VOAL

VOAL

A do ta ketë Kosova ushtrinë e vet?

March 16, 2018

Komentet

Armenia dhe bjeshka që po zhduket

Amos Chapple

Duket se diçka po mungon nga pasaporta e re biometrike e Armenisë. Të paktën kështu thonë shumë njerëz në vend, të cilët e kanë vënë re një imazh të pazakontë në këtë dokument.

Mes faqeve që paraqesin trashëgiminë dhe kulturën armene gjendet një fotografi e manastirit Khor Virap. Ky manastir i shekullit të XVII-të është i famshëm kryesisht për panoramën mahnitëse të Bjeshkës së Araratit në sfond. Megjithatë, në pasaportë, manastiri paraqitet nga një kënd ku në horizont shihen vetëm male të zakonshme dhe pa identitet të qartë. Kritikët e kanë quajtur këtë imazh të pazakontë “manovër” për ta shmangur përfshirjen e Araratit në dokumentin zyrtar.

Faqet 24-25 të pasaportës së re armene.

Faqet 24-25 të pasaportës së re armene.

Bjeshka e Araratit ndodhet brenda territorit të Turqisë dhe zyrtarisht njihet me emrin turk Bjeshka e Agrit, por në ditët e kthjellëta ai ngrihet dukshëm mbi Jerevan.

Bjeshka, me lartësi 5.100 metra, dikur ishte pjesë e mbretërive të lashta armene, por armenët etnikë u dëbuan nga vendbanimet përreth Araratit gjatë vrasjeve të organizuara nga shteti osman, të cilat janë njohur si gjenocid nga dhjetëra vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Kur kufijtë në rajon u rivizatuan pas Luftës së Parë Botërore, dy majat e Araratit mbetën brenda kufirit lindor të Turqisë moderne.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, la të kuptohej për polemikën rreth paraqitjes së Khor Virapit në pasaportë, duke deklaruar gjatë një transmetimi live rishtazi me ministren e Brendshme Arpine Sargsian se “kemi zgjedhur një këndvështrim të tillë për t’iu përshtatur politikave tona dhe asaj për të cilën kemi diskutuar prej kohësh”.

“Duke qenë se kjo është pasaporta e Republikës së Armenisë, pasaporta pasqyron territorin e Republikës së Armenisë”, shtoi Pashinian.

Bjeshka e Araratit (majtas) shihet pas monumentit Nënë Armenia në Jerevan.

Bjeshka e Araratit (majtas) shihet pas monumentit Nënë Armenia në Jerevan.

Mungesa e bjeshkës në pasaporta, të cilat pritet të hyjnë në përdorim në vjeshtën e vitit 2026, vjen pas një vendimi të Qeverisë në fund të vitit të kaluar për t’i hequr ikonat me majat e mbuluara me dëborë të Araratit nga vulat e pasaportave. Ky vendim shkaktoi zemërim në vend, përfshirë edhe një padi të ngritur kundër Qeverisë.

Politikani opozitar, Hayk Mamijanian, dënoi heqjen e bjeshkës nga vulat e pasaportës, duke u thënë gazetarëve se “është e pabesueshme me çfarë zelli Pashinian është i gatshëm t’i bëjë qejfin Turqisë apo Azerbajxhanit”.

Qëkurse Azerbajxhani e rimori me forcë ushtarake rajonin e Nagorno-Karabakut në vitin 2023, Armenia ka kërkuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Azerbajxhanin fqinj dhe me Turqinë, të dyja armike historike të Armenisë.

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan paraprakisht një marrëveshje paqeje në vitin 2025, e cila përfshin një klauzolë që ua ndalon secilit vend të bëjë pretendime territoriale ndaj njëri-tjetrit. Turqia, aleate e ngushtë e Bakusë, ka kundërshtuar prej kohësh përdorimin e Araratit si simbol kombëtar armen, përfshirë edhe në stemën e Republikës Sovjetike të Armenisë.

Një vulë pasaporte e vitit 2022 për Armeninë që paraqet majat binjake të Bjeshkës së Araratit.

Një vulë pasaporte e vitit 2022 për Armeninë që paraqet majat binjake të Bjeshkës së Araratit.

Joshua Kucera, analist në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, thotë se imazhi i Khor Virapit duket të jetë “pjesë e narrativit më të gjerë të ‘Armenisë reale’ që [Pashinian] po promovon, duke u përpjekur të përqendrojë vëmendjen e armenëve te çështjet brenda kufijve të tyre aktualë dhe jo te ‘Armenia historike’ jashtë tyre”.

Eksperti i Kaukazit thotë se kjo përpjekje për riformulim përfshin edhe rajonin e rimarrë të Nagorno-Karabakut në Azerbajxhan.

Disa druhen se një synim edhe më i rëndësishëm i Qeverisë së Pashinianit mund të jetë stema aktuale e Armenisë, e cila ka në qendër Bjeshkën e Araratit, mbi të cilin ndodhet Arkën e Noes. Sipas besimit të disa të krishterëve, anija mitike u ndal mbi malin Ararat pas përmbytjes biblike. Në vitin 2023, Pashinian e kritikoi stemën duke thënë se ajo përfaqëson “një dualitet mes Armenisë historike dhe Armenisë reale”.

