of Sciences and Arts (SANU), Memorandum, 1986.
Dokument intelektual i përgatitur nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, i cili trajton krizën e federatës jugosllave dhe pozitën politike të serbëve brenda saj. Ky tekst konsiderohet me ndikim në diskursin politik të viteve ’80 në Serbi, edhe pse nuk ka status zyrtar shtetëror.

10. UNHCR Kosovo Situation Reports, 1999.
Seri raportesh operative të UNHCR që dokumentojnë zhvillimet ditore dhe javore gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999, përfshirë flukset e refugjatëve, kushtet në kufij dhe koordinimin ndërkombëtar humanitar.

11. NATO, Operation Allied Force Documentation (1999).
Dokumentacion zyrtar i Aleancës së NATO-s mbi operacionin ajror në Kosovë në vitin 1999, përfshirë objektivat strategjike, justifikimin humanitar dhe zhvillimin operacional të fushatës ajrore.

12. United Nations Security Council Resolution 1244 (1999).
Rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që vendosi kornizën ndërkombëtare të administrimit të Kosovës pas konfliktit, duke krijuar misionin UNMIK dhe duke përcaktuar parimet e stabilizimit dhe sigurisë ndërkombëtare në terren.

13. Samantha Power, A Problem from Hell: America and the Age of Genocide (Basic Books, 2002); ICTY Case Archives.
Vepër akademike që trajton ndërhyrjet ndërkombëtare në krizat humanitare të shekullit XX, përfshirë Ballkanin, si dhe arkivat e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), të cilat përmbajnë dokumentim gjyqësor mbi krime lufte dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Vendi i Lekës;16.04.2026

International Law and the Use of Force in the Strait of Hormuz: Limits Between Self-Defense and the Prohibition of Unilateral Control-By Isuf B.Bajrami

The Strait of Hormuz represents one of the most critical nodes of the global maritime trade and energy system, where the law of the sea and the law of the use of force are directly intertwined. This article analyzes the legal scope of United States action in this strait in light of the United Nations Charter and the United Nations Convention on the Law of the Sea (UNCLOS), arguing that international law permits maritime protective measures but prohibits any form of unilateral control over an international strait.¹

1. Introduction

International straits are legal spaces where the territorial sovereignty of coastal states and the interest of the international community in freedom of navigation continuously and often conflictually intersect. In the case of Hormuz, this intersection takes on a global strategic dimension due to the dependence of international markets on oil and natural gas transportation.

International law does not operate as an absolute prohibition on the use of force, but as a structured system of narrowly defined exceptions, where the use of force is permitted only under strict conditions of self-defense and proportionality.²

2. The Prohibition of the Use of Force as a Fundamental Norm

Article 2(4) of the United Nations Charter prohibits the threat or use of force in international relations. This rule is considered in doctrine as a peremptory norm of international law (jus cogens), creating erga omnes obligations for all states.

In classical literature, Brownlie and Crawford treat this norm as a “constitutional principle” of the modern international legal system, which structurally limits any unilateral use of force.³

3. Self-Defense as a Narrow Exception

Under Article 51 of the Charter, self-defense is permitted only in the case of an “armed attack.” In Nicaragua v. United States (1986), the International Court of Justice emphasized that not every use of force constitutes an armed attack and that a certain threshold of intensity and legally verifiable consequences is required.⁴

Similarly, in Oil Platforms (Iran v. United States), the Court held that any act of self-defense must satisfy the test of necessity and proportionality.⁵

3.1 The Caroline Standard

The classical Caroline doctrine establishes three fundamental criteria:
• immediate necessity
• absence of peaceful alternatives
• strict proportionality⁶

This standard remains the basis for interpreting self-defense in customary international law.

3.2 Self-Defense in the Maritime Environment

In the maritime context, self-defense takes the form of:
• protection of civilian and commercial vessels
• response to naval mines
• neutralization of imminent threats

However, these actions are always reactive and do not create competence for territorial control over international maritime spaces.

4. The Transit Passage Regime

Under the United Nations Convention on the Law of the Sea (UNCLOS), international straits such as Hormuz are subject to the regime of “transit passage” (Articles 38–44). This regime guarantees:
• freedom of navigation and overflight
• prohibition of suspension of passage
• limitation of coastal state powers

According to Nordquist et al., this regime is “essential for the stability of global maritime navigation.”⁷

5. Permissible Measures by Third States (United States)

5.1 Escorting of Vessels

Escorting civilian vessels constitutes a preventive protective measure aimed at ensuring the safety of international navigation. The practice of Operation Earnest Will demonstrates that states may accompany commercial vessels in high-risk areas.⁸

5.2 Counter-Mine Operations

According to the San Remo Manual on International Law Applicable to Armed Conflicts at Sea, naval mines are considered indiscriminate weapons and require strict compliance with the principles of distinction and proportionality.⁹

Mine clearance operations are lawful when aimed at restoring the safety of international navigation.¹⁰

5.3 Use of Force

The use of force at sea is permitted only under emergency conditions, where:
• an imminent threat exists
• no other effective alternative exists
• the response is proportionate and limited

This restriction has been confirmed in ICJ jurisprudence and modern state practice.

5.4 Collective Self-Defense

Article 51 of the Charter also permits collective self-defense, enabling coordinated actions for the protection of freedom of navigation and global maritime security.¹¹

6. Comparative Analysis of Strategic Straits

The Suez Canal operates under a historically guaranteed regime of international neutrality.

