PARA MEJE E THA NDOC GJETJA…
Si dorë e ngrohtë e një nëne
Kujdesin tënd ndjeva,
Kur rrezet në ujë lëshon hëna
Nën vështrimin tënd u përtheva.
Dhe pashë veten të pasqyruar
Në vështrimin tënd dinak,
Aq ngrohtësi për të treguar
Ku e gjeta pa shkak?
Se pas sa vitesh ky kujdes
Erdh dhe u ngurtësua në mors,
Kur vije flakë në mëngjes
Me fjalën sos…
Dhe kur më ruaje pa e ditur
Si bridhte vështrimi jot,
Dhe për t`u rritur nuk u rrita
U zvogëlova sa një top…
Po para meje e tha Ndoc Gjetja:
Në zemrën tënde s`hyra dot…
E NDIEJ, SI E HUAJA…
Shkrihet dielli në ujëra
Për t`i marrë pak freski,
Dhe e ndjej si e huaja
Fillon avitet me marri…
Të shkrijë tek unë ashpërsinë
Butësinë ndoshta,
E ndjej si padashur rrinë
E njohura dhe e panjohura…
Që shkrihen,mpihen ,shkrihen
Në kontraste dhe baste,
Shkrihet një qiell mbi maja pishash
Ledhatare dhe bujare,
Shkrihet kjo kohë me kohën tjetër
Duke ia bartur prapësitë,
Nga dhimbja kjo botë po mban mjekër
Se nuk i gjen kufijtë…
PËR TË PARË LARGËSITË E HUMBURA
Për të parëlargësitë e humbura
Diellin vë shpesh si monokël
Dhe më dalinskutat e strukura
Në grykë më mblidhet një gjongël…
Ka aq shumë pendesa në to,
Sa ato u bënë pirgje,
Shigjeta pasioni mbi to shkojnë
Dhe ngulen në mishin e tyre të dridhur.
Monoklin e diellit heq sakaq,
E lë atë në udhë të tij,
Skutat e pendesave tkurren në fraq
Aty ku hidhësia u jep ëmbëlsi…
NË NJË VARG FIDANISHTESH TEK I THAN…
Orët e takimit lagen në shi
Mosrealizimi.
Prandaj ora merr aq boshësi
Sa e plotëson shkrimi.
I një novele a romani
Duke mbledhur fushës së saj,
Copra të shqyera të makthe e nojma
Që fantasia i peron dhe i mban
Në një varg fidanishtesh tek i than..
UJËVARË FORMASH
Ujëvarëformash
Delire të ngrira,
Shpërthejnë femrat në mëngjes,
Për të shkuar drejt mëkatit të tyre
Fantazia sa vuan…
Dhe hapi që u troket si një mosarsye
Mbi pllakat qorre të tortuarëve
Një mendim për to pa formë
Na e zbruan…
SIRENAT
Në hapësirën e pamatë të dashurisë
Shpesh zënë e këndojnë ca sirena të largta,
Trille mëkatare,harbime kokëshkreta
Në një viskozitet yjesh ngjethet e plogështohet jeta…
Vibrim i shenjtë i larguar
Thithur nga koha ,shfaqur sërish,
Nga ndëshkimi i saj,
Dhe dashuria e mbetet aq e trishtë
Edhe pse për sirenat nuk ka faj…
MALL QË S`KA TË MBARUAR
Mall o mall që s`ke të mbaruar,
Mbaron ,dhe kur mbaron ngrin
Si një stalagmite e kreshpëruar,
Që tërheq me forcë çatinë…
Për ta rrëzuar…
RROBAT QË NA JEPNIN PRINDËRIT
Rrobet e vjetra që na jepnin prindërit
Më të bukura ishin se ato që veshin manekinët,
Ato ishin plot aroma,kujdes dhe lojë
Kur xhaketa e vëllait tjetrit duhet t`i kalojë,
Kur shoh rrobat e reja që i veshin manekinët
Më kujtohen rrobat e vjetra që na jepnin prindërit,
Sot i kujtoj,të qepura me kujdes
Pa cmirë ,pa zili,
Dhe një ftohtësi fantazinë ma ndez
Kur shoh rrobat e tjetrit që s`i prek njeri…
U bëmë më të ngopur,po më pak njerëz,
Të varfër qemë dikur po sa lumturi…
KOHA
Mungesa jote është zjarrmi e kohës
Që me mungesë na kërcënon,
Iu afrova të plotësohem
Po ajo me dredhi huqin e vet plotëson…
Në këtë përballje dështake
Ajo do fitojë,
Po pa luftën time mbetet e mangët
Si bisht pas kohrave të tjera do shkojë…
POROSI
Trupin si kulpër
Vështrimin thupër,
Që më rreh ndjesitë…
Dhe sa të adhuroj…
Veç mos u bëj kulpër
T`i ngjitesh dikujt
Krenarinë duke vënë në lojë…
Komentet