I mbylli sytë një herë e përgjithmonë për të shkuar në atë botë tek të shumtët, miku, gazetari e shkrimtari që i përket ajkës së humoristëve të Shqipërisë, Hyskë Borobojka ( Gaqo Veshi ne moshen 90 vjecare). I prekur thellë për lamtumirën e tij, në nxitim e sipër për të lënë të shkruar dicka për Gaqon e paharruar, po nis për lexuesit e “Nacional” bisedën e fundit që zhvillova me Gaqon, mes tyre, me disa të pathëna e të pabotuara.
I njohur më së shumti me pseudonimin “Hyskë Borobojka”, Gaqoja ka lënë një arsenal të pasur shkrimesh dhe librash, të cilat i kemi bërë publike edhe në rastet e përvjetorëve të tij.Pas studimeve në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Gjirokasër, shok i ngushtë me Dritero Agollin e mjaft të tjerë, ai do të bëhej i njohur e i famshëm, sidomos me korrespondencat në formën e letërkëmbimeve, me të madhin e letrave shqipe, z. Dritero Agolli=(Bamkë Comanga). Heshta e humorit të tij gjuante fodullët, të paaftët, falsifikatorët, matrapazët, tarafxhinjtë, hajdutët, shpërdoruesit e pronës, pijanecët e detyrës, qylaxhinjtë, marifetxhinjtë e hakmarrësit, “profesorët” e “shkencëtarët” e diplomave false e deri te kuadrot e dikastereve qendrore.
Ishte kjo e fundit, kritika që ishte gati ta kryqëzonte gazetarin që bënte detyrën shtetërore, pa kurrfarë kompromisi me parimet, sic shkruan Engjell Musai e të tjerë… Kujtojmë këtu rastin që ish-kryeministri, Mehmet Shehu e mori direct të telefon për një kritikë që Hyskë Borobojka bënte për disa abuzime në administratën e një rrethi…
Ai i ngjiti me guxim të rrallë, por me sukses shkallët e bukura e të vështira të humorit e të satirës. Mjafton t’i hedhim një vështrim, sado të përciptë, në krijimtarinë e tij, do të vëmë re tre periudha. E para, është ajo e fshatit të lindjes, Lavdarit e krahinës së Oparit dhe e shkollës së mesme të Gjirokastrës. Periudha e dytë i përket ushtrimit të profesionit të mësuesit dhe e treta, tashmë një firmë e njohur në fushën e humorit e të satirës, si redaktor në revistën prestigjioze “HOSTENI”, ku edhe vet kam qënë një nga korrespondentët pranë saj. Hyskë Borobojka shquhej për humorin e hollë, plot mjeshtëri artistike, me alegori, ironi, metaforë, me gjuhën e Ezopit, bënte humor e “ther” me sarkazmën e tij dukuritë negative të shtetit dhe shoqërisë së dy kohëve.Kam qënë me fat që të përmbyllja me Hyskë Borobojkën edhe letërkëmbimet e mia në gjininë e humorit, dhe ku ai më drejtohej mua në gjashtë nga tregimet fundit të jetëshkrimit të cilat i ka botuar në shtypin e sotëm. Duke e kujtuar, me rastin e largimit nga kjo jetë, para disa ditësh, në moshën 96 vjecare, po paraqesim në vijim, intervistën e fundit që kam zhvilluar me mikun e paharruar, Hyskë Borobojka. Lypset të shënoj këtu se Gaqoja e ka patur plagë në zemër ikjen e Dritero Agollit, prandaj dëshironte që të dilte në pah shoqëria dhe vlerat e Agollit, duke iu shmangur vetes:
-Si e kujtoni mikun dhe shokun e shkollës dhe të jetës shkrimarin Dritero Agolli?A të mungon Driteroi? Si e përjetove largimin e tij?
