Valltarja e njohur Linda Kalemi shkruan për Mediha Lubonjën, kolegen e saj për 20 vite në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, të cilën e takoi gjatë vizitës të saj në Tiranë. Ky takim kaq i dashur për të, sepse Mediha Lubonja jeton sot në SHBA, ndërsa Linda në Stamboll, e bëri ta kujtojë me mall mrekullinë dhe magjinë e Medit si valltare dhe si njeri. Linda Kalemi mendon me shumë të drejtë se figura të tilla me kaq vlera meritojnë të nderohen nga shteti shqiptar.
Më poshtë po ju sjellim çfarë shkruan Linda Kalemi. Voal.ch i uron zonjës Mediha Lubonja jetë të gjatë dhe gjithmonë të vrullshme ashtu sikur mbahet mend nga publiku shqiptar duke kërcyer Vallen e Tropojës dhe duke ndezur zjarr skenat e botës bashkë me valltaret më të mira:
“Sapo mberrita ne Stamboll..
pas 1200km ne timon trupi i dorezohet shtratit ..
ndersa mendja ende pertyp copezat nga Shqiperia..
shijon gjate ato me te mirat ..
qershia mbi torte e gjithe kohes qe qendrova atje
ishte takimi pas shume vitesh me Medin, kolegen, miken me te ngushte ose “Abla” (motra) siç thone turqit ..
kur behet fjale per té une nuk flas, nuk mendoj por vetem ndjej, 20 vite me prane se kushdo, aty dhe ato qe askush veç meje nuk i di ..
ne shtepine e saj, ne aneks, ne dhomat e gjumit dhe te hoteleve ku e gdhinim,
mendimet e peshperitjet e saj, pas kuintave, pas koncerteve mesnatave gjate rruges per shtepi te cilat i kishim shume prane ..
kaq prane kaq gjate sa me Medin nuk kam jetuar as me familjaret e mij..
Keshtu shtrire , kthehem dekada pas..trupin e raskapitur ma pushtojne mornicat,
veshet rioshetijne nga ritmi i valles të Tropojes, me e forta,
ne te gjitha shtyjme hapat e fundit,
shfryjme frymen e fundit
vetem Medi jo.. por
“forca vajza forca” na shtynte ajo.. pas 15 vallesh mes brohoritjeve duhej mbledhur forca e fundit,
finalja e koncertit me “feste e madhe” ..
ne pas kuintave mblidhnim fuqite e fundit ..
solistja kendonte rreshtat e fundit “o kce moj çike…”
dhe perseri thirrjet e Medit mbysnin çdo gje
“hopa vajza , jepi “…
Shume valle qe ajo kryesoi u quajten perla te repertorit prej saj,
u quajten ne bote “furtuna shqiptare” prej saj ..
Ne çdo valle kerceja fare prane saj ne nje skene mbushur me soliste e profesioniste ..
por askush nuk shtynte grupin, nuk e motivonte, nuk rrenqethte kaq sa kjo çike ..
Me thoni kush tjeter ? ..
Mbi te gjitha , cila nga ne koleget ishte kaq paqesore, kaq e duruar sa Medi ??
.. cila nga ne ndihmoi e mbajti prane dhe kaq gjate koleget e reja si ajo ??
..dhunti pafund.. 20 vite, dhe jo 20 dite apo 20 muaj,
si nuk e degjova te revoltohej, te kundershtonte, te llastohej, te thumbonte, te perçmonte dike..
siç ndodhte me artistet ..
jo jo kjo çike ka nje goje qe njeh vetem “po, pa tjeter” ..
nje grua, nene, bashkeshorte model .. me fat qe e pata kaq prane..Mediha Lubonjën
Jam shume larg ne distance dhe ne ngjarjet qe ndodhin ne Shqiperi..
Nuk di dhe nuk intetesohem per titujt qe u jepen artisteve e figurave shqiptare,
i respektoj ato,..
por mendoj se titull eshte jo shkresa me vule qe fle ne kuti kadife neper sirtare..
por perjetesia qe skalitet ne mendjet ,
ashtu si edhe kenget apo vargjet qe mermeriten ne goje..
Medi ashtu si shume te tjere eshte titull mbi titull…”
Komentet