The Strait of Malacca is an example of regional cooperative patrols against piracy.

The Strait of Gibraltar represents a stable balance between state sovereignty and freedom of navigation.

In comparison, Hormuz remains a unique case due to its high militarization and the absence of a neutral international mechanism.¹²

Conclusion

International law creates a balanced structure in the Strait of Hormuz:
• it permits defensive and operational maritime measures
• it allows mine clearance and proportionate response
• but it prohibits unilateral control or a general blockade of the strait

In this sense, the United States does not act as a territorial sovereign over the strait, but as a guarantor of freedom of navigation and collective international security.

Footnotes:
1. U.N. Charter art. 2(4); UNCLOS (1982).
2. U.N. Charter art. 51.
3. Brownlie; Crawford, International Law.
4. Nicaragua v. United States (1986) ICJ.
5. Oil Platforms (Iran v. United States) (2003) ICJ.
6. R.Y. Jennings, The Caroline Case (1837–38).
7. Nordquist et al., UNCLOS Commentary.
8. Operation Earnest Will (1987–88).
9. San Remo Manual (1994).
10. ICRC Commentary on San Remo Manual.
11. U.N. Charter art. 51 (collective self-defense).
12. Christine Gray, International Law and the Use of Force.

The Land of Leka;13.04.2026

E drejta ndërkombëtare dhe përdorimi i forcës në Ngushticën e Hormuzit: kufijtë midis vetëmbrojtjes dhe ndalimit të kontrollit unilateral-Nga Isuf B.Bajrami

Ngushtica e Hormuzit përfaqëson një nga nyjet më kritike të sistemit global të tregtisë detare dhe energjisë, ku ndërthuren në mënyrë të drejtpërdrejtë e drejta e detit dhe e drejta e përdorimit të forcës. Ky artikull analizon hapësirën juridike të veprimit të Shteteve të Bashkuara në këtë ngushticë në dritën e Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit (UNCLOS), duke argumentuar se e drejta ndërkombëtare lejon masa mbrojtëse detare, por ndalon çdo formë kontrolli unilateral mbi një ngushticë ndërkombëtare.¹
1. Hyrje
Ngushticat ndërkombëtare janë hapësira juridike ku sovraniteti territorial i shteteve bregdetare dhe interesi i komunitetit ndërkombëtar për liri lundrimi ndërthuren në mënyrë të vazhdueshme dhe shpesh konfliktuale. Në rastin e Hormuzit, kjo ndërthurje merr dimension strategjik global për shkak të varësisë së tregjeve ndërkombëtare nga transporti i naftës dhe gazit natyror.
E drejta ndërkombëtare nuk operon si ndalim absolut i përdorimit të forcës, por si një sistem i strukturuar përjashtimesh të kufizuara, ku përdorimi i forcës lejohet vetëm në kushte të ngushta të vetëmbrojtjes dhe proporcionalitetit.²
2. Ndalimi i përdorimit të forcës si normë themelore
Neni 2(4) i Karta e Kombeve të Bashkuara ndalon kërcënimin ose përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky rregull konsiderohet në doktrinë si normë imperative e së drejtës ndërkombëtare (jus cogens), duke krijuar detyrime erga omnes për të gjitha shtetet.
Në literaturën klasike, Brownlie dhe Crawford e trajtojnë këtë normë si një “constitutional principle” të sistemit ndërkombëtar modern, që kufizon në mënyrë strukturore çdo përdorim unilateral të forcës³.
3. Vetëmbrojtja si përjashtim i kufizuar
Sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, vetëmbrojtja lejohet vetëm në rast të një “sulmi të armatosur”. Në çështjen Nicaragua v. United States (1986), Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë theksoi se jo çdo përdorim force përbën sulm të armatosur dhe se kërkohet një nivel i caktuar intensiteti dhe pasojash juridikisht të verifikueshme⁴.
Në mënyrë të ngjashme, në çështjen Oil Platforms (Iran v. United States), Gjykata vlerësoi se çdo veprim në vetëmbrojtje duhet të përmbushë testin e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit⁵.
3.1 Standardi Caroline
Doktrina klasike Caroline vendos tre kritere themelore:
• domosdoshmëri e menjëhershme
• mungesë alternativash paqësore
• proporcionalitet strikt⁶
Ky standard mbetet baza e interpretimit të vetëmbrojtjes në të drejtën zakonore ndërkombëtare.
3.2 Vetëmbrojtja në mjedisin detar
Në kontekst detar, vetëmbrojtja merr formën e:
• mbrojtjes së anijeve civile dhe tregtare
• reagimit ndaj minave detare
• neutralizimit të sulmeve të menjëhershme
Megjithatë, këto veprime janë gjithmonë reaktive dhe nuk krijojnë kompetencë për kontroll territorial mbi hapësira detare ndërkombëtare.
4. Regjimi i kalimit tranzit
Sipas Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit (UNCLOS), ngushticat ndërkombëtare si Hormuzi janë subjekt i regjimit të “kalimit tranzit” (arts. 38–44). Ky regjim garanton:
• liri lundrimi dhe fluturimi të pandërprerë
• ndalim të pezullimit të kalimit
• kufizim të kompetencave të shteteve bregdetare
Sipas Nordquist et al., ky regjim është “essential for the stability of global maritime navigation”⁷.
5. Masat e lejuara të shteteve të treta (SHBA)
5.1 Eskortimi i anijeve
Eskortimi i anijeve civile përbën një masë mbrojtëse preventive që synon garantimin e sigurisë së lundrimit ndërkombëtar. Praktika e Operation Earnest Will tregon se shtetet mund të shoqërojnë anije tregtare në zona me rrezik të lartë⁸.
5.2 Operacionet kundër minave detare
Sipas Manuali i Sanremos mbi të Drejtën e Luftës Detare, minat detare konsiderohen armë me efekt indiscriminant dhe kërkojnë respektim strikt të parimeve të dallimit dhe proporcionalitetit⁹.
Operacionet e çminimit janë të ligjshme kur synojnë rikthimin e sigurisë së lundrimit ndërkombëtar¹⁰.
5.3 Përdorimi i forcës
Përdorimi i forcës në det është i lejueshëm vetëm në kushte emergjente, kur:
• ekziston kërcënim i menjëhershëm
• nuk ka alternativë tjetër efektive
• reagimi është proporcional dhe i kufizuar
Ky kufizim është konfirmuar në jurisprudencën e ICJ dhe në praktikën shtetërore moderne.
5.4 Vetëmbrojtja kolektive
Neni 51 i Kartës së OKB-së lejon vetëmbrojtjen kolektive, duke mundësuar veprime të përbashkëta për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë detare globale¹¹.
6. Analizë krahasuese e ngushticave strategjike
Kanali i Suezit operon mbi një regjim neutraliteti historik të garantuar ndërkombëtarisht.
Ngushtica e Malakës është shembull i patrullimit të përbashkët rajonal kundër piraterisë.
Ngushtica e Gjibraltarit përfaqëson një balancë të qëndrueshme midis sovranitetit shtetëror dhe lirisë së lundrimit.
Në krahasim, Hormuzi mbetet rast unik për shkak të militarizimit të lartë dhe mungesës së një mekanizmi neutral ndërkombëtar¹².
Përfundim
E drejta ndërkombëtare krijon një strukturë të balancuar në Ngushticën e Hormuzit:
• lejon masa mbrojtëse dhe operative detare
• por ndalon çdo formë kontrolli unilateral ose bllokadë të përgjithshme
Në këtë kuptim, SHBA nuk vepron si sovran territorial mbi ngushticën, por si aktor garantues i lirisë së lundrimit dhe sigurisë kolektive ndërkombëtare.
Fusnota:
1. U.N. Charter art. 2(4); UNCLOS (1982).
2. U.N. Charter art. 51.
3. Brownlie; Crawford, International Law.
4. Nicaragua v. United States (1986) ICJ.
5. Oil Platforms (Iran v. United States) (2003) ICJ.
6. R.Y. Jennings, The Caroline Case (1837–38).
7. Nordquist et al., UNCLOS Commentary.
8. Operation Earnest Will (1987–88).
9. San Remo Manual (1994).
10. ICRC Commentary on San Remo Manual.
11. U.N. Charter art. 51 (collective self-defense).
12. Christine Gray, International Law and the Use of Force.
Vendi i Lekës;13.04.2026

