Barometri diplomatik
*** “Afterthought is good for nought”
Kjo do të thotë se, jo vetëm në politikë, por edhe në kuptimin e përgjithshëm, “Mendimi i vonuar është i mirë për hiçgjë”.
*** Në historinë e derisotme të OKB-së (1945-2016), ambasadorja kosovare Vlora Çitaku është e PARA, që kryedeiplomatit të Serbisë, Ivica Daçiq ia përplasi në fytytë të vërtetën se “Serbia ka synime kolonialiste ndaj Kosovës”!
Mirëpo, sa ia vlen, kur presidenti i saj Hashim Thaçi po dialogon me Daçiqin në Bruksel (2011-2016)?! – Për çfarë, vetëm Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri e dinë, askush tjetër. –Deri kur, edhe këtë, askush nuk e di, por sip ala kosovare, ashtu edhe ajo kosovare, e quajnë “dialog historic”, se gjoja po zhvillohet në emër të normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë dhe të Kosovës. Mirëpo, me të drejtë dyshohet, se një dialogim i tillë, nuk do të përmbyllet me sukses në favorin e Kosovës, duke qenë Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran sipas të “drejtës historike mbi Kosovën” dhe, sipas Kushtetutës në fuqi të Republikës së Serbisë (2006), ku Kosova është sanksionuar si “territor i Serbisë”.
Edhe pse Edita Tahiri sikurse Atifete Jahjaga (ish-presidente e Kosovës) ka deklaruar se dialogu serbo-shqiptar në Bruksel, do të mbyllet “me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë”, kjo është vetëm një utopi e shkretë iluzioniste, sepse, askund nuk po shihet asnjë dritë në “tunelin e gjatë” të Serbisë, shtetarët e së cilës si në Beograd, në Bruksel, ashtu edhe në Nju-Jork përditë po deklarojnë, se Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës.
Polemika Çitaku-Daçiq nuk zgjoi kurrfarë interesimi për debat nga të pranishmit
Edhe pse “mollë sherri” për polemizimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq dhe ambasadores kosovare Vlora Çitaku në mbledhjen e KS të OKB-së për Kosovën në Nju-Jork, më 16 nëntor 2016, ishte prekja e temës së krimeve të gjenocidit serb, të kryer në Kosovë (1999), si dhe synimi dhe përpjekjet e Serbisë për të rikthyer sundimin e saj të dikurshëm kolonial në Kosovë, sipas Vlora Çitakut, kjo polemikë nuk “prodhoi” asnjë koment nga të pranishmit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Mirëpo, duke qenë se Serbia, qe më se 100 vjet e ka “mizën në vesh” si shtet gjenocidal, kolonizues, agresiv, aneksues dhe pushtues i territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike (1878-2016), rikujtesën për kolonizimin dhe gjenocidin, e pohuar nga ambasadorja Vlora Çitaku e hodhi poshtë Ivica Daçiq, duke nënvizuar se “Ne nuk jemi kolonizatorë dhe nuk lejojmë, që kështu të flitet për ne në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për çfarë koloinialzimi flisni ju? Këtu janë të pranishme vendet që janë çliruar nga kolonializmi. Në Kosovë ndodhet kryeqyteti i parë i Serbisë dhe kishat serbe. Ju mendoni se është e mjaftueshme, që keni ardhur këtu, dhe që iu mbështesin vendet perëndimore, se mund të flisni të pavërteta.” (http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/politika/2528997/dacic-citakuovoj-o-kakvom-kolonijalizmu-pricate.html).
-Përgjigjja e parë e Daçiqit ishte “Ne nuk jemi kolonizatorë, çfarë do të thotë kjo, nga doli tash kjo?”
-Kjo do të thotë se, Çitaku me plot arsye ka rikujtuar Ivica Daçiqin ( zëvdendëskryeministër i parë dhe minister i Jashtëm), Tomislav Nikoliqin (president) dhe Aleksandar Vuçiqin (kryemninistër) se Serbia ishte shtet kolonialist dhe gjenocidal ndaj Kosovës dhe shqiptarëve (1999).