-Hyskë Borobojka: Është një plagë që mbetet e hapur e nuk shërohet kollaj. Ne kemi pasur një miqësi që vazhdoi për 68 vjet, derisa Driteroi mbylli sytë përgjithmonë…Driteroi ma bëri me “të pabesë”, ( i merret zëri e pas një pause, nxjerr shaminë të fshij lotin), sepse ai shkoi para meje, ndërkohë që radhën e kisha unë, pasi jam një vit më i madh se ai. Me Driteronë unë jam njohur fare rastësisht.Ishim në agjensinë e automjeteve të Korcës. Ka qënë viti i parë i gjimnazit. Prisnim të shkonim në konvikt, në shkollën “ Asim Zeneli”, Gjirokastër. Në muhabet e sipër ai më pyeti: “A shkruan ti?” Dhe më tregoi një vjershë të tijën. Vjersha ishte kështu:
Ky gjoksi sulmueses,
sa bukur qendisur,
Me tre-katër “S” ra,
bukur ish stolisur.
Këtë e kishte botuar në gazetën “Zëi i Rinisë”. Të nesërmen më solli një tjetër vjershë.
Prej Tirane gjer në det
Puna kazma po bucet
….Jetë e re e lumturisë
Në aksionin e rinisë
….
Pastaj më pyeti mua:
-Po ti a shkruan?
Ju përgjigja me gjasme;
-Po i thashë.- Unë shkruaj romane, (me shaka, por serioz, unë). Ndërkohë kisha lexuar romanin “Bija e mallkuar” të cilin e mbaja mend përmendësh se e kisha lexuar disa herë. Dhe c’bëja? Emrat francezë, i bëja emra shqiptarë dhe i tregoja episode nga romani. Atij i pëlqeu dhe më tha:
-Po ti shkruaka mirë…
Një miku i tij nga fshati, student si edhe ne, një djal i gjatë…hipi në ballkonin e agjensisë, se ishte me dy kate agjensia dhe recitoi një vjershë humoristike:
….rrugët tundet qyteti
Varavinga gjithë mileti
C’është kjo batërdi,
Këtu poshtë në agjensi…
…vazhdonte vjersha dhe mbyllej se drejtori duhej të përgjigjej, t’u jepte xhevap pasagjerëve për korrupsionin që bëhej me shitjen e biletave sipas njohjes së njerëzve.…
Doli drejtori i agjensisë dhe tha që vjershën e ka bërë ai tjetri dhe drejtoi gishtin te Driteroi. Ái e ka bërë vjershën, tha drejtori. Vjersha vazhdonte dhe kritikonte drejtorin që të dilte drejtori dhe të jepte xhevap. Por ajo vjershë neve na bëri goxha punë, sepse drejtori u vu në sedër dhe dha urdhër : Jepu bileta atyre studentëve. Kështu filloi njohja jonë dhe vazhdoi gjatë gjithë shkollës. Pastaj ndenjëm 4 vjet në konvikt bashkë me Driteroin. Shoqërinë e mbajtëm gjatë shkollës dhe gjithë jetën. Ai pas mbarimit të shkollës së mesme shkoi për studime në ….ish-Bashkimin Sovjetik. Më vonë ai erdhi redaktor në gazetën “Zëri i popullit”, kurse unë vazhdonja mësues në Skrapar pastaj në Korcë. Me të kishim relata shumë të mira. Shkëmbenim letra kur ai ishte në B. Sovjetik.
Në vitin 1969 Driteroi botoi një shkrim në gazetën “DRITA”. Ajo letër qe letërkëmbim, që më drejtohej mua.Unë pastaj ju përgjigja. Shkëmbyem dhe shumë letërkëmbime të jera nëpër gazetat e kohës, kryesisht te “HOSTENI” dhe pastaj botuam librin. E ka botuar bukur vajza e Dritero Agollit, Elona. Ja vuri titullin librit me korrespondencat tona : “Tre qeshin, një inatoset”. Janë letra të shkruara nga Driteroi dhe përgjigjet nga unë, ose anasjelltas. Megjithatë, në romanin humoristik të Driteroit, “Arka Djallit”, një nga personazhet kryesorë jam unë, Hyskë Borobojka.Më drejtohet drejtpërdrejt. Aty tregonte dhe historinë e “Revolucionit të preshit”.Pra ai i ka përjetësuar bëmat tona të rinisë.Edhe kur ai qe i sëmurë, kur shikonte që unë botoja të “Nacionali” apo te “Telegrafi” a gazetë tjetër, Driteroi do më merrte në telefon dhe do më uronte e ke bërë mirë atë shkrimin …apo duhet dhe kjo apo ajo etj.Sidomos për një vjershë dashurie timen të botuar atij i kishte pëlqyer shumë dhe nuk e fshehu simpatinë.Dhe ma recitoi vjershën sic e kisha shkruar:
Sa me qejf e me dëshirë,
Pata një vajzë ngjalë,
Mbi bar e mbajta shtrirë,
E zhvishja me ngadalë.
