1.
Michel de Nostradamus (1503 -1566), i stërrnjohur për librin e tij “ Les Propheties”, edicioni i parë i botimit të tij, në të njejtin vit, 1555, me librin e parë shqip gjer më sot “Meshari” (i Gjon Buzukut). ”Nostradamus“, emër i përveçëm. “Poet”, emër i përgjithshmëm. S’është ndonjë maksimë nëse them, njëri parashikon të ardhmen dhe tjetri të sotmen. Nga të dy asnjëri, as engjëll, as profet, as shenjt i vetëshpallur. Pra kujt i del fjala (jo fjala e dhënë) në këtë të sotme, ej, në këtë “ të sotme”, të zgjedhjeve, ”Shqipëri-2017” ? E thënë troç? Po troç e thënë, dhe për këtë “subjetk- opozitë”, (“subjekt” ? Nga që jo, në pushtet), dhe për këtë “objekt- pozitë”, (“Objekt” ? Ngaqë po, në pushtet). Fjala i del poetit. Zgjedhjet i fiton pozita në pushtet, opozita i humb. Në të ardhmen i del fjala Nostradamusit, zgjedhjet i fiton opozita, pozita në pushtet i humb. E vetmja llogari e pamundur për t’u bërë, koha. Sa zgjat e sotmja? Sa zgjat e ardhmja? Ora s’e mat, metrat linearë, jo. Po sikur e sotmja të futet në lëkurën e së ardhmes dhe e ardhmja në atë të së sotmes? Po sikur pozita e sotme, të futet në lëkurën e opozitës së ardhme dhe opozita e ardhme në lëkurën e pozitës së sotme? Lëkura e gjarpërit dhe përrua psiqik. Nga kjo e futur mund të kenë dalë dhe mantelet e klerikëve. Kjo opozitë e sotme, kjo pozitë e sotme, habitshëm në grotesk dhe si mirazh nga legjenda e përtej detit e themelimit të Romës ( 21 Prill, 753, p.e.s.), domethënë ujkonja me dy këlyshtë e vet vëllavrasës. Duhet thënë, pozita dhe opozita i ndryshojnë vendet me njëra tjetrën. Nostradamusi dhe poeti jo. Ata janë të përcaktuar si llojet e biodiversitetit në natyrë. Po Exitpoll- et? Më së shumti, flugerë apo elika të avionëve elektoralë. Nostradamus, me dy këmbë te mëdyshja e pritjes. Poeti sa rron, në opozitë dhe me veten. Madje dhe si aktor dramatik, duke luajtur me mjeshtëri rolin e viktimës apo të viktimizuarit. Poetin e quajnë romantik, idealist, me ndjenja, pra, nuk bën për në pushtetin e shtetit. Nga të parët të papunë nxirret nga çdo ndërrim pushtetesh politike. Pothuaj i njejtë me poetin dhe populli, pra romantik, idealist, me ndjenja. Edhe atë pas çdo zgjedhje nuk e begenisin më për në pushtetin e shtetit. Besojeni më fund këtë përsëritje. Arsya pra, pse opozita e sotme , ej, “ e sotme”, i humb zgjedhjet e sivjetme, “Shqipëri-2017”, gjendet jo te opozita e njërit krah të baterisë “plusminus” e energjisë njerëzore, por te loja e bilardos. Konkretisht te trekëndëshi, mbledhës në tufë i rrumbullakëve rrëshqitës. Guri “çok” i fatit, i marrë në shenjë nga syri i shtrembtë, goditet nga hunda e deliriumit opsesiv. ( “Pinoku”, roman nga Karlo Kolodit (Carlo Collodi, 1826-1890). Pikërisht “rrumbullakët rrëshqitës apo rrëshqanorë “, shkaku pse opozita në Shqipëri i humb zgjedhjet , “Shqipëri-2017”. Nëse opozita e paralajmëruar nga poeti, nuk merr pjesë hiç në zgjedhje, vakiumi i krijuar, as më pak, as më shumë, veçse fusha e bilardos bosh. Të tjerë gati për t’ia nisur lojës. Prandaj, që të mos e merrni fort inatë poetin, që thotë të sotmen dhe si “humbje të vetes”, qetësohuni duke parë në foto Nastradamusin, që parashikon të ardhmen, dhe si “fitore të vetes” .