Tanimë për këtë fenomen të dënueshëm, të shëmtuar, antiligjor dhe anticivilzues serb ndaj shqiptarëve janë shkruar me qindra e mijëra libra në të gjitha gjuhët e botës. Për më tepër, kjo, pas kryerjes së rikolonzimit gjenocidal në Kosovë (1989-1999) nga Serbia e Slobodan Milosheviqit, nuk është kurrfarë teme tabu as për historinë, as për politikën e as për diplomacinë ndërkombëtare.
Në këtë vështrim, pyetja ime për Daçiqin dhe për qeverinë e tij, është kjo: Çka do të thotë titulli i këtij libri “ KOLONIZACIJA JUZNE SRBIJE” , shkruar nga Gjorgje Kërstiq, botuar nga “Bosanska posta”, Sarajevë, më 1928?
Meqë Vlora Çitaku rikujtoi fenomenin e kolonializmi serb ndaj Kosovës, unë, me arsye shtrova këtë pyetje, sepse titulli është absurd dhe në kolizion me përmbajtjen e kësaj vepre. – Si është e mundur që sipas këtij titulli “KOLONIZACIJA JUZNE SRBIJE”, që nënkupton kolonizimin e Serbisë Jugore, kurse në tërë brendinë flitet për kolonizimin e Kosovës dhe të Iliridës së Shqipërisë Etnike.
Në këtë rast, logjika e shëndoshë shtron prapë të njëjtën pyetje, si është e mundur që Serbia e paska kolonizuar pjesën e saj jugore, duke qenë se deri më sot, asnjë shtet në botë nuk ka kolonizuar vetëvetën, por ndonjë shtet, territor apo popull të huaj, ashtu siç ka vepruar edhe Serbia (1878-2016), duke pushtuar, kolonizuar territoret e Shqipërisë Lindore dhe Verilindore, por për të fshehur para Evropës dhe para botës këtë krim, që përbën vepër penale ndërkombëtare, duke përdorur eufemizma të tjerë absurdë siç është titulli i këtij libri (Platformë strategjike) për kolonizimin e tokave autoktone shqiptare) të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Konstatimet sterile të kryediplomatit serb
(1)Daçiqi: “në karriget e OKB-së, ndodhen vendet e çliruara nga kolonializmi”, kjo është e vërtetë, por, gjithashtu, është më se e vërtetë, se në ato karrige janë të ulur, edhe ata përfaqësues të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë kolonialiste, që kanë kryer gjenocid dhe mizori të ndryshme ndaj shqiptarëve të pafajshëm vetëm për t’i kolonizuar dhe pushtuar tokat e tyre autoktone (1878-2016).
(2) Daçiqi: në “Kosovë ndodhet kryeqyteti i parië i Serbisë”, kjo është gënjeshtër e madhe dhe e turpshme e Kishës Ortodokse Serbe, e shtetit dhe e kuazishkencës serbe, sepse Serbia për herë të parë nuk është krijuar në territorin e sotëm të Kosovës, por të Malit të Zi, dhe më pas zhvendoset në Rashkë. Kështuqë, rrjedhimisht, Serbia, kurrënjëherë në historinë e saj nuk ka pasur kryeqyetin e vet të parë as të mbërmë (1999) në Kosovë, por në Serbi (Ras). Pastaj, në Kragujevc dhe së fundi në Beograd.
(3) Daçiqi: “kishat serbe”, edhe këto janë fallsitet, sepse janë “importuar” së bashku me kolonistët serbo-malazezë nga Serbia, nga Hercegovina dhe nga Mali i Zi në Kosovë, duke rrënuar kishat ortodokse shqiptare, vllehe dhe kishat katolike shqiptare.