Zëri i Diasporës dhe Fuqia e Vashingtonit, roli i Eliot Engel – Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan (NAA C) dhe lobimi për Kosovën- Nga Frank Shkreli

 

Ndërroi jetë Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve. Po, Eliot Engel shkoi në amshim. Një humbje e madhe jo vetëm për politikën amerikane, por edhe për Kombin shqiptar, të cilin ai e mbështeti pa kursim për disa dekada kritike.  Kongresisti Engel ishte një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të çështjes shqiptare, sidomos gjatë viteve të vështira të luftës në Kosovë. Ai luajti një rol kyç në sensibilizimin e opinionit të politikës amerikane dhe ndërkombëtare në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit terrorist serb të Slobodan Milosheviç. I njohur për qëndrimin e tij të palëkundur, i ndjeri Engel shpesh e quante veten, “mik të shqiptarëve” dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe Kosovën, duke forcuar lidhjet mes dy popujve tanë. Kontributi i tij mbetet i paharrueshëm—një figurë që shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me mirënjohje të thellë. Në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, emri i tij do të qëndrojë si simbol i miqësisë dhe përkushtimit.

Si kongresmen me ndikim në Kongresn e Shteteve të Bashkuara, Engel ishte i hapur dhe i angazhuar ndaj çështjeve shqiptare. Në thelb, Engel ishte zëri politik në Uashington, duke ndihmuar që çështjen shqiptare të mos mbetej në hije në momentet më kritike për Kombin shqiptar shekullin e kaluar dhe në fillim të këtij shekulli.  Vdekja e Eliot Engel ka rikthyer në vëmendje jo vetëm figurën e një miku të madh të shqiptarëve, por edhe bashkëpunimin e tij të vyer me përfaqësues të shquar të diasporës, Ky bashkëpunim, i ndërtuar mbi përkushtim dhe vizion të përbashkët, ishte një shtyllë e rëndësishme në promovimin e çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ai ishte në Kongres dhe më vonë.

