1
Kriza e konsumimit të njeriut në rrafshe të ndryshme, sidomos në dekadën e fundit, është e prekshme dhe evidente, – dukuri e rrezikshme që pengon zvillimin e gjithanshëm të shoqërisë dhe vendit tonë, – nje shtojcë e krizës demokratike, të lirisë & drejtësisë, krizës ekonomike, sociale dhe morale që përshkojnë çdo qelizë të shtetit të korruptuar dhe inkriminuar.
***
Thelbi i konsumimit është përsëritja dhe sterpërsëritja e vetëvetes, që ka promovuar zvjordhjen e vlerave. Ngopja e njerëze me shije të keqe ka arritur gjer në refuzim të të konsumuarve. Shumica e shqiptarëve nuk duan t’ua shohin portretin deputetëve dhe të vetëquajturve analistë, as në parlament, as në ekranet televizive. Madje as zërin nuk duan t’ua dëgjojë. Mendimet jo e jo. Në faqet e gazetave nuk duan t’ua shohin emrin, as portretin në Facebook apo tweet – pikërisht, se konsumimi i tyre është tregues i paaftësisë dhe mediokritetit që bën të përsëritin vetëveten duke humbur sensin krijues dhe bëhen pengesë e zhvillimit dhe progresit.
2
Të diturit, të mençurit dhe të talentuarit, specialist në një rrafsh të caktur, nuk i ka prekur kjo sëmundje kronike, e keqe. Fatkqësisht këta janë pakicë.. Shumicë janë të konsumuarit që nuk njohin vetëveten. Çdo gjë që ideojnë dhe bëjnë është fantazi e paarsyeshme, e në të njejtën kohë alibi në shërbim të politikës për interesa pesonale. Fjalori i tyre prej dyqind a treqind fjalësh, përsërit mbarë e mbrapsht mendimet, idetë, veprimet, sjelljet dhe fjalët e tyre pa bukë. Me urdhër mizori i vënë në rrjesht fjalët, i telendisin e zgërlaçin si limon i shtryrdhur e bashkë me to, edhe vetëveten.
3
Këta janë nga soji i mediokërve. Ca të tjerë i përkasin sojit të atyre që dijnë pak nga çdogjë dhe maten me hijen e mëngjesit. Në asnjë fushë nuk janë specialisët e ngaqë nuk dijnë se kush janë, e vendosin njeri-tjetrin në rendin e epërm të vlerës cilësore duke i atribuar titujt: i madh, kolos, gjigand e gjeni, planetar apo kozmik ( ! ) në rrafshin e letërsisë, teatrit e kultures. Ndërsa Njëshat e politikës e konsiderojnë veten reformatorë, progresistë, udheheqes te lartë të pakrahasueshëm. Me ta fillon historia. Gënjeshtrat, mashtrimet, premtimet e bujshme, i konsiderojnë të vërteta dhe në forma e variante të ndyshme, me bëmat e tyre pothujase çdo ditë, javë e muaj, e thellojnë standartizimin dhe konsumimin e tyre dhe krrejnë ligje sipas modelit enverist, për të qëndruar në pushtet përjetësisht.
4
Kjo e bën të domosdoshme, aplikimin e filozofisë së rrotacionit politik. Lidërit e partive në vendit tonë kurrësesi, nuk duhen lejuar, por detyruar me çdo mjet, të mos ndjekin modelin e stalinistit Enver Hoxha – që kryetari i partisë kryeministër dhe liderit e partive të jenë të përjeteshëm. Sanksionimi me ligj që kushdo mund të konkurojë për dy mandate dhe këtu të vihet pika mbi “ i “ është e vetmja aleternativë e zgjidhjes që shteti demokratik të mos shndërrohet në shtet diktatorial me kryeministrin pushtues i të katër pushteteve. Filozofia e rrotacioniti të jetë funksionale për të gjithë funksionarët e lartë që nga presidenti e në të gjithë piramidën shtetërore, parlamentare, partiake dhe ne çdo institucion, çka do të mundësojë të konkurojnë e të fitojnë njerëzit e aftë, te ditur, të pasionuar, me ideale atdhetare dhe demokratike, ku liria, drejtesia, mirëqenia e popullit dhe progresi në të gjtha fushat të jetë stategjia e zhvillimit të përparimit të Shqipërisë.
***
Historia na mëson se sado të zotët të jenë lidërit politikë, madje jo vetëm lidërit por edhe gjithë personazhet në fusha të tjera të pushteteve nuk i shpëtojnë dot konsumimit. Ndaj filozofia e rrotacionit ëshë qasja e duhur më e vlertë për të shpëtuar nga aventurierët e gangsterët politikë të konsumuar, për t’u krijuar hapësira personazheve të tjerë, sidomos të rinjëve të japin kontributin për reformimin, zhvillimin dhe progresin e shoqërisë duke u mbështetur edhe në arritjet më të mira e të sukseshme të paraardhësve. Tradita pozitive gjithnjë është e vyer. Kush nuk e kupton është idiot, kush nuk e zbaton fundi i tij do të jetë tragjik.