(4) Daçiqi: “ në Kosovë po bëhet spastrim etnik i serbëve dhe, Serbisë po i grabitet prona legale, siç është Trepça etj.”.
Kjo është shpifje dhe gënjeshtër sui generis, sepse Serbia nuk ka kurrfarë pronash, as asetesh në Kosovën shqiptare përveç kishave dhe manastireve të saj, si dhe minoritetit kolon serb (7%). Serbia në Kosovë ka vetëm ZERO sovranitet, as më shumë e as më pak mbase Kosova është shtet i pavarur, që historikisht i përket vetëm Shqipërisë Etnike, jo Serbisë, as Rusisë.
Në këtë kontekst, nuk mund të diskutohet në asnjë nivel të institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare, sepse nuk është e vërtetë akuza e kryediplomatit serb Ivica Daçiq, se gjoja në Kosovë “minoriteti serb është i diskriminuar dhe se ndaj tij po bëhet spastrim etnik”. Kjo është tezë e ndryshuar shekullore e politikës dhe e propagandës serbomadhe e shtetit, e kishës dhe e akademisë serbe të Beogradit, sepse spastrim etnik dhe gjenocid ka kryer Serbia dhe serbët ndaj shumicës dërrmuese të shqiptarëve, me qëllim që të ndyrshonin strukturën demografike dhe t’i kolonizonin e pushtonin tokat e tyre etnike (1878-2016).
Pra, me gjithë këtë replikë propagandistike antishqiptare të Ivica Daçiqit ( pa asnjë argument), historia 100-vjeçare e Kosovës flet ndryshe, se serbët dhe Serbia janë kolonizatorë të vjetër, jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj pjesëve të tjera të Shqipërisë Lindore ( Presheva, Bujanoci, Medvegja, Nishi, Vraja, Kurshumlia, Leskoci, Bllaca,Tupalla, Sanxhaku …etj.), kur më 1878 ( me t’u njohur Serbia nga Kongresi i Berlinit) ushtritë barbare serbe i kolonizuan me gjenocid dhe me shpërngulje masive në Bullgari, në Turqi etj.
Sikur Serbia të mos kishte qenë shtet kolonizues, mirëfilli, nuk do të kolonizonte me gjenocid gjysmën e territorit të Shqipërisë (1878-1999), e as nuk do të kryente gjenocidin e fundit në Kosovë (1989-1999), të cilin e provojnë këto argument, fakte dhe shifra të bilancit të viktimave shqiptare të të gjitha moshave. “Të vrarë: 11.840; 1.392 fëmijë deri në moshën 18 vjeç; 296 fëmijë deri në moshën 5 vjeç; 1.739 gra; 1.882 pleq mbi moshën 65 vjeç; 1.450 ende të pagjetur, si dhe 20.400 gra të dhunuara shqiptare.”( http://koha.net/?id=&l=49980).
AS OKB-ja e as Ban Ki Moon nuk mbajnë përgjegjësi, pse Kosova, kurrë nuk është trajtuar si problem kolonial!
Për këtë çështje OKB-ja nuk është fajtore për fshehjen dhe mosndëshkimin shekullor të gjenocideve dhe të kolonialzmit serb në Kosovë, por politika serbo-shqiptare(1912-2016), sepse as në OKB, as në Uashington, as në Bruksel, as në Berlin, as në Vjenë, asnjëherë Kosova nuk është paraqitur dhe nuk është shqyrtuar si “problem kolonial” dhe “gjenocidal”.
Kjo do të thotë se Serbia, as politikisht, as juridikisht e as ushtarakisht, asnjëherë në historinë e saj të derisotme nuk është ndëshkuar e as nuk ka dhënë ndonjë llogari për të gjitha krimet e gjenocidit dhe të aneksimit kolonial të Kosovës së Shqipërisë Etnike (1912-1999).
