Më ka bërë përshtypje qëndrimi i kryetarit te keshillit drejtues te RTSH z Kristaq Traja. Nuk më hapte telefonin dhe nuk ju përgjigjej sms- ve…
Intervistoi: Elida Buçpapaj
Pyetje: Në muajin shkurt shtypi shqiptar botoi lajmin që bëri bujë se drejtori i RTSH Thoma Ģëllçi kishte pushuar nga puna tre kompozitorë të shquar të muzikës shqiptare: ju, Shpëtim Saraçin dhe Alfred Kaçinarin? Si ndodhi?
Edmond Zhulali: Siç jane ne dijeni shume shqiptare anembane botes, largimi yne nga puna ndodhi ne shkurt te ketij viti. Nuk dinim asgje rreth reformes qe flitej ne RTSH e cila pergatitej ne fshehtesi te plote. Ne, per hir te vertetes, as qe e mendonim ndonjehere shkrirjen e zyres tone, pasi ajo ka qene zyra me produktive ne RTSH gjate gjithe ekzistences se saj ku kane punuar artistet me ne ze te muzikes shqiptare.
Kjo zyre drejtonte aktivitetet me dinjitoze te RTSH si Festivali i dhjetorit, Festivali i kenges popullore, Hit Fest (ish festivali i Pranveres), Junior Fest (Festivali i femijeve per ne Eurovision) pergatitjet per kengen ne Eurovision etj.
Pra jane keto aktivitete qe jane edhe imazhi i RTSH-se por qe kane edhe rendesi kombetare per zhvillimin e muzikes etj…
Nisur nga vlerat dhe cilesia e aktiviteteve qe realizonim gjithmone kemi qene ne axhenden e te gjithe drejtuesve te kaluar te RTSH te cilet na kane trajtuar si kolege e si bashkepunetore dhe me shume respekt.
Papritur u njohem me reformen e z Gellçi e cila filloi me shkrirjen e kesaj zyre. Ne takimin qe patem me drejtorin e pergjithshem na komunikoi qe zyra juaj eshte shkrire dhe ju brenda tre muajve duhet te largoheni nga RTSH nese nuk gjeni ndonje vend bosh kur te shpallte vendet e punes. Pyetjes sonë ‘a i duhemi ne RTSH-së ?’, si i zene ngushte, ia dha kete pergjigje e cila nuk me harrohet lehte. Po e citoj te plote…”Ju jeni si Ismail Kadareja, ju jeni krenaria jone kombetare dhe jeni te mbikualifikuar, por nuk kam vende pune per ju.”
Menjehere m’u kujtua fjala e Kryeministrit z Rama qe deklaronte se vende pune ka por nuk ka profesioniste… nuk dija ke te besoja…
Te nesermen lajmi u be publik dhe pati jehone te madhe ne te gjitha mediat. Reagoi edhe Zonja Topalli dhe Zoti Berisha ne Parlamentin Shqiptar… Po ate dite, te enjten ne darke, zoti Gellçi, pa na pyetur dhe me shume nxitim, na beri disa emerime te reja, pa na marrë mendimin ne, vende pune rreth 3-4 kategori me poshte si te ishim fillestare me pozicione te cilat ne stadin profesional shoqeror publik ishin fyese per ne.
Megjithate i kerkuam kontraten, te cilen shefja e Burimeve Njerezore te RTSH nuk na e jepte ta lexonim por duhej ta firmosnim me pare…
Ne keto kushte te nje trajtimi arrogant, kur mua me kishin hequr padrejtesisht edhe nga organizimi i Festivalit te 55 per te cilen edhe paguhesha, vendosa qe mos ta pranoj “lemoshen e imponuar” nga z Gellçi. Te njejtin mendim paten edhe dy koleget e mi Shpëtim Saraçi dhe Alfred Kaçinari. Ndërsa z.Gëllçi bëri alibi ne shtypin shqiptar duke thene qe nuk i kam pushuar por e verteta eshte krejtesisht ndryshe.
Pyetje: E keni hedhur ne gjyq RTSh-në?
Edmond Zhulali: Po çeshtjen e kemi hedhur ne gjyq, ku eshte zhvilluar ne shkallen e pare te cilen e kemi fituar. Ne fakt ishte hera e pare qe kam patur nje çeshtje gjyqesore dhe u ndjeva keq edhe nga respekti qe na benin punonjesit e thjeshte te gjykates… Une e kam kuptuar me kohe qe gjyqin e kemi te fituar nga qendrimet e te gjithe njerezve te majte e te djathe e kushdo.
Por më ka bere pershtypje qendrimi i kryetarit te keshillit drejtues te RTSH z Kristaq Traja. Pas pushimit patem nje takim zyrtar ku shprehu vleresimin e larte per ne dhe mua më tha që të bëja një kerkese e të shkoja të flisja në Keshillin Drejtues. Ashtu bera, ia dorezova kerkesen e mora ne telefon siç me tha per të marre pjese ne mbledhje por eshte shume qesharake… se ai nuk hapte telefonin dhe nuk iu pergjigj sms- ve…
Kuptova qe kishte frike se pas nje bisede aq te hapur nuk kishte logjike tjeter… Gjithashtu edhe keshilltaret e zgjedhur nga opozita u bene pale me z Gellçi, nderkohe qe zoti Basha beri nje reagim teper te ashper per qendrimin ndaj artisteve.