Kur e heq fustan e hollë,
Trupi saj një mrekulli,
Belkëputur si mënjollë,
E lindur për dashuri
Yjtë e natës pranverore,
Kopshti bukur mijëra ngjyra
Hënë e plotë madhështore,
Kaq stoli i kish fytyra.
Buzët e saj lëng qershije
Sa shumë më gëzojnë,
Më pushton me afsh rinie,
Sipër yjtë na vështrojnë
Fshehur hëna prapa pyllit,
Obobo se c’na zbuloi
Por ma bën me bisht të syrit:
-Të betohem që s’tregoj!
Dmth, deri kohët e fundit ne komunikonim bashkë. Bile, kaq miqësi kishim, saqë kur vdiq e ëma e tij, Xhexheja, unë shkova dhe kur po hyja te dhoma e pritjes qe plotë me njerëz hyr e dil…Ai me të më parë mua te dera, ngriti dorën , më bëi me shënjë, “Eja këtu” . Në njerën anë ishin Piro Kondi e shokë të tjerë të partisë, kurse në anën tjetër ishin miq të njohur e të panjohur për mua.U ula afër Agollit dhe atyre që ishin në odë u bëri përshtypje “Paska mik të rralë, qënkan shokë të rraallë…” Paskan miqësi të madhe këta dy”, thoshin. Pra Agolli nuk e fshihte para të tjrëve miqësinë që kishim bashkë. Unë dhe ai ishim në ballë të qoshes.”Ne kemi miqësi të vjetër” u thashë të pranishmëve.
Bile një herë tjetër Agolli i ka thënë Fatmir Gjatës dhe Vangjush Gambetës: “Juve u kam mik për raki, kurse mik të vërtet, këtë kam, Gaqon”. Kështuqë është një nga mungesat më të mëdha të mijat këto vite e fundit të jetës sime. Jeta sigurisht që bën të sajën. Ai iku para meje, unë do iki pas tij, por të paktën të lëmë gjurmë të mira , të lëmë një emër të mirë e të mos na shajnë …kanë qënë matrapazë, maskarenjë…Ti e ke parasysh se ta kam dhënë librin “Udhëtimet e një humoristi”. Unë kam bërë 30 e ca “beteja” ballafaqime duke filluar që te komiteti i partisë i Tiranës, Elbasaan, Korcë, Vlorë, Shkodër, Kukës,…me aparate ekzekutive e partie dhe drejtori ndërmarjesh e institucione madje edhe ministri e krerët e lartë të pushtetit deri edhe Mehmet Shehu më ka kërcënua në telefon…(shih iterv.me rastin e 90-vjt e lindjes).Pra jam ndeshur me kretët më të lartë të rretheve po e po, por edhe me të ministrive dhe të Kom. Qendror.