Mirëpo, për këtë padrejtësi ndaj Kosovës, nuk mund të fajësohet sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, sepse që nga themelimi i OKB-së (1945-2016), as Shqipëria e as Kosova nuk kanë bërë asnjë kërkesë zyrtare në adresën e saj qoftë në Asamblenë e Përfgjithsdhme, qoftë në Këshillin e Sigurimit, që Kosova të shqyrtohej si “problem kolonial”.
Prandaj, diletantizëm dhe budallallëk është të pohohet se “ edhe puna e KB-së nuk qenka ndonjë gjë”!?
-Po, çfarë kanë menduar Daçiqi dhe Çitaku, se polemika e tyre, do t’i bënte për të “çarë” anëtarët KS-së për çështjet e ndjeshme siç janë “kolonizimi” dhe “gjenocidi” serb në Kosovë, çështje këto, të cilat deri më sot (nëntor 2016) as qeveria e Kosovës e as qeveria e Shqipërisë nuk i kanë paraqitur OKB-së asnjë aktpadi kundër kolonizimit dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
-Tash, si Prishtina, ashtu edhe Tirana zyrtare së bashku me ambasadoren kosovare Vlora Çitaku, janë në vonesë, jo më pak se 16 vjet (1999-2016), qëkur ka përfunduar lufta gjenocidale dhe kolonizuese e Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë, dhe, deri tani nuk kanë bërë kurrfarë padie zyrtare kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovë (1989-1999) qoftë në Tribunalin e Hagës, qoftë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare etj.
-Ja, shkaqet, pse nikoliqët, daçiqët dhe vuçiqët nuk pranojnë kolonizimin dhe gjenocidin shekullor të Serbisë në Kosovë:
- Sepse, në aktet juridike dhe politike shtetërore të shtetit të ri të Kosovës, askund nuk figuron se Kosova është çliruar dhe pavarësuar nga Serbia, si rrjedhim i kolonializmit të saj 100-vjeçar.
- Gjithashtu, në Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) në asnjë rresht të saj nuk flitet për shkolonizimin e saj nga Serbia, d.m.th. nuk flitet për kolonializmin, as për gjenocidin e Serbisë në Kosovë (1912-1999). Por, në vend të denoncimit të tyre, thuhet kështu: “Të zotuar për t’u përballur me trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes”( https://www.shqiperia.com/Deklarata-e-Pavaresise-se-Kosoves.3480/).
- Sipas këtij pasusi, del se qeveritarët e sotëm të Kosovës me Hashim Thaçin në krye (2008-2016) e paskanë aboluar Serbinë nga kolonializmi dhe nga krimet e gjenocidit të saj shekullor në Kosovë(1912-1999).-E, tash, përmes “Dialogut të Brukselit’ (2011-2016) po kërkojnë që të “pajtohen” me Serbinë, por daçiqët dhe nikoliqët nuk po duan të pajtohem me “kosmopolitët” e qeverisë së Kosovës, sepse po duan që ta rikthejnë Kosovën nën sovranitetin e Serbisë së dikurshme kolonialiste.
- Po ashtu, njohja unilaterale e pavarësisë së Kosovës nga ana e Amerikës dhe nga aeatët e saj evro-perëndimorë, provon se Kosova nuk është çliruar dhe pavarësuar për shkak të kolonializmit serb, por si rast sui generis i krizës humanitare, të shkaktuar nga masakrat dhe spastrimi etnik i Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1999).
- As në Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008), as në pjesën e historikut dhe, në asnjë e paragraf të saj nuk flitet për kolonializmin e as për gjenocidin e Serbisë në Kosovë (1912-1999).
- Gjithashtu, as në mendimin këshillëdhënës vlerësues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (22 korrik 2010) nuk thuhet se qeveria dhe kuvendi i Kosovës kanë shpallur pavarësinë si rrjedhim i sundimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë. Por, ka konsttatuar se Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) është bërë në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
- Për shkak se, asnjë qeveri e derisotme e Kosovës (2000-2016) nuk ka parashtruar asnjë kërkesë zyrtare Amerikës, BE-së, OKB-së, NATO-s dhe OSBE-së, që Kosova të pavarësohej mbi bazën e së drejtës së vetëvendosjes, që përjashton çdo formë të sundimit kolonal të Serbisë (1912-1999).