Si një nga figurat më me ndikim në Kongresi i Shteteve të Bashkuara, Engel u bë një mbështetës i palëkundur i të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht gjatë krizës në Kosova në fund të viteve ’90. Ai ishte ndër zërat kryesorë që kërkoi ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit terrorist serb të Slobodan Milosheviçit, duke u rreshtuar hapur në mbrojtje të popullsisë shqiptare, në harmoni me komunitettin shiptarao-amerikan për një qëllim të përbashkët: mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve kudo që ndodheshin.

Në shumë raste, qëndrimet publike të Engel ndikonin shumë si në qarqet politike amerikane, ashtu edhe në opinionin publik shqiptar. Kjo lidhje me diasporën shqiptare në Amerikë ndihmoi që çështja e Kosovës, Shqipërisë dhe e shqiptarëve në Ballkan, të mbetej në fokus të politikës së jashtme amerikane për një kohë të gjatë.  Eliot Engel dhe komuniteti shqiptaro-amerikan kishin formuar një partneritet të pathyeshëm në shërbim të lirisë, një aleancë që ndryshoi rrjedhën e historisë për shqiptarët. Bashkëpunimi mes Eliot Engel dhe komunitetit shqiptaro-amerikan përbën një nga shembujt më domethënës të ndikimit të diasporës në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Për dekada me radhë, kjo marrëdhënie u ndërtua mbi besim, angazhim dhe një qëllim të përbashkët: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Si anëtar dhe më vonë kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Kongresi i Shteteve të Bashkuara, Engel ishte një nga aleatët më të fortë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai dëgjoi dhe bashkëpunoi ngushtë me organizata dhe aktivistë të diasporës, duke i kthyer shqetësimet e tyre në nisma konkrete politike në Uashington.  Sot, trashëgimia e këtij bashkëpunimi mbetet e gjallë. Ajo shërben si një model i fuqishëm se si një komunitet i organizuar dhe një përfaqësues i përkushtuar politik mund të ndikojnë në rrjedhat e historisë.  Eliot Engel nuk ishte thjesht një politikan për shqiptarët—ai ishte një partner i besueshëm, një zë i fuqishëm dhe një mik i përhershëm i komunitetit shqiptaro-amerikan.

Si njëri prej themeluesve dhe për një kohë të gjatë kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, ai udhëhoqi këtë grup të rëndësishëm ligjvensish në Kongres për tri dekada, duke u bërë zëri kryesor për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.  Një moment simbolik ky që forcoi lidhjet mes diasporës, Uashingtonit zyrtar të gjithave niveleve më të larta të qeverisë federale dhe shqiptarëve në Ballkan, ka qenë vizita e Kongresistit Eliot Engel dhe përfaqsuesve të NAAC në trojet shqiptare.  Në vitin 2005, Eliot Engel, në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me qëndër në Uashington, realizoi një vizitë të rëndësishme në trojet shqiptare—një ngjarje që shënoi një hap të ri në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.  Kjo vizitë kishte një peshë të veçantë politike dhe simbolike.  Engel, i cili kishte qenë prej kohësh një mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, erdhi në terren për të parë nga afër realitetin politik dhe ekonomik në Kosovë, në Shqipëri dhe shqiptarëve në Mal të Zi.

I shoqëruar nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) dhe figura të diasporës shqiptaro-amerikane, Engel zhvilloi atje takime me drejtues politikë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të thjeshtë. Vizita u fokusua në periudhën pas luftës në Kosovë, kur vendi ishte në një fazë vendimtare të ndërtimit të institucioneve dhe të përcaktimit të statusit të tij përfundimtar.  Edhe për organizatën NAAC, kjo vizitë ishte një dëshmi konkrete e suksesit të lobimit të tyre në Uashington. Ndërsa për Engel, ajo përfaqësonte një mundësi për të forcuar më tej angazhimin e tij personal dhe politik ndaj shqiptarëve.

Vizita e vitit 2005 në trojet shqiptare shërbeu gjithashtu për t’i dërguar një mesazh të qartë botës shqiptare: se mbështetja amerikane për shqiptarët nuk ishte vetëm retorikë, por e bazuar në një partneritet real dhe të qëndrueshëm mes përfaqësuesve politikë amerikanë dhe diasporës shqiptaro-amerikane. Ai moment mbetet një nga episodet më të rëndësishme në historinë e bashkëpunimit mes Eliot Engel dhe Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan — një dëshmi se kur angazhimi politik dhe veprimi i organizuar i diasporës bashkohen, ndikimi i tyre kapërcen kufijtë dhe lë gjurmë në histori.

Sot, trashëgimia e këtij bashkpunimi mbetet e gjallë. Ajo shërben si model i fuqishëm për brezin e sotëm se si një komunitet i organizuar mirë dhe perfaqsues politikë amerikan, si kongresisti Eliot Engel mund të ndikojnë në rrjedhat e historisë. Eliot Engel nuk ishte thjesht një politikan për shqiptarët. Ai ishte një partner i besueshëm, një zë i fuqishëm dhe një mik i përhershëm i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe i të gjithë shqiptarëve kudo që janë.  Kontributi i tij për Kosovën, për demokracinë dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në përgjithsi do të mbetet i pahararruar

Kujtimi i tij do të jetojë gjatë në zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Lavdi veprës së tij! Pushofsh në paqë, Eliot Engel!

