Kryeministri i Shqipërisë është në një fushatë demagogjike nëpër Shqipëri duke denoncuar “fake news” që po shpërndaka opozita për gjoja kampe refugjatësh në Shqipëri.
Por gënjeshtra e edi ramës kësaj here u demantua shpejt nga presidenti i BE Antonio Tajani dhe deputeti i CDU Johann Wadephul.
Në një intervistë për grupin mediatik gjerman “Funke Medien Gruppe”, presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani është shprehur se “Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE.” Tajani tha se e përfytyron si të mundshme që qendra të tilla refugjatësh të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut. “Por ne kemi nevojë për kampe edhe në Afrikë. Libia është një vend që duhet stabilizuar. Nigeria, Tunizia dhe Maroku janë po ashtu vende që mund të merren në konsideratë për kampe”, sipas presidentit të Parlamentit Europian.
Pra Tajani e margjinalizon Europën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e futur në grupin e vendeve afrikane!
Ndërsa deputeti i CDU Johann Wadephul për Radion gjermane DW thotë se “Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur” dhe shton se “qeveria shqiptare ofertën e ka serioze…. por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët.”
Edhe Tajani, edhe deputeti i CDU Johann Wadephul dëshmojnë se sa pak u interesojnë reformat, shqiptarët dhe Shqipëria dhe se janë gati ta kthejnë vendin e shqiponjave me aq probleme aktualisht për BE në një kamp gjigant refugjatësh!
Kësaj here BE me qëndrime të hapura raciste nuk çan kokën për parime dhe principe dhe bën deal me një kryeministër të papërgjegjshëm që është i gatshëm t’i deportojë gjithë shqiptarët si refugjatë nga vendi i tyre!
edi rama ia ka marrë zemrën BE-së në pikën e saj të dobët, në dobësinë e madhe të BE sot!
BE po hyn në koncesion me edi ramën, por ka bërë një gabim se i ka shumëzuar me zero shqiptarët, ashtu sikur vepron edhe kryeministri, që i shtyp me diktaturë varfërie dhe mungese të shtetit ligjor.
Një kryeministër me dy ministra të brendshëm me lidhje të tërthorta me krimin e organizuar e trafikon Shqipërinë dhe, kësaj here, gjen pikën delikate të BE-së, të cilën e përdor për interesin e tij të ngushtë por me një kosto shumë të lartë!
edi rama po përfiton nga kriza e BE-së dhe shfaqja e saj raciste,
edi rama po përfiton prej rrëmujës në BE, që shfaqet agresive ndaj fluksit të ri të refugjatëve nga Siria,
edi rama është profiteri duke parë acarimet e ashpra mes vetë vendeve të BE, Austrisë refuzuese, Hungarisë që ngre mure, sherreve mes Italisë e Francës apo presionit që i bëhet Angele Merkel!
Vendet e BE-së nuk i pranojnë refugjatët me pretendimin racist se do të tjetërsojnë përbërjen demografike europiane, ndërsa edi rama që e ka degraduar vendin duke i deportuar shqiptarët si refugjatë në BE e nëpër botë bëhet zemërgjerë ndaj recizmit të BE dhe hap dyert e Shqipërisë, kur shqiptarët përbëjnë fluksin refugjat më të madh në BE krahasueshëm vetëm me atë të refugjatëve sirianë!
edi rama përfiton edhe nga largimi i vemendjes Amerikane nga rajoni, nga problemet me të cilat tani përballet vetë Amerika!
edi rama i ofron Shqipërinë BE-së raciste në këmbim të zgjatjes së pushtetit të tij të egër, që i detyron shqiptarët të marrin ikën, sepse nuk u ofron asnjë kusht jetese,
mjafton të kujtojmë se pensionistët shqiptarë paguhen me rreth 100 Euro në muaj,
mjafton të kujtojmë se sistemi mjekësor në Shqipëri është zero dhe po ashtu zero siguria e vendit!
Mjafton të kujtojmë se asnjë vend i BE nuk e preferon Shqipërinë për turizëm për të kaluar atje pushtimet!
Pandeli Majko, ministër i edi ramës, në një reagim të tij, tha “më mirë pa BE-në se me kamp refugjatësh”,
Po më mirë do të jetë me një BE të përgjegjëshme!
Jo se shqiptarët nuk janë bujarë dhe mikritës, porse ata janë në pikë të hallit, se ata janë vetë një popull refugjat!
edi rama po e blen europën raciste me kampe refugjatësh!
Shtypi i Tiranës kësaj here reagon ashpër,
duke paralajmëruar se, nëse BE bën akord me edi ramën, atëhere edi rama do të përballet me revoltë qytetare!
Shtypi i Tiranës kujton se protestat për armët kimike do të duken tepër të vogla përpara atyre që do të organizojë shoqëria civile.
BE nuk e zgjidh problemin, duke krijuar lagera me Kampe refugjatesh nëpër vende europiane që BE i margjinalizon, por me politika humaniste, që reflektojnë vlerat e vërteta të BE-së!
Refugjatëve sirianë, ku përfshihen gra, fëmijë e njerëz të moshuar, të traumatizuar nga tragjeditë prej regjimi kriminal si ai Baschar al-Assad-it, në vend se t’u ofrojë strehë dhe shpresë, BE-ja si zgjidhje u ofron kampe refugjatësh në Shqipëri, në vendin që e konsideron problematik për shkak se shqiptarët përplasen si refugjatë nëpër shtetet e BE-së.
BE-ja, në vend se të bëjë deal me edi ramën, duhet të mendojë seriozisht dhe me përgjegjshmëri për problemin e refugjatëve, sepse ata njerëz meritojnë një jetë me dinjitet sikur çdo qytetar i BE-së!
Evropa nuk esht raciste por miope.jevgjit jashte Europe,shqiptaret jan budallenj e mendjemedhenj e te paditur . Ta gezojne gomarin qe u prin perpara sikurse xhaxhin dikur.