Gjatë këtyre “përleshjeve” për punën e allishverisheve që bënin njerëzit e bazës apo në qendër, më ka qënë pranë e më ka përkrahur sidomos Dritero Agolli. “Nuk i ka hyrë gjë në xhep gazetarit, thoshte Agolli, Ai shkruan për cfarë i sheh syri e për cka bën dora…shkruan për shkelësit e ligjit”
Unë, kur erdha në “Hosteni”, kisha shkruar tregime e skica në shtypin e kohës, por jo fejtone me emër konkretë për ata që shkelnin etikën apo ligjet e asaj kohe. Ishte e vështirë kjo gjë, sepse të kundërviheshin njerëzit, ta bënin të zezën të bardhë dhe anasjelltas, turbullonin ujin që të dilnin vet të larë…
Shkova një herë në Kolonjë dhe kisha bërë një reportaazh. Në reportazh unë kritikoja kryetarin që gjuante vicat me kobure.”Po ky është shkrimi, u entuziazmua Driteroi dhe me cuan prap atje…. U detyrova të shkoja përsëri në Qafë Zezë, mora me vete dhe piktorin e meritur e karikaturistin Zef Bumci…vajtëm në Mëzezë, e takova kryetarin dhe e pyeta: Ku e qëllove, ku ishte vici?…si i re, a qëllon mirë ti? Sa herë e qëllove vicin etj. “Koburen s’e kisha me vete, më tha kryetari.” “Po me ca e vrave, me cfarë e shtrive vicin poshtë?’ “Mora koburen e nënkryetarit, tha ai dhe ia krisa në lule të ballit… ”.Ai e dinte se mos kisha vajtur unë që ta lavdëroja, prandaj më tregonte se ishte nishanlli i thekur …
Por do të them se shkrimet kritike të Driteroit janë të famshme, si:
”Sile Mukën e kam pranë dhe kulturën për karshi’…që flet se Sile Muka kishte më shumë aktivitet në pijetoren e tij, sesa vatra e kulturës e koperativës… në Gjirokastër.
Ose fejtoni “Depo grumbullimi apo galeri artesh” “Pse s’na bëjnë estradat të qeshim’|”Foqkë-foqkë” në Korcë …”Lake-pupulake”, që tallej me ata që e quanin veten poetë, por bënin bejtexhiun…e të tjera shkrime …
Pra dua të them se prej tij mësoje shumë gjëra; mësoje si të shkruaje, cfarë të shkruje, dhe masën e humorit, apo dhe rezervat e gazetarit…
Po ta shikosh romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ai ka nuance fantastike humoristike ku vë në lojë pushtetarët dhe paaftësinë e tyre…
-Keni pasur një varg korrespondencash , letërkëmbimesh “Hyskë Borobojka dhe Bamkë Comanga”?
– Në libër janë vendosur disa shkrime që i përzgjodha me Driteroin, por në fakt janë shumë shkrime e disa kanë mbetut për më vonë. Agollit i mbeti merak se donte ta shihte të botuar mirë librin me korrespondencat tona, se nuk i pëlqeu botimi i parë.Pastaj ia botoi e bija, Elona, por pas vdekjes së tij. Elona e botoi bukur shumë. I tha Sadies, Elona : Ti e pe atë librin sa i bukur ka dalë, por ai, babi, nuk e pa”. Erdhi në shtëpinë time Elona dhe më solli tre kopje të librit në fjalë me korrespondencat Agolli-Borobojka, me titull “Tre qeshin, një inatoset”. E ka dhuruar librin, kryesisht për bibliotekën e ndonjë shok i ngushtë.
-A po shkruan ndonjë gjë për Driteroin?
-Me këtë rast po mundohem të bëj një shkrim të tillë “Sa më mungon, i madhi Dritero”.
-E shikoj që dhe sytë e tu janë mbushur me lot.
-Gaqo: Unë kam pasur shumë shkrime.Kemi qënë në një shoqëri e miqësi të pandarë së bashku.Pavarësisht se ai kishte të tjera poste, angazhime, detyra dhe përgjegjësira para pushtetit të kohës, dhe unë të tjera, por shoqërinë e kemi mbajtur të pastër.
-Sa vite punove në Hosteni?
-Gaqo: Punova gati 20 vjet në “Hosteni” dhe Driteroin e kemi patur prezent me shkrimet e tij. Ai ka qënë anëtar kolegjiumi me peshë në redaksi.Hosteni kishte shkrimtarë të mëdhenj në kolegjium dhe vendimet e rëndësishme, me zarar, i merrte kolegjiumi.Jepte mendime të qarta për të mos dalë me përgjegjësi gazetari që shkruan nëse shkruan me duar të pastra.Por kritika nuk pranohet kollaj, nuk përtypet lehtë…S’ bëhet fjalë për shpifje e trillime…
Agolli, kur kishe dicka, që kishe shkelur në gabim, ta thoshte drejt, ke gabuar, ai nuk të bënte elozhe të pavërteta. Ishte parimor dhe i sinqerrt në atë që thoshte dhe shkruante.