5
Dukuria e konsumimit të personazheve në rrafshe të ndryshme shfaqet në forma të lamishme. Kështu psh disa deputë vazhdojnë të lexojnë hartime në parlament të përgaditura në shtëpi sipas porosive të shefit partiak pa e vrarë mendjen se çka ligjëron kundërshtari. Kjo qasje steriotipike ka standartizuar dhe konsumuar këto tipe deputetësh. Edhe personazhe të tjerë: gazetarë, ministra, intelektualë, idhtarë partishë, funksionarë të lartë etj. e tj., në debatet në parlament, në televizione apo forume, nuk dëgjojnë njeri-tjetrin. Nuk përqëndohen tek tema e debatit, por kalojne nga dega ne degë, duke folur në përgjithësi dhe përsëritin dhjetra herë të njejttat mendime, ne forma te ndryshme., spostojnë problemin dhe grinden me njeri-tjetrin duke mbrojtur shefat e lartë. nga të cilët paguhen. Madje grinden, fyhen magjypçe, shamatohen me fjalë rrugaçërie. sa u ka dalë boja. Janë të konsumuar edhe në përsëritjet e stërpërsëritjtet e gënjeshtrave, mashtrimeve, të pavërtetave & janë tjetërsuar në personazhe limona të shtrydhur, që përveç padronit askush nuk i duron më, madje nuk është e tepërt të thuash se shumica e njerëzve ndjenë neveri kur shohin portretet e tyre, çdo natë nga nje television në tjetrin duke u grindur si qentë për kocat.
****
Këtë stil debatues, mjerisht, e imitojnë dhe aplikojnë njerëzit në kafeteri dhe mjedise të ndryshme, ku sharjet e fyerjet derdhen me shumicë si nga tifozë të majtë ashtu edhe nga të tifozë të djatjtë. Madje ka edhe ndonjë që i hedh gotën e rakisë në fytyrë kundërshtarit, një tjerër përmbys tavolinën, një i tretë i forti i lagjes siç thuhet, jep edhe ndonjë grusht… Modeli është marrë nga ndeshjet në sallën e parlamentit sistematikisht.
6
Me shumicë gjen të konsumuar edhe në komunitetin e artistëve të teatrit dhe të humoristëve shkrimtaro-aktorë, që vetëkënaqen për gjithçka shkruajnë, botojnë dhe aktrojnë duke përsëritur vetëveten komike të standartizuar, me të njejtat mjete shprëse banale e vulgare, me shije të ulet estetike.
***
Në rrafshin e regjisurës në teatrin profesionist konsumimi shfaqet në menyrën e vënies në skenë te një drame apo komedie, ku spektakli ka qenë i sukseshëm dhe mjetet shprehëse skenike, persëriten në spektakle të tjerë. Në një mënytë tjetër konsumimi shfaqet në imitimet e kopjimet e spektaleve të regjisorëve botërorë nga disa regjisoe të tetrit shqiptar, të cilët mbeten hije e tyre duke humbur aftësinë krijuese dhe vetëveten regjisoriale,
***
Në rrafshin e aktrimit faktori kryesor i konsumimit është mosdivorci nga mjetet shprehësi të një roli, kur fillon nje rol tjetër. Ky është një parim i Stanisllavskit. Disa nga aktorët tanë nuk e respektojnë këtë parim. Ata kur kanë duartrokama ta zjarrta në aktriimin e një tipi të caktuar, pa u shkarkuar prej ngarkesat të rolit të sukseshem, nisin rolin e ri me reminishenca të dukshme nga tipi i parë, sa konsumimi e bën aktorin të arratiset nga kërkimi i formave dhe menyrave te reja të shprejes aktoriale skenike te personazhit te ri, sipas botës së tij, karakterit, individualitetit, veprimeve psiko-fizike dhe portretit me vçoritë specifike. Duke mbetur tek tipi i parë aktorti përsërit vetëveten. Nuk arrin të shquaj personalen artistike të personazhit dhe aktrimi i tij, humbet orientimin ç’është artistike dhe joartistike, ç’është estetike dhe jo estetike. Kjo qasje e gabuar, të çon në konsumim te plotë, si aktorin ashtu edhe regjisorin që tjetërsohet në rrobot.
7
Tek disa tipe të tjerë krijuesish, të cilët në fillim të karrierës duken të veçantë me talent të spikatur, ndodh që shumë shpejt talenti i tyre venitet dalngadalë pikërisht nga përsëritja e nje mënyre interpretimi që përsërit në ide, fantazi, mjeshtëri, veprime psikofizike, artikulim të fjalës, në oratori etj. etj. Krijimi i iluzionit se jam më i miri që në nisje duke e menduar veten pesonalit, pa dëgjuar zërin kritik ngado që të vijë, bën të thellohet mosnjohja e vetëvetes, çka nga moskuptimi refuzohet vetëkorigjimi, vetëreformimi, vetëpërsosja. Urtaku me të drejtë do të thoshte kjo rrugë nuk të bën personalitet në fushën tënde, por mbetesh perso-(nu)l-itet. Talenti është si lulja që po s’e vadite vyshket.
