Në ditën e 81-të të protestës para Kryeministrisë, një prej protestuesve kundërshtoi hapur krijimin e një shteti bektashi brenda territorit të Shqipërisë, duke theksuar se kjo çështje nuk ka lidhje me përkatësinë fetare, por me parimin e bashkimit dhe të shtetit të përbashkët shqiptar.
Duke sjellë shembuj nga komunitete bektashiane në zona të ndryshme të vendit, ai argumentoi se besimtarët bektashinj nuk kanë kërkuar një shtet të veçantë për të ushtruar fenë e tyre. Fjalën e tij e lidhi me protestën 81-ditore kundër qeverisë, duke theksuar se qytetarët e besimeve të ndryshme janë bashkuar në shesh me të njëjtin qëllim: kundërshtimin e sistemit qeverisës dhe kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës.
Protestuesi: Unë jam kundër të formimit të shtetit bektashi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Tani, kush më njeh mua, do të thotë, ti Fation je mysliman, nuk je pjesë e atij tarikati, edhe fare mirë mund të jesh kundër, nuk ka asnjë lloj problemi. Po kundër janë edhe gjyshërit e mi bektashi. Kundër janë edhe ata njerëz nga fisi im që janë bektashi. Ne në fshatin tonë në Vlorë kemi teqe edhe kemi pasur. Edhe në fshatrat përreth ka pasur dhe ka teqe. Pra ka popullatë bektashie. Kurrë nuk ju ka lindur atyre ideja po nevoja që të kenë një shtet të tyrit, se nuk ndihen të përfaqësuar apo ndihen të kërcënuar apo se nuk e praktikojnë dot lirshëm fenë e tyre. Po jo vetëm Vlorë. Unë njoh bektashinj nga Skrapari, njoh bektashinj në Berat, njoh bektashinj në Korçë, në Tropojë, në Kukës, në Pukë, në Gjirokastër. Kurrë nuk e kam pasur këtë ide, që duhet të kenë një shtet të tyrit. Madje, ju duket shumë e dyshimtë kjo punë. Po jo vetëm bektashinjtë. Fiks 5 minuta para se të vija këtu në mikrofon, unë kam folur dhe rri, dhe flas, me profesor Arianin, që është bektashi, me Erolin, që është mysliman, me Erisin, që është katolik. Me Ilirin, që është ortodoks. Nuk kemi ne asnjë ndasi këtu. Jemi të gjithë këtu në shesh bashkë për të njëjtin qëllim. Për të rrëzuar këtë sistem të kalbur, për të zbatuar ato pika për të cilat janë vendosur. Asnjëra nga këto fe që përmenda unë këtu, nuk i shkon në mendje që duhet të bëri një gardh apo të bëri një kufi shtetëror që të praktikojë më mirë fenë e tij. Të gjithëve na duket absurde. Po qeveria? Qeveria si e justifikon? Personalisht Edi Rama ka thënë, bërja e një shteti bektashi do të ndihmojë traditën bektashie shqiptare, e cila është në zhdukje, dhe gjithashtu do të ndihmojë vizitorët edhe pelegrinët bektashi që vizitojnë Kryegjyshatën. Tani, me këtë lloj logjike i bie që sa herë që ne të kemi një traditë në zhdukje, të formojmë një shtet brenda vendit tonë. Nga ana tjetër nuk e kuptoj logjikën sesi u ndihmoka vizitori dhe pelegrini duke krijuar edhe një kufi ekstra. A i bie tani nëse tani zbret në Rinas dhe shkon te Kryegjyshata, tani do zbresi në Rinas, deri në Selitë është në territor shqiptar. Mbrapa Selitës duhet të paraqesi vizën, apo të kalojë, apo të kalojë kufirin tjetër për të hyrë për vizitor në Kryegjyshatë. Gjithashtu i këmbejnë, është, me monedhën euro. Nga euro ti bëjnë lekë, e nga lekë ti bëjnë beb, që të bëjnë pagesat atje. Pra është një absurditet total. Tani do ju shpjegoj problemin sepse do qeveria që ky shtet të ekzistojë.