Driteroi kur kishte ndonjë shkrim, e merrte Nikoja , kryeredaktori, për ta shikuar, por Nikoja i thoshte: “Jepja Gaqos. M’i besonte mua shkrimet”.
Në vitin 1950 shpalli KQ i Rinisë një konkurs për krijimtarinë letrare. Driteroi u paraqit në konkurs me poemën “Gjaku i kulluar” . Ishte nxënës atëhere ai. Agolli fitoi cmimin e tretë , kurse cmimin e pare e fitoi Drago Siliqi. Drago atehere ishte anëtar i KQ të Rinisë.
Atë vjershë të Agollit unë e mbaj mend edhe sot e kësaj dite:Reciton:
Rreth kasolles së vetmuar
Po fryn era me tërbim,
ngre dëborën e pashkelur
Përmbi mure e përplas
Dhe catia vrima-vrima
Sec gjëmon e uturin
Një mal dimë se ka pllakosur
Gjithë dëborë e më pas
Edhe brenda në kasolle
Mbi një thes e lecka qepur
Është shtrirë i përgjakur
trupi njomë i një djali
Shtrat e ka thesin me xhungë
dhe jastëkun ku mbështetur
gjuri nënës është bërë
fryn pranvera që ka marrë…
-Një jetë të tërë kemi punuar me atë. Driteroi thoshte në një libër që “le të jetë ky libër në bibliotekën tënde dhe të na kujtoj ato vjershat plot qyfyre që shkruanim nën catinë e konviktit tonë të mbuluar me plloca, kur ishim në gjimnazin Asim Zneli të Gjirokastrës.
-E ke dashu Driteronë?
-Dhe ai më ka dashur mua.
Ne edhe pasi mbaruam shkollën e mesme në Gjirokastër, e mbajtëm shoqërinë. Ai shkoi për studime, megjithëse donte për veteriner, se e kishte qejf blegtorinë, por nguli këmbë ish-ministri i arsimit të saj kohe Kahreman Ylli dhe e coi në Leningrad për studime. Megjithëse larg, ne nuk e harruam njëri-tjetrin por shkruanim letra.Një herë ai më kishte futur nja dy brisqe rroje brenda në zarf dhe mi dërgonte mua duke më porositur: “Shiko, bëj kujdes se presin shumë këta e mos pritesh dhe po u gjakose s’kam c’i them e s’i dal dot para syve xha Janit, (babait tim).
Një herë tjetër brenda në letër kishte futur dhe një fotografi ku kishte dalë ky në mes dhe anës një gjermane dhe një ruse dhe më shkruante mua: “Ja, more, Gaqo, pa shiko: unë jam me dy dama këtu” .Do i përgjigjesha po me gjuhën e humorit.Ne në klase kishim 12 cupa dhe tre djem.Ua tregova foton cupave të grupit tim. Ato më futën mua në mes dhe bëmë një fotografi. Ia nisa Agollit që ishte në Leningrad foton dhe i shkrova: “Shikomë mua ti, paaa. Ti me dy, unë me 12 vajza”. Bënte shumë shaka dhe pranonte shaka, Driteroi….
-Faleminderit, Gaqo!
Në emër të miqve shkrimtarë dhe jo vetëm, i shprehim ngushëllime familjes për largimin nga jeta të gazetarit e shkrimtarit humorist, Hyskë Borobojka!






Nora Malaj e ka vellain e babes.
E ka vellain e nenes
Ka shkue ke Enveri né xhehenem.
Skender skishe burni tia thoje ne sy.Si gjithmobe mbas shpine.
Baca Markun e njoh qysh kur memory fillon te rregjistroi.
Humbja e tij fizike eshte e thelle. Keshillat, motivimi, pozitiviteti I tij do jete I perjetshem. Zeri i tij kumbues e autoritar do mbetet ne memorjen time gjith jeten. Ishte I domosdoshem per tre breza. Per ata qe jetuan dhe punuan me te, per ne qe na rriten dhe per femijet tane si simbol frymezimi.
