
■Me 17 Janar 1468 në Lezhë, vdiq Heroi Kombtar i Popullit Shqiptar GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU.
■Don Kolec PRENNUSHI (1 Janar 1902 – 2 Korrik 1950) Në vitin 1949 – 1950 kundershtoi nenshkrimin e “Statutit të Kishës Katolike Shqiptare”, projektue nga komunistët, u burgos dhe mbas 11 muejsh, pak ditë jetoi i lirë e vdiq nga torturat me 2 Korrik. Një Martirë i Fesë dhe Atdheut…
■At Anton HARAPI O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946) U pushkatue!
■Don Luigj Prendushi (8 Janar 1896 – 24 Janar 1947) Pushkatohet pafaj!
■Në fillim të Janarit 1945, në Kuvendin e Fretenve të Shkodres shkon si vizitor komandanti i forcave partizane gjeneral Sheuqet Peçi, dhe merr nga Muzeu i At Gjeçovit tri pushkë të vjetra me ua dhurue Stalinit e Titos.
■Mbas pak ditësh shkon krimineli Mehmet Shehu, dhe kur takohet me Provinçialin e Kuvendit At Mati Prennushin O.F.M., ky i ankohet per plaçkitjet e armëve. Mehmeti i kerkon shkëputjen nga Vatikani, po At Matia e kundershton në mënyrë të preme shkëputjen nga Papa.
■“Besa e Zotit, asht besa e burrave, për Nder – Atdhe – Besë e Fe”.
Ky ishte motive i Maleve të Veriut në mbrojtjen e Atdheut. Me këte parim u ngrit kunder pushtimit komunist edhe Kelmendi i Prek Calit. Malsorët e atyne Alpeve janë të parët në Europë që u ngritën kunder komunizmit.
■Vetem në Kelmend komunistët vrane 118 Burra, ua dogjen kullat dhe i plaçkitën gjanë e gjallë. Ata që nuk i vranë i burgosën dhe interrnuen…
■Janar 1945 Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodhen në Veri:
–“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë!..”
■16 Janar 1945 arrestohen Klerikët e parë At Gegë Luma, At Dioniz Maka
■Janar 1945 plasi Kryengritja e Parë antikomuniste në Bajzë dhe Shkrel, e kryesueme nga Llesh Marashi nga Zagora dhe Pjeter Gjoka, bajraktar i zonës së Shkrelit. Per këte Kryengritje u pushkatuen: Në Dedaj: Mirash Gjon Sokoli, Pjeter Kolë Sokoli, Gjok Kola ushtar, Nikoll Prel Gjeka. Zagorë: Dan Coli, Luket Marashi, Pashko Leka, Fran Marashi, Prek Leka, Rexhë Mehmeti vdiq në burg. Martin Frani Popaj u vra, Nikoll Kola, Kolë Tomë Deda, Preç Pjeter Vulaj. Bzhetë: Mark Tomë Makaj, Gjon Lekë Xhaj. Llesh Marashi varet në Shkoder me 18 Korrik 1946.
■Në Kelmend fillojnë vrasjet: Gjek Selca e Gjergj Lula dhe u digjen kullat.
Tradhtohet edhe Prekë Cali në shpellë, ndersa Kelmendi pushtohet nga forcat ushtarake jugosllave shoqnue nga krimineli Mehmet Shehu.
■Nder disa qendra të ndjekjes në Veri torturohen grupe të dyshimta dhe çdo ditë të premte heret në mengjes me urdhen të komandantit terrorist Enver Hoxha, pushkatohen pa gjyq nga 20 vetë vetem me friksue Malet.
■15 Janar 1945 në Malësi të Veriut, Shkoder, Pukë, fillojnë interrnimet.
■Me 24 Janar 1945 kapet tradhtisht Don Lazer Shantoja. Fillon hetimet.