2.
Në këtë rastësi “LIBIDO” shikimesh, dy krahët e tu, moj bijë e hënës ose femër e natës, me dy nga gishtat e dorës zgjatur lart, sot “ata, po ata” t’i marrin vetëm dy gjethe të zgjatura dhe ty vetë, një lule e fshehtë si rrobat intime. Po kështu dhe ty, moj bijë e diellit ose femër e ditës, tek po flet në parlament, askush nuk të dëgjon sot se çfarë po thua. “ata, po ata” të marrin ty vetëm për trëndafil rozë, ku ai podium i foltores- vazoja e tij. Psikologji humanistike apo si në striptizëm? Moral i moralit, (imoralit)…
“ata, po ata”…
“po ata, ata”… Na u qërruan sytë, na meren mentë dhe me zor po mbahemi tek “Pa lidhje me lidhje” e vizioneve të apsurdit pasanik. Dhe para erës së re, dhe pas erës së re.
Ja…Ja…
Ja.., ai shkëmb me gojë te piramida e Keopsit në Egjipt ( 3100 p.e.s.- 2700 p.e.s.), dhe ky shtuf me shkëndija sysh ballkanikë te piramida e papritur, e Diellit, e Hënës, e Muajit, zbuluar në Bosnje, më 2006.
Ja,..ajo e dalë pluhuri skllevërish e ngjeshur te Muri i Madh Kinez ( shek.V p.e.s.- shek.XVI p.e.s.), dhe kjo tullë e vrasjes “me pagesë” te ngushticat e Romës, mbi kryet e Pirros (Mbret i Epirit, 306- 302, p.e.s. 297-272 p.e.s.).
Ja.., ai dhëmb, si pas shpine, te Akropoli i Athinës (Bashkautor Perikliu, gjysma e dytë e shek. VI p.e.s.), dhe kjo buzë shkalle e fatit njerëzor te amfiteatri i Butrintit antik ( shek.VIII p.e.s.)
Ja.., kjo tjegull me fytyrë njeriu te Kalaja e Krujës (shek.V-VI e. r.), dhe ajo çerdhe e përvitshme dallëndyshje te ballkoni i Shtëpisë së Flamurit në Vlorë (28 Nëntor 1912).
Ja.., ky gur varri te “Partizani fitimtar” i Luftën së dytë Botërore në Shqipëri ( 1939-1945) ( Monument i tij, më 1968, autor i veprës Odhise Paskali, Skulptor i Popullit (1903-1985), dhe ai goditës në dorën e Diktatorit dhe fantazmës së tij “, ( ende çmos, t’ua thyejë cepat dhe yjeve lart në qiell, për ta lënë secilin vetëm me pesë cepa sa “ylli leninist” ).
Ja.., ajo pllakë si faqe libri me emra shqiptarësh te Muri Përkujtimor i Holokaustit në Jeruzalem ( shek. XX), dhe kjo copë betoni e shqyer nga kthetrat e zërave çnjerëzorë te “ zbritja “Spaç” e Ferrit të shek.XX.
Ja.., kjo copë rrënje duke e mbajtur për penë, në çastin që i vranë Vilson Blloshmin dhe Gjergj Lekën (1977), dhe ajo shtrigë e kuqe si sytë e djallit, e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të antikohës, çmos bëri të më përgojonte për të më rrasur në burg por u fut vetë dy herë deputete e PD në parlamenti pluralist (22 Mars 1992, 1996,..)
Ja.., ajo kolonë e pushkatimit, nga shembja e Murit të Berlinit ( 1961- 1989 ) dhe kjo “gozhdë e Nastradinit”, e ngulur me kohë , nga spiunazhi rusosllav.