Një përshkrim i stemës së Armenisë që paraqet Arkën e Noeut të vendosur në majë të Bjeshkës së Araratit.

Një përshkrim i stemës së Armenisë që paraqet Arkën e Noeut të vendosur në majë të Bjeshkës së Araratit.

Edmon Marukian, politikan dhe ish-aleat i kryeministrit armen, e quajti heqjen e Araratit nga vulat e pasaportës në vitin 2025 një pararendëse të mundshme të ndryshimit të stemës së Armenisë. “Heqja e [Araratit] do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës dhe të ligjit”, theksoi politikani, duke shtuar: “A jemi ne, si qytetarë, gati ta tolerojmë këtë?”

Në prill, Shërbimi armen i Radios Evropa e Lirë e pyeti Pashinianin për mundësinë që Ararati të hiqet nga stema. Kryeministri u përgjigj vetëm se: “Unë nuk po e shtroj një pyetje të tillë”.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Zgjedhje të reja me përmbajtje të vjetër!- Nga Florim Zeqa

 

Nga momenti i caktimit të datës së zgjedhjeve, liderët e partive politike janë duke përdorur të gjitha mjetet antidemokratike, me gjuhë fyese dhe denigruese kundër njëri-tjetrit dhe jo vetëm. I kanë vënë në lëvizje militantët partiakë, të cilët nuk lën personalitet pa njollosur, duke i etiketuar me lloj-lloj shpifjesh dhe insinuatash për veprimtari antishtetërore dhe antikombëtare.

 

Thirrje vëllazërore nga thellësia e shpirtit

 

Qytetarë të dashur të vendit tim, duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin, ruajeni dhe kultivone dashurinë vëllazërore në familjet e juaja ashtu siq ishte gjithmonë në traditën tonë popullore, nderoni dhe respektoni miqtë dhe farefisin e gjërë, e assesi mos u ndani dhe përçani mes veti për shkak të këtyre partive politike të dështuara dhe të këtyre politikanëve të papërgjegjshëm dhe të pa ndërgjegjshëm kosov®ar.

Mjafton t’i përcjellni veprimet dhe sjelljet e politikanëve në baza ditore, dhe e shihni qartë si e ndërrojnë gëzofin qysh ndërron moti. Para dite përlahen dhe ofendohen mes tyre, kurse pas dite i thurin lavde njëri-tjetrit!

Thënë me një fjalë, kjo klasë kusarësh politik janë bërë të paparashikueshëm edhe brenda sojit të njëjtë. Këta politikanë, për një interes të vogël i thonë “dreqit dajë” siq e thotë populli dhe për një hatërmbetje të vogël vëllaut i thonë djallë!

Politikanët që ndajnë heronjët dhe dëshmorët në baza partiake, që klasifikojnë intelektualët dhe krijuesit sipas bindjeve politike, dëshirave apo urrejtjes, nuk janë udhëheqës shtetëror por uzurpatorë të institucioneve shtetërore dhe skenës politike në përgjithësi.

 

Momenti i fundit për reflektim të qytetarëve

 

Pa humbur kohë duhet të ndryshohet mentaliteti qeverisës në vend përmes rreshtimit në një alternativë të re politike, jo sa për të ndërruar pushtetin, por për të ndërruar sistemit aktual qeverises dhe klasën politike në përgjithësi.

Angazhimi im apartiak është që ta bëjmë një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja, për të cilën kemi sakrifikuar dhe kemi luftuar, për të cilën kanë rënë mijëra dëshmorë duke ëndërruar vlerat e lirisë sonë!

Sa më parë duhet të vijnë në shprehje vlerat e mirëfillta njerëzore dhe kombëtare për ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik, për barazi qytetare, në mënyrë që qytetarët ta ndjejnë veten të barabartë në shtetin e tyre.

Vetëm në një shtet ku qytetarët e ndjejnë veten të barabartë para ligjit, athëherë mund themi se jemi në rrugë të mbarë, në të kundërtën çdo gjë kthehet në anarki siq është kthyer Kosova e këtyre viteve të fundit, ku për dikë shteti është bërë “nënë” e për dikë tjetër “njerkë”!

Kemi kapacitete intelektuale dhe njerëzore në Kosovë dhe mërgatë për tejkalimin e kësaj situate anarkike në vendin tonë.

Me dashuri për vendin, me qëllim të mirë mirë, përkushtim dhe vendosmëri, bashkëpunim reciprok dhe transparencë në veprime brenda një kohe relativisht të shkurtër mund ta bëjmë kthesen e madhe dhe epokale, me ç’rast popullatës do t’i kthehet besimi dhe shpresa për jetë në atdheun e vet.

 

Të bashkuar rreth ADN-së për shtetin e Kosovës!

 

Shkuarja e vendit në zgjedhje me forca të vjetra nuk do ta sjellë asnjë ndryshim, përkundrazi do të kemi përkeqësim!

