1. ANDRRA: HAJR ISHALLA …
(Asht nata e dytë e Kryeministrit tonë në Tiranë. I vendosun në ish-vilën e Balit Mehmet, ai e kishte pa nji andërr të keqe.
Diqysh… siç i dëftonte andrra…liderët e tjerë të trojeve shqiptare në Ballkan, po grindeshin ashpër ndërmjet veti nē PRISHTINË, Tetovë e Ulqin … Kryeministri ishte i shqetësuem shumë për konflikte të mundshme për çifliqe midis këtyne trimave, duke e rreziku – ah! – shtetndërtimin e Kosovēs dhe miqësinë ndërkombëtaro-perëndimore…
Hajr ishalla!…)
***
N’Tiranë ka ra nata, nji natë mesdhetare
Kryeministrin tonë, gjumi na e kish’ nxanë
N’Vilë t’Balit Mehmet, nji andërr e keqe
Tmerrshëm iu shfaq në kët’ natë pa hanë.
Diqysh …
… Ramush Dukagjini, Princ i Gllogjanit
Seç kish dalë në Shesh, n’Qendër të Prishtinës
Kish marrë Kalin allgj, me i dalë Zot Vatanit
Porsi Oso Kuka – n’Kullën e Vraninës!
Diqysh …
… Me ‘i vrap kali udhë, kish’ ra n’Mitrovicë –
Mu tek Urë e Ibrit, aty pranë Pazarit
I kish’ thy’ tabelat, t’shkrueme çirilicë
Që i kish vu’ n’pik’ dite, “Garda e Car Llazarit”.
Diqysh…
… Princi i Kërçovës, Ali Pashë Ahmeti
Kish marrë Kalin tjetër, n’Qendër të Tetovës:
– Pritëm Menduh Aga, Thaç’ i Kaçanikut –
T’i qërojme hesapet mu në Mal t’Kondovës!
Diqysh…
… Mehmet Agë Ulqini, Fer’hat Bej Dinosha
Kishin kaptu’ Shtojin, hypun mbi Atllarë
I kishin prishë “simitet” për “nji kokërr fiku” –
Shalë e Kalit gjok, s’mbahet pa zarar!
————
2. NA JANE ÇU’ VEÇILËT NË KAMBË…!
(Kryeministrit tonë, mbas andrrës së keqe, i ishte shfaqë Zana e Tomorrit. Ajo i rrëfente për gjithçka që po ndodhte në Republikën e Tij të Re, të cilën, për herë të parë, që nga New Born, e kishte lânë – oh! fikall vetëm, pa Zot, midis Ballkanit)
***
– Heu! – tha Kryeministi, ç’asht gjithë kjo hata!
Ra në krahun tjetër… gjumi mirë pa e nxanë
– Andërr apo zhgandërr, ç’po m’ndodh n’Kasaba?!
Nga Tomorri Plak – seç iu shfaq nji Zanë…
– Veç mbrenda dy ditësh, sa s’je n’Vilajet
Kanë ndodhë ndryshime, o Heroi ynë!
– Dy ditë s’janë oj Zanë, po janë njiqind vjet!
Kur e len pa Zot – nji natë Qeverinë!
– Nuk asht hall i madh pse i kanë marrë Atllarët!
Luftojmë njani-tjetrin – s’bahet kiameti!
E kam hallin tjetër: çka thonë ndërkombëtarët?!
Na prishet miqësia – m’rrezikohet shteti!
At’herë Zana e Malit mori thellë frymë
Dhe ia nisi rr’fimit çka ka t’re n’Prishtinë:
– Motra Ly-Dy-Ky, po t’luen ngapak n’bisht:
(Gjysma e Kryesisë – “pin duhan tinëzisht“)
T’mos ish’ ‘Zyra e Madhe‘, që “pret e qep vet‘”
Koalicioni ymër – t’kish’ pasë veç dy net!
President-Kryetari, ka hy prapë në “Friz“!
Kamb’t mbi Karar-Namé e ruen Grigjën n’Mriz!
Dhe, këndon ilahi – der’ n’vakt t’Taravisë –
Me Eq Kara-Bashin, Çaush’n e Partisë!
N’mbledhje t’Qeverisë deri rreth sabahi
Memli Hip’n’Hopi k’ndon kangë maje-krahi:
“Gjysma e kësaj bote – na e njeh Pavarësinë
E, asnji për be, wow-wow s’e përkrah Serbinë“!