- Për shkak se, as qeveria e as kuvendi i Kosovës nuk kanë miratuar ndonjë vendim, resolutë, deklaratë a memorandum për ta paditur Serbinë për krimet e gjenocidit dhe të pushtimit kolonial të Kosovës ( 2000-2016).
- Në vend se qeveria dhe kuvendi i Kosovës së Hashim Thaçit, së pari, ta padisnin Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës (e formuar nga OKB-ja, më 1993) për kryerjen e gjenocidit të saj në Kosovë, ato nxorën, miratuan dhe ratifikuan rezolutën për pranimin e “Planit 6-Pikësh të Beogradit” për të vënë Kosovën nën supervizimin e EULEX-it, si dhe për mbetjen e një pjese të stafit të UNMIK-ut në Kosovë. Një veprim i këtillë absurd dhe i gabuar është plotësisht në shpërputhje me sovranitetin e Kosovës sipas së drejtës ndërkombëtare.
- Qeveria dhe kuvendi i Hashim Thaçit në vend se të mirreshin me procedimin dhe me rrumbullakësimin e aktpadisë kundër gjenocidit të Serbisë, përqafuan “Dialogun historik” me Beogradin në Bruksel (2011-2016). Kjo është “letra e fundit” e diplomacisë së Serbisë, e cila që në mënyrë paqësore po tenton ta rikthejë sovranitetin e saj kolonial në Kosovë.
11.Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në vend se të luanin rolin e paditësit kundër krimeve barbarike serbe në Kosovë, ato pranuan të kundërtën, themelimin e Gjykatës Speciale Evropiane për dënimin e krimeve të luftës së UÇK-së në Kosovë!?
- Kjo qeveri dhe ky kuvend aktual i Kosovës (edhe pse kanë Kushtetutën e tyre) mbajnë përgjegjësi ligjore për shkak të respektimit të Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashskuara, e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Fatkeqësisht në bazë të kësaj rezolute po zhvillohet “Dialogu i Brukeslit” (2011-2016), si dhe, ende janë të pranishme në Kosovë mekanizmat politiko-juridike të UNMIK-ut dhe të EULEX-it.
- Eh, tash, pasi pushtetarët e Kosovës (2008-2016) nuk kanë bërë asgjë të ligjshme dhe të domosdoshme për ta vënë Serbinë në “bangën e zezë” për krimet e gjenocidit në Kosovë (1989-1999), ambasadorët dhe diplomatët e Hashim Thaçit dhe të Nazmi Mustafës, mund të “mbajnë ligjërata” çfarë të duan, por kot e kanë, se as OKB-ja, as BE-ja, as OSB-ja, as Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, as Tribunali i Hagës, nuk do t’i marrin në konsideratë për ta ndëshkuar Serbinë për krimet e gjenocidit dhe të kolonializmit të saj në Kosovë (edhe pse këto akte kriminale nuk parashkruhen sipas së drejtës ndërkombëtare), për shkak se Kosova e as Shqipëria, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore( 1945-2016) nuk e kanë paditur Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale për krimet dhe aktet e tilla monstruoze barbarike ndaj qindra e mijëra shqiptarëve në Ballkan.
Sa më sipër, derisa vetë hashimët, mustafët, berishët, enverët, ramët etj., asnjëherë nuk e kanë paditur Serbinë për gjenocidin dhe kolonializmin e saj në trevat e Shqipërisë Etnike, pse ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, të mos ketë polemizuar me ambasadren kosovare të Hashim Thaçit në OKB, se “Serbia nuk ëshë kolonialiste” etj.