Qytetaret nuk kanë çfarë të zgjedhin dhe për kë të votojnë, pasi, nga fillimi e deri në fundin e “thesit” të njëjtë janë bërë, kusarë të pangopshëm politik mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi.

Edhe përkundër konvertimit nga njëra parti në tjetrën, përmbajtja e politik-bërjes kosovare ka mbetur e njëjtë dhe e pandryshuar!

Prandaj, që nga tani duhet të mendohet për zgjedhjet e radhës brenda këtij viti, ngase pas këtyre zgjedhjeve vendi do të hyjë në një krizë akoma më të thellë politike.

Për tejkalimin e kësaj bllokade të gjatë institucionale, shqiptarët e Kosovës duhet të bashkohen rreth Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), kësaj force politike në ngjizje e sipër, njëjtë sikurse në vitet e ’90-ta, për t’i hedhur në koshin e mbeturinave të gjitha partitë aktuale që e katandisen Republikën e Kosovës deri në këtë deregje, duke e vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shtetit!

 

I besoj vetëm ADN-së, produktit tim politik, pra i besoj vetes time dhe qytetarëve të vendit tim. Me ADN-në e fillojmë një faqe të re politike në historinë e Kosovës së lirë, të bazuar në vlera dhe meritokraci. I përkas të djathtës shqiptare, andaj nuk kam nostalgji për pushtetet e kaluara, e aq më pak për neokomunistët në pushtet, e shumë më pak për neokomunistët e mbështjellur me flamur dardan.

DW: Konflikti tregtar mes BE-së dhe SHBA-së

SHBA- Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šefčovič, është kundër një kursi konfrontues ndaj SHBA-së.

“Besoj se është shumë e rëndësishme që, në këtë rast të veçantë, gjatë të gjitha negociatave t’u përmbahemi marrëveshjeve që kemi arritur tashmë, sepse kjo u jep siguri të gjitha palëve të përfshira”, tha ai në një intervistë ekskluzive për studion e ARD-së në Bruksel.

Disa grupe në Parlamentin Evropian, si edhe disa shtete anëtare, kërkojnë një qëndrim dhe një qasje më të ashpër ndaj SHBA-së.

Sipas Šefčovičit, negociatat mes Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit pritet të përfundojnë në qershor. Dhe ai nuk e konsideron ultimatumin e presidentit amerikan Donald Trump deri më 4 korrik si presion shtesë ndaj BE-së: “Kjo përputhet plotësisht me afatet tona kohore”, tha Šefčoviči.

“Të veprojmë në mënyrë pragmatike dhe racionale”

“Ne duhet t’u përmbahemi shifrave, jo emocioneve, dhe të veprojmë në mënyrë pragmatike dhe racionale”, tha Maroš Šefčovič. Sipas komisionerit të Tregtisë, BE-ja, pavarësisht të gjitha tensioneve dhe turbulencave dëshiron ta çojë përpara marrëveshjen e Turnberry-t të vitit të kaluar.

Marrëveshja e Turnberry-t e vitit 2025 parashikon që importuesit nga BE-ja të paguajnë në SHBA një tarifë doganore maksimale prej 15 për qind, ndërsa importet nga SHBA-ja drejt BE-së të përjashtohen në masë të madhe nga tarifat doganore.

Megjithatë marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi nga pala evropiane. Një nga arsyet janë dyshimet që u shfaqën në Bruksel lidhur me besueshmërinë e SHBA-së si partnere pas krizës së Groenlandës dhe vendimeve të Gjykatës Amerikane të Tregtisë.

Šefčovič: Në Gjermani rrezikohen vende pune

Maroš Šefčovič paralajmëroi se  në Gjermani mund të rrezikohen vende pune. Ai i hodhi poshtë qartë tarifat shtesë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët, që kërkon tani pala amerikane, duke deklaruar se nuk do të pranohet asgjë mbi tarifën prej 15 për qind për të cilën kemi rënë dakord.

Me këtë qëndrim komisioneri i Tregtisë mbështet kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili së fundmi e ka cilësuar disa herë si “të papranueshme” kërkesën e re amerikane për një tarifë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët.

Sipas Šefčovičit duhet kuptuar shumë qartë se sa i rëndësishëm është stabiliteti ekonomik: “Nëse nuk arrijmë ta realizojmë këtë marrëveshje të madhe për të gjithë, atëherë në Gjermani rrezikohen 54 mijë vende pune në industrinë e automobilave.”/DW

Agenzia Nova: Rriten tensionet gjatë protestës së opozitës

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe partitë e tjera opozitare zhvilluan një protestë kombëtare në Shqipëri duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Siç shkruan media italiane Agenzia Nova, protestuesit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, së bashku me deputetë të opozitës.

Sipas raportimeve, policia pengoi protestuesit të afrohen pranë ministrive, duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmës.

Protestuesit reaguan me fishekzjarrë dhe koktej molotov pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa pati edhe përplasje mes forcave të rendit dhe deputetëve të opozitës.