Foto me shkrimtarin Ismail Kadare gjatë vizitës së kongresistit Engel dhe përfaqsuesve të NAAC në Tiranë, 2005

Autori, në kapacitetin e Drejtorit Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, me kongresistin Eliot Engel dhe me Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr Ibrahim Rugovën, 2005 në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Presidenti historik Dr Ibrahim Rugova, shtroi darkë për nder të vizitorëve nga Amerika, Prishtinë, 2005

Takim në Tiranë, 2005 me Kryetarin e Partisë Demorkatike, Dr Sali Berishën

Autori duke mbajtur fjalën e rastit në darkën vjetrote të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, 2005

LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI Nga Frank Shkreli

 

 

Më 8 prill 1937, në Shkodër është shënua dalja në dritë e botimit të plotë të “Lahutës së Malësisë”, kryevepra e At Gjergj Fishtës. Data kur Lahuta e Malësisë u bë zëri i pavdekshëm i Kombit shqiptar. Ndonëse e ndaluar, dhe përjashtuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës e sot e anashkaluar, zyrtarisht, për pothuaj një gjysëm shekulli — Lahuta e Malësisë ishte dhe mbetet epopeja kombëtare e shqiptarëve, që përshkruan luftërat dhe qëndresën e malësorëve ndër shekuj kundër pushtuesve sllavo-turq. Ideja për Lahutën e Malësisë lindi në fund të shekullit XIX.  Fishta filloi ta shkruante Lahutën rreth vitit 1905   — 30 këngë dhe mbi 15,000 vargje, gjithsejt — në një kohë kur shqiptarët po përballeshin me rrezikun e copëtimit të trojeve nga fuqitë ballkanike, ndërkohë që Perandoria Osmane ishte në rënie. Gjergj Fishta u frymëzua nga këngët epike popullore të veriut, të kënduara me lahutë nga rapsodët shqiptarë të maleve tona. Ai donte të krijonte një epope kombëtare shqiptare, të ngjashme me ato të kombeve të tjera evropiane.

Veç se po, moj Zanë Shqyptare

Krah më krah bashkë na tue këndue

Ndërtue kemi nji pomendore,

Rrfe as mot mos m’e dërmue”.

E frymëzuar pra nga tradita gojore, lahuta ruan shpirtin epik dhe identitetin shqiptar, ndërsa shërben gjithashtu edhe si një monument i gjuhës shqipe dhe i kulturës kombëtare. Në Lahutën e Malësisë, Fishta ka trajtuar në këtë vepër madhore, luftërat kundër Perandorisë Osmane dhe fqinjëve sllavë, heroizmin dhe nderin e malësorëve, duke theksuar, njëherazi, edhe vlerat e tyre stërgjyshore, besën, burrërinë, traditën, zakonet iliro-arbërore shqiptare dhe dashurinë për atdheun. Nderi, besa, trimëria, mikpritja e të tjera vlera janë elemente kyçe të identitetit shqiptar që, fatkeqsisht, rrezikojnë të zbehen me kalimin e kohës, duke marrë parasyshë anashkalimin zyrtar të Fishtës dhe veprave të tij, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.  “Lahuta” duhej të shërbente si një manual kulturor dhe moral për brezat e rinj. Sepse Lahuta e Malësisë mbetet një nga veprat më të fuqishme të letërsisë shqipe për forcimin e identitetit kombëtar shqiptar, për ruajtjen e kujtesës historike dhe për edukimin e brezave të rinj me vlera atdhetare, por edhe një thirrje aktuale shqiptarëve për kujtesë, unitet dhe krenari kombëtare në shekullin XXI. Por klasa aktuale politike shqiptare as akademitë e shkencave dhe as entet e tjera të gjuhës dhe kulturës shqiptare, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk janë të interesuara të brumosin brezat e rinj me vlerat kombëtare shekullore të shqiptarëve të cilave Fishta u këndon në Lahutën e Malësisë, botuar e plot për herë të parë me 8 prill, 1937.

Prandaj në mungesë të interesimit zyrtar për Fishtën dhe veprat e tija, në trojet shqiptare, po kujtojmë, aq sa mund të bëjmë prej së largu, këtë epope kombëtare, e punuar për dekada nga At Gjergj Fishta, jo, thjesht, si një krijim letrar, por si një monument i gjallë i shpirtit, historisë, traditës, trimërisë, atdhedashurisë dhe vlerave të tjera kombtare, përfshirë qëndresën shqiptare ndër shekuj. E ndërtuar mbi traditën gojore dhe frymën epike të lahutës, vepra sjell me forcë të rrallë jetën, luftërat dhe sakrificat e malësorëve shqiptarë, por jo vetëm, përballë pushtuesve. Në vargjet e saj mishërohen virtytet më të larta të kombit. Lahuta e Malësisë përshkruan sakrificat dhe luftërat për liri, sidomos në kontekstin e Lidhjes së Prizrenit: historinë e përbashkët, rrënjët e tyre dhe mbi të gjitha vlerën dhe rëndësinë e unitetit kombëtar duke zhvilluar respekt për figurat e harruara historike të shqiptarëve dhe sakrificat e së kaluarës me qëllim për të respekuar traditën por pa humbur hapin me modernitetin.