8
Askush nuk mund të arrij vlerat e eperme duke u kënaqur me vetëveten artistike, dukuri kjo qe të largon nga ai që je në të vërtetë; flaket ajo pjesë e vetëvetes kur u shfaq talenti në fillim, kur duhej bërë e kundërta: zhbiruimi brenda vetes për të pikasur embrionin e talentit dhe ta rrokësh e të shkrihesh me të. Kështu ai, talenti, do të shfaqet me thelbin e vet, me forcën e vet, me origjinalitetin e vet, me energjitë e veta aq sa i ka & do të kultivohet e përsoset. Krejt natyrshëm do vinte krijimi, pa përsëritje të vetvetes krijuese, pa kopjuar të tjerët, pa u bërë hije e tyre.
9
Konsumimin si dukuri të antivlerës e shoh të këndellur tek të vetëquajturit analistë specifikë “mos më fyej inteligjencën”. Disa kokrra nga ky kontigjent shquhen si ekstremistë të majtë, disa të tjerë ekstrimistë të djathtë. Në debate mediatike kur njeri e kundërshton, tjetri në mënyrë cinike, groteske dhe komike i thotë: “Mos më fyej inteligjencen”! Të njejtën frazë përsërit tjetri kur e kundërshton debatuesi “inteligjent”. Kështu duke refuzuar njeri-tjetrin flasin të dy në një kohë që të imponojnë mendimin e vet, por asnjeri nuk e dëgjon tjetrin, madje as dëgjuesi nuk merr vesh asgjë. Me këtë format, shfaqen në debate personazhe në fushën politike, ekonomike, letrare, poetike; në tema për arkitekturën, muzikën, teatrin, mjedisin, plehrat kimike e të tjera, e të tjera, pa qenë kompetentë në asnjerën prej tyre duke përsëritur vetëveten, sa arrijnë në një konsumim dështak të pa korrigjueshëm.
10
Kokëfortësia për t’u imponuar me force, jo me argumente e fakte (për shkak të paaftësisë), por më shumë të parave që marrin nga padronët e politikës, – ndez dellin e marrëzisë dhe vendin e arsyes e zë britma, ulurima, fyerja ndaj njeri-tjetrit. Akërrimi kush e kush të nxijë politikanët e këtij apo atij krahu për të justifikuar shitjen e ndyrë të shpirtit arrin kulmin… Kjo mënyrë të debatuari përsëritet e përsëritet në çdo debat në rrafshe të ndryshme sa vetëvuloset konsumimi në këtë qasje të gabuar. Duke perifrazuar nje thenie te te ndjerit Pjtër Arbnori për socialistët, do të thosha se pseudo -analistët dalëboje, ashtu si politikanët mashtrues e rrenacak, janë specialista për të shtrenbëruar të vërtetën.
11
Karakteristikë e të konsumuarve, siç nënvizova më sipër, është më o s d ë g j i m i i njeri-tjetrit në debat. Kjo bën që debatuesi të mos e marrë mendimin e tjetrit, të mos e fus në sistemin e të menduarit, të mos e analizojë; përkundrazi ai përqëndrohet tek ajo që do të thotë vetë për të imponuar mendimin e tij, të cilin e quan më të drejtë, më të përsosur. Kështu krijohet një steriotipi arësyetimi dhe gjykimi, që nuk i shpëton përsëritjes së vetëvetes, karakterit të përgjithshëm të debatit, nivelit të ulët të argumentimit, çka e çon drejt standartizimit e steriotipizimit sa bëhet i padëshirueshëm, i mërzitshëm e i papranueshëm nga shikuesit e mençur, të diturit e të moralshmit.
12
Natyrshëm lind pyetja: Përse drejtuesit e programeve mediatike ftojnë në ekran të njejtat fytyra që abuzojnë me sloganin: “ Jemi zëri i publikut?!”. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme. Unë mendoj se ata përfaqsojnë vetëm veten e tyre të shitur, sipas profilit që paraqita më sipër. Ndërsa për drejtuesit që i pëlqejnë e nuk bëjnë dot pa to, mendoj se konsumimi i tyre është i pakrahasueshëm…. Zëvëndësimi me drejtues të rinj është alternative e vetme.
KONKLUZË:
Konsumimi si dukuri e antivlerës, është i rrezikshëm në media, sidomos në rrafshin e politikës, në kulturë, spektaklet humoristike dhë në teatrin dramatic etj. Konsumimi është i rrezikshëm dhe alarmant për zhvillimin e gjithanshëm të shoqërisë sonë demokratike. Kriza e konsumimit thërret për profesionalizëm, reformim dhe progres! Roli protagonist i meritokratëve të rinj në bashkëpunim me meritokratët historik të traditës është e duhet të jetë i domosdoshëm, sfidë ndaj të konsumuarve dhe shkërdhstokracisë. Kështu do të mënjanoheshin grafomanët, delirantët, lavdëruesit e vetëvetes, të vetëquajturit kompetentë dhe specialistë për gjithçka, njeriucët, mediokërit, të shiturit dhe aventurierët e gangsterët e të gjitha ngjyrave.
Komentet