N’emën t’sakrificës për Demokracinë –
“Zeka” i Parlamentit – e kanë lanë rakinë.
Pacoll Tovarishi asht nisë me sabah –
Për çashtje t’Atdheut n’Gornji Karabah!
Kardash Jagxhillari po lobon n’Mamushë
Merxha po e lëmon synetin nën gushë!
Hajredin Pasha nuk flet ma anglisht –
“North integrity“ po e thotë gabimisht!
Po, zhagitja e njohjes ka shkaktu’ shqetësime
Veçilët e miletit kanë ba do veprime:
Aga Lutë Gjilani – për inat t’Arabisë
Mu në vakt t’Iftarit po ia futë rakisë!
Kola i Klinës Begut – n’idhnim t’Vatikanit –
Po e agjinon – Mujin e Ramazanit.
Dac Dardan Plaku n’xhami – për Bajram
I ka hjekë dhambët – që i ka vu haram!
Dr Heqimi i Gashit ka ra në gazep –
Po i vjedhin ilaçe, kurrgja s’po i jet n’xhep.
Gjergj-Elez-Alia i “Mirëqenies Sociale”
Asht nisë për Ugandë, me hapë punë legale:
Me çu’ kosovarë me tredhë verës majmuna,
Njizet vjet pa punë – tash e di ç’asht puna!
Zhivkut t’Graçanicës iu ka prish’ traktori!
Ti, ru’ se t’shko’ mendja me ja çu’ nji tjetër –
Kupa i Drenicës s’Pashës
t’i merr tri Nëndegë –
Si me ia lanë baba – krijon Parti tjetër!
(Dhe, po u idhnu’ Kupa – prishen “muhabetet”!
Lyp me i ba bashkë – “tu” – Katër Vilajetet!)
Gjysma e Partisë Nanë – fort t’u ka idhnu’
N’nji Përvjetor t’Madh ashpër t’kanë qortu‘:
“Si ish-Komisar, po flet shumë për Paqe –
Po s‘e ndërrove kursin –
Partinë krejt na e çThaçe!”
________________
3. DREJT EVROPES ME ÇALLGIA
(Edhe në kētē kângë Zana vazhdon rrëfimin e vet për zhvillimet në Republikën e Re)
***
– A ke ndo’j lajm t’mirë, mori Motër Zanë?
Se nga k’to habere, men’t sa s’më kanë lanë!
– Po, o Vëlla i Motrës, Ti veç flej rahat –
Se për prralla t’mira shquhet ky Pallat.
– Flej, o Burrë i Dheut, flej Ti, flej rahat!
KEK-u po t’pordhon – dymijë megavat!
Justinë Pulë Hanmi, na k’naqi sivjet –
Na e ndalë dhe e l’shon rrymën –
simbas qefit t’vet‘!
Sa herë ndalen dritat – “selam” t’Zotit t’Shpisë:
– ‘I qind herë nanën KEK-ut, dyqind – Qeverisë!
Pensionet janë ngritë – 300 euro n’mu’j
Drini e Lumbardhi – berg e m’breg me ujë.
Nën dhetë përqind t’ka ra papunësia!
Ka pësu’ zbritje çmimi – vena e rakia
(Edhe pse s’e pin, t’uron gjith’ mileti
Sa t’jenë lirë hala – boza e salepi).
Lima i ka shtru’ xhadet me nji “asfalt t’ri”
Me rrethrrotullime – po ban mrekulli!
Po e pret nji kredi – t’Fondit Monetar –
Për Udhën e Kombit: Morinë – Bajë – Llukar!
Veç për njiqind ditë t’ka lulëzu’ bujqësia –
Kësi lloj bereqeti s’e mban mend kush n’fis!
Shumë bujq po thonë ka ndodh’ mrekullia:
– E kemi mbjellë elb – ka bi ”cannabis“!
Duhan pihet pak, të gjithë e kanë lanë
Se asnji maunë – nuk hyn ma n’Doganë.
Nuk hyjnë ma as bote me naftë e benzinë
I bijnë pak ma “rrotull” – deri në Prishtinë.
N’Portat Doganore n’Veri – n’Mitrovicë
“Kalojnë” tetë cisterna – për nji “shlivovicë“!
