KENDONJ BIRRË MADH
Kendonj Birrë madh mbë Diellt’ të lumit Atë,
Qi dergoj gjiut se vet për të shelbuem;
Veshunë ndë Mish, e gjak bam i begatë,
Ndë dy natyrë ngjeshun e fort shterguem,
Me pushtet të madhë, sa për mot të gjatë
Rreth shekullit të shelbon tui besuem,
Se ky i verteti Krisht Hyj, e Nieri
Ashtë, e si leu ndër ne Virgjinet Mri,
Xihariq me dhanë nji Pëllumb derguem,
Qiellsit kur vo bashkë ndë Iordant’ të bardhë
Me të Shë Gjonë lum meu pagëzuem
Ashtu Sibila thotë, se ka për t’ardhë
Fajtërorët me grisem, e me shelbuem.
Posi vjollëxa ndë dimënë pa mardhë
Ndërshen: e si Njegullatë palë, palë,
Reza n’Dielli përzë, tue dhanë Malë,
Të Dërejtë jete, e udhë të pamashtri
Shekullit, qi shpie mbë Qiellt ka me mspuem
Gjyq t’amëshuem pa me kallëzuem.
Shelbues yt Rëshit kur plot memeni,
Ka me dalë ende Kryqa ndrykë nalxuem,
Lum, o Dru, e bukura, pa ndonji leqe,
Ku mplaki u çrish, e s’mbet as nonji e keqe.
(1685)
—
SIBILA DELFIKA
Vajtonj unë e mjera nji të madhe gjamë,
se Krishnë mbë Kryqt rrafun e keq shëmtuem,
shuplaka, grushta, helm’e uthull dhanë:
përgjegjun shtatnë plagësh e irënuem
Izraeli mbë dhe keq nuk la pa i banë;
patërshanë ende mbë Kryqt depëruem:
vdekun s’amësë mbë prehënë ia dhanë,
zemërën tu’ i shituem anë a pr’anë.
(1685)
—
SIBILA PERSIKA
Kumbon zani malesh e këlthet ndë shkretëti,
zihariq me dhanë e udhë të drejtë
shekullit me çelë, e fajevet për mengji
pagëzimnë predikon, mbë këtë jetë
kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji,
ndë Parrisit vend të gjanje si do vetë,
tue trusun kryet e asaj bishë,
mirë t’u bamë e shpesh tu votë n’Kishë.
(1685)
—
SIBILA SAMIA
Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti
Falemi s nteje Ligja ka me dalë,
Kur Apostuitë Krisht’ ambl’i përmjalti,
Me të dashunë Kungim, e Shenjtë fjalë.
Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,
Leu Djalinë Kërthi, qi neve na mpsoj:
Jevrejt’ e marrë Hyjnë tand derguem,
Kryetë ja deperton Ferrash rethuem.
(1685)
—
PJETËR BOGDANIT, ARGJUPESHKËPIT SKUPSË, KUSHËRINIT TIM DASHUNIT
Duel Gurit bukuria,(1)
zana si nji sut’ e naltë,(2)
qi s’kish mbrenda Veneqia,
të Peshtrikut muer maltë.(3)
Djelz’ e vashaz’ ende graa
i shërbejnë ndë robij,
tue kënduem aqan’ saa
gjithë zemërat’ i çkrij.
Alesandr’ i madh Darinë,
Skanderbeg’ shitoj mbëretnë,
e ndoq Sauli fort Davidnë,
mbyti Giudit Holofernë.
Këndoj zana maje malet.
ani zunë me lodruem
tek i thonë Vrap i Kualet,
ndë zemërë fort gëzuen.
Tufë-tufë tu’ mbëledhë
me zymyla nji kunorë,
drandafille bashkë dredhë
ndë këshet me gjithë dorë.
Lulesh ani me ja falë
blegëtorijesë zanë,
qi ndë valle kur të dalë
të na ndritnjë dhenë tanë.
Priserenë çelepij,(4)
gjithë nd’armë mbukuruem;
prej Gore dimisqij,(5)
trim i foortë me lëftuem.
Kur del ani e soditën
treg të ri ende të vjetër,
trimënia ke shetitën,
thue s’ka dheu tjetër.