Prania e madhe e policisë dhe bllokimi i akseve kryesore të Tiranës u panë nga opozita si një tjetër përpjekje e qeverisë Rama për të frenuar protestat dhe pakënaqësinë në rritje të qytetarëve.

‘Rama e ka integruar krimin brenda qeverisë’ – DW: Protestat u nxitën nga një hetim për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë

Deutche Welle nuk ka lënë jashtë vëmendjes protestën e zhvilluar në Tiranë, më 8 maj kundër qeverisë Rama.

Përmes një video në rrjetet sociale, media gjermane ka përcjellë zërin qytetar, teksa këta të fundit kanë shpalosur argumentet se përse kërkohet dorëheqja e kabinetit Rama dhe krijimi i një qeverie transitore.

Protestuesit në Shqipëri u përpoqën të sulmonin ndërtesën e Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin e vendit, Tiranë por u përballën me ujë me presion dhe gaz lotsjellës nga ana e Policisë.

Jam këtu për të drejtat tona, siguria, këtu po ndodh jo diçka normale’, u shpreh një nga protestuesit pjesëmarrës në protestën kombëtarë të thirrur nga opozita.

 

 

‘Kjo lloj qeveria e ka marrë krimin dhe e ka integruar brenda qeverisë së vet’, ishte indinjata e një tjetër qytetari, i cili nuk i kishte shpëtuar dhunës policore nga uji me presion e gazi lotsjellës.

Protestat u nxitën nga një hetim për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz lotsjellës e ujë me presion! Berisha: Do marrin përgjigjen e merituar, Edi Rama nuk ka vend në këtë tokë pa shkuar para ligjit

Qytetarët i përgjigjen thirrjes së opozitës, pjesëmarrje masive në protestën e 8-te kombëtare

Pjesëmarrje masive qytetare u shënua në protestën e thirrur nga opozita, ku mijëra njerëz u mblodhen përpara Kryeministrisë për të shprehur kundërshtinë ndaj qeverisë. Sheshi dhe bulevardi kryesor u mbushen me protestues nga zona të ndryshme, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dominuan atmosferën.

Qytetarët qëndruan të vendosur në shesh, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, duke treguar vendosmëri dhe angazhim të lartë në këtë tubim opozitar. Me pankarta, flamuj dhe brohorima të vazhdueshme, protesta u zhvillua me intensitet, ndërsa pjesëmarrja gjithmone e lartë.

Para fillimit të tubimit, pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në nder të dy të miturve që u vranë nga Nikoll Radaçi, i cili lëvizte me automjetin e tij me shpejtësi të lartë në zonë të banuar në Spitallë të Durrësit dhe aksidentoi për vdekje dy të miturit dhe u plagos një i tretë. Ngjarja shokoi opinonin publik dhe nxori në pah mungesën e hapsirave publike për fëmijët si dhe inekzistencën e shtetit për të parandaluar raste të tilla, pasi siç janë shprehur banorët e zonës, Radaçi njihej në zonë për të tilla veprime që cënonin sigurinë e tyre.

Pamjet nga terreni treguan një grumbullim të madh njerëzish përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët e kthyen këtë protestë në një demonstrim të fortë publik kundër qeverisë.

Megjithese protesta e opozitës para Kryeministrisë ishte e qete, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pas më shumë se 30 minuta qëndrim tek kryeministria, protestuesit e opozitës u nisën drejt Ministrisë së Brendshme, por policia u zuri pritë protestuesve duke bllokuar rrugët tek ura e Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

• Policia nuk i ka kursyer qyetarët dhe deputetët e PD-së, duke hedhur ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës. • Ujë me presion u hodh edhe ndaj kryedemokratit, Sali Berisha e madje edhe mediave, duke u shkaktuar vështirësi gazetarëve në raportim.

• Përplasje me policinë patën edhe deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka e Bledion Nallbati.

• Bardhi u shpreh se ata po provokojnë një protestë që është paqësore, ndërkohë shtoi, se policia duhet të shkojë dhe të arrestoj ata që kanë vjedhur, Ramën kabinetin e tij.

• Nga ana tjetër, Berisha ka deklaruar se protesta e sotme ishte paqësore por policia provokoi duke bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

• Kryedemokrati e cilësoi protestën si një “betejë të jashtëzakonshme”, ndërsa akuzoi forcat e policisë për sjellje kriminale ndaj protestuesve.

• Në fund, Berisha falenderoi qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. • Më tej, ai shtoi se motoja e protestës dhe kryengrijtes paqësore është “ja të vdesim, ja të rrojmë”./sn/dosja.al

Reuters: Protesta antiqeveritare në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës – – Kriza politike në Shqipëri

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar në Tiranë, ku mbështetës të opozitës u përplasën me forcat e policisë pranë Kryeministrisë.

Sipas raportimit, demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë mes akuzave të forta për korrupsion dhe tensioneve politike në rritje.

Pamjet e protestës treguan përplasje të forta, përdorim të molotovëve dhe gaz lotsjellës, duke reflektuar klimën e acaruar politike në vend. Ngjarja po shihet si një tjetër sinjal i krizës së thellë të besimit mes palëve politike dhe qytetarëve shqiptarë.

Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Protestat janë organizuar nga opozita, e drejtuar nga Sali Berisha, e cila ka paralajmëruar vazhdimin e aksioneve kundër qeverisë./sn

Sa e rrezikojnë LDK-në tensionet në Prishtinë?

Selia qendrore e LDK-së në Prishtinë.

 

Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, LDK-ja po synon ta bashkojë të djathtën, por marrëveshja e Përparim Ramës me PDK-në në Prishtinë ka nxjerrë në pah tensione dhe mungesë koordinimi brenda partisë. A rrezikon kjo përplasje ta zbehë narrativin e unitetit që po përpiqet ta ndërtojë LDK-ja? Analistët thonë se dëmi më i madh nuk vjen nga koalicioni lokal.

 

“Bashkimi i së djathtës” në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i paralajmëruar si synim i kësaj partie deri tash opozitare, po sfidohet në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Përderisa udhëheqësit e LDK-së po i finalizojnë bisedimet për një listë të përbashkët zgjedhore me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë – ku pushtetin lokal e drejton kjo parti – këtë javë u shfaqën mosmarrëveshje të brendshme.

Përparim Rama, i cili në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar u rikonfirmua në krye të Komunës së Prishtinës nën logon e LDK-së, gjatë kësaj jave lidhi marrëveshje për koalicion të qeverisjes lokale me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Pasuan largimet e drejtuesve të disa drejtorive komunale nga radhët e LDK-së, në vend të të cilëve u vendosën ata të PDK-së.

Reagimi i LDK-së, e cila Prishtinën e konsideron si bastion të saj elektoral, ishte i menjëhershëm përmes një komunikate për opinion: partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku tha se strukturat e saj nuk kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhe se ajo “nuk krijon obligime politike për LDK-në”.

A ka përplasje brenda LDK-së?

Rreth asaj se çfarë po ndodh në LDK e kemi pyetur nënkryetarin e partisë, Lutfi Haziri. Ja çfarë tha ai për Radion Evropa e Lirë (REL):

“Është një lloj moskoordinimi, një lloj tensionimi, por besoj që do të përballohet”.

Ai shtoi se, megjithatë, vendimi i Ramës për koalicion me PDK-në për qeverisje lokale “e ka prekur” nismën për bashkimin e së djathtës brenda LDK-së dhe të forcimit të saj para zgjedhjeve të parakohshme.

“Ia ka humbur shkëlqimin këtij procesi. Kështu do ta definoja, jo më tepër…”, u shpreh ai, duke shtuar se “për momentin, kjo është e tejkalueshme”.

Rama, ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, u shpreh “kundër çdo retorike përçarëse”, dhe e arsyetoi marrëveshjen me PDK-në si diçka të mirë në interes të qytetarëve, duke thënë se “qytetarët nuk jetojnë në parti”.

Lutfi Haziri pranë grupit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Lutfi Haziri pranë grupit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Si shihen këto zhvillime?

Politologu Dritëro Arifi konsideron se pretendimi i LDK-së për një bashkim të së djathtës në prag të zgjedhjeve të majit është ambicie me mjaft sfida, por jo e parealizueshme.

Sipas tij, praktikat e deritashme kanë treguar se partitë kundërshtare lidhin koalicione për bashkëqeverisje lokale në komuna të ndryshme.

Në këtë drejtim, ai konsideron se koalicioni i Ramës me PDK-në në kryeqytet nuk e dëmton më shumë LDK-në sesa shpërfaqja e mosmarrëveshjeve në publik.

“Kjo po e shpërfaq një tjetër anë negative të LDK-së – nuk ka koordinim të duhur… Nëse nuk arrijnë ta menaxhojnë më mirë [situatën] dhe e përshkallëzojnë situatën me këto deklarata të palogjikshme, atëherë dëmtohet më shumë lideri i partisë. Ia humb një lloj kredibiliteti, panevojshëm”, tha Arifi për REL-in.

Ai shtoi se mosmarrëveshjet brenda LDK-së reflektohen edhe në komunikatën e saj lidhur me vendimin e Ramës.

“Kjo e dëmton partinë edhe në nivel qendror, sepse po vërehet se partia nuk e ka kontrollin edhe mbi degët e veta”, tha Arifi.

Në sytë e analistit Ylli Hoxha, LDK-ja aktualisht është gjetur përballë interesave të saj për zgjedhjet në nivel qendror dhe interesave të Ramës për krijimin e një shumice për qeverisje bashkë me PDK-në në nivel lokal në Prishtinë.

Por, ai pret që udhëheqësit e LDK-së dhe Rama të jenë të kujdesshëm për të ruajtur një minimum të unitetit në parti, para zgjedhjeve parlamentare.

“Do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme që ta kthesh Vjosa Osmanin, dhe të pretendosh ta bashkosh të djathtën, ndërkaq ta humbësh kryetarin e komunës [së Prishtinës]. Besoj që do të ketë proces, i cili do ta parandalojë përshkallëzimin e mëtutjeshëm të kësaj krize”, tha Hoxha për REL-in.