Mostakimi me Markun momentet e fundit te jetes se tij, do te mbetet nga keqardhjet e rralla te jetes sime. I paharuar kujtimi I tij
Ky tradhtari i kombit qe pata rastin me takue ne vitin 1994-en ne Tirane mbasiqe baba im e ka takue nje vit ma pare kur ka dashte me pare shqipni te cliruem nga regjimi gjakprires te Enver Hoxhes. Nesje ne ate takim midis baba im dhe ish – oficeri te nalte te sigurimit te shtetit komunist shqiptare mark Dodanit u ndodhe ne mes kryeqytetin e Tiranes ne shtepine e Z. Gjonit nga mati. Nesje, Mark Dodani u mundue me u bind baba im Qenan G. Zhupanit qe komunistat e paten vra baben e tij qe me kallezue se ai nuk ishte vertete komuniste se ne ate koha Z. Mark Dodani si njeri dhelper dhe teper dinake tue mendue se era e drejtesise dhe demokratise ishte tue ardh dhe tue dit se baba im ishte Zogist/ Legalistet ka dashte me u lidh me njeriun qe mund me fillue nje fare miqesi qe me pas nje fare siguri nga akuzat dhe denime gjykesore qe ishte flitun ne ata koha etj. Po Qenan G. Zhupani i cili ka luftue 6 vjet neper malet e sharrit nen udheheqjen e Xheme Gostivarit edhe gjate kohes ne mergim me burrat te dheut si me me Kol Fiqir Dine, Kol Hysni Dema, Kol Muharrem Bajraktari, Prof. Miftar Spahija, Dr. Fuat Myftija, e shume te tjere qe ne kampin e Greqise ne Lavrio per afer 10 vjet Qenan G . Zhupani jo vetem se u ba perkthyesi mes perfaqueseve greke dhe palen shqiptare qe permbante Kol Fiqir Dine, Kol. Muharrem Bajrkatri dhe Prof. Miftar Sphaije thaci i Lumes, qe kane pas besue vetem me djali i shkathet nga pollogu Qenan G. Zhupanit i cili u ba mbrenda nje koha te shkurte mbasi qe ka krye disa operacione ushtrake nga stervitjen amerikane qe grupi i xheme Gostivarit ishin te hedhun me parashuktat ne malen e sharrit nga vitin 1948-en jo nje here po tre here. po mbasandej Ky djale i shkathet filloj me punue ne fabrike ushtarke greke qe prodhojshin dinamite, qe mbrenda nje vit e gjysme drejtori i fabrikes e ka emnue Qenan G. Zhupani manaxheri i fabrikes. Bile shpesh here Kol. Muharrem Bjraktari e pat marre nga krahu tue shetit bashke me Qenani tue thane se , ” Kur do te kthehena ti o djali im do te themelojsh farike a armartimeve qe neve mos me lyp kurre prej te huajave..” Po baba im ka pergjigj Z. Mark Dodanit keshtu, ” Mos kujto se neve nga mergimi e hajme barit… Jo Marku, po rrene se Komunistat nuk kane vra baba yt as vellane tuaj po ti e ke vra vet..” Sepse per me tregue besnikerine dhe bindjen absolute ndaj komunistat e ke pranue me plote vullnetit e lire qe komunistat te vrasin gjakun tend si besnikerin tuaj bindes ndaj komunistat se perndryshe nuk do te ju kishin besue, por vetem tue tradhtue familjen tuaj me vrasjen e tyne e paten besue se je njeriu i tyne. Po mbas kete tregim Z. Mark Dodani mbeti me goje te hapun dhe as se ka qit za as pata mundesi me shikue baba im ne ftyre dhe ashtu mbeten ne heshtje per disa minuate e mandej Z. Mark Dodani ka thane se, ” me vjen cudi se pata njoftue me njeri si ju Zotni Qenan, dhe atehere kerkoj leje per me dale.
Ti LEKE dhe askush tjeter si ty,nuk ka goje me fole per kete burre,Se sa ishte gjelle i moret te keqen.Si zakonishte shqiptari gjithmone mbas vdekjes e shan shqiptarin.
kriminel i pague prej pushtetit……….