Skodra ngulë ndë konfij,(6)
fush’ e malet i pushton,
me të forta zotënij
Lesh, Zadrimën’ e zapton.
Ndë lëqen’ me gjithë duer
peshku, trofta ende blij,
përditë kush vote muer
gjindsë vetë ndë shtëpij.
Skupja gjytet perëndeshë,
ndë ranxë të Lubotenit,
qi regjina Rodopeshë(7)
trajtoj motër Priserenit.
Argjupeshkëpi e ree,
endunë për breg Vardari,
i shkon delli ndëpër dhee(8)
rëmbje, shtambje, rgjandje e ari.
Grigja të njehunë s’kaa,
lesh e saftian e dyllë,(9)
përse kush e mbelë s’kaa,(10)
bleta shkret i kërkon pyllë.
Këte det nd’ Urumelij,(11)
Skodrë Priserenë kanë,
shoqe nd’ Arbën e Shërbij
tri gjytete të mëdhaa.(12)
Nalt’ mbë mal siellë kunorë,
doret sonë s’arbëneshë,
Turkut votunë ndë dorë,
me të madhe sod’ shpëneshë.
Tyy lus, e Shënë Marii,
qi ri n’kishë Priserend,
ban të dalë përsërij
kryq e flamburë me rend !
Zot shëlbuesi barii,(13)
ruzullimnë ta pushtonjë,
gjithëkush donji selij
mbi qiellt’ ani ta gëzonjë !
Kënduar nga Lukë Bogdani.
Shënim:
Vjershën e ka botuar Bogdani në krye të librit të tij, si ç’ish zakoni atëherë të botonte autori në krye të veprës së tij, lëvdata që i kushtonin miqt e vet, me rastin që nxirrte librin. Autori i vjershës është Luka Bogdani, për të cilin nuk dimë gjë, po që është kushëri i Pjetër Bogdanit. Kjo këngë le të shërbej si shembull i një vjershe të vjetër shqipe. Bashkë me Budin e një Luka Suma prej Shkodre (edhe ky i ka bërë një vjershë të vogël për nder Bogdanit në veprën e këtij), Luka Bogdani është i treti vjershëtor shqiptar që njohim (deri më tani) nëshekullin XVII. Ka të ngjarë që vjershërija atëherë të lërohej sado pak prej klerikëve shqiptarë.
Lukë Bogdani, i cili ishte poeti i parë i shkolluar në shkollën shqiptare të Janjevës – Trepçës. Kjo shkollë ishte e njohur edhe nga Vatikani. Poetin Lukë Bogdani e vranë turqit në Grykën e Kaçanikut në vitin 1687. Lukë Bogdani në letërsinë shqipe njihet me vjershën kushtuar ungjit të tij, Pjetër Bogdani, e cila është përfshirë në veprën madhështore të Pjetër Bogdanit “Çeta e profetëve”. Kjo iniciativë në SHSHK rrodhi në mënyrë, që të inaugurohet një aktivitet i veçantë letrar me emrin e këtij poeti.
—
Sqarime:
( 1) Gurit, prej Gurit në Has, vendlindje e Bogdanit.
( 2) Sutë, femra e drenit, drenushë.
( 3) Peshtriku, mal pranë Hasit.
( 4) Çelepi, it. vend metalesh.
( 5) Gora, mal i Prizrenit. Dimisqij, damaskine, shpatë Damasku.
( 6) Konfij, kufi.
( 7) Rodopeshë, emër mitologjik i të shoqes së një mbreti të Trakës, që u kthye e u bë mal. Ajo e paska bërë Shkupin motër të Prizrenit, e paska themeluar.
( 8) I shkon delli ndëpër dhee, ka nën vehte mina, metale, bakër (rembje), kallaj(shtambje).
( 9) Saftian, lloj lëkure e punuar, marokin.
(10) E mbelë, mund të jetë gabim shtypi : e mbledh.
(11) Këte det, këtej detin.
(12) Tri gjytete, Shkodra, Shkupi e Prizreni.
(13) Shëlbuesi, shpëtimtari.
Komentet