Lahuta e Malësisë nuk u krijua brenda një dite. Ajo u botua pjesë-pjesë që në fillim të shekullit XX, për të arritur kulmin botimin e plotë të saj në vitin 1937, kur u paraqit si një e tërë e përfunduar. Ai botim përbënte një moment kulmor në historinë kulturore shqiptare, duke e vendosur Fishtën në piedestalin e poetëve më të mëdhenj të kombit.  Në një kohë kur identitetet kombëtare përballeshin me sfida të mëdha, kjo vepër shërbeu si një thirrje për ndërgjegjësim dhe unitet ndër shqiptarët. Lahuta e Fishtës forcoi ndjenjën e përkatësisë dhe i dha zë historisë së një populli që kishte luftuar me shekuj për të mbijetuar dhe për të ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tij kombëtar.

Edhe sot, “Lahuta e Malësisë” mbetet një burim frymëzimi për brezat e rinj të shqiptarëve. Ajo nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por një udhërrëfyes për të ardhmen – një dëshmi se kultura dhe gjuha janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet identiteti dhe interesat kombëtare të një populli. Prandaj, në një përvjetorë si ky, kujtesa kolektive do duhej të rikthehet te vlerat e përjetshme që kjo vepër përfaqëson, jo vetëm anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe për shqiptarët jasht trojeve, në diasporë. Për brezin tim, por jo vetëm — në mërgim për pothuaj gjithë jetën tonë, Lahuta e Malësisë ka qenë dhe mbetet një urë lidhëse me atdhe duke na ndihmuar të ruajmë identitetin në një ambient të huaj gjuhësh e kulturash — duke na shërbyer, njëherazi, edhe si simbol krenarie e prejardhjes kombëtare në një shoqëri grupesh etnike të botës. Në një botë të globalizuar si sot, kjo ndjenjë përkatësie është thelbësore për të mos humbur identitetin si komb, jo vetëm në trojet shqipotare në balalkanin Perëndomor, por sidomos në diasporë.

Mesazhi origjinal i Lahutës së Malësisë të At Gjergj Fishtës – ndonëse pothuaj një shekull më vonë, edhe sot mbetet i qartë: një komb që ruan gjuhën, historinë dhe kulturën e tij, është një komb që nuk shuhet kurrë. Si e tillë, vepra e At Gjergj Fishtës, Lahuta e Malësisë, mbetet edhe sot e kësaj dite një nga shtyllat më të forta të vetëdijes kombëtare shqiptare. Edhe pse u shkrua në një kohë tjetër, mesazhi i saj vazhdon të jetë aktual dhe tepër i nevojshëm.

Se një komb që harron këngën e vet, rrezikon të humbasë zërin e tij!

Nga fjalimi i At Gjergj Fishtës mbi të Drejtat e Shqiptarëve, mabjtur në Konferencën e Paqës në Paris, 1919

Lahutari Vasel Shkreli duke i kënduar lahutës në Washington, Qershor, 2019

Në nderim të mikut tonë të madh Eliot Engel- Njeriu ynë në Kapitol Hill- Nga AVNI SPAHIU

(Nga një takim me mikun e madh të shqiptarëve dhe të Kosovës, Kongresistin Eliot Engel)
Eliot Engel ishte njeriu ynë në Kapitol Hill. Ai ishte miku i madh i Kosovës. Ndaj, njeriun e parë që kërkuam ta takonim në Kongres pasi ishim akomoduar në zyrat tona në Usshington, ishte ky mik yni i madh në Kongres – Eliot Engel. Na priti në Zyrën e tij në Ndërtesën e Kongresit, bashkë me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, këshilltarin Jason Steinbaum, i cili kishte shoqëruar kongresmenin Engel në të gjitha vizitat e tij në Kosovë. Zyra e Kongresmenit Engel ishte shumë e këndshme, e mobiluar me shije, me një tavolinë pune prej druri dhe ulëse me mbulojë prej lëkure të zezë. Në mure vareshin korniza fotografish dhe copa artikujsh të ndryshme. Në mesin e tyre, foto me liderë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, në raste të ndryshme nga vizitat e tij në Kosovë dhe Shqipëri, apo nga takime me delegacione të këtyre vendeve në Uashington. Vërejta edhe një kornizë, ku ruante faqen e parë të gazetës “Rilindja” nga vitet ‘90, ku unë kisha bërë një intervistë me të me rastin e një vizite të tij në Prishtinë, shumë vite më parë. Pa tepri formalitetesh dhe në mënyrën më të përzemërt, na përgëzoi për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington. I thashë se kjo ishte edhe meritë e tij, si kurorëzim i punës së pandërprerë që kishte bërë në mbrojtje të së drejtës së Kosovës në Amerikë, që nga viti 1989, kur kishte ardhur për herë të parë në Kongres dhe që nuk u ndal për 25 vjet të tërë për të mbështetur kauzën e saj.
Eliot Engel ishte ndër të parët që kishte ngritur zërin. I pari që kishte nënshkruar një rezolutë në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe të Presidentit Rugova, në fillim të viteve 1990, dhe që kishte sponsorizuar vizitën e parë të këtij të fundit në Uashington, bashkë me veprimtarë të tjerë të Kosovës së asaj periudhe. Njeriu që vazhdonte akoma me tërë fuqinë e tij të angazhohej në të mirë të shtetit të ri të Kosovës dhe që përsëriste se partneriteti mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara vazhdonte të ishte i fuqishëm. “Gjithmonë kam thënë se Kosova do të jetë një vend i lirë dhe i pavarur, pavarësisht zërave skeptikë për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Engel ishte midis ligjbërësve të parë në SHBA që kishin kërkuar nga Administrata e Klintonit të ndërhynte në mbrojtje të popullit të Kosovës nga sulmet e forcave serbe. Ai i kishte kërkuar Shtëpisë së Bardhë të sulmonte pozicionet serbe në Kosovë dhe të vendoste një zonë ndalim fluturimi për avionët serbë, duke krahasuar masakrat ndaj shqiptarëve në Kosovës me mizoritë e kryera kundër hebrenjve gjatë Holokaustit, pasi që ai ishte hebre dhe e kuptonte vuajtjen nën ideologjinë fashiste. Edhe tani kërkonte nga Administrata e Presidentit Obama që të mos e linte anash Kosovën.
“Sa herë që vizitoj Kosovën, shoh progres dhe e di se ka një të ardhme të ndritshme. Shpesh e kam thënë se një amerikan mund të shkojë në të gjithë botën, por kurrë nuk do të pritet me më shumë dashuri dhe miqësi sesa që pritem unë në Kosovë. Njerëzit atje me të vërtetë i duan amerikanët dhe çdo gjë amerikane.” Siç kishte rrëfyer sa e sa herë në takime me shqiptarë dhe në raste të tjera, Engel rikujtonte periudhën kur kishte tentuar të hynte në Kosovë për të ndjekur zgjedhjet atje në vitin e vështirë 1990. “Më ndaluan në kufi. Nuk donin të më linin të hyja. Millosheviqi kishte thënë se jam problem. Mbajta konferencë për shtyp në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. I kisha humbur syzet dhe nuk shihja gjë, por fola nga zemra. Thashë se dua të hyj në Kosovë, por Millosheviqi nuk më lë. Por, thashë se kam një lajm për të. Një ditë do të jemi të gjithë në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe atëherë atij nuk do t’ia lejojmë të hyjë.” Ishte kjo deklarata, që ai e kishte përsëritur sa herë, pas transmetimit të saj nga Zëri i Amerikës, në atë kohë…