Pra, faji dhe përgjegjësia, pse bashkësia ndërkombëtare deri më sot nuk e ka ndëshkuar Serbinë (sikurse Gjermaninë nazifashiste të Hitlerit) për gjenocidet dhe kolonializmin e saj në Kosovë dhe më gjerë, bie mbi vetë shqiptarët, të cilët sidomos pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (në instancat e bashkësisë ndërkombëtare) nuk e kanë ngritur problemin kolonial të shqiptarëve në Ballkan.
Fatkeqësisht, një politikë dhe diplomaci e tillë e gabuar e Tiranës dhe e Prishtinës ndiqet edhe sot, që si njëra edhe tjetra me ngulmë mbështesin “Dialogun e Brukselit” (2011-2016), që nënkupton se, Serbia është paqësore dhe nuk ka kurrfarë pretendimesh e as synimesh kolonialiste ndaj Kosovës.
Kjo do të thotë se, as Evropa, as Amerika, as OKB e as Tribunali I Hagës, Serbinë nuk e kanë sanksionuar ligjërisht (sipas së drejtës ndërkombëtare ) për gjenocidin e saj në Kosovë(1989/1999).
Ndryshe, sikur Serbia të ishte ndëshkuar si shtet kolonialist dhe gjenocidal (ashtu siç ndodhi me Gjermaninë nazifashiste të Hitlerit në Procesin e Nyrnbergut më 1947), sigurisht se UNMIK-u nuk do ta “kulloste” Kosovën tetë vjet rresht, por OKB-ja, do ta njihte pavarësinë e Kosovës (ashtu sikurse të gjitha shteteve e tjera të shkolonizuara të Afrikës dhe të Azisë në vitet e 60-ta dhe 70-ta të shekullit XX), duke ia njohur të drejtën e plotë të vetëvendosjes (të brendshme dhe të jashtme).
Mirëpo, kjo nuk ndodhi për shkak se politika dhe qeveria e Kosovës, nuk e trajtoi e as nuk e zgjidhi çështjen e Kosovës si “problem kolonial” të Serbisë (1912-1999).
Njëherazi, ky është shkaku kryesor, pse OKB-ja ende mbështetë Rezolutën 1244, UNMIK-un dhe EULEX-in, që juridikisht, do të thotë se Kosova (ende) nuk është shtet i përfunduar i pavarur dhe sovran ngase nuk njihet nga Kombet e Bashkuara.
–Tash, jemi në vonesë “ ka rënë miu për mustaqe”, kot është të ankoheni në OKB, në BE, në OSBE etj., se gjoja Serbia “ ka pretendime territorial kolonialiste” ndaj Kosovës, kur BE-ja, OKB-ja dhe Amerika po e sforcojnë Serbinë, që sa më parë të integrohet në BE dhe në NATO.
Kjo do të thotë se, në shkallë të institucioneve relevante ndërkombëtare (me kompetencë për dënimin e krimeve të kolonializmit dhe të gjenocidit), në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë se Serbia është shtet kolonialist, apo ka synime territoriale ndaj Kosovës, dhe se ka kryer gjenocid në Kosovë.
Në këtë konteskt, nuk mund të pritet asgjë e re për ndëshkimin e kolonialzizmit dhe të gjenocidit të Serbisë në Kosovë (1912-1999), sepse çdo është betonuar nga politika dhe nga diplomacia e Tiranës dhe e Prishtinës, të cilat nuk kanë kërkuar një gjë të tillë kundër Serbisë, por vetëm t’i afrohen sa më shumë, duke pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira politike, tregtare, ekonomike dhe kulturore, me qëllim që të harrojnë se çfarë ka ndodhur këtu e 100 vite më parë si shkak dhe pasojë e disa gjenocideve të Serbisë kolonialiste (1912-1999), ku Shqipëria ka humbur Kosovën, Medvegjën, Preshevën, Bujanocin, Iliridën, Sanxhakun…etj.
Komentet