Në kuadër të ciklit “Bisedë në Studio”, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGShPD) zhvilloi takimin e radhës me gazetarin dhe analistin Lutfi Dervishi, në një bashkëbisedim mbi gjendjen e medias shqiptare dhe sfidat e saj në kohën e informacionit të shpejtë dhe të polarizuar.
.
Duke u nisur nga reflektimi i tij “Dikur i gjithë populli ushtar, sot i gjithë populli gazetar” Dervishi dhe anëtarët e Unionit, diskutuan transformimin e rolit të informacionit në shoqëri, si dhe kufijtë gjithnjë e më të paqartë të gazetarisë profesionale.
.
Debati u përqendrua në disa shtylla kryesore të realitetit mediatik shqiptar:
.
Gazetaria hetimore, e cila u vlerësua ende në një fazë të brishtë zhvillimi, shpesh e varur nga rrjedhje informacioni politike apo institucionale dhe më e fokusuar te rastet e vogla sesa te aferat e mëdha. U ngrit pyetja nëse kjo gjendje ka evoluar apo vazhdon të mbetet peng i të njëjtave kufizime strukturore.
.
Solidariteti brenda komunitetit mediatik, u cilësua i dobët, veçanërisht në rastet kur gazetarët përballen me presion, kërcënime apo dhunë. U theksua se mbrojtja e lirisë së medias nuk mund të mbetet individuale, por kërkon reagim të koordinuar institucional dhe profesional. Në këtë kontekst u përmend edhe mungesa e reagimeve të forta pas sulmeve ndaj gazetarëve Aulon Kalaja dhe Felix Bilani më 17 prill.
.
Mediat e diasporës u trajtuan si një potencial i rëndësishëm i pashfrytëzuar, me nevojën për të kaluar nga roli tradicional kulturor dhe nostalgjik drejt një funksioni më analitik, kritik dhe monitorues ndaj zhvillimeve në Shqipëri. E mbi të gjitha rreziku i influencës së pushtetit në manipulimin e rolit të diasporës e mediave të disaporës.
.
Marrëdhënia mes medias dhe pushtetit, si dhe ndikimi i interesave politike dhe ekonomike, u diskutua si një nga sfidat më të mëdha të tranzicionit 35-vjeçar. U ngrit shqetësimi për rrezikun që media të humbasë pavarësinë editoriale dhe besueshmërinë publike, kur transparenca financiare dhe autonomia profesionale mbeten të brishta.
.
Në fokus ishte edhe statusi i gazetarit sot: kush konsiderohet gazetar në Shqipëri, sa i rregulluar është profesioni dhe sa afër janë standardet me praktikat europiane që e lidhin gazetarinë me dokumentimin real të profesionit, jo vetëm me identitetin deklarativ.
.
U diskutua gjithashtu edhe mbi mekanizmat ligjorë dhe institucionalë që duhet të garantojnë pavarësinë e medias, duke ngritur pyetjen thelbësore: kush e kontrollon realisht informacionin pushteti politik, oligarkia ekonomike apo një ndërthurje e të dyjave.
.
Një tjetër reflektim i Dervishit, “Facebook-u plot, sheshi bosh”, u soll si metaforë e një shoqërie ku reagimi virtual shpesh zëvendëson angazhimin qytetar real.
.
Biseda përmbylli diskutimin me mesazhin se media shqiptare ka domosdoshmëri për më shumë profesionalizëm, pavarësi dhe gazetari të mirë.



























Ngjela ka kaluar ne nje faze te rende psiqike. Ne cdo deklarate qe ben tregon se t’a quash delirant eshte pak. Mendon se eshte zedhenesi i qeverise amerikane, qe ka njohuri te plota mbi cdo gje konfidenciale qe ndodh ne Shqiperi. Eshte ky “spartak” fallso qe me 21 janar thoshte se 3 te vrare nuk jane asgje, jemi pregatitur edhe per 13 mije. E per cfare protestohej me 21 janar? Per bllokun e Ilir Metes. Ku ishte destabilizimi i”cadres”, sa xhama u thyen? Mjafton ajo qe thote se jane futur ne Shqiperi 400 oficere ruse dhe kuptohet niveli mendor i tij.
ky ka ikur nga pavioni 17 vlore.400 oficera rus te zhdukin ty e ramen bashke me bashibozuket e kodhelit pertej otrantos per 2 ore.po te vinin vertet ti do i prisje i pari me lule si babai yt
Ky mire qe eshte i cekuilibruar menderisht, halucinant por eshte bere dhe shoqerisht i rrezikshem prandaj duhet izoluar ne cmendine.
Ngjela thote gjithnje nje te vertete,qe gjithkush e ka jetuar dhe po e jeton ne shqiperi nje klase e ashtuquajtur demokrat qe ne fakt per 27 vjet nga kane treguart qe nuk jane gje tjeter vec ish bllokmenet qe drejtojne me figurat e PD.teror,shkaterim,vjedhje,mashtime,korupsion,munges ligjesh demokratike,nuk i bejne ligjet keta demokratet ,ligje qe te perfaqesojne esencen e demokracis , por vazhdojne te mbajne ligjet e komunizmit, ndersa per vete vjedhin e mashtrojne kete popull te vuajtur qe nuk di ku te shkoje e shkon ne kisha e xhamia qe ja ka stimuluar partia demokrate.U thote ne nje fare menyre popullit , ju nuk keni tru shkoni e faluni ne kisha e xxhamia e votoni per ne .Ngjerla kerkon me te gjitha menyrat qe tja fusi ne koke njerezve se Pd eshte shkaktarja e gjithe kesaj situate ne shqiperi, por shume e edhe keta qe kane shkruar me siper nuk e kuptojne .Atehere ne se ju pelqen PD votojeni perseri qe te rrini pa pronat qe ju a kane marre , pa ligje , pa mundesi per te zgjidhur edhe nje problòem sado elementar ne zyrat e shteti pa paguar nen dore ,vazhdoni keshtu se mir e keni.KOKA BEN KOKA PESON
une kam frike se edhe hashashin e mbjellur dhe te perhapur mos e ka organizuar PD-ja per te gjetur pretekstin e mevonshem per te ashtuquajturin “revolucion demokratik” qe u kurorezua me çadren e pasukseseshme. Hedhja ne ere e shtyllave te ternsionit dikur eshte zevendesuar me aktivizimin e elementeve te tyre per mbjelljen e hashashit per te hapur namin se vetem keta dine te bejne shtet. Atyre u erdhi inat se qeveria e sotme e shkaterroi plotesisht bazen e PD-se ne jug te vendit, Lazaratin e lulzimit te hashashit, veprimi i tyre hakmarres e tregon me se miri pjesmarrja ne çadren e famshme te njerit nga drogaxhinjte me te medhenj te Lazaratit, Gates
Spartak Ngjela ka deklarua saktsisht për marrdhaniet okulte të Lulzim Bashës me bandat ruse dhe greke.