Eh, ëndrrat… Ku nuk të çojnë! Një takim që ishte i mundur vetëm në ëndërr
Eh, ëndrrat… Ku nuk të çojnë!
Ka net kur shpirti hap dyer që dita nuk arrin t’i hapë. Ka çaste kur malli bëhet aq i fortë, sa duket sikur kapërcen kufijtë e kohës dhe të kësaj bote. E pikërisht në një çast të tillë, ëndrra na i ktheu pranë vëllanë tonë të shtrenjtë, Bardhin.
Sot mbushen plot gjashtë muaj që kur ai u largua nga kjo jetë. Gjashtë muaj pa zërin e tij, pa buzëqeshjen, pa praninë dhe ngrohtësinë që na falte. Gjashtë muaj mall e dhimbje, por edhe kujtime të çmuara që jetojnë brenda nesh dhe që as koha nuk mund t’i fshijë.
Shkova në Kishën e Shën Dhimitrit, në Bozaitika, ku kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime. Atje ndeza një lambadhe të madhe dhe e lashë të digjej për rreth një orë, në lutje për shpirtin e vëllait tonë të dashur.
Sot, në ditën e saktë kur mbushen gjashtë muaj nga largimi i tij, ndeza edhe një qiri në kishën pranë nesh, Kisha e Shën Kostandinit. U luta për shpirtin e tij, me atë mall që vetëm ata që kanë humbur një njeri të dashur mund ta kuptojnë plotësisht.
Dhe pikërisht sot, në mes të ditës, gjatë gjumit, ndodhi diçka që do të mbetet gjatë në zemrën time.
Bardhi erdhi pranë nesh!
Ishte aty, i qeshur dhe i lumtur, i drejtë si një lis i lartë, i veshur bukur dhe me atë hijeshinë e tij të zakonshme. Dukej sikur asgjë nuk kishte ndryshuar, sikur koha të ishte kthyer pas dhe ne të ishim përsëri bashkë, si dikur.
Na takoi të gjithëve.
Ndodheshim në një sallon plot dritë, ose ndoshta në një verandë të ndriçuar nga dielli. Gjithçka rreth nesh kishte një qetësi dhe një ngrohtësi të veçantë. Unë isha i fundit që e përqafova. E shtrëngova fort dhe nuk doja të ndahesha prej Tij. Sikur zemra ime të donte ta mbante përgjithmonë atë çast, të mos e linte të largohej më.
Ishte një takim i mbushur me dashuri, mall dhe lumturi. Një takim që në jetën e përditshme nuk mund të ndodhte më, por që ëndrra ma dhuroi si një çast të rrallë, të çmuar e të paharrueshëm.
Pastaj u zgjova.
Për disa sekonda, zemra ime donte të besonte se gjithçka kishte qenë e vërtetë. Nuk ndieja menjëherë atë boshllëkun e madh që më kujtonte mungesën e tij. Përkundrazi, isha i mbushur me një gëzim të brendshëm, me një buzëqeshje të ëmbël që sikur ma qetësonte shpirtin.
Vura dorën mbi jastëk. Ai ishte i lagur. Nuk e kuptova nëse ishte lagur nga lotët apo nga djersa…
E gjithë pasditja më kaloi nën ndikimin e atij përjetimi të mrekullueshëm. Ndihesha sikur Bardhi ishte ende pranë meje. Më dukej se ndieja praninë e tij pranë trupit tim, frymëmarrjen e tij dhe atë ëmbëlsi të papërshkrueshme të të qenit pranë një njeriu që e do me gjithë shpirt.
Dhe mendja më çoi te netët e ëndrrat e tjera, te kujtimet tona, te ditët e bukura të fëmijërisë, kur ishim bashkë, plot gëzim e shpresa.
Sa të bukura ishin ato ditë!
Me motrën dhe vëllezërit dilnim e luanim në livadhet plot lule e gjelbërim të fshatit tonë malor, aty ku natyra ishte e mrekullueshme. Mblidhnim lule, çaj mali, salep, trëndelinë e rigon. Shijonim mollët e qershitë, mblidhnim arra e lajthi dhe mbushnim ujë në krua.
Ishin ditë të thjeshta, por të mbushura me lumturi të pastër, me të qeshura, shaka dhe dashurinë e natyrshme që na lidhte si motër e vëllezër.
Në ëndrrat tona, ndonjëherë, livadhet e fshatit ja lënë vendin qytetit ku kaluam një pjesë të jetës sonë. Edhe atje ishim bashkë. Dilnim, takonim shokët e shoqet, bënim xhiro, uleshim diku për të ngrënë një akullore apo për të pirë diçka freskuese.
