Dikur, nën drejtimin e të ndjerit Fatos Nano, brenda Partisë Socialiste debatohej, përplaseshin ide dhe nuk mungonin kundërshtimet publike edhe ndaj qëndrimeve të vetë lidershipit.
Figura të rëndësishme të PS-së mbronin hapur pikëpamjet e tyre, argumentonin dhe, në jo pak raste, sfidonin vendimet e drejtimit të partisë. Në videot e shpërndara në TikTok, bie në sy kontrasti i fortë mes diskutimeve dhe demokracisë se brendshme që kishte selia rozë. Dikur Nano përballej publikisht me kritikat e Anastas Angelit, Namik Dokles, Ndre Legisit etj. “Namik, charterat e mi nuk janë të partisë apo të shtetit. E dyta nëse e kishe fjalën per Sanxhakun, ai ka para që të blejë gjithë KPD ka rrezik edhe të ligjshme dhe mua nuk më ka blerë sepse unë nuk e kam paguar për paratë e burgut dhe të avokatisë. Nëse di mendon se unë kam përdorur paratë për sanxhakun tonë institucional unë jam gati ta zhvillojmë këtë debat jashtë kësaj salle. Zoti Legisi jam i detyruar të sjellë në vëmendjen tuaj se ju u bëtë ministër drurit të Berishës, unë u bëra kryeministër meqë u burgosa midis dy epokave”, ka deklaruar Nano në KPD e asaj kohe.
“Ndre Legisi ti dhe shokët e tu ministra po abuzoni me institucionet që drejtoni, unë përsëris akuzën që ju po abuzoni me mandatin e përfaqësimit të PS. Ti nuk ke staf, nuk ke ministri, ti ke një portofol që punon pranë kryeministrit dhe unë nuk lejoj që në emër të kryeministrit të abuzosh me detyrën. Ti ke qenë pjesëtar i nderuar dhe rezultativ i qeverisë së parë të PS. Ti e di çfarë kemi përballuar së bashku. Unë luftën kundër korrupsionit e kam bërë nga brenda, jo nga jashtë, jo si i korruptuar, por si i dënuar me akuza fallco për korrupsion. Nëse nuk të kujtohen kjo gjë unë nuk po pres që të të rrahin që të të kujtohen disa të vërteta”, dëgjohet ti drejtohet Nano, Ndre Legisit.
Ndërkohë Anastas Angjeli ia shprehte hapur kritikat Fatos Nanos: Me lejoni që në këtë diskutim të zgjatem më shumë. Dua ta sqaroj motivet që e kanë shtyrë Fatos Nanon, në sulmet ne drejtim të figurës time. Shpifjet e Fatos Nanos kanë filluar që në 1999, pas dështimit të tij në 1998 me trup me qeverisjen për të disatën herë si kryeministren dhe arratisjen në Maqedoni. Dëmi ishte shumë i madh. Edhe unë kam qenë anëtar i qeverisë, por kam qëndruar në krye të detyrës. Me krijimin e qeverisë së re të krijuar nga Majko një varg sulmesh i drejtuan kundër meje.
Sot, panorama duket ndryshe. Debati i brendshëm është zbehur ndjeshëm, ndërsa zërat kritikë dëgjohen gjithnjë e më rrallë. Në diskutimet publike apo panelet televizive, PS përfaqësohet nga emra di Sara Mila, Brisejda Cakerri, ndërkohë që bëhen virale gafat e Zegjine Çaushit.
Kundërshtimi ndaj vijës zyrtare të partisë apo vendimeve të lidershipit thuajse nuk artikulohet publikisht.
Mbetet e hapur pyetja nëse kjo situatë lidhet me nivelin politik dhe intelektual të përfaqësimit të sotëm në PS, me dobësimin e demokracisë së brendshme apo me përqendrimin gjithnjë e më të madh të vendimmarrjes te lideri. Kur vendimet vijnë kryesisht nga lart, hapësira për mendim ndryshe dhe debat real rrezikon të ngushtohet.
Por heshtja mund të ketë edhe një shpjegim tjetër: interesat personale, postet dhe përfitimet që lidhen me qëndrimin pranë pushtetit. Në një realitet të tillë, debati politik rrezikon t’i lërë vendin konformizmit dhe bindjes ndaj vijës së përcaktuar nga drejtimi i partisë.
Mbetet një pyetje thelbësore: PS-ja ka sot më pak intelektualë, më pak njerëz që mendojnë ndryshe, apo ka më shumë njerëz që mbrojnë interesat e tyre dhe nuk guxojnë ta thonë publikisht atë që mendojnë?