Pyetje: Nga SHBA Shpëtim Saraçi ndihet shumë i zhgënjyer nga pushimi nga puna dhe ka mundësi që të vendoset atje. Lajmi i Saraçit vjen njejtas me largimin e Agim Hushit. A kane te drejte artistet qe te ndihen te zhgenjyer?
Edmond Zhulali: Me vjen keq qe kolegu dhe miku im Shpetim Saraçi u detyra qe te largohej për në SHBA edhe si rezultat i pushimit nga puna.
Më vjen keq edhe per zotin Hushi qe eksperiencen dhe talentin e tij donte ta ushtronte ne Shqiperi. Nje artist eshte investim shumevjeçar dhe duhet mbrojtur e respektuar nga i gjithe shteti shqiptar. Nuk e kuptoj kete arrogance te RTSH-së dhe drejtuesve te saj, sepse kemi merituar te respektohemi per vlerat qe i kemi dhene e jo te largohemi kur ky institucion ka rreth 1000 punonjës, ku ka shume njerez që paguhen kot edhe pa ardhur fare ne pune, te cilët i dime si ne e si z Gellçi… Ai beri dhe nje alibi tjeter duke thenë qe nuk me duhen kompozitore nderkohe qe ne kemi bere pune organizative dhe nuk jemi paguar per te kompozuar. Te vetmen kenge me porosi per RTSH-në qe kam krijuar eshte kenga “Me merr mbi vale” me rastin e 50 vjetorit te RTSH-së, e cila u quajt nje himn per RTSH-në.
Pyetje: Po sot tek gazeta Panorama Thoma Gëllçi pretendon se nuk ju ka pushuar. Ju çfare do t’i thoshit?
Edmond Zhulali: Nuk e kam lexuar çfare thote Gellçi tek Panorama, por dua t’i them edhe nje here publikisht se asnjehere puna jone ne RTSH nuk ka qene e politizuar, nese mbiemri im Zhulali kur ka qene kryedaktor i Zerit te Popullit i kujton luften politike e ka gabim sepse eshte drejtor i nje institucion publik.
Unë jam krenar qe puna ime profesionale i ka sherbyer Shqiperise e Kosoves duke marrë te gjithe vleresimet e mundshme si “Mjeshter i Madh” ,”Naim Frasheri i Arte”,si dhe nga Presidenti i Kosoves zoti Thaçi, nga UCK e Kosoves çmime nga me te ndryshme, po ashtu kam perfaqesuar Shqiperine me sukses ne Euruvision etj… Keto per mua dhe respekti njerezor jane me shume se nje vend pune te cilin sot e ka ne dore z Gellçi… Në raste të tilla duhet të thuash: Fali Zot se aq dine…
Pyetje: Kjo klimë armiqesore ndaj emrave me te njohur te muzikes çfare ndjesie ju krijon?
Edmond Zhulali: Eshte e vertete qe nuk ka nje klime te duhur per artistet. Une nuk jam nga ata artiste qe pres qe Shqiperia te investoje pa fund, kur nuk ka gjerat me elementare te jeteses me te thjeshte. Une e dua shume vendin tim dhe nuk do pushoj kurre se punuari per te me çdo lloj çmimi… Nuk jam i pasur si shumica e artisteve e po bej sakrifica te jashtezakonshme per shkollimin e femijeve te mi. PasurIa ime eshte muzika ime te cilen ia kam dhuruar vendit tim te cilen vete ai ma ka falur… por kemi nevoje per nje fjale te mire per dashurine e te gjitheve.
Pyetje: A e justifikoni zhgenjimin dhe largimin e kolegeve?
Edmond Zhulali: Natyrisht zhgenjimet e artisteve duhen vleresuar dhe duhen pare me sy dashamires pavaresisht ndonje lapsusi emocional. Artistet jane gjithmone ne opozite dhe duhen respektuar dhe trajtuar si pjesa e perbashket e shoqerise si vlere e jashtezakonshme e ekzistences shpirterore te kombit.
Pyetje: A e shkoni neper mend edhe ju largimin?
Edmond Zhulali: Une e kam bere zgjedhjen time me kohe… por kjo nuk me shtyn qe te mos respektoj me qindra artiste qe shkelqejne ne gjithe boten e qe na nderojne e na bejne krenarë. Fatmirësisht teknologjia i ka shkurtuar distancat me shqiptaret anembane botes duke na mbajtur me prane me njeri tjetrin e duke na bere qe te ndihemi se jemi – Artiste Shqiptare.
Kot po pyes, tu shkurtua vendi i punes apo te zevendesok ndonje me profesionist ?