Voal – Voal.ch shkruan se qeveria zvicerane duhet t’i kërkojë në mënyrë të qartë Turqisë respektimin e sundimit të ligjit: në këtë rast do të paraqiten së shpejti në parlament, shqetësimi i thellë për valën e re të represionit në Ankara. Dialogu është rruga që duhet të ndiqet, sipas swissinfo.
Deputetë të parlamentit zviceran nënvizojnë se nga pala e qeverisë turke nuk ka asnjë vullnet për dialog dhe për këtë qeveria zvicerane deri më tash ka shprehur shqetësimin e saj, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të gjitha të drejtat demokratike, sikur është edhe respektimi i ndarjes të pushteteve, po ashtu edhe ndalimi i torturës. Këto janë kushtet, thonë deputetët zviceranë për të patur marrëdhënie të harmonishme midis dy vendeve.
Sipas deputetetëve zviceranë, “Zvicra nuk mund të qendrojë indiferente e të shohë një regjim autoritar që dhunon liritë e njeriut, dhe sipas Carlo Sommaruga, “Zvicra mund të pezullojë bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë dhe policisë midis Zvicrës dhe Turqisë deri në kthimin dhe respektimin e demokracisë, sepse policia dhe drejtësia turke nuk japin garanci për respektimin e Shtetit të së drejtës.”
Karikatura është nga Marina Lutz me diçiturën “Jam zgjedhur në mënyrë demokratike”
Komentet