Ishim të rregullt në sjellje, në veshje, në ecje, në miqësi dhe në gjithçka që bënim.
E mes nesh spikaste Bardhi.
Në dukje serioz, por mjaftonte të bisedoje me të që të zbuloje virtytet e tij të larta njerëzore, të harmonizuara aq bukur në qenien e tij. Kishte një mënyrë të veçantë të të qenit, një qetësi, një mirësi dhe një hijeshi që e bënin të paharrueshëm.
Për ne ai nuk ishte thjesht vëlla. Ishte njeriu ynë i dashur, pjesë e pandarë e jetës sonë, një prani që na jepte siguri dhe na bashkonte.
Sot, mungesa e tij lë një zbrazëti që nuk mbushet lehtë. Ka momente kur malli bëhet aq i fortë, sa fjalët nuk mjaftojnë për ta shprehur. Megjithatë, dua të besoj se Bardhi ka gjetur paqen në përjetësi dhe se dashuria që na lidh me të nuk është shuar.
Dhe, sikur ky përjetim të mos mjaftonte, sot ndodhi edhe diçka tjetër që më bëri të ndalesha e të mendoja gjatë.
Në drekë, në emisionin që ndjek zakonisht në YouTube, m’u shfaq prifti Samouil. Gjatë predikimit të tij, ndër të tjera, ai foli për vëllezërit që janë larguar nga kjo jetë dhe për kujdesin e tyre ndaj vëllezërve e motrave që kanë lënë pas.
Për ta ilustruar këtë, solli si shembull takimin e të pasurit me Llazarin, të përshkruar në Shkrimin e Shenjtë.
Në përfundim të predikimit, Prifti tha se këto janë punë të Zotit, por një gjë është e sigurt: ne duhet t’i kujtojmë të dashurit tanë që janë larguar nga kjo jetë, të ndezim qirinj dhe të lutemi për ta, sepse atje ku ne nuk mund të arrijmë, arrin Zoti.
Ai foli edhe për dashurinë që nuk shuhet nga vdekja, për lidhjen shpirtërore që mbetet mes njerëzve edhe kur ata ndahen fizikisht.
Dhe sa e vërtetë është kjo!
Nuk mund ta di me siguri se çfarë kuptimi ka ëndrra ime, as të pretendoj se i njoh misteret e botës përtej kësaj jete. Por e di se ajo që përjetova ishte e thellë, e gjallë dhe e mbushur me një dashuri që nuk mund ta përshkruaj plotësisht me fjalë.
Për mua, ishte më shumë se një ëndërr e zakonshme. Ishte një takim që ma qetësoi shpirtin, më mbushi zemrën me gëzim dhe ma bëri mallin, qoftë edhe për pak çaste, më të lehtë për t’u përballuar.
Bardhi ynë ka gjashtë muaj që është larguar fizikisht nga ne, por sot, në këtë ditë të shënuar, unë e përjetova praninë e tij me një forcë të veçantë. E pashë të qeshur, e përqafova, ndjeva ngrohtësinë e tij dhe nuk doja të ndahesha prej tij.
Ndoshta ëndrrat janë një mënyrë përmes së cilës zemra jonë gjen pak qetësi mes mallit dhe dhimbjes. Ndoshta janë kujtimet që marrin jetë për disa çaste, duke na dhuruar mundësinë të jemi sërish pranë atyre që duam. Misterin e tyre nuk mund ta shpjegojmë gjithmonë, por ndjenjat që na lënë pas janë të vërteta.
Vdekja mund të ndajë përkohësisht dy njerëz, por nuk mund ta shuajë dashurinë ndërmjet tyre.
Bardhi ynë i shtrenjtë, ti nuk je më pranë nesh si dikur, por je dhe do të mbetesh gjithmonë pjesë e pandarë e jetës sonë. Jeton në zemrat tona, në kujtimet e fëmijërisë, në çdo buzëqeshje që na kujton ty, në çdo lutje që bëjmë për shpirtin tënd dhe në çdo ëndërr që na lejon të të përqafojmë edhe një herë.
Gjashtë muaj pa ty, por jo gjashtë muaj pa dashurinë për ty.
Sepse dashuria nuk matet me ditët që kalojnë, as me largësinë që na ndan. Ajo jeton përtej kohës, në thellësinë e shpirtit dhe në kujtimet që nuk vdesin kurrë.
Eh, ëndrrat… Ku nuk të çojnë!
Sot, ëndrra ma ktheu vëllanë. Për pak çaste, më dhuroi atë që zemra ime dëshiron më shumë: ta kisha sërish pranë, ta përqafoja dhe të mos ndahesha prej tij.