Eksporti t’asht ngritë, gati asht ba dyfish
Buka asht liru’, kush s’ka bukë – han mish!
Ministri i Shaljanëve – për Ekonomi
Ka deklaru’ mbramë në “Darkën e Lamës“:
– S’ka rrezik për ne – ju veç hani fli!
Kriza Globale – le t’shkon n’rrotē t’samës!
Nga teprica e Fondit që e ruen Qeveria
Do të blejmë tupana, defa e çallgia –
Instrumente t’vlefshme n’ Fushata Zgjedhore
Dymijë surrlaxhijë, tremijë defatore…
Do t’i tregojmë botës kulturën antike –
Ne bajmë zgjedhje të lira, oh, demokratike!
Me kangë – tallava, valle – hallakamë
Drejt Evropës Plakë – me pordhë e piskamë!
——-
(Nga poema “EPOPEJA E QEVERISË” Prishtinë, 2010)
—-
Qenka i mjerë ky autor fillimisht nuk ka shkruar në shqipen letrare , e dyta qysh krahasohet Ramushi me Oso Kukën bre?! Për ta njohur Ramushin mos shko fort larg /deri dje saka pas bukë me hangër e tash veç shikojeni çfarë pasurie ka krijuar në kurriz të shqiptarëve të varfër, mos të flasim për veprat kriminale gjatë luftës kundër forcave të FARK-ut që do t’i vlerësoi historia.
SKICËZ E FLUTURIMIT TË KOHËS
Kur lodhemi me rrëmujën tokësore sytë i drejtojmë qiellit. Dhe nëse prej dikah të vije pyetja: hë, mo çka ka t’re; njëra nga përgjigjjet është: një raketë mbi re. Dikur kjo raketë lë vetëm gjurmën vijëbardhë e ai shkëmb reje mund të shprishet a të shtegtojë diku, nëse kemi durim për ta zgjatur shikimin.E kur kthehemi relievit tokësor diku do të dëgjojmë fjalinë: Valla ç’po fluturon koha, shumë shpejt a?! Valët e jetës do të na hedhin diku për ndonjë urim e diku për ndonjë ngushëllim. Ecim e hedhim valle hapash në jetën me kaq pak jetë. Kërkojmë e ndonjëherë gjejmë copëza gëzimi e frymëzimi për t’iu kundërvënë turbullirave mërzitëse të një vendi tranzicional që prodhon mllefe e mllefe, duke formuar një mozaik të përçudshëm dhimbjeje. Pjesë e rrugëtimit tonë bëhet edhe ndonjë artikull, ndonjë libër, ndonjë shfaqje në teatër, ndonjë ngarendje në muze,endja në galeri arti, a galeri miniere, e ndonjë shkrepje. Vizitojmë tregje të hapura e të mbyllura. E vetë jeta është tregu ynë i tregimeve!
Marrim ftesa e bëhemi pjesëmarrës të takimit ne anëtarët e gjeneratës sonë, pas një dekade e gjysmë. Dhe zgjohen ndjenja të përbëra nga kujtimet e nostalgjitë. S’mungojnë dhe pyetjet se ku jemi, çfarë bëjmë e si gjindemi. Pyesim edhe për ata që mungojnë. E natyrshme që të kërkohen dhe ndjesa për ndonjë teprim a marrëzi. Dikur shpërdahemi si retë, si fluturat, si zogjtë nën të reshurat e shiut e të borës që si dhurata bien nga lart duke paralajmëruar fundin e këtij takimi. Për të ecur pastaj secili udhës së vet.
Dhe rrjedha e jetës vazhdon. Mund të ndodhemi dhe në ndonjë mbledhje prindërish ku problemet e shumta të shkollës si mungesa e hapësirës, papastërtia, pasiguria e kështu me radhë gati e shndrrojnë klasën në sallë kuvendi, fjalë po, zgjidhje jo. Edhe këtu një “jo” që sjell zhgënjim e hutim.
Pas kësaj pason një ecje, më pas përfundojmë brenda një kafeneje të stolisur me drita xixëlluese për nder të festave të fundvitit. Edhe këtu s’kemi ç’bëjmë, e shtyjmë ndejën aq sa mundemi, pareshtur duke
çarë dërrasa, pajada duke qarë halle…