Eliot Engel will forever be remembered as the voice of truth and justice for Kosovo in the United States- By Isuf B.Bajrami

His passing marks the loss of an extraordinary individual—a great friend and an unwavering voice who, for decades, gave strength to the just cause of the people of Kosovo. His life and work cannot be defined merely by titles or political roles; they were a mission grounded in deep human conviction, rare compassion, and a sincere commitment to freedom and justice.

As one of the most respected figures in the United States Congress, he became the voice of those who could not be heard. During the darkest years for Kosovo, when oppression weighed heavily on its people, he was among the first to raise the issue at the highest levels of American and international politics. He spoke not only as a politician, but as a human being who believed that injustice against one people is a call to the conscience of all humanity.

At a time when Kosovo needed support and solidarity, he became one of the key architects of international awareness regarding the tragedy unfolding there. He tirelessly lobbied, met with leaders, influenced decision-making, and kept alive a cause that for many seemed distant—but for him was deeply personal. His strong support for the intervention of NATO in 1999 was a testament to his political courage and his belief that freedom is not a privilege, but a universal right.

He stood by Kosovo even in the first days of its freedom, when the challenges of state-building were as great as the struggle to achieve it. With unmatched dedication, he supported democratic processes, the building of sustainable institutions, the strengthening of the rule of law, and Kosovo’s path toward integration into the international community. He saw Kosovo not only as a success story of international intervention, but as an ongoing democratic project requiring continued care and support.

Above all, Eliot Engel was a sincere friend. He never separated politics from humanity. For him, Kosovo was not merely a diplomatic issue—it was a people, a story of suffering and hope, a commitment he carried with dignity until the very end of his life. Even as his health declined, he never withdrew from his engagement, proving that devotion to justice knows no limits.

Today, as we remember him with sorrow and gratitude, we bow in deep respect before his legacy. His loss is felt not only by his family and colleagues, but by every citizen of Kosovo who has felt the impact of his dedication. He was more than an ally—he was the voice of our conscience in the wider world.

We extend our most sincere condolences to his beloved family, his friends, and his colleagues—to all those who had the privilege of knowing him and working alongside him. We share in their grief, but also in the pride of a life lived with purpose, dignity, and love for humanity.

At this moment of reflection and tribute, we renew a solemn pledge: the everlasting friendship between Kosovo and the United States of America will continue to grow stronger, guided by the values he embodied and the legacy he leaves behind. This is our promise to him and to all those who continue his path—that his dedication and sacrifice will never be forgotten.

His memory will remain alive in every step Kosovo takes toward its future—as a guiding light reminding us that truth and justice will always find their strongest voices.

May his soul rest in eternal peace.

The Land of Leka;10.04.2026

Eliot Engel do të kujtohet përherë si zëri i së vërtetës dhe i drejtësisë për Kosovën në Shtetet e Bashkuara-Nga Isuf B.Bajrami

Largimi i tij nga kjo botë shënon humbjen e një personaliteti të jashtëzakonshëm, një miku të madh dhe një zëri të palëkundur që për dekada i dha forcë kauzës së drejtë të popullit të Kosovës. Jeta dhe veprimtaria e tij nuk mund të përkufizohen vetëm me tituj apo funksione politike—ajo ishte një mision i ndërtuar mbi bindje të thella njerëzore, mbi ndjeshmëri të rrallë dhe mbi një përkushtim të sinqertë ndaj lirisë dhe drejtësisë.