Rama dhe Abdixhiku gjatë fushatës për zgjedhjet e nëntorit 2025.

Rama dhe Abdixhiku gjatë fushatës për zgjedhjet e nëntorit 2025.

Efekti në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare

LDK-ja e sheh si të menaxhueshme situatën e krijuar nga, siç e kanë quajtur në parti, “moskordinimi” me Ramën, dhe nuk pret që kjo situatë të ndikojë negativisht në rezultatin e partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Rama ka thënë se ashtu siç e ka “përkrahur pakusht LDK-në në zgjedhjet e kaluara, do ta përkrah edhe në këto zgjedhje”.

As politologu Arifi nuk pret që mosmarrëveshja e shpërfaqur ndërmjet LDK-së dhe Ramës të ndikojë në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.

“Nëse dinë ta menaxhojnë këtë çështje, po besoj që do të dalin pa u dëmtuar, dhe pa u vërejtur fare që ka pasur ndonjë jokomunikim ose keqkuptime të këtyre dy niveleve”, tha Arifi.

Edhe analisti Hoxha mendon që LDK-ja do të arrijë ta menaxhojë situatën. Në të kundërtën, sipas tij, përshkallëzimi eventual i përplasjes ndërmjet udhëheqjes së LDK-së dhe kryetarit të Prishtinës do të ndikonte negativisht në rezultatin zgjedhor të partisë.

“Konsideroj se të gjithë këta aktorë kanë një pjekuri minimale se [një situatë konflikti] do të bëjë dëm”, tha Hoxha.

Ai dhe Arifi besojnë se një stabilitet brenda LDK-së do të ndikojë në një rezultat zgjedhor më të mirë të kësaj partie, krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.

Në ato zgjedhje, LDK-ja doli si partia e tretë më e votuar, me 13.57 për qind të votave të fituara, që i siguroi 15 vende në Kuvendin e Kosovës.

Me minus 52 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, LDK ngeli me 5 vende më pak në Kuvend. REL

A do të sjellin zgjedhjet e 7 qershorit ringritje të ndjenjës kombëtare?- Vështrim nga Skënder MULLIQI

—– Jemi duke marrë kritika të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare pse nuk kemi një koncenzus  politik për dalje nga krizat.Po zhvillohen zgjedhje, por   ndryshimet në thelb  nuk po ndodhin.Partitë e deritshme shtetformuese kan rënë në provim, se nuk punuan mirë as për afër për  interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës..!
Deri më tash kemi pasur pjesëmarrje të ulët në zgjedhje.Po të kishim pjesëmarrje të lartë sigurishtë së do të kishim një situatë shumë më të volitshme politike dhe institucionale .Dalja masive ka legjitimitet .Tjetër është kur njerëzit bësojnë se vota e tyre mund të vendosë dhe çfarë ndodhë në ato ku zgjedhjet vazhdojnë , por që nuk sjellin asgjë pozitive  ?Kjo e fundit edhe po ndodhë në Kosovë.Kur më shumë se gjysma e atyre që kan të drejtë vote nuk dalin në zgjedhje , donë të thotë së shumë çka nuk është në rregull , dhe se është humbur besimi në partitë politike shtetformuese.Ne letër, zgjedhjet janë të thjeshta.Ne realitet , shumë gjera vendosën përpara se pena të prekë letrën.Jo vetëm rezultati, por hapësira në të cilën lejohet rezultati në përgjithësi.Mashtrimi më i madh i njeriut nuk është se ai beson se është i lirë. Sepse një sistem që të jep siç duhet të drejtën për të zgjedhur, dhe në të njëjtën kohë nuk kemi ndryshim serioz hapë dilemën e daljës masive në zgjedhje . Pas zgjedhjeve po kemi krejt diqka tjetër , në praktikë nuk po lidhet më interesat e qytetarëve . Kosova  ka nevojë për korrektësi politike në zbatimin e premitimeve të dhëna gjatë fushatave elektorale .Dihet se çfarë po janë vendimet  e kësaj klase politike , kurrfare, më shumë janë vendime që nuk përkojnë më realitetin.Opsioni është , se çfarë është e arsyeshme , çfarë është e përgjegjshme , dhe se çfarë do të shënohet paraprakishtë si e papërgjegjshme , populliste , ekstreme ose thjeshtë e pa mundur.Zgjedhjet bëhën për të pasur zgjidhje konkrete , e jo të zhvillohet luftë për pushtet, çfarë edhe po shohim që një kohë të gjatë .Duhet bërë vija ndarëse e asaj konkretës dhe jo reales, që kjo e fundit është duke na dëmtuar rënd në të gjitha planët zhvillimore .Zgjedhjët e shpeshta të jashtëzakonshme nuk mund të prodhojnë stabilitet politike dhe të ecurive ekonomike -sociale, veq sa e thellojnë krizën gjithnjë e më shumë .Kan dalur hapur interesat për pasurime të pa ligjshme dhe kjo është duke i ngulfatur  keq të gjitha proceset edhe demokracinë e brishtë.E gjithë vëmendja është duke u përqendruar në atë së cili të merrë ma shumë pushtet se tjetri.Vendit i duhet stabilitet politik dhe institucional më shumë së kurrë.Kjo nuk ka mundësi të ndodhë më struktura të burokratizuara dhe të korruptuara politike , të cilat janë mësuar që në vend që më dhanë gjithqka për shtet, ata i marrin gjithqka shtetit!Kjo është absurditet e shekullit 21.Kësaj gjendje aspak të mirë politike , po I kontribuojnë një pjesë e mediave , të cilat jan vu në dispozicion të partive dhe lidërve të caktuar të politikës. Këtu  i kan futur duart thellë edhe oligarkët e ndryshem.Kjo klasë politike lirishtë mund të quhet klasë dilitante.Mediat po veprojnë më shumë si cenzurë të tipit të vjetër.Po hudhën poshtë argumentet.Njerëzit janë lodhur nga mos ndryshimi i gjendjës për të mirë.Dhe , kjo mund të jetë vendimtare që mos të kemi dalje masive edhe në këto zgjedhje.Gjithqka mund të përseritet dhe pastaj nuk ka së si gjendja të përmirësohet .Prap mund të provokohen zgjedhjet e radhës, dhe kështu mund të futemi në ciklin e krizave pa rrugëdalje .Kjo është pika ku demokracia humb forcën e saj.Jemi duke marrë kritika të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare pse nuk kemi një koncenzus  politik për dalje nga krizat.Po zhvillohen zgjedhje, por   ndryshimet në thelb  nuk po ndodhin.Partitë e deritshme shtetformuese kan rënë në provim, se nuk punuan mirë as për afër për  interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës!Një ringritje e re kombëtare duhet medeomos të ndodhë , nese duam  të mirën e shtetit që nuk po e ndërtojmë ashtu si na ka hije.Nese nuk preferohet tolerancë zero për të gjithë keqëbërësit politikë në këto zgjedhje që vështirë të besohet,Kosovën  nuk do ta  presin ditë të mira…!

Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avionit të madh transportues

Antonov An-124 duke u ulur në Aeroportin e Prishtinës, më 6 maj 2026.

 

Doruntina Baliu

Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 6 maj, nxiti kureshtjen e shumëkujt në Kosovë.

Por, arsyeja e fluturimit drejt Kosovës të njërit prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë për transportin e mallrave, përfshirë ato ushtarake, mbetet ende e panjohur.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar të enjten informacione nga Aeroporti i Prishtinës në lidhje me ardhjen e fluturakes së madhe të prodhimit ukrainas, por nuk ka marrë përgjigje.

Fluturimi i aeroplanit me regjistrimin UR-82008 nuk ka figuruar as në regjistrat e fluturimeve komerciale online.

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka thënë se nuk ka informacione zyrtare lidhur me këtë fluturim.

Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, e ka fotografuar dhe e ka xhiruar uljen e djeshme të aeroplanit gjigant, i cili në Kosovë është parë edhe në të kaluarën.

Avioni Antonov, i ndalur në Aeroportin e Prishtinës, më 6 maj 2026.

Avioni Antonov, i ndalur në Aeroportin e Prishtinës, më 6 maj 2026.

Edhe entuziastë të aviacionit, vendës e të huaj, po ashtu kanë publikuar fotografi e video të uljes së Antonov An-124 në aeroportin që ndodhet 17 kilometra larg kryeqytetit kosovar, duke aluduar se aeroplani është nisur nga një bazë ajrore në Gjermani.

Sipas tyre, ai mund të ketë sjellë pajisje ushtarake për misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Por, nga ky mision i NATO-s nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë i tha REL-it se, “si çështje parimore dhe pavarësisht nga pyetja specifike, nuk komenton transportet ushtarake”, si dhe që përgjigja e saj nuk përbën as konfirmim e as mohim në lidhje me këtë fluturim.

Ajo, megjithatë, tha se forcat e armatosura gjermane përdorin shërbimin e transportit të kompanisë Antonov.

“…Kapacitetet e Antonov Logistics SALIS GmbH [përdoren] për dërgimin dhe furnizimin e forcave gjermane në kontekstin e mbrojtjes kombëtare dhe mbrojtjes së aleancës, menaxhimit të krizave ndërkombëtare dhe menaxhimit të rreziqeve dhe krizave kombëtare”, i tha REL-it një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Një helikopter duke u ngarkuar në një aeroplan Antonov, në Kanada, më 2016.

Një helikopter duke u ngarkuar në një aeroplan Antonov, në Kanada, më 2016.

Për çfarë përdoren aeroplanët Antonov?

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga vetë kompania ajrore, Antonov Airlines është një degë e Antonov Company, me seli në Kiev, Ukrainë.

Ndërmarrja shtetërore ukrainase operon një flotë të gjerë avionësh që transportojnë mallra, duke përfshirë pesë avionë të tipit An-124 Ruslan, që mund të bartin ngarkesa deri në 150 tonë.