■11 Janar 1946 z. Henry Kissinger në librin e Tij “Diplomacia” fq. 443 shkruen: “Dy vitet e para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste”. Kjo asht ajo e ashtuquejtuna nga vetë komunistët “Republika Popullore e Shqipërisë”, e shpallun me 11 Janar 1946 nga Asamblea Kushtetuese, deri në vitin 1976 me Kushtetuten e re.
■Janar 1946 arrestohet At Gjon Shllaku, dhe dënohet me vdekje bashkë me t’ akuzuemit e Organizatës “Bashkimin Shqiptar”.
■20 Janar 1946 Nxiren jashtë nga qeveria shqiptare të gjitha Misionet e hueja, dhe mbyllen shkollat e semiraret e tyne të hapuna që në 1860…
■23 Janar 1946 arrestohet Prof. Gjergj Kokoshi, shkodranë, ishminister. Kështu fillon edhe zhdukja e inteligjencës sonë, me qeveritarët e vjeter.
■31 Janar 1946 fillon gjyqi kunder Organizatës “Bashkimi Shqiptar” ku, akuzohen 39 të pandehun nga Shkodra me rrethina. Drejtuesit e saj i caktoi Sigurimi i shtetit nga Klerit Katolik e i pushkatoi të pafajshem.
■1947 Në muejn Janar asht i formuem në Shkoder Seksioni Katolik pranë Degës së Punve të Mbrendshme. Kryetar i Degës asht Zoji Themeli.
■2 Janar 1948 Hapet gjyqi në Shkoder nga Kryetari kap II Pertef Alizoti, antarë n/toger Anastas Koroveshi dhe n/toger Xhemal Bejtja, prokuror toger Zurdi Shehu, kunder: At Mark Harapi S.J., At Frano Kiri, At Filip Mazrreku, Don Pjeter Gruda, At Çiril Cani, At Agostin Ashiku.
■8 Janar 1948 Jepet vendimi i gjyqit që zhvillohet i mbyllun i Prelatve të Klerit Katolik Shqiptar në mensen e Kuvendit Fretenve në Gjuhadol. Ky vendim me vdekje u dha nga Kryetari kap. Misto Bllaci, antarë toger Basri Beqiri, n/toger Anastas Koroveshi, prokuror ushtarak kap. I Namik Qemali dhe sekretar Tish Tukja: Imzot Frano Gjini Rregjent Apostolik i Vatikanit në Shqipni prej vitit 1945; At Mati Prennushi Provinçial i Françeskanve në Shqipni; Don Nikoll Deda, At Çiprian Nikaj dhe Don Tomë Lacaj. Vendimi u zbatue me 11 Mars 1948.
■Prishen mardhanjet me Jugosllavi dhe Shqipnia kalon nen kontrollin e Bashkimit Sovjetik. Enver Hoxha shkon në takim me diktatorin Stalin.
■1950 Bahet mbledhja e parë per me aprovue “Projekt – Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, hartue nga shteti komunist simbas modelit sovjetik me qellim që Kishat Katolike të Lindjes të shkëputen nga Vatikani. Per këte u ngarkue Imz. Bernardin Shllaku, per problemet teologjike ishte i ngarkuem Don Kolec Prennushi dhe, si jurist në mbledhje ishte i vetmi civil dr. Avokat Emid Tedeschini. Kryetar i Degës së Mbrendshme erdhi në Shkoder krimineli kapiten Hilmi Seiti.
■10 Janar 1959 arrestohet Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj. Këta nuk kanë firmue “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” në vitin 1951.
■8 Janar 1980 vdes në Tiranë Imz. Ernesto Çoba, sigurisht “pa pritmas”!
***
■1969 Hidhet në erë Kisha e Vaut të Dejës e shek. XIII, ku asht kunorzue Heroi i Kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, nga kandidati i komitetit qendror të PPSh, anadollaku Fadil Ymeri, me urdhën të Ramiz Alisë, numri 1 i “Revolucionit Kultural 1967” në Shkoder, per të cilin terroristi Enver Hoxha tha i “habitun”: “E paskan rrenuar njerzit tanë!”.
■Vazhdojnë ngjarjet simbas muejve…
Melbourne Janar 2018.
Komentet