Si një ndër figurat më të respektuara në Kongresi i Shteteve të Bashkuara, ai u bë zëri i atyre që nuk dëgjoheshin. Në vitet më të vështira për Kosovën, kur errësira e shtypjes rëndonte mbi popullin tonë, ai ishte ndër të parët që e ngriti çështjen tonë në nivelet më të larta të politikës amerikane dhe ndërkombëtare. Ai nuk foli vetëm si politikan—foli si njeri që besonte se padrejtësia ndaj një populli është një thirrje për ndërgjegjen e gjithë njerëzimit.

Në kohën kur Kosova kërkonte mbështetje dhe solidaritet, ai u bë një ndër arkitektët e ndërgjegjësimit ndërkombëtar për tragjedinë që po ndodhte. Ai loboi pa u lodhur, takoi liderë, ndikoi në vendimmarrje dhe mbajti gjallë një kauzë që për shumëkënd ishte e largët, por për të ishte thellësisht personale. Përkrahja e tij për ndërhyrjen e NATO në vitin 1999 ishte një dëshmi e guximit politik dhe e besimit të tij se liria nuk duhet të jetë privilegj, por e drejtë universale.

Ai qëndroi pranë Kosovës edhe në ditët e para të lirisë, kur sfidat e ndërtimit të shtetit ishin po aq të mëdha sa lufta për ta fituar atë. Me një përkushtim të pashoq, ai mbështeti proceset e demokratizimit, ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në komunitetin ndërkombëtar. Ai e shihte Kosovën jo vetëm si një histori të suksesit të ndërhyrjes ndërkombëtare, por si një projekt të vazhdueshëm të demokracisë që kërkonte përkujdesje dhe mbështetje të vazhdueshme.

Por mbi të gjitha, Eliot Engel ishte një mik i sinqertë. Ai nuk e ndau kurrë politikën nga humanizmi. Për të, Kosova nuk ishte vetëm një çështje diplomatike—ishte një popull, ishte një histori dhimbjeje dhe shprese, ishte një amanet që ai e mbajti me dinjitet deri në fund të jetës së tij. Edhe kur shëndeti i tij u përkeqësua, ai nuk u tërhoq nga angazhimi i tij, duke dëshmuar se dashuria për drejtësinë nuk njeh kufij fizikë.

Sot, ndërsa e kujtojmë me dhimbje dhe mirënjohje, ne përulemi me respekt të thellë para veprës së tij. Humbja e tij prek jo vetëm familjen dhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe çdo qytetar të Kosovës që e ka ndjerë ndikimin e përkushtimit të tij. Ai ishte më shumë se një aleat—ishte një zë i ndërgjegjes sonë në botën e madhe.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij të dashur, për miqtë dhe kolegët e tij, për të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë krah tij. Ndajmë me ta dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe, por edhe krenarinë për një jetë të jetuar me qëllim, dinjitet dhe dashuri për njerëzimin.

Në këtë moment reflektimi dhe nderimi, ne rinovojmë një zotim të thellë: miqësia e përjetshme ndërmjet Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të forcohet, e udhëhequr nga vlerat që ai mishëroi dhe nga trashëgimia që ai la pas. Ky është premtimi ynë për të dhe për të gjithë ata që vazhdojnë rrugën e tij—se sakrifica dhe përkushtimi nuk do të harrohen kurrë.

Kujtimi për të do të mbetet i gjallë në çdo hap të Kosovës drejt së ardhmes, si një dritë që na udhëzon dhe na kujton se e vërteta dhe drejtësia gjithmonë gjejnë zërat e tyre më të fortë.

Dritë pastë shpirti i tij në amshim.

Vendi i Lekës;10.04.2026

BESIM NDREGJONI: ELIOT ENGELLI NJË MIK I PAZËVENDËSUESHËM, ZËRI I SHQIPTARËVE NË SHBA!

Ndarja nga jeta e mikut të madh të shqiptarve kongresmenit të dekadave në kongresin amerikan të Shteteve Bashkuara te Amerikës Eljot Engellit për ne antikomunistat ish te mbijetuarite diktatures është një humbje e madhe, se u largua një mik, një shtetar, një Aktiviste i palodhur në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe mbrojtsi i shtetit te Kosovës. Shqiptaret humben një zë te fuqishem në SHBA për çeshtjen tone kombetare!
Miku i madh i popullit shqiptar,kongresmeni amerikan Eliot Engel ishte zëri i shqiptarëve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për më shumë se tre dekada.U largua ne boten e amshuar në një kohë që ne shqiptaret kishim shum nevoje per mendjen dhe përkrahjen e tij! Presidenti Uillson dhe Engel mbrojten Shqiperine dhe Kosoven!Ai ishte nje mik i pazendesushem per mbrotjen dhe të drejtave të shqiptarve duke dhënë kontributin e tij ne çlirimin dhe pamvarsine e Kosoves!
U prehte në paqe!
Besim Ndregjoni
President i Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike të Shqipërisë!


Send this to a friend