Dy prej këtyre aeroplanëve përdoren zyrtarisht përmes kompanisë Antonov Logistic SALIS GmbH, për të ofruar shërbime transportuese për NATO-n dhe vendet e Bashkimit Evropian për dërgimin e “mallrave emergjente në situata të krizës”.

Sipas informacioneve në ueb-sajtin e kompanisë, shërbimet përgjegjëse për planifikimin e transportit dhe mirëmbajtjes së avionëve janë zhvendosur përkohësisht në Lajpcig të Gjermanisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Fluturimet e mëparshme në Kosovë

Aeroplani i kompanisë Antonov nuk erdhi për herë të parë në Kosovë të mërkurën.

Vetë Aeroporti i Prishtinës kishte publikuar fotografi të këtij aeroplani, kur ai kishte mbërritur në Kosovë më 2016.

Ndërkaq, grupi BBKRspotters, i cili publikon pamje të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, kishte publikuar një video të uljes së këtij aeroplani në “Adem Jashari” në janarin e vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione nga vetë kompania e fluturimeve Antonov për fluturimin e djeshëm, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Haxhiu mohon ta ketë larguar flamurin dardan nga zyra e Presidentës: Është lajm i rremë siç po ndodh në vazhdimësi fatkeqësisht kohëve të fundit”

Haxhiu mohon ta ketë larguar flamurin dardan nga zyra e Presidentës: Unë nuk merrem me skenografi as me kuadër, por kjo nuk qëndron

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me raportimet se ka hequr flamurin dardan nga zyra e Presidentes.

Ajo para mediave ka mohuar se e ka bërë një gjë të tillë.

“Kjo nuk qëndron, nuk është e vërtetë. Unë nuk merrem me skenografi as me kuadër, kjo nuk është punë e imja dhe nuk mund ta bëj. Është vetëm një lajm i rremë siç po ndodh në vazhdimësi fatkeqësisht kohëve të fundit”, ka thënë Osmani.

Në një video që është publikuar më parë nga vetë Haxhiu ku ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar, flamuri dardan nuk është parë në sfond. /Lajmi.net/

ERDHA NËNË E PO KTHEHEM QYQE Nga Meti Fidani

(I lutem parlamentit shqiptar, qe ne cdo 8 Mars, te perkujtoje edhe keto nenat tona te internuara, se edhe keto nena jane)

Meqense i perkas shtreses se perndjekur dhe i lindur ne internim, keto vargje ja kushtoj nje nene te internuar, Vathe Habili..

Djalin e madh Hamidin ja vrane komunistet.. I zhdukur pa varr..Ne internim asaj i vdiqen 4 femije te tjere, nga urija dhe semundjet..

Fatmira Habili foshnje

Nexhmije Habili. 3 vjece

Mukades Habili. 9 vjece

Xhevat Habili. 13 vjec

Ne foto:

Nena Vathe me Xhevatin dhe Mukadesin

ERDHA NËNË E PO KTHEHEM QYQE

S’kendon qyqja e as bilbili

Po ku je biro, Hamid Habili

Te vran’ bir , ty djal’ oxhakut

Kamunistat e Lym pezakut

&

Ngjallu bir,…bëje për mua

Mos rri posht’ , hedhur ne prrua

Në ke varr, shqyeje varrin

Se shqiptari, po vret shqiptarin

Në je n’qiell, atje në majë

Zbrit mblidh burrat në Kavajë.

&

Se kamunizma, kjo gangrenë

Na ka mbyllur, në Tepelenë

Në ktë kamp, kamp te flamosur

Na kan sjell’, per t’na shfarosur

&

Bir i nenes, njeher’ s’u ngjalle

Te te qaj, nje mal me halle

Me ka ngri gjaku ndër vena

M’ka marr’ fmijet, Tepelena

&

Tragjedi mbi tragjedira

E para më shkoj Fatmira

Fatmira, por fatkeqe fati

As gjasht’ muaj nuk i pati

Pas saj Nexhi, 3 vjecare

Në dy muaj, plot dy varre

&

Me pas Desi, e bukra e nenes

Dil te dal, i thoshte henes

Po me shkojne lotet gjol

S’na dhan’ as drasa, per arkivol

E vogl’ e nenes, Mukades

E varrosem mbeshtjell’ me thes

&

Biri i nenes, nuk ta them dot

Dhe Xhevati, me iku sot

Me iku, djal’ i paritur

Nga urija, i uritur

Buke ma..me gjysem zë

Buke ma,..dhe su ngrit më

&

Shkova bir, ne Syrja xhelati

Shef, i thashe, me vdiq Xhevati

Në ka vdekur, tha, mir’ ka bërë

Ashtu te vdisni që të tërë

Edhe ti, edhe gjith’ c’ke pjellë

Per te vdekur ju kemi sjellë

Komunist pa shpirt, pa fe

Mbulova djalin, direkt në dhe

&

Hall te rroj, hall te vdes fare

N’internim, lash’ kater varre

Kater varre pa sëndyqe

Erdha nënë, e po kthehem qyqe

Meti Fidani


Send this to a friend