NGUSHELLIMET familjes ZOTI U DHANTE kivet
Po pse u tremb ky’trim’ nga demokracia edhe erdhi ne France ku jetoj me ndihma?
Pfff per keso ‘komunista’ qe shkojne e Stephen ne vend et kapitaliste qe gjithe jet en i shajten!
Eshte shume qesharake se kur kumunizmi existonte te gjithe ishin komunista e sikur te kishin shoqeri me Mark Dodanin do te mburreshin
Mos te harrojme se Dritero Agolli shkrujti “ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti”e eshte shquar si mike i ngushte i Enverit po vdic si hero i demokracise
Sikure te ishte gjalle Marku kurr nuk do ta mohonte pune e tij ne organet e sigurimit te shtetit se ai ka punuar eshte pagur e jo ka spijunuar pa pagese si shume kush qe sot shquhen si “demokrat”te flaket
Shpirti i tij pushofte ne paqe prane familjes e vajzes se tije qe e adhuronte
Rest in peace
FAMILJA DEDA
NEW YORK
Nje ish-kriminel me pak . Punoj me zell per diktaturen si oficer i armes se urryer te Sigurimit te Shtetit. Edhe ne pension vazhdoi te shperndaje helmin e Sigurimit duke himnizuar ate tufe injorantesh te pashpirt qe masakruan popullin e tyre per shkak te bindjeve te ndryshme. I lehte qofte zjarri i ferrit per te dhe per te gjithe koleget e tij te Sigurimit.
Ç’janë këto lajme të politizuara… ?!.. që janë gati të derdhim helmin gjithë trashëgimtarët e ish kriminelëve.. shpresoj që gjithë figurat e ish sigurimit të shtetit ta kenë nekrologjinë në këtë “Web”, me po këtë titull..
Njerëz si i madhi Mark Dodani, përjetësohen patjetër në kujtesën e popullit. Vepra e tij është udhërrëfyesi më i mirë për gjeneratat. Ajo është dhuratë e çmueshme për ne nga shoku Mark dhe bashkëvepruesit e tij besnik, nga ku mësuam-mësojmë se për t’u dashtë dhe ruajtur të paprekshme nga askush, interesat e popullit dhe At’mëmëdheut tonë, duhet ta duam me shpirt, deri edhe në vetëmohim dhe, se për diçka të tillë duhet guximi, trimëria, mençuria dhe zemërbardhësia !
Ngushëllime familjes dhe shokëve të armës!
I qoftë i lehtë dheu i Tokës Nënë, të cilës ia kushtoj vitet më të mira të jetës!
Isha ushtar, sapo mbusha 8 muaj, Mark Dodani me Agron Çoben me arrestuan…si armik te pushtetit popullor. Atij pushteti kriminal…Edhe ne hetuesi me kerkoi disa te thosha ato qe deshironte partia e dhe pushteti i tij antikombtar dhe kriminal…Ishte tinzar dhe i pabese.. Me me shpirt katran…Ia kam thene ne sy edhe pasi u lirova pas 23 vjtesh ne burg Mos lindshin nenat shqiptar monstra si Mark Dodani e njerezit e Sigurimit si ai!
Ky eshte opinioni me i sakte i dhene deri tani!
cilat do te kene qene aftesite dhe pergatitja e tij, sherbimi per te mbajtur ne kembe nje rregjim qe u mohoi lirine, besimin, pronen dhe u perdhosi dinjitetin shqiptareve dhe i perçau ata si mos më keq, mjafton si cv e zezë në biografinë e këtij njeriu.
Ngushellime familjes . Gjykimet nuk jane ne dore te njerzve por te zotit ! Personalisht edhe pse jo ne te njetin ideal dhe ne krahe te ndryshme totalisht , kemi patur ndihmen e tije kur kemi patur probleme me sistemin .
se kisha imagjinuar qe tropojan te pershkruajne nje ish-sigurims me fjalet:
“u shua”
turp!
Mahmut Daci i Bucpapajve shkoi ne lufte kunder okupatorve edhe kurr s’u shperblye sepse rezultoi se luftoi kunder partise komuniste qe sundoi shqiperine.