Ja..,kjo gjurmë e fundit në tokë (12 Shtator 1998), ku mbështeti pëllëmbën e djathtë Azem Hajdari (1963-1998), dhe ajo copë buke e ngrirë e të varfërit në të zezën para kryeminitrisë, ku përplasi kryet i rënë përmbys Ziver Veizi, më 21 Janar 2011, kurioz për të parë me sytë e vet : “ ç’ishte, çështë, ç’do të jetë ? “, te pasqyra politike e zbardhëlleme përballë.
Ja.. ajo vijë kufizuese, pa i dhënë as dhe një cm më tepër për varr gjigantit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës Adem Jashari (1955-1998), dhe kjo vijë liberale demarkacioni me Malin e zi, duke i dhënë atij si peshqesh (8000 mijë hektarë tokë) për vizat surreale të Europës.
Ja..,ky vizitor që humbi mentë te “Bunk’Art in Tirana” (Prill, 2016…) dhe që hyri për t’i gjetur mentë te “Çadra e Lirisë ” aty, para kryeministrisë ( Shkurt 2017… )
Ja…Ja…
3.
“Pa lidhje me lidhje” e vizioneve të apsurdit pasanik, as para erës së re, as pas erës së re, nuk paska të mbaruar kurrë te kjo rastësi “Libido” shikimesh.
“ata, po ata” dhe tek “Pa lidhje”.
”ata, po ata” dhe tek “Me lidhje”,
”ata, po ata” dhe tek “Pa lidhje me lidhje”.
Të përhershëm “ata, po ata” si morali i moralit (imoralit),..
Antihistori e dikurshme e kthyer në histori të sotme,
histori e sotme e kthyer në antihistori të dikurshme.
Veçanërisht në dy gjysma shekulli që sëbashku bëjnë një shekull, në trajtën e kazmës me dy anët e saj gërmuese.
Njëra anë e kazmës, nga gjysma e dytë, e shek.XX,
tjetra anë e hekurit, nga gjysma e parë e shek.XXI.
Gërmo nga njëra anë : “ata, po ata” .
Gërmo nga ana tjetër : “ata, po ata”.
Gërmo në të dyja anët: “ata, po ata”.
“ata, po ata”, dhe si “të zgjedhur”.
“ata, po ata”,dhe si “zgjedhës”.
Nuk gjen dot një cep ku të mbahesh sado pak. S’ju ka mbetur as dhe një cep apo e dalë pak ndryshe. Nga lumi dredha- dredha i politikës rrumbullakosur, thua, duke u humbur identitetin e “rrënjëve- thepa”, apo nga fërkimi i duarve të Lady Makbeth dhe fantazmës “lajms”?
”ata, po ata” -“Gur tribu”, që nuk po e lënë godinën e politikës të së drejtës të zërë vend në Shqipëri. “Sinekizëm” soziesh bojra, bojra, në performancën e pushtetit në këtë vend. Shkulni “ata, po ata”! Hekuri s’ka mundur t’i shkulë gjer më sot.Thyeni nga i pari tek i fundit “ ata, po ata “- vezë gjarpërinjsh! “ata ,po ata “- dhe parathënie e Kalasë së Rozafës, dhe pasthënie e saj. Prandaj ende vazhdon e nuk po mbaron themelimi i themelimit, (ithemelimit),.. As Anteu i legjendës nuk po ka ku t’i vërë këmbët këtu. Ai, (Anteu), ka emigruar duke tërhequr qindra e mijra me vete.
“Pa lidhje me lidhje”, tashmë rreth e qark u mbush me insekte instiktesh.”-Qyqjaaaa”!- bëzan në letër gazetarja simpatike në Report Tv. Emër apo pasthirmë kjo ”Qyqjaaaa” ?
Gjersa ta gjeni së ç’është, tregohet në demonologji se kthehet në kuçedër ai rrëshqanor, (gjarpëri kulaç, rrumbullak ) që nuk ke mundur ta kqyrëkush për 50- 100 vjet.
Sa vjet të tjera po shtohen gjer më sot, pa “ i kqyrë”, “ata, po ata” ?
Pranverë, 2017
Komentet