U zgjova, por ndjenja e pranisë së tij mbeti me mua.
Dhe atë përqafim, atë buzëqeshje dhe atë ëmbëlsi do t’i ruaj gjatë në zemër.
Bardhi ynë i dashur, prehu në paqen e Zotit!
Ti jeton dhe do të jetosh gjithmonë mes nesh, sepse dashuria jonë për ty nuk njeh ndarje.
Nora Malaj e ka vellain e babes.
E ka vellain e nenes
Ka shkue ke Enveri né xhehenem.
Skender skishe burni tia thoje ne sy.Si gjithmobe mbas shpine.
Baca Markun e njoh qysh kur memory fillon te rregjistroi.
Humbja e tij fizike eshte e thelle. Keshillat, motivimi, pozitiviteti I tij do jete I perjetshem. Zeri i tij kumbues e autoritar do mbetet ne memorjen time gjith jeten. Ishte I domosdoshem per tre breza. Per ata qe jetuan dhe punuan me te, per ne qe na rriten dhe per femijet tane si simbol frymezimi.
Mostakimi me Markun momentet e fundit te jetes se tij, do te mbetet nga keqardhjet e rralla te jetes sime. I paharuar kujtimi I tij
Ky tradhtari i kombit qe pata rastin me takue ne vitin 1994-en ne Tirane mbasiqe baba im e ka takue nje vit ma pare kur ka dashte me pare shqipni te cliruem nga regjimi gjakprires te Enver Hoxhes. Nesje ne ate takim midis baba im dhe ish – oficeri te nalte te sigurimit te shtetit komunist shqiptare mark Dodanit u ndodhe ne mes kryeqytetin e Tiranes ne shtepine e Z. Gjonit nga mati. Nesje, Mark Dodani u mundue me u bind baba im Qenan G. Zhupanit qe komunistat e paten vra baben e tij qe me kallezue se ai nuk ishte vertete komuniste se ne ate koha Z. Mark Dodani si njeri dhelper dhe teper dinake tue mendue se era e drejtesise dhe demokratise ishte tue ardh dhe tue dit se baba im ishte Zogist/ Legalistet ka dashte me u lidh me njeriun qe mund me fillue nje fare miqesi qe me pas nje fare siguri nga akuzat dhe denime gjykesore qe ishte flitun ne ata koha etj. Po Qenan G. Zhupani i cili ka luftue 6 vjet neper malet e sharrit nen udheheqjen e Xheme Gostivarit edhe gjate kohes ne mergim me burrat te dheut si me me Kol Fiqir Dine, Kol Hysni Dema, Kol Muharrem Bajraktari, Prof. Miftar Spahija, Dr. Fuat Myftija, e shume te tjere qe ne kampin e Greqise ne Lavrio per afer 10 vjet Qenan G . Zhupani jo vetem se u ba perkthyesi mes perfaqueseve greke dhe palen shqiptare qe permbante Kol Fiqir Dine, Kol. Muharrem Bajrkatri dhe Prof. Miftar Sphaije thaci i Lumes, qe kane pas besue vetem me djali i shkathet nga pollogu Qenan G. Zhupanit i cili u ba mbrenda nje koha te shkurte mbasi qe ka krye disa operacione ushtrake nga stervitjen amerikane qe grupi i xheme Gostivarit ishin te hedhun me parashuktat ne malen e sharrit nga vitin 1948-en jo nje here po tre here. po mbasandej Ky djale i shkathet filloj me punue ne fabrike ushtarke greke qe prodhojshin dinamite, qe mbrenda nje vit e gjysme drejtori i fabrikes e ka emnue Qenan G. Zhupani manaxheri i fabrikes. Bile shpesh here Kol. Muharrem Bjraktari e pat marre nga krahu tue shetit bashke me Qenani tue thane se , ” Kur do te kthehena ti o djali im do te themelojsh farike a armartimeve qe neve mos me lyp kurre prej te huajave..” Po baba im ka pergjigj Z. Mark Dodanit keshtu, ” Mos kujto se neve nga mergimi e hajme barit… Jo Marku, po rrene se Komunistat nuk kane vra baba yt as vellane tuaj po ti e ke vra vet..” Sepse per me tregue besnikerine dhe bindjen absolute ndaj komunistat e ke pranue me plote vullnetit e lire qe komunistat te vrasin gjakun tend si besnikerin tuaj bindes ndaj komunistat se perndryshe nuk do te ju kishin besue, por vetem tue tradhtue familjen tuaj me vrasjen e tyne e paten besue se je njeriu i tyne. Po mbas kete tregim Z. Mark Dodani mbeti me goje te hapun dhe as se ka qit za as pata mundesi me shikue baba im ne ftyre dhe ashtu mbeten ne heshtje per disa minuate e mandej Z. Mark Dodani ka thane se, ” me vjen cudi se pata njoftue me njeri si ju Zotni Qenan, dhe atehere kerkoj leje per me dale.
Ti LEKE dhe askush tjeter si ty,nuk ka goje me fole per kete burre,Se sa ishte gjelle i moret te keqen.Si zakonishte shqiptari gjithmone mbas vdekjes e shan shqiptarin.
kriminel i pague prej pushtetit……….
NGUSHELLIMET familjes ZOTI U DHANTE kivet
Po pse u tremb ky’trim’ nga demokracia edhe erdhi ne France ku jetoj me ndihma?
Pfff per keso ‘komunista’ qe shkojne e Stephen ne vend et kapitaliste qe gjithe jet en i shajten!
Eshte shume qesharake se kur kumunizmi existonte te gjithe ishin komunista e sikur te kishin shoqeri me Mark Dodanin do te mburreshin
Mos te harrojme se Dritero Agolli shkrujti “ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti”e eshte shquar si mike i ngushte i Enverit po vdic si hero i demokracise
Sikure te ishte gjalle Marku kurr nuk do ta mohonte pune e tij ne organet e sigurimit te shtetit se ai ka punuar eshte pagur e jo ka spijunuar pa pagese si shume kush qe sot shquhen si “demokrat”te flaket
Shpirti i tij pushofte ne paqe prane familjes e vajzes se tije qe e adhuronte
Rest in peace
FAMILJA DEDA
NEW YORK
Nje ish-kriminel me pak . Punoj me zell per diktaturen si oficer i armes se urryer te Sigurimit te Shtetit. Edhe ne pension vazhdoi te shperndaje helmin e Sigurimit duke himnizuar ate tufe injorantesh te pashpirt qe masakruan popullin e tyre per shkak te bindjeve te ndryshme. I lehte qofte zjarri i ferrit per te dhe per te gjithe koleget e tij te Sigurimit.
Ç’janë këto lajme të politizuara… ?!.. që janë gati të derdhim helmin gjithë trashëgimtarët e ish kriminelëve.. shpresoj që gjithë figurat e ish sigurimit të shtetit ta kenë nekrologjinë në këtë “Web”, me po këtë titull..
Njerëz si i madhi Mark Dodani, përjetësohen patjetër në kujtesën e popullit. Vepra e tij është udhërrëfyesi më i mirë për gjeneratat. Ajo është dhuratë e çmueshme për ne nga shoku Mark dhe bashkëvepruesit e tij besnik, nga ku mësuam-mësojmë se për t’u dashtë dhe ruajtur të paprekshme nga askush, interesat e popullit dhe At’mëmëdheut tonë, duhet ta duam me shpirt, deri edhe në vetëmohim dhe, se për diçka të tillë duhet guximi, trimëria, mençuria dhe zemërbardhësia !
Ngushëllime familjes dhe shokëve të armës!
I qoftë i lehtë dheu i Tokës Nënë, të cilës ia kushtoj vitet më të mira të jetës!
Isha ushtar, sapo mbusha 8 muaj, Mark Dodani me Agron Çoben me arrestuan…si armik te pushtetit popullor. Atij pushteti kriminal…Edhe ne hetuesi me kerkoi disa te thosha ato qe deshironte partia e dhe pushteti i tij antikombtar dhe kriminal…Ishte tinzar dhe i pabese.. Me me shpirt katran…Ia kam thene ne sy edhe pasi u lirova pas 23 vjtesh ne burg Mos lindshin nenat shqiptar monstra si Mark Dodani e njerezit e Sigurimit si ai!
Ky eshte opinioni me i sakte i dhene deri tani!
cilat do te kene qene aftesite dhe pergatitja e tij, sherbimi per te mbajtur ne kembe nje rregjim qe u mohoi lirine, besimin, pronen dhe u perdhosi dinjitetin shqiptareve dhe i perçau ata si mos më keq, mjafton si cv e zezë në biografinë e këtij njeriu.
Ngushellime familjes . Gjykimet nuk jane ne dore te njerzve por te zotit ! Personalisht edhe pse jo ne te njetin ideal dhe ne krahe te ndryshme totalisht , kemi patur ndihmen e tije kur kemi patur probleme me sistemin .
se kisha imagjinuar qe tropojan te pershkruajne nje ish-sigurims me fjalet:
“u shua”
turp!
Mahmut Daci i Bucpapajve shkoi ne lufte kunder okupatorve edhe kurr s’u shperblye sepse rezultoi se luftoi kunder partise komuniste qe sundoi shqiperine.