Sikur ta përdhoste kryebashkiaku i cilësdo metropole evropiane heroin kombëtar për hatër të shteteve që e luftuan dikur, të nesërmen votuesit do t’ia kërkonin dorëheqjen, do ta çmendnin mediet me kritika e fyerje, dhe shteti do ta ndiqte penalisht mu si ndiqet vrasësi.
Sikur ta përdhoste heroin kombëtar kryebashkiaku i Beogradit a Zagrebit për hatër të turqve a arabëve, serbët a kroatët kryebashkiakun do ta nxirrnin zvarrë nga zyra, do ta pështynin dhe nëse s’do të ndërhynte policia do të mbaronte si një qen rrugësh.
Në Turqi po ta përdhoste kryebashkiaku i Ankarasë a Stambollit Ataturkun, për hatër të grekëve, sepse duan të bëjnë meshë mu në sheshin e tij, të nesërmen kryebashkiakun do ta arrestonin dhe do ta dënonin me burgim të gjatë për tradhti kombëtare.
Po sikur kryebashkiaku i ndonjë qyteti të Arabisë Saudite apo Iranit ta përdhoste figurën e Muhameti për hatër të shqiptarëve, bie fjala, çfarë do të ndodhte? Kryebashkiakut arab a iranian do t’ia hiqnin kokën, do t’ua hiqnin kokat edhe atyre që ia kanë kërkuar përdhosjen.
Çfarë i ndodhi kryebashkiakut të Tiranës kur e përdhosi Gjergj Kastriotin, sepse këtë ia kërkuan turqit e arabët. Asgjë. Nëpër trotuare disa mund ta quajnë maskara se u shit ke Erdogani, të tjerët e lavdërojnë sepse, sipas tyre ua hodhi paq turqve e arabëve, i futi lekët e beduinëve në xhep dhe prapë nuk ia hoqi copë Skënderbeu. Beduinët nuk falen çdo ditë në shesh, vetëm bajram e n’bajram. Vetëm atëherë do t’ia kërkojnë bashkiakut të Tiranës ta përdhos heroin kombëtar.
Zoti Mehmetaj, fatkeqesisht ne akoma nuk jemi serioz per ti nxierr zvarrè nga zyra keta te shitur .Kemi shume kopila e hajduda ne politik, saqe turqit ,arabet nuk kan nevoj te mendohen shume, jane keta “tonet” qe venè